Pse njeriu priret ndaj urrejtjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pse njeriu priret ndaj urrejtjes

Mesazh  Androo prej 19.11.11 12:53



Pse njeriu priret ndaj urrejtjes

Prirja jonė pėr t’u kėnaqur me urrejtjen ėshtė kaq e natyrshme sa duket lehtėsisht e kultivueshme nga sunduesit e kombeve, ndėrsa dashurinė na e ofrojnė vetėm qėnie antipatike qė kanė zakonin e pėshtirė tė puthin njerėz tė sėmurė me lebrozė.

Kohėt e fundit kam shkruar nė lidhje me racizmin, mbi strukturėn e armikut e mbi funksionin politik tė urrejtjes sė tjetrit ose tė ndryshmit: Besoja se i kisha thėnė tė gjitha, por nė njė diskutim tė fundit qė pata me mikun tim Thomas Strauder doli (ishte nga ato bisedat qė nuk kujtohesh se kush e tha njė gjė e kush njė tjetėr, por qė pėrkojnė nė pėrfundimet e tyre) njė element i ri, (ose tė paktėn i ri pėr mua).

Me lehtėsi, qė daton para Sokratit, priremi qė ta kuptojmė urrejtjen dhe dashurinė si dy tė kundėrta, qė i kundėrvihen njėra-tjetrės nė mėnyrė simetrike, kėshtu ndodh dhe me atė qė nuk e duam e urrejmė dhe anasjelltas. Por mes dy poleve ekzistojnė ama, dhe natyrshėm, hije tė pafundme.

Edhe pse i pėrdorim dy termat nė mėnyrė metaforike, fakti qė bėj si i ēmendur pas picės, por nuk mė pėlqen sushi, kjo nuk do tė thotė se e urrej sushin. Ai mė pelqėn mė pak se sa ē’e pėlqej picėn. Duke i marrė dy termat nė kuptimin e tyre tė parė, pra qė unė e dua njė njeri, kjo nuk do tė thotė qė i urrej tė gjithė tė tjerėt, pėrballė dashurisė shumė mirė mund tė rrijė indiferenca (i dua fėmijėt e mi, por jam indiferent ndaj taksistit qė mė mori nė taksinė e tij dy orė mė parė).

Por pika kryesore ėshtė se dashuria izolon. Nėse dashuroj njė grua, pretendoj qė ajo tė mė dojė vetėm mua dhe jo tė tjerėt (tė paktėn me tė njėjtėn dashuri), njė nėnė i do plot pasion fėmijėt e vet dhe dėshiron qė ata ta duan nė mėnyrė pak mė tė privilegjuar (nėnė ka vetėm njė), por ajo nuk ka tė njėjtėn intensitet dashurie pėr fėmijėt e tė tjerėve. Pra dashuria ėshtė egoiste, posesive, selektive.

Sigurisht qė urdhėri i dashurisė na imponon qė ta duam pasardhėsin tonė si veten (tė gjithė, gjashtė miliardėt e tjerė), por ky urdhėr nė praktikė na rekomandon qė tė mos urrejmė njeri, pra nuk pretendon qė ne tė duam njė ekzimes tė panjohur si babanė tonė apo si nipin tonė.

Dashuria ime do tė drejtohet gjithnjė te nipi im e jo te njė gjahtar fokash. Dhe pse nuk do tė mendoj (ashtu siē do legjenda e njohur) se nuk do tė mė interesojė nėse vdes ndonjė mandarin nė Kinė (sidomos nėse kjo mund tė mė merret si avantazh) e do tė di se kėmbana bie gjithnjė edhe pėr mua, do tė jem i ndjeshėm nga vdekja e gjyshes sime dhe jo nga vdekja e atij mandarinos.

Ndėrsa urrejtja mund tė jetė kolektive, e duhet tė jetė e tillė pėr regjimet totalitare, prandaj kur isha i vogėl shkolla fashiste donte qė unė t’i urreja tė gjithė fėmijėt e Albiones dhe Mario Appelius recitonte ēdo natė nė radio poezinė e tij “O Zot mallkoji ato anglezė”. Kėshtu duan diktaturat dhe populizmat, shpesh edhe besimet fetare nė versionin e tyre mė fondamentalist, sepse urrejtja pėr armikun i bėn bashkė popujt dhe u ndez atyre tė njėjtin zjarr.

Dashuria ma ngroh zemrėn ndaj pak personave, urrejtja ma rindez zemrėn, por edhe zemrėn e atij qė ėshtė nė anėn time, pėrballė miliona njerėzve, pėrballė njė kombi, njė etnie, pėrballė njerėzve me ngjyrė apo qė flasin njė gjuhė tjetėr.

Racisti italian urren tė gjithė shqiptarėt apo rumunėt apo ciganėt, Bossi i urren tė gjithė jugorėt (dhe nėse konceptohet se rroga e tij paguhet edhe me taksat e kėtyre jugorėve, kjo ėshtė me tė vėrtetė kryevepra e dashakeqėsise, ku urrejtjes i bashkohet kėnaqėsia e dėmit dhe e shakasė), Berlusconi i urren tė gjithė gjykatėsit dhe na kėrkon qė edhe ne tė bėjmė ashtu si ai dhe tė urrejmė tė gjithė komunistėt, edhe me koston pėr t’i parė atje ku nuk ekzistojnė.

Urrejtja pra nuk ėshtė individualiste, por ėshtė bujare, filantropike dhe pėrfshin nė tė turma tė mėdha. Vetėm nė romane na thuhet se sa bukur ėshtė tė vdesėsh pėr dashurinė; shpesh ėshtė pėrshkruar si diēka e bukur vdekja e heroit, e cila i vjen teksa hedh njė bombė kundėr armikut qė e urrejmė.

Ja pra pse historia e qenies sonė shpesh ėshtė e mbushur me urrejtje, me luftra, me masakrat, e jo me akte dashurie (akte jo shumė tė rehatshėm dhe shpesh rraskapitės nėse duan ta ēojnė mė pėrtej rrethit tonė tė egoizmit).

Prirja jonė pėr t’u kėnaqur me urrejtjen ėshtė kaq e natyrshme sa duket lehtėsisht e kultivueshme nga sunduesit e kombeve, ndėrsa dashurinė na e ofrojnė vetėm qėnie antipatike qė kanė zakonin e pėshtirė qė tė puthin njerėzit tė sėmurė me lebrozė.
avatar
Androo

294


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi