Gjithėsia funksionon si tru gjigant?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjithėsia funksionon si tru gjigant?

Mesazh  Equinox prej 09.12.11 23:49

Gjithėsia funksionon si tru gjigant?



Shkencėtarėt nuk pohojnė qė gjithėsia mendon, por tėrheqin paralele nė mes sistemit tė vogėl dhe tė madh, por kush e di...

Shkencėtarėt tė cilėt studiojnė gjithėsinė nė hulumtimin e fundit kanė pėrfunduar qė gjithėsia do tė mund tė zhvillohej sikurse njė tru gjigant, ku shkarkimet elektrike nė mes qelizave trunore mund tė kuptohet si shkarkime nė mes galaksive qė zgjerohen.

Simulimet kompjuterike kanė treguar qė mėnyra nė tė cilėn zhvillohen sistemet komplekse janė tė njėjta tek ēfarėdo rrjeti, qoftė ai tru njerėzor, internet apo tėrė gjithėsia.

Edhe pse tė gjitha sistemet e pėrmendura duken ndryshe, nė fakt janė zhvilluar nė mėnyrė shumė tė ngjashme, por hulumtuesit habiten se si nė fakt funksionon gjithėsia dhe kuptojnė qė ju mungojnė disa hallka kyēe nė tė kuptuarit e proceseve nė natyrė.

Simulimi ėshtė krijuar si model i gjithėsisė nė vetė fillimin e saj, menjėherė pas shpėrthimit tė madh dhe studion rrjetėzimin e njėsive kuantike tė hapėsirės–kohės mė tė vogla se grimcat subatomike me rritjen e gjithėsisė.

Procesi doli tė jetė i njėjtė me proceset qė pėrndryshe zhvillohen nė rrjetet tjera, mė tė vogla, sepse disa lidhje tė pjesėve tė ngjashme kanė rezultuar me rritje tė kufizuar, derisa disa tė tjera janė bėrė nyja tė rėndėsishme nga tė cilat ka mundur tė vazhdohet nė shumė nyja tjera, thuajse bėhet fjalė pėr Yahoo ose Google.

Sigurisht, shkencėtarėt nuk pohojnė qė gjithėsia nė fakt mendon, por tėrheqin paralelet nė mes sistemit tė vogėl dhe tė madh, por kush e di..
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi