Arkitektura Masonike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Arkitektura Masonike

Mesazh  Zattoo prej 25.11.11 11:51

Arkitektura Masonike



Masoneria ėshtė vėllazėria mė e vjetėr nė botė.

Ėshtė vėllazėria e burrave, tė cilėt dėshirojnė tė bėhen burra tė mirė, duke u vėllazėruar me njėri-tjetrin.

Qėllimet e Masonerisė janė Vėllazėria, Ndihma dhe e Vėrteta.

Disa mendojnė se origjina e Masonerisė vjen nga Mjeshtrit Masonė, tė cilėt ndėrtuan Katedrale tė mrekullueshme tė Evropės, disa mendojnė se ka lidhje me Kalorėsit Tempullar, njė urdhėr ushtarak dhe fetar i luftėtarėve Kalorės, tė cilėt u ngritėn gjatė Kryqėzatave.

Tė tjerėt thonė se Masoneria e ka origjinėn nga koha e Mbretit Solomon dhe ndėrtimi i
Tempullit.

Masonėt besojnė nė Zot dhe e quajnė Arkitekti i Madh i Universit.

Kjo metaforė e marrė nga Arkitektura pasqyrohet dukshėm nė simbolizmin Masonik dhe shėrben pėr tė mėsuar rregullat themelore morale.

Guri Perfekt i ndėrtimit, pėr shembull, ėshtė guri i cili ėshtė latuar, zbutur dhe lėmuar ashtu qė tė mund tė pėrdoret nė ndėrtim.

Nė ritualin Masonik, Guri i Gdhendur ėshtė simbol i pėrkryerjes sė Njeriut, i cili mund tė arrihet pėrmes edukimit.

Nė tė kundėrtėn, Guri i Pagdhendur ėshtė simbol i Njeriut nė gjendje fillestare tė paedukuar.

Nė disa lozha, nxėnėsit tė ri tė iniciuar i kėrkohet qė nė mėnyrė simbolike tė gdhend Gurin e Pagdhendur, ashtu qė tė tregojė qe edukimi ka filluar.

Arkitektura (nga Latinishtja architectura, nga greqishtja - arkhitekton, nga arhi "Mjeshtėr udhėheqės" dhe tekton "ndėrtues, murator") pra Mjeshtėr Mason ėshtė Arti dhe Shkenca e planifikimit, projektimit dhe ndėrtimit tė ndėrtesave. Veprat arkitekturore nė formėn materiale tė ndėrtesave, shpesh perceptohen si simbole kulturore dhe politike dhe si vepra Arti. Qytetėrimet historike janė identifikuar shpesh me arritjet e mbijetuar tė tyre Arkitektonike.

"Arkitekturė" do tė thotė:

Arti dhe Shkenca e projektimit dhe ndėrtimit tė ndėrtesave. Njė term i pėrgjithshėm pėr tė pėrshkruar ndėrtesat dhe infrastruktura tė tjera.

Njė stil dhe metodėn e projektimit dhe tė ndėrtimit tė ndėrtesave Aktivitetin e projektimit, nga niveli makro-(projektimit urban tė qyteteve), nėn nivelin mikro-(detaje tė ndėrtimit, mobilieve dhe Enterierit tė ndėrtesave).

Shkrimi mė i hershėm i mbijetuar nė temėn e Arkitekturės ėshtė DeArchitectura, nga arkitekti romak Vitruvius nė fillim tė shekullit CE 1. Sipas Vitruvius, njė ndėrtesė e mirė duhet tė plotėsojė tri parimet firmitas, utilitas, venustas, tė cilat pėrkthehen- Qėndrueshmėria - ajo duhet tė qėndrojė fuqishėm dhe nė gjendje tė mirė.

Funksioni - ajo duhet tė funksionojė mirė pėr njerėzit duke e pėrdorur atė. Bukuria - ajo duhet tė kėnaqė njerėzit dhe tė ngrysė shpirtrat e tyre.

Arkitektura

Sipas Albert Mackey, nė “Simbolizmi i Masonizmit”, Arkitektura pėr Masonerinė ėshtė ART i ARTEVE, pasi qė simbolizmi, i cili ėshtė me rėndėsi pėr Masonizmin ėshtė marrė nga Arkitektura. Nė Masonizmin Teorik, pėr shembull, raporti shpirtėror nė mes Masonizmit dhe Arkitekturės e tejkalon atė tė Mjeteve tė Punės apo tė Gjeometrisė. Pėr kėtė arsye studimi i Arkitekturės ėshtė pjesė e Masonizmit, Arkitektura bėn pjesė nė “7 Artet dhe Shkencat e Lira”, tė cilat mėsohen nė nivelin e punėtorit.

Nė Arkitekturė dhe Arkitekturėn Masonike, simbolizėm ėshtė pėrdorur nga Masonėt. Nė Mesjetė, kur Lozhat Masonike tė Masonėve filluan tė paraqiten, ky simbolizėm u paraqitėn planifikimin dhe ndėrtimin e kishave dhe katedraleve tė mėdha, si pėr shembull Katedralja e Chartres nė Francė.

Sikurse shumica e Katedraleve Evropiane tė periudhės sė Mesjetės, Chartres ėshtė kompozuar nga format e thjeshta gjeometrike, tė cilat e formojnė strukturėn komplekse.

Ato japin pėrshtypjen e thjeshtėsisė, balancės dhe harmonisė. Muratorėt ndėrtues tė hershėm, ishin tė angazhuar nė punishte.

Nė projekte pėrdoren Elemente Masonike tė ndryshme, sikurse proporcionet e 3 4 5 tė trekėndėshit kėnddrejtė tė Pitagorės dhe katrorit, si dhe rrethit dhe katrorit.

Yjet me 5 dhe 7 kėnde janė simbole, tė cilat janė pėrdorur po ashtu. Ylli me 7 kėnde pėrfaqėson 7 artet dhe shkencat e lira (gramatika, retorika, dialektika, aritmetika, gjeometria, astronomia dhe muzika), tė cilat formojnė bazėn e edukimit Masonik nė kėrkim tė diturisė. Po ashtu ėshtė edhe labirinti, pėrmes sė cilit kandidati duhet tė bėjė udhėtimin simbolik e tė vėshtirė.

Planifikimi dhe Rregulli

Pėr Masonėt, Arkitektura nėnkupton ndėrtimin sipas projektit dhe organizimin sipas proporcioneve dhe simetrisė. Arkitektura ėshtė sikurse ndėrtimi i ndėrtesės nė Muratim,

po ashtu edhe planifikimi i jetės sė njeriut nė Masonizėm. Sipas Masonizmit, shkenca sipas sė cilės ndėrtesa ndėrtohet ėshtė dituria si tė ndėrtohet tempulli shpirtėror brenda shpirtit tė njė njeriu dhe tė gjithė njerėzimit. Kjo ėshtė arsyeja pse Masonėt kanė nderuar gjithmonė rregullin nė Arkitekturė. Gjithēka planifikohet nė projekt. Kjo sqaron se pse Masonėt janė tė magjepsur me Tempullin e Mbretit Solomon, Arkitektura dhe Gjeometria e tė cilit janė tė pėrsosura, si dhe rėndėsia e Tempullit nė Ritualin Masonik.

Tempulli Solomonit

Tė gjithė Masonėt besojnė se zanafilla e Masonizmit vjen nga koha e ndėrtimit tė Tempullit tė Mbretit Solomon. Detyra e Masonėve ėshtė tė rindėrtojnė proporcionet origjinale tė ndėrtesės morale. Tė gjitha Lozhat janė tė vendosura nė drejtimin Lindje Perėndim, sepse Tempulli i Mbretit Solomon ishte vendosur nė atė mėnyrė. Tempulli ka rėndėsi tė madhe pėr Masonizmin dhe shumė nga ritualet Maosnike sillen rreth tij.

Nuk ka asnjė dyshim se Tempulli ishte ndėrtesė madhėshtore. Sipas Biblės, Mbreti Solomon filloi ndėrtimin e tempullit nė vitin 957BC, dhe ndėrtimi zgjati 7 vite. Tempulli ishte i rrethuar me mure tė larta prej guri dhe druri, dhe kishte oborr te brendshėm. Pėrreth Tempullit kishte dhoma tė shpėrndara nė 3 kate. Hyrja nė kėto dhoma ishte nė anėn jugore me shkallėt pėr nė katin e 2 dhe 3. Hyrja nė Tempull ishte nga ana lindore me Portikun me 2 Shtylla tė mėdha, i pasuar nga Holli dhe nė fund Faltorja apo Me e shenjta e mė e Shenjtėve. Muret ishin tė mbuluara me dru kedri dhe dyshemeja me dru qiparisi tė praruara me ar.

Faltorja apo mė e Shenjta e Shenjtave ishte projektuar si kub i pėrsosur dhe ishte pa dritare. Aty mbahej Arka e Besėlidhjes, e cila brenda kishte pllakat e gurit nė tė cilat ishin gdhendur 10 Urdhrat, tė cilat Zoti ja dha Moisiut nė Malin Sinai, Bukėn e shenjtė dhe Shkopin e shenjtė tė Aaronit.

Miti Legjenda dhe Simboli

Masonėt besojnė se Masoneria ėshtė themeluar nė Tempullin e Solomonit, dhe se Mbreti Solomon, Hirami i Tyrit dhe Hiram Abif ishin Mjeshtrit e mėdhenj e Lozhave, dhe Nivelet Simbolike aty janė krijuar. Kėto besime pas njė kohe tė gjatė janė pranuar si fakte dhe janė pėrfshirė nė ritualin Masonik.

Si rezultat, e gjithė simbolika e Masonerisė rrjedh nga Tempulli i Mbretit Solomon. Ēdo lozhė ėshtė simbol i Tempullit. Ēdo krye Mjeshtėr pėrfaqėson Mbretin Solomon. Ēdo Mason pėrfaqėson ndėrtuesin e Tempullit. Masonėt tani mė pranojnė atė qė themeluesit e Masonerisė kanė synuar, gurėt e themelit tė Moralit.

Ndikimi i Egjiptit

Sipas legjendės Masonike, Masonizmi ėshtė i lashtė po aq sa vet Arkitektura. Nė Mitologjinė Masonike besohet se fillimet e Arkitekturės janė nė Egjipt. Egjipti antik kishte shtėpia e Magjisė Hermetike, e zhvilluar nga priftėrinjtė egjiptian tė cilėt nderonin Zotin Hermes Trismegistus-Thoti. Si lajmėtar i zotave, ruajtės i mistereve, dhe Zot i gjykimit dhe fillimit, ky Zot ėshtė me rėndėsi pėr Masonėt. Sfinga Piramida dhe Obelisku pėrdoren nė Arkitekturėn Masonike si simbole tė Idealeve Masonike.

Pėrderisa tradita Hermetike nė Evropė bazohet nė Dijen dhe Religjionin Egjiptian, Masonėt e lidhin vėllazėrinė e tyre me traditėn Egjiptiane. Rilindja e Egjiptit u bė gjatė periudhės sė Iluminizmit, me interesimin nė religjionin ezoterik antik. Masoneria pėr kėtė arsye ndihmoj nė rilindjen e Egjiptit antik nė ditėt e sotme.

Fillimisht Franca ishte qendra e kėtij interesimi pėr qytetėrimin antik Egjiptian, duke u pasuar nga pushtimi i Napoleonit mė 1798. Shumė shkencėtarė dhe dijetarė i morri Napoleoni me vete, shumė prej tyre ishin Masonė dhe ata filluan punėn e kėrkimit. Njė prej zbulimeve ishte edhe Guri Rozeta, i cili paraqet ēelėsin i deshifrimit tė hieroglifėve.

Interesimi nė Egjiptin antik nga Masonizmi francez dhe publiku u parapri nga pushtimi i Napoleonit. Por vite mė herėt Konti misterioz Alesandro Cagliostro kishte themeluar Ritin Egjiptian tė Masonerisė, bazuar nė magjinė dhe masonerinė Egjiptiane, i cili tėrhoqi shumė fisnikė francezė. Ai po ashtu ishte anėtar i urdhrit tė Kalorėsve Tempullar dhe ishte iniciuar ne ishullin Malta.

Edhe pse Riti Egjiptian sot nuk konsiderohet mė legal, pa dyshim pati ndikim nė Vėllazėri dhe nė shpėrndarjen e ndikimit egjiptian. Nė shekullin e 19 ky ndikim u pa nė Arkitekturėn Masonike.

Nė ēdo Lozhė Masonike ka piramida dhe sfinga. Syri i Zotit nė piramidė paraqet Zotin,

Arkitektin e Madh tė Universit. Njė simbol tjetėr Masonik, i cili ishte i rėndėsishėm nė Arkitekturėn Masonike ėshtė edhe Obelisku, njė shtyllė e lartė me piramidė nė maje. Nė Masoneri Obelisku ka lidhshmėri me Diellin dhe fenomene astronomike. Obelisku ėshtė simbol i Fuqisė Ringjalljes dhe Pavdekshmėrisė.

Arkitektura Klasike

Nė Kushtetuan e Masonėve, tė vitit 723 James Anderson thotė se Arti i Ndėrtimit arriti

nivelin mė tė lartė tė pėrsosmėrisė nė kohėn e perandorit romak Augustus, patronit tėArkitektit Vitruvius. Andersoni kėshillon qė Masonėt tė interesohen pėr Arkitekturėn e Botės Klasike dhe pėrdorimin e konceptit tė Ndėrtimit pėr tė ilustruar procesin e ngritjes shpirtėrore.

Marcus Vitruvius Pollio, Arkitekt dhe Inxhinier Romak nė veprėn 10 Librat e Arkitekturės, pėrshkruhen idetė dhe rregullat e Arkitekturės Klasike. Sipas traditės Masonike, kėto rregulla rrjedhin nga Tempulli i Solomonit.

Pitagora solli Sekretet e Arkitekturės, tė gdhendura nė 2 Shtylla tė tempullit, tė cilat kanė njė rol simbolik tė rėndėsishėm nė ritualin Masonik, nė Iliri prej ku u pėrhap nė perėndim.

Kėto sekrete janė tė pėrqendruara nė 2 idealet kryesore Rregulli dhe Thjeshtėsia. Masonėt veēojnė 3 (stile) Rregulla tė Arkitekturės Klasike Dorik Jonik dhe Korint. Nė Arkitekturėn Simbolike Masonike, Doriku simbolizon Fortėsinė, Joniku simbolizon Diturinė dhe Korinti simbolizon Bukurinė.

Mendimi Masonik ėshtė ndikuar edhe nga koncepti i Rilindjes i Arkitektit si Njeri Universal, Mjeshtėr i tė gjitha Arteve tė dijės njerėzore. Prej shekullit 18, Masonėt e iniciuar edukoheshin nė matematikė dhe shkencat e reja nė Lozhat Masonike. Masonėt bėjnė pjesė nė Vėllazėrinė, e cila e ka prejardhjen nga Arkitektėt Masonė e hershėm tė cilėt ndėrtuan Tempujt Antik dhe Katedralet e Mesjetės dhe praktikuan Artin Mbretėror. Njė shembull i tillė e shekullit tė 18 ishte Batty Langley, Mason dhe Arkitekt, i cili udhėhiqte shkollėn e Arkitekturės nė Londėr. Langley i mėsoi fisnikėt dhe aristokratėt tė vizatojnė Shtyllat dhe Stilet e Arkitekturės, tė projektojnė Plane Gjeometrike dhe Pamje tė Tempujve, dhe ndėrtesave tjera dhe parqeve e kopshteve.

Nė Edukimin e Arkitektit, Vitruvius shkruan se Arkitekti duhet tė jetė i pajisur me diturinė e shumė arteve dhe shkencave, nė mėnyrė qė tė gjykoj drejtė. Me kėtė mendim pajtohet edhe Masoneria. Vėllazėria Masonike miratoj stilin Palladian, nga veprat neoklasike tė Arkitektit italian Palladio, dhe se ēdo ndėrtesė duhet tė pėrdor rregullat e Arkitekturės Klasike tė pėrdorura nga Ilirėt e lashtė. Kjo trashėgimi vazhdon. Nė ritualet e nivelit 2 tė Punėtorit, Arkitektura edukohet me pėrshkrime tė rėndėsishme tė ēdo Stili Klasik.

Tempujt Masonik

Arkitektura e Lozhave dhe Tempujve Masonik ka rėndėsi tė madhe nė madhėshtinė e ceremonive Masonike. Gjithashtu ekziston Stili i Arkitekturės Masonike, i cili dallon ēdo kund ku haset. Nėse njė Mason i tanishėm udhėton pas nė kohė, nė njė Lozhė tė shekullit 18, do tė gjente mjaft ngjashmėri me Arkitekturės sė Lozhave tė sotme.

Ndėrtesat Masonike quhen Tempuj, pėr arsye tė simbolikės qė Masoneria rrjedh nga Tempulli i Mbretit Solomon. Emri Lozhė vjen nga ndėrtesat, tė cilat Masonėt i krijuan gjatė ndėrtimit tė Katedraleve. Gjatė dimrit kur ndėrtimi ndalonte, Masonėt jetonin nė kėto Lozha dhe gdhendnin Gurėt.

Karakteristika kryesore e njė Lozhė ėshtė vet Planimetria e Lozhės. Sipas Diturisė Masonike, planimetria e Lozhės Masonike duhet ta ndjek planimetrinė e Tempullit tė Solomonit. Tempulli duket tė ketė Portikun me 2 Shtyllat, Hollin si dhe Lozhėn tė shenjtėn e mė tė shenjtėve. 2 Shtyllat Jakin dhe Boaz kanė rėndėsi tė madhe simbolike nė Ritualin Masonik.

Po ashtu Egjipti antik ka ndikim tė madh nė Arkitekturėn Lozhave Masonike. Prej shekullit 19 Masonėt i pėrdorin elementet e Arkitekturės Egjiptiane pėr arsye se Egjipti luan rol tė rėndėsishėm nė ritualin Masonik. Niveli 31 i Ritit Skocez, sipas Masonit tė spikatur tė shekullit 19 Albert Pike, bazohet nė Librin e tė Vdekurve (librin e fjalėve magjike tė vdekurve nė Egjipt), dhe ka referenca tė vrasjes tė Zotit Osirisdhe ringjalljen e tij.

Memoriali Masonik i Xhorxh Uashingtonit nė Virgjina ėshtė replikė e Farit tė Aleksandrisė, njė prej 7 Ēudirave tė Botės Antike.

Enterieri i Lozhės Masonike

Nė Masoneri ka rėndėsi tė madhe Enterieri i Lozhave Masonike. Pėr Masonėt Lozha ėshtė vend i mbledhjes sė Masonėve dhe i kryerjes sė Ritualeve Masonike dhe ngritjes sė Masonėve. Gjithashtu planimetria edhe enterieri i Lozhave Masonike u bėnė simbole Masonike konstante.

Lozha ka formėn e drejtkėndėshit tė pėrbėrė nga 2 katrorė, mirėpo ka tė dhėna se ka pas edhe forma tjera. Sipas traditės sė Lozhės Masonike Blu, planimetria ėshtė si mė poshtė.

Kryemjeshtri i Lozhės ulet nė Lindje, si simbol i Diellit Dritės dhe Jetės. Nė anėn tjetėr tė Lozhės janė 3 shkallė, niveli 1, niveli 2 dhe niveli 3. Po ashtu nė Lozhė gjendet Altari me Librin e Shenjtė tė hapur me Kompas dhe Skuadėr.

Pėr shkak se pėr Masonėt ruajtja e sekreteve tė ceremonive tė tyre ėshtė shumė e rėndėsishme, Lozhat nuk kanė Dritare. Pėr kėtė arsye Lozhat ndriēohen me Qirinj.

Qirinjtė simbolizojnė Dritėn Shpirtėrore apo Iluminizmin.

Lozhat e para Masonike kishin Dekor tė thjeshtė, mirėpo pasi Vėllazėria tėrhoqi mjaft anėtarė dhe pasi Masoneria u bė edhe mė e fuqishme, po ashtu edhe dekorimet u bėnė mė tė pasura. Lozhat pėrbėheshin nga 2 shtyllat e Boaz dhe Jakin, 7 shkallėt qė dėrgonin nė Tempullin e Solomonit, Dyshemeja Mozaike, Ylli i Ndritshėm, Dielli dhe shumė simbole tjera Masonike.

Simbol tjetėr me rėndėsi ėshtė edhe Syri i Zotit, simbol i ekzistencės tė Zotit, Ylli i Ndritshėm dhe Shenjat e Zodiakut. Pėrveē tė Bardhės, Bluja ėshtė ngjyra e vetme e pėrdorur nė Dekorimin Masonik, dhe simbolizon vėllazėrinė dhe miqėsinė.

Masonėt besojnė nė simbolikėn e Tempullit tė Solomonit qė ka humbur dhe duhet tė rindėrtohet pėrmes Iluminizmit Fuqisė Diturisė dhe Bukurisė. Si pėr shembull Dyshemeja Mozaike, pėr njė tė njeri tė huaj ėshtė vetėm dysheme dhe asgjė mė shumė. Mirėpo pėr Masonėt dyshemeja e pėrbėrė nga katrorėt e zinj dhe tė bardhė, simbolizon jetėn e ndryshueshme tė Njeriut.

Bersant Selmani
avatar
Zattoo

676


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi