News Univers - 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 29.12.11 20:51




avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 29.12.11 20:51



Dy sonda tė NASA-s do hyjnė nė orbitėn e Hėnės

Pas pak ditėsh, dy sonda binjake do tė fillojnė fluturimin nė orbitėn e Hėnės. Ato janė pjesė e njė misioni me vlerė prej gjysmė miliardė dollarėsh qė do t’u mundėsojė shkencėtarėve tė kuptojnė mė mirė fushėn gravitacionale tė hėnės. Misioni i NASA-s quhet Grail.

Dy sondat qė funksionojnė me energji diellore, udhėtuan mė shumė se tre muaj pėr t’ju afruar Hėnės. Trajektoret e tyre drejt objektivit ishin tė ngjashme, por tė veēanta. Ed Weiler, ekspert i misioneve shkencore tė NASA-s, e pėrshkroi kėshtu qėllimin e sondave Grail para se ato tė lėshoheshin me sukses nga Toka. "Me pak fjalė, Grail, ėshtė si njė udhėtim nė qendėr tė hėnės. Sondat do tė analizojnė brendėsinė e Hėnės duke krijuar hartėn e saj tė gravitetit, mė mirė se asnjėherė mė parė".

Tė dy satelitėt, tė quajtur "Grail A" dhe "Grail B," do tė ndjekin njėri-tjetrin rreth Hėnės, nė distancė 200 kilometra nga njėri-tjetri. Sinjalet e radios do tė pėrcaktojnė distancėn mes tyre. "Kur sateliti i parė tė kalojė nėpėr njė fushė me gravitacion mė tė madh, ai do tė shtojė shpejtėsinė, distanca mes tė dyve do tė rritet pak, por kjo do tė korrigjohet kur sateliti i dytė tė kalojė nėpėr tė njėjtėn fushė.”

Nė kėtė formacion, tė vendosur njėra pas tjetrės, sondat do ta krijojnė hartėn gravitacionale tė Hėnės pėr njė periudhė prej 3 muajsh. NASA shpreson qė satelitėt Grail tė nxjerrin hartėn mė tė saktė tė Hėnės deri tani. Pastaj, shkencėtarėt do tė krahasojnė hartat topografike dhe gravitacionale tė sipėrfaqes sė Hėnės. Ata shpjegojnė se me ndryshimin e formave tė sipėrfaqes hėnore ndryshon edhe graviteti dhe ata presin qė tė ketė njė ndryshim nė sinjalet e gravitetit kur sondat tė kalojnė mbi krateret dhe malet hėnore.

Nė qoftė se kjo nuk ndodh, atėhere kjo mund tė jetė shenjė se diēka ėshtė duke ndodhur brenda Hėnės. NASA thotė se njohuritė e fituara nga misioni Grail do t’i ndihmojė shkencėtarėt tė kuptojnė mė mirė rrugėn e formimit tė planeteve shkėmborė, duke pėrfshirė edhe Tokėn. Harta e gravitacionit do tė jetė njė mjet i rėndėsishėm pėr anijet qė nė tė ardhmen do tė fluturojnė drejt Hėnės. Sondat binjake Grail do tė fillojnė fluturimin nė orbitėn e Hėnės mė 31 dhjetor dhe 1 janar 2012.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 04.01.12 8:22

Fundi botės? NASA siguron se asgjė nuk do tė ndodhi



A do tė vijė fundi i botės me 21 dhjetor tė kėtij viti? Kjo ėshtė dita e gjykimit thonė shumė parashikues ku mė kryesorja ėshtė parashikimi i fisit Maja. NASA mė nė fund ka reaguar duke thėnė se ajo qė parashikohet nga Majat nuk ėshtė gjė tjetėr veēse gjepura.

Sipas disa shkencėtarėve pavarėsisht se po qarkullon ideja e fundit tė botės nė kėtė vit, shenja e fisit Maja e gdhendur nė gur ka tė bėjė me parashikimin e tyre se ndėrtesa e lashtė do tė jetė nė kėmbė deri nė vitin 2012.

Pavarėsisht teorive tė tjera qė fundi i botės mund tė vijė nga ndonjė asteroid apo pėrplasja e Tokės me planetin X, NASA shprehet se asnjė nga kėto teori nuk ėshtė e bazuar nė fakte tė vėrteta.

“Asnjė nga kėto teori ka ndonjė meritė, thotė se NASA astronom Don Yeomans.
“Parashikimi i Nibiru ėshtė qesharak sepse Planeti X as qė ekziston. Nuk ka nevojė pėr t′u shqetėsuar. NASA siguron se asgjė nuk do tė ndodhi nė dhjetor”, shprehet astronomi i NASA-s, Don Yemans.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 04.01.12 8:32

Si duket “Rruga e Qumeshtit” permes aparatit fotografik


Kėto foto duket se evidentojnė mė sė miri domethėnien e Tokės nė Univers



Me njė makinė fotografike dixhitale, tė kushtueshme, por jo shumė tė sofistikuar, 51-vjeēari amerikan Bret Webster, ka shkrepur nga disa parqe kombėtare amerikane foto tė veēanta tė sė ashtuquajturės “Rruga e Qumėshtit”. Foto qė duket se evidentojnė mė sė miri domethėnien e Tokės nė Univers. Webster, inxhinier aeoronautik nė tė kaluarėn, ėshtė ndjerė tepėr i ngazėllyer me kėtė pėrvojė, teksa ka dhėnė njė pėrshkrim paksa artistik tė galaksisė: “Shoh Universin nė aksion. I gjithi pėrreth kėtyre kanioneve. Erozioni i shkėmbinjve, flladi qė fryn mes kanioneve dhe jeta e egėr qė pėrkėdhel pllajat...”.

avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 04.01.12 14:32



Sonda “marsiane” do tė bie nė Tokė me 15 janar

Sonda marsiane ruse "Phobos Grunt" do tė bie nė Tokė pas 11 ditėsh, me enigmėn e disa copave tė mėdha qė mund t’i rezistojnė kontaktit me atmosferėn dhe tė prekin sipėrfaqen pėrpara se tė disintegrohen. Ai qė tregon datėn e saktė, por gjithsesi qė mund tė pėsojė variacione, ėshtė zėdhėnėsi i Trupave aeronautike ė ministrisė ruse tė Mbrojtjes, Aleksey Zolotukhin.

"Deri mė sot, rėnia e copave tė mjetit hapėsinor 'Phobos-Grunt' pritet tė ndodhė mė 15 janar 2012 – ka deklaruar Zolotukhin pėr agjencinė Interfax –. Data efektive e rėnies mund tė ndryshojė nė bazė tė influencės sė faktorėve tė jashtėm”.

Sonda "Phobos-Grunt", e lėshuar nė fillim tė nėntorit drejt Hėnės marsiane me tė njėjtin emėr, ka mbetur nė orbitėn tokėsore, pėr shkak tė njė keqfunksionimi tė motorit tė raketės vektor. Pėr momentin, teknikėt rusė nuk kanė dashur tė zbėrthehen nė lidhje me zonėn e impaktit tė copave, qė siē bėjnė tė ditur nga Moska, mund tė mbėrrijnė deri nė njė peshė prej 200 kg.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 05.01.12 11:26

Avion pėr eksplorimin e Titanit



Avioni Aviatr duket si njė avion pa pilot i cili do tė fluturojė mbi Afganistan por makineria 715 milion dollarėsh ėshtė krijuar pėr tė fluturuar mbi hėnėn e Saturnit. Titani, ka magjepsur shkencėtarė pėr atmosferėn e tij tė dendur me re.

Aviatr ėshtė ndėrtuar pėr tė kapur foto 3D nė sipėrfaqe, gjė e cila do tė ndihmojė shkencėtarėt pėr tė studiuar gjeologjinė e kėsaj hėne.

Nė fund misionit, avioni 120 kg do mund tė ulet nė sipėrfaqen e hėnės pėr tu pėrpjekur pėr tė ecur.

Shkencėtarė mendojė se graviteti i ulėt dhe prania e reve tė dendura bėn qė avion mė tė rėndė se Aviatr mund tė qėndrojnė nė fluturim pėrgjithnjė. Por ata janė tė intriguar pėr atė qė ndodhet nė sipėrfaqen e kėsaj hėne.

Titani ėshtė shumė mė e madhe se Hėna jonė si dhe mė e madhe se Merkuri.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 05.01.12 13:53



Teleskopi Hubble “zbulon” Galaksinė Centaurus A

“Hubble” ka vendosur tė mahnisė botėn, me diēka tė jashtėzakonshme, siē ėshtė imazhi i Galaksisė “Centaurus A”, e fotografuar nė korrik 2010 nga teleskopi hapėsinor. Galaksia gjendet 11 milionė vite dritė nga Toka dhe pėrmban bėrthamėn galaktike aktive mė afėr tonės.

Nga imazhet kuptohet se nė qendėr tė Centaurus A gjendet njė “vrimė e zezė” e frikshme qė nxjerr gaz nė hapėsirė.

E megjithatė, pėrkundėr intuitės, nuk ka njė imazh as tė vrimės sė zezė, as tė gazit. Pėr mė tepėr dihet se njė vrimė e zezė ėshtė e pashkueshme, pėrderisa nuk reflekton dritė.

Shikimi i saj do tė thotė tė gjesh “shkėputjen” e shkaktuar nė hapėsirė dhe mungesėn e dritės qė vjen si pasojė e pranisė sė saj. Nėse jeni tė interesuar pėr mė shumė mund tė shkoni te faqja Hubblesite.org. (Huffingtonpost)


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 06.01.12 21:46

Minerali i Henes mund te gjendet edhe ne Australi


Paleontologu australian Birger Rasmussen ka zbuluar se ky mineral gjendet nė shkėmbinjtė e Australisė Perėndimore

Astronautėt e Apollos, pas kthimit nė Tokė, sollėn me vete tre minerale: armalcolite, pyroxferroite dhe tranquillityite- i quajtur kėshtu pėr shkak tė Detit tė Qetėsisė, ku u ulėn astronautėt nė vitin 1969. Dy tė parat u gjendėn nė tokė- por minerali i tretė mendohej se ishte minerali unik i Hėnės.

Por paleontologu australian Birger Rasmussen ka zbuluar se ky mineral gjendet nė shkėmbinjtė e Australisė Perėndimore. Nė njė studim tė publikuar kėtė javė, Rasmussen thotė se minerali gjendet nė tė paktėn gjashtė vende nė Australi- por ai mund tė jetė i kudopėrhapur. Rasmussen tha se kjo tregon se ne kemi tė njėjtat fenomene natyrore si nė Hėnė ashtu edhe nė Tokė.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 08.01.12 11:01



Astronomėt mė 2012 qysh tani zbuluan katėr egzoplanete!

Viti 2011 ishte shumė i mirė pėr sa i pėrket kėrkimit pėr egzoplanete, e duket se i tillė do tė jetė edhe viti 2012.
Qysh nė ditėt e para tė kėtij viti, astronomėt kanė publikuar se kanė zbuluar madje edhe katėr egzoplanete, shkruan Discovery News.

Por, gjėja mė interesante ėshtė se nuk i zbuloi teleskopi hapėsinor i NASA-s Kepler, por teleskopi baza e tė cilit ėshtė nė Tokė. Egzoplanetet nė tė vėrtetė i zbuloi sistemi Hungarez i teleskopėve tė rrjetėzuar HATNet i cili pėrbėhet nga 6 teleskopė baza e tė cilėve ėshtė nė dy opservatorė – nė opservatorin Fred Lawrence Whipple nė Ariozona dhe nė opservatorin The Submillimeter Array nė Havaje. Se sa ėshtė i madh ky zbulim tregon fakti se gjatė tri viteve tė fundit ėshtė katėrfishuar numri i botėve tė njohura jashtė sistemit Diellor, e pjesa mė e madhe e tyre janė zbuluar nga Kepler.

Planetet e porsazbuluar janė emėrtuar HAT-P-34b, HAT-P-35b, HAT-p-36b dhe HAT-P-37b dhe tė gjithė bėjnė pjesė nė grupin e ashtuquajturve “Jupiter tė nxehtė”. Kėto janė planetė tė cilėt pėr nga sipėrfaqja janė mė sė paku sa Jupiteri, kryesisht pėrbėhen nga gazrat dhe ndodhen nė orbitėn e yllit shumė mė tė nxehtė nga Dielli ynė dhe atė nė distanca edhe mė tė vogla
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 12.01.12 10:22

Universe paralele? Mundesi kalimi nga nje univers ne tjetrin? E vertete apo thjesht teori e pabazuar?



Me kalimin e kohes, duke jetuar ne planetin Toke, ne vazhdimisht zbulojme me shume gjera ne lidhje me universin. Shume kohe me pare mendohej se Toka ishte e sheshte; po te lundroje shume larg do te bije ne hapesire. Nderkohe qe etja jone per njohuri arriti kulmin, mbizoteronte mendimi qe ne ishim qendra e universit. Megjithate, sa me shume qe mesojme, aq me shume e kuptojme se sa shume nuk dime. Shume shkencetare besojne ne teorine e Big Bang, qe do te thote qe universi u krijua nga reaksioni i gjerave te cilat kane levizur me drejtim per jashte mbas nje shperthimi gjigand. Pra, duke folur teknikisht, Big Bang nenkupton veprimet rezultuese te nje eventi te ndodhur menjehere perpara tij.

Teoria e Universit Paralel dhe Shkenca

Nje fizikant me emrin Alan Guth, u shfaq me nje teori per universe paralele, te bazuar ne shume vezhgime. Referencat e teorise se tij jane quajtur universi inflacionist ose teoria inflacioniste e kozmologjise. Profesori Guth eshte aktualisht Profesor ne Institutin e Teknologjise ne Massachusetts. Shume prej kolegeve te Profesorit Guth mendojne qe teoria e tij eshte e sakte. Guth beson qe qe kur universi filloi, ne vend te terheqjes gravitacionale per te mbajtur gjerat te bashkuara, ndodhi lloj i kundert graviteti dhe ne vend qe te mbante gjerat te bashkuara, i shtynte ato larg njera tjetres, duke krijuar nje "vakum fals". Duke qene se shkencetaret kane arritur ne rezultatin qe bota jone eshte duke u zgjeruar vazhdimisht, kjo teori duket shume bindese.

Nje pjese tjeter e teorise se Guth pretendon qe ne kohen e Big Bang, "vakumi fals" filloi te prishej duke krijuar sasi te jashtezakonshme grimcash. Keto grimca jane te njejta si ato qe krijuan universin tone. Sipas kesaj teorie, universi eshte shume me i gjere nga sa mund ta kishim parashikuar. Nese kjo teori eshte e vertete, keto grimca u bene 'flluska', pikerisht ashtu si flluska qe Guth mendon qe ishte pikenisja e universit tone. Sa me shume te prishet "vakumi fals", aq me shume flluska krijohen. Nese kjo teori mahnitese eshte e vertete, do te provohej ekzistenca e shume universeve, te cilet te gjithe do te kene te njejtat karakteristika dhe do t'u binden te njejtave ligje fizike si universi jone. Por, duke qene se kj teori nuk mund te vertetohet plotesisht, ka shume spekulime mbi permbajtjen e ketyre universeve te tjere.

Ka dy ide te ndryshme mbi permbajtjen e ketyre universeve te ndryshem.

1- Ideja e pare eshte qe keto universe jane te njejta ne materie dhe ne ligjet fizike si universi jone. Megjithate, per shkak te ndryshimit te gradeve ne te cilat ato jane krijuar, keto bote te tjera mund te kene cdo kombinim te mundshem te grimcave. Me fjale te tjera, keto bote do te operonin me te njejtat parime, por do te kishin cdo kombinim te mundeshme qe ekziston. Per shembull, oqeanet do te ishin atje ku jane kontonentet tona ose e kunderta, etj.

2- Ideja e dyte eshte qe botet e tjera do te ishin potencialisht te ndryshme pasi ato mund te mos operojne ne te njejten menyre me boten tone.

Nderkohe qe te dyja keto ide jane bindese, ideja e pare lejon besimin ne universet paralele, dhe ne idene qe cdo njeri mund te ekzistoje ne te njejten kohe ne me shume se nje vend. Nese ne do te kishim fuqine qe te udhetonim ne keto univese te tjera, do te ishim te afte qe te takonim vetvetet e tjere. Megjithese kj eshte nje gje vertet e cuditshme per tu menduar, ju mund te imagjinoni edhe vete mundesite qe do te krijoheshin nese nje udhetim i tille do te ishte i mundur. Nese qeniet tuaja do te takoheshin me njera tjetren dhe do te ndanin eksperiencat, mendoni per inteligjencen dhe njohurite qe do te mund te merrnit. Secili do te kishte eksperienca te ndryshme dhe rezultate te ndryshme. Ne nje bote ju mund te ishit nje doktor, ne nje bote tjeret nje politikan, ne nje tjeter nje i varur nga droga. Mundesite do te ishin virtualisht te pafund.

Megjithate megjithese ka njerez qe pretendojne qe mund te kapercejne nga nje univers ne tjetrin, nuk ka asgje te verifikuar dhe keta njerez nuk mund te paraqesin prova. Por ndoshta ne te ardhmen keto pikepyetje nuk do te ekzistojne me.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 12.01.12 12:05

10 miliard planete sa Toka vetėm nė gaksinė tonė



Ēdo yll qė xixėllon nė qiell ka tė paktėn njė planet qė rrotullohet rreth tij – tregon njė studim i ri. Kjo do tė thotė se nė galaksinė tonė ka afėrsisht 10 miliard planete sa Toka.

Tė dhėnat janė publikuar nė takimin e 219-tė tė Shkencave Astronomike Amerikane. Lentet e vogla gravicionale janė pėrdorur si metodė pėr vrojtimin e dritės sė yjeve.

“Nė 15 vitet e fundit ne kemi numėruar brenda sistemit tonė diellor nga zero deri nė 700, por ne besojmė se ekzistojnė qindra miliard vetėm nė Rrugėn e Qumėshtit”, tha studiuesi Martin Dominik nga universiteti Andreus, nė Britani.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 12.01.12 21:39



Ēdo yll ka njė planet tė vetin nė “Rrugėn e Qumėshtit”

Yjet e “Rrugės sė Qumėshtit” nuk shkėlqejnė vetėm: secili prej tyre ka tė paktėn njė planet. Kėtė thotė njė studim i ri i kryer nga Instituti i Astrofizikės nė Paris dhe i publikuar nga revista “Nature”.

Llogaritet se janė deri 10 miliard yjet qė bashkėjetojnė me planetet, qė kanė dimensione tė ngjashme me Tokėn dhe tė pajisur me njė orbitė tė tillė, sa qė lejojnė njė temperaturė tė pėrshtatshme pėr tė “mirėpritur” jetėn.

Kėrkuesit kanė studiuar pėr 6 vjet, miliona yje nė kėrkim tė planetėve jashtė sistemit tonė diellor.

Pėr ta bėrė kanė shfrytėzuar disa teknika dhe veēanėrisht tė ashtuquajturin efekt mikrolent gravitacional, qė verifikohet kur fushat gravitacionale tė njė planeti dhe tė yllit tė tij bashkėpunojnė pėr pėrqendrimin e dritės sė njė ylli mė tė largėt. “Rezultatet tona tregojnė se planetet qė vėrtiten rreth yjeve janė rregulli dhe jo pėrjashtimi”, shpjegon Uffe Grae Jorgensen, njė nga kėrkuesit qė punon nė Universitetin e Kopenhagenit.

“Tė dhėnat na thonė se planetet janė mė tė zakonshėm sesa yjet e Galaksisė tonė”, tregon koordinatori i studimit Arnaud Cassan nga Parisi. ”Zakonisht mendojmė se Toka ėshtė njė rast unik i Galaksisė tonė, por tani – pėrfundon koordinatori tjetėr, Daniel Kubas – e dimė qė janė miliarda planete me njė masė tė tillė tė ngjashme me atė tė Tokės dhe qė rrotullohen rreth yjeve tė ‘Rrugės sė Qumėshtit’”.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sonda ruse, rėnie tė lirė nė Tokė

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 14.01.12 16:06



Sonda ruse qė nuk arriti dot nė planetin Mars, “Phobos-Grunt”, do tė bjerė nė tokė sipas tė gjitha gjasave ditėn e diel.

Sonda ka humbur kuotė nė ditėt e fundit dhe shumė shpejt do tė tėrhiqet brenda atmosferės ku dhe do tė shkatėrrohet.

“Phobos-Grunt” peshonte rreth 13 tonelata kur u lėshua nė hapėsirė, por vetėm njė masė e vogėl e saj do tė arrijė nė sipėrfaqe.

Agjencia ruse e hapėsirės, Roscosmos, vlerėson se ndoshta vetėm 200 kilogramė do t’i mbijetojnė rėnies sė lirė.

Ekspertėt thonė se ka shumė pasiguri nė parashikimin e proceseve tė khimit nė Tokė dhe se aktualisht nuk ėshtė e mundur tė parashikohet me saktėsi se kur ose ku nė Tokė do tė bjerė objekti.

“Faktori qė shkakton mė shumė pasiguri ėshtė dendėsia e atmosferės qė sonda do tė hasė nė orbitė, por edhe pėr shkak tė orientimit tė mjetit teksa ėshtė duke rėnė”, sqaroi profesori Richard Croėther, inxhinier nė Agjencinė Hapėsinore Britanike.

“Nėse ajo bie me shpejtėsi dhe pjesėt e saj coptohen, atėherė ndryshon komplet trajektorja dhe nuk mund tė pėrcaktohet se ku mund tė ndodhė impakti”, ka shtuar inxhinieri.

Kjo ėshtė sonda e tretė e rėndėsishme qė kthehet nė Tokė brenda katėr muajve, pas kthimit nė shtator tė satelitit amerikan “UARS” dhe teleskopit gjerman “Rosat” nė tetor.

Tė dy objektet u rrėzuan nė oqean. Duke pasur parasysh sipėrfaqen e madhe tė ujit nė Tokė, ka shumė mundėsi qė edhe “Phobos-Grunt” tė ketė tė njėjtin fat.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 15.01.12 15:47



Ky ėshtė “Kvadranti Alfa”, ēereku ynė i gjithėsisė sė njohur!

Shkencėtarėt qė janė duke punuar nė projektin Sloan Digital Sky Survey (SDSS), duke pėrfshirė astronomėt nga Penn State, kanė prodhuar hartėn mė tė madhe dhe mė tė detajuar tė gjithėsisė sė njohur deri tani.

Kjo hartė shfaq ēerekun e gjithėsisė sė njohur, e nė tė ka aq shumė detaje, sa qė pėr shfaqjen e tyre do tė nevojiteshin gjysmė milioni televizor HD. Harta ka mė shumė se tre milion piksel, tė cilat pėrmes skanimit tė gjithėsisė i ka matur teleskopi i veēantė nė New Mexico, transmeton physorg.com.

Shkencėtarėt e pėrmendur kėtė hartė e kanė paraqitur nė takimin vjetor tė shoqatės Amerikane tė astronomisė nė Austin, nė shtetin amerikan Texas. Ajo paraqet historinė e gjithėsisė gjatė gjashtė miliard viteve tė fundit.



/Telegrafi/
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 16.01.12 13:07

Galaktika Rruga e Qumeshtit permban 160 miliarde planete



Astronomet thone se toka mund te kete deri ne 160 miliarde fqinje planetare ne galaktiken e saj. Sipas nje studimi te ri te ketyre astronomeve, secili prej 100 miliarde yjeve ne ate qe njihet si Rruga e Qumeshtit ka te pakten nje planet qe rrotullohet rreth tij. Sic na informon Zeri i Amerikes, shkencetaret thone se numri shume i madh i te ashtuquajturve planete te jashtem shton mundesine qe ne te pakten nje prej tyre me ne fund mund te zbulohen shenja jete.

Me qe shkencetaret nuk mund te numerojne cdo planet ne galaktiken e Rruges se Qumeshtit, ata analizuan te dhena te perzgjedhura nga vezhgimet ne nje numer te vogel te rreth 100 milion yjeve te distances dhe pastaj llogarisin numrin e planeteve ne gjithe galaktiken.
Projekti 6 vjecar perfshin vezhgime te 42 astronomeve nga e gjithe bota. Nje grup me i vogel shkencetaresh shqyrtoi te dhenat per te gjetur prova nepermjet lentes kozmike zmadhuese, ne te cilen drita e nje ylli ne sfond ndryshon dhe ndricohet nga fusha e gravitetit te nje ylli tjeter qe kalon plotesisht para tij.

Kur rreth yllit te dukshem rrotullohen nje ose me shume planete me fushat e tyre te gravitetit, ndricimi i kapur nga lentet zmadhuese flet per nje luhatje te qarte dhe domethenese. Dhe kjo mund te vazhdoje per ore ose edhe dite te tera, varesisht nga madhesia e planetit te jashtem dhe zgjatja e orbites se tij, thote studjuesi Kailash Sahu i Institutit te Hapesires prane Universitetit Johns Hopkins ne Maryland. Zoti Sahu ndihmoi ne krijimin e teknikes se vezhgimit me lente kozmike zmadhuese ne mes te viteve 1990-te.

Ai thote se kjo teknike u mundeson astronomeve te zbulojne planete shume te vegjel e shume te larget.

“Kjo teknike eshte shume e rendesishme per gjetjen e planeteve shume larg tokes, deri ne skajet me te largeta te galaktikave. Keshtu ne mund te kemi nje ide me te mire per planetet qe ekzistojne ne te gjithe galaktiken e tokes dhe jo vetem ne distancat e aferta te saj perreth diellit”.
Zoti Sahu thote se shume prej astronomeve te yjeve kane analizuar nje ose me shume planete. Ata gjeten rreth 1 mije e 500 sisteme te tilla te huaja diellore brenda 50 vjetesh drite nga toka.

Shkencetaret thone se dy te tretat e gjithe planeteve te jashtem, qe ata zbuluan me lentet kozmike zmadhuese jane ndoshta rreth 5 here me te medhenj se sa madhesia e tokes dhe nje e peta e tyre kishin madhesine e Jupiterit. Por jane pikerisht planetet me madhesine e tokes qe kane ngjallur imagjinaten e astronomeve si Kailash Sahu.

“Kupa e shenjte do te ishte gjetja e planeteve si toka me disa vecori qe mund te suportojne ekzistencen e jetes. Tani ne kemi gjetur se me te vertete planetet si tika jane te zakonshem. Ajo qe ne do te perpiqemi te gjejme eshte se cilet planete mund tye mbajne uje dhe te suportojne jeten”.

Deri tani astronomet kane konfirmuar ekzistencen e mbi 700 planeteve jashte sistemit tone diellor. Edhe 2 mije planete te jashtem presin te verifikohen.
Studimi, qe perllogarit deri ne 160 miliarde planete ne galaktiken e Rruges se Qumeshtit, eshte botuar ne numrin e fundit te revistes Natyra.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 19.01.12 19:40



Meteoriti i rėnė nė Marok me prejardhje nga Marsi

Njė meteorit i rrallė, shtatė kilogramė, rėnia e tė cilit u vėzhgua nė Marok verėn e kaluar, ka prejardhje nga Marsi, njoftuan ekspertėt, transmeton njoftimet trt.

Njė meteorit i rrallė, shtatė kilogramė, rėnia e tė cilit u vėzhgua nė Marok verėn e kaluar, ka prejardhje nga Marsi, njoftuan ekspertėt, tė cilėt e cilėsuan zbulimin tė rrallė, si pėr shkencėn ashtu edhe pėr dashamirėsit e objekteve qiellore.

Meteoriti vjen nga mbetjet, qė kanė rrjedhur nga goditja nė tė shkuarėn e njė asteroidi, qė ėshtė pėrplasur nė Mars.

Kėto mbetje mund tė udhėtojnė nė hapėsirė pėr miliona vjet, pėrpara se tė mbėrrijnė nė Tokė.

"Mė 18 korrik, rreth orės 02:00, njė lėmsh zjarri u vėzhgua nga shumė persona nė rajonin e luginės Ued Drāa nė lindje tė qytetit Tata nė Marok", deklaroi Meteoritical Society, nėpėrmjet njė raporti.

"Lėmshi nė fillim ishte i verdhė, mė pas mori ngjyrė tė gjelbėr, duke ndriēuar gjithė zonėn dhe mė pas u ēa nė dy pjesė", u shpreh njė nga dėshmitarėt okularė, Aznid Lhou.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 24.01.12 12:23

Dielli goditet nga stuhia mė e fortė nė 6 vitet e fundit



Stuhia mė e fuqishme diellore prej vitit 2005 deri mė tani e goditi Tokėn, ndėrsa kulmi i saj pritet tė arrijė sot, me ē'rast pritet prishje e komunikimeve satelitore, kumtuan autoritetet amerikane.

Stuhia sot do ta arrijė kulmin e saj, ndėrsa ndikimi i saj me siguri do tė ndjehet edhe gjatė ditės sė nesėrme.

Qendra amerikane pėr parashikim tė ndryshimeve kohore nė hapėsirė parashikon se nė dy ditėt e ardhshme puna e satelitėve, elektro-rrjeti, avioqarkullimi, por edhe ekspeditat hulumtuese tė Arktikut, ka mundėsi tė jetė e ndryshuar.

"Stuhia shkaktoi erupsion me intensitetit tė mesėm, e cila tė dielėn shpėrtheu nė Diell. Shkėlqimi nuk ishte spektakolar, por shkaktoi dėbim koronal masiv, i cili, me grimca diellore energjetike, lėviz me shpejtėsi prej 6,4 milionė kilometra nė orė", deklaroi fizikani nga Qendra, Dag Biseker.

Pasoja mė e madhe, sipas tij, ėshtė radioacioni, i cili nė planetin tonė arrin nė formė tė protoneve diellore.

Megjithate, edhe pse kjo ėshtė stuhia mė e fuqishme prej vitit 2005 qė e ka goditur Tokėn, nė shkallėn prej njė deri nė pesė, mori vendin e tretė. Konsiderohet se do tė jetė e "fuqishme" por jo edhe "shkatėrruese".

Efekte mė tė fuqishme do tė ndjejė pjesa veriore e Tokės. Biseker, megjithate thotė, se nuk pret probleme mė tė mėdha.

"Tė shqetėsuar duhet tė jenė njerėzit tė cilėve GPS duhet t'u tregojė precizitet nė centimetėr, por jo edhe ata tė cilėt dėshirojnė t'i lėvizin automobilat 30 metra pėrpara", sqaroi ai.

Vėshtirėsitė serioze tė shkaktuara nga stuhitė diellore janė shumė tė rralla. Megjithate, nė tė kaluarėn janė hetuar disa raste. Mbi gjashtė milionė kanadezė nė vitin 1989 mbetėn pa rrymė nė mes tė dimrit, ndėrsa stuhia e fuqishme nė vitin 1972 shkaktoi ndėrprerje tė komunikimeve telefonike nė shtetin federal amerikan Ilinois.

Maksimumi diellor pritet vitin e ardhshėm, ndėrsa disa shkencėtarė parashikojnė se mund tė ketė pasoja katastrofike.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Asteroidi BX34 do tė kalojė 60 mijė km nga Toka

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 27.01.12 20:53



Njė asteroid nė pėrmasat e njė autobusi do tė kalojė shumė pranė tokės nė orėt e mbrėmjes, por sipas NASA-s nuk do tė ketė asnjė rrezik.
Asteroidi 2012 BX34 do tė kalojė 60 mijė kilometra larg Tokės, thuajse sa dyfishi i distancės sė planetin tonė me orbitėn ku lėshohen satelitėt artificialė pėr telekomunikim dhe studime tė tjera.
Ardhja e asteroidit ishte tejet e papritur pėr shkencėtarėt. Ata e vėrejtėn vetėm dy ditė mė parė, pėr shkak tė pėrmasave tė tij tė vogla qė e kanė ndihmuar t’u shmanget teleskopėve.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbulohet mjegullnaja mė e ndritshme e universit

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 28.01.12 13:09



Njė pamje magjepse tė mjegullnajės sė Helikės, mundi tė regjistronte teleskopi hapėsinor VISTA, i cili gjendet nė Observatorin Paranal tė Kilit.
Mjegullnaja e Helikės, emri i saj nė kod ėshtė NGC 7293 gjendet nė kostelacionin/plejadėn e Ujorit dhe ndodhet 700 vjet dritė lag Tokės.
Mjegullnaja, tė cilėn shkencėtarėt e kanė pagėzuar “Syri i Zotit”, hynė nė kategorinė e mjegullnajave planetare dhe ėshtė mjegullnaja planetare mė e ndritshme e hapėsirės.
Mjegullnaja e planetėve, nuk pėrbėn njė planet dhe as i pėrkasin atij, ato morėn kėtė emėr nė shekullin e 18-tė, pasi gjatė momentit kur ato dalloheshin dhe vėzhgoheshin nga astronomėt, me teleskopėt e asaj periudhe, ato i ngjanin njė planeti.
Teleskopi VISTA, mundit tė vėzhgonte materien astrale tė shpėrndaje pėr nė gjithėsi nė ēdo drejtim, duke krijuar kėshtu njė pamje tė njėjtė me atė tė krijuar nga shpėrthimi i njė fishekzjarri.
Sipas shkencėtarėve tė Observatorit Jugor Europian (ESO) tė cilit i pėrket dhe teleskopi VISTA, materia astrale e cila fillon nga qendra e Helikės, arrin nė njė distancė tė largėt prej qendrės saj rreth 4-vjet drite larg.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 30.01.12 12:06

Njė asteroid sa Londro do kalojė pranė Tokės



433 Eros njė asteroid me njė madhėsi sa hapėsira e Londrės do tė kalojė shumė pranė Tokės. Asteroidi ka madhėsinė 30.4x12.8x12.8 kilometra, e tė premten e ardhshme pritet tė parakaloj nėpėr trajektoren rrethore qė ėshtė nė distancė tė largėt nga orbita e Hėnės.

Evropa ėshtė duke e pėrgatitur edhe programin e mbrojtjes nga asteroidet, i cili quhet NEOShield dhe i cili do tė duhej tė jetėsohet vetėm pas tri viteve. Thėnė mė saktė me ndihmėn e mjeteve financiare nė lartėsi prej 5.4 milion eurove, tė siguruar nga komisioni Evropian dhe institucionet shkencore dhe partnerėt, qendra hapėsinore Gjermane synon tė mbaroj njė test mision brenda periudhės sė dhėnė.

Disa nga propozimet pėr shmangien e asteroideve pėrfshijnė lansimin e predhave tė mėdha, pėrdorimin e rrezeve gravitacioni madje dhe pėrdorimin e kokave bėrthamore.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 01.02.12 10:19

Ruset jane gati te punojne dhe jetojne ne Hene





Shkencetaret ruse do te ulen ne Hene, ku do te ngrihet nje stacion vendbanimi. Deri ne vitin 2020 do te leshohen per ne Hene dy aparate “Luna-Resurs” dhe “Luna-Glob”. Lajmin e beri te ditur kreu i Roskozmosit, Vladimir Popovkin.

Nga ana teknike krijimi i stacionit henor do te behet i mundur ne dhjetevjecarin e trete te shekullit. Fillimisht ne Hene do te ulen shkencetaret te cilet do ta studiojne ate “direkt e ne vend”. Pastaj ne satelitin e Tokes do te zhvillohet infrastruktura e domosdoshme per jetese.

Ekspertet jane te bindur se njerezit do te mund t’i kalojne pushimet ne Hene pas njezet vjetesh. Qe nga koha kur atje u gjeten deshmi te pranise se ujit shkencetaret pane perspektiva te reja te zoterimit te Henes.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Google earth zbulon njė piramidė tė ‘fshehur’ nė Mars

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 01.02.12 22:14



Ēdo kombinim i njė objekti tjetėr me njė piramidė ėshtė simptomatike dhe krejtėsisht e ndaluar dhe konspirative!
Por, pėr tė kuptuar thėnien e mėsipėrme ju fare mirė mund tė ndiqni koordinatat e mėposhtme nė programin Google earth, tė zgjidhni planetin Mars dhe tė shikoni me sytė… atė ēka fshihet dhe u zbulua aty.
(Fotografia nė tė majtė: Krahasim i piramidės sė zbuluar nė marsit me njėrėn prej 3 piramidave qė ndodhen tė Egjiptit)

Ndiqni videon e cila tregon koordinatat e ndjekura nė Google earth dhe zbulimit tė madh:


Mė poshtė: Shikoni me kujdes, brenda trekėndėshit tė jeshil nė tė majtė tė fotografisė hijen e piramidės. Harruan ta redaktojnė/ndryshojnė, si rezultat tė shfaqet forma reale e piramidės -Dhe jo ajo qė duket nė Google earth. Dihet se tė gjitha fotografit e Googfle earth, para se tė publikohen skanohen dhe pėrpunohen. Por mesa duket kėtu u zunė mat!


Kjo piramidė, sipas specialistėve, ka shumė gjasa tė jetė me nivele/shkallė. Nė pikėn B ndodhet niveli 1 dhe mė i ulėti. Nė pikėn A ndodhet niveli 2 nė nivel mė tė lartė.
Shikoni dhe negativin e fotografisė, Hija e piramidės thotė gjithēka!!!
Nga observer
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 03.02.12 13:41

Zbulohet planeti i katėrt i ngjashėm me Tokėn



Njė ekip ndėrkombėtar astronomėsh deklaroi sot se ka zbuluar planetin e katėrt jashtė sistemit tonė diellor, tė ngjashėm me Tokė, ku probabiliteti qė tė ketė jetė ėshtė i lartė.

Temperaturat nė kėtė planet tė largėt 22 vjet drite nga Toka, tregojnė pėr mundėsinė e ekzistimit tė ujit dhe jetės nė tė. Rreth yllit tė klasės M sillen sė paku tre planetė, nga tė cilėt njėri ėshtė mjaft afėr pėr tė thithur po aq energji dhe dritė sa thithė Toka nga Dielli.

Duke u sjellė rreth yllit tė vet pėr 28.15 ditė, ky planet shkėmbor GJ 667 CC ėshtė 4.5 herė mi i madh se Toka, thuhet nė studimin publikuar nė revistėn shkenzore "Astrophysical Journal Letters".
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hubble kap galaktikėn me “spirale tė mbyllur”

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 03.02.12 22:27




Teleskopi hapėsinor, Hubble sjell nė Tokė tė tjera imazhe mahnitėse nga universi. Kėtė herė objektivi i Hubble ka kapur njė galaktikė me formėn e "spirales sė mbyllur", pamje tė cilat sipas NASA-s do tė ndihmojnė tė kuptojmė mė mirė “Rrugėn e Qumėshtit”.

Shumica e galaktikave tė njohura deri mė sot nga shkenca futen nė kategorinė e “spiraleve tė mbylluara”, quhen kėshtu pėr shkak tė strukturės qė kanė. Pėrqendrimi i planeteve dhe yjeve nė galaktikat e tilla ėshtė mė shumė nė “vorbullėn”, bėrthamėn e saj dhe sa mė larg “vorbullės” aq mė tė rralla janė yjet dhe planetet.

Kjo, sipas shkencėtarėve, mund tė ndihmojė nė studimin e galaktikave dhe kuptimin mė tė mirė tė universit. Sipas tyre nga masa e pėrqendrimit mund tė pėrcaktohet mosha e galaktikave. Kėshtu, sa mė e pėrqendruar tė jetė galaktika, aq mė e re ėshtė dhe sa mė e zbehtė tė jetė bėrthama e saj, aq mė e moshuar ėshtė.

Nė pamjet e sjella nga Hubble, lartė nė tė majtė tė fotos, vihet re njė dritė mė e fortė, qė sipas NASA-s mund tė bėhet fjalė pėr formimin e njė ylli, ose pėr njė sistem binar, dmth njė yll dhe njė “vrimė e zezė” qė vėrtiten rreth tė njėjtės orbitė.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! prej 09.02.12 11:03

Nė Mars zbulohen gjurmė oqeanesh!



Studimet dy vjeēare tė realizuara nga sateliti zbulues i njohur si “Mars Express” kanė dhėnė rezultatet e para. Bazuar nė tė dhėnat e fundit nė sipėrfaqen e Marsit janė zbuluar precipitate. Studiuesit qė kanė zbuluar kėto precipitate me pėrmbajtje akulli tani bėjnė pyetjen: “Nga ka shkuar gjithė ai ujė?”.

Sateliti “Mars Express” i Agjencisė Hapėsinore Europiane (ESA) ka mbledhur tė dhėna rreth dy oqeaneve tė mėdha qė kanė ekzistuar miliarda vite mė parė nė planetin e kuq. Radari jonosferik (MARSIS) i lidhur me satelitin “Mars Express” qė nga viti 2005 ka zbuluar precipitate nė fund tė zonės e cila mė parė ishte pėrcaktuar si oqean. Shkencėtarėt nga universiteti i Kalifornisė tė SHBA dhe Insituti Astrofizik dhe Planetar “Grenoble” nė Francė kanė analizuar kėto precipitate.

Sipas studimit i cili ka zgjatur dy vjet, njėri nga oqeanet ka ekzistuar 4 miliardė vite mė pare ndėrsa tjetri 3 miliardė vite mė parė nė sipėrfaqen e Marsit. “Ne mendojmė se kėto precipitate pėrmbajnė akull. Tė dhėnat e pėrftuara na tregojnė se kėtu mė parė ka pasur oqean”, shprehet Jeremie Mouginot, njė nga shkencėtarėt e pranishėm nė studim.

Ndėrsa lideri i ekipit IPAG, Wlodek Kofman, shprehet kėshtu: "MARSIS, ka analizuar sipėrfaqen e Marsit deri nė thellėsinė 60-80 metra. Brenda kėsaj shtrese kemi gjetur materiale dhe lėndė tė cilat mund t’i pėrkasin vetėm njė oqeani”.

Pyetja qė parashtrojnė shkencėtarėt ėshtė se ku ka shkuar gjithė ky ujė. Mendohet se uji mund tė ketė mbetur nėn tokė pas njė periudhe 1 milion vjeēare ngrice ose tė ketė avulluar nė atmosferė. Sateliti “Mars Express” i hedhur nė hapėsirė nė vitin 2003 planifikohet tė pėrdoret pėr studime deri nė vitin 2014.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbulohen galaktika tė fshehura nga materia e erret

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 09.02.12 21:25



Shkencėtarėt besojnė se kanė mundur tė zbulojnė me dhjetėra satelitė ‘Nanus’ dhe galaktika tė tjera tė cilat rrotullohen rreth galaktikės sonė. Kėto objekte kanė aftėsi tėrheqėse tė masės sė gazit dhe tė formave tė tjera tė materies normale, ato janė tė dukshėm nga teleskopėt normal e tė sofistikuar qė disponojnė shkencėtarėt.
Teoria e materies sė errėt -pjesa mė madhe e universit pėrbėhet nga kjo lėndė e padukshme e cila bashkėvepron me lėndėn normale, vetėm ndėrmjet gravitetit dhe lindja e saj ishte njė domosdoshmėri pėr tė shpjeguar masėn e munguar tė universit- parashikon se me qindra e mijė grumbullime mikroskopike tė lėndės sė errėt (nano galaktikat) mund tė gjenden rreth orbitės sė galaktikės (rruga e qumėshtit) sonė dhe tė galaktikave tė tyre fqinje dhe tė galaktikės sė Andromedės.
Lėnda e errėt u shfaq si domosdoshmėri pėr tė shpjeguar mungesėn e masės sė Universit. Qė tė punojnė nė harmoni, pėrpjesėtimet e kėsaj lėnde, janė tė nevojshme disa veti tė afta, tė cilat e ‘detyrojnė’ atė nė njė sjellje specifike.

Nėse ēdo njė nga kėto koordinata tė materies sė errėt janė tė vėrteta, atėherė rezulton se ekzistojnė sasi tė mėdha tė masės sė materies sė errėt pėrreth galaktikės sonė dhe galaktikave fqinje, pavarėsisht nėse ato janė nė formė spirale, vezake apo shufre.
Gjithashtu, vėzhgimet treguan njė numėr tė kufizuar -rreth 60- tė nano satelitėve tė galaktikave.

Sipas astronomėve, materia e errėt bashkėvepron me materien normale, vetėm ndėrmjet gravitetit. Prandaj, lėnda e krijuara prej kėsaj mase, duhet tė jetė nė pozicion tė tėrheq tė paktėn njė numėr tė konsiderueshėm resh gazi, tė cilat mund tė emetojnė njė sasi tė konsiderueshme rreze drite qė tė mund t’i zbulojmė.
Kur kjo ide, u shfaq nė praktik, specialistėt zbuluan mbi 60 galaktika tė ngjashme me galaktikėn tonė, por jo me qindra e mijė tė tjerave qė gjendeshin pėrreth. Megjithatė, astronom nga Universiteti i Kolumbisė –siē astrofizikania Jana Grcevich- thonė se studimi dėshtojė se paraardhėsit e tyre, e pėrqendruan studimin dhe kėrkim e tyre vetėm mbi Yje.
Por me anė tė njė studimi tė mbėshtetur nė radioteleskopin (GALFA-HI) si pikėnisje, ekipi vendosi tė kėrkojė jo Yje, por akumulimet e gazit dhe hidrogjenit.
Kėto pretendohet tė jenė m pak tė dukshme, por mė tė shpeshta.
Observatori Arecibo, ėshtė mė i madhi me ekspozim tė vetėm, radioteleskop nė botė.

“Ka diferencė midis modeleve tė materies sė errėt e tė ftohtė dhe vėzhgimet pėrsa i pėrket numrit tė ulėt tė masės sė galaktikave -problemi i satelitėve tė humbur”, shpjegon shkencėtarja Jana Grcevich, e cila bashkė me ekipin e shkencėtarėve tė saj, identifikojė mbi 54 kandidat mini-satelit.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kina thyen tabutė, publikon hartat mė cilėsore tė Hėnės

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 09.02.12 21:28



Kina tenton dhe thyen tabut rreth tė dhėnave dhe detajeve tė sipėrfaqes sė Hėnės.
Deri mė sot, nga ēdo agjenci hapėsinore, ēdo e dhėnė rreth satelitit tė Tokės, Hėnės, ishte e kufizuar dhe jo e ‘pastėr’.
Tė dhėnat mė tė shumta janė disponuar falė misioneve tė sondave tė NASA-s dhe tė agjencisė ruse tė hapėsirės Roscosmos.
Por deri mė sot, ato gjithmonė kanė qenė tė kufizuara dhe jo nė detaj.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Google Earth zhduk nga harta Atlantidėn dhe Nibiru

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 09.02.12 21:32



Google Earth zhduk nga harta e saj Atlantidėn dhe planetin e shumėpėrfolur e misterioz Nibiru, egzistencėn e tė cilit e vėrtetoi dhe NASA.
Mbas tre vjetėsh, Google Earth, njoftohet, ose mė mirė detyrohet qė tė fshijė nga hartat e saj njė motiv nėnujorė i cili vėrtetonte ekzistencėn e qytetit legjendar tė Atlantidės.
Zbulimi i madh, u bė nė 2009-ėn, nga studiues tė interneti, tė cilėt zbuluan themelet/gjurmėt e njė qyteti tė lashtė nė thellėsinė e oqeanit, i cili ngjante me qytetin e humbur tė Atlantidės.
Vendndodhja pėrputhej me pėrshkrimin dhe tė dhėnat qė kishte dhėnė filozofi i madh grekė, Platon.
Menjėherė pas zbulimit tė motivit/rrėnojave nėnujore, lajmi qarkulloj si vetėtimė nė mbarė botėn, duke e pagėzuar atė me qytetin legjendarė tė Atlantidės.
Pas bumit tė madh qė bėri zbulimi, pėrfaqėsues tė google dolėn nė njė intervistė pėr shtyp dhe e pėrgėnjeshtruan atė, duke e arsyetuar me koordinata tė hartuara gabimisht dhe se Atlantida nuk ishte zbuluar ende, por harta vazhdonte tė qėndronte e pa ndryshuar-deri para pak kohėsh.
Ndryshimi -dhe zhdukja e “Atlantidės”- pėrbėn pjesė e programit tė bashkėpunimit tė Google dhe tė Scripps, Institutit tė Oqeanografisė, ose Shėrbimi Kombėtarė Oqeanografik dhe Atmosferės (NOAA), marinls Luftarake Amerikane etj, pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė reflektimit tė vozitjes tė tabanit nėnujore etj, nga Google Earth.
Synimi kryesor i kėtij programi tė “sofistikuar”, ėshtė tė pastroj gabimet e pasqyrimeve tė thellėsive tė oqeaneve dhe topografikeve dhe ta bėjnė atė mė tė “saktė”!
(obsserver)
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbulohet nje vrime e zeze me depozita uji !

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 29.02.12 22:12

Astronomėt e NASA-s zbulojnė njė vrimė tė zezė me depozita uji 140 trilion herė mė shumė se oqeanet e tokės



Verėn e 2011-ės, dy ekipe astronomėsh tė NASA-s, arritėn tė zbulojnė vrimėn e zezė mė tė madhe dhe mė tė largėt e cila rezultoi si depozita mė e madhe e ujit e zbuluar ndonjeherė nė univers.
Uji, i cili ėshtė ekuivalent me 140 trilion herė mė shumė se uji i tė gjithė oqeaneve tė Tokė, gjendet pėrreth vrimės sė zezė nė Kuazar rreth 12 miliardė vite dritė larg nesh.
Pra, Kuazari, ose APM 08279 5255, u zbulua nė vitin 1998. Vėzhgimet me teleskop dhe me mjete tė sofistikuara infro tė kuqe, zbuluan se Kuazar, ėshtė njė galaktik e re me njė vrimė tė zezė, shumė tė madhe nė qendėr tė tij, ecila krijon yje tė rinj, me njė shpejtėsi shumė tė madhe. Me njė distancė prej mė shumėse 12 miliardė vjetė dritė larg, Kuazar, konsiderohet se ėshtė krijuar rreth 1 miliardė vite dirtė pas Big Bang.
“Ky objekt ekzisonte qė para momentit tė krimit tė yjeve tė parė nė univers”, thotė Chris Carilli, astronom nė Observatoin e Astronomisė (NRAO).
“Amibienti rreth kėtij Kuazari, ėshtė shumė i veēantė pėr vetė faktin se ka krijaur kėtė masė kaq tė madhe uji”, deklaronė Matt Bradford nė Jet Prepulsion Laboratory tė NASA. “Ėshtė njė provė tjetėr i asaj ēka ne kemi vėrtetuar kėtu e shumė dekada mė parė se uji gjendet i derdhur nė gjithė universin, akoma edhe nė stadet mė fillestare tė tij”, vijon ai.
Matt Bradford, ishte kreu i njėrit prej ekipive tė astronomėve qė kryen kėtė zbulim kaq tė madh. Ekipi i shkencėtarėve tė tij si dhe hulumtimi i tyre, u sponsorizua nga NASA dhe u publikua nė Astrophysical Journal Letters.
Energjia e papėrmbajtur e Kuazar, ėshtė rezultat i vrimave tė zeza tė cilat gjenden nė qnedėr tė galaktiave tė hershme, si dhe pėrpijnė dalė nga dalė lėndėn e unazės me gazėrat dhe pluhėrin qė i rrethon ato. Ndėrkohė qė ėshtė duke “ngrėnė”, ēdo Kuazar, emeton sasi tė mėdha energjie. Qė tė dy ekipet e astronomėve studiuan Kuazar-in APM 08279 5255, i cili pėrfishinė njė vrimė tė zezė nė gjirin e tij, me masė 20 miliardė herė mė tė madhe se ai i Diellit tonė, ndėrkohė prodhonė energji sa prodhojnė 1000 triliardė Diejė sė bashku.


Astronomėt prisnin qė tė zbulonin avuj uji, akoma dhe nė galaktikėn e re, por nuk i kishin diktuar ato dhe shumė larg. Ekzistojnė avuj uji dhe nė galaktikėn tonė, edhe pse sasia totale e madhėsis sė ujit ėshtė 4000 herė mė e vogėl se ajo e Kuazar, ngaqė sasia mė e madhe e ujit e galaktikės sonė gjendet e ngrirė nė formė akulli.
Avujt e ujit, janė njė shenjė e kosiderueshme e cila zbulonė natyrėn dhe strukturėn e Kuazar. Nė kuazarin nė fjalė, avujt e ujit gjenden tė shpėrndar nė sasi shumė tė mėdha rreth vrimės sė zezė nė dimensione shumė vite dritė larg. Prezenca e tij tregonė se Kuazar, lyen gazrat me rreze X dhe infro tė kuq, si dhe gazrat aty janė shumė tė dendur, tė pa arsyetueshėm shumė tė nxehtė. Edhe pse gazrat gjenden nė kushte – 53 gradė celcius dhe janė 300 triliardė herė mė pak tė dendur se atmosfera e Tokės, ata janė 5 herė shumė mė tė nxehtė dhe 10 deri nė 100 herė mė tė dendur sesa ėshtė aktualisht galaktika jonė.
Matjet e avujve tė ujit dhe tė molekulave tė tjera, siē ai i monoksidit tė karbonit, tregojnė se aty gjenden sasi gazi tė bollshme, i cili ėshtė i mjaftueshėm pėr tė furnizuar vrimėn e zezė deri nė gjashtėfishimin e madhės sė tij.

Por, pėrsa i pėrket asaj se nėse kjo do tė ndodh nė ralitet, shkencėtarėt nuk janė tė sigurtė. Kjo pėr faktin se ndoshta njė sasi e konsiderushme e gazit mund tė ngurtėsohet dhe tė kthehet nė krijimine njė ose mė shumė Yjeve, ose ai tė emetohet shumė larg Kuazarit.

avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 02.03.12 16:38



Asteroidi me fuqi shkatėrruese do t’i afrohet tokės nė vitin 2013

Asteroidi i kategorisė sė njėjtė si ai, i cili supozohet tė ketė eksploduar sipėr lumit Tunguska nė vitin 1908, do tė kalojė pranė Tokės nė vitin e ardhshėm, duke fluturuar shumė mė afėr se disa satelitė, ka deklaruar NASA.

Asteroidi 2012 DA14 do ta shmangė planetin tonė pėr 26.900 kilometra, mė 15 shkurt tė vitit 2013, qė ėshtė mė afėr se satelitėt nė orbitėn gjeostacionare prej 35.700 kilometrash, bėn tė ditur NASA.

Asteroidin, tė cilin sė pari e ka zbuluar observatori astronomik spanjoll Sagra, ka diametrin mes 40 dhe 95 metrash dhe i takon grupit tė asteroideve Apolo afėr Tokės, ku shumė prej tyre janė tė rrezikshėm pėr shkak tė ndeshjeve tė mundshme.

Grupet astronomike nėpėr gjithė botėn vazhdojnė tė pėrcjellin asteroidin 2012 DA14 nė pėrpjekje pėr tė konfirmuar madhėsinė dhe trajektoren e tij.

Madhėsia e vlerėsuar e asteroidit ėshtė nė kategorinė e njėjtė si trupi qiellor i cili ka eksploduar sipėr Siberisė perėndimore, nė vitin 1908.

Edhe pse ka shumė teori nė lidhje me rastin nė lumin Tunguska, shpjegimi kryesor ėshtė qė bėhet fjalė pėr njė objekt mė tė madh se 50 metra i cili ka eksploduar nė atmosferė.

Eksplodimi ishte tė paktėn 1.000 herė mė i fuqishėm se bomba bėrthamore e cila ka shkatėrruar Hiroshimėn nė vitin 1945.

“Eksplodimi Tungunska 1908” ėshtė emėrtimi pėr eksplodimin e pashpjegueshėm i cili ėshtė bėrė mė 30 qershor nė vitin 1908 nė Rusi nė Siberi nė afėrsi tė lumit Tungunska, i cili nė histori njihet edhe si “Eksplodimi i madh siberian”, ndėrsa supozohet qė meteori ka rėnė dhe ėshtė djegur mbi atė zonė.

Shumica e dėshmitarėve ka dėshmuar pėr njė, por disa edhe pėr mė shumė eksplodime tė mundshme, qė kanė ndodhur mė 30 qershor tė vitit 1908, nė Siberi.

Gjatė eksplodimit drunjtė dhe pemėt nė diametėr brenda 30 kilometrash janė shkatėrruar dhe djegur, ose thyer, ndėrsa dritaret dhe dyert janė thyer edhe deri nė vendin Vanavara 65 kilometra larg.

Vlerėsohet qė ngjarja ka pėrfshirė sipėrfaqen e zonės prej 2.000 kilometrash katrorė dhe ka shkatėrruar 60 milionė drunj.

Madje edhe udhėtarėt e trenit trans-siberian, tė larguar rreth 600 kilometra, kanė dėshmuar pėr dridhjet dhe dritat nė qiell. Njė gjahtar ka vdekur nga shtypja e fortė e eksplodimit, ndėrsa ka mundėsi tė kenė vdekur edhe mė shumė njerėz.

Vetėm 19 vjet mė vonė, nė vitin 1927, njė ekspeditė ėshtė nisur nė atė zonė pėr tė hulumtuar se ēfarė kishte ndodhur. Ėshtė interesante qė kjo ekspeditė, e udhėhequr nga profesori Leonid Kulik, nuk ka gjetur asnjė krater, por vetėm drunjtė e shkatėrruar dhe tė djegur.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 03.03.12 19:42



"Evoluimi" i Hėnės orė pas ore ... brenda 2 minutave

Doni te dini sesi ka "evoluar" Hėna nė momente tė ndryshme tė kėtij viti? Kėtė e ka bėrė tė mundur studio e vėzhgimit shkencor te NASA, qė ka nxjerre njė video animuese tė mahnitshme, qė tregon Hėnėn sesi do tė duket orė pas orė pėrgjatė vitit.

Pra gjithēka nga sateliti tokėsor mund tė shihni brenda vetėm 2 minutave e gjysmė. Kjo bėhet e mundur nė saje tė fotove reale me rezolucion tė lartė tė kapura prej "Lunar Reconnaissance Orbiter" (Giornale):


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 06.03.12 17:14



Asteroidi (DA14) drejt Tokės pėr 11 muaj

NASA verteton asteroidin 60 metersh (197 kembe), qe u zbulua ne shkurt, si dhe faktin se ky asteroid ka shume shanse te perplaset me Token pas njembedhjete muajsh.

Data me e mundshme e perplasjes te “ketij “shkembi” me token eshte llogaritur 15 shkurti i 2013-es, kur distanca midis tokes dhe ketij asteroidi me orbite te ērregullt, do te jete 27 mije kilometra.
Specialistet konsiderojne se jemi shume vone per te bere diēka per te perballuar asteroidin (DA14), veē llogaritjeve te sakta per te parashikuar destinacionin e tij dhe efektet e ndikimit qe ai do te shkaktoje.

“Duhet nje anije kozmike, e cila do ta ndalonte ate”, pranojne shkencetaret, pasi me ane te saj mund te qellohet asteroidi ose te perplaset me te, me qellim qe ta shkaterrojne, ose ti ndryshojne drejtimin/destinacionin.

“Ky asteroid, edhe nese evitohet perplasja e tij me Token, do te rikthehet perseri ne 2056-en, me nje kurs me te rrezikshem perplasje”, deklaron Aleksander Deavaytkin, kreu i Observatorit te Pulkovo te Rusise.

Por, gjithsesi mundesit e evitimit te rrezikut qe kalle DA14 nuk jane te gjitha kaq pesimiste.

“Asteroidi mund te ndahet ne shume pjese, pasi te hyje ne atmosferen e tokes. Ne kete rast, pjesa me e madhe e tij kurre nuk ka per te arritur ne siperfaqen e tokes”, pohon shkencetari Dunham nga NASA.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stuhia diellore do godasė tokėn

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 08.03.12 19:42



Njė stuhi e fuqishme solare pritet ta godasė tokėn, ndėrsa ekspertėt paralajmėrojnė se ajo mund tė ēregullojė rrjetin elektrik, sistemin satelitor tė navigimit(GPS) dhe fluturimet ajrore.

Ekspertėt e hapėsirės nė SHBA thonė se stuhia e shkaktuar nga shpėrthimi mė i madh diellor nė pesė vjetė e fundit po udhėton drejt tokės mė nje shpejtėsi prej mbi 6 milionė kilometrash nė orė dhe pritet tė hyjė nė atmosferėn e tokės tė enjten rreth orės 12 (GMT). Stuhia solare pritet tė zgjasė deri tė premten.

Shkencėtarėt thonė se stuhia ėshtė shkaktuar nga njė shpėrthim masiv qė ka ndodhur nė diell nė fillim tė kėsaj jave.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 13.03.12 17:18



Stuhia Diellore, parashikohet njė e dytė nė 48 orėt e ardhshme, mė e fuqishme

Stuhia e pare e dates 11 mars rregjistroi disa rryma te dobta ne oret e para te mengjezit.

Me 60% siguri, ne 48 oret e ardhshme mendohet qe Toka te goditet nga nje tjeter stuhi diellore, e provokuar nga shperthimet diellore te diteve me pare.

Lajmerimi vjen nga Agjencia Amerikane per Atmosferen dhe Oqeanet NOAA. Ekspertet e kesaj agjencie nuk jane ne gjendje qe te percaktojne masen e ndikimt qe kjo stuhi do te kete ne Toke, por per nje gje ata jane te sigurt, ne lartesi te medha do te feksen aureola spektakolare.

Shperthimi i ndodhur ne siperfaqen e Diellit ne daten 10 mars, mendohet se do te interesoje Token me grimcat e leshuara me kete rast ne datat 12 dhe 13 te ketij muaji, nderkohe qe aktualisht, intensiteti i shperthimeve ne Diell eshte ne nivele normale.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stuhia Diellore, parashikohet njė e dytė nė 48 orėt e a

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 13.03.12 20:16

uroj te mos shkaktoj shum deme
avatar
Ushtari i krishtit

332


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo prej 16.03.12 23:22



A e dini arsyen pse Hėna i ngjan djathit? Zbulojeni kėtu

Pėr tė festuar ditėn e 100 tė “Lunar Reconnaissance Orbiter”, NASA ka publikuar njė video, qė tregon sesi Hėna mbėrriti deri nė atė formė qė duket sot. “Nga viti nė vit, Hėna duket sikur kurrė s’ndryshon – ka theksuar NASA -. Krateret dhe formime tė tjerė duken sot sikur kanė qenė permanentė, por realisht Hėna jo gjithmonė ėshtė dukur si sot. Falė ‘Lunar Reconnaissance Orbiter’ tė NASA-s, tashmė ne kemi njė shikim mė tė mirė pėr historinė e satelitit tonė, Hėnės”.

Video tregon se gjatė 4.5 milion vjetėve tė ekzistencės sė Hėnės, disa asteroidė tė ndryshėm nė masė janė pėrplasur nė sipėrfaqen e saj, duke krijuar kratere. “Lunar Reconnaissance Orbiter”, e linēuar nė hapėsirė gjatė vitit 2009, ka mbledhur informacione tė detajuara rreth zhvillimit Hėnor. Ky mision ėshtė pjesė e njė programi pėr tė pėrhapur praninė njerėzore nė sistemin diellor.


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHFAQET NJĖ HYRJE MISTERIOZE TREKĖNDORE NĖ DIELL

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 22.03.12 10:05



Sigurisht qė ky ėshtė njė super-Mister!
Njė njollė super gjigande (?) nė formė trekėndore dhe thuajse nė madhėsinė e Diellit u shfaq mė 12/03/2012.
Tė shumėt janė shkencėtarėt qė bėjnė fjalė pėr njė Portė Hyrėse, e cila po pėrgatitet pėr tė pranuar apo tė dal prej andej diēka…!
Pėr momentin askush nuk ėshtė nė gjendej tė shpjegojė kėtė strukturė trekėndore tė zezė, nėse ajo pėrbenė njė fenomen natyrorė tė panjohur apo nėse vėrtet dikush mund ta lidhė atė me ēdo lloj hipoteze, sado imagjinare apo reale qofshin ato.
Shkencėtarėt mė tė pėrmbajtur flasin pėr njė vrimė, ndėrsa konspiracionistėt e shumtė, ndėr ta dhe NTP, e lidhin atė direkt me piramidėn dhe Syrin Gjithėpamės (qė sheh gjithēka)! /albobserver.com/
Edhe pse fantazia dhe teoritė, si konspirative dhe ato fantastikoshkencore mund tė krijojnė gjithfarė lloj hamendimi, ajo ēka duhet theksuar dhe ėshtė e sigurt, ėshtė fakti se fotografitė janė Tė Vėrteta:



A. obsserver
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHFAQET NJĖ HYRJE MISTERIOZE TREKĖNDORE NĖ DIELL

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 22.03.12 19:01

bravo nice work
avatar
Ushtari i krishtit

332


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 23.03.12 18:37

Edhe ky dielli eshte patjeter i manipuluar nga masonet!
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

po

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 23.03.12 19:55

Meridiani 0 (zero) shkruajti:Edhe ky dielli eshte patjeter i manipuluar nga masonet!
po pse jo mbase ku i dihet
avatar
Ushtari i krishtit

332


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers - 2

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi