Njėbrirėshi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njėbrirėshi

Mesazh  Zattoo prej 13.12.11 0:05



Nėse me tė vėrtetė do tė ekzistonin njėbrirėshit nė planetin tonė, me siguri do tė na linin pa frymė.

Kafshė elegante me ecje tė mrekullueshme, trup muskulor, krifė tė gjatė prej mėndafshi, sy tė mėdhenj e tė zjarrtė... dinakė dhe tė pathyeshėm. Nė ēdo rast, njėbrirėshi nga larg nuk do tė shkaktonte ēudi, tė mos jetė briri i tij, sepse sipas tė gjitha karakteristikave tė tjera ėshtė kafshė veē mė e parė dhe e njohur.

Pėr shkak tė kėsaj do ta parashtrojmė pyetjen: A ka ekzistuar njėbrirėshi nė tė kaluarėn dhe prej nga vijnė mitet pėr tė?

Kėsaj pyetjeje mė gjerėsisht ka provuar t’i japė pėrgjigje mujorja gjermane “Peter Moslajtner”, nga e cila i shfrytėzojmė njohuritė mė interesante.

Pėr njėbrirėshin shkruhet mė shumė se 3.000 vjet. Autorėt mė shpesh janė njerėz me reputacion shoqėror tė cilėve njerėzit u besojnė. Sipas tyre, njėbrirėshit me tė vėrtetė kanė ekzistuar. Edhe atė jo vetėm nė kohėn antike, por edhe shumė mė vonė. Madje edhe nė fillim tė shekullit tė 20-tė.

Nė vitin 1905, punėtorėt sllovakė, duke gėrmuar nė njė minierė, zbuluan disa skelete jo tė zakonshėm me prejardhje shtazore. Supozohet se janė mbetjet e kafshės sė egėr legjendare – njėbrirėshit.

Arsyeja pėr kėto pohime fshihet nė faktin se disa nga eshtrat dukeshin si brirė tė gjata, pak tė shtrembėruara. Pėr eshtrat, respektivisht brirėt, thuhet se punėtorėt i kanė marrė nėpėr shtėpi dhe i kanė shndėrruar nė pluhur, sepse, sipas besimeve tė lashta, pluhuri i brirėve tė njėbrirėshit ka cilėsi magjike dhe shėrben si ilaē ēudibėrės.

Lajmet kishin arritur edhe deri tek Instituti pėr Hulumtime tė Antikiteteve – se nė fshat kanė mbetur vetėm edhe disa eshtra tė padėmtuar. Shkencėtarėt eshtrat i nėnshtruan nė analiza dhe shpejt dolėn nė pėrfundim se janė nga mamutė tė ngordhur shumė kohė mė parė. Por, nė tė kaluarėn ka pasur edhe individė qė janė takuar me njėbrirėsh tė gjallė. Ēfarė me kėto deklarata?

Ktezias, doktori i famshėm nė Persi, nė raportet e para 400 vjetėve para erės sonė, fliste pėr njė krijesė rrėqethėse me brirė qė ka jetuar nė Indi, ndėrsa mė objektivi ka qenė Aristoteli, i cili e ka pėrshkruar njėbrirėshin si kafshė qė ka thundra tė paprekura.

Nė vitin 1438 nėpėr Tokėn e Shenjtė kanė udhėtuar tre pelegrinė gjermanė. Nė raportet e tyre thonė se kanė parė disa kafshė tė pazakonta afėr Malit tė Sinajit. Nė fillim menduan se bėhet fjalė pėr ndonjė deve, por udhėheqėsi i tyre, njė beduin sinajas, u kishte thėnė se janė njėbrirėsh.

Nė shėnimet nga udhėtimet nė Afrikė, njė udhėtar botėror me emrin Ludoviko Bartema, thotė se nė qytetin etiopas, Zeila, ka parė njė kope njėbrirėsh, qė ishin fascinues dhe tepėr tė bukur, elegantė dhe tė egėr. “Thjeshtė, mė lanė pa fjalė” thotė ai. Gjithashtu, ai pohonte se nė qytetin islam tė Mekės (Arabi Saudite) nė njė parė ka parė dy njėbrirėsh, qė ishin dhurata pėr Sulltanin.

D.m.th., misteri ėshtė zgjidhur. Ata ekzistojnė, kėtė e thonė misionarėt e shumtė, udhėpėrshkruesit, hulumtuesit...
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njėbrirėshi

Mesazh  Odin prej 04.12.12 10:42

Koreja e Veriut zbulon “njėbrirėshin”



Shkencėtarėt dhe studiuesit nė Korenė e Veriut njoftuan zbulimin e madh, mbetjet fosile tė njėbrirėshi, kafsha mitologjike me njė brirė nė mes tė ballit.

“Arkeologėt e Institutit tė Historisė dhe Akademia e Shkencave Sociale nė Korenė e Veriut zbuluan sė fundmi ekzistencėn e njėbrirėshit tė kalėruar nga Mbreti Tongmyong, themelues i dinastisė Kogury qė udhėhoqi popullin korean drejt lavdisė nga viti 277 para Krishtit deri nė 668 pas Krishtit”, thuhet nė njoftim e shkencėtarėve dhe studiuesve koreanė-veriorė.

Lajmi, me tė gjitha karakteret e njė shakaje, ėshtė njoftuar me seriozitetin mė tė madh nga agjencia shtetėrore e lajmeve nė Korenė e Veriut, KCNA dhe pritet qė shumė shpejt tė futet nė argumentet tallėse tė regjimit komunist tė Penianit nė faqet e shumta tė internetit.

E.L
avatar
Odin

577


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njėbrirėshi

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:31

Deri nė vitin 1992 bota lindore nuk e dinte qė ekzistonte. Nuk bėhet fjalė pėr ndonje specie tė re insekti por pėr nje kafshė qė peshon rreth 1 ton. Nė muajin maj tė 18 viteve mė parė, njė grup kėrkuesish tė organizatės WWF, zbuluan njė lloj ė rrallė njėbrirėshi mes Laosit dhe Vietnamit.

Brirė mė tė gjatė dhe tipare tė ngjashme me pasardhėsit e tij, kafsha e quajtur Pseudoryx nghetinhensis nuk afrohet asnjeherė nė ferma apo qėndra tė banuara.

Nė vitin 2006 njė femėr u kap nga popullsia vendase, por kafsha ngordhi disa javė mė vonė. Imazhi i fundit fotografik daton nė vitin 2000. Sa tė tillė janė nė qarkullim ende nuk dihet, por e sigurt ėshtė se numri i tyre po tkurret cdo vit e mė shumė.
avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njėbrirėshi

Mesazh  Luli prej 23.01.15 16:01



Magjepsja ndaj misterit tė mungesės e bėnte tė vėshtronte akoma mė me ngulm natyrėn pėrreth.

Djathtas, barriera baritore bregdetare, me pisha tė larta belkėputura, dhe bredha tė shkurtėr barkfryrė.

Majtas, deti i dyndur nė nuanca ngjyrimi bluerrėt, qė shpesh ēngjyrosej kur dita rendte drejt muzgut, dhe mbretėria e shikimit, i nėnshtrohet skotomas, pikės sė errėt tė vėshtrimit.

E sotmja veēanti e kėtij segmenti kohor paraperėndues ishte pėrndezja e veshur nė tė kuqėrremtė, e krejt qiellores masė nė horizont. Ose ndoshta ishte syri i tij i skuqur qė e pėrflakte pamjen qė vinte nėpėr det, pasqyrimi i perėnduesit tė dielltė perandorak, gjer tek kėmbėt e zbathura, qė preknin tė parėn valė, qė rivinte dalėkadalė, valė-valė…
Natyra kuqerremt’heshtur e peizazhit dhe mendimet bluerrėsuara tė djaloshit, dukej sikur kishin lidhur njė pakt pritjeje tė fshehtė midis, qė erėmonin aromė shiu. Ndjesi e kapur pre, nė njė vend tė caktuar, nė rrethana tė caktuara. Nė varėsi tė sė cilave ai ende nuk kuptonte asgjė nga e gjithė kjo masė pa formė. Por, qė e shtynte akoma mė fortė ta sodiste i qetė, si njė pikturė moderne, ku ndjesia e mesazhit ndijohet pa konture tė qarta pėrftimi ndėrtimor. Ndaj edhe i pėlqente tė ndodhej aty, nė bregdetin e shkatėrruar tė Currilave. Nga vendi ku kodra puthej me vijėn bregdetare, rrokte krejt hapsirėn qė i lejonte shikimi, i ulur kėmbėkryq mbi njė masė leshterikėsh tė tharė nga mirazhi i orėve tė pėrzhitjes nėn diell. Prej vendtakimit purgatorian, ndijonte aromėn e kripės qė vinte nga fuqia posedoniane e detit, bashkuar me ajrin qė zbriste nga lartėsia olimpike e kodrės, qė bėheshin njėsh pėrbrendėshmi, nė frymėn e ‘tij.

Firoma si njė kraharuar i praruar, kurbantherrur, duke gulēuar, mbi vet krijimin e frymuar, karramohej fjalėzuar.

Pėr tė ardhur gjer tek Ju: Nė krye tė herės ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Zotit, dhe Fjala ishte Zot. Ja ē’qe nė krye tė herės pranė Zotit dhe detyra (ime) ėshtė tė pėrsėrisė dita-ditės si njė psalm plot pėrvujtni tė vetmen ndodhi tė pandryshim, pėr tė cilėn mund tė thuhet e vėrteta e pakthyeshme.

Koha ishte ngujuar vragė mbi ballin e tij nga rrahjet barbare me rryp nga Ati i dehur prej papunėsisė. Pergamen e fshirė ėndrrash mbi sy nga netėt e bijve tė heroinės, ndėr vagonat e braktisura tė stacionit tė trenave tė tranzicionit. Nė tėrheqjet pėr leshrash tė edukatorėve tė shkollės. Nga mashtrimi i rradhės. Nga bishti i pirunit tė mprefur si thikė, ngulur pėrfund barkut tė ballėgjerit, qė i kishte thyer dy dhėmbėt e sipėrm ballorė me ballin e vet tė gjerė si shkėmb, dhe e kishte shėmtuar aq mizorisht pėr tė dytėn herė (pas vragės sė rrypit tė Atit). Koha pėrthyhej, pėrplasshėm si vala, drejt bregut. Ajri qė vinte nga kodra i ledhatonte cullufet mbi ballė. Ai nuk ishte fllad. Ishta thithka e gjirit ushqyes qė prodhonte jetė duke ushqyer dashurinė foshnjore. Ishte dora e humbur ndėr shtegėtime qė luante mbi harpėn e valėve. Ishte kėngė pėshtjelluese qė po pėrpiqej tė shtjellonte. Ndaj dhe e lėshoi veten muzikalisht, si fėmija i uritur qė i jepet gjirit tė nėnės.

Gjithēka fillonte nga poshtė dhe ngjitej lartė. Qė nga thėllėsia, vetthellėsia e ftohtė, misterioze, e padepėrtueshmja funddetėsi, ku miliona vjetė mė parė kishte lindur e para qelizė trunore, qė prej miliona vjetėsh ishte pėrpjekur me aq stėrmundim t’i avitej bregut. Bregut tė vakėt llapaēitės. Bregut tė njohur ku deti villte leshterikė tė pafund’m. Vendit tė sė parės puthje qė jeta i kish’ dhėnė tokės kur qelizat milionavjeēare u shndėruan nė peshq mijravjeēarė, dhe Ripidistėt u shndėruar nė zvaranikė, nė pėrpjekjen dinosaurjane pėr tė pushtuar sterenė. Pikėrisht aty, emocioni vibrant transmetohej mbi ballin e djaloshit tė pėrndezur nga e kuqeremta e diellit nė perėndim.

Ose ndoshta ishte syri i tij i skuqur qė e pėrflakte pamjen qė vinte nėpėr det, pasqyrimi i perėnduesit tė dielltė perandorak, gjer tek kėmbėt e zbathura, qė preknin tė parėn valė, qė rivinte dalė-kadalė, valė-valė… Si fragmenti i dikurshėm i pasqyrės, poshtė bankės sė a-b-cėsė, qė pozicionohej fshehurazi aq sa pėr tė pėrftuar pėrballė, pamjen poshtėkatedrės ku shfaqej orana e kofshėve dhe brekėve tė kuqeremta qė fshihnin misterin pėrthithės bermudian tė mėsueses qė e priste mė njė shuplakė mbi vetull, njė shuplakė qė e detyroi tė shikonte nga tė katra anėt me sy tė xixėlluar imazhin e pėrftuar nė pasqyrė tė pėrthyer nė mijra imazhe kaledioskopike tė veckėl breēkash tė kuqe.

Pėrballė sė cilave, jo pėr fajin e tij, fatėzimi zemėrak i yjeve e kishte shtėnė nėn fatin e shenjės sė Demit. I cili nuk dihej asnjėherė pėrse i vėrsulej me aq tėrbim vetėm mbi pėrzgjedhjen e kuqe, nė larminė e gjithatyre ngjyrave qė mund tė pėrzgjithtte pa mundim. Dhe demi dikur ndėrsa dheut harbohej, kishte qenė njėbrirėsh, (nuk dihet kur, pėrse, qysh, i’u shtua briri i dytė? Prej kėtu kuptohej qashtėr se djalli dybrirėsh ishte veēse njė mutacion pa origjinalitet)…

Njėbrirėshi origjinal nuahaste veē me bri. Askush nuk e kishte parė. Megjithėse legjendat thoshin se ekzistonte. Anipse pėr ‘tė nuk kishte dėshmi. Ndaj dhe trunorėt e steresė morrėn njė vashėz tė virgjėr gjer nė shajni, dhe nė trungun e mė sė madhes pemė e lidhėn nė pyll. I thanė: “Hapi pak kėmbėt, se Njėbrirėshi do tė vij, e dimė se e ndjell veē flladi dalldisės i virgjėrisė!”, dhe ashtu vajza ndenji, nė pritje…

Pėrmes pėshtjellimit pėrndezės prrallor piskama pikasi paudhėsinė pėrbindėshe pėrballė pėrbindėshit.

Njėbrirėshi nuhati nyjen ndėrlidhėze me botėn, dhe ballin mbėshteti pėrfund barkut tė ‘saj. Kjo ishte dėshmia e vetme qė trunorėt patėn mbi pamjen e Njėbrirėshit mitik. I vetmi ēast pas tė cilit u tret nė mjergullt mitologjikisht … rrugėve tė njė atdheu, ku vagonat e ndryshkur tė tranzicionit prisnin lokomotivėn qė t’i lėvizė.

Mjergulluar mbėshtolli masėn mishtore mveshur me nevralgjizėm djaloshar djaloshi. Lėshuar symbyllur mbi leshterikė, si njė degėz bredhi barkfryrė, mbytur nėn pushtetin e pėllėmbės sė vet. Ndėrsa qiellin pranė e pėrshkoi njė zog vetmitar nė kėrkim tė anijes sė humbur, kėngės sė humbur, fėmijėrisė sė humbur, qyshkur nėna e tij kishte humbur. Humbshėm, qyshkur tė gjithė e thėrrisnin Bir kurve!, dhe i vetmuar nėpėr vagona xhamathyer tė derteve heroike tė heroinės, kryqėzonte papunėsinė e Atit tė vet, ish-makinist. Atij qė i takonte tė shtynte vagonėt, dhe jo ta ndėshkonte si pėrherė.

Me sy tė skuqur u drejtua drejt lartėsisė olimpike tė kodrės prej sė cilės ai fllad (ri)lindje vinte mbi ballin e tij tė shėnjuar me rrip. Prej aty ku ish-mbreti kishte ndėrtuar vilėn e tij, dukej i gjithė qyteti, me portin ku anijet niseshin nėpėr botė, me stacionin e vagonave tė braktisur, me bulevardin e mbrėmjeve verore, ku bukuroshet e Durrėsit shėtisnin sikur t’i ishin vjedhur mozaikėve, sikur tė kishin shpėtuar fsheurazi nga rrethinat e amfiteatrit tė jetėve antike, sikurse ai sot, qė vjedhurazi kishte mundur tė arratisej, prej mureve tė shkollės sė riedukimit.

Flurans Ilia
Marrė nga vėllimi me tregime “Thembra e kujtesės”
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi