Nga Himalajet nė tokėn e Budės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nga Himalajet nė tokėn e Budės

Mesazh  Androo prej 07.12.11 18:26



Nga Himalajet nė tokėn e Budės

Emocioni pėr tė zgjedhur midis shtigjeve tė luginės Kathmandu nė zbulimin e vendeve tė shenjta budiste, safari magjepsės mbi shpinėn e elefantėve tė Parkut Kombėtar Royal Chitwan

Nė rrėzė tė Himalajeve, e vendosur midis Kinės dhe Indisė, shtrihet toka e tempujve antike dhe traditave mijėra vjeēare: Nepali.

Njė vend i varfėr por me bukuri tė pafund dhe krenarė pėr kulturėn e tij. Falė efektit tė erėrave musonike, nė periudhėn midis tetorit e nėntorit mund tė perfitoni nga njė klimė e butė dhe njė qiell i pastėr qė ju jep mundėsinė tė keni njė pamje tė qartė pėr tė zhvilluar ekskursione tė paharrueshme nėpėr panoramat befasuese.

Tetori ėshtė edhe muaji i Dashain, festa mė e rėndėsishme e kulturės Hindu, qė pėr fat tė keq sjell me vete dhe zakonin e turpshėm tė sakrifikimit tė kafshėve, pėr tė falėnderuar Zotėrit dhe pėr t’u kėrkuar atyre qė cikli i natyrės tė jetė i pandryshueshėm. Ndėrsa nė nėntor, festohet Tihar, moment nė tė cilin nepalezėt kėrkojnė ngushėllim nga Laxmi, perėndia e pasurisė dhe e tė ardhmes.

Nė kėmbė ose nė bicikletė

Pajisuni me cizme dhe kini shpirtin e aventurės sepse pėr tė zbuluar bukurite e Nepalit do t’ju duhet tė ecni. Duke kapėrcyer disa nga shtigjet mė tė bukura tė botės (qė mund tė bėhen edhe me bicikletė malore), arrin tė shohėsh tė gjitha sekretet e luginės Kathmandu ku ndodhen shumė nga vendet mė tė bukura e tė shenjta tė budizmit.

Nė qytetet Kathmandu, Patan e Bhaktapur merr jetė historia e kėtij populli fantastik, midis mijėra faltorėsh, rrugicave tibetiane, njė pjatė dhal bhat tarkari (njė lloj supe me thjerrėza, oriz dhe perime) dhe njė gllenjke chang (birrė lokale e prodhuar nė mėnyrė artizanale nė Himalaje).

Nė luginėn Kathmandu, poshtė “syve tė Budės”



Ndalesa jonė e parė nuk mund tė jetė ndonjė vend tjetėr veēse kryeqyteti Kathmandu. Zemra e tij pulsuese, larg modernizimit tė shfrenuar tė periferisė (ku ēdo ditė ndėrtohen dyqane dhe hotele luksoze), ėshtė Durbar Square (Sheshi Durbar). Njė shesh me njė arkitekture mahnitėse, mbushur plot me shitės ambulantė tė cilėt kanė fituar famėn se janė ndėr shitėsit mė kėmbėngulės qė ekzistojnė.

Njė kalim i vėrtetė nė besimet fetare lokale, midis skulptura nė gur, muzikės sė gaine (muzikantė tradicionale qė mblidhen nė shesh) dhe valleve tė kėrcimtarėve tė mbuluar me maska atė kėndshme.

Mos u trembni nga ‘lėmshi’ i rrugėve dhe rrugicave qė duket tė jetė zhytur nė njė tis apo vello me ngjyra tė ndezura nga mė tė ndryshmet, ku gjithmone mbetesh i magjepsur nga ‘sari-t’ elegantė tė femrave dhe nga shkopinjtė e temjanit tė cilėt krijojnė njė atmosferė qė tė sjell ndėr mend mitet e pėrjetshme.

Vėrtet magjepsėse…

Tempulli i majmunėve

Mė i bukuri dhe ndoshta tempulli mė turistik i qytetit ėshtė kompleksi antic Swayambhunat (shek. V), i quajtur “tempulli i majmunėve”. Njė vend i shenjtė pėr budistėt: thuhet se kėtu vinte tė mėsonte edhe vetė Buda. Misteri i emrit ėshtė zbulur shpejt. Ai ka lidhje me disa majmunė tė cilėt vraponin mbi ēatite dhe kupolat e arta, duke argėtuar me lojra vizitorėt kuriozė (provoni tė shikoni se si argėtohen ndėrsa zbresin duke vrapuar nga shkallėt kryesore).

Meritojnė vėrtet tė vizitohet edhe tempulli hindu Dakshinkali (dedikuar perėndisė Kali), ku njė legjendė tregon se si njėherė e njė kohė gratė i vrisnin bashkėshortėt e kėqinj; dhe tempulli Boudhanath, i deklaruar trashėgimi e njerėzimit nga UNESCO, sė bashku me Syayambhunat.

Nė mbarim tė turit kulturor, mund tė kalohet njė mbrėmje e kėndshme duke shijuar pjatat dhe gatimet tradicionale. Nė zonėn Thamel, qė ėshtė mė e frekuentuara nga turistėt, ndodhen disa restorantė shumė tė mirė me ēmime tė ulėta dhe ushqim tė shijshėm. Shkoni nė Restorant Yak dhe pyesni pėr tė famshmet “buffalo steam momo” (ravioli tė mbushura me mish vici tė skuqur).

Nuk do tė pendoheni.

Nje safari ne Terai

Pas njė turi jeni vėrtet gati pėr t’u zhytur nė natyrėn e pafund, e mbushur nga majat mė tė larta tė botės. Por kėtu do t’ju presin, ashtu sic mund ta imagjinoni, vetėm male plot me borė, por edhe pllaja tė ftohta subtropikale me peizazhe te paimagjinueshme.

Nė kėtė rajon ndodhet i madhi Parku Kombėtar Royal Chitwan, njė destinacion vėrtet i detyrueshėm pėr kėdo qė dėshiron tė kalojė pushimet e tij nė Nepal. Ai zė njė sipėrfaqe rreth 932 km2 dhe dikur pėrdorej pėr gjueti nga aristokracia angleze dhe nepaleze.

Tigra, elefante, rinoceronte dhe leopardė…



Kėtu njė florė dhe faunė shumė e bukur dhe interesante presin vetėm qė tė zbulohen nga safari-t emocionues (tė jesh nė njė jeep, nė kanoe apo nė kėmbė, por eksperienca mė e bukur ėshtė sigurisht tė hipesh mbi kurrizin e njė elefanti), gati pėr t’u pėrjetėsuar nė fotot e bukura: rinocerontet e famshem me njė bri’, tigrat bengale, drerėt janė vetėm njė nga 50 llojet e ndryshėm tė gjitarėve dhe rreth 450 specieve qė mban kjo tokė.

Nėse dėshironi tė akomodoheni nė brendėsi tė parkut, do te gjeni shumė resorte si pėr shembull Hotel Parkside-Hattisar, si dhe me popullorin Maruni Sanctuary Lodge, tė cilėt do t’ju lejojnė t’a jetoni kėtė aventure nė kontakt tė ngushtė me pjesėn mė tė eger tė vendit.

Nėse jeni tė apasionuar pas udhėtimeve duhet tė shpenzoni ndonjė ditė pėr ekskursion nė zonen Chepang Hills, ku mund tė zgjidhni tė blini paketa tė ndryshme turistike qė propozojnė agjensitė e shumta dhe kėshtu tė keni mundėsinė tė vizitoni vende vėrtet interesante.
avatar
Androo

296


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi