Pasqyra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pasqyra

Mesazh  Zattoo prej 13.12.11 0:44

Pasqyra



Pasqyra ėshtė si magnet. Ėshtė nė gjendje t’i tėrheqė tė gjitha ndjenjat negative dhe t’i akumulojė nė sipėrfaqen e vet. Pasqyra nė shtėpi ėshtė dėshmi e asaj qė ndodh nė tė.

Ajo reflekton drama dhe tragjedi, ngjarje interesante dhe budallallėqe, anėn e bukur dhe tė shėmtuar tė jetės.

Pasqyra e vjetėr me tė kaluar tė pasur shpesh di tė shkaktojė ėndrra tė pazakonshme plot me pamje bizare. Kjo mund tė zgjojė dėshira tė pazakonshme dhe frika tė pashpjegueshme. Pasqyra nuk mban mend pamjet, por emocionet qė i kanė shkaktuar ato pamje, kurse kjo do tė thotė se ato mund tė ndikojnė nė psikėn e pronarit tė ri.

Pasqyrat pėrdoren edhe pėr komunikim me shpirtrat. Ata mė shpesh shkruajnė mesazhe ose vizatojnė nė pasqyrė, ndėrsa ndonjėherė shfaqet edhe fytyra e vet. Pasqyrat pėrdoren edhe pėr meditim, shikimin e aurės dhe hulumtimi i jetės sė kaluar duke shikuar me vėmendje nė pasqyrė nė njė dhomė tė zezė nė atmosferė tė qetė dhe me qiri para jush.

Psikomanteum ėshtė dhomė e izoluar ku nė errėsirė totale njeriu rri ulur nė karrige dhe shikon nė pasqyrė, pas njė kohe tė caktuar shfaqet njė gjendje hipnozuese ku personi komunikon me tė vdekurit ose e shikon tė ardhmen.

Thuhet se pasqyrat mund tė na robėrojnė midis dy botėve. Nė shumė fe dhe kultura ende ekzistojnė tradita ekziston tradita tė mbulohen pasqyrat kur ka tė vdekur nė shtėpi, sepse nėse fytyra e tij reflektohet nė pasqyrė ai do tė mbetet i robėruar nė atė botė dhe shpirti i tij do tė mbetet nė shtėpi. Shumė njerėz tregohen tė vėmendshėm kur blejnė pasqyra tė vjetra, sepse padyshim qė ato kanė parė shumė vdekje.

Kėto ditė lexova njė ngjarje bizare tė shkurtėr qė ka ndodhur nė Francė nė vitin 1997. Ngjarja ėshtė shumė e ēuditshme: tregtarėt e antikiteteve u janė drejtuar gazetarėve qė t’i paralajmėrojnė koleksionuesit tė mos blejnė pasqyrė nė tė cilėn shkruhet “Luj Arpo 1743”. Tregtarėt kanė shpjeguar se ajo pasqyrė ėshtė e mallkuar dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr vdekjen e 38 njerėzve gjatė njė historie tė gjatė, prandaj kanė vendosur t’i lajmėrojnė mediat.

Pėrralla thotė se pasqyra shkakton gjakderdhje nė tru tek njerėzit qė shikohen nė tė. Disa besojnė se i reflektojnė rrezet thyerjes sė dritės nė mėnyrė tė veēantė, tė tjerė pohojnė se bėhet fjalė pėr energji negative tė cilėn pasqyra e ka mbledhur gjatė qindra viteve, disa, pėrsėri mendojnė se ėshtė portė pėr nė botėn tjetėr.

Nuk ekziston pėrgjigje konkrete rreth pasqyrės, por njerėzit ende punojnė me kėmbėngulje qė t’i shpjegojnė shkaqet pėr vdekjen misterioze tė pronarėve tė mėparshėm. Ėshtė dėshmuar se pasqyra ėshtė zhdukur pasi njė profesor pėr kriminologji ka marrė lejė ta fotografojė dhe t’ua tregojė studentėve tė vet.

Pasqyra ėshtė ruajtur nė njė stacion policie pėr shkak tė vrasjes sė dy personave nė vitin 1910, por dikush ka kryer vjedhje nė stacionin e policisė ku midis gjėrave tė tjera tė vyeshme hajduti ka vjedhur edhe pasqyrėn. Momentalisht pasqyra ėshtė zhdukur dhe konsiderohet se hajduti do ta shesė dhe prandaj paralajmėrohen blerėsit.


avatar
Zattoo

667


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pasqyra

Mesazh  Jetmira prej 20.07.13 13:34

Pasqyra, ēfarė fshihet pėrtej saj?

Supersticiozėt mendojnė se nėse e thyen, shtatė vjet do tė shkojnė ters dhe nuk ėshtė pėr t‘u ēuditur shumė: pasqyra na ndihmon qė tė njohim identitetin tonė. Pėr shekuj me radhė ėshtė besuar se pasqyra "mund tė tė zėrė rob shpirtin" (dhe pėr kėtė dikur mbuloheshin pas vdekjes sė njė familjari). Por pasqyrat nuk janė vetėm objekte tė cilat kanė njė pėrdorim tė pėrbashkėt: shėrbejnė pėr tė mbledhur dhe pėr tė transmetuar dritėn e yjeve, si dhe pėr tė parė vende tė cilat janė tė padukshme pėr syrin (mendoni pėr periskopin), pėr tė prodhuar dritėn lazer dhe pėr tė gdhendur holograme.
"E mallkuar" nga Papa

Pasqyra ėshtė zbuluar qė nė antikitet (nė Turqi janė gjendur disa xhama dhe metale tė oksiduara, tė cilat datojnė rreth 6 mijė vjet) dhe pėr shekuj tė tėrė kanė qenė objekt i rrallė dhe shumė i ēmuar. Jo rastėsisht u janė atribuuar fuqi magjike: dokumentacioni i shumė proceseve tė shtrigave tė viteve ‘300 tregon se pasqyra ishte prova mė e mirė pėr tė pranuar fajėsinė. Nė njė letėr tė Papa Giovannit XXII nė vitin 1326 shkruhej: "Ēdokush qė e pėrdor pasqyrėn pėr rite tė veēanta, nė njė farė mėnyre thėrret djajtė". Besohej se pas sipėrfaqes sė kėtyre objekteve mund tė burgosen shpirtrat e kėqij. Nė fakt, pasqyrat deri nė antikitet kanė qenė mjetet qė i vinin nė ndihmė magjistarėve dhe parashikuesve tė fatit, tė cilėt i pėrdornin pėr tė parashikuar tė ardhmen, ose gjatė njė riti tė caktuar.
E ēmuar si toka

Pasqyrat e egjiptianėve, mikenėve, grekėve, etruskėve dhe mė vonė e romakėve, ishin prej metali dhe bronzi (pak i oksiduar) dhe kur nuk pėrdoreshin, mbuloheshin pėr t‘u mbrojtur nga lagėshtira. Pasqyrat prej xhami u shfaqėn nė shekullin e tretė: ishin shumė tė vogla dhe pėrdoreshin zakonisht pėr hajmali. Edhe Gutenbergu (krijuesi i shtypit, i cili vdiq nė 1468), krijoi disa pasqyra tė cilat ua shiste pelegrinėve tė Aix La Chapelle nė Francė, sepse pasqyrat vendoseshin nė kupolėn e kishės pėr tė parė gjithė turmėn e njerėzve. Bumi i pasqyrave filloi nė ‘500, por kėto objekte vazhduan tė mbeteshin tė rralla dhe tė ēmuara pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė. Derisa nė fund tė ‘600 njė konteshė fisnike franceze shkruante: "Kisha njė terren qė nuk ishte produktiv, e shita dhe nė kėmbim mora njė pasqyrė. A nuk ėshtė fantastike?". Pėr mė tepėr, njė pasqyrė veneciane kishte trefishin e vlerės sė njė pikture tė famshme tė Rafaelos.
Po nė qoftė se nuk do tė ekzistonte pasqyra?

"Pėr njeriun e sotėm, i cili ėshtė mėsuar qė ta shohė imazhin e tij nė kamera, fotografi dhe televizion, ėshtė shumė e vėshtirė qė tė mendojė si mund tė bėhej mė parė pa tė", thekson Sabine Melchior Bonnet, autore e librit "Historia e pasqyrės". Duke e parė veten nė pasqyrė, secili prej nesh shikon dhe njihet me personalitetin dhe identitetin e saj/tij. "Pasqyra nė fund tė fundit ėshtė terapeuti ynė i parė, nė sensin se na tregon diēka nga vetja jonė, tė cilėn ne nuk mund ta shikojmė, si fytyrėn dhe shprehjet e tjera emocionale. Pėrveē kėsaj, ajo na jep idenė e pafundėsisė. Mjafton qė tė vendosesh para dy pasqyrave tė vendosura, duke krijuar njė kėnd pėr tė parė se imazhi ynė pėrsėritet vazhdimisht. Ajo shėrben edhe si mjeti mė i mirė i komunikimit: "Shpesh herė duke bėrė njė ‘bashkėbisedim‘ me pasqyrėn bėhemi mė bindės pėr vetveten", thotė Antonio Giusti, psikolog dhe terapeut nė Milano. Shkrimtari Milan Kundera ka provuar tė imagjinojė se ēfarė do tė ndodhte nėse nuk do tė ekzistonin pasqyrat. "Ndoshta njerėzit do tė harronin se kush ishin".
Nė realitet edhe kafshėt e kanė parė imazhin e tyre nė njė farė mėnyre, jo me pasqyrė, por me anėn e reflektimit tė ujit. Mjaft tė mendoni pėr ujin e qetė pėr tė parė imazhin qė krijohet. Kėtė e kanė bėrė dhe e bėjnė shpeshherė kafshėt pėr t‘u njohur. "Shqetėsimet e perceptimit tė vetvetes kanė ekzistuar gjithmonė, por janė shpėrndarė sidomos nė dhjetėvjeēarin e fundit pėr shkak tė vėmendjes sė madhe qė i kushtohet vetes nė kohėt e sotme. Vajzave anoreksike pėr shembull, iu duket vetja e shėndoshė edhe kur peshojnė vetėm 40 kg. Nė kėtė rast mund tė pėrdoret pasqyra si terapi, duke vizatuar konturet e trupit tė vajzės dhe mė pas tė zhvendoset", nėnvizon Giusti.

Pasqyra ėshtė pėrdorur edhe pėr tė kuruar disa shqetėsime seksuale: ata qė kanė probleme me arritjen e orgazmės, ose edhe ata qė janė shumė tė turpshėm, mjafton qė gjatė aktit seksual ose gjatė masturbimit tė shikojnė imazhin e tyre nė pasqyrė.
Nga ana tjetėr, tė perceptosh imazhin personal nė pasqyrė nuk ėshtė aq "e thjeshtė" sa duket. Fėmija i vogėl e kupton se ai qė duket nė anėn tjetėr tė pasqyrės nuk ėshtė tjetėr njeri pėrveēse atij vetė. Fillimisht "luan" me figurėn qė reflektohet (e puth, kėrkon qė ta prekė), pas rreth 18 muajsh eviton qė ta shohė veten nė pasqyrė, sepse e kupton se refleksi qė i shfaqet nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ai vetė dhe kjo gjė e frikėson. Vetėm pas moshės 2-vjeēare ai e njeh veten dhe nėse shfaqet papritur njė njeri pas tij, pjesa mė e madhe e fėmijėve fillojnė tė ndjekin personin duke vrapuar para pasqyrės dhe duke u mos u kthyer mbrapsht. Fenomeni vazhdon deri nė moshėn 5-vjeēare edhe pse fėmija qė identifikohet nė pasqyrė ende nuk e ka kuptuar konceptin e hapėsirės dhe as fenomenin se ēdo objekt mund tė jetė nė tė njėjtin moment dhe nė tė njėjtin vend tė caktuar.
Sot, pėr tė ndėrtuar pasqyrat e shtėpisė pėrdoren pllaka xhami tė pėrbėra nga strall dhe gėlqere tė thėrrmuar, tė ngrohura deri nė 1500 gradė celsius, ku mė pas fillojnė procesin e ftohjes. Kur pasqyra ėshtė gati, sipėrfaqja e pasme mbulohet me njė shtresė argjendi ose alumini. Mjaftojnė 1,2 gramė argjendi pėr njė metėr katrorė pasqyrė. I njėjti proces ndodh edhe me pasqyrat e mėdha tė cilat pėrdoren pėr tė mbledhur dritėn e yjeve.
Pasqyra mė e madhe...

Pasqyra mė e madhe nė botė gjendet aktualisht nė njė teleskop: ai i cili ėshtė i vendosur nė malin Graham, nė Arizonė. Ajo ka njė diametėr rreth 8,4 metra. Por tė tjerė mė tė mėdhenj se kaq janė nė ndėrtim. Nė ditėt e sotme po mendohet pėr krijimin e pasqyrave shumėfunksionale, tė ndėrtuara nga shumė module afėr njėri-tjetrit, tė cilat mund tė orientohen nė hapėsirė falė disa butonave pėrkatės qė mund tė ndryshojnė pozicion", vazhdon Buēeri. Por pasqyrat kanė pėrdorime tė ndryshme "tė teknologjisė sė lartė". Ekzistojnė nė fakt pasqyra tė vogla dixhitale (tė thėna chip Dmd), tė cilat pėrdoren pėr riprodhuar njė imazh shumė cilėsor. Chipi ėshtė formuar nga miliona pasqyra tė vogla tė cilat janė tė afta tė lėvizin nė mėnyrė tė pavarur nga njėra-tjetra, duke marrė nuanca tė ndryshme. Pasqyra tė veēanta ndėr tė tjera ndihmojnė nė prodhimin e dritės lazer pėr reflektime tė suksesshme. Drita e njė lazeri pėrdoret pėr tė matur me saktėsi tė madhe distancėn nga Hėna nė Tokė.

Perfektja nuk ekziston?
Nė shumė laboratorė po punohet pėr realizimin e tė ashtuquajturės "pasqyra perfekte", e cila ia vlen tė thuhet se ėshtė njė sipėrfaqe e aftė tė reflektojė gjithė dritėn. Studiuesit e MIT (Institutit tė Teknologjisė nė Massachusettsit) kanė realizuar njė material perfekt, i cili bėn mrekulli pėr sa i pėrket iluzionit optik.

Historia. Narcisi dhe pasqyra

Historia e Narcisit ėshtė ndoshta miti mė i famshėm nga antikiteti. Narcisi ishte djali i njė nimfe dhe ishte njė djalosh shumė i pashėm, por qė nuk ishte i vetėdijshėm pėr bukurinė e tij.

Me atė u dashurua njė nimfė, Eco. Narcisi u mėrzit shumė me dashurinė e Ecos. Perėndesha Nemesi, e cila dėnonte dobėsitė e burrave, e dėnoi Narcisin duke e lėnė qė tė shkonte drejt njė pellgu me ujė, nė mėnyrė qė tė mund tė shikonte veten. Ai u dashurua me veten e tij dhe u transformua nė njė Narcis.
Tė njėjtin fat. E gjithė historia ka si kryefjalė pasqyrėn, si dhe dashurinė pėr veten

Edhe mendja ka pasqyrėn e saj

Ėshtė njė nga zbulimet mė tė rėndėsishme tė dhjetėvjeēarėve tė fundit. Edhe truri ka njė "pasqyrė" tė brendshme, e cila riprodhon veprimet qė shikon, tė cilat bėhen nga individė tė tjerė. Autori i zbulimit ėshtė Giacomo Rizzolatti, neurolog nė Universitetin e Parmės.

"Neuronet pasqyrė" (kėshtu quhen) janė qeliza tė trurit, tė cilat aktivizohen sa herė qė individi shikon njė tjetėr person qė bėn njė veprim (duke lėvizur dorėn apo duke ngritur vetullėn). Tė njėjtat qeliza aktivizohen edhe kur veprimi bėhet me tė vėrtetė.
Njė sekret industrial

Pėr shekuj tė tėrė, procesi i prodhimit tė pasqyrės ėshtė mbajtur sekret industrial, i cili ėshtė mbrojtur me fanatizėm. Pasqyrat e para cilėsore (1 metėr tė gjata) u krijuan pėr herė tė parė nė Venecia nė ‘500. Shiteshin me ēmim shumė tė shtrenjtė dhe bliheshin vetėm nga shtresat e larta. Kėshtu qė Venecias nuk mund t‘i shpėtonte kurrsesi njė biznes i tillė. Mjeshtrit venecianė qė punonin me Murano ishin tė mbrojtur dhe mund tė martoheshin me femrat e shtresave tė larta shoqėrore, por nėse atyre do t‘u zbulohej sekreti i fabrikimit, atėherė ato do tė ndėshkoheshin shumė keq.

Njė "politikė" e cila dha rezultate tė mira: Venecia mbeti pas pėr shkak tė prodhimit francez nė fund tė ‘700, nė kohėn kur filluan tė krijoheshin pasqyra shumė tė mėdha. Franca ishte vendi i cili pėrqafoi kėtė risi dhe mbajti vendin e parė nė prodhimin e pasqyrave cilėsore dhe tė bukura.
pasqyrė e shpirtit dhe e kohėrave

Prej kohėsh janė pėrdorur shumė shprehje pėr pasqyrėn, shprehje tė cilat kanė marrė kuptime tė ndryshme me kalimin e kohės. Shpesh shprehja "e ka shtėpinė pasqyrė", do tė thotė ta mbash shtėpinė pastėr nga tė gjitha anėt. Po kėshtu pėrdorim edhe "pasqyrėn e shpirtit", qė i kemi personifikuar me sytė, pasqyrė e kohės etj.

Gazeta SHQIP
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pasqyra e pushtuar nga shpirtrat

Mesazh  Zattoo prej 06.02.14 0:07

Pasqyra e pushtuar nga shpirtrat



Plantacioni Myrtles mund te gjendet ne dalje te zones Baton Rouge ne Louisiana, SHBA. Gjate viteve, ky plantacion 200-vjecar i ka sherbyer familjes si banese, nderkohe qe eshte shnderruar kohet e fundit ne nje hostel (nje bujtine per udhetaret e nates), dhe mbi te gjitha nje pike kryesore e turisteve qe kerkojne aktivitete paranormal.

Cdo nate, ne oren 3:00 te mengjesit, rreth 15 fantazma dalin verdalle per te luajtur. Kater prej tyre vijne nga tregime tragjike, ajo e familjes Woodruff dhe nje skllave e re, me emrin Chloe.

Ne vitin 1817, Sara Mathilda trashegoi plantacionin nga i ati i saj. Ajo u transferua atje se bashku me te shoqin Clark Woodruff dhe tre femijet e saj. Clark vendosi te merrte me vete nje nga skllavet qe u sherbenin ne shtepi – Chloe-s. Nje mbremje, Clark gjeti Chloe-n duke pergjuar nje nga bisedat e tij private, dhe i preu veshin.

Qe prej asaj dite, Chloe do te mbulonte koken me nje cope jeshile per te mbuluar shperfytyrimin e saj. Per te rifituar besimin e padronit te saj, qe ai te mos e dergonte me per pune te renda ne plantacion, ajo beri nje plan. Ajo gatoi nje torte per ditelindjen e vajzes se madhe te Woodruff-eve, dhe e mbushi me gjethe ten je bime helmuese qe gjendej ne plantacion.

Familja u semur dhe Chloe, duke ditur antidotin (anti-helmin), do te behej infermierja kryesore per t’i sheruar dhe ne kete menyre do te kishte mundesi te lexonte edhe librat qe kishte nevoje. Te pakten ky ishte plani. Faktikisht, Chloe gaboi me dozen dhe gruaja e Clark-ut dhe 2 femije vdiqen nga helmimi.

E shperqendruar nga kjo ndodhi, Chloe i rrefeu kete ngjarje sklleverve te tjere, te cilet i kapi paniku. Te frikesuar se mos akuzoheshin per bashkepunim dhe kapeshin ne faj per fshehjen e keqbereses, sklleverit e tjere e varen Chloe-n dhe e hodhen trupin e esaj te pajete ne lumin Mississippi. Dhe nuk mbaron ketu…

Sipas ketij tregimi, ekziston nje tradite jugore qe thote se kur vdes nje pjesetar i familjes, te gjitha pasqyrat ne shtepi duhet te mbulohen, keshtuqe shpirti i te vdekurit do te kaloje ne boten tjeter dhe nuk do te ngece ne kurthin e reflektimit te kesaj bote.

Sipas normave, naten e helmimit tragjik, te gjitha pasqyrat u mbuluan, pervec njeres. Pervecse jane deshmitare te nje fantazme me lekure ngjyre te erret dhe me nje ‘callme’ ne koke qe veritet rreth plantacionit, vizitoret qe kalojne naten ne kete hotel, jane te ekspozuar ndaj pasqyres se zbukuruar brenda ne shtepi ku mendohet se kane ngecur shpirtrat e nenes dhe femijeve qe humben jeten.

Disa deklarojne se kane pare shenja duarsh, disa te tjere thone se kane pare fytyra femijesh, por nje gje eshte e sigurt: nuk eshte pasqyra ku do te doje te shikoheshe apo te krihje floket.
avatar
Zattoo

667


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pasqyra

Mesazh  55 prej 07.02.14 10:12

Pasqyr moj pasqyr kush eshte me e bukura prej nesh...Tre gjera jane ne kte bote qe na lidhin me ate shpirterore *uji, gjaku dhe zjarri\ Pasqura eshte bere per te rritur aftesite reflektuese te ujit, dhe eshte me natyre Neptuniane.
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


313


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pasqyra

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi