Enver Hoxha

Faqja 1 e 8 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Enver Hoxha

Mesazh  Jon prej 02.06.08 10:53


Jeta dhe vepra e Enver Hoxhes

Enver Hoxha ishte udhėheqėsi i Shqipėrisė pėr 40 vjet, nga mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore deri nė vdekje (1985), nė cilėsinė e Sekretarit tė Parė tė Partisė sė Punės (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit tė mbrojtjes nė vitet 1944-1953, tė Ministrit tė punėve tė jashtme nė vitet 1946-1953 dhe tė Kryeministrit nė vitet 1946 - 1954.
Lindi mė 16 Tetor 1908 nė lagjen "Palorto", Gjirokastėr. Por pėr ditėlindjen e tij ekziston njė ēertifikatė lindje e pėrdorur nga vet Enveri pėr tu regjistruar nė fakultetin e Montpelejesė e cila shumė qartė tregon qė ditėlindja e tij ėshtė 3 tetor 1908.

Edukimi
Mėsimet e para i mori nė Gjirokastėr 1917-1924 nė shkollėn Drita ku dallohet pėr vullnetin e tij por ka vėshtirsi sepse i merret goja. Liceun e nisi nė vendlindje mė 1924 por mė pas e vijoi nė Liceun e Korēės mė 1927-1930 ku ndihmoj ekonomikisht nga baba Ceni. Vitet e qėndrimit nė Korēė luajtėn rol tė rėndėsishėm pėr formimin dhe edukimin revolucionar tė tė riut Enver Hoxha.
Nė tetor 1930 Enver Hoxha fiton tė drejtėn e studimit, bursa iu dha pėr nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės (specialiteti i biologjisė) nė Universitetin e Montpeljesė,Francė. Nė mars tė vitit 1934 i ndėrpritet bursa nga Ministria e Arsimit. Mė pas shkon nė Paris ku qėndron gjer nga fundi i vitit 1935. Pėr tė siguruar mjetet mė minimale tė jetesės kryen punė tė rėndomta e tė rastit dhe njėkohėsisht ndjek leksionet nė Fakultetin e Drejtėsisė, futet nė ambientet e punėtorėve parizianė, frekuenton klubet e edukimit marksist tė PK tė Francės, krijon lidhje me organin e KQ tė PKF "Ymanite". Mė pas arrin tė sigurojė punė nė Bruksel, si nėpunėsi i vetėm i konsullatės shqiptare nė Belgjikė. Emėrimet per ēdo nėnpunes firmoseshin nga vete mbreti Zog pasi studiohej kadidatura nga zyra sekrete e Ministrisė sė Jashtme Pas disa muajsh, nė fillim tė verės 1936, pushohet nga qeveria shqiptare pėr pikėpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrėn e konsullatės e kishte mbushur me literaturė marksiste
Nė korrik tė vitit 1936 Enver Hoxha kthehet pėrfundimisht nė atdhe dhe prej kėtyre momenteve ia kushton pėrpjekjet dhe qėllimin e jetės sė tij luftės pėr ēlirimin e popullit. Betimi qė bėri mė 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli nė Gjirokastėr se ai dhe gjihė tė rinjtė do tė luftonin "pėr njė Shqipėri mė tė mirė", "pėr mbarėvajtjen e atdheut", "pėr bashkimin e vėrtetė tė kombit", ishte njė program lufte pėr tė. Pasi mbetet muaj tė tėrė pa punė, nė prill tė vitit 1937 mundi tė sigurojė njė vend si profesor i frengjishtes nė Liceun e Korēės. Shumė shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist "Puna" tė Korēės dhe bėhet simpatizant i kėsaj lėvizje komunste.

Krijimi i Partisė Komuniste Shqiptare
Merita mė e madhe historike e Enver Hoxhės qėndron nė faktin se ai kuptoi thellė domosdoshmėrinė jetike tė krijimit tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė si kusht vendimtar pėr mobilizimin, organizimin dhe udhėheqjen e popullit nė luftėn pėr ēlirim kombėtar e shoqėror. Tė gjitha forcat e pėrpjekjet e tij ai ia kushtoi realizimit tė kėsaj detyre themelore. Shumė shpejt krijoi lidhje tė shėndosha me militantė tė tillė komunistė si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj, dhe sė bashku me ta, luftoi e punoi pėr t’i dhėnė fund situatės sė grindjeve e pėrēarjeve qė ekzistonin midis grupeve tė atėhershme komuniste dhe pėr tė krijuar nė baza marksiste-leniniste Partinė Komuniste tė Shqipėrisė. Mė 8 nėntor 1941, pas dy vjetėsh pune tė palodhur e tė pandėrprerė, pėrfaqsuesit e tė tre grupeve komuniste, tė korēės, tė shkodrės dhe tė tė rinjve themeluan Partinė Komuniste Shqiptare.

Zgjedhja e Enverit si lidėr i komunistėve
Mbledhja themeluese nga (8-14 nėntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhėn anėtar tė Komitetit Qendror tė Pėrkohshėm dhe, ndonėse nuk u caktua asnjė sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punėve tė KQ tė Pėrkohshėm. Mė 23 nėntor 1941 Enver Hoxha merr pjesė dhe drejton nė emėr tė KQ tė PKSH, mbledhjen pėr themelimin e Organizatės sė Rinsė Komuniste Shqiptare.
I njohur nė Parti e nė radhėt e simpatizantėve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herė si punėtor e herė si tregtar e intelektual, ai gjatė gjithė vitit 1942, nė ilegalitetit zhvillon njė veprimtari tė dendur anti-fashiste nė Tiranė. Nė krye tė KQ tė Partisė, Enver Hoxha pėrpunoi dhe udhėhoqi zbatimin e vijės ushtarake tė PKSH pėr organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes sė armatosur nė tė gjitha anėt e vendit dhe pėr krijimin, nė luftė e sipėr, tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit tė Pergjithshėm tė Ushtrisė Natcionalēlirimtare (korrik 1943) e mė pas Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacionalēlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha vuri gjithė aftėsitė e talentin e tij pėr krijimin, rritjen e kalitjen e UNĒSH si njė ushtri e popullit. Ai dha njė kontribut tė shquar pėr fitoren historike tė LANĒ: ēlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor. Me propozim tė KQ tė PKSH mė 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parė Antifashist Nacionalēlirimtar i popullit shqipėtar, Kongresi i Pėrmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar tė demokracisė popullore. Komiteti Antifashist, qė doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e parė demokratike popullore e Shqipėrisė. Sekretari i Pėrgjithshėm i PKSH, Enver Hoxha, u emėrua President i kėtij Komiteti. Mbledhja e Dytė e KANĒ-it (tetor 1944), qė u mbajt nė Berat, vendosi shndėrrimin e Komitetit Antifashist nė Qeveri Demokratike Provizore tė Shqipėrisė. Enver Hoxha u emėrua Kryeministėr. Mė 28 nėntor 1944, pas 5 vjetėsh lufte e pėrpjekjesh titanike, Qeveria e parė demokratike popullore nė Shqipėri, me kryeministėr Enver Hoxhėn, hyn nė Tiranėn e lirė.

Aktivitetet politike
 Sekretar i Pėrgjithshėm i KQ tė PKSH 1943-1948.
 Sekretar i Parė i KQ tė PPSH-sė 1948-1985.
 Kryeministėr i Shqipėrisė me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer mė 10 janar tė vitit 1946 si pjesė e kabinetit tė parė komunist.
 Kryetar i Kėshillit tė Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer mė 30 qershor tė vitit 1950.
 Ministrave i Jashtėm i Shqipėrisė me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer mė 30 qershor tė vitit 1950.
 Kryetar i Kėshillit tė Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer mė 23 korrik tė vitit 1953.
 Ministrave i Jashtėm i Shqipėrisė me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer mė 23 shtator tė vitit 1953.
 Kryetar i Kėshillit tė Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer mė 19 korrik tė vitit 1954.

Gjakmarrja nė kohėn e Hoxhės
Gjatė periudhės hoxhiste fenomeni i gjakmarrjes u shua nė mėnyr totale, askush nuk i merrte jetėn askujt nė bazė tė Kanunit. Nė veri tė Shqipėrisė nė ato kohė thuhej: -Gjakun ma merr Shteti. Sepse e dinin tė gjithė qė po vrave Shteti do tė tė vrasė. Nė kohėn e Hoxhės bėhej njė edukim dhe propagande rrėnjėsore nė popull pėr ta shuar e zhdukur kėtė fenomen, mė 1975 ndodhi qė njė djalė i ri tė merrte gjak pas 60 vitesh pritje tė familjes sė tij, sipas ligjit nė fuqi autori duhej dėnuar me vdekje, por Hoxha i'a fali jetėn duke thėnė qė Partia dhe personat e saj nė atė vend nuk kanė punuar si duhet pėr tė edukuar e ndalur kėtė djalė qė mos tė mos kryente krimin. Pėr kėtė shkak ai shkarkoi te gjithė drejtuesit e partisė dhe tė komunės atje.

Nderime
- Hero i Popullit- Pėr meritat nė udhėheqjen e LANĒ
- Hero i Popullit - Pėr luftėn e tij nė mbrojtjen e socializmit.
- Hero i Punės Socialiste.
- Medalja e Ēlirimit.

Nderime tė huaja
- Urdhri i Trimėrisė sė Klasit tė I-rė i (Bullgari) 9 shtator 1944.
- Urdhri i Heroit Kombėtar (Jugosllavi) 1946. (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Titon).
- Urdhri i Leninit. (Bashkimi Sovietik). (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Hrushovin).
- Urdhri i Suvorov i Klasit tė Parė. (Bashkimi Sovietik). (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Hrushovin).

Veprat:
Kosova ėshtė Shqipėri
Kur lindi Partia
Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re
Mes njerėzve tė thjeshtė
Me Stalinin
Pėr shokėt e mi pionierė
Vite tė rinisė
Vite tė vegjėlisė
Titistėt
Hrushovianėt

Ne kete video prej 1 ore dhe 20 minutash jepet jeta dhe vepra e plote e udheheqesit me te madh te Shqiperise, Enver Hoxha:


Kenge nga nje grup mirditor, kushtuar ditelindjes se Enverit.


Linku i Enver Hoxhes:
http://espressostalinist.wordpress.com/
www.kombetare.com

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enver Hoxha

Mesazh  Jon prej 02.06.08 10:53

Spiridion Kacarosi pranė Enver Hoxhės

Viti 1936 ėshtė njė ēast interesant pėr jetėn e Enver Hoxhės. I ardhur nga Brukseli, ai shfaqet nė njė fjalim patriotik nė gusht 1936 me rastin e rivarrosjes sė eshtrave tė Bajo Topullit nga Saranda nė Gjirokastėr, fjalim i cili u botua nė faqen e fundit tė "Demokratia" tė Gjirokastrės, nė numrin e 1 gushtit 1936.

Ky fjalim ėshtė falsifikuar gjatė viteve tė regjimit komunist, sikur ishte botuar nė faqen e parė. Por pėr fatin e Enver Hoxhės, njė muaj mė vonė, nė tė njėjtėn valė patriotike, do tė rastiste qė prefekti i Shkodrės, Javer Hurshiti, do tė zbulonte vendin se ku ishin varrosur Ēerēiz Topulli dhe Muēo Qulli (AQSH, F.152, V.1936, D.176).

Nė fund tė muajit shtator 1936, nė ceremoninė e zhvilluar nė nderim tė pėrcjelljes sė eshtrave tė dy patriotėve, Hoxha do t'i
bashkėngjitej delegacionit gjirokastrit tė kryesuar nga Beso Gega, kur ndodhej nė Tiranė.

Mėrgata gjirokastrite kishte pushuar njė ditė nė Tiranė dhe prej andej, njė ditė mė vonė ka marrė me vete edhe Enver Hoxhėn. Por bashkė me Enver Hoxhėn udhėtoi nė Shkodėr edhe Spiridion Kacarosi, njeriu i hekurt i shėrbimit sekret shqiptar, drejtues absolut nė vitet 1930­-1935 dhe bashkėdrejtues edhe nė vitet 1935-1937.

Kacarosi, njohės i vjetėr i Enver Hoxhės qysh gjatė kohės kur ky ishte nxėnės nė Korēė, shfaqet nė tribunėn e bashkisė ku zhvillohej ceremonia nė fjalė. Njė foto e Marubit ka fiksuar kėshtu njė moment historik.

Nė mes tė fotos, njė djalosh lexon jo i sigurt njė fjalim qė nuk u botua asnjėherė, fjalim tė cilin e kishte injoruar e para gazeta "Demokratia". Nė kėtė gazetė u botuan tė plota fjalimet e Ernest Koliqit e tė Padėr Anton Harapit, por nuk u gjend
asnjė vend, as edhe njė fjalė pėr djaloshin gjirokastrit qė doli nga rreshti i dytė nė tė parin, vetėm sa pėr tė lexuar njė fjalim.

Ėshtė e qartė se njė promovim i tillė ishte i domosdoshėm pėr Enver Hoxhėn, pikėrisht nė kohėn kur ai ishte nė prag tė emėrimit si mėsues nė Korēė. Spiridion Kacarosi, i cili nė kėtė kohė formalisht paraqitej si drejtor i Korrespondencės nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, por duke vazhduar bashkėpunimin me Harito Hariton, e ka pasur nėn kujdesin e tij Enver Hoxhėn gjatė kėsaj paraqitje nė Korēė.

Njė fat i keq do t'i priste personat qė duken nė foton e fjalimit tė Enver Hoxhės. Maliq Bushati, Daut Ēarēani, Padėr Anton Harapi u pushkatuan.

Kryebashkiaku Zenel Prodani u burgos. Beso Gega pas burgut vdiq nė mėnyrė tragjike. Por Kacarosi shpėtoi, jo pėr shkak tė mėshirės sė Hoxhės, por pėr shkak tė kamuflimit tė vet dhe tė veprimeve tė tij, tė cilat gjithnjė bėheshin tėrthorazi.

Si pasojė e kėtyre veprimeve, Kacarosi u internua, por nuk u burgos, duke shėrbyer sėrish nė mėnyrė tė kamufluar pėr tė pėrēuar tė fshehtėn e madhe, atė qė lidhej me udhėheqėsin e ardhshėm komunist tė Shqipėrisė, pėr promovimin e tė cilit ishte kujdesuar vetė. Nė vitin 1936, njė raport i Zef Kadarjes ngrinte shqetėsimin se liceu i Korēės ishte kthyer nė njė fole
bolshevike dhe duhej punuar sa mė parė pėr prishjen e kėsaj foleje.

Nė kėtė kohė, Enver Hoxha vjen nė Korēė. Misioni i tij nuk ishte ai i militantit komunist, por i njeriut qė pėrpiqet tė zbulojė militantėt komunistė. Kjo e shpjegon mė mirė edhe faktin pse asnjėherė Hoxha nuk qe i dyshuar ose kontingjent komunist gjatė viteve tė mbretėrimit tė Ahmet Zogut.

Zhdukja e dėshmitarėve

Pėr ēėshtje tė tilla, sidomos pėr ngjarje me rėndėsi, organi kompetent do tė ishte Zyra Politike, materialet e sė cilės nga Enver Hoxha janė parė me kujdes gjatė kohės qė ky ka qenė nė pushtet dhe sigurisht, duke mos i lėnė mundėsi brezave tė gjejnė aty tė vėrtetėn e hidhur.

Por si pėr t'i shkuar punėve deri nė fund, Enver Hoxha do tė tregohej hakmarrės, sidomos me njerėzit qė kishin dijeni pėr jetėn e tij. Me porosi tė tij u vranė me atentate gjatė luftės, ish-qarkkomandanti i Korēės, Skėnder Ēami (mė 1943) dhe ish-
prefekti i Korēės, Veli Vasjari (mė 1944).

Kėta kishin dijeni tė plotė mbi Hoxhėn pėr kohėn qė ai kishte shėrbyer si mėsues nė liceun e Korēės, nė vitet 1937­1939, qė janė edhe vitet mė delikate tė jetės sė Hoxhės.

Por edhe persona tė tjerė nė tė tilla funksione, si ish-qarkkomandantėt Tahsim Bishqemi, Daut Ēarēani, Shyqyri Borshi, Gjysh Dedeja, etj, ish-prefektėt Zef Kadarja, Javer Hurshiti, Kolė Tromara, etj, u shkuan nė plumb pse informacioni i tyre pėr Korēėn dhe Gjirokastrėn ishte shumė i madh, madje i rrezikshėm.

Me frikėn pėr kujtesėn e mundshme tė aktivitetit tė tij nė vitet 30, Enver Hoxha i drejtohej pushtetit me vullnetin pėr tė zhdukur njerėzit qė dinin shumė.

(Pjesė nga libri "Shėrbimi sekret shqiptar 1922­ 1944", i autorit Kastriot Dervishi)

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

10 Misteret e Enver Hoxhes

Mesazh  Estilen prej 06.04.10 16:24

........10 Misteret e Enver Hoxhes...


Enver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo vetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin.

Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneēesi ndaj udheheqesve.

Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut.

Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite.

Me 11 prill behen 25 vjet qe Enver Hoxha ka nderruar jete, por thuajse eshte bere shume pak per te zbuluar misteret e tij. Enver Hoxha eshte nder te paktet, qe kundershtaret e donin nga frika dhe te vetet e donin nga mallengjimi.

Sistemi qe ai instaloi ne Shqiperi me gjithe perparesite dhe mangesite qe ka, kurre nuk mund te hiqet nga memoria historike e vendit. Ēdo fakt i ri qe del per diktatorin komunist, aq me shume rrit pikepyetjet per te kaluaren e tij.

Ne keto 20 vjet jane thene e sterthene nje pafundesi faktesh per te, por askush nuk ka marre persiper te beje nje biografi te tij, jo vetem per ndjesite qe ai shkakton ne popull, por dhe per faktin se do duhet nje pune voluminoze nga historiane serioze per te nxjerre ne drite anet e erreta te Enver Hoxhes.

1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?

Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se ēdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France.

Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta.

Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-¬1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj.

Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korēe (1927-¬1930), "studimet" ne Montpelje (1930-¬1934), jetesa ne Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korēes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret.

Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar.

Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak.

2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korēes ishte Koēo Tashko, Pilo Peristeri, Koēi Xoxe dhe Sotir Vullkani.

Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Ēitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviē e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t'i ndihmonin per punet procedurale.

Ne mbledhje, ishte Koēi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.

3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh.

Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi.

Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve '90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij.

Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeēar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, ēfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe ēfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme.

Kulmi eshte denimi i Koēi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall.

Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist.

Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koēi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, ēfare qendrimi mbajti me diversantet?

Misterin per denimin e Koēi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siē deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koēi Xoxe ishte fajtor.

Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koēi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij.

Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koēi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siē i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet.

A ishte Koēi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t'u referohesh rrethanave te kohes? Ne kohen e Luftes, Shqiperia kishte marredhenie shume te mira me shtetin jugosllav.

Kjo erdhi per nje sere arsyesh, por sidomos per faktin qe kishin nje qellim te perbashket, ate te luftimit te armikut nazi-fashist, i cili kishte marre me dhune territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt nje ideali siē ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftes edhe marredheniet midis ketyre dy vendeve filluan te ftoheshin.

Keshtu, ne vitin 1948 vjen dhe divorci i nje marredhenieje disavjeēare. Por kete zhvillim do te vinin dhe viktimat e para pas saj. Keshtu Koēi Xoxe, i cili kishte qene ne marredhenie mjaft te mira me jugosllavet, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si nje agjent me rrezikshmeri te larte dhe nje devijant i asaj qe quhej "vija e Partise".

Goditjen me te madhe ndaj ushtarakeve te larte, Enver Hoxha e filloi ne prag te Kongresit te Pare te PKSH-se. Asokohe dhe me pas, gjate vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkepunetorin e tij me te afert gjeneral-leitenant, Koēi Xoxen.

Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata te zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjate shqiptare dhe emigrante nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qe ishin trajnuar ne Qipro, Malte dhe Republika Federale e Gjermanise dhe ata te infiltruar ne Shqiperi.

Njesitet guerile hyne ne Shqiperi ne vitin 1950 dhe 1952, por ata u vrane apo u kapen nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishte sovjetik, duke punuar si nje oficer nderlidhes ne mes te sherbimit te zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit te infiltrimit ne Moske, si dhe menyren se si Enver Hoxha arriti te mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, ēfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

Padyshim qe ne listen e gjate te mistereve te cilat Enver Hoxha i ka marre ne boten e pertejme jane dhe arsyet e prishjes se marredhenieve te Shqiperise me tre vende ish-komuniste siē ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet.

Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme.

Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne ēdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle.

Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore.

Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, ēfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese.

Vetem tashme, pas 18 vitesh pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te afert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte.

Enver Hoxha jo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e "Dajtit", ne vilat e plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizohej Drejtoria e dyte ose drejtoria e "sigurimit te Udheheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit te afert.

Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posaēme, e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gatishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge.

Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: "Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura.

Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private.

Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha. Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te "Mercedezit" te zi.

Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur:

Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.

8. Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?

Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40 dhe fillim te viteve '50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar ne te dhenat e dokumenteve autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan:

"Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne radhen e vendeve te tjera socialiste.

Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!).

Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per ēfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes".

Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per ēeshtjen e kunderrevolucionit".

Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer".

Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise. Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi".

Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion aeroportin e Mhelus ne Libi.

Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".

Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i ambasades shqiptare atje ishte shume aktiv.

Po ashtu edhe ne Athine. Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mit'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaēeve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se).

Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mit'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit "Shqiperia e Lire" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne New York qe te vepronin mbi Mit'hat Frasherin, ashtu siē kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frasheri u gjend i vdekur siē supozohej nga njee atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen "Coronia".

9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alia njeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Ēfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

Jo rastesisht, vetem pak dite pas prishjes se lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjerat moren per keq ne familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe ēifti te ndahej.

Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut?

Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me ēdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij.

Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij.

Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxha denoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz.

Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon.

Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siē ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10.Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt.

Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike.

Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur.

Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes.

Tirana Observer..

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Enver Hoxha - trashėgimtari i Stalinit

Mesazh  Kinich-Ahau prej 08.12.10 11:49

Pse Enver Hoxha eshte trashegimtari i Stalinit

22 dhjetor, viti 1961

Duke akuzuar me zemėrim se Shqipėria po mban “me qėllim marrėdhėnie tė rėnduara me Bashkimin Sovjetik," javėn e kaluar Rusia urdhėroi ambasadorin e saj nė Tiranė qė tė mbledhė plaēkat dhe tė kthehej nė shtėpi. Nga ana tjetėr, ambasadori i Shqipėrisė ishte urdhėruar mė parė nga Moska, ndėrkohė qė tė dy vendet shkėmbyen akuza tė ndėrsjellta se u janė pėrgjuar ambasadat. Kjo ishte hera e parė qė dy vendet e kuqe ndėrprenė marrėdhėniet diplomatike.

Prishja e marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik

Qė nga Kongresi i 22-tė i Partisė, kur Hrushovi denoncoi publikisht Shqipėrinė pėr kundėrshtimin e saj tė anti-linjės sė Stalinit, vendi i vogėl ka qenė zėvendėsues midis Moskės dhe Pekinit tė cilėt kanė luftuar me njėri-tjetrin. Formalisht duke u prishur me Shqipėrinė, Hrushovi ėshtė duke pėrhapur lajmin se ai nuk do tė pajtohet me Pekinin. Ndėrkohė ai ėshtė duke i detyruar kinezėt e kuq qė ose ti vijnė tek thembra ose tė zgjerojnė publikisht ndarjen. Ndėrkohė. Shqipėria vazhdon tė sfidojė Moskėn si enklavė e fundit e stilit komunist stalinist. Gjetkė nė Evropėn komuniste, bustet e dikurshme familjare dhe imazhet janė zhdukur. Por vizitorėt e fundit nė Shqipėri, sidomos njė grup gazetarėsh gjerman, gjetėn ende fotografitė e vjetra tė Stalinit nė njė mjedis shkatėrrues tė Ballkanit. Nė kryeqytetin Tirana, sheshi i gjėrė Skėnderbej krenohet me uniformat e bardha tė tre policėve tė trafikut rrugor, por pėr ta nuk ka ndonjė trafik qė ta drejtojnė. Shumė policė tė armatosur rėndė me mitraloz dhe ushtarė bėjnė roje para ministrive dhe ambasadave, nė cepat e rrugės, nė parqe, para dhe prapa hoteleve. Roje tė tjera, tė armatosura me mitralozė, ruajnė rezidencat e zyrtarėve tė lartė tė Kuq pėr ti mbrojtur ato nga "admiruesit shumė entuziastė”.

Sigurimi i Shtetit

Pėrveē njerėzve me uniformė, Tirana ėshtė e mbushur edhe me njerėzit e veshur me rroba civile tė Sigurimit, policia sekrete e Shqipėrisė, e cila ėshtė e njohur pėr “metodat e marrjes nė pyetje" tė cilat variojnė nga pėrdorimi i gjarpėrinjve helmues nė njė kafaz tek goditja elektrike kur i burgosuri pėrpiqet tė drejtohej apo tė ulej. Sipas njė studimi tė Kombeve tė Bashkuara, 80.000 prej 1.700.000 qytetarėve tė Shqipėrisė u hodhėn nė kampet e pėrqendrimit nė mes tė viteve 1945 dhe 1956, dhe 16.000 prej tyre vdiqėn atje. Pranverėn e kaluar, njė duzinė e ushtrisė shqiptare dhe oficerė tė marinės, u procesuan nė njė sallė gjyqi tė improvizuar nė kinemanė “Partizani” tė Tiranės, si pro komplotistė sovjetik. Ata u shpallėn fajtor dhe u pushkatuan nga njė skuadėr pushkatimi. Pėr turistėt e rastit, Sigurimi dukej mė shumė komik se vdekjeprurės. Toga tė tėra tė njerėzve tė Sigurimit gjurmonin dy e nga dy secilin nga vizitorėt e huaj. Ēdo pėrpjekje pėr tė biseduar me njė shqiptar rezultonte qė ai tė pėrfshihej nė rrezen e dėgjimit tė njė agjenti tė sigurimit. Njė turist nė plazhin e Durrėsit arriti tė shmangte edhe hijen e tij duke notuar pėrtej linjave tė lejuara pėr tė ndaluar njė vajzė shqiptare me bikini. Vajza, duke shkelur ujin tha: "Unė do tė doja tė kisha njė bisedė tė gjatė me ju, por ju duhet ta dini se nė kėtė vend kjo ėshtė e pamundur."

Diktatura e Enver Hoxhės

Vizitorėt rrallėherė kanė zbuluar tendencėn e ndonjė shqiptari pėr tė kritikuar qeverinė, apo prapambetjen vendit dhe Sigurimi nuk ėshtė arsyeja e vetme. Tradicionalisht krenarė, tė dyshimtė ndaj tė huajve, tė mbushur me njė besnikėri klanore, shqiptarėt i pėrgjigjen ankesave nė lidhje me vendin e tyre me zemėrim tė madh. "Kjo ėshtė rruga," do tė belbėzonte njė shqiptar i mesėm. "Ju duhet vetėm tė na kuptoni ne." Kjo lloj sedre e njėjtė kombėtare shfaqet vazhdimisht nga bosi i kuq Enver Hoxha, dhe pėrfaqėson pjesėn mė tė madhe tė forcės sė tij. Shqiptarėt kanė njė prirje mesdhetare pėr fjalime ekstravagante dhe akuzuese, dhe Hoxha ėshtė i njohur edhe nga armiqtė e tij si njė mjeshtėr i kėsaj mėnyre oratorie. I gjatė dhe i pashėm, me flokė tė trasha, Hoxha tėrheq duartrokitje tė stuhishme pėr fyerjet e tij ndaj Hrushovit. Fotoja e Hoxhės ėshtė suvatuar mbi ēdo mur nė vend.

Profili i tij dominon njėsitė monetare tė Shqipėrisė, leku, dhe nė mbledhjet e Komitetit Qendror komunist (shumica e tė cilėve janė tė lidhur me njėri-tjetrin dhe bosin e kuq nėpėrmjet lidhjeve tė gjakut ose martesave) Hoxha flet nga njė podium i zbukuruar, me njė bust tė vetvetes nga prapa. Ashtu si vendi i tij, Hoxha ėshtė plot me surpriza. Nė vend qė tė jetė njė injorant, njė udhėheqės i ashpėr malsor, ai ėshtė njė ish-mėsues dhe ishte bir i pėrkėdhelur i njė tregtari tė mirė mysliman. Megjithėse ai ka mentalitetin e njė banditi, sjellje e tij ėshtė ajo e njė borgjezi tė kulturuar dhe reflekton arsimimin e tij nė universitetet e Francės dhe Belgjikės. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Hoxha mori udhėheqjen e njė grupi gueril komunist dhe jo vetėm qė pastroi Shqipėrinė nga pushtuesit italian, por eliminoi edhe guerriljen rivale. Nga 14 anėtarėt e Komitetit tė parė Qendror, Hoxha ėshtė i vetmi qė ka mbijetuar.

Prapambetja e Shqipėrisė

Regjimi i tij stalinist ka bėrė pak pėr ekonominė e prapambetur tė Shqipėrisė. Pak rrugė tė shtruara dhe disa ndėrtesa tė mėdha janė relike tė pushtimit italian. Nuk ka makina private ose autobuzė; shqiptarėt udhėtojnė nga njėri fshati nė tjetrin me gomar ose nė kamionė tė hapur. Hekurudha ėshtė vetėm ėshtė 70 km e gjatė, dhe porti kryesor nė Durrės mund tė shkarkojė vetėm njė anije. Kontrasti mė evident ėshtė midis varfėrisė sė masave dhe luksit grotesk tė elitės komuniste. Nuk ka asnjė rrugė tė mesme midis karrocės me gomar tė fshatarit dhe Mercedesit me shofer. Toka bujqėsore ėshtė pothuajse plotėsisht e kolektivizuar, dhe shumica e fshatarėve paguhen praktikisht me njė lek dhe njė premtim. Tirana ka njė transmetues televiziv qė transmeton nė njė total prej 200 filmash e vendosur nga ana e zyrtarėve tė partisė. Punėtorėt shqiptarė kanė vrima nė pantallonat e tyre me pjesė gome tė vullkanizuar, por nė “klasėn e re” burrat veshin kostume tė tipit italian, dhe vajzat kanė fustane koktejlesh.

Lidhjet me Kinėn

Teknikėt satelitor sovjetik janė zėvendėsuar nga ekspertėt e kuq kinez qė prej prishjes sė marrėdhėnieve me Moskėn. Kinezėt merrnin tė njėjtat pagat tė ulėta si bashkėmoshatarėt e tyre shqiptarė dhe me zell kalonin kohėn e tyre tė lirė duke studiuar gjuhėn e vėshtirė amtare, por shumica e shqiptarėve ksenofobė i konsiderojnė si diēka e dalė nga njė kopėsht zoologjik. Filma kinez shfaqen nė kinematė e shumta tė hapura (njė vizitor komentoi se Shqipėria ka "filma pėr kėmbėsorėt"), dhe nė errėsirė studentėt shpesh fishkėllejnė me bilbil propagandėn e rėndė. Shqipėria ka sfiduar mė shumė se njėherė fqinjėt gjigant nga Roma, Perandoria Bizantine e deri tek pushtuesit turq. Edhe nėn komunizėm duket se nuk ka humbur asgjė nga talenti i saj i vjetėr. Por, nėse Enver Hoxha do t’ia hedhė apo ajo, kjo nuk varet prej atij, por mbi vendimet qė merren nė Kinėn e Kuqe tė largėt. Pra ēėshtja nuk ėshtė nėnshtrimi i Shqipėrisė tek Hrushovi, por tek Pekini. Pėr momentin, Hoxha vazhdon tė denoncojė Hrushovin si njė tradhtar tė marksizmit, ndėrsa Pekini i Kuq shpalli se: "Shqipėria do tė qėndrojė gjithmonė si njė gjigante nė pararojėn e kampit socialist tė Evropės Jugperėndimore."

Detaje

Sipas njė studimi tė Kombeve tė Bashkuara, 80.000 prej 1.700.000 qytetarėve tė Shqipėrisė u hodhėn nė kampet e pėrqėndrimit nė mes tė viteve 1945 dhe 1956, dhe 16.000 prej tyre vdiqėn atje. Pranverėn e kaluar, njė duzinė e ushtrisė shqiptare dhe oficerė tė marinės, u procesuan nė njė sallė gjyqi tė improvizuar nė kinemanė Partizani tė Tiranės, si pro komplotistė sovjetik.Por vizitorėt e fundit nė Shqipėri, sidomos njė grup gazetarėsh gjerman, gjetėn ende fotografitė e vjetra tė Stalinit nė njė mjedis shkatėrrues tė Ballkanit. Nė kryeqytetin Tirana, sheshi i gjerė Skėnderbej krenohet me uniformat e bardha tė tre policėve tė trafikut rrugor, por pėr ta nuk ka ndonjė trafik qė ta drejtojnė.

Kinich-Ahau

50


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Enver Hoxha

Mesazh  Nikolaos prej 11.04.11 22:30

Shteti i Diktaturės se proletariatit

Sunduesit e rinj tė Shqipėrise trashėguan njė vend jashtėzakonisht tė varfėr, tė persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmėria e sėmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e tė drejtave mė themelore civile dhe qytetare. Pėr eliminimin e tyre komunistėt ndėrmorėn njė program radikal modernizimi qė synonte pavarėsinė sociale dhe ekonomike tė Shqipėrisė, si njė suplementim tė reformave tė filluara qysh nga Shpallja e Pavarėsisė nė Vlorė mė 1912.
Akti i parė i qeverisė sė re ishte ajo e njė reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarėve u ndanė nė ngastra mė tė vogla dhe i'u dhanė atyre fshatarėve qė ose nuk kishin tokė, ose qė deri nė atė kohė kishin shėrbyer si sejmenė dhe bujkrobėr. Kjo masė theu gjithashtu dhe bazėn fuqimore tė klasės sė bejlerėve. Pėr mė tepėr, qeveria shtetėzoi industrinė, bankat dhe gjithė kapitalin tregtar dhe tė huaj nė vend. Pak kohė mbas reformės agrare filloi kolektivizimi i tokės, proces i cili mbaroi nė 1967. Si rezultat, fshatarėsia humbi tokėn qė i'u dha nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Socializmi nėn udhėheqjen e Enver Hoxhės u pėrhap nė zonat e thella malore dhe pėr pasojė shkaterroi institucionin e vjetėr tradicional tė kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturėn patriarkale tė familjes.
Pėr sigurimin e mjeteve financiare dhe teknologjike, si dhe pėr financime ushtarake dhe politike, Shqipėria aderoi nė kampin komunist me Jugosllavinė (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinėn (1961-78). Ekonomikisht, Shqipėria pėrfitoi sė tepėrmi nga kėto aleanca. Qindra milionė dollarė u investuan nė industrinė e rendė dhe mekanizmin e mjeteve tė prodhimit. Me mijėra kėshilltare dhe specialistė erdhėn nė Shqipėri pėr tė mbikqyrur zhvillimin e ekonomisė. Pėr pasojė, popullsia shqiptare doli nga errėsira shumėshekullore dhe pėr disa kohė mundi tė gėzonte njė standard relativisht tė lartė jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatėt e tij komunistė dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar pėr tradhti ideologjike ndaj kauzės sė proletariatit dhe paqėsim me Perėndimin kapitalist. E izoluar nga Perėndimi dhe Lindja sė bashku, Shqipėria adoptoi kursin e ndėrtimit tė socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetėm stalinist nė gjithė bllokun komunist.
Programi Enverist pėr modernizmin dhe transformimin e Shqipėrisė nga njė vend i prapambetur nė njė shoqėri industriale tė pėrparuar ishte nė njė farė mėnyre njė sukses i jashtėzakonshėm dhe me tė vėrtete brenda katėr dekadash Shqipėria pėrparoi shumė nė zhvillimin e bujqėsisė, industrisė, arsimit, arteve dhe kulturės. Njė arritje e veēantė ishte tharja e zonave moēalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike nė toka bujqėsore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskė tė shqipes dhe mė pas Kongresi i Drejtshkrimit.
Sidoqoftė shtypja politike i errėsoi kėto arritje kombėtare. Nė kundėrshtim me nenet e Kushtetutės qeverisja e Hoxhės u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Pėr eliminimin e pakėnaqėsisė, qeveria pėrdori shpesh (por jo pėrheėe) pėrsekutimin e udhėheqjes nė rradhėt e Partisė dhe nė mėnyre mė pak tė ndjeshme atė tė popullsisė nė pėrgjithėsi. Ata qė kritikonin Partinė dhe drejtuesit e shtetit nė veprat e tyre, qoftė kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike pėrjashtoheshin nga puna, burgoseshin nė kampe tė punės sė detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhėtimi jashtė shtetit ishte i ndaluar pėr tė gjithė pėrveē atyreve qė shkonin me punė ose sponsorizim shtetėror. Nė 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhėheqja e shikonte fenė si njė institucion feudal mesjetar qė pengonte bashkimin dhe pėrparimin kombėtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe nė shume raste ose u shkatėrruan ose u kthyen nė shtėpi pėr veprimtari rinore. Shpėtuan vetėm ato qė pėrbėnin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut nė qėndėr tė Tiranės. "Nėse ka ndonjė tė mirė qė u ka ardhur shqipėtarėve nga komunizmi kjo ėshtė "liria (ēlirimi)" ndaj feve.

kenga e Enver Hoxhes

"Enver Hoxha e mprehi shpatėn, edhe nji herė pėr situatėn
Kjo ėshtė shpata qė u rrin te koka, gjithė armiqve qė ka bota
Enver Hoxha t'u ngjate jeta, sa keto male sa keto shkrepa
zanin shqipes lart ia ngrite, ti kete popull ne drite e qite...
."

Ushtria e Enver Hoxhes


vdekja e Enverit




Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 17.01.12 14:04, edituar 4 herė gjithsej

Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

645


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 8 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi