Parashikimi i vitit me numerologji

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Parashikimi i vitit me numerologji

Mesazh  Nikolaos prej 01.01.12 14:31

Parashikimi i vitit tuaj personal me numerologji

Ritmi i Vitit Personal bazohet te vibrimet e numave nga 1 deri te 9, duke krijuar kėshtu njė cikėl prej 9 vjetėsh qė qarkullon gjithnjė. Pėr tė llogaritur vitin tuaj personal merrni datėn dhe muajin e lindjes duke shtuar dhe vitin nė tė cilin jemi (jo vitin e lindjes). Pėr shembull nėse njė person ka lindur me 13 prill (muaji 4) dhe tani jemi ne 2012, atėherė kryejmė veprimet: 13+4+ 2012 → 1+3+4+2+0+1+2 → 13 → 1+3 = 4 (pra viti personal i ketij personi me kėtė datelindje nė vitin 1012 do te jete 4). Numri duhet tė reduktohet gjithnjė nė njėshifror pavarėsisht nga shuma qė del. Dhe lexoni se ēfarė parashikon viti juaj personal. Zakonisht viti juaj personal ėshtė viti nga ditėlindja nė datėlindje dhe nuk nis me 1 janar, por me datėn e lindjes suaj.


Viti Personal 1…..njė fillim i ri nė jetėn tėnde.

Ky vit ėshtė fillimi i njė cikli 9-vjeēar pėr ty. Ai mban premtimin pėr njė kohė, fillim tė ri. Ka guxim, hapje, iniciativė, ide tė reja. Energjia tė mbėshtet drejtimet dhe idetė e reja. Forca fizike rritet pasi u pėrshtatet kėtyre kėrkesave. Tė duket sikur nuk i bėn dot ballė nevojės pėr ndryshim dhe vė tė gjitha forcat nė kėtė drejtim. Nuk do ta kesh shumė tė vėshtirė pasi tė gjitha problemet dhe kundėrshtitė sė shkuarės janė fashitur duke ta lėnė rrugėn e hapur.

Viti Personal 2…..zhvillim, bashkėpunim dhe pritje.

Ky vit mund tė quhet me fjalėt “Prit dhe Shiko”. Veten e shikon nė njė stad zhvillimi, por ende nuk ka ardhur koha tė shtyhesh pėrpara. Ėshtė koha pėr bashkėpunim dhe ndėrtim marrėdhėniesh nga tė cilat do tė pėrfitosh nė tė ardhmen, ėshtė njė vit akumulimi dhe grumbullimi. Agresiviteti mund tė shfaqė probleme tani. Duhet tė jesh i pėrgaditur pėr tė qėnė i duruar. Ky vit ėshtė njė testim pėr vetkontrollin tend. Puna me tė tjerėt tė duket e vėshtirė nėse je mėsuar tė punosh vetėm nė tė shkuarėn, por qetėsohu dhe ēlirohu. Kėshtu kėshillohet edhe pse ky vit mund tė ofrojė tensione nervore ekstreme. Ndėrkaq, njė marrėdhėnie e ngushtė me njė person tė seksit tjetėr , pėrfshi kėtu edhe martesėn, mund tė jetė shumė e favorshme gjatė Vitit Personal 2. Nėse je i martuar afrimiteti me partnerin do tė shtohet.

Viti Personal 3…. Zgjerim social dhe sukses nė krijimtari.

Ky ėshtė njė vit social, i gėzueshėm dhe zakonisht ka prirje drejt sė kėndshmes dhe sė ndritshmes. Ti mendon ta zgjerosh rrethin e miqve tė vjetėr me tė rinj. Romanca dhe dashuria mund tė lulėzojnė. Je i prirur ta jetosh jetėn tė plotė dhe nėse mendon se do t’i paguash mė vonė pasojat. Je i prirur tė harxhosh energji dhe tė ndėrmarrėsh shumė gjėra nė tė njėjtėn kohė. Mund tė shkėputesh nga puna pėr t’u marrė ca kohė me veten, por kujdes se mos harron qėllimet e tua. Ky ėshtė njė vit i mirė pėr tė shpėrthyer talentet krijuese. Nė fushėn e biznesit ky mund tė jetė njė vit shkatėrrimtar. Kjo gjendje mund tė sjellė edhe vendime tė pamatura dhe jopraktike. Viti duket se nuk ėshtė me fat pėr financat tuaja, por viti qė vjen do tė tė kompensojė pėr kėtė.

Viti Personal 4….Punė e rėndė dhe e ngadaltė por pėrparim i vazhdueshėm.
Duhet tė punosh shumė qė tė kesh nė dorė atė qė ke vendosur pėr vete. Kėtė vit rivendoset kontrolli mbi veten. Nė shumė raste duket sikur nuk pėrparon pasi shpesh je i detyruar tė bėsh njė hap pėrpara e dy prapa. Por pėrfitimi ėshtė se kjo ėshtė njė periudhė organizimi dhe ti ke mundėsi ta shikosh tė shkuarėn dhe tė ardhmen tėnde me shumė qartėsi. Kjo tė bėn qė ta sjellėsh veten tėnde nė Tokė, aty ku do. Pėrgjegjėsitė rriten dhe pėrpjekjet gjithashtu me qėllim qė tė mbash nivelin e duhur tė ekzistencės. Kujdes me ushqimin dhe shėndetin kėtė vit sepse forcat fizike janė tė ulėta.

Viti Personal 5…..Ndjenja lirie dhe ēlirimi.

Ėshtė viti i ndryshimeve tė mėdha nė jetėn tėnde. Horizontet janė shtrirė dhe kėrkojnė qė edhe ti tė rritesh. Rrethi yt miqėsor zgjerohet, veprimtaritė e tua shoqėrore gjithashtu. Ky vit sjell mė shumė liri se vitet e kaluara, ti lėviz nga rutina e pėrditshme dhe nėse nė vitin e shkuar kishe rėnė poshtė, tani tė presin plot drejtime tė reja. Problem i vetėm i kėtij viti ėshtė se ti i shpėrndan energjitė nė shumė drejtime njėkohėsisht. Aftėsia pėr tė bėrė punė tė drejtuara tani ėshtė e kufizuar, por gjithsesi do tė vijnė ndryshime nė jetėn tėnde, nė familje, karrierė, shoqėri.

Viti Personal 6…. Dashuri, familje, shtėpi dhe pėrgjegjėsi.

Viti Pesonal 6 tenton tė sjellė mė shumė pėrgjegjėsi dhe pėrkushtim ndaj familjes, tė dashurve dhe miqve. Mund tė kėrkosh tė bėsh disa ndryshime nė jetėn tėnde, nė dobi tė vetes apo familjes. Nuk ėshtė ndonjė vit me suksese tė mėdha, por planet e tua ecin mirė dhe projektet qė ke nisur mė parė i afrohen pėrfundimit. Ėshtė njė vit i mirė pėr ēeshtjet shtėpiake, por dhe nė fushėn emocionale. Ti je i/e gėzuar qė po shijon paqen dhe harmoninė qė sjell ky vit personal.

Viti Personal 7….. Koha pėr tė analizuar dhe kuptuar.

Viti Personal 7 tė premton njė periudhė pushimi dhe reflektimi mbi vitet e shkuara tė jetės tėnde. Mund tė kuptosh shumė gjėra pėr veten dhe nuk tė vjen keq qė po shpenzon ca kohė duke medituar. Tė pėlqen tė rrish vetėm apo nė veprimtari tė qeta, mundėsisht dhe tė mos marrėsh mbi vete pėrgjegjėsi. Duhet tė pėrpiqesh tė dalėsh nga fushat e biznesit kėtė vit. Meqė ėshtė njė vit qetėsie dhe pritjeje, ke mundėsi tė bėsh plane pėr tė ardhmen. Njė nga pėrfitimet e tjera ėshtė se mund tė studiosh e tė shkruash sepse mendon qartė, analizon dhe i organizon mirė idetė gjatė kėsaj periudhe. Nga pamja e jashtme mund tė dukesh si person i ftohtė dhe i paafrueshėm.

Viti Personal 8….. Pėrmbushje dhe fitime financiare.

Ky ėshtė viti yt i fuqisė, njė vit ku mund t’i sjellėsh vetes shumė pėrfitime. Pas njė kohe qetėsie dhe meditimi tė vitit tė kaluar, tani fillon tė ndjesh ambicje tė reja. Ky ėshtė njė vit vendimesh tė rėndėsishme. Ēelėsi yt tani ėshtė veprimi dhe do ta gjesh veten shumė tė zėnė me punė gjatė kėsaj kohe. Mundėsi dhe pėrparime tė mėdha shfaqen para teje, ndėrkohė qė duhet ta dish se gjėrat do tė ecin nė rrugėn qė do ti, pėr aq kohė sa ti do tė veprosh. Ki besim tek vetja dhe autoritet. Ky do tė jetė viti kulmor pėrsa i pėrket forces dhe pėrmbushjeve pėr tė gjithė kėtė cikėl 9-vjeēar.

Viti Personal 9…… Reflektim dhe arritje.

Ky ėshtė viti i pėrmbylljes dhe i marrjes nė shqyrtim, tė shumė gjėrave nė jetėn tėnde, pėr tė cilat ti padyshim je krenar, por edhe pėr ato qė ke deshirė t’i ndryshosh. Ti analizon idetė e vjetra dhe tė reja dhe nxjerr cilat janė mė tė rėndėsishme. Ke prirje pėr t’iu pėrkushtuar tė tjerėve mė shumė se sa tė kujdesėsh pėr veten. Shumė gjėra pėr tė cilat ke punuar do tė pėrmbushen gjatė kėtij viti, ndėrkohė qė ti do tė pėrgatitėsh tė pastrosh vendin pėr tė qenė gati pėr fillimin e ciklit tė ri 9 vjeēar. Sė fundmi mbani mend se forca mė e madhe e Vitit personal shfaqet nga marsi nė shtator. Nė tre muajt e fundit tė vitit fillojnė tė ēelin sythet e cilėsive qė tė jep viti pasardhės.

Nikolaos

Shkrime: 655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi