Amishėt

Shko poshtė

Amishėt

Mesazh  Gon! prej 23.12.11 13:12

Kush ėshtė komuniteti Amish!



Nė pamje tė parė, shumė pjesėtarė tė komunitetit Amish, duket sikur kanė mbetur tė "ngėrthyer" nė shekullin e 19-tė. Pjesėtarėt e kėtij komuniteti preferojnė kuajt nė vend tė makinave, jetėn modeste nė vend tė luksit. Shumica nuk kanė telefona dhe as energji elektrike nė shtėpitė e tyre. Ata i dėrgojnė fėmijėt e tyre nė shkolla private, njėdhomėshe, deri nė moshėn 13 vjeē. Ata evitojnė teknologjinė dhe predikojnė izolimin nga bota moderne. Ata nuk pranojnė t\‘i bashkohen ushtrisė dhe as nuk pranojnė ndihmėn e qeverisė.

Komuniteti Amish, nė Lancaster County, Pensilvani, ka qenė model edhe pėr njė film tė 1985-ės, "Dėshmitari", ku nė rol kryesor luan Harrison Ford. Njė film "thriller" qė vė nė dukje kontrastin mes botės moderne, tė dhunshme, dhe ekzistencės paqėsore tė Amishėve. Pjesėtarėt e komunitetit Amish, pėrjetojnė nė pjesėn mė tė madhe, tė njėjtat probleme me komunitetet e tjera, por i mban ato tė fshehta. Rreth 200 mijė njerėz Amish, jetojnė nė mė shumė se 20 shtete tė Amerikės dhe nė provincėn e Kanadasė, nė Ontario.

Grupi mė i vjetėr i "Urdhrit tė vjetėr Amish", me rreth 16-18 mijė pjesėtarė, jetojnė nė Lancaster County, njė zonė rurale ku u vendosėn Amishėt e parė, nė vitin 1720, shumica tė larguar nga persekutimet nė Evropė. Amish ėshtė i ndarė nė disa degė tė veēanta, tė vendosura nėpėr distrikte dhe kongregacione. Ēdo distrikt ėshtė krejtėsisht i pavarur dhe jeton sipas rregullave tė veta tė pashkruara. "Urdhri i Vjetėr", ėshtė edhe mė konservativi i kėtyre grupeve dhe ka rregulla tė rrepta pėr veshjen, sjelljen si edhe pėrdorimin e teknologjisė.

Mjetet e transportit Amish..





Dasmat Amish

Amish janė komunitet i vogėl por i fuqishėm nė Kombet e bashkuara dhe Kanada. Ka rreth 200.000 Amish nė Kombet e bashkuara. Ata jetojnė sipas njė religjioni tė vjetėr katolik. Ata pėrdorin kujat pėr bujqėsi dhe transport, vishen nė mėnyrė tradicionale, dhe nuk lejojn telefon dhe rrymė.

Dasmat amishe janė mbajtur zakonisht tė marteve ose tė enjtėve pas tė korrave. Pas njohjes, ēifti i ri bashkohet nė kishė dhe pagėzohen. Njė i ri informon njė tė vjetėr nė kishė tė cilėt pastaj shkojnė te prindėrit e vajzave amishe pėr tė marrė premtimin pėr martesė. Pas premtimit tė dhenė nga prindėrit peshkopi 'publikon' lajmin e martesės nė kishė. Nė ditėn e martesės nusja veshė njė fustan tė kaltėr tė thjeshtė. Nuk bėnė makeup, dhe nuk pranon unazė fejese apo martese. Ēifti betohet nė kishė. Ceremonia mund tė zgjas disa ore, duke u ndjekur nga komuniteti qė pėrfshihet nė banket duke kėnduar. Ēifti i ri do tė flej nė shtėpinė e prindėrve natėn e parė. Nė disa grupe ēifti duhet tė ngrihet nė mėngjesin e parė tė martesės sė tyre dhe tė pastrojne tė gjitha teshat e tyre sė bashku. Pas martesės ēifti do tė kaloj disa javė duke vizituar shtėpitė e miqve dhe tė afermeve tė cilėt janė kujdesur pėr dasmėn.


Interesante

Amishėt kanė disa tradita dasmash qė mund t'ju befasojnė. Njė ceremoni quhet, "duke shkuar nė tavolinė'. Pas ushqimit, gratė e pamartuar nė mes tė 16 dhe 30-ave ftohen tė ulen njė nga dhomat mė tė mėdha tė fjetjes. Burri shkon nė shtallė. Ėshtė detyrė e ēiftit tė martuar tė bind tė riun qė tė shkoj brenda nė shtėpi dhe tė ngjitet lartė ku janė duke pritur vajzat. Djali kėrkon nga njė vajzė 'tė shkoj te tavolina', njė tavolinė poshtė. Nė ndėrkohė njerėzit mė tė vjetėr ulen nė banka nėpėr shtėpi. Ata kėndojnė, hanė karamele dhe fruta. Nusja dhe dhėndrri sigurojnė ēdo person tė pamartuar tė cilėt sė paku janė 16, qė tė ka njė partner pėr tavolinen e mbrėmjes. Pėrderisa djemtė dhe vajzat janė zakonisht tė ndara kjo ėshtė njė ritual i rėndėsishėm. Kjo ėshtė mėnyra qė tė rinjtė dhe tė rejat tė noftohen me njėri-tjetrin dhe tė shohin nėse ka ndonjė shkėndijė qė mė vonė tė udhėheq nė martesė.
avatar
Gon!

349


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Amishėt

Mesazh  Berti69 prej 24.09.12 20:32

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi