Sėmundja e mistershme qė vret meshkujt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sėmundja e mistershme qė vret meshkujt

Mesazh  Odin prej 13.12.11 22:31

Sėmundja e mistershme qė vret meshkujt nė Salvador



Njė epidemi e mistershme ėshtė duke u pėrhapur nė Amerikėn Qendrore, duke u bėrė shkaktari i dytė i vdekjes sė meshkujve nė El Salvador, kurse nė Nikaragua ajo ėshtė mė vdekjeprurėse sesa HIV-i dhe diabeti sė bashku.

Kjo nuk ka gjetur ende shpjegim, por teoria mė e fundit thotė se viktimat thjeshtė e ēojnė veten drejt vdekjes. Nė ultėsirat perėndimore tė Nikaraguas, nė njė regjion me plot fusha tė kallam sheqerit, gjendet komuniteti i vogėl i quajtur La Isla.

Shtėpitė e vogla janė mozaik i ēimentos dhe drurit. Pjesėt e stofit shėrbejnė si dyer.

Maudiel Martinez del nga shtėpia e tij. Ai ėshtė i zbehtė dhe eshtrat i vėrehen mirė nė fytyrė. Ai mezi ecė, sikur tė ishte plak, pėrkundėr asaj se ka vetėm 19 vjet.

“Se si ėshtė kjo sėmundje, mjafton qė tė mė shikoni mua, por pas njė muaji, unė mund tė mos jem mė gjallė. Vdekja nga kjo sėmundje tė vjen krejt papritur”, thotė ai.

Mst/ “Ishulli i vejushave”

Veshkat e Maudielit janė duke u shkatėrruar. Ato nuk e kryejnė funksionin themelor tė filtrimit tė “mbeturinave” nga trupi i tij - ai ėshtė duke u helmuar nga vetė trupi i tij.

Kur ai u sėmur para dy vjetėsh, ai tanimė e dinte se si zhvillohej kjo sėmundje dhe si mund tė pėrfundojė. “Mu kujtua menjėherė babai dhe gjyshi im”, thotė ai. Qė tė dy vdiqėn nė tė njėjtat rrethana. Tre nga vėllezėrit e tij po ashtu e kanė kėtė sėmundje.

Tė gjithė ata punojnė nė fushat e kallamsheqerit.

Kjo sėmundje e veshkave ka mbytur aq shumė njerėz nė kėtė fshat, sa qė tani banorėt e tij nuk e quajnė mė kėtė vend vetėm La Isla - qė d.m.th. “Ishulli”, por “La Isla de las Viudas” - “Ishulli i vejushave”. Kjo epidemi ėshtė pėrhapur edhe jashtė kufijve tė Nikaraguas. Ajo ka prekur gjashtė vende tė rajonit.

Ministri i shėndetėsisė sė El Salvadorit ka bėrė thirrje te bashkėsia ndėrkombėtare pėr ndihmė. Ai ka thėnė se kjo epidemi ėshtė duke e korrur popullsinė e kėtij vendi.

Sėmundja u shndėrrua nė ēėshtje politike

Nė njė klinikė nė El Salvador, nė rajonin bujqėsor Bajo Lempa, Dr. Karlos Orantes ka zbuluar se njė e katėrta e meshkujve tė kėtij rajoni e kanė pasur kėtė sėmundje.

Pėr mė tepėr, ai thotė se tė sėmurėt, pjesa mė e madhe e tyre meshkuj, nuk tregojnė shenja tė diabetit dhe shtypjes sė lartė tė gjakut, sikur te rastet e tjera tė sėmundjeve kronike tė veshkave gjetiu nė botė.

“Pjesa mė e madhe e meshkujve qė i kemi studiuar, vuajnė nga njė sėmundje kronike e veshkave, pa ndonjė shkaktar tė ditur”, thotė ai.

Ajo qė kėta meshkuj kanė tė pėrbashkėt, ėshtė se qė tė gjithė punojnė nė bujqėsi. Prandaj, Dr Orantes mendon se shkaktar i sėmundjes sė tyre mund tė jenė substancat helmuese kimike - pesticidet dhe herbicidet - tė cilat pėrdoren me tė madhe nė bujqėsi. “Kėto substanca kimike janė tė ndaluara nė SHBA, Evropė dhe Kanada, por ato pėrdoren kėtu me tė madhe, pa kurrfarė masash mbrojtėse”, thotė ai.

Megjithatė, ai nuk mund t’i pėrjashtojė shkaktarėt tjerė tė mundshėm. Pėr shembull, pėrdorimin e tepėrt tė ilaēeve kundėr dhembjeve, tė cilat mund tė dėmtojnė veshkat, gjė qė mund ta bėjė edhe sasia e tepėrt e alkoolit. Nė Nikaragua, kjo sėmundje ėshtė shndėrruar nė njė ēėshtje politike.

Nė vitin 2006, Banka Botėrore i dha njė hua kompanisė mė tė madhe tė kallamsheqerit, pėr ta ndėrtuar njė fabrikė etanoli. Punėtorėt e plantacionit u ankuan se kushtet e punės ishin tė tmerrshme, si dhe pėrdorimi i kemikalieve ishte tepėr i lartė, gjė qė mendonin se ishin shkaktarėt e sėmundjes.

Si pėrgjigje, banka u pajtua qė tė financonte njė studim, pėr gjetjen e shkaktarit tė epidemisė.

“Rezultatet e studimit pėrkrahin hipotezėn se stresi nga nxehtėsia mund tė jetė shkaktar i sėmundjes”, thotė Daniel Bruks nga Universiteti i Bostonit, i cili ėshtė duke e udhėhequr kėtė studim.

Ekipi i tij zbuloi se nuk janė duke u sėmurė vetėm punėtorėt e kallamsheqerit. Edhe minatorėt dhe punėtorėt e limanit janė duke u ballafaquar me kėtė sėmundje, pėrkundėr faktit se ata nuk u janė ekspozuar substancave kimike.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sėmundja e mistershme qė vret meshkujt

Mesazh  Gjinkalla prej 14.12.11 8:14

o zot vetem shendetin me ruaj nuk dua asgje tjeter
avatar
Gjinkalla

279


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

epidemia

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 14.12.11 18:44

epidemia eshte edhe shkak i ngrohjes globale mos te harrojme se po vazhduan me kte ritem shum semundje te reja do te kemi
avatar
Ushtari i krishtit

389


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sėmundja e mistershme qė vret meshkujt

Mesazh  Xhemajl prej 14.12.11 21:19

Kjo s'eshte semundja e pare e keti lloji,,fuqite e medha do te shpikin edhe shum semundje te tjera per ta pakesuar numrin e banorve,fatekeqsisht.
avatar
Xhemajl

327


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi