Orakulli i Dodonės

Shko poshtė

Orakulli i Dodonės

Mesazh  Nikolaos prej 26.11.11 12:47

Orakulli i Dodonės



Ky ndryshim cilėsor, veēanėrisht nė fokusimin e problemeve qė dikur trajtoheshin si gati misterioze, bėri tė mundur kapėrcimin e disa kontradiktave tė vjetra qė kanė tė bėjnė me interpretimin e gjėrave.

Zbulimi dhe pėrdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me njė probabilitet (+)(-) 100 vjet, ishte njė pėrmbysje e madhe nė saktėsimin e etapave kohore nė fushėn e historisė.

Mbi tė gjitha u krijua njė mendim i ri i pėrgjithshėm, i njė natyre krejt tė re, pėr vlerat e trashėguara njerėzore.
Kapėrcehet koncepti provincial i shfaqur jo pak herė edhe nga historianė tė kalibrit botėror.

Mjaft ėshtė diskutuar rreth Herodotit i mbiquajtur edhe "Babai i Historisė", i cili gjithashtu pėr pasaktėsitė trashanike qė ka bėrė e quajnė edhe "Babai i gėnjeshtrės". P.sh. E. Gibboni gjatė kohės qė po pėrgatiste "Shkėlqimin dhe rėnien e Perandorisė Romake" ankohej se "paragjykimi, injoranca dhe budallallėku i shumė historianėve tė lashtė", tė cilėt ishte i detyruar qė t’i pėrdorte si burim informacioni, "e bezdisnin pa masė".

Le tė theksojmė kėtu edhe interpretimet e shumė studiuesve tė sotėm pėr interesa thjesht shoviniste. Por si njė argument domethėnės brenda oborrit tė historisė sonė, ėshtė me vend qė tė pėrmendim njė prej iluministėve tė mėdhenj gjermanė tė shek. XVIII.

Ishte viti 1774, kur nė Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij "Kėrkime nė historinė e popujve tė Evropės Lindore".

Nė parathėnien e kėtij libri, duke pėrmendur direkt shqiptarėt, ai theksonte se "asnjė popull tjetėr i botės nė tė cilėn ne jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr evropianėt e perėndimit pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt."E megjithatė, ata janė popuj kryesorė, tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte t’i njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e vjetėr e tė re tė Evropės. Por… ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol tė veēantė.

Ata janė tė nėnshtruar, ata janė fatkeq dhe historiani shpesh ėshtė po aq i padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm; ai nuk i pėrfill ata qė nuk i ka prirė fati". (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990) Kėto dukuri negative tė vėna nė dukje nga sa a sa shkollarė, kanė krijuar kontradikta dhe tė ēara tė mėdha mbi njohjen e trashėgiminė tonė.

Ato kanė shėrbyer si burim keqinterpretimi dhe jo nė pak raste i kanė ēuar pasardhėsit e genit njerėzor nė drejtimin e kundėrt tė asaj qė ata duan tė njohin. Sot nė kėtė aspekt po kristalizohen dy grupe tė mėdha, tė cilat i interpretojnė tė njėjtat fakte me koncepte diametralisht tė kundėrta. Grupi i parė ėshtė konservativ, i mėshon metodologjisė klasike, injoron tė rejat qė zbulohen, ose bėhet thjesht pengesė burokratike.

Ndėrsa grupi i dytė pėrbėhet nga njerėz pasionantė dhe jo ortodoksė. Shpesh ata qasen pa edukim formal nė fushėn ku ata militojnė, por qė me metodat e tyre kėrkimore kanė sjellė risi, veēanėrisht nė fushėn e historisė botėrore.

Nuk mund ta lė rastin tė kalojė pa pėrmendur Hajnrih Shlimanin, i cili rizbuloi Trojėn nė kundėrshtim tė plotė me mendimin e akademikėve, tė cilėt pretendonin se historia e Homerit, Iliada dhe Odisea, ishin prodhim folklorik dhe pa baza historike. Shlimani vetė konsiderohej aventurier, dhe nė fakt ai ashtu ishte! Ai nuk kishte kurrfarė lidhje me punėn e arkeologut.

Por realiteti tregoi se bindjet e tij tė patundura qė do ta zbulonte Trojėn sipas tregimit tė Homerit, i dhanė atij famėn e pėrjetshme. Me shembullin e Shlimanit bota e sotme ėshtė e mbushur plot. Prej kėtij kėndvėshtrimi studimi i kėsaj disipline ka fituar njė linjė tė re dhe interesante. Pėr kėtė ēėshtje, pikėrisht nė aspektin e tė kaluarės sė shqiptarėve nė veēanti, po konfigurohen gjithashtu avantazhet e para.

Humbjet nga e kaluara

Mė ndodh qė nė biseda tė ndryshme njerėzit tė mė pyesin se pėrse tani shqiptarėt nuk janė mė tė famshmit e dikurshėm, dhe pse nuk kemi mė influencė nė ekonominė dhe politikėn botėrore. Sė pari, dua t'ju a theksoj pyetėsve tė mi se kohėt ndryshojnė. Kjo gjė nė fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij.

E thėnė ndryshe, nė mėnyrė tė dukshme kjo ēėshtje ka lidhje me vullnetin e Zotit! Mendoj qė edhe pėr fisin e parė dhe tė bukur tė shqiptarėve "Krijuesi" nuk ka bėrė ndonjė lėshim tė madh, qysh kur vendosi qė shqiptarėt tė jetojnė nė tokė bashkė me tė tjerėt.

Nė Testamentin e Vjetėr pėrmenden 12+1 fise (tribu) tė ndryshme. Pra, sado e ndritur qė tė ketė qenė e kaluara jonė, ne nuk kemi jetuar vetėm, nė boshllėk, dhe pa konkurrencėn e fiseve apo grupeve tė tjera.

Kjo logjikė na bėn tė mendojmė se pavarėsisht se ne jemi ndėr grupimet e para pėr nga kontributi i rėndėsishėm nė stabilizimin e jetės nė tokė, prapė fati ynė ngjan njėsoj si fati i ēdo qenieje tjetėr njerėzore, por nė kohė dhe vende tė ndryshme. Tė moēmit tanė, i shpjegonin kėto fenomene thjesht me dy fjalė: "Rrota e historisė"!

Ajo siē dhe e dimė, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjėherė! Ne shpesh do tė shikojmė gjatė shkrimit se si tė vjetrit, mė sė shumti kanė pasur tė drejtė. Ėshtė me vend me kėtė rast qė tė shpjegojmė fillimisht me argumente bazė si ndryshojnė gjėrat nė Univers, nėn lėvizjen e pandėrprerė tė "Mullirit Kozmik". Filozofit Platon (429-347), gati 2500 vjet mė parė, i pėlqente tė thoshte "Si poshtė edhe lart"!

Me fjalė tė tjera sjell vėmendjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi, dy elementėt kryesorė nė shpjegimin e Universit. Pra, filozofia e tij ishte se fenomenet tokėsore janė tė lidhura ngushtė dhe nė mėnyrė tė pazgjidhshme me ato qiellore. Kėshtu qė nga ky pikėvėshtrim, mund tė themi se Dodona ka qenė qysh nga fillimi i procesit tė civilizimit qė njohim ne sot.

Priftėrinjtė e Dodonės, siē do ta shikojmė me shembuj kėtu mė poshtė, ishin vetė Zotat nė tokė. Me njė gjuhė simbolike, quheshin prej disa mijėra vjetėsh si "Perėnditė e Olimpit". Sa pėr kureshtjen tuaj, emrat e disa prej tyre nė periudhėn dymijėvjeēare tė dominimit tė Zeusit nė Olimp ishin: Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita.

Kur Robert Temple botoi herėn e parė librin e tij tė famshėm "The Sirius Mistery" nė vitin 1976, me nėntitull "Evidencė e re shkencore mbi kontaktin e alienėve gati 5000 vjet tė shkuara", opinioni botėror u kap nė befasi.

Vetė R.Temple pėr punėn e tij gjeniale nė vend qė tė shpėrblehej, u persekutua pėr pesėmbėdhjetė vjet pandėrprerė! Persekutorėt e tij ėshtė interesante ta theksojmė kėtu, nuk ishin njerėz tė zakonshėm apo fanatikė injorantė. Ata ishin disa individė nga agjencitė dhe grupet sekrete mė tė fuqishme tė botės... Dhe nė kėtė rast pyetja shtrohet: Po pėrse vallė…?!
Tė gjithė ne e pranojmė se gjėrat lėvizin.

Qė ato ndryshojnė pambarimisht, shpesh dhe jashtė vullnetit tonė
edhe kėtė gjė ne e kuptojmė. Astrologjia, nė kohėt antike konsiderohej mbretėresha e dijeve, sepse ajo tė mėsonte logjikėn se si lėvizin gjėrat atje lart…! Nė qoftė se ne do tė besojmė sinqerisht nė shprehjen "ēdo gjė vendoset me vullnetin e Atij", le tė vazhdojmė tė besojmė si mė parė. Prej kėtij besimi do tė pėrfitojmė dy gjėra nė praktikė.

E para, do u kthejmė stėrgjyshėrve tanė tė urtė njė borxh tė vonuar shumė gjatė, respektin e domosdoshėm pėr ēka ata kontribuan pėr ne dhe atdheun. Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lėmė pas "shekujt e gjatė tė errėsirės sė trashė shpirtėrore dhe injorancėn tonė tė rrezikshme"!

A ishte gabim Sami Frashėri kur na mėsonte: "Se drita e diturisė, pėrpara do tė na shpjerė"? Unė jam i sigurt se jo! Po ashtu, vėllai tjetėr Naimi, gėrvishtte tė njėjtėn plagė kur thoshte:
"Hiqu, hiqu, errėsirė!
Pa ja kėtu, o dritė"!

Siē shihet, rilindasit tanė tė mėdhenj e kishin kuptuar gjuhėn e Zotit. Ėshtė mė se e qartė se kėtu bėhet fjalė pėr triumfin e dritės kundėr errėsirės nė kuptimin simbolik.

Prof. Harold Cooke nė studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931, na kujton: "Konflikti midis sė mirės dhe sė keqes ėshtė konflikt fizik dhe shpirtėror". Ndryshe ne mund ta kuptojmė kėtė fenomen si lufta e "tė mirės kundėr sė keqes". Por ne siē duket nuk i kuptuam ata krejtėsisht, me vonesat dhe zigzaget tona tė turpshme. Ėshtė fjala pėr fatin e shqiptarit, por edhe pėr fatin e njeriut nė pėrgjithėsi si qenie tokėsore.

Nė dymijėvjeēarin qė po lėmė pas, ishin predikuar gjėrat, pra ishin parathėnė! Dhe ky predikim bėhej nė pėrgjithėsi me mekanizmin e njohur tė Orakujve, por edhe me forma tė tjera akoma mė praktike.

Duke dalė prej influencės sė shenjės tė Dashit, ne lamė pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu. Le tė kujtojmė kėtu qė nėn kėtė shenjė, njeriu vetė mori pjesė aktive dhe i ndėrtoi perandoritė e mėdha.

Pra, ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij tė asaj kohe rrezatoi tendencėn ekspansioniste dhe u krijuan nga ky shkak njėra pas tjetrės perandoritė e ilirėve, persėve, maqedonasve, romakėve, bizantinėve, etj.

Por duke hyrė nėn influencėn e Peshqve, po vetė njeriu u bė dėshmitar dhe varrmihės njėkohėsisht nė shkatėrrimin e po kėtyre perandorive, njėra pas tjetrės.

Milena Gonzales-Wippler, e diplomuar nė Porto Riko dhe nė Universitetin e Kolumbias, respektivisht nė Psikologji dhe Antropologji, e shpjegon kėshtu fenomenin nė librin e saj "Formulat magjike dhe ceremonitė" bot. i 1997-s: "Shenja e Ujorit, e cila po na afrohet tani, personifikon miqėsinė, shpresėn dhe dėshirat. Ndėrsa pėrpara saj, shenja e Peshqve ishte pėr dymijėvjeēarin qė po lemė pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati nė mėnyrė absolute nėn influencėn e teologjisė Judeo-Kristiane".

Karakteristikė e kėsaj shenje ishte Jezu Krishti, i cili u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqėzua nga armiqtė e tij tė shpallur dhe tė pashpallur. Kjo gjė pra, ishte parashikuar mė parė nga Orakujt. Ishte parathėnė lindja dhe kryqėzimi i tij! Ai kėshtu u bė simbol i sakrificės kristiane.

Ėshtė interesante ta kujtojmė se nė treqind vitet e para kristianizmi kishte si simbol tė vetin dy Peshq, pra pikėrisht shenjėn e horoskopit. Por nė 325 A.D, nė kėshillin e Nikeas u vendos unifikimi i kishės dhe "Jesu Krishti" u pranua tė shpallej Zot!

Ja se si na e pėrshkruan kėtė moment tė veēantė tė historisė studiuesi Simon Cox, nė librin e tij "Duke zbėrthyer Kodin e Leonardo Da Vinēit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble":
"Konstandini i Madh, ishte perandori Kristjan, i cili, megjithėse ende besonte nė paganizėm, u bė pėrgjegjės pėr ruajtjen e perandorisė nga shkatėrrimi. Nė vitin 325 A.D, ai organizoi tė parin kėshill tė Kishės Kristiane nė Nikea dhe e unifikoi atė. Aty u vendos formula e shenjtė e pagėzimit: "Nė Emėr tė Atit, Birit, dhe Shpirtit tė Shenjtė, Amin"!

Mė vonė kjo formulė u bė doktrina mė e rėndėsishme pėr besimin kristian. “Kostandini vetė kishte lindur nė 274 A.D. aty ku ėshtė territori modern i Shqipėrisė sė sotme".

Gjithnjė me gjuhėn e astrologjisė, nėn shenjės e Peshqve, shoqėria njerėzore ishte parashikuar se do tė zhytej nė anarki dhe luftėra mizore. Por pasoja mė e rėndė do tė ishte errėsira shpirtėrore. Ndryshimi i pozicionit tė yjeve, sjell kėshtu nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme ndryshime fizike dhe psikologjike nė jetėn e pėrditshme tė njeriut.

Ky ėshtė njė cikėl qė pėrsėritet nga njė shenjė e Horoskopit nė tjetrėn, nė njė periudhė mesatarisht dymijėvjeēare. Nga tė dymbėdhjetė shenjat qė ka Horoskopi, pėrfitojmė njė proces lėvizjeje qė zgjat afėrsisht 25.975 vjet.

Pra, kemi me kėtė rast njė rrotullim tė plotė nė 360ŗ tė boshtit tė tokės. P.sh, nė 180ŗ shmangie, Poli i Veriut kalon nė pozicionin jugor dhe Poli i Jugut kalon nė opozitė. Ky konkluzion arrihet nga vėzhgimi i ngadaltė i shmangies tė tij. Kjo lloj lėvizjeje (shmangieje) prej 1ŗ e boshtit tokėsor, merr pothuajse 72 e 3/4 vjet. Pikėrisht kjo distancė e gjatė ėshtė e barabartė me jetėn mesatare tė njeriut nė tokė.

Astronomėt e quajnė kėtė fenomen, thjesht, njė vit kozmik. Pra, nė njė mesatare gati dymijėvjeēare nė tokė, ne pėrfitojmė vetėm njė shmangie prej 30ŗ tė boshtit tokėsor.

Le tė theksojmė se njeriu i lashtė duhet tė ketė qenė mjeshtėr i kėtyre kalkulimeve. Po mundohem qė t’i pėrmend kalimthi gjėra tė tilla, sepse neve na duhet qė tė vijmė nė tė njėjtin nivel tė kuptuari me ata qė ndėrtuan Dodonėn. Kjo logjikė do tė na ndihmojė nė zbėrthimin me lehtėsi tė rėndėsisė sė saj.

Arsyeja e vėrtetė se pėrse shqiptarėt janė njė popull mė shumė supersticioz se sa fetar, shfaqet pikėrisht tek baza e kėtyre njohurive tė cilat ata duket se i kanė zotėruar mrekullisht dikur.

Supersticioni ėshtė njė besim, dhe nga mė tė vjetrit gjithashtu dhe dihet qė ai i ka rrėnjėt drejtpėrdrejt tė lidhura me fuqinė e Zotit. E thėnė ndryshe, ata (shqiptarėt) me kujdes e zgjuarsi i shmangen shpesh fanatizmit tė sotėm fetar, i cili shumė tragjedi tė mėdha ka sjellė nė jetėn e njeriut. Kėshtu, duke i analizuar tė gjithė elementėt nė kompleks, ne mundemi t’i shohim gjėrat realisht. Dhe po realisht ne do tė kemi shansin qė t’i pėrmirėsojmė ato.

Dy fjalė mbi gjenezėn

Historia e njeriut fillon nė tė njėjtėn kohė me aktivitetin e trurit tė tij. Kėshtu e kanė pėrcaktuar studiuesit historinė. Gjė kjo qė konsiderohet tė ketė filluar gati 50.000 vjet tė shkuara. Nė fillim zbulimet mė tė rėndėsishme u konsideruan Muzika, Gramatika, Retorika, Drejtėsia, Prudenca, Matematika dhe Gjeometria, tė cilat kanė qenė tė lidhura siē thamė pak mė sipėr, me momentin e formimit tė psikologjisė sė njeriut tė sotėm modern.

Ato u quajtėn nė atė kohė "shtatė artet e lira" qė u bėnė themel i tė gjitha njohurive pėr shoqėrinė njerėzore. Po ta shikojmė me kėtė prizėm etimologjinė e fjalės art, ajo siē e dimė ka kuptimin e pėrsosmėrisė, pra Zotit! Pėrndryshe ėshtė elementi bazė qė e bėn praninė e Atij, si diēka konkrete nė mes njerėzve.

Ėshtė me vend qė tė theksojmė kėtu se artistėt janė misionarė, tė cilėt nuk bėjnė gjė tjetėr, por me formėn e artit qė krijojnė, zbresin mesazhe nė tokė tė cilat influencojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme nė jetėn e pėrditshme tė njerėzve. Le tė tingėllojė kjo si kujtesė e shkurtėr pėr disa shqiptarė tė prapė! Artistėt nuk janė kontingjent diskriminimi, dhe aq mė keq pėr t’u vrarė, ashtu siē bėhej gjatė regjimit komunist.

Ata janė pasuri kombėtare…!

Duke vazhduar mbi origjinėn dhe mėnyrėn se si ka filluar civilizimi nė tokė, pra periudha e parė e njeriut si qenie inteligjente, nga shkollarėt e sotėm ka qasje tė kujdesshme nė deshifrimin e skripteve tė vjetra.

Krahas kėsaj, po i kushtohet gjithnjė e mė shumė seriozitet gjurmėve tė shumta tė lėna nga vizitorė, (alienėt), tė ardhur nga distanca tė largėta kozmike, ku mendohet se jeta atje ėshtė mė e avancuar se nė planetin tonė. Shumė testamente dhe mbishkrime brenda mureve tė piramidave, janė zbėrthyer nga pėrmbajtjet e tyre dhe na kujtojnė shpesh njė gjė tė tillė megjithatė.

Me pak fjalė, shkollarėt po deshifrojnė mendimin, komunikimin dhe vizionin e njeriut tė parė, duke u munduar tė hyjnė nėn lėkurėn e tij! Ata po pėrqendrohen gjithashtu nė rrjedhėn apo edhe nėnshtresat e civilizimeve tė tėra qė deri mė sot konsideroheshin krejtėsisht tė humbura. Nga kėto lloj pėrpjekjesh po arrihen rezultate tepėr tė rėndėsishme!

Ėshtė fjalė pėr piramidat e Egjiptit, Stonehencet, Atlantėt, Limurėt, Olmikėt, Ilirėt, Sumerėt, Babilonasit, Majatė, Actekėt, Inkasit dhe plot enigma tė sė djeshmes, tė cilat janė trajtuar si tabu apo mistere tė padeshifrueshme, tė zhdukura ose thjesht pjellė e miteve dhe legjendave.

Nė kėtė kontekst, ėshtė shumė me vend qė ta theksojmė se historia e shqiptarėve zė njė vend me peshė tė madhe nė historinė e civilizimit botėror. Por nė kėtė shkrimin tim, unė do tė fokusohem vetėm nė njė fakt, nė misterin e Dodonės… Po ēfarė fshihet brenda guaskės sė kėtij misteri…? Dhe a ia vlen qė ne tė gėrmojmė rreth kėsaj ēėshtjeje?!

Ē'dimė pėr Dodonėn?

Nė kuptimin e gjerė tė fjalės kurrgjė! Arsyet janė tė ndryshme, por ato mė tė rėndėsishmet janė historike. Nė kujtesėn e shqiptarėve Dodona ka ardhur e gjallė dhe e ruajtur vetėm nėpėrmjet gojėdhėnave, miteve dhe legjendave. Nė fakt, nė kėto mite e legjenda Dodona pėrmendet shpesh si vend i shenjtė.

Interesante gjithashtu ėshtė se mali i Tomorit thirret ende edhe sot "Mali i Zotit". Njerėzit e atyre anėve me respekt e quajnė atė "Baba Tomori"! Tek “Iliada”, Homeri me gojėn e Akilit thotė: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjik, qė banon n'ato vise tė largėta e sundon mbi Dodonėn dimėrkeqe"!

Nga gojėdhėnat thonė se mali i Tomorit quhej mė parė "Mali i tė Mirit". Semantika e fjalės "tė Mirit" zbulon krejt funksionin e veēantė tė kėtij mali! Ndėrsa Straboni e pėrshkruante kėshtu situatėn e terrenit tė thyer fizik pėr tė arritur deri nė Tomor: "Sado qė ėshtė i ashpėr e plot me male tė mėdhenj si Tomori e tė tjerė, Epiri dhe Iliria nxjerrin burra trima e tė menēur".

Kėshtu, me kėtė logjikė po tė vazhdoj, do tė pėrsėris se ē'thonė tė tjerėt qė janė tė shumtė padyshim. Por nė fakt, mė i rėndėsishėm pėr ne ėshtė zbulimi i funksionit tė vėrtetė tė Dodonės. Tek historianėt e vjetėr dhe shėnimet e tyre historike Dodona pėrmendet shkarazi, nė mėnyrė tė zbehtė dhe vetėm si njė fakt i pėrgjithshėm.

Le ta quajmė ndryshe kėtė gjė si pėrplasjen e parė me injorancėn apo kufizimet tė cilat i ka vuajtur jo pak herė historia jonė. Duket pra se nė rastin tonė ne kemi mė shumė mjegull, sesa informacion. Flasim pėr Dodonėn dhe pėr njė moment harrojmė qė e kemi fjalėn pėr origjinėn institucionale tė njeriut nė tokė.

Fakti i madh qė Dodona pėrfshihet e para dhe mė e vjetra nė listėn e 8-tė Orakujve tė parė dhe mė kryesorė, duke bėrė pjesė brenda rrjetit territorial tė kėtyre Orakujve, na shtyn tė mendohemi... Dhe nė listėn e kėtyre tetė Orakujve ishin: 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 9-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk iu ėshtė pėrcaktuar vendndodhja.

Pėr disa tė tjera gjithashtu nuk iu ėshtė qartėsuar pėrkatėsia, prandaj ato janė me pikėpyetje nė fund. Nga funksioni i tyre, pėrveē Dodonės dhe Delphit qė kanė pėrafėrsi me njėra-tjetrėn, tė tjerat janė tė ndryshme. Kodi i Orakullit tė Dodonės ėshtė ky: 1. Vendndodhja - mali i Tomorit, nė Qendrėn Perėndimore, 2. Pema simbol - Lisi 3. Planeti simbol -Saturni 4. Lindja Hyjnore - Qenia Humane prej "Ashtit tė Tokės"!

Ėshtė e pajustifikueshme qė nė programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as qė zihet me gojė, qoftė edhe shkarazi. Sa pėr shkrimet e autorėve klasikė, tė ashtuquajturit greko-romakė apo bizantinė, terma qė po bėhen gjithnjė edhe mė tė dyshimta sot, me lehtėsi mund tė pėrmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj…

Disa prej kėtyre emrave i pėrkasin periudhės sė dytė, asaj Bizantine. Ndėrsa nė plejadėn e Rilindjes Evropiane deri nė ditėt e sotme, kemi emra tė shquar shqiptarė dhe tė huaj si Jeronim de Rada, Dhimitėr Kamarda, Shtjefėn Gjeēovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skėnder Anamali, Aleksandėr Stipēeviē, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj.

Nga studiuesit e huaj le tė pėrmendim: J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot tė tjerė, tė cilėt do t’i kujtojmė hera-herės gjatė kėtij shkrimi.

Por ata, tė cilėt do tė mbajnė peshėn e argumenteve tė mija nė subjektin e Dodonės, janė vetėm pak autorė. Pėr koincidencė dua tė pėrmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le tė shikojmė tani se si po na afrohen gjėrat.

NGA MAKSIM ZOTAJ


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 26.11.11 14:44, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Orakulli i Dodonės

Mesazh  ILIRA prej 26.11.11 14:26

Shkrim interesant por as Maksimi nuk ka treguar asgje me shume sesa kemi degjuar apo lexuar per Dodonen, thuhet se gjendet ne Malin e Tomorrit por me siguri qe nuk eshte si ata tempujt e vjeter qe jemi mesuar te identifikojme "antikitetin", dhe nje gje tjeter ne tempullin e Dodones prifterinjte nuk ishin mashkuj por prifteresha "pellumbesha", pse akoma nuk eshte zbuluar vendodhja kete eshte mire te na e shpjegoje Maksimi meqenese di me shume se ne.
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Orakulli i Dodonės

Mesazh  Niko_ prej 27.11.11 3:07

Ky ėshtė njė shkrim i pėrgjithshėm dhe pa fakte dhe argumenta pėr Dodonėn! Mendoj se ka qėllime tė tjera....

Niko_

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Orakulli i Dodonės

Mesazh  aldo1 prej 27.11.11 22:20

Duhet te lexoni dhe shkrimin e Perikli Ikonomit per Dodonen,ai asht marre me perpara...
Duhet ti lexoni te dyja qe te formoni nje mendim per Orakullin me te vjeter te botes
avatar
aldo1

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Orakulli i Dodonės

Mesazh  Berti69 prej 28.11.11 10:33

Orakulli i Dodonės dhe epirotėt

Ka dalur nga shtypi vėllimi I i librit “Orakulli i Dodonės dhe epirotėt” i Dr. Arsim Spahiut.
Nė kėtė botim autori paraqet tė dhėna me interes, qė lidhen ngushtė me Tempullin e Dodonės, pellazgėt dhe fiset ilire tė Epirit.

Ai vė nė dukje se autorėt e vjetėr grekė, kur kanė ardhur nė pjesėn jugore tė Ballkanit, qė mė vonė ka marrė emrin Helladė dhe Greqi, kanė gjetur pellazgėt, tė cilėt e kishin Dodonėn si qendrėn e kulturės sė tyre shpirtėrore.

Autorėt greko-romakė kanė pranuar, giithashtu, se e kanė huazuar mitologjinė dhe panteonin e Dodonės.

Dodona ka qenė njė qytet i vjetėr, i ngritur nė pjesėn qendrore tė Epirit, nė zemėr tė Ēamėrisė, fare afėr Konicės.
Para arritjes sė grekėve nė pjesėn jugore tė Ballkanit, nė qendėr tė qytetit tė Dodonės pellazgėt kanė ngritur njė tempull, i cili u bė shumė i njohur pėr orakujt nė Epir, nė Ilirinė jugore dhe mė gjėrė. Orakull quhet interpretimi qė Zeusi ose ndonjė hyjni tjetėr pellazge jep pėr pyetjet e drejtuara nga besimtarėt e lashtėsisė.
Orakujt nėnkuptoheshin nga priftėreshat barbare, pra jo greke, nga fėrgėllima e gjethnajės sė lisit tė shenjtė tė Dodonės, nga fluturimet e pėllumbave dhe nga tingujt e disa kazanėve prej bakri, qė goditeshin enkas pėr kėtė qėllim.

Por, autorėt e sotėm grekė, pa u bazuar nė asnjė fakt, e bėjnė Dodonėn me prejardhje greke. Duke pėrfituar nga mungesa e plotė e ndonjė reagimi nga autorėt shqiptarė lidhur me pėrkatėsinė etnike tė faltores, orakullit tė Dodonės dhe popullsisė qė banon nė krahinat pėrreth, duke pėrfshirė kėtu krejt Epirin, autorėt grekė nuk e kanė pasur tė vėshtirė tė bindin dhe disa autorė tė huaj se orakulli i Dodonės dhe epirotėt e vjetėr kanė qenė grekė.

Pikėsynimi i autorit kėtu ėshtė tė provojė se grekėt kanė huazuar mitologjinė dhe panteonin pellazg, apo anasjelltas. Pėr t’ia arritur qėllimit nė kėtė studim, autori u referohet mitografėve, logografėve dhe historianėve greko-romakė. Autori u referohet gjithashtu autorėve tė kohėve moderne, pa harruar kėtu historianėt mė tė njohur.

Nė lashtėsi, Dodona, orakujt e faltores sė saj dhe panteoni dodonas janė quajtur pellazgė nga autorėt greko-romakė. Herodoti vetė ka thėnė: “Sa pėr hyjnitė… unė mendoj se emrat e tyre vijnė nga pellazgėt”. Pak mė poshtė, ky historian i madh grek vazhdon: “
Pra, athinasit janė tė parėt ndėr helenėt, qė mėsuan nga pellazgėt tė bėnin statujat e Merkurit”.
Dėshmi tė tilla ka shumė te autorėt e vjetėr, duke filluar nga Homeri. Kėtyre tė dhėnave tė autorėve greko-romakė u shtohen vlerėsimet e shumė historianėve tė mirėnjohur tė shekujve tė fundit. Nė kėtė mėnyrė, autori i librit tė ri, tė botuar kėto ditė, ka arritur tė provojė se grekėt nuk kanė mundur tė shlyenin karakterin pellazg tė mitologjisė dhe fesė pellazge.
Po tė vėrehen me vėmendje poemat homerike, nė dritėn e tė dhėnave tė kėrkuesve tė kohėve tė fundit, formojmė njė ide tė qartė tė karakterit etnik pellazg tė mitologjisė dhe fesė, tė ashtuquajtura greke.

Kulti i Asklepit nė kolonitė greke tė Epirit dhe bregdetit ilirik datojnė nė sh. III para e. s., por gjurmėt arkitekturale tė saj janė shumė mė tė vjetra nė Dodonė. Prandaj Herodoti parashtron: “sa pėr hyjnitė… unė mendoj se emrat e tyre vijnė nga pellazgėt”… Pak mė poshtė, Babai i Historisė vazhdon: “Pra, athinasit janė tė parėt ndėr helenėt, qė mėsuan nga pellazgėt tė bėnin statujat e Merkurit”. Njėsoj si statujėn e Merkurit, helenėt kanė mėsuar nga pelllazgėt tė bėjnė dhe statujat e hyjnive tė tjera.

Kėrkuesi i njohur Carlo de Simone nėnvizon se nė botėn mikenase nuk njihet konsultimi orakullar i njė lisi tė shenjtė. Ai provon se gėrmimet arkeologjike nuk dėshmojnė “pėr karakterin dhe/ose praninė mikenase nė faltoren e Dodonės, si dhe pėr faktin se nuk ka pasur dru profetik nė Greqinė klasike… “, si nė Dodonė.

Ndėrsa orakulli i Zeusit tė Dodonės daton nė epokėn e bronzit tė hershėm, statuja e tij ėshtė ngritur nė Delf (Greqi), nė vitin 430 para e. s. Ndėrkohė, “Zeusi pothuaj nuk njihet nė Etoli, qė ndodhet nė jug tė Greqisė. “Ai (Zeusi) nuk ėshtė ende as zoti i kolonive (bregdetare greke)” (C. Antonetti). Rreth vitit 400 para e. s. klientela, klientela e orakullit tė Dodonės pėrbėhet para sė gjithash nga epirotė, korkyras dhe thesaliotė. Vetėm duke filluar nga koha e ekspeditės nė Sicili, athinasit kanė menduar tė instaurojnė kultin e Zeusit (M. Jost).

Autori i kėtij studimi, i doktoruar nė Francė, ka mbledhur shumė dėshmi tė autorėve tė mirėnjohur greko-romakė mbi karakterin etnik pellazg/ilir tė tempullit dhe orakujve tė Dodonės, tė mitologjisė dhe fesė epirote, tė popullsisė sė Epirit. Ai shfrytėzon dhe burimet greke e jo greke tė kohėve tė mėvonshme, duke pėrfshirė kėtu historianėt mė tė njohur tė ditėve tona.
Siē mund tė vihet re nė hartat e renditura kronologjikisht nė aneksin e librit, Epiri nuk integrohet asnjėherė nė komunitetin politik grek. Madje, nė marrėdhėniet me grekėt, epirotėt kanė qenė pėrherė refraktarė. Kėta fakte mbėshteten me argumente, tė nxjerrur nga studime tė historianėve mė tė njohur tė tė gjitha kohėve.

Si pėrfundim, autori mendon se elementet, qė pėrfshihen nė kėtė studim, mjaftojnė pėr t’u provuar se, nė pjesėn mė tė madhe, grekėt kanė huazuar mitologjinė dhe fenė pellazge tė Dodonės.


avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Orakulli i Dodonės

Mesazh  ILIRA prej 28.11.11 10:54

Studimet kane rendesine e vet, por zbulimi i vendodhjes eshte me i rendesishem kjo per shume aresye: e para nese eshte "spekullim shqiptar" atehere brezat e rinj te mos bazohen me ne historira te genjeshterta, ndersa e dyta nese eshte e vertete te mund te ndihemi me te vertete KRENARE QE JEMI SHQIPTARE dhe jo vetem kur dalim barazim ne ndeshje nderkombetare futbolli...
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tomori dhe Dodona pellazgjike

Mesazh  Nikolaos prej 28.11.11 14:40

Vendndodhja e tempullit tė lashtė tė Dodonės ėshtė njė argument qė shpesh i ka ēuar studiuesit nė debate. Nė vitet tridhjetė, Perikli Ikonomi, me librin "Tomori dhe Dodona pellazgjike", pėrpiqej tė tregonte se vendndodhja e tij ėshtė nė Shqipėri.

Legjenda thotė se shumė kohė mė parė, nga Egjipti u nisėn dy zogj. Njėri prej tyre ndaloi nė Libi, ku u ndėrtua tempulli i Ammon Zeusit dhe tjetri ndali nė Dodonė. Aty u ndėrtua tempulli tjetėr, ku ndodhej orakulli mė i famshėm i antikitetit, ai i Dodonės, pasardhės i tė cilit do tė ishte orakulli i Delfit.

E nėse tempulli i Ammon Zeusit dihet qė ėshtė nė Libi, ēėshtja e vendndodhjes sė tempullit tė Dodonės ėshtė mė e komplikuar. Njė pjesė e mirė e studiuesve mbrojnė tezėn se tempulli i lashtė i Dodonės ndodhet nė tokat e sotme greke, nė kėmbėt e malit tė Tammaros, rreth 18 km larg Janinės.

Ka edhe njė tjetėr grup mė tė vogėl, pjesė e tė cilit ėshtė studiuesi Perikli Ikonomi (1882-1977), qė nuk mendon kėshtu. Nė vitin 1934, ky studiues nis tė shkruajė "Tomori dhe Dodona pellazgjike", njė studim nėpėrmjet tė cilit pėrpiqet tė vėrtetojė se tempulli i Dodonės ėshtė nė malin e Tomorit. Pėr herė tė parė ai e botoi me shpenzimet e veta kėtė libėr mė 1936-ėn, nė njė numėr tė vogėl kopjesh.

Njė prej tyre e kishin familjarėt dhe tjetrėn Muzeu Historik Kombėtar. Pas gati 8 vitesh, studimi u ribotua. Pėr tė vėrtetuar tezėn e tij pėr vendndodhjen e tempullit tė Dodonės u mbėshtet nė disa burime: etimologjinė e fjalės Tomor, vendndodhjen e pėrshkruar nga autorė tė antikitetit dhe ndėrtimit gjeografik tė ngjashėm tė kėtyre dy vendeve, si dhe gojėdhėnave tė banorėve pėrreth malit tė Tomorit.

Qė nė faqen e parė tė librit tregon arsyen se pėrse po merr pėrsipėr njė punė tė tillė, kur thotė se po e shtron kėtė ēėshtje pėr tė treguar vendndodhjen e vėrtetė tė tempullit origjinal tė Dodonės.

Ikonomi shkruan se ka njė grup studiuesish shqiptarė, tė cilėt i mėshojnė idesė se Dodona e Epirit Jugor (mali Tammaros, nė Janinė) ėshtė vetėm njė kopje e vonshme e origjinalit, i cili duhet tė ndodhet nė malin Tomor nė Toskėri. Pėr tė ėshtė i rėndėsishėm fakti qė tė dy malet kanė emra tė ngjashėm (Tammaros dhe Tomor).

Nė kėtė pikė ai nxjerr prejardhjen e fjalės Tomor. Ai shkruan se mali i Tomorit, konsiderohet si banesa e Perėndisė sė pellazgėve, domethėnė e shqiptarėve tė vjetėr. Veē kėsaj, Tomorin e quajnė mal i tė-mirit, prandaj priftėrinjtė e orakullit tė Dodonės quheshin Tomurė, tė mirė.

"Nė tė folurėn popullore tė shqiptareve, ēdo vend i shenjtė quhej dhe vazhdon tė quhet mė sė shumti edhe sot vend i mirė. Pra, nė kėtė togfjalėsh, mbiemri "i mirė" pėrdoret nė kuptimin "i shenjtė", rrjedhimisht, mali i Tomorit do tė thotė mali i Zotit", shpjegon ai.

Me tej argumenton se priftėrinjtė ose fatthėnėsit (parashikuesit e ngjarjeve) e Dodonės quheshin Tomuri dhe parashikimet (fatthėnat) e tyre quheshin Tomure. "Tomar ose Tmar quhej mali pranė ose mbi tė cilin ndodhej tempulli i Dodonės, i njohur ndryshe si faltorja e famshme pellazgėve, shkruan Ikonomi.

Por kjo analizė nuk i mjafton pėr tė vėrtetuar tezėn e tij, kėshtu qė merr nė shqyrtim edhe gjithė dėshmitė e mundshme historike. Njė kapitull mė vete u kushtohet pėrshkrimeve tė autorėve tė antikitetit si Herodoti, Hesiodit Pliniusi, Pindari, Plutarku, Straboni etj., shėnime tė cilat e largojnė Dodonėn nga Janina dhe e sjellin nė veri tė Toskėrisė.

Njė nga shėnimet qė Ikonomi citon ėshtė ai i Stragjiritit: "Nė faqen 28 tė shėnimeve ku bėn fjalė pėr Dodonėn, ai e pėrmend si tė pacaktuar vendndodhjen e malit Tomor. Ai pohon se tė tjerė e vendosin kėtė mal mė lart e mė tej nga veriu i malit tė Pindit.

Gjithashtu, thotė se molosėt kanė qenė mė tė pėrmendurit e mė tė famshėm nga haonėt, se ata kishin dhe tempullin famėmadh tė Dodonės nė krahinėn e tyre".

Duke pėrmendur shėnimet e kėtyre autorėve dhe gjeografėve, tė cilat japin detaje tė ndryshme pėr tempullin e Dodonės, Ikonomi arrin tė ndėrtojė njė panoramė tė vendndodhjes sė kėtij tempulli. Por punėn nuk e lė me kaq. Pasi pėrfundon me pėrshkimet e kėtyre autorėve, nė kapitullin e fundit ai jep kallėzime e gojėdhėna pėr malin e Tomorit dhe rrethinat e tij.

Kėshtu, njėra prej tyre thotė se nė Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek tė cilat vinin mbretėrit e vjetėr pėr t'i pyetur pėr fatin e tyre dhe tė mbretėrisė. Ndėrsa sipas njė tjetėr gojėdhėne, nė kulmin e malit tė Tomorit ndodhet e skalitur mbi njė shkėmb njė plakė qė ruan njė dhi dhe njė kec.

Gojėdhėnė qė sipas Ikonomit mund tė ketė lidhje me dhinė Amalthia, qė sipas mitologjisė, ushqeu Zeusin kur e ėma e tij, Rea, e fshehu pėr ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), qė hante fėmijėt e tij. Mes Ikonomit dhe malit tė Tomorit ekzistonte njė lidhje mė e veēantė se ajo mes njė studiuesi dhe njė subjekti.

Tomori dhe Dodona pellazgjike
Nga Yllka Lezo
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Orakulli i Dodonės

Mesazh  Neo prej 27.03.14 0:53

FUNKSIONET E ORAKULLIT TĖ DODONĖS



(Tiparet kryesore tė fesė dodonase)

Orakulli ėshtė vend faljeje, lutje, ngushėllimi, reflektimi, pėrfytyrimi dhe parashikimi. Seneka e pėrkufizon si “vullnet i zotave i shqiptuar nga goja e njeriut, lloji mė i lartė i predikimit fetar tė antikitetit”. Orakulli frekuentohej pėr ēėshtje personale, martesa, lindje, sėmundje, tregti, udhėtime, emigrime; frekuentohej pėr ēėshtje publike, pėr shpalljen e vendimeve tė rėndėsishme politike e ushtarake, pėr shpalljen e luftės dhe paqes, pėr lidhjen e aleancave apo prishjen e tyre, pėr mirėqeverisjen e vendit dhe reforma shtetėrore, pėr miratimin e ligjeve dhe kushtetutave, pėr fronėzime mbretėrish dhe celebrime martesore, etj.

Pėrpara  vizitės nė orakull bėheshin pėrgatitje tė posaēme, zhvilloheshin diskutime, ndėrmerreshin udhėtime, parashikoheshin pyetjet, lutjet, kėrkesat, dhuratat, etj.

Orakulli mė i vjetėr i Dodonės ėshtė ngritur nė territorin e Hellopisė primitive, e Graisė, e “Pellasgjisė sė Mirėfilltė”, e Ilirisė sė Jugut, nė territorin e Shqipėrisė sė sotme.

Orakulli i Dodonės, si gjithė orakujt nė pėrgjithėsi, shortitė i hidhte me dykuptime, nė mėnyrė enigmatike sepse “Zoti kuvendon duke pėrdorur enigma”. Kjo ėshtė e kuptueshme. Pėrgjigjet e “mbuluara”, dykuptimshe, profecitė mjegullore, jo vetėm ruanin prestigjin e orakujve, e priftėrinjve paganė, por krijonin dhe atmosferė mistike. Dėgjuesi, besimtari, vizitori, nevojtari zhytej nė metafizikė, nė mistiēizėm, nė dehje hyjnore, nė ekstazė tė thellė, nė mendime, nė reflektime, nė frikė e shpresė pėrdėlluese. Vizitori dashje pa dashje kridhej nė njė gjendje varėsie dhe besimi tė verbėr te njė fuqi e mbinatyrshme, te fati i paracaktuar, te fati i shkruar ditėn e tretė tė lindjes sė njeriut, kridhej nė njė lloj determinizmi e fatalizmi absolut.

Orakujt, pra, qenė lexuesit e fatit tė njeriut, profetėt e racės njerėzore, zėdhėnėsit e Zotit tė plotfuqishėm tė Dodonės sė shenjtėruar. Nuk ėshtė e pamundur qė fjala shqipe “urim” ta ketė kėtu origjinėn, pra “orakull” – “orė + im”- “urim”!

Disa tipare kryesore tė Dodonės si qendėr fetare janė:

   1.  Fe orakullore

Feja e Dodonės bazohej te orakujt si objekte kulti, rrėfimi dhe mrekullie hyjnore. Orakujt mė tė famshėm tė Zeusit Dodonas janė orakulli i malit tė Tomorit, orakulli i Janinės dhe orakulli i Amonit nė Libi. Krahas tyre ka patur dhe orakuj tė tjerė lokalė me rėndėsi mė tė vogėl. Nė periudha tė mė mėvonshme duket se janė krijuar dhe tempujt si vende falje e blatimi hyjnor.

2. Kastė klerikėsh dhe hierarki fetare.

Priftėrinjtė e Dodonės zgjidheshin nė mėnyrė demokratike drejtpėrdrejt nga populli. Priftėrinjtė e Dodonės shėrbenin dy e nga dy ose tre e nga tre nė ēdo objekt kulti orakullor.

Mė vonė u krijua hierarkia fetare, kėshillat klerikale, kėshillat gjyqėsore dhe funksioni i kryeorakullit.

Kleri i Dodonės pėrbėhej vetėm nga njerėz me moshė tė madhe,  nga pleq e plaka, burra dhe gra. Orakujt pėrkujdeseshin tė qėndronin “larg” shikimit tė mėtuesit pėr tė rritur forcėn sugjestionuese dhe ndikuese.

Pleqėria dhe dėgjimi konsideroheshin kushte tė domosdoshme pėr krijimin e hipnozės dhe dehjes mistike.

Verbėria nė lashtėsinė e thellė kishte vlerė tė dyfishtė,  ndėshkim i kobshėm dhe bekim hyjnor; nga njėra anė verbėria ēmohej si dėnimi mė i madh dhe mė i rėndė pėr njeriun, nga ana tjetėr si dhunti e jashtėzakonshme e tij. Falltarėt (orakujt) mė tė famshėm tė lashtėsisė sė thellė qenė tė verbėr, si Tirezia, Fineu, etj sepse gjymtimi fizik shihej si kompensim i cilėsive tė jashtėzakonshme njerėzore. Pothuaj tė gjithė aedėt, kėngėtarėt e lashtė, qenė nė moshė tė thyer. Verbėria ishte kusht i domosdoshėm pėr dijen, pėr diturinė. Gjenia e Homerit shpjegohet me “verbėrinė” e tij! Filozofėt e lashtėsisė vetėverboheshin pėr tė fituar fuqi tė mbinatyrshme mendore e shpirtėrore. Edipi, p.sh. i nguli thikėn syrit tė vet, Demokriti, filozof i shekullit tė V p,e.s. u vetėverbua me dėshirė, etj.

Orakujt (priftėrinjtė e Dodonės) kishin aftėsi tė veēanta nė artin e gojėtarisė, recitimit, poezisė, fallit, magjisė dhe hipnozės. Jeta prej asketi i bėnte atė tė besueshėm, tė jashtėzakonshėm, tė mbinatyrshėm. Priftėreshat e Dodonės orakullin e hidhnin nė vargje me metrikė e rimė tė rregullt dhe me fall.

Orakujt zhytnin kėmbėt e zbathura nė ujė pėr tė vendosur kontakt tė drejtpėrdrejtė me natyrėn. Mė pas “humbnin” nė njė gjendje dehje e ekstaze dhe interpretonin gjuhėn e lisave, fėshfėrimėn e gjetheve tė dushkut dhe gurgullimėn e rrjedhės sė burimit. Kur nuk kishte erė, orakujt tundnin degėt e lisit pėr tė krijuar fėshfėrimėn e shenjtė nė mėnyrė artificiale. Pranė orakullit rridhte njė burim ose krua me ujė tė freskėt, qė gjithashtu ishte i shenjtė.

Parashikimi i sė ardhmes, profecia hyjnore, realizohej nė disa mėnyra:

-Nėpėrmjet interpretimit tė fėshfėrimės sė dushkut valėvitės;

-Nėpėrmjet interpretimit tė gurgullimės sė vijės sė ujit;

-Nėpėrmjet “leximit” tė gjoksit tė kafshėve, sidomos tė shpendėve, tė kaposhit tė flijuar pėr hyun.

-Nėpėrmjet interpretimit tė mėnyrės sė vlimit tė ujit nė kazanėt e bakrit.  Nė praktikė e tillė ėshtė zbatuar nė malin e shenjtė tė Tomorit.

Mė vonė, parashikimi nisi tė bėhej me anė tė jehonės sė enėve tė bakrit tė pajisur me zinxhirė tė varur nė trekėmbėsha. Orakujt, priftėrinjtė e quajtur sipas rastit “sellojė” ose “tomirė”, imitonin gjėmimet e nėndheshme tė Tomorit i cili “paralajmėronte” ngjarje tė pazakonta, ngjarje tė mėdha tashmė nėpėrmjet fshikullimit tė kazanėve tė bakrit. Dodona porosite vazhdimisht enė tė tilla bakri, qoftė nga Athina, qoftė nga Beotia, qoftė nga Korfuzi. Dėshmitė e historianėve tė antikitetit flasin se kamxhikėt e enėve tė bakrit praktikoheshin sidomos nė Dodonėn e Janinės. Jehona e kazanėve tė bakrit nuk reshtte ditė-natė; kur s’kishte erė, qenė tomirėt qė pėrkujdesishin pėr gjėmimet e zgjatura tė tyre.

Qenė orakujt, priftėrinjtė, ritet e shenjta, predikimet e selloive dhe tomirėve, sakrificat e vazhdueshme tė tyre tė cilat tėrhoqėn besimtarėt drejt faltores sė lashtė, drejt Tomorit, drejt Majės sė Lartė ku ka fronin i Miri, Zoti i Tomorit. Kėshtu lindi tradita e pelegrinazhit tė pėrvitshėm si njė rit i shenjtė, fillimisht pėr vendasit, e mė pas pėr tė huajt. Fama e faltores rritej nga viti nė vit, nga shekulli nė shekull, aq sa mori dhe atribute vendimmarrėse, qoftė politike, qoftė shoqėrore, qoftė personale. Dodona luante atė rol qė ka luajtur ēdo qendėr e madhe fetare nė botė.

Te kleri i malit tė Tomorit (Dodonės) shohim shėmbėlltyrėn dhe pararendėsen e fesė kristiane.

3. Pėrfytyrim fetar natyralist dhe zanafillor.

Feja e Dodonės ka elemente botėkuptimorė tė natyrės zanafillore, primitive, fillestare, naive, tė cilat e kanė burimin te padija dhe pafuqia e njeriut, te frika nga forcat e verbra tė natyrės, te pėrpjekjet e vazhdueshme pėr mbijetesė nė kushtet e njė ekonomie natyrore.

Baza mbi tė cilėn ngrihet besimi fetar dodonas janė elementėt natyrorė, toka, druri, pėrkatėsisht lisi, burimi, guri, mali, rrufeja, qielli, reshjet, fati! Besimi i lashtė shpreh nivelin e zhvillimit tė shoqėrisė primitive dhe botėkuptimin e kohės; ai shquhet sa pėr naivitet, sa pėr njė pėrpjekje e sinqertė pėr tė shpjeguar e kuptuar natyrėn, sa pėr njė fantazi tė shthurur e tė pasur.

Ky besim ėshtė gėrshetuar e pleksur me elementė tė magjisė, supersticionit, fallit, besėtytnisė, paragjykimit; prej kėndej ka buruar gurra e pashtershme e mitologjisė, e cila ka frymėzuar e frymėzon breza tė tėrė krijuesish nė mbarė botėn.

Sami Frashėri shkruan se perėnditė e  “pellazgėve” ishin gjithė shenjat e natyrės, trupat qiellorė; tė parėt tanė tė lashtė i faleshin diellit, hėnės, yjeve, erės, reve, detit, rrufesė, vetėtimės, zjarrin e mbanin ndezur. Mė tej shton: “Midis tė tjerash tė gjithė historianėt e lashtė grekė pohojnė se grekėt e vjetėr dhe romakėt kanė marrė fenė dhe besimet nga pellazgėt e moēėm, dhe meqė ėshtė bėrė e qartė se emrat e perėndive tė Greqisė sė Vjetėr e tė Romės janė shqip, del nė shesh se pellazg do tė thotė shqiptar i lashtė”.[1]

Politeizmi shfaqet pėrmes besimit nė shumė perėndi, Urani, Kroni, Zeu-si, Hade, Dhemetra, Dia (Diona), Apolloni, Poseidoni, Themi, Pani, etj.; nė orakujt e shenjtė tė hyjnive, Dodonėn, Omfalen, Delfin, nė objekte e dukuri tė natyrės, si Dielli, Hėna, Yjet, nė lumenj, si Aooa,  Akeroni, Akelo, Aksi, etj.; nė elementė tė botės shtazore: shqiponja, dhia, gjarpri, mjellma, pėllumbi, kaprolli, demi, lejleku, qeni, derri, luani, etj.; nė elementė tė botės bimore: dushku, dredhėza, dega e palmės, kalliri i grurit, etj; sende dhe objekte tė jetės sė pėrditshme: sopata dytehėshe, trekėmbshi, maja e heshtės, mburoja por edhe figura mitologjike, heronj mitologjikė, etj.

Vendi ynė ėshtė i mbushur me orakuj dhe vende tė shenjta, gjė qė e tregojnė toponimet e mbėrritura deri nė ditėt tona, si Mbrakull, Frakull, etj. Mbi kėto vende tė shenjta u ngritėn objektet e kultit tė fesė sė krishterė. Nga ana tjetėr, elementė tė besimit tė vjetėr pagan bashkėjetojnė edhe sot, krahas besimit nė fetė e tjera, nė krishterim apo myslimanizėm. Mbijetesa e paganizmit deri nė ditėt tona tregon se sa i rrėnjosur dhe i pėrhapur ka qėnė politeizmi te shqiptarėt e lashtėsisė, se sa jetėgjatėsi ka pasur ky besim pėrpara pėrhapjes sė krishterimit nė shekujt e parė tė erės sonė nė Iliri.

Gjatė epokave tė zgjerimit tė “pėlhurės mitologjike” ka ndodhur procesi i grisjes sė saj, i copėtimit, i evoluimit, i ndryshimit, i krijimit tė kulturave tė reja, i etnive tė reja, i gjuhėve tė reja. Vazhdimėsinė e jetės nė territorin Ilir e provon bindshėm arkeologjia. Shkencat e tjera e pėrforcojnė kėtė bindje.

   4.  Funksione morale dhe shoqėrore.

Zeusi i Dodonės quhet “Zoti i tė Mirit” dhe krahina e Dodonės “vend i njerėzve tė mirė”. Nė majėn mė tė lartė tė Tomorit, atje ka fronin Zeusi, Zoti, “mund tė mbėrrijė vetėm Njeriu i Mirė, njeriu i pastėr, i dėlirė”. Mėkatarėt, tė paudhėt, tė kėqijtė, s’mund ta kenė kėtė fat; ata do tė “goditen” nga rrufeja zeusiane, do tė ndėshkohen me ashpėrsi. Me kėtė mėsim doktrinor feja e Dodonės ndikonte nė pastrimin shpirtėror dhe moral tė besimtarėve, tė pelegrinėve, tė popullit nė pėrgjithėsi.

Bashkė me evolucionin e shoqėrisė njerėzore dhe faltorja e Dodonės mori funksione shoqėrore, u angazhua pėr rend dhe siguri publike. Bariun Evenio, tregon Herodoti, e zuri gjumi nė ditėn qė i ra shorti pėr ruajtjen e tufės me bagėti. Ra ujku dhe shfarosi plot 60 kokė dele. U mblodh gjyqi popullor i apolloniatėve dhe e shpalli fajtor. Evenio i gjorė u dėnua me verbim tė pėrjetshėm; vendimi i kobshėm u ekzekutua dhe Evenios iu nxorėn sytė.

Pas kėtij ndėshkimi mizor rrjedha e ngjarjeve mori pėr keq, toka s’po jepte mė prodhime, bagėtitė s’po shtoheshin. Tersi qė pllakosi papritur ngjalli shqetėsim tė madh te apolloniatėt; pėr kėtė arsye ata vendosėn tė shkojnė nė Dodonė pėr tė kėrkuar “mendimin e hyjnisė”. Priftėrinjtė e Dodonės u pėrgjigjėn se gjendja e krijuar ėshtė hakmarrje e Perėndisė pėr njė padrejtėsi tė bėrė kohė mė parė!

Kjo pėrgjigje i trembi apolloniatėt qė ishin tė vetėdijshėm pėr sakrilegjin e bėrė. Njė pėrfaqėsi e tyre mori takim me bariun e verbėr dhe e pyeti se ēfarė shpėrblimi kėrkonte pėr ndėshkimin e rėndė qė pėsoi. Bariu kėrkoi shtėpinė mė tė mirė tė Apollonisė dhe njė sipėrfaqe tė madhe toke. Propozuesit e mirėpritėn kėtė pėrgjigje dhe ja plotėsuan dėshirėn. Por kur Evenio mėsoi tė vėrtetėn, kur mėsoi se apolloniatėt e kishin bėrė kėtė veprim tė shtyrė nga kėshilla e orakullit tė Dodonės dhe jo nga ndėrgjegjja e tyre, u brengos pėr vdekje.

5. Funksione parashikuese

Duhet thėnė se funksioni kryesor i orakullit ėshtė parashikimi. Lavdia e orakullit bazohej pikėrisht te kjo cilėsi, te kjo aftėsi e jashtėzakonshme. Orakulli jepte parashikime pėr gjithēka, jepte pėrgjigje pėr ēdo pyetje, jepte rrugėzgjidhje pėr tė gjitha problemet e hallet e jetės, pėr tė gjitha mėdyshjet, nevojat dhe shqetėsimet e njeriut.

Dodona funksiononte si njė observator i vėrtetė i parashikimit tė motit. Jeta e njeriut ishte e lidhur ngushtėsisht me tokėn, me prodhimet e bimėve tė arave, me reshjet e shiut dhe me ujin.

Orakulli jepte pėrgjigje se cili do tė qe fati i njeriut, fati i tė mbjellave, fati i gjėsė sė gjallė, fati i lindjes sė njė fėmije, fati i njė barre, i njė tė sėmuri, fati i njė udhėtimi, i njė ndėrmarrje tregtare, fati i krijimit tė njė kolonie, fati i njė beteje, fati i luftės, fati i mbretit, fati i vendit, fati i botės!

6. Funksione kėshilluese, politike dhe qeverisėse

Njė kryeqendėr e madhe fetare nė mėnyrė tė pashmangshme merr dhe atribute politike pėr shkak tė rėndėsisė dhe peshės sė fjalės sė saj. Duket se kėtu e ka burimin psallmi i Biblės: “Nė fillim ishte fjala”! Ndikimi i klerit tė Dodonės mbi elitat politike vendase e tė huaja ka qenė jashtėzakonisht i madh.

Dodona nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė ndikonte nė marrjen e vendimeve tė rėndėsishme politike, tė cilat shpesh herė ishin pėrcaktuese pėr fatet e njė vendi apo rajoni tė tėrė. Mbretėrit vendas kurorėzoheshin nė altarėt e faltores sė Dodonės, sikurse po aty shpallnin me solemnitet tė plotė vendimet e tyre. Orakulli i Dodonės ka shėrbyer si njė qendėr e rėndėsishme dhe e pazėvendėsueshme kėshillimore, si pėr njerėzit e zakonshėm si pėr individėt e rėndėsishėm, si pėr popullin si pėr udhėheqėsit politikė dhe ushtarakė, si pėr zgjidhjen e konflikteve si pėr pėrcaktimin e rregullave tė “qeverisjes sė shėndoshė”.

7. Funksione informative.

Dodona funksiononte dhe si njė strukturė e madhe informative. Orakulli i Dodonės sė Tomorit ka gėzuar pėr njė kohė tė gjatė statusin e qendrės mė tė madhe e mė tė rėndėsishme fetare nė Europė. Kjo qendėr fetare kishte privilegjin e zhvillimit tė kontakteve dhe lidhjeve tė gjera me njerėzit dhe me botė. Ky rrjet i gjerė lidhjesh krijonte mundėsi tė mėdha dhe lehtėsi tė shumta nė grumbullimin e informacionit publik, politik dhe ushtarak. Grumbullimi dhe pėrqėndrimi i informacionit nė njė dorė tė vetme ndihmonte nė marrjen e “vendimeve” tė drejta, tė bazuara, tė pėrshtatshme, tė dobishme. Nė kėtė mėnyrė, informacioni i siguruar shndėrrohej nė njė instrument tė rėndėsishėm pėr ruatjen e imazhit hyjnor dhe rritjen e ndikimit tė orakullit nė popull.

Vizitorėt e orakullit kėrkonin kėshilla pėr tė ardhmen, pėr fatin e jetės, pėr fatin e luftės, pėr fatin e mbretėrisė! Kujt i kėrkohej kjo ndihmė, kjo shpresė, kjo kėshillė, kjo fatthėnie? Orakullit tė shenjtė tė Dodonės, i cili ishte i veshur me fuqi tė “mbinatyrshme”. E ē’bėnin priftėrinjtė e orakullit pėr tė dalė faqebardhė? Studionin me kujdes ēėshtjen qė u shtrohej pėr zgjidhje, vilnin informacionin e duhur dhe nė varėsi me situatat dhe me rėndėsinė e problemit jepnin pėrgjigjen e duhur, fathėnėn profetike, shpallnin solemnisht «vullnetin hyjnor »! Pėr tė qėnė tė mbrojtur nga ēdo rrethanė, pėr tė qėnė “brenda” nga ēdo e papritur pavarėsisht se si rridhnin ngjarjet, pėr tė shmangur lajthitjet, gabimet, dėshtimet, priftėrinjtė pėrkujdeseshin tė jepnin pėrgjigje enigmatike, tė errėta, me nėnkuptime, pėrgjigje alegorike, metaforike, shkurt pėrgjigje tė rrumbullakosura. Sido qė tė shkonin punėt, nuk cėnohej autoriteti i tyre.

Shembulli nr. 1.

Dionis Halikarnasi, nė librin II, 1, 51, thotė: “Enea arriti nė Dodonė me ushtarėt mė tė zgjedhur, pėr tė kėrkuar mendimin e perėndisė; kėtu gjetėn edhe ata trojanė qė kishin ikur bashkė me Helenin. Si morėn pėrgjigjen hyjnore, bėn dhurata e kratere bakri…Pjesa mė e madhe e trojanėve shkuan tek aleatėt e vėllezėrit e tyre nė Dodonė kundėr tė cilėve askush nuk mendonte tė bėnte luftė se ishin tė shenjtė. Meqėnėse vendi aty nuk i ushqente dot tė gjithė, me porosi tė orakullit tė Dodonės ata u hodhėn nė Itali, nė Ombri, nė lumin Pad ose Spine”.

Shembulli nr. 2.

Homeri te “Odisea” shkruan se Amfioni kėshilloi mėtonjėsit e Penelopės, qė tė mos i sulen Telemakut pėrpara se tė pyesnin Zeusin. Vetėm nėse do tė japin pėlqimin tomurėt e Zeusit tė madh ai do vritet, kurse gjithė tė tjerėt do tė shtypen, po nėqoftėse perėndia nuk do t’u lejojė, ahere ju kėshilloj tė hiqni dorė…Homeri me tė drejtė, duhet pranuar, se fjala “themistė” pėrdoret nė kuptim tė gjerė pėr urdhrat dhe vendimet e orakullit, si dhe pėr ligjet. Kėtė kuptim ka dhe thėnia: “Prej lisit tė lartė duhet tė dėgjojmė vullnetin e Zeusit”.

    Shembulli nr. 3.

Titi Livi tregon historinė e Aleksandėr Molosit, mbretit molos, i cili nė vitin 334 p.e.s., shekulli i IV p.e.s. zhvilloi njė fushatė ushtarake nė Itali: “Mbreti i Epirit (A. Molosi), i vrarė nga njė lukan i mėrguar, vėrtetoi me vdekjen e tij se sa tė vėrteta janė thėniet e orakullit tė Zeusit tė Dodonės...”.[2]

    Shembulli nr. 4.

    Justini, Libri XV, 1, 2, 3/3, duke u mbėshtetur tek Pompe Trogu, autor i shekullit tė parė tė erės sonė, shpjegon: “Si mbretėri e parė (nė Ilirinė e Jugut, Hylliri, shėnimi im) ishte ajo e molosėve. Pastaj Pirrua, i biri i Akilit, pasi kishte humbur mbretėrinė e trashguar nga i ati pėr shkak tė mungesės sė gjatė nė kohėn e luftės sė Trojės, u vendos nė kėto vende, banorėt e tė cilėve u quajtėn nė fillim “pirridė” pastaj epirotė. Mė vonė kur Pirua erdhi pėr tė pyetur orakullin e Dodonės, rrėmbeu Lanasėn, tė bijėn e Herkulit (Herakle). Nga kjo martesė pati tetė fėmijė…

Shembulli nr. 5.

Straboni rrėfen njė ngjarje tragjike lidhur me priftėreshat e Dodonės, me “dodonidhet” sikurse quheshin ato. Gjatė luftės sė Trakėve kundėr Beotianėve, kėta tė fundit shkuan pėr tė kėrkuar kėshillat e orakullit tė Dodonės. Priftėreshat e orakullit iu pėrgjigjėn se beotianėve do t’iu buzėqeshte fati vetėm nėse ata do tė silleshin me pėrunjėsi. Tė dėrguarit e beotianėve, tė bindur se priftėresha dėshironte t’i mashtronte pėr tė ndihmuar Pellasgėt nga ato rridhnin, e qė ishin aleatė tė Trakėve,  dogjėn tė gjallė priftėreshėn Mirtina duke bėrė kėshtu njė sakrilegj.

Ēfarė i mungoi fesė Dodonase? Njė Libėr i Shenjtė dhe njė kastė e shkolluar klerikėsh. Pėrse? Si duket, shkrimi binte ndesh me vet dogmėn dodonase, madje thelbi i kėsaj dogme qe mosshkrimi i asgjėje, mos dokumentimi i asgjėje me shkrim pėr hir tė konspiracionit, fshehtėsisė, hegjemonisė, trashėgimisė, vazhdimėsisė, pėrjetėsisė!

Por a e kishte parashikuar orakulli i Dodonės fundin e vet? Kush mund ta dijė!

--------------------------------------------------------------------------------------------------

[1] Sami Frashėri Vepra 2, Tiranė 1988, faqe 242

[2] Tit Livi L.VIII, 1, 2, 4.



Nga Ilir Cenolllari
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Orakulli i Dodonės

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi