Simbolika e fshehtė e pikturave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolika e fshehtė e pikturave

Mesazh  Equinox prej 28.11.11 11:43

Simbolika e fshehtė e pikturave



Dan Brown, me librin e tij “Kodi i Da Vinēit” i inkurajoi tė gjithė amatorėt e simbologjisė kudo qė ndodhen nė botė qė tė shohin mirė e me vėmendje pikturat e tyre tė preferuara pėr tė zbuluar nė to kode tė mundshme tė fshehta.

Por nė fakt, kjo ėshtė njė praktikė qė ka shekuj qė kryhet. Qė nga shpellat prehistorike nė jug tė Francės me vizatimet e tyre tė ēuditshme, e mė pas nė kohė, artistėt e kanė mbajtur shpesh domethėnien e punėve tė tyre vetėm pėr vete, duke qenė shumė tė kursyer me publikun.

Por ndėrkohė, janė historianėt e specializuar ata qė herė pas here zbulojnė shenja tė panjohura nė kėto piktura, qė mė pas del se kanė njė domethėnie tė veēantė. Ja disa nga kėto zbulime nė disa vepra tė ndryshme.

“Skena e 12-tė e jetės sė Shėn Franēeskut”, Giotto di Bondone

Shembulli i fundit ėshtė zbulimi i profilit tė djallit, i fshehur nė afreskun e madh tė realizuar nga artisti italian i shekullit tė 13-tė, Giotto di Bondone nė Bazilikėn e Shėn Franēeskut tė Asizit. Historiania italiane, Chiara Frugoni e zbuloi profilin me njė hundė shumė tė gjatė fshehur nė njė re. Ajo beson se kjo ka lidhje me njė besim mesjetar, sipas tė cilit djalli shfaqet nė re pėr tė ndaluar ngritjen e shpirtrave nė parajsė.

“Mona Lisa”, Leonardo da Vinēi

Piktura e Da Vinēit shfaq njė buzėqeshje enigmatike tė njė gruaje qė ka intriguar botėn mbarė prej 500 vitesh. Nė vitin 2010, presidenti i Komitetit Kombėtar Italian pėr Trashėgiminė Kulturore, Silvano Vinēenti, deklaroi se ishte i bindur se ai kishte zbuluar germa dhe numra tė vendosur nė sytė e portretit. Kėto zbulime i kishte bėrė pėrmes njė vėzhgimi me mjete dixhitale. Fillimisht zbulimi i Vinēentit kishte tė bėnte me germat L dhe V dhe u konsiderua si njė provė e njė teorie tė famshme, sipas sė cilės Mona Liza ėshtė nė fakt autoportreti i Leonardo da Vinēit. Mė pas, Vinēenti arriti nė pėrfundimin se kjo vepėr ishte pikturuar nga njėri prej miqve piktorė tė Da Vinēit, por pjesa mė e madhe e historianėve e hodhi poshtė kėtė ide.

“Beteja e Marēianos”, Giorgio Vasari

Ky afresk nė hollin e “Tė Pesėqindėve”, nė Palazzo Vechio, nė Firence, besohet se mban brenda vetes kyēin e njė vepre tė humbur tė Leonardo da Vinēit. Eksperti i artit, Maurizio Seracini ėshtė i bindur se afresku i Da Vinēit, “Beteja e Anghiarit”, qėndron pas “Betejės sė Marēianos”. Shkrimtari dhe piktori Vasari, njė admirues i madh i Da Viēit, nisi qė tė shkruante pėr tė duke e nisur nga puna e afreskut, por duke e braktisur mė pas pjesėrisht pėr shkak tė disa problemeve teknike. Nė njė flamur tė vogėl tė gjelbėr tė pikturuar nė afresk ai gjeti tė shkruara fjalėt: ”Kėrko dhe do tė tė jepet”. Tani pritet qė pėrmes metodave tė sofistikuara tė arrihet tė shihet nėse ndodhet nė tė vėrtetė brenda pikturės nė fjalė, piktura e humbur e Da Vinēit, “Beteja e Angharit”.

“Kapella Sistine”, Michelangelo

Vepra sublime e Mikelanxhelos, “Kapella Sistine”, nė Vatikan, nė Romė u restaurua nė mėnyrė tė plotė nė fundin e shekullit tė kaluar, duke e bėrė kėtė vepėr tė mrekullueshme tė Rilindjes qė tė shpaloste gjithė madhėshtinė e ngjyrave tė saj. Por sipas Roy Dolineser, bashkautor i librit “Sekretet e Sistinės: mesazhet e fshehura tė Mikelanxhelos nė zemėr tė Vatikanit”, restaurimi nxori gjithashtu nė dritė disa gjėra tė pa rėna nė sy mė parė. Njė zbulim ishte nė pikturėn e njė hebreu tė ri, Amminadab, qė mbante njė shenjė persekutimi qė pėrdorej nė atė kohė dukshėm nė Itali nėpėr veshje. Ai ishte vizatuar nė njė pozicion akuzues nė drejtim tė fronit tė Papės. Njė tjetėr zbulim ishte ai i dy hebrenjve nė rrethin e brendshėm tė tė zgjedhurve nė “Gjykimi i Fundit”, qė sipas Doliner ėshtė njė blasfemi e plotė. Ai beson se Mikelanxhelo, nė mėnyrė tė fshehtė, ishte duke predikuar idetė e pranimit dhe dashurisė nė njė periudhė tė njė intolerance tė madhe fetare.

“Darka e fundit”, Da Vinēi

Njė nga teoritė mė ekzotike nė lidhje me punėn e Da Vinēit ėshtė se mėnyra e vendosjes sė dishepujve nė tryezė i korrespondon notave muzikore nė njė pentagram. Tė bėra sė bashku krijojnė njė melodi qė duket si njė rekuiem. Leonardo ishte njė muzikant i talentuar, veē talenteve tė tjera qė kishte.

“Darkė nė Emmaus”, Caravaggio

Piktura e vitit 1601 mund tė mos ketė njė mesazh tė fshehtė, pėr sa jemi nė dijeni, por ajo pėrmban simbole delikate qė japin tė dhėna nė lidhje me identitetin e njė burri pa mjekėr qė ndodhet nė tryezė. Njė ēelės i rėndėsishėm ėshtė hija e njė bishti peshku qė del nga njė enė me fruta nė fund tė tryezės, njė shenjė qė mund tė na thotė se ky burrė ėshtė Krishti, peshkatari i njerėzve.

GSH
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Taroti esht ne vetvete simbolik

Mesazh  ludovigtarot prej 28.11.11 20:46

Edhe Taroti esht simbolik e gjalle. Perzierje midis Astrologjise, Numerologjise dhe simbolikes. Cdo element ne leter esht pike kyce ne intepretimin e saj.
avatar
ludovigtarot

23


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi