Amazonet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Amazonet

Mesazh  Zattoo prej 13.12.11 0:09

Amazonet



Dilema pėr ekzistimin e Amazoneve, femra-ushtare tė shkėlqyeshme, rrjedh qysh nga Grekėt. Mė saktė, gjithēka ka filluar nga Homeri dhe nga Iliada e tij nė tė cilėn Amazonet kanė luftuar nė luftėn e Trojės. Herodi me hapėsirė i ka vendosur nė stepat e Rusisė jugore. Amazonet janė tė egra, guximtare dhe ushtare pa mėshirė tė cilat kanė jetuar veēanėrisht nė fise femėrore.

Legjenda e pazakonshme pėr femrat-ushtare joshėse e mrrekullon vėmendjen njerėzore e kthen shumė vjet mbrapa. Sipas Herodit, emri “Amazone” rrjedh nga fjala skife qė do tė thotė “Vrasės i meshkujve”.

Teoria mė e pėrfaqėsuar ėshtė ajo e gjenezės sė emrit qė vjen nga fjala greke “amazos”, qė do tė thotė pa gji, kurse tregimet thonė se Amazonet vajzave tė reja ua kanė hequr apo amputuar gjirin e djathtė qė tė mos u pengojė gjatė pėrdorimit tė harkut dhe shigjetės apo shtizės, por kjo ėshtė teori e gabuar, sepse femra mund tė pėrdorė armėt e lartpėrmendura nė mėnyrė tė njėjtė pa operacione tė tilla. Kanė jetuar nė fise femėrore dhe njė herė nė vit kanė thirrur meshkuj nga fiset e tjera me qėllim qė tė fekondojnė. Fėmijėt femra janė mbajtur, kurse ata meshkuj janė pėrzėnė te baballarėt e tyre apo i kanė vrarė.

Nė shekullin e 15-tė me zbulimin e Kolombos, legjenda ėshtė ringjallur pėrsėri, kėsaj here nė mėnyrė mė intenzive. Ai ėshtė gjendur nė njė ishull ku kanė jetuar vetėm femra, qė pėr njė moment e ka shtyrė tė mendojė se e ka zbuluar burimin e legjendės greke. Por, hulumtimet nė lumin Amazon dhe nė bregdet nuk kanė dhėnė kurrfarė rezultatesh.

Nė vitet e fundit hulumtuesit dhe arkeologėt kanė pasur fat dhe sukses nė zgjedhjen e kėtij misteri antik. Nė hapėsirat e ish Bashkimit Sovjetik janė zbuluar disa vende arkeologjike pėr tė cilat konsiderohet se kanė qenė vendbanime tė popujve nomadė skitėt qė kanė pasur teknologji lartė tė zhvilluar pėr prodhimin e armėve luftarake dhe stolive tė arit.

Veēanėrisht i vlefshėm ėshtė zbulimi i mbetjeve tė lagjeve dhe varrezave tė femrave-ushtare. Gjenden afėr territorit tė sotshėm tė Rusisė, ku 600 vjet para erės sonė ka jetuar njė fis i quajtur “Amazonet”. Nė kėto lokacione janė gjetur shumė mbetje tė armėve qė pjesėtaret e kėtij fisi mjaft tė rrezikshėm i kanė shfrytėzuar si mbrojtje ushtarake.

Janė gjetur rreth 40 varreza me femra. Disa prej tyre kanė pasur gjėra jo tė zakonshme pėr femrat e asaj periudhe – armė tė ndryshme dhe mburoja: shigjeta, thika, shpata. Pėrshtypja e parė ka qenė se ai armatim ėshtė shfrytėzuar pėr gjueti tė kafshėve tė egra, por varrezat e Amazoneve kanė pasur lėkura dhe eshtra delesh, kuajsh dhe devesh, jo kafshėsh tė egra, qė do tė thotė se Amazonet nuk kanė qenė gjuetare, por janė pėrkujdesur pėr kafshėt.

Zbulim tjetėr ishin tatuazhet qė janė mundur tė shihen nė lėkurat e rėna. Sipas shumė miteve, Amazonet kanė pėrpunuar tatuazhe tė veēanta si ritual pas ēdo armiku tė vrarė. Tatuazhet e gjetura lėvizin nga totema tė ndryshme tė kafshėve e deri te kafkat njerėzore.

Kėto zbulime janė veēanėrisht tė besueshme, nė mėnyrė hapėsinore dhe kohore korrespondojnė me tregimet pėr Amazonet, por nuk ėshtė vėrtetuar se a bėhet fjalė ekskluzivisht vetėm pėr fis tė femrave luftėtare.

Ekzistimi i Amazoneve ėshtė i besueshėm sa edhe ekzistimi i Atlantidės.
Ose Grekėt kanė pasur fantazi tė bujshme ose kanė ditur shumė mė shumė se ne.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi