Falli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Falli

Mesazh  oem-feka prej 10.12.11 22:25

Pėrdorimi i letrave pėr tė parashikuar fatin, ėshtė njė praktikė shumė e pėrhapur.
Ka disa forma tė hedhjes sė letrave.
Njė tip falli ėshtė ai thjesht pėr tė mashtruar e marrė para.
Ka pastaj njė formė telepatike tė parashikimit tė fatit, pastaj forma medium qė mbėshtetet nė aftėsi demoniake mbishqisore.

Historikisht pėrdorimi i letrave pėr tė parė fatin ndeshet qė nė kohė shumė tė vjetra.. Romakėt vetė pėrdornin njė sistem me tabela tė vogla me simbole tė gdhendura.
Letrat e para shfaqen nė shekullin e tetė.. teknika e tė parit tė fatit nėpėrmjet letrave ishte shumė e thjeshtė.
Disa letra kanė njė farė kuptimi, pėr shembull shtata e zemrave ėshtė letra e dashurisė, dhjeta e zemrave tregon realizimin e njė dėshire, dhjeta spathi ėshtė letėr e mbarė etj.
Me 52 letra mund tė krijohen me mijėra kombinacione.. le tė shohim problemet kryesore qė lidhen me fallin e letrave nėpėrmjet disa shembujve.

Njė evangjelist Gjerman mbajti njė leksion nė tė cilin foli kundėr fallit dhe hedhjes sė letrave.
Pas leksionit, njė nga shėrbyesit e kishės qė kish ndjekur leksionin, iu afrua evangjelistit dhe i tha:
Ē'farė synon me kėtė kritikė kundėr hedhjes sė letrave?
-Edhe unė vetė hedh fall me letra.. ėshtė njė mėnyrė e padėmshme pėr tė kaluar kohėn.

Njė pastor zvicerian organizoi njė pazar.
Nė tė pėrfshiheshin edhe disa kioska tė vogla me pėrmbajtje, figura e motive nga pėralla tė ndryshme.
Njė nga kėto kioska kishte njė tabelė ku qe shkruar: "Kėtu mėson fatin".
Dikujt nga antarėt e kishės nuk i pėlqeu kjo gjė dhe foli me pastorin.
Si shpjegim iu tha se "Ėshtė thjesht njė lojė pa zarar".
Ndėrkaq, djali qė vajti tek kioska e fatit iu tha se do tė pėsonte njė aksident me biēikletė javėn e ardhshme.. dhe vėrtet pas ca ditėsh aksidenti ndodhi dhe djali theu kėmbėn.
Njė vajze, po nė kėtė kiosk, iu tha se" Mėsuesi nuk tė ka me sy tė mirė" dhe vajza vuajti shumė shpirtėrisht nga kjo gjoja mungesė simpatie e mėsuesit tė saj.
Tė dy shembujt tregojnė se falli me letra nuk mund tė thuhet se ėshtė i padėmshėm.
Tė dy fėmijėt u bėnė viktima tė sugjestionimit.
Tė dy pastorėt janė viktima tė teorive racionaliste nė arsimin universitar, i cili pėrmban shumė boshllėqe nė fushėn e magjisė(sundimi i materies nėpėrmjet mendjes ose shpirtit) dhe mandisė (artit tė parashikimit tė fatit).
Nė rast se falli me letra nuk ėshtė thjesht njė marifet pėr tė fituar para, po ka tė bėjė me tė vėrtetė me aftėsi mbinormale, atėhere telepatia (tė lexuarit e mendimeve) dhe komunikimi subkoshient duhet tė luajnė kėtu njė rol tė rėndėsishėm.
Le tė shohim njė shembull qė e qartėson ēėshtjen.

Njė vajzė gjashtėmbėdhjetėvjeēare shkoi tek njė fallxhore letrash.
Donte tė dinte se sa kohė duhej tė priste derisa tė takonte burrin e saj tė ardhshėm.
Fallxhorja e pa drejt e nė sy dhe i tha:
Vėllai jot ka kaluar njė aksident tė rėndė me motoēikletė vitin e kaluar, nė mos gabohem?!
-Po, u pėrgjigj vajza.
-Nėna vuan nga zemra, apo jo?
-Po, u pėrgjigj vajza pėrsėri.
-Kėto kohė nuk i ke punėt mirė me babanė!
-Po, tha vajza.. po nga i dini tė gjitha kėto?
-Nga letrat, tha gruaja.
Nė tė vėrtetė ajo kishte dhuntinė e rallė tė telepatisė dhe ia kishte lexuar vajzės mendimet.
Nė kėtė pikė ku kishte arritur biseda, fallxhorja kishte fituar besimin e plotė tė klientes sė re e cila i mori thėniet e dykuptimshme tė fallxhores si tė vėrteta dhe filloi me mendjen e saj tė pėrpiqet pėr realizimin e tyre.
Si pasojė e supersticionit, iu nėnshtrua domosdoshmėrisė sė plotėsimit tė parashikimit.. siē thotė edhe Bibla: "Sipas besimit tėnd do tė tė bėhet".. meqė iu thanė me saktėsi gjėra tė sė kaluarės, i filloi nė subkoshiencė procesi i realizimit tė sė ardhmes.

Njė tjetėr formė e fallit me letra mbėshtetet nė aftėsitė e fallxhorit si medium.. fjala medium vjen nga latinishtja dhe do tė thotė "mes".
Kėtu ėshtė fjala pėr aftėsi tė ēuditshme tė disa njerėzve pėr tė pėrshkruar ose shpjeguar ngjarjet nė njė formė qė i kapėrcen fuqitė e pesė shqisave tė njeriut.
Le tė shohim pėr kėtė shembullin e njė fallxhoreje.
Kur e intervistuan njė herė njė fallxhore, ajo tha se ndėrsa i shpjegonte fatin dikujt, ndjente se ishte nėn njė fuqi tė ēuditshme!
Njė frymė e mbulonte dhe ajo ndjehej e detyruar tė thoshte gjėra pėr tė cilat nuk kishte pasur dijeni qė mė parė.
Ishte njė lloj ndjenje sikur tė ishte e pushtuar nga dikush, po pasi bėnte parashikimin e fatit, kthehej pėrsėri nė njė gjendje fare normale.
Njė shembull tė ngjashėm gjejmė edhe nė Bibėl tek Veprat e Apostujve: 16:16-18.
Palin ē'do ditė e ndiqte pas njė vajzė qė kishte aftėsi tė shikonte tė ardhmen.. ajo i shkonte pas duke bėrtitur:
Kėta burra janė shėrbėtorė tė Perėndisė tė mė tė lartit, dhe iu predikojnė rrugėn e shpėtimit.
Po pse Pali ishte i pakėnaqur me thėniet e saj dhe pse ajo e pengonte qė tė fliste?
Pėrgjigjja ishte se apostulli e kuptoi menjėherė se fuqia parashikuese te kjo vajzė nuk vinte nga Perėndia.
Ai iu drejtua vajzės dhe urdhėroi:
Nė emėr tė Jezu Krishtit tė them tė dalėsh prej saj.. dhe menjėherė vajza u ēlirua nga fuqitė e saj parashikuese e prej fallxhoreje.
Kjo ngjarje e periudhės sė hershme misionare, ėshtė tepėr domethėnėse.

Sė pari mėsojmė se ekzistojnė fuqi dhe aftėsi tė vėrteta parashikuese dhe se jo gjithēka ėshtė mashtrim.
Vajza kishte thėnė tė vėrtetėn.. dijen ajo e kishte marrė nga fuqi demoniake.
Vėmė re gjithashtu se parashikimi i fatit mund tė marrė ndonjėherė edhe njė ngjyrim fetar.
Shumė herė bota okulte kamuflohet nėn ngjyrat fetare.. po apostulli Pal e dalloi menjėherė burimin e kėsaj fuqie parashikuese, ai vetė kishte aftėsi t'i dallonte frymėt, tė cilat jo shumė prej nesh arrijnė tė ti dallojnė, duke qėnė pse jo edhe ndonjė viktimė nė kėrkim tė fatit.. por duke e kėrkuar kėtė vet tek poshtėrsia e kėsaj bote; Djalli!
Shpėrblesa dihet.. ėshtė shpirti.
avatar
oem-feka

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sjane te verteta

Mesazh  ludovigtarot prej 11.12.11 17:53

Pashe nje tendence ne shkrimin tuaj kunder parashikimit te fatit me letra. Po keshtu nje tendence per ti pare letrat si dicka jo fetare. Shkrimi juaj nuk eshte i sakte rreth pyetjes te shikojm apo jo letra??? te hedhim apo jo fall???
Kjo pasi here i justifikoni dhe here i gjykoni per mashtrues. Eshte nje shkrim me vlera medoemos perderisa shpalos shume gjera te verteta ne te nga historia. Por une do thoja me aq sa kam lexuar per letrat Tarot (dhe jane shume vite) qe fakti qe njeri behet parashikues me letra eshte i lindur, eshte pjese e fatit te atij njeriu. Ata njerez qe u lind ideja apo deshira qe ne nje moshe te caktuar te jetes se tyre te shikojne letra per fatin e tyre apo te te tjereve, sikurse edhe ata njerez qe i studjone eshte sepse keta njerez kane prirje okulte, dhe keta njerez duhet medoemos te gjejne dicka per te shprehur bindjet e tyre. Ky send mund te jete shkop magjik, sfere magjike, pendul magjik, liber magjik etj etj. Ama kjo sdo te thote qe te gjithe jane jomashtrues. Ka disa zakone/etika qe ushtron vete parashikuesi qe mund te ndihmojne nje person qe nuk merr vesh nga letrat nese parashikuesi eshte apo jo mashtrues. Ne keto zakone hyn vendi se ku mbahen letrat para dhe pas fallit; ditet e javes si dhe ora kur kryhet parashikimi; menyra e prerjes apo hapjes se letrave; vendi/ambjenti ku kryhet parashikimi; fakti nese parashikuesi te len apo jo ti prekesh letrat; siguria qe ka kur flet; ku shikon ndersa flet; shton gjera te reja sa here qe ti e pyet dicka apo thot njiher dhe pastaj pushon; sa pale letra ka.
Nuk mund te flas per letrat e lojes (52), pasi per to kam pak njohuri. Por persa i perket Tarotit, kush e studion veren qe eshte nje nderthurje simbolizmi, numerologjie, astrologjie dhe energjie. Ai ka nje sistem kaq mire te organizuar midis ketyre te katertave saqe eshte e pamundur te mos mendosh qe ka dicka te mbilogjikshme ne ate mes.
Diku madje kam lexuar qe letrat jane te pushtuara me xhind. Nje pale letra per parashikim baraz me nje xhind. Ky xhind thirret ne momentin e perzierjes se letrave dhe hapjes se tyre. Thuhet ne keto shkrime se parashikuesi flet me ate qe i thote xhindi. Ketu mund te flas me siguri (pasi e e ushtroj vete kete pune) qe puna e xhindit s'eshte aspak e vertete. Une nuk ndiej asnje lloji gjeje ne momentin e leximit te letrave, madje mendohem gjate para se te them dicka, mendohem per te kuptuar ate kombinim letrash cfare kuptimi ka.
Persa i perket lidhjes se Tarotit me Kishen ka kaq shume te dhena saqe habisin ndonjiher. Prifterinj apo edhe Pape i referohen letrave tarot per me teper. Po keshtu, une habitem se si Kisha nuk ka dhene asnjiher nje shpjegim totalisht te arsyeshem per faktin qe pse letrat sundohen nga nje force e keqe (Djalli) dhe asnjihere nga nje force e mire (Zoti). Per kete nuk gjej asnje shpjegim dhe ketu madje eshte shume e thjeshte te mashtrosh njerezit. Duke pare autoritetin e Kishes qe vetem se eshte me i hershem ne kohe se ai i fallit ne pergjithesi dhe te letrave ne vecanti, ka me shume besimtare se sa fallxhore dhe njerez qe i besojne fallxhoreve. Pjesa me e madhe e njerezve rriten me edukaten e Kishes dhe mendojne se cdo gje qe shan apo mohon Kisha eshte e keqe. Une jam pak skeptik ne lidhjen qe Kisha ka me Zotin. Kisha eshte dicka dhe Zoti eshte dicka tjeter per mua. Nuk eshte e nevojshme qe njeriu ti referohet Kishes per te pasur apo per te besuar ne Zot. E thene ndryshe nuk duhet ti besojme Kishes 100%. Dhe nuk duhet te mendojme se keta njerez qe shikojne letra kane medoemos pune me Djallin, ata mund te kene pune me Djallin po ashtu edhe me Zotin.
Puna e mashtrimit pastaj lidhet edhe me faktin qe keta njerez ne shumicen e rasteve dhe jo gjithnje marrin leke. Ideja eshte se nuk ka parashikues qe mos te kete pasur rrtije klientesh ne momentin qe e hap si veprimtari (une do ta quaja biznes). Dhe kur ky numer behet i bezdisshem te mbeten vetem dy rruge, ose ta mbyllesh veprimtarine ose te marresh lek qe te justifikoje ate volum pune. Pastaj nese jan mashtrues shume shpejt do i mbyllet veprimtaria e madje le ti ndeshkoje Zoti, nese e bejne me shpirt dhe jane te afte askush mos ti pengoje ne jeten e tyre.
avatar
ludovigtarot

25


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli

Mesazh  besimtarja prej 20.01.12 1:00

Me teper se pergjigje kisha nj pyetje,pse endrrat quhet profetike te "ligjeruara" nga fete ndryshme dhe fallet jo.Nje pergjigje me esht dhene nga nje person pak a shum kopetent e tille qe endrrat nuk e vendosim ne kur i shohim ato te vijne natyrshem dhe kur jane te qarta te paralajmerojme per dicka te re qe ndodh.Po ne rastet kur dikush sheh endrra perdite cmund te thuhet? Anuk esht e njejta gje ,a nuk quhet serisht ky parashikim fati ,si parashikimi per nje enderr si parashikimi i fatit nepermjet falleve ose leximit te dores? Pse keto te fundit silesohen si mekat? Ju lutem nje pergjigje. flm
avatar
besimtarja

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli

Mesazh  Albi4all prej 21.01.12 0:50

ne fallin e dores njerzit hyjn ne mendjen tende lexojn te kaluaren pastaj pyesin per te ardhmen
e enderrat vin natyrshen per diqka qe ka ndodhur apo do te dodh ka shum dallime te tjera por veten shkurt u pergjigja
avatar
Albi4all

“Kur tė shohėsh njė njeri tė mirė, mundohu tė tejkalosh
shembullin e tij, kur tė shohėsh ndonjė njeri tė keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti tė njėjtat tė meta.”

177


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli

Mesazh  Jetmira prej 22.09.13 11:42

nuk besoj ne fall,fallxhoret thojn gjerat qe ti i din ato gjera njerzit mendojn se ka tregu cdo gje
avatar
Jetmira

803


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi