Astrologjia nė Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur

Shko poshtė

Astrologjia nė Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur

Mesazh  Nikolaos prej 29.11.11 13:37

Astrologjia nė Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur dhe krishtėrimi



Ėshtė me tė vėrtetė mahnitėse qė Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur ia kanė dale mbanė tė arrijnė deri nė shekullin XXI. Tani kemi provat e lidhjes sė dokumentave tė vjetra, tė judaizmit tė shekullit tė parė, tė Kishės sė Krishterė tė zanafillės, dhe tė astrologjisė sė lashtė.

Edhe studiuesit dhe njerėzit e kishės kanė mbetur tė tronditur nga ky zbulim dhe nuk arrijnė ende tė pajtojnė njė praktikė tė fshehtė tė pabesueshme si astrologjia me versionin e saktė, tė rishikuar e tė sterilizuar, tė fesė sė krishterė tė predikuar nė tė gjitha kishat bashkėkohore.

Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur janė gjetur nė shkretėtirėn e Judesė nė vitin 1947 nga njė beduin arab, nė shpellat e njė vendi arkeologjik afėr Kirbet Kumranit, nė atė qė sot ėshtė shteti i Izraelit. Lexuesit e sotėm do tė befasohen kur tė mėsojnė se disa beduinė kanė pėrdorur pjesė tė kėtyre dokumenteve me vlerė tė pallogaritshme si lėndė djegėse pėr zjarret e tyre tė fushimit; disa kontejnerė argjile, qė i kanė mbrojtur kėto dorėshkrime nė formė rrotullash nė dy mijė vitet e fundit, janė pėrdorur si enė uji pėr gomarėt; disa prej rrotullave prej lėkure janė pėrdorur nga kėpucarėt vendas si shollė pėr sandalet; mė nė fund, disa rrotulla u janė shitur nga antikuarėt koleksionistėve private dhe turistėve.

Rrotullat e horoskopėve janė gjetur nė shpellėn katėr, afėr rrėnojave tė komunitetit esen tė Kumranit, aty ku po ky komunitet fshihte librat e vet fetarė. Nė atė kohė romakėt ishin duke pushtuar Judenė dhe shkatėrronin gjithēka qė hasnin nė rrugėn e tyre. Disa studiues biblikė e arkeologjikė besojnė se kėto rrotulla janė fshehur nėpėr shpella gjatė revoltės hebraike tė viteve 132-135 pas Krishtit.

Fshehja e horoskopėve bashkė me shkrime tė tjera sektare dhe me Shkrimet hebraike nėnkupton tri gjėra tė rėndėsishme:
• Kėta horoskopė duhej tė arrinin tė plotė tek brezat e ardhshėm.
• Ndjekėsit e sektit esen besonin dhe praktikonin “shkencėn” astrologjike.
• Edhe Kisha e zanafillės sė Testamentit tė Vjetėr e praktikonte astrologjinė, ashtu sikurse qeveritarėt romakė dhe hebraikė tė Judesė sė shekullit tė parė dhe tė gjitha kombet qė kufizoheshin me Judenė.

Shumė studiues biblikė bashkėkohorė besojnė se “profecia e yllit”, aq popullore nė kohėrat e Jezusit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė profeci astrologjike.

Sot mendohet se tre Magjistarėt e legjendės sė krishterė tė rrėfyer tek Testamenti i Ri kanė qėnė tre astrologė dhe jo “mbretėrit” aq tė pėrrallisur tė tregimeve tė tjera.

Historiani hebreo-grek Flavius Jozefi, ashtu sikurse historianėt romakė Svetoni e Taciti, e pėrmend “profecinė e yllit”. Edhe militanti revolucionar hebre Simon Bar Kokba (Simoni i “biri i yllit”) e pėrmend yllin nė emrin e tij, pėr t’u treguar ithtarėve tė vet se ishte njėri prej njerėzve tė zgjedhur nga Zoti pėr tė “drejtuar botėn”.

Kanė qėnė zelotėt, njė sekt qė besonte se fati i popullit tė Izraelit ishte zgjedhur nga Zoti, ata qė i kanė shkruar Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur.

Esenėt pastaj besonin se komuniteti i tyre ishte Izraeli i vetėm e real dhe nuk e njihnin asnjanėsinė, i konsideronin armiq tė gjithė ata qė nuk bashkoheshin me ta, domethėnė ndjekėsit e herodianėve: saduēejtė e kohės sė Jeruzalemit dhe mbretėrit kukulla tė zgjedhur nga perandorėt e Romės.

Falė Dorėshkrimeve tė Detit tė Vdekur sot studiuesit dhe arkeologėt janė duke mėsuar gjithmonė e mė shumė gjėra tė reja tė ndritura nė lidhje me Biblėn. Shumė prej tyre besojnė se ka qėnė pikėrisht komuniteti esen i Kumranit pika e lidhjes midis Kishės sė zanafillės dhe Judaizmit.

Ngjashmėritė e pabesueshme ndėrmjet riteve, mėsimeve dhe termave letrarė janė aq tė pastra saqė vetėm mė fundamentalist i tė krishterėve do tė mund tė vazhdonte tė besonte nė natyrėn unike e tė veēantė tė tė ashtuquajturit mesazh i krishterė. Ėshtė arritur nė pėrfundim se krishtėrimi i njėqind viteve tė para tė erės sė krishterė ka qėnė njėfarė ndėrrimi fetar e kulturor i komunitetit esen tė Jeruzalemit.

Esenėt vetėdeklaroheshin Nozrei ha-Britė dhe njiheshin edhe si Nozrimė, Nazorei, Nazarenė dhe Ruajtės tė Aleancės. Para se tė quheshin tė krishterė nė Antiokinė pagane, tė krishterėt e parė quheshin nazarenė.

Kur johebrej tė ndryshėm filluan tė hynin nė komunitetin fetar nazaren, nazarenėt ishin larguar shumė tashmė prej rrėnjėve tė tyre hebraike. Banja rituale e komunitetit tė Kumranit pėr tė hequr mėkatėt, u bė pagėzimi i krishterė; dreka e thjeshtė e esenėve e pėrbėrė me bukė e verė, u bė mesha e krishterė; rabini i devotshėm hebraik Jezu Nazareni, u bė zoti johebraik me sjellje femre i ngjashėm me Serapidin.

Nė njėqind vitet e fundit ėshtė dashur rivlerėsuar saktėsia e mirėfilltė e Biblės. Arkeologjia dhe kritika letrare kanė ndihmuar pėr tė fshirė shumė hamendje nė lidhje me karakterin historik tė mjaft ngjarjeve tė ndodhura nė Jude nė kohėn e Jezusit.

Shumė arkeologė bashkėkohorė mendojnė se fshati i Nazaretit nuk ekzistonte nė kohėrat e lindjes sė Jezusit dhe as nė vitet e para tė jetės sė tij, thjesht nuk ka asnjė provė qė ta dėshmojė. Ekziston, po, njė Nazaret qė shfaqet nė hartat romake e hebraike, por kėto harta megjithatė janė pas vdekjes sė Jezusit. Ky zbulim i ri arkeologjik do tė pajtohej me mėnyrėn me tė cilėt esenėt vetdeklaroheshin nė Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur.

Sikurse ėshtė thėnė tashmė, ata nė fakt deklaroheshin Ruajtėsit e Aleancės, Nazarenėt ha-Britė (komuniteti i nazarenėve). Jezusi quhej Jezu Nazareni (ha-Brit), praktikisht tani ekzistojnė shumė arsye pėr tė besuar se Jezusi ishte njė hebre i thjeshtė esen i asaj epoke, jo zoti greko-romak i perandorit Kostandin!

Ėshtė hedhur hipoteza se autorėt helenė tė Testamentit tė Ri nė greqisht, nė atė kohė e kanė eleminuar kėtė dallim tė vogėl qė ekzistonte midis fshatit tė vonė tė Nazaretit dhe kuptimit real tė termit Nazarenė; kjo mund tė ketė ndodhur me lehtėsi kur shteti hebraik u shkatėrrua nė vitin 70 pas Krishtit, apo nė vitin 133 pas Krishtit. Pjesa mė e madhe e Testamentit tė Ri ėshtė shkruar jo mė vonė se 70 vjet pas vdekjet sė Jezu Nazarenit.

Studiuesit dhe njerėzit e interesuar pėr kėtė argument janė me fat qė jetojnė nė shekullin XXI, pasi tani autoritetet fetare dhe tė tjerė ekspertė “tė pėrfshirė nga afėr” nuk munden dot mė t’i fshijnė referimet astrologjike dhe informacionet e tjera tė pranishme nė Dorėshkrimet e Detit tė vdekur, tė cilat nė tė kaluarėn janė mbajtur fshehur.

Krejt komuniteti akademik bashkėkohor duhet ta pranojė dhe ta njohė kėtė mėnyrė tė re pėr ta vėshtruar botėn e shekullit tė pare.

Monopoli elitar i intelektualėve tė besimeve tradicionale ortodokse, qė i mbante kėto informacione tė fshehta ndaj studiuesve tė tjerė, ėshtė hequr nga Biblical Archaelogy Society nė vitin 1991.

Tė gjitha Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur “tė papublikuara” i janė bėrė tė njohura krejt botės falė njė serie me dy vėllime pa censura e as rishikime tė quajtur A Fascimile Edition of The Dead Sea Scrolls tė publikuar nga Biblical Archaelogy Society mė 19 nėntor 1992.
Doktor Alan Albert Snow.


Horoskopėt


Dy dokumenta tė Dorėshkrimeve tė Detit tė Vdekur tė gjetura nė shpellėn katėr, qė i pėrkasin sipas gjasės fundit tė shekullit tė pare para K., njėri nė hebraisht e tjetri nė gjuhėn aramaike, pėrmbajnė fragmente “horoskopėsh”, apo, mė saktėsisht profilesh astrologjike qė shprehin njė pėrkim midis karakteristikave tė fatit tė njė njeriu dhe pozicionit tė yjeve nė ditėn e lindjes sė tij.

Teksti hebraik i publikuar nga J.M. Alegro, ėshtė shkruar me njė kod foshnjarak. Teksti shkon nga e majta nė tė djathtė, nė vend se nga e djathta nė tė majtė dhe pėrdor, pėrveē alfabetit hebraik “katror”, germa tė huaja nga hebraishtja arkaike (apo fenikase) dhe nga dorėshkrime greke.

Nė kėtė dokument janė pėrshkruar tre persona nė bazė tė pjesėve me “ dritė” e “errėsirė” tė zotėruara prej tyre. Njeriu i parė ėshtė shumė i lig: tetė pjesė me errėsirė dhe njė pjesė me dritė; i dyti ėshtė mjaft i mirė: gjashtė pjesė me dritė kundrejt tre pjesėve me errėsirė; i fundit ėshtė gati i pėrkryer: tetė pjesė me dritė dhe vetėm njė me errėsirė.

Pėrsa i pėrket karakteristikave fizike, shtatshkurtėsia, trashėsia dhe parregullsia e tipareve i bashkėshoqėrohen ligėsisė, ndėrsa e kundėrta e tyre do tė thonė virtyt.

Nė terminologjinė astrologjike tė dokumentit, “kolona e dytė”, do tė thotė pa dyshim “shtėpia e dytė” dhe, njė pėrvjetor “ tek kėmbėt e demit”, sipas gjasės duhet interpretuar si prania e Diellit nė pjesėn e ulėt tė yjėsisė sė Demit. “Horoskopi” aramaik ėshtė, sipas kuratorit J. Starki, ai i Princit tė fundit tė Kongregacionit, apo i Mesisė Mbretėrore; megjithatė, ka tė ngjarė qė teksti tė aludojė pėr lindjen mrekullibėrėse tė Noes.

Hė pėr hė, ėshtė e pamundur tė dimė nėse anėtarėt e sekteve e parashikonin tė ardhmen nėpėrmjet astrologjisė, apo nėse i pėrdornin krijimet e ngjashme me horoskopet thjesht me qėllim letrar.

Sidoqoftė, fakti qė kėto tekste janė gjetur sė bashku me Dorėshkrimet, nuk duhet tė ēudisė asnjeri, sepse edhe pse disa hebrej nuk e miratojnė astrologjinė, tė tjerė, si autori greko-hebre Eupolemus, ia atribuonin shpikjen e saj Abrahamit!

G. Vernes (marrė nga The Complete Dead Sea Scrolls in English)
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi