E ardhmja e demokracisė nė botė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

E ardhmja e demokracisė nė botė

Mesazh  Valtoni prej 25.12.11 19:39

E ardhmja e demokracisė nė botė

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e vlerėsojnė promovimin e demokracisė nė vende dhe rajone tė ndryshme tė botės si njė kusht shumė tė rėndėsishėm pėr forcimin e paqes dhe tė sigurisė nė shkallė globale.

Sa mė shumė shtete tė respektojnė vlerat dhe parimet demokratike tė qeverisjes, aq mė i sigurt dhe i paqtė do tė jetė globi ynė. Por cilat janė perspektivat e zgjerimit tė demokracisė nė botė, sot dhe nė tė ardhmen?

Lindja e Mesme.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore ky rajon ka qenė dhe mbetet ndėr mė tė trazuarit nė botė. Njė ndėr arsyet ėshtė se elitat politike nė vendet e kėtij rajoni kanė qenė dhe mbeten thellėsisht armiqėsore ndaj vlerave dhe formės demokratike tė qeverisjes.

Asnjė nga tė 17 shtetet qė bėjnė pjesė gjeografikisht nė rajonin e Lindjes sė Mesme nuk ėshtė vend demokratik, pėrveē Izraelit. Sidoqoftė, perspektiva e zhvillimit tė demokracisė nė kėtė rajon dhe, pėrgjithėsisht, nė botėn arabe, nuk mund tė mohohet; madje, kjo perspektivė mund tė mos jetė shumė e largėt.

Kudo nė vendet e kėtij rajoni ka njė aspiratė tė fortė indigjene (jo tė importuar nga jashtė) pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut, pėr liberalizimin dhe hapjen e shoqėrive tė tyre autokratike, pėr metoda transparente dhe demokratike qeverisjeje.

Kėto aspirata tė popujve arabė do tė vazhdojnė tė ekzistojnė, pavarėsisht rrethanave politike qė mund t’i pengojnė ato nė vende tė veēanta dhe pavarėsisht disfatave tė pėrkohshme nė pėrpjekjet e forcave progresiste pėr demokratizimin e shoqėrisė nė kėtė apo atė vend tė veēantė.

Nėse situata nė Irak nuk pėrmirėsohet mė tej, ose pėrkeqėsohet, mullahėt dhe autokratėt qė sundojnė nė vendet e Lindjes sė Mesme do ta pėrdorin kėtė si njė argument kundėr “rreziqeve” qė mbart pėrhapja e demokracisė, madje edhe pėr tė argumentuar se gjoja popujt arabė nuk e kanė demokracinė njė aspiratė tė tyre.

Por nėse zhvillimet nė Irak marrin njė kthesė pozitive, atėherė mundėsitė pėr zhvillim demokratik nė disa prej vendeve arabe bėhen mė reale.

Njė nga sfidat mė tė mėdha nė kėto vende, sot dhe nė tė ardhmen, ėshtė se si mund tė menaxhohet procesi i liberalizimit politik nė mėnyrė qė tė konsolidohen forcat e moderuara, duke parandaluar ardhjen nė krye tė shtetit, pėrmes kutive tė votimit, tė elementėve dhe tė forcave radikale islamike, tė cilėt mund ta pėrdornin procesin demokratik pikėrisht pėr ta likuiduar atė.

Fitorja e Hamasit nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006 nė Palestinė dhe implikimet politike tė kėsaj ngjarjeje (ardhja nė pushtet, pėrmes zgjedhjeve tė lira, e njė organizate islamike terroriste) janė ende jo fort tė qarta.

Eksperienca historike nuk ofron shembuj qė tė garantojnė se institucione tė zgjedhura demokratikisht mund tė ndikojnė pėr tė moderuar influencėn e njė varianti tė tillė tė radikalizmit islamik, siē ėshtė Hamasi.

Nga njėra anė, fitorja e Hamasit ishte njė goditje e rėndė pėr procesin e paqes nė Lindjen e Mesme, pasi ajo e radikalizoi edhe mė tej politikėn nė kėtė rajon. Hamasi ėshtė pėrpjekur tė uzurpojė tė gjitha instrumentet e pushtetit shtetėror pėr t’i pėrdorur ato qė tė shtypė opozitėn dhe tė vendosė gradualisht njė regjim autoritarist.

Nėse sfida e pėrmendur mė sipėr mund tė pėrballohet, ėshtė plotėsisht e mundur qė bota arabe tė demokratizohet, madje qė shtete tė veēanta tė kėtij rajoni tė bėhen shtete demokratike, brenda njė kohe jo shumė tė gjatė.

Njė model i cili mund tė ketė ndikim pozitiv nė aspiratat demokratike tė popujve tė Lindjes sė Mesme ėshtė ai i Turqisė, qeveria e sė cilės, edhe pse e formuar nga njė parti qė e merr seriozisht fenė islame, ka provuar se mundet ta drejtojė vendin nė mėnyrė demokratike.

Ky model mund t’u vijė pėr shtat grupeve tė gjera shoqėrore dhe forcave politike tė moderuara nė shumė prej vendeve tė Lindjes sė Mesme, tė cilat, duke respektuar vlerat fetare, njohin dhe respektojnė parimin e ndarjes sė fesė nga shteti.

Ka njerėz qė mendojė se Irani, duke zgjeruar influencėn e vet nė rajonin rreth tij, mund tė arrijė tė eksportojė nė vendet fqinje formėn e vet tė qeverisjes, atė tė republikės islamike. Nė fakt, Irani ka njė ēerek shekulli qė pėrpiqet tė eksportojė revolucionin e vet islamik, por pa sukses.

Kjo ka ndodhur pėr shkak se Teherani ka dhėnė dhe vazhdon tė japė modelin e njė shteti autoritarist dhe tė dėshtuar.

Shumicės sė qytetarėve iranianė u ka ardhur nė majė tė hundės me regjimin e tyre. Nėse ata do tė lejoheshin tė votonin vėrtet lirisht nė zgjedhje demokratike, nuk ka dyshim se do tė zgjidhnin njė alternativė mė tė mirė se regjimi aktual i ajatollahėve dhe se qeveria e Ahmadinexhadit.

Pėr shkak se qytetarėt iranianė nuk e kanė kėtė mundėsi, si edhe pėr shkak tė kontradiktave tė thella tė brendshme tė vetė regjimit, Republika Islamike e Iranit nuk gėzon kredibilitet dhe nuk ofron njė model atraktiv pėr vendet e tjera tė rajonit.

Regjimi i Teheranit mbahet nė kėmbė nė saje tė kontrollit tė plotė mbi burimet e naftės dhe tė ardhurat prej saj, si edhe me anė tė njė aparati tė gjerė policor. Kjo gjendje, natyrisht, nuk mund tė vazhdojė pėrgjithmonė. Nė 10 apo 15 vjet, Irani mund tė jetė njė vend demokratik.

Azia Lindore dhe Qendrore.

Tė vetmet vende tė konsoliduara demokratike nė Azi janė India, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani. Indonezia, edhe pse nominalisht njė vend demokratik, i cili ka mundur me sukses tė plotėsojė vakuumin politik qė krijoi rrėzimi i Suhartos dhe tė pėrballojė vėshtirėsitė qė ofron administrimi shtetėror i njė vendi qė shtrihet gjeografikisht nė mbi 18 mijė ishuj, vazhdon tė mbetet njė demokraci e brishtė.

Si shteti me popullsinė mė tė madhe muslimane nė botė dhe i katėrti pėr nga popullsia, konsolidimi ose jo i Indonezisė si njė shtet demokratik pėrbėn njė nga sfidat mė tė mėdha nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm. Nga ana e saj, Kina, me mbi 1.3 miliardė banorė, vazhdon tė mbetet njė shtet autoritarist.

Zhvillimi ekonomik spektakolar i Kinės gjatė kėtyre 30 vjetėve tė fundit ka krijuar ēdo premisė pėr liberalizimin e politikės tė saj. Kina nuk mund tė mbetet edhe pėr shumė kohė njė shtet ekonomikisht i hapur dhe politikisht i mbyllur.

Liria e tregut dhe mungesa e lirive politike nuk mund tė vazhdojnė tė bashkekzistojnė edhe pėr shumė kohė. Nė 20 vjet, ose ndoshta nė 10 apo 15 vjet, Kina, gjithashtu, mund tė jetė njė vend demokratik.

Azia, veēanėrisht vende tė tilla si Pakistani, Afganistani dhe vendet muslimane tė Azisė Qendrore, vazhdon tė mbetet njė nga rajonet mė tė vėshtira tė globit. Ky rajon do tė jetė, siē shprehet Brzezinski, “Ballkani global i ardhshėm”.

Mobilizimi i elementėve dhe i forcave islamike ekstremiste nė shumė prej vendeve tė kėtij rajoni pėrbėn njė problem serioz. Nėse nė kėto vende nuk shohim ndryshime graduale nė formėn e qeverisjes, forcimin e shoqėrisė civile, mobilizimin e elementėve dhe tė forcave tė moderuara, si edhe parti politike tė orientuara nga parime dhe ideale demokratike, e vetmja alternativė pėr to mbetet represioni absolut i tipit tė Talibanit, apo njė diktaturė islamofashiste.

Afrika.

Ky kontinent pėrfaqėson njė situatė tė larmishme dhe tė komplikuar. Pothuajse dy nė ēdo pesė shtete tė Afrikės nėnsahariane janė sot formalisht shtete demokratike.

Sidoqoftė, pjesa mė e madhe e tyre janė thjesht “demokraci elektorale”, tė cilat pėrpiqen tė shiten pėr demokraci, por nuk janė tė tilla. Ato karakterizohen nga konflikte tė theksuara etnike dhe nuk kanė njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm.

Nėse zhvillimi ekonomik dhe shoqėria civile shėnojnė rritje, Afrika ka ēdo mundėsi qė tė demokratizohet, edhe pse agjenda e demokratizimit nė kėtė kontinent, i cili ėshtė rajoni mė i varfėr dhe mė i prapambetur i botės, ėshtė e gjerė dhe kėrkon kohė tė realizohet.

Amerika Latine.

Shumica e shteteve tė kėtij kontinenti janė vende demokratike, edhe pse jo demokraci tė pakonsoliduara. Disa prej tyre, nėse sistemi demokratik i qeverisjes nuk konsolidohet dhe nėse ritmet e zhvillimit tė sotėm ekonomik bien, mund tė vihen nė rrezik.

Mjafton tė pėrmendim Venezuelėn. Ky vend ka pasur njė sistem demokratik tė qėndrueshėm pėr shumė dekada me radhė, por elita politike e tij ishte e korruptuar, qytetarėt nuk pėrfitonin tė mirat e sistemit demokratik, dhe ajo qė ndodhi ishte ardhja nė pushtet, me votėn “e lirė” tė popullit, e njė lideri populist si Hugo Chavez, i cili, nė fillim tė viteve 1990, u pėrpoq tė kryente dy grushte shteti, ndėrsa sot ėshtė diktatori ushtarak i kėtij vendi.

Nėse krahasojmė Amerikėn Latine me rajone tė tjera tė botės, duhet tė jemi mė shumė optimistė, sesa pesimistė pėr tė ardhmen e demokracisė nė kėtė kontinent.

Perfundime.

Dy dekadat e ardhshme do tė jenė dėshmitare tė njė gare tė jashtėzakonshme qė do tė shtrihet nga Indonezia nė Marok, midis tri alternativave historike, tė cilat janė: (1) ruajtja dhe forcimi i mėtejshėm i regjimeve tė sotme diktatoriale; (2) mobilizimi masiv ekstremist islamik dhe (3) reformimi demokratik i shoqėrisė.

Tė tri kėto alternativa janė tė mundshme. Pyetja qė shtrohet ėshtė se si dhe sa mundet, ose duhet bėrė presion nga Perėndimi, qė politika e kėtyre vendeve tė reformohet dhe tė demokratizohet? Kjo ka qenė dhe mbetet njė ēėshtje shumė delikate.

Nėse presioni ėshtė shumė i fortė dhe bėhet pėr tė realizuar ndryshime shumė tė shpejta, rezultati mund tė jetė krejt i padėshirueshėm, diēka e ngjashme me pėrsėritjen e revolucionit islamik iranian, mė 1979, nė cilindo nga ato dhjetėra vende qė shtrihen nga bregdeti atlantik i Afrikės, deri nė Lindjen e Largme.

Kjo do tė mundėsonte krijimin e diktaturave tė reja islamike, tė cilat do tė shiteshin si regjime popullore dhe mund ta zgjasnin ekzistencėn e tyre edhe 20 apo 30 vjet tė tjera, duke e bėrė mė tė largėt perspektivėn e demokratizimit nė shumė prej kėtyre vendeve.

Por, pėrfytyroni pėr njė ēast, njė Kinė demokratike nė Azi, njė Rusi demokratike nė hapėsirėn gjigante euro-aziatike, njė Pakistan demokratik nė kufi me Kinėn dhe me Indinė demokratike, njė Indonezi si Turqinė, njė Irak tė demokratizuar, nė fqinjėsi tė mirė me njė Iran po ashtu tė transformuar demokratikisht dhe tė ēmilitarizuar, njė Palestinė tė pavarur dhe demokratike, njė Egjipt dhe njė Sudan qė janė gjithashtu shtete demokratike.

Deri mė sot jemi mėsuar tė shohim njė tablo krejt tjetėr nga kjo qė pėrfytyruam mė sipėr. Por tabloja e botės nuk mbetet e pandryshuar. Ajo ka ndryshuar vazhdimisht dhe do tė ndryshojė pėrsėri, sado e vėshtirė qė ėshtė tė imagjinosh njė hapėsirė demokratike gjeografikisht kaq tė gjerė.

Kush mund ta imagjinonte 20 vjet mė parė shembjen e kolosit sovjetik, ose fundin paqėsor tė aparteidit nė Afrikėn e Jugut? Tridhjetė e pesė vjet mė parė, bota kishte vetėm 32 shtete, nė tė cilat zhvilloheshin zgjedhje tė rregullta demokratike. Sot zgjedhje tė tilla zhvillohen nė afėr 120 vende tė botės. Sfera e demokracisė nė botė ka ardhur duke u zgjeruar.

Kjo ėshtė njė tendencė e cila nuk mund tė ndalet, sado tė komplikuara dhe tė disfavorshme tė jenė situatat dhe zhvillimet e sotme nė disa rajone tė globit. As lindja e fashizmit dhe e nazizmit, as Lufta e Ftohtė nuk e penguan forcimin e demokracisė dhe zgjerimin e saj nė botė.

Triumfi nė luftėn kundėr xhihadizmit islamik dhe autokracisė si formė regjimi politik nė shumė vende tė Afrikės, tė Lindjes sė Mesme dhe tė Azisė do tė krijojė patjetėr rrethana tė cilat do tė mundėsojnė realisht zhvillime demokratike nė kėto vende dhe triumfin pėrfundimtar tė demokracisė liberale si sistem botėror.

avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi