Euros ėshtė duke i ikur koha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 14.11.11 18:49



Euros ėshtė duke i ikur koha

Dritarja e mundėsive pėr shpėtimin e euros po mbyllet shpejt, derisa kriza e borxheve e shteteve po shkatėrron aftėsinė e pagesės sė bankave evropiane dhe po rrit normat e huamarrjes madje edhe pėr shtetet e fuqishme si Franca.

Tė shtunėn, kriza rrėzoi liderin e dytė, kur kryeministri, Silvio Berluskoni dha dorėheqjen pas 17 viteve tė dominimit nė politikat italiane duke u hapur rrugėn talljeve dhe gėzimit tė turmave nė Romė.

Sikruse nė Itali ashtu dhe nė Greqi parlamentet e ērregulluara u mblodhėn urgjentisht pėr tė instaluar qeveritė mė teknokratike-tė pėrkushtuara nė zbatimin e reformave dhe masave tė komplikuara financiare tė kėrkuara nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

Pavarėsisht kėtyre hapave drastikė dhe tė qartė, ekziston njė bartės i problemeve qė mund tė trondiste shpejt pėrparimin e Evropės. Mbi diskutimet pėr reforma dhe mekanizmat financiarė po rritet ngadalėsimi i pėrmirėsimit tė “anemisė” sė kontinentit nė normėn e rritjes drejt 0.5 pėr qindėshit pėr vitin 2012 e madje edhe kėrcėnimi pėr njė recesion tė dytė, vlerėsoi Komisioni Evropian nė parashikimin e fundit pėr gjendjen e Eurozonės.

Kjo vė nė pikėpyetje mjaftueshmėrinė e pėrpjekjeve tė fundit tė Eurozonės pėr qetėsimin e tregjeve, pėrpjekjen pėr tė rritur fondin e Institucionit Evropian pėr Stabilitet Financiar nga 605 milionė euro nė 1.4 trilionė euro ose pėr tė gjetur fonde tė reja.

Kjo detyrė do tė jetė mė e vėshtirė nė njė ambient recesionit, veēanėrisht kur ka filluar tė zbehet besimi i Francės ndaj investitorėve. “Mendoj se jemi nė njė territor shumė tė rrezikshėm dhe Eurozona duhet tė veprojė sė shpejti”, tha Sajmėn Tilford, ekonomist udhėheqės nė Qendrėn pėr Reforma Evropiane nė Londėr.

“Nė fakt, nuk ka ndonjė zgjidhje mesatare pėr momentin. Ata qė mendojnė se ėshtė e mundshme pėr jugun dhe Italinė tė mos i plotėsojnė zotimet e veta ose tė ulin ēmimet nė garėn konkurruese janė tė ēuditshėm dhe po flasin kundėr dėshmive”, u shpreh ai.

“Dėmi qė mund tė shkaktohet”, tha ai “ėshtė potencialisht i ashpėr pėr ekonomitė, barrėn e borxheve, stabilitetin social e politik, pėrgjegjėsinė demokratike dhe besimin e tyre nė aleatėt evropian dhe nė vet Bashkimin Evropian.

Nė qendėr tė krejt kėsaj qėndron Gjermania si udhėheqėse e bllokut verior tė shteteve evropiane, i cili pėrfshin Holandėn dhe Finlandėn qė vazhdojnė tė insistojnė se vazhdimi i masave tė shtrėnguara financiare dhe korrektėsia fiskale e borxhlinjve ėshtė e vetmja zgjidhje.

Ēfarėdo propozimi pėr tė ndarė barrėn me shtetet e zhytura nė borxhe duke mbledhur borxhin evropian-edhe pse pėrmes konsumit tė eksportit u ėshtė ndihmuar shteteve veriore nė Evropė, janė hedhur poshtė kryesisht pėr shkak tė frikės sė madhe pėr njė lėkundje politike.

Kur kėshilli i pavarur i ekspertėve ekonomikė tė Gjermanisė i propozoi kancelares, Angela Merkel, njė mundėsi pėr ndarjen e borxhit evropian nė mėnyrė qė tė mbrohen Italia dhe Spanja, ajo hodhi poshtė kėtė ide duke e cilėsuar tė pamundshme pėr shkak tė traktateve evropiane.

Ajo gjithashtu kundėrshtoi ēfarėdo zgjerimi tė rolit tė Bankės Qendrore Evropiane nė blerjen e obligacioneve tė shteteve nė borxh, qė do tė mund tė mbanin nė nivel tė ulėt normat e interesit pėr borxhet e tyre duke ia mundėsuar kėsaj banke tė japė garanci pėr borxhin italian.

Por, kritikėt thonė se nuk ka kohė pėr ndryshimin e traktateve pėr tė cilėt flet Merkel, meqė ndryshime tė tilla do tė merrnin vite pėr t’u zbatuar. “Kriza duhet tė zgjidhet tani dhe ajo nuk do tė presė qė kėto instrumente ta rregullojnė atė”, tha Bernhard Rrapkaj, kreu i social-demokratėve gjermanė nė Parlamentin Evropian. Dobėsia e Italisė-ekonomisė sė tretė nė Eurozonė, solli krizėn nė qendėr tė Eurozonės.

Pavarėsisht spekulimeve pėr braktisjen e Euros nga shtetet mė tė dobėta, kjo valutė e pėrbashkėt nuk do tė mund tė mbijetonte pa Italinė. Nėse huamarrja bėhet aq e shtrenjtė sa qė shkakton largimin e saj nga tregjet, nuk ekziston asnjė i ashtuquajtur mur i parave qė do tė ishte nė gjendje ta ndihmojė ose tė garantojė pagimin e borxhit tė saj 2.6 trilionė eurosh.

“Kemi hyrė nė njė skenar tė llojit ‘ose bėje-ose dėmtoje”, tha Tomas Klau, kreu i zyrės sė Kėshillit Evropian pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Paris. “Situata aktuale nė Itali vazhdon tė jetė e qėndrueshme pėr disa ditė, ndoshta jave, por jo dhe muaj.

Ky kapitull i ri shėnon ose shkatėrrimin e Eurozonės, ose njė integrim mė tė madh politik e ekonomik se sa qė ka ndodhur deri mė tani”, u shpreh ai. Sulmet spekulative, pa ndonjė fije dyshimi, po afrohen nė qendėr tė Bashkimit Evropian. Greqia po tundet, Italia po lėkundet dhe Franca ka nisur tė dridhet.

Pasiguria e situatės u bė tėrėsisht e dukshme tė enjten kur agjencia e njohur Standard & Poor’s gabimisht sugjeroi nė faqen e saj tė internetit se ka ulur vlerėsimin e saj AAA pėr Francėn pas shitjes sė obligacioneve qeveritare tė kėtij shteti. Ky gabim u pėrmirėsua shpejt dhe francezėt e inatosur nisėn njė hetim formal.

Kjo episodė vuri nė pah se sa e vogėl ėshtė margjina pėr dėshtim madje edhe pėr Francėn, e cila tashmė ėshtė duke vuajtur pasojat e rėnies sė prodhimeve industriale dhe e cila u bė dėshmitare e rritjes sė dallimit ndėrmjet normės sė obligacioneve tė saja dhe atyre tė Gjermanisė nė nivele rekorde.

Por, mund tė bėhet akoma mė keq me paraqitjen e njė recesioni pėrderisa, natyrisht, kriza nuk ka shtyrė mendjet e atyre nė Berlin tė pėrqendrohen nė mėnyrė efikase.

Njė nga mėnyrat mė tė efektshme pėr tė luftuar krizėn dhe rrėzimin potencial, sipas ekspertėve, do tė ishte qė Bankės Qendrore Evropiane t’i mundėsohet tė veprojė si huadhėnėse ose, tė paktėn, ta ketė mundėsinė qė tė shtypė para si pėrpjekje pėr krijimin e njė mini-inflacioni qė do tė shėrbente si recetė pėr rritje ekonomike dhe reduktim tė borxhit.

“E kuptoj qė gjermanėt janė tė fiksuar me inflacionin, por ky fikėsim po dobėsohet dukshėm”, tha Jan Tehau, njė gjerman qė ėshtė drejtor i Carnegie’s Evropiane nė Bruksel. “Ngurrimi pėr tė pėrdorur Bankėn Qendrore Evropiane si huadhėnės tė fundit kur Italia ka aftėsi pagimi ėshtė njė gjė qė s’e kuptoj”, theksoi ai.

Pjesėrisht, ky ėshtė rezultat i fuqisė sė pazakonshme ekonomike tė Gjermanisė nė kohėn e krizės. Nė disa vitet e fundit, ajo ėshtė bėrė mė e fuqishme-me eksporte mė tė mėdha, rritje tė punėsimit, njė shpėrthim tė papritur nė tė ardhurat nga taksat, pėrderisa tė tjerėt nė Evropė kanė ngecur.

Grupe tė ndryshme tregtare kanė shtyrė Merkelin tė bėjė ēmos pėr ta shpėtuar Euron, gjė qė ishte njė lehtėsi pėr eksportuesit duke u mundėsuar atyre tė shesin produktet me njė valutė tė dobėsuar nga anėtarėt e saj mė tė pafuqishėm. “Populli gjerman nuk e kupton se ēfarė po ndodhė nė tė vėrtetė, ndėrsa ėshtė shumė skeptik lidhur me masat financiare”, tha Anton Bėrner, presidenti i Federatės Gjermane tė Shėrbimeve dhe Tregtisė me Shumicė.

Gjermania ėshtė pėrpjekur maksimalisht pėr shpėtimin e Euros-pėr pamundėsinė qė tė dėshtojė Greqia apo pėrdorimi i obligacioneve sovrane tė Bankės Qendrore Evropian, ndėrsa e ka qėndruar stoike nė kohėn e ballafaqimit me katastrofat eventuale. Ngadalėsimi i pashmangshėm pritet tė ftohė edhe rritjen ekonomike tė Gjermanisė. E ardhmja nuk ėshtė plotėsisht e zymtė.

Me tė marrė frenat nė Bankėn Qendrore Evropiane kėtė muaj, Mario Dragi, shkurtoi normat e interesit nė njė tė katėrtėn e pėrqindjes, qė mund tė ndihmojė normat e rritjes. Gjermanėt sė fundit janė dukur mė tė hapur ndaj zgjerimit tė garancave pėr borxhe nė shkėmbim tė premtimit pėr mė shumė stabilitet. “Bindja pėr seriozitetin e krizės ka arritur nė njė nivel tė ri-gjė qė ėshtė pozitive”, tha Janis Emanuilidis, analist i lartė nė Qendrėn Evropiane pėr Politika.

“Kurdo qė e godet murin, del diēka”, tha ai. Banka Qendrore Evropiane do tė duhet tė luajė njė rol mė aktiv nė pėrkrahjen e shteteve tė zhytura nė borxh tė Eurozonės ose shtetet duhet t’i binden mė shumė njė sistemi federal-diēka e ngjashme me Departamentin e Thesarit dhe njė banke tė vėrtetė qendrore. Nėse jo, shkatėrrimi i Eurozonės si pasojė e braktisjes sė saj nga disa shtete, do tė jetė i pashmangshėm.

Diskutimet po shkaktojnė njė ankth brenda Bashkimit Evropian, veēanėrisht nė mesin e 10 shteteve anėtare qė nuk e pėrdorin Euron e qė i frikėsohen njė Evrope nė “dy linja”- tė ndarė nė dy blloqe tė ndryshme, me rregulla tė ndryshme qė janė kundėr interesave tė tyre. Disa shtete brenda Eurozonės u frikėsohen gjithashtu ndryshimeve tė tilla, sepse ato do tė kėrkonin me shumė rigorozitet dhe disiplinė.

Opsionet janė politikisht tė vėshtira, tha zoti Klau nga Kėshilli Evropian pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare. “Por, alternativa ėshtė potencialisht aq shkatėrruese sa qė kostoja e veprimit-sado e madhe qė tė jetė, ėshtė shumė mė e vogėl se sa kostoja e mosveprimit, meqė mosveprimi mund tė shkaktojė njė varg ngjarjesh tė cilat liderėt evropianė nuk do tė jenė nė gjendje t’i kontrollojė”, theksoi ai.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 18.11.11 18:34



Qytetarėt Evropiane shprehin dyshime lidhur me euron

Ndėrkohė qė Evropa pėrballet me krizėn e saj financiare, dyshimet e shumė evropianėve nė lidhje me monedhėn e pėrbashkėt janė nė rritje. Pas zgjedhjes sė njė himni tė pėrbashkėt – pjesėn e Bethovenit, “Himni i gėzimit – Bashkimi Evropian paraqiti njė tjetėr simbol pėr njė afrim edhe mė tė madh midis anėtarėve tė vet - njė monedhė tė pėrbashkėt.

Euroja, pėrdorimi i sė cilės filloi dhjetė vjetė mė parė, tashmė ėshtė monedha e 17 vendeve evropiane, duke bėrė qė operacionet bankare dhe udhėtimet tė jenė mė tė thjeshta pėr shumė prej qytetarėve tė saj. Por sot euroja ėshtė simbol pėrēarjeje.

Borxhi publik dhe problemet bankare qė filluan nė Greqi, janė pėrhapur nė vende tė tjera tė eurozonės, duke rrėzuar qeveri tė ndryshme – mė sė fundmi atė italiane.

Edhe nė Bruksel, zemra administrative e Bashkimit Evropian, qytetarė si George Missikos kanė filluar tė kenė dyshime mbi monedhėn e pėrbashkėt. Zoti Missikos mendon se jeta ishte mė e lirė para euros. Belgėt shpenzonin dhe u mbeteshin ende para nė xhepat e tyre.

Por sot, thotė ai, ata shpenzojnė dhe xhepat e tyre janė bosh. Nė Hollandėn fqinje, 49 vjeēarja e lindur nė Amstersam, Ans van Hilten, e sheh euron me mėdyshje. “Ėshtė e thjeshtė kur shkohet me pushime - nė Spanjė, Gjermani – ne tė gjithė pėrdorim tė njėjtėn monedhė. Kėshtu qė ne e dimė se sa kushtojnė gjėrat.

Por ne mė parė kishim monedhėn hollandeze, florinin dhe euroja ėshtė shumė mė e shtrenjtė nė krahasim me tė. Shumė njerėz duan t’i rikthehen monedhės sė mėparshme, edhe pse unė mendoj se nėse kthehemi pas, nuk do tė jetė si mė parė.” Pėr disa vende, si Greqia, kohės sė pėrdorimit tė euros mund tė jetė duke i ardhur fundi.

Anketat e opinionit tregojnė gjithsesi qė shumė grekė ende e pėrkrahin monedhėn e pėrbashkėt. Udhėheqėsit evropianė thonė se ėshtė jetike qė eurozona mos tė ndryshojė.

Megjithėse mbėshtetėsit e idesė se dalja nga zona e monedhės sė pėrbashkėt do tė ishte alternativa mė e mirė pėr Greqinė janė duke u shtuar, analisti Philippe Moreau Defarges i Institutit Francez pėr Ēėshtjet Ndėrkombėtare parashikon se eurozona nuk do tė ndryshojė.

“Mendoj se pėr momentin euroja ėshtė njė varkė shpėtimi. Natyrisht tė gjithė duan tė ikin, pasi askush nuk do tė jetė brenda kėsaj varke shpėtimi. Por, euroja ėshtė e vetmja varkė shpėtimi e mundshme.” Masat ekonomike shtrėnguese tė vendosura nga qeveritė evropiane po thellojnė dyshimet mbi euron dhe mbi eurozonėn nė pėrgjithėsi.

Kjo ėshtė e vėrtetė nė Francė, ku shkurtime tė fundit tė buxhetit bėnė qė mijėra njerėz tė dilnin nėpėr rrugė pėr tė protestuar. Por, 70 vjeēari nė pension Henri Suoques, i cili ishte midis protestuesve nė Paris, thotė se euroja nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr problemet e Evropės.

Zoti Suoques tha se duke patur njė treg tė pėrbashkėt, Evropės i duhet njė monedhė e pėrbashkėt. Euroja, tha ai, nuk ėshtė njė pengesė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 23.11.11 22:07



Si u kthye euroja nga ėndėrr,nė njė dėshtim!



Pėrse u krijua?

Euroja, qė krijoi fuqinė mė tė madhe tregtare nė botė, u krijua qė tė lidhte bashkė vendet europiane pėr qėllime tregtare dhe politike. Kjo monedhė lindi nė mesin e njė ndryshimi tė madh politik dhe ekonomik, ndėrsa Gjermania po shkonte drejt ribashkimit pas shembjes sė Murit tė Berlinit nė vitin 1989 dhe komunizmit qė po shpėrbėhej nė Europėn Lindore.

Bashkimi Europian ishte njė organizatė qė u ngrit pas Luftės sė Dytė Botėrore, por ndėrsa erėrat ekonomike nisėn qė tė ndryshonin vit pas viti, u intensifikuan edhe pėrpjekjet pėr tė krijuar njė bllok unik politik dhe ekonomik.

Traktati i Bashkimit Europian, i njohur si Traktati i Mastrihtit, i nėnshkruar nė qytetin holandez mė 7 shkurt tė vitit 1992, hyri nė fuqi njė vit mė vonė. Ky traktat krijoi strukturėn pėr monedhėn e pėrbashkėt, qė mė pas u quajt euro.

Simboli i kėsaj monedhe tė pėrbashkėt u frymėzua nga germa greke ipsilon dhe erdhi nė jetė nė vitin 2001. Kjo monedhė emetohet nga Banka Qendrore Europiane me qendėr nė Frankfurt tė Gjermanisė, si pėr tė ngushėlluar kėtė vend pėr humbjen e dojēmarkės, monedhės sė fuqishme.

Por tani ėndrra europiane – qė kishte euron nė qendėr tė saj – ėshtė shndėrruar nė makth. Anėtarėt e eurozonės, tė drejtuar nga Gjermania, po detyrohen qė tė shpėtojnė financiarisht ekonomitė mė tė vogla tė zonės qė janė pėrfshirė nė njė krizė financiare qė po kėrcėnon me pėrmasat dhe thellimin e saj vetė ekzistencėn e bllokut.

Si funksionon euroja?

Krijimi i njė monedhe qė tė pėrdorej nė njė numėr kaq tė madh ekonomish me natyra tė ndryshme ka qenė gjithmonė njė detyrė shumė e vėshtirė. Ideja e njė monedhe unike u promovua nga Zhak Delors, ish-ministėr i Financave tė Francės qė qėndroi nė krye tė presidencės sė Komisionit Europian nga 1985-a deri nė vitin 1995.

Qėllimi ishte qė tė stampohej identiteti europian nė tregje, duke sjellė kėshtu, ndėr tė tjera, edhe stabilitet tė ēmimeve, rritje ekonomike dhe pėrfitime tregtare. Raporti i Delors, i vitit 1989, e pėrcakton objektivin e bashkimit monetar si njė “liberalizim tė plotė tė lėvizjes sė kapitalit”.

Struktura pėrfundimtare ishte njė bllok, nė tė cilin integrimi politik dhe fiskal ishte minimal. Euroja nuk ishte konceptuar pėr tė krijuar “Shtetet e Bashkuara tė Europės”. Traktati i Mastrihtit krijoi kushtet specifike pėr monedhėn e pėrbashkėt. Mes kritereve tė tjera, vendet anėtare nuk duhet qė tė lejonin qė deficiti buxhetor vjetor tė kalonte 35% tė prodhimit kombėtar bruto, ndėrkohė qė borxhi publik duhet qė tė ishte nėn 60%.

Politika monetare duhej qė tė kontrollohej nga Banka Qendrore Europiane, e cila, ndėr tė tjera, vendos edhe pėrqindjet e interesit dhe kontrollon inflacionin. Megjithatė secili vend ka politikėn e vet tė taksave, buxhetit dhe bankave qendrore, tė cilat emetojnė bonot e tyre me ēmime qė ndryshojnė nė varėsi tė rreziqeve tė investitorėve. Kjo ėshtė specifike pėr ēdo vend tė veēantė.

Cilat futen nė eurozonė?

Nga 27 vendet anėtare tė Bashkimit Europian, 17 vende me njė popullsi prej 322 milionė njerėzish e pėrdorin euron si monedhėn e tyre tė pėrbashkėt. Ekonomia mė e madhe dhe mė e fuqishme e eurozonės ėshtė Gjermania, qė pasohet nga Franca.

Ndėrsa ekonomitė mė problematike gjithnjė dhe veēanėrisht tani, janė Greqia, Portugalia, Irlanda, Italia dhe Spanja, njė grup qė sipas disa analistėve tani qė ndodhet nė krizė po i shkakton shumė probleme gjithė zonės. Anėtare tė tjera janė Austria, Belgjika, Qiproja, Finlanda, Luksemburgu, Malta, Holanda, Sllovakia, Sllovenia, me futjen e fundit atė tė Estonisė qė u bė pjesė e grupit kėtė janar.

Suedia nuk i pėrket eurozonės, por ėshtė e detyruar qė tė anėtarėsohet nė tė ardhmen, sipas kushteve tė kontratės. Ata qė nuk kualifikohen pėr tė qenė anėtare tė kėtij grupi, pra pėrdorues tė monedhės euro, nuk e pėrdorin atė, edhe pse janė anėtare tė Bashkimit Europian dhe vende me ekonomi relativisht tė zhvilluar.

Nė vitin 2000, Danimarka e refuzoi adoptimin e euros pėrmes njė referendumi, ndėrsa Britania e Madhe ka qėndruar gjithmonė larg kėsaj zone dhe opsionit pėr tė qenė dikur anėtare e saj.

Pėrse Britania e Madhe nuk ka dashur qė tė jetė anėtare e eurozonės?

Debatet nė lidhje me anėtarėsimin nė eurozonė kanė qenė gjithmonė tė ashpra nė Britaninė e Madhe. Margaret Theēer, Kryeministrja konservatore nga vitet 1979 deri nė vitet 1990, ishte njė Kryeministre kundėr euros. Konservatorėt kanė qenė zakonisht euroseptikė edhe me pasuesin e Theēerit nė pushtet, Kryeministri Xhon Mejxhėr.

Mė pas erdhi e Mėrkura e Zezė e vitit 1992, dita nė tė cilėn Britania u detyrua qė tė ndalonte anėtarėsimin e saj nė institucionin qė ishte pararendės i euros: mekanizmin europian nė shkėmbim tė pėrnidheve.

E Mėrkura e Zezė u konsiderua si njė provė e bashkimit monetar dhe, sipas kėsaj prove, monedha europiane ende nuk mund tė funksiononte. Por rezultatet negative tė sė Mėrkurės sė Zezė mbahen mend edhe si dita qė i dha mundėsi Xhorxh Sorosit qė tė mblidhte plot 1 miliard dollarė e t’i bėnte tė vetėt nga basti qė vuri kundėr paundit britanik nė njė spekulim gjigant qė do tė kujtohet gjatė nė histori.

Qeveria laburiste e Toni Blerit, e cila e pasoi atė konservative tė Mejxhorit, ishte nė favor tė euros, por vetėm nė rast se do tė kaloheshin disa teste ekonomike. Kėto teste nuk u superuan dhe Britania e Madhe qėndroi jashtė euros. Bler e ripėrsėriti mbėshtetjen e tij ndaj euros nė njė intervistė qė dha pėr BBC atė vit, por tha se kjo ishte diēka qė nuk duhet tė ishte detyruese pėr Britaninė e Madhe.

Ndėrkohė sondazhet e opinionit publik kanė treguar kundėrshti tė britanikėve pėr tė qenė pjesė e eurozonės, madje nė pėrqindje shumė tė larta deri nė 75%. Sipas shumė analistėve, Britania e Madhe ka pasur gjithmonė njė problem nė lidhje me tė qenėt pjesė e Europės dhe kėtė e ka treguar nė mėnyrė tė vazhdueshme pėrmes refuzimit tė euros.

Cili ishte problemi me Greqinė?

Ekonomia greke ka qenė problematike dhe jo e fortė qė nė momentin kur u bė pjesė e euros, pėr shkak tė njė tėrėsie problemesh, duke filluar nga shpenzimet e tepėrta e deri te paaftėsia pėr tė pasur tė ardhura tė mjaftueshme.

Nė vitin 2004 ajo pranoi se pozicioni financiar i vendit ishte mė i keq nga ai qė kishte raportuar dhe se i kishte shkelur disa parime tė zonės euro. Nė vitin 2008 qeveria mezi arriti qė tė kalonte njė buxhet “rrip-shtrėnguar” qė ishte hartuar pėr tė reduktuar borxhin shumė tė madh qė kishte akumuluar vendi. Ky reduktim i buxhetit u prit me shumė protesta nga grekėt.

Nė vitin 2009, Greqia pranoi se deficiti i saj do tė ishte mė shumė se 12% i Prodhimit tė Brendshėm Bruto, ēka pėrbėnte njė pėrqindje shumė mė tė lartė nga ajo qė ishte vlerėsuar nė fillim tė vitit dhe katėr herė mė tė madhe nga ajo qė duhet pėr tė qenė vend anėtar i eurozonės. Mė pas vendi u godit nga shumė probleme imazhi, duke bėrė qė tė rriteshin shumė me kėtė rast edhe pėrqindjet e marrjes sė financimeve.

Pavarėsisht futjes sė shumė masave shtrėnguese, qė shkaktuan dhe vazhdojnė tė shkaktojnė nė vend vala protestash tė ashpra – Greqia e ka tė pamundur deri tani qė tė qetėsojė tregjet dhe mbi tė gjitha tė zgjidhė problemin e borxhit tė saj, pavarėsisht tė gjitha pėrpjekjeve qė ka bėrė deri mė tani. Ka njė rrezik qė ajo tė pėrjashtohet nga eurozona.

Pėrse po pėson ēarje eurozona?

E vėrteta e hidhur mbi Greqinė krijoi panik mes investitorėve, tė cilėt ndaluan sė bleri bono greke. Nė maj tė vitit 2010, Greqia mori njė paketė shpėtimi prej 1190 miliardė eurosh nga BE-ja dhe FMN-ja dhe pas Greqisė njė paketė tė tillė e mori edhe Irlanda dhe Portugalia.

Ēfarė ndodh kur njė anėtar i eurozonės falimenton?

Kėsaj pyetje nuk mund t’i japė pėrgjigje kush dhe kjo paqartėsi ka shkaktuar njė lėkundshmėri tė madhe nė tregjet e tė gjithė botės, duke e ulur shumė ēmimin e bonove, si dhe duke ēuar si Europėn ashtu edhe SHBA-nė - qė po pėrballon gjithashtu probleme tė mėdha – drejt njė recesioni tjetėr.

Por rikthimi i recesionit kėtė herė do tė shkaktonte njė tėrmet mė tė madh se mė parė, me njė rritje tė ndjeshme tė papunėsisė, si dhe me ulje tė pagave. Njė falimentim i Greqisė, ose njė largim i saj nga eurozona, mbart me vete edhe njė rrezik tė infektimit tė tė gjithė zonės.

Politikisht do t’i jepte nisje debatit nė lidhje me ėndrrėn europiane dhe ekzistencėn e euros e madje do tė bėnte qė tė lindte pyetja mė e rėndė e gjithė kėsaj situate: A duhet tė ishte krijuar ndonjėherė euroja?
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 25.11.11 17:28



Banka Qėndrore Evropiane, kredidhėnėsja e fundit?

Para plot njė muaji, agjencia e vlerėsimit tė riskut tė kreditimit, Moody's, deklaroi se do tė shqyrtonte me hollėsi bonitetin e Francės, vlerėsuar deri tani me notėn mė tė lartė. Ky ishte njė nga shkaqet pėrse ekonomia e dytė mė e fuqishme e Evropės, duhet tė paguajė rreth 2 pėr qind mė shumė interesa se Gjermania, pėr obligacionet e saj shtetėrore.

Tani agjencia e vlerėsimit e pėrsėriti paralajmėrimin ndaj Parisit: nota e lartė ėshtė e rrezikuar, pasi kostot e rifinancimit janė shumė tė larta. Kėshtu nervoziteti nė tregjet financiare u rrit edhe mė tej.
Mund ta shohėsh si njė komplot ose jo, por fakt ėshtė se kriza e borxheve ėshtė zgjeruar nga periferia e Eurozonės, drejt zemrės sė Evropės.

Jo vetėm Franca por edhe Holanda, Finlanda dhe Austria duhet tė llogarisin me rritje tė normave tė interesit pėr shkak tė shtimit tė primeve tė riskut. Normat e interesit qė duhet tė paguajnė titujt shtetėrorė italianė apo spanjollė tė borxhit, janė rritur aq shumė, se barra e interesave nuk mund tė pėrballohet pėr kohė tė gjatė. A mund tė merrte fund kjo dramė nėse ECB do tė njoftonte: "ne blejmė tė gjitha obligacionet shtetėrore, qė tregu nuk i do"?

Pikėrisht kjo politikė e financimit tė shtetit praktikohet nga banka qendrore FED nė SHBA apo Bank of England. Pėr kėtė arsye Britania e Madhe paguan interesa thuajse po aq tė ulėta sa Gjermania, megjithėse situata atje ėshtė e krahasueshme me vendet problematike tė Eurozonės.

Gjithnjė e mė shumė politikanė dhe ekonomistė nė bashkimin monetar evropian, kėrkojnė qė ECB tė marrė mė nė fund rolin e kredidhėnėsit tė fundit (lender of last resort), pėr tė gjitha vendet e eurozonės. "Njė politikė e keqe nuk duhet marrė shembull", thotė Rolf Langhammer, zėvendėspresident i institutit tė Kiel-it pėr Ekonominė.

"Nga tė gjitha palėt, edhe nga banka qendrore amerikane, thuhet gjithnjė: ėshtė njė masa emergjente, e kufizuar nė kohė, e cila nuk praktikohet vazhdimisht." Problemi ėshtė qė njė situatė emergjente shumė shpejt mund tė kthehet nė njė situatė afatgjatė. Pikėrisht kjo ka ndodhur me programin e ECB-sė pėr blerjen e obligacioneve. Si masė emergjente pėr stabilizimin e tregjeve financiare banka qendrore filloi nė maj tė 2010 tė blente obligacione shtetėrore greke, portugeze dhe irlandeze.

Nė gusht 2011 ajo e zgjeroi programin me Italinė dhe Spanjėn. Ndėrkohė ajo ka nė bilancin e saj obligacione tė vendeve me borxhe tė larta nė Eurozonė, nė vlerė prej 200 miliardė eurosh. Nė shenjė proteste kundėr kėtij kursi, dy gjermanė dhanė dorėheqjen: ish shefi i Bankės Federale gjermane, Axel Weber dhe ish kryeekonomisti i ECB-sė, Jürgen Stark.

Edhe Rolf Langhammer mendon se ECB me kėtė politikė ka kapėrcyer "vijėn e kuqe": "Ajo qė ėshtė derdhur nuk mblidhet mė. Nėse njė qėndrim themelor inflacionist forcohet, e pikėrisht nė njė vend si Gjermania, qė ėshtė vend kreditor, pėr tė cilin kursimi ėshtė i rėndėsishėm, atėherė efektet janė shkatėrrimtare ndaj vendimeve pėr investime, qendrimit ndaj kursimeve etj."

Nė fund njerėzit nga frika e zhvlerėsimit tė parasė, do tė blenin ar nė vend qė tė investonin. Pėr frikėn e gjermanėve nga inflacioni tregoi mirėkuptim edhe shefi i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker. Shekullin e kaluar gjermanėve iu desh dy herė tė shihnin shkatėrrimin e pasurisė sė tyre, tha ai pak kohė mė parė pėr mediet gjermane.

Hiperinflacioni pas Luftės sė Parė Botėrore dhe reforma monetare pas Luftės sė Dytė Botėrore, i patėn detyruar gjermanėt dy herė tė fillonin nga zero. Respekt pėr historinė gjermane shprehu edhe ministri francez i Financave Francois Baroin, javėn e kaluar. Thėnė mė thjesht: sipas tij nė thelb, frika e gjermanėve nga inflacioni ėshtė e tepruar. Nė fund tė fundit ekonomia botėrore rrezikohet nga njė recesion i ri.

Por pėr ekspertin Langhammer, kjo frikė ėshtė e pėrligjur: "Ne kemi njė inflacion bazė prej tre pėr qind, dhe rritja ekonomike ėshtė nė rėnie. Inflacioni mund tė konsolidohet. Unė nuk mendoj se inflacioni do tė shmangej, vetėm sepse po hyjmė nė njė fazė rėnieje ekonomike."

Ashtu si Langhammer, mendojnė edhe ekonomistė tė tjerė nė Gjermani. Sipas tyre vendet me deficite nuk do tė kishin mė aq shumė trysni pėr zbatimin e reformave, nėse ECB do tė jepte njė garanci tė pėrgjithshme pėr tė gjitha obligacionet shtetėrore tė vendeve tė Eurozonės.

Pėrvoja tė tilla nuk janė tė reja. Kur nė gusht 2011 ECB filloi blerjen e obligacioneve shtetėrore italiane, qeveria e Berlusconit, tėrhoqi menjėherė mbrapsht njė program ambicioz kursimesh. Pėr tė mbajtur tė pandryshuar trysninė e ndaj vendeve debitore, kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon tė refuzojė njė rol tė ri tė ECB-sė, si financuese tė shteteve.

Ngjashėm parashikohet edhe nė statutin e Bankės Qendrore Evropiane. Sipas tij banka ka prioritet kryesor stabilitetin e monedhės. Por statutet mund tė ndryshohen thonė politikanėt dhe ekonomistėt, qė e shohin ECB si shpėtimtaren e fundit. Gjermanėt vazhdojnė tė luftojnė pėr kulturėn e tyre tė stabilitetit. Por trysnia po shtohet - nga dita nė ditė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 28.11.11 21:49



Po nėse euro "vdes"?!

Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani thote se ne nje skenar te tille, efektet jane te shumefishta.

"Euro lidhet shume me BE-ne, BE-ja eshte vizioni yne dhe keshtu na prishet vizioni. Rikthimi ne monedhat kombetare do te vinte si nje ortek nuk do te ishte kaq i bute. Ekonomite e vendeve perkatese do te kene goditje. Mund te kalojne ne krize, ne recesion shumica e tyre, ne mos te tera. Per pasoje ne kemi 70 perqind te eksporteve tona ne keto vende, ndaj ne do te merrnim goditje. Tjeter efekt ndoshta do te ishte paniku financiar, bankar qofte edhe politik", thote Cani.

Vec efekteve negative ne dergesat e emigranteve apo investimet e huaja, shqetesime ka edhe per ate se cfare do te ndodhe ne tregun valutor.

"Kursi i kembimit eshte nje nga treguesit makro, qe merr goditje ose jep goditje ne te gjithe treguesit e tjere. Praktika shqiptare e ka treguar se sa here ka levizje te kursit,sidomos ne nencmim qe pritet, gjithnje cmimet rriten dhe me rritjen e tyre vijne te gjitha efektet ne ekonomi", sqaron Cani.

Ndersa tek financat publike efektet do te ishin te kunderta, ku borxhi i qeverise mund te lehtesohej, por rezerva kombetare do te goditej.

"Borxhi qe Shqiperia ka ne euro, prishja e monedhave dhe dobesimi i euros, natyrisht na krijon nje avantazh ne fillimet e veta, sepse do te na duhen me pak leke per te blere euro, qe do te shlyejme borxhin. Rezervat tona valutore jane 60 perqind ne euro. Nje dobesim i euros do te sjelle nje dobesim te rezervave tona valutore", shton Cani.

Ne keto kushte ish-guvernatori thote se Shqiperia duhet te pergatitet me nje plan rezerve, per t'i paraprire nje skenari te tille.

"Bota po punon per kete zhvillim te mundshem. Edhe Shqiperia duhet te punoje. Kursi i kembimit ka plan B, rezerva valutore ka plan B, p.sh: Krejt natyrshem Banka Qendrore duhet te mendoje nese do ta mbaje 60 perqind ne euro rezerven valutore, apo do te nise ta ktheje qe tani me shume ne dollare, ne nje monedhe tjeter", thote Cani.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 01.12.11 20:36



Fundi apo shpėtimi i euros?

Fondi i planifikuar evropian pėr shpėtimin e euros ėshtė tepėr i vogėl dhe me pengesa tė shumta financiare e teknike. Aksionarėt nė mbarė botėn kanė dyshime ndaj tij. Nuk ka para tė mjaftueshme pėr tė ndihmuar vendet si Italia apo Spanja. Kėtė e kanė pranuar tė martėn nė mbrėmje (29.11.2011) edhe ministrat e Financave nė samitin e mbajtur nė Bruksel.

Pėr shkak tė nervozitetit shumė tė madh nė tregjet financiare, nė ndihmė duhet tė vijė edhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar. "Ne kemi nevojė pėr ndihmėn e FMN-sė", deklaroi ministri i Luksemburgut Luc Frieden dhe shtoi: "Mendoj se ne kemi njė ekonomi qė ndėrlidhet mes vete gjithnjė e mė shumė.

Ajo qė ndodh nė Evropė ėshtė e rėndėsishme edhe pėr pjesėn tjetėr tė botės. Mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja nė samitin e tyre kanė bėrė tė qartė se problemet duhet tė shikohen si tė pėrbashkėta. Prandaj FMN-ja ėshtė vendi ku Rusia, Kina, Amerika, Evropa dhe tė tjerėt duhet tė kėrkojnė zgjidhje tė pėrbashkėta".

Duket se Italia po bėn negociata me FMN-nė pėr kredi nė vlerė prej rreth 400 miliardė euro.

SHBA dhe shtetet evropiane janė vendet tė cilat mė sė shumti bashkėpunojnė me FMN-nė, i cili, sipas planeve mė tė reja, duhet t'i ndajė kredi Bankės Qendrore Evropiane, nė mėnyrė qė ajo tė ndihmojė vendet e rrezikuara nga kriza. Nė kėtė mėnyrė do tė evitohej financimi i drejtpėrdrejtė e vendeve tė BE-sė. Por kjo deri tani nuk parashikohet me marrėveshjet evropiane. Kėtė mundėsi e kundėrshton edhe Gjermania.

Nė Bruksel u tha se tani kemi nevojė pėr masa radikale. Ministri belg i Financave Didier Reynders konfirmoi se eurozona ka filluar negociatat me Bankėn Qendrore Evropiane lidhur me kėtė temė. "Kjo bankė ėshtė njė institucion i pavarur. Ne do tė bėjmė propozimet tona, ndėrsa ajo duhet tė vendosė", tha Reynders. Shefi i kėsaj Banke Mario Draghi thotė se nuk kanė mbetur shumė mundėsi.

Ai pohon se kur ulet dhe mendon mirė, e sheh se euros mund t'i vijė fundi, sepse tregjet financiare nuk janė mė tė gatshme tė blejnė letra me vlerė tė shteteve si Spanja, Italia apo Greqia. Nė qoftė se Banka Qendrore i blen kėto letra me vlerė, atėherė asaj i duhet tė prodhojė para shtesė, sepse kjo nuk ėshtė e mundur pa e shtuar volumin e parave nė treg.

Banka Qendrore Evropiane ka probleme me mbledhjen e parave prej bankave tė tjera, ndėrkohė qė kėto para i duhen pėr tė mbajtur nėn kontroll tregjet financiare. Nė qoftė se ky fenomen vazhdon, Bankės Qendrore Evropiane nuk i mbetet ndonjė zgjidhje tjetėr, veēse nė mėnyrė masive tė shtypė para tė reja.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Bankės Qendrore Gjermane Jens Weidmann duhet tė zbusin qėndrimin e tyre ndaj Bankės Qendrore Evropiane. Kjo duhet tė ndodhė deri 9 dhjetor. Ndryshe do tė vėshtirėsohet edhe mė shumė rruga qė kalon pėrmes FMN-sė, tė cilėt duan ta ndjekin ministrat e Financave.

Si kundėrshpėrblim, Gjermania kėrkon qė BE-ja tė ketė tė drejtėn e ndėrhyrjes tek buxhetet e vendeve nė krizė. Por pėr kėtė duhet bėrė ndryshime nė marrėveshjen e BE-sė, qė pėr njė kohė tė shkurtėr nuk ėshtė e mundur. Prandaj Gjermania dhe Franca nė samitin e ardhshėm do tė propozojnė krijimin e njė unioni tė pėrbashkėt fiskal, jashtė marrėveshjeve tė BE-sė. Ky union fiskal do tė ishte njė marrėveshje mes 17 vendeve tė zonės sė euros, qė mė vonė mund tė futet edhe nė marrėveshjet e BE-sė.

Tė enjten (01.12.2011) presidenti i Francės Nicolas Sarkozy do tė mbajė njė fjalim, ku do tė paraqesė koordinatat kryesore tė rrugės pėr dalje nga kriza. Franca duhet tė stabilizojė buxhetin, sepse kėrcėnon rreziku i uljes sė aftėsisė sė saj kreditore prej agjencive rating. Tė premten (02.12.2011) do tė kėshillohen Sarkozy dhe kryeministri britanik David Cameron nė Paris pėr ardhmėrinė e eurozonės dhe marrėveshjet e BE-sė.

Cameron ėshtė poashtu nėn presion, sepse gjendja ekonomike nė vendin e tij ėshtė mė e keqe se sa ishte planifikuar. Cameron angazhohet pėr ndėrhyrjen e Bankės Qendrore Evropiane, por ėshtė kundėr unionit tė pėrbashkėt fiskal. Tė hėnėn (05.12.2011) planet e tij pėr dalje nga kriza do t'i paraqesė edhe kryeministri italian Mario Monti.

Ndėrsa tė mėrkurėn (07.12.2011) kancelarja Merkel do tė takohet me presidentin e Francės Sarkozy nė Marseille, ku do tė mbahet takimi i partive konservatore. Mė sė largu tė mėrkurėn nė mbrėmje do tė bėhen publike edhe planet pėr krijimin e njė unioni tė pėrbashkėt fiskal.

Lidhur me kėto plane kryeministrat dhe presidentėt e BE-sė do tė kėshillohen nė Bruksel tė enjten (08.12.2011) dhe tė premten (09.12.2011). Nė kėtė takim do tė marrė pjesė ndoshta edhe shefja e FMN-sė Christine Lagarde, thonė diplomatėt nė Bruksel. Gazeta britanike "Financial Times" bėri tė ditur tė mėrkurėn (30.11.2011), se disa sipėrmarrje tė mėdha tė BE-sė po pėrgatiten pėr skenarin e pėrfundimit tė unionit tė pėrbashkėt monetar dhe daljen e disa shteteve nga zona e euros.

Kjo nuk befason shumė, sepse Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy para njė muaji kanė biseduar edhe pėr mundėsinė e daljes sė Greqisė nga zona e euros, nė qoftė se kjo do tė shpėtonte vendet tjera. Jean Pisani-Ferry, drejtor i fabrikės "Bruegel", deklaroi nė Bruksel se sipėrmarrjet po pėrgatiten pėr mundėsinė e pėrfundimit tė euros.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 06.12.11 20:37



Euro,njė nga dėshtimet e politikanėve tė BE-sė

Sikundėr edhe kriza e kredive plot 3 vjet tė shkuara, edhe kriza aktuale e Eurozonės do tė shėrbejė pėr tė shkruar shumė libra ekonomie e finance dhe jo vetėm nė tė ardhmen, duke qenė njė rast i jashtėzakonshėm pėr studiuesit e ekonomisė. Por nėse pėsimet kėtė herė do tė mėsohen dhe krizat e ardhshme do tė shmangen, kjo vlen pėr t’u parė, edhe pse historia pėrsėrit vetveten.

Ndėrkohė, edhe pse jemi nė mesin e krizės, disa akademikė tė Oksfordit, tė Qendrės pėr Studime Ndėrkombėtare, kanė identifikuar 10 dėshtimet kyē tė liderėve tė Europės nė lidhje me mėnyrėn se si ata menaxhuan dhe po menaxhojnė situatėn e rėndė, e cila nga sa duket ka pak shanse qė tė pėrfundojė shpejt.

Mungesa e njė vizioni dhe strategjie europiane

Pėrveē bisedave pėr balancimin e buxheteve dhe borxhit gjigant tė Europės, rajoni ka nevojė aktualisht pėr njė vizion pėr tė treguar se Bashkimi Europian ėshtė shumė mė tepėr se njė monedhė e pėrbashkėt, se ka njė tė tashme dhe njė tė ardhme politike, sociale dhe ekonomike dhe se ka edhe njė dinamikė.

Si mund tė kėrkosh qė tė investosh apo tė ndihmosh financiarisht shumė vende nė vėshtirėsi apo tė blesh bonot e tyre pėr 10, 20 vitet e ardhshme nėse nuk ke njė vizion tė qartė pėr ardhmėrinė?”

Mosbalancimi i pushtetit i ka vėnė nė vėshtirėsi marrėdhėniet mes shteteve anėtare

Pyetja qė vlen pėr t’u bėrė kėtu ėshtė: Cili ka nė tė vėrtetė vlerė dhe zė nė Bashkimin Europian? Dy ekonomitė mė tė mėdha tė saj, Franca dhe Gjermania? 17 vendet qė janė anėtare tė Eurozonės? Apo 27 vendet qė janė anėtare tė Bashkimit Europian pėrfshi edhe vendet qė nuk janė anėtare tė Eurozonės?

Pėrgjigjja varet se cili je. Ndėrsa kriza thellohet vazhdimisht, Franca dhe Gjermania, me njė kapital jashtėzakonisht tė madh tė investuar nė projektin e euros, kanė marrė rolin drejtues. Pėrqendrimi i vendimmarrjes nga vetėm 2 vende dhe nga disa zyrtarė qė nuk janė tė zgjedhur pėrfaqėson njė gabim tė jashtėzakonshėm.

Procesi i zgjidhjes sė krizės jo vetėm qė ka qenė edhe ėshtė njė proces shumė i ngadaltė, por mbi tė gjitha ka dėshtuar qė tė bėjė bashkė nė negocime palėt e interesuara, pra thėnė shkoqur 15 vendet e tjera qė janė anėtare tė Eurozonės. Ndėrkohė nuk u ėshtė kushtuar asnjė lloj vėmendjeje vendeve tė tjera qė nuk operojnė me monedhėn e pėrbashkėt.

Braktisja e rolit tė Bashkimit Europian nė arenėn ndėrkombėtare

Edhe pse progresi ka qenė shumė i ngadaltė nė rastin e zgjidhjes sė problemeve tė brendshme tė Europės, Bashkimi Europian nuk ka bėrė asgjė nė lidhje me politikėn e jashtme nė njė kohė kyē dhe mes shumė ngjarjeve pėr Mesdheun dhe pėr Lindjen e Mesme.

Pas kryengritjeve tė “pranverės arabe”, Europa duhet qė tė vlerėsonte dhe tė operonte me njė rol tė ri, nė mėnyrė qė tė kishte influencė.

Mungesa e zgjidhjeve politike. A janė sakrificat e njerėzve e vetmja kundėrpėrgjigje pėr krizėn?

Nė tė gjithė krizėn e Eurozonės, masat shtrėnguese tė shpenzimeve buxhetore janė cilėsuar nga aksi franko-gjerman si kura e vetme e krizės. Ata qė e morėn “ilaēin”, si Greqia dhe Portugalia, e kanė kritikuar kėtė zgjidhje, duke deklaruar se shkurtimet e mėtejshme do ta kėrcėnonin shumė rritjen ekonomike. Megjithatė asnjė politikė tjetėr nuk ėshtė diskutuar pėr daljen nga kriza nga vendet e BE-sė, pėrveē asaj tė masave shtrėnguese.

Si gjithmonė askush nuk mendon pėr njerėzit

Liderėt europianė kanė vepruar sikur tė ishin duke folur pėr njė ēėshtje akademike e jo pėr njerėz qė vuajnė dhe paguajnė me pa tė drejtė. Liderėt e Francės dhe Gjermanisė nuk i kanė marrė kurrė parasysh vuajtjet e njerėzve, papunėsinė e tė rinjve. Pėr kėtė arsye ata krerė shtetesh qė nuk u japin shpresė qytetarėve, nuk e meritojnė titullin liderė.

Shfaqja e qeverive teknokrate

Dy vende tė Eurozonės, Greqia dhe Italia, drejtohen tani nga teknokratė tė pazgjedhur nga populli. Kjo, nė vetvete ėshtė njė dėshtim i demokracisė nė nivelin kombėtar dhe ndėrkombėtar.

Deficiti demokratik i Bashkimit Europian

Dobėsitė e Bashkimit Europian kanė dalė nė pah shumė mė parė se tė shfaqej kriza financiare. Francezėt, holandezėt dhe irlandezėt nuk e kanė pranuar projektin e kushtetutės, duke shfaqur kėshtu shumė qartė njė mungesė kohezioni.

Ndėrkohė qė disa argumentojnė se BE-ja duhet transformuar nė njė njėsi federale, sepse kjo do tė ishte kundėrpėrgjigja mė e mirė pėr krizėn, tė tjerė thonė se kjo mė shumė se kurrė nuk do tė ishte rruga e duhur.

Dėshtimet makroekomomike

Gjermania dhe Britania e Madhe thonė se njė politikė buxhetore mė rigoroze ėshtė pėrgjigjja pėr vende tė tilla si Greqia, Portugalia, Irlanda dhe Italia, vende qė kanė akumuluar borxhe tė mėdha dhe kanė pak shpresė pėr t’i shlyer huat.

Por jo tė gjithė ekonomistėt janė nė njė mendje qė shkurtimet janė zgjidhja e krizės. Vendet e sipėrpėrmendura kanė qenė nė njė situatė tė rėndė edhe para se tė hynin nė euro dhe karakterizoheshin nga njė rritje e vogėl ekonomike dhe shkurtimet aktuale do ta tkurrin edhe mė shumė ekonominė.

Dėshtimi pėr tė pėrballuar tregjet kombėtare

Dėshtimi i liderėve europianė pėr tė siguruar tregjet ndėrkombėtare nė lidhje me Greqinė ka shtuar pėrmasat e krizės dhe e kanė lėnė njė rajon nė njė situatė nė tė cilėn disa nga ekonomitė mė tė mėdha mund tė mos jenė nė gjendje qė tė financojnė vetveten sikundėr bėjnė normalisht vendet.

Ėshtė koha pėr ta flakur librin e rregullave tė “neoliberalizmit”, sipas tė cilit kontrolli zhvendoset nga sektori publik nė atė privat. Ndryshe politikanėt do tė vazhdojnė qė tė pėrsėritin gabimet e 80 viteve mė parė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 07.12.11 13:44



Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka

Berlin, 7 Dhjetor 2011, NOA- "Mediat nuk po tregojnė gjė pėr tė shmangur krizėn e panikut nė tregje. Por ne qė nga e hėna e kaluar kemi filluar tė stampojmė Markėn".Kjo ėshtė deklaruar nga njė punonjė gjerman dhe u publikua nė websajtin e organizatės ekonomiko-financiare Affari Italiani.

"Nga 28 Nėntori ne nuk stampojmė mė euro" tha burimi, i cili preferoi tė mbetet anonim, por kemi urdhėr dhe po e zbatojmė, qė tė stampojmė DM (marka).

Pikėrisht nė 28 nėntor zėdhėnėsi i Kancelares Angela Merkel kishtedeklaruar se "burimet nė Gjermani nuk janė tė pafundme dhe Evropa nuk mund tė pretendojė tė ketė njė forcė qė nuk e ka.". Madje kishte pėrforcuar: "Gjermania ėshtė e fortė por nuk kemi fuqi tė pakufizuar".

"Duke vazhduar me kėtė ritėm - shton punonjėsi - do tė jemi nė gjendje pėr tė plotėsuar kėrkesėn pėr para qė ėshtė e nevojshme pėr tė mbuluar tregun tonė tė brendshėm qė do tė vinte nga mungesa e euros”.

Sakaq Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy po rrisin trysninė pėr njė reformė mė tė shpejtė nė marrėveshjen e BE-sė. Zyrtarisht thuhet se me kėtė synohet tė pėrballohet kriza e huave dhe tė vendoset nė kurs tė qėndrueshėm monedha e pėrbashkėt.

Por ndėrsa akuzat ndaj Gjermanisė pėr dominancė nė Evropė, po vazhdojnė, Merkel edhe pse ka dashur tė pėrgėnjeshtrojė diēka tė tillė, ka lėnė tė kuptojė se e ardhmja e euros po ndalet, kur tha: “Ne angazhohemi pėr njė kulturė tė caktuar stabiliteti dhe rritjeje ekonomike, por e bėjmė kėtė nė frymėn evropiane tė Konrad Adenauer-it dhe Helmut Kohl-it.

Bashkimi gjerman dhe ai evropian ishin dhe janė dy anė tė sė njėjtės medalje dhe kėtė ne nuk do ta harrojmė kurrė”.

Merkel nėnvizoi edhe se nuk mund tė ketė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt pėr mėkatarėt e borxheve.

Shkelje e ligjit themelor dhe e sė drejtės sė BE-sė?

Profesorėt Wilhelm Hankel, Wilhelm Noelling, Karl Albrecht Schachtschneider dhe Joachim Starbatty kanė dorėzuar padi nė Karlsruhe mė 7 maj 2010 duke vlerėsuar se nuk duhet ombrellė gjermane ndaj eurozonės.

Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankesat kundėr ombrellės sė shpėtimit tė euros. Ankesa vjen nga kritikė tė euros me nė krye profesorin Joachim Starbatty. Nėse ankesa ka sukses mund tė pritet njė tėrmet nė eurozonė.

Sipas kallėzuesve, ombrella e shpėtimit, qė ka krijuar BE-ja pėr shtetet si Greqia, ėshtė kundėr sė drejtės buxhetore tė parlamentit gjerman. Nė fakt parlamenti gjerman (Bundestag) duhet tė pyetet pėr ēdo pagesė, parashtrojnė Starbatty dhe pėrkrahėsit e tij nė ankesėn e paraqitur pranė Gjykatės Kushtetuese.

Bashkė me Starbatty janė ankuar edhe ekonomistėt Wilhelm Hankel dhe Wilhelm Nölling, si dhe juristi Karl Albrecht Schachtschneider dhe ish-kryetari i kryesisė sė koncernit Thyssen Dieter Spethmann.

Njė argument tjetėr ėshtė shkelja ndaj sė ashtuquajturės klauzola e no-bail-out. Nė marrėveshjen pėr mėnyrėn e punės sė BE-sė ėshtė pėrcaktuar, qė unioni nuk duhet tė mbajė pėrgjegjėsi pėr detyrimet e vendeve tė veēanta.

E megjithatė politikanėt, edhe ministri gjerman i Financave krisitiandemokrati Wolfgang Schäuble, tėrheqin vėmendjen, se Gjermania dhe vendet e tjera tė BE-sė nuk mbajnė detyrimisht pėrgjegjėsi pėr borxhet, por ato veprojnė vullnetarisht. Njė argumentim ky, qė Starbatty nuk do ta pranojė: "Dhe tani z. Schäuble, nėse e bėn kėtė vullnetarisht, atėherė lejohesh ta bėsh. Pra nėse z. Schäuble vullnetarisht do tė verė nė dispozicion paratė e veta, atėherė ai lejohet ta bėjė kėtė.

Por ai pėrdor paratė e taksapaguesve, dhe pėr kėtė ai duhet tė pyesė fillimisht ata qė i paguajnė taksat, nėse mundet ai tė veprojė lirisht me paratė e tyre. Kėtė duhet ta mendojė mirė z. Schäuble si ministėr i Financave, qė fillimisht ėshtė i detyruar kundrejt taksapaguesve gjermanė."

Kthimi i markės gjermane nė Gjermani?

Por bankat dhe politikanėt e BE-sė i referohen avantazheve tė njė monedhe tė pėrbashkėt: Kthimi tek monedaht e mėparshme do ta dėmtonte Gjermaninė si vend eksporti, sepse produktet e saj do tė shtrenjtoheshin. Por Starbatty e hedh poshtė kėtė: "E kundėrta ėshtė e drejtė: Natyrisht gjermanėt do tė pėrfitonin prej vlerėsimit tė monedhės, sepse qoftė euro apo marka gjermane, nė varėsi se ēfarė do tė vijė, do tė kishin shumė mė tepėr vlerė nė botė.

Ne nuk eksportojmė banane, prej nga edhe rritja me njė pėrqindje fare tė vogėl i detyron kėrkuesit qė tė kėrkojnė banane tė reja. Ne shesim produkte tė teknologjisė sė lartė, pėr tė cilat bota ka nevojė, nė qoftė se do tė zhvillohet. Kėto produkte ju mund t'i blini vetėm nė fare pak shtete, e nė fakt ju mund t' i blini ato vetėm tek ne. Ndaj unė nuk e kuptoj tani, pėrse industria bėn kaq shumė teatėr".
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 07.12.11 18:57



Paralajmėrimi i fundit pėr Evropėn

"Ēfarė po ndodh me euron?". Kėtė pyetje redaksia ekonomike e Deutsche Welle-s e pati shtruar qė para 11 vjetėsh. Atėherė euro ende nuk ishte hedhur si mjet pagese nė treg, por qarkullonte si e ashtuquajtur "valutė kontabiliteti" nė tregjet financiare.

Dhe qė atėherė nė arkivat tanė gjendet kjo fjali: "Tregjet e valutės ndiejnė fare mirė nėse politika po ndjek apo jo rrugėn e duhur pėr forcimin e njė monedhe. Pas tre javėsh mbushen plot dhjetė vjet qėkurse njerėzit nė Eurozonė morėn pėr herė tė parė nė duar euron si mjet pagese, njė jubile, i cili me siguri nuk do tė festohet". Atėherė shqetėsimet e shumė skeptikėve thjesht u injoruan.

Evropa nuk ėshtė ende gati pėr njė monedhė tė pėrbashkėt, po hidhet hapi i dytė para tė parit, paralajmėronin ata. Kush kėrkon tė jetojė me njė valutė tė pėrbashkėt, duhet tė ketė edhe politikė tė pėrbashkėt fiskale. "Pėrse ju evropianėt keni njė monedhė tė pėrbashkėt por 17 banka qendrore, 17 buxhete kombėtare dhe 17 ministra financash - krahas institucioneve evropiane?"

Kjo ėshtė njė pyetje qė sot bėhet shpesh jashtė Evropės. Investuesit kinezė do tė blenin me shumė dėshirė obligacione evropiane por aspak tituj borxhi tė vendeve tė veēanta tė Eurozonės, thonte kėto ditė njė tregtar aksionesh nė Frankfurt. Tani vijnė fjalėt e ashpra tė mbikqyrėsve tė bonitetit, Standard & Poor's. Ende bėhet fjalė vetėm pėr njė kėrcėnim, por ai ra si njė bombė.

Natyrisht momenti i publikimit tė deklaratės ėshtė zgjedhur me vetėdije. Natyrisht politikanėt dhe ata qė mbajnė pėrgjegjėsi reagojnė me refleksin e zakonshėm mbrojtės, si p.sh. shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker: "Agjencitė e vlerėsimi nuk duhen marrė shumė seriozisht".

Gabim! Ky paralajmėrim nga Standard & Poor“s nuk ėshtė surprizė, ai vjen pikėrisht nė momentin e duhur, pak ditė para samitit tė ardhshėm evropian tė krizės. Tė tillė gjatė dy viteve tė kaluara ka pasur gjithsej 13, pa sjellė ndonjė pėrmirėsim tė vėrtetė tė gjendjes. Ka ardhur koha qė Evropa tė kapėrcejė mungesėn e guximit dhe tė pėrballet me faktet.

Por ka dyshime serioze dhe tė pėrligjura, nėse zotėrinjtė nė ndėrtesėn e konferencave nė Bruksel, korridoret dhe kthinat e sė cilės i njohin mirė pėr shkak tė shumė netėve plot dėshpėrim, do ta bėjnė kėtė vėrtet137. Mjafton tė shohėsh tė vetėshpallurėn dyshe drejtuese nė Evropė, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy: para kamerave tregojnė unitet nė mėnyrė demonstrative, ndėrsa pas kulisave zihen hidhur pėr rrugėn e duhur.

Kjo vlen sa i takon eurobondeve dhe pėr ēėshtjen nėse Banka Qendrore duhet tė blejė obligacione shtetėrore tė vendeve nė krizė. Kėtu Merkel e kudėrshton qartė presidentin francez. Por kur ėshtė fjala pėr propozime tė tyre, si pėr shembull ēėshtja e sovranitetit tė shteteve tė veēanta, atėherė bien dakord nė njė kompromis tė dobėt: kėshtu njė padi nė Gjykatėn Evropiane pėr menaxhim tė keq buxheti kombėtar do tė jetė e mundur, por gjykata nuk do tė ketė tė drejtė tė anulojė buxhetet kombėtare.

Kėshtu Evropa nuk i ka punėt mirė. Po, agjencitė e vlerėsimit kanė bėrė gabime nė tė kaluarėn. Ato janė kritikuar se nuk paralajmėruan nė kohė pėr rreziqet. Tani ato po bėjnė pikėrisht kėtė. Nuk ka nevojė pėr falenderime, por fakt ėshtė qė ato e vėnė gishtin nė plagė. Thėnia "Nė politikė dhe vetėm tek ajo ekziston shansi pėr ta nxjerrė euron nga humnera", vazhdon tė jetė e vėrtetė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 08.12.11 14:41



Evropa nė kėrkim tė modeleve tė reja tė shpėtimit

Nė samitin e fundit tė BE-sė, para gjashtė javėsh, presidentėt dhe kryeminsitrat e vendeve anėtare kanė rėnė dakord pėr zgjerimin e fondit pėr shpėtimin e vendeve nė borxhe nė njė shumė prej njė bilion euro.

Por kjo deri tani nuk ėshtė realizuar. Shefi i fondit pėr shpėtimin, Klaus Regling, nuk ka mundur tė mbledhė mė shumė se 500 miliardė euro. Brukseli tani po shqyrėton mundėsinė e krijimit tė njė mekanizmi pėr stabilitet, i cili do tė futej nė fuqi jo me 2013, siē ishte parashikuar, por nė fund tė vitit tė ardhshėm.

Mekanizmi pėr stabilitet duhet tė ketė nė dispozicion rreth 500 miliardė euro. Ndėrkohė qė nuk do tė shuhej as fondi pėr shpėtimin e euros. Pra njėkohėsisht do tė funksiononin dy mekanizma pėr ruajtjen e euros. Mekanizmi i stabilitetit duhet tė ketė edhe licencėn pėr tė punuar si bankė.

Me kėtė ai teorikisht mund tė marrė para hua Bankes Qendrore Evropiane para pa kufizime. Shefi i Institutit pėr Ekonomi nė Hamburg, Thomas Straubhaar, thotė se samiti i BE-sė mund tė ketė sukses, nėse mbėshtetet nga Banka Qendrore Evropiane. "Samiti mund tė sjellė njė kthesė, nė qoftė se edhe Banka Qendrore Evropiane merr pėrgjegjėsi.

Ky problem nuk mund tė zgjidhet me mjete politike. Banka Qendrore Evropiane duhet tė luajė njė rol mė tė rėndėsishėm, se deri tani", pohon ai.

Presidenti Mario Draghi, deri tani ka kundėrshtuar mundėsinė e financimit tė drejtėpėrdrejtė tė shteteve. Kjo nuk ėshtė nė harmoni me rregullat e marrėveshejve evropiane dhe kėrcėnon me rritjen e inflacionit. Guntram Wolff nga banka e Brukselit Denkfabrik Bruegel pohon: "Banka Qendrore Evropiane mund tė ndėrhyjė, por ajo heziton pėr shkak tė rreziqeve.

Kjo pėr faktin se njė vend qė mund tė marrė ndihma, menjėherė do tė mund tė hiqte dorė nga kursimet dhe reformat, qė nė verė ka ndodhur me Greqinė. Banka Qendrore Evropiane sė pari dėshiron tė sigurohet se kėto zhvillime tė rrezikshme nuk do tė pėrsėriten." Njė model tjetėr qė po diskutohet ėshtė ai pėr financim pėrmes Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN). Ai mund tė funksionojė kėshtu: Bankat qendrore tė vendeve tė BE-depozitojnė para nė Uashington, nė FMN.

Mė pas kėto para FMN-ja ua kalon vendeve anėtare tė BE-sė. Ndėrsa bankat qendrore tė shteteve anėtare tė BE-sė kėto para mund t'i sigurojnė prej Bankės Qendrore Evropiane.

Nė rast tė krizės nė ndonjė vend tė madh evropian, si Italia, pėr shembull, Banka Qendrore Evropiane duhet tė reagojė menjėherė, sepse ajo ėshtė mė e afėrta me institucionet evropiane, pohon Guntram Wolff. "Nė fund Banka Qendrore Evropiane nuk do tė ketė ndonjė zgjidhje tjetėr.

Ajo duhet tė ndihmojė, sepse cėnohet i tėrė sistemi. Nė rast se nuk intervenohet, mund tė pasojė kolapsi finaciar", nėnvizon ai. Zyrtarisht kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francės Nicolas Sarkozy angazhohen pėr pavarėsinė e Bankės Qendrore Evropiane. Por diplomatėt nė Bruksel janė tė bindur se rrezistenca gjermane po zbehet, pėr shkak tė krizės sė euros.

Nė qoftė se qeveria gjermane ia arrinė qėllimit pėr krijimin e njė unioni fiskal, ėshtė e mundur qė tė bėjė lėshime ndaj Bankės Qendrore Evropiane. Ministri i Financave Wolfgang Schäuble ka kundėrshtuar mundėsinė e futjes sė eurobondeve. "Nuk mund ta shalosh kalin nga bishti.

Debatet pėr eurobondet zhvillohen vetėm nė vendet qė kanė probleme me buxhetin. Kjo ėshtė e dėmshme dhe ne themi jo. Secili vend duhet tė zgjidhė problemet e veta. Ndėrsa ne sė bashku duhet tė krijojmė institucione tė cilat rikthejnė besimin tek euro. Tė gjitha gjėrat tjera janė tė dėmshme", pohon Schäuble.

Presidenti i Kėshillit tė Evropės, Herman Van Rompuy, angazhohet pėr rritjen e fondit pėr shpėtimin e euros nė mė shumė se 500 miliardėt e planifikuara. Kjo do tė thotė se vendet stabile si Gjermania duhet tė kontribuojnė edhe mė shumė. Por kjo do tė thotė poashtu se kėto vende do tė rrezikonin notėn mė tė mirė kreditore prej tri AAA.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CNN: “Ju pėlqen apo jo, euro do shkatėrrohet”

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 11.12.11 12:34



CNN, shprehet tepėr e shqetėsuar pėr tė ardhmen e euros dhe aspak optimiste pėr tė. Nė njė artikull tė saj me titull “Ju pėlqen apo jo, euro do shkatėrrohet”.
“Liderėt e Europės, zbardhėn dhe paraqitėn planin e tyre pėrfundimtar pėr zgjidhjen e krizės nė eurozonė. Megjithatė, ekonomistėt dhe tregjet financiare nė mbarė botėn, nuk besojnė se plani do jetė i suksesshėm”, thuhet nė artikull.
Gjithashtu, tė shumtė janė ata (Analistė, ekonomolog etj) tė cilėt besojnė se pengesat pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė krizės nė eurozonė janė tė shumta dhe ėshtė e pa mundur gjetja e njė zgjidhjeje tė paqme. Ata mendojnė se pengesat janė tė pa kuptueshme dhe se do tė jenė shkau kryesor pėr shpėrbėrjen e eurozonės.
“Tre vjet pas shfaqjes sė krizės ekonomike nė eurozonė, ndoshta tashmė hyjmė nė fazėn pėrfundimtare tė lojės ndaj euros nga 17-tė shtet e eurozonė”, thekon Gram Lich, krye-ekonomist nė njė Institut Britanik.
Mandej Lich, paralajmėron se nėse Banka Qendrore Europiane, nuk funksionon si huadhnėse e fundit, atėherė shpėrbėrja e eurozonė ėshtė e pa mundur tė evitohet, mė pas do pasoj kaosi!
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 12.12.11 20:03



Depresioni dhe demokracia

Ėshtė koha tė fillojmė qė situatėn aktuale ta quajmė ashtu siē ėshtė: njė depresion. Ėshtė e vėrtetė se nuk bėhet fjalė pėr njė Depresion tė Madh, por ėshtė ky ėshtė vetėm njė ngushėllim i ftohtė.

Papunėsia nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Evropė vazhdon tė mbetet jashtėzakonisht e madhe. Udhėheqėsve tė institucioneve ėshtė duke iu humbur reputacioni, ndėrsa vlerat demokratike janė nėn bllokadė.

Nė frontet politike, sikurse edhe nė ato ekonomike, ėshtė e rėndėsishme qė tė mos rrėzohesh nė njė gjendje jo aq tė keqe sa nė njė kurth. Papunėsia e madhe nuk ėshtė e pranueshme vetėm se nuk ka goditur nivelet e vitit 1933; tendencat ogurzeza politike nuk duhet pėrjashtuar vetėm pse Hitleri nuk ėshtė nė horizont.

Kriza e euros nė Evropė ėshtė duke e mbytur ėndrrėn evropiane. Valuta e pėrbashkėt, e cila kishte pėr qėllim bashkimin e shteteve, tani po krijon njė atmosferė tė hidhur. Askush qė e njeh historinė e Evropės nuk mund ta shohė kėtė rigjallėrim tė armiqėsisė pa ndjerė drithėrima.

Megjithatė, gjėra edhe mė tė kėqija mund tė ndodhin. Nė Finlandė, partia e quajtur ‘Finlandezėt e vėrtetė’, me qėndrime kundėr imigrantėve, gjeti mbėshtetje tė fortė te votuesit nė zgjedhjet e prillit. Pėrderisa kjo ndodhė nė njė vend tė tillė tė pasur, me njė ekonomi qė ėshtė mbajtur relativisht mirė, gjendja duket edhe mė e keqe nė vendet e varfra tė Evropės Qendrore dhe Lindore.

Muajin e kaluar, Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, dokumentoi njė rėnie tė mprehtė tė mbėshtetjes publike pėr demokracinė nė vendet e reja tė BE-sė; nė vendet qė iu bashkuan BE-sė pas rėnies sė murit tė Berlinit. Nė Hungari, institucionet demokratike aktualisht janė duke u dėmtuar.

Njė prej partive mė tė mėdha tė Hungarisė, partia “Jobik”, ėshtė kundėr komunitetit rom, si dhe ėshtė parti anti-semite. Por rreziku i menjėhershėm vjen prej partisė qeverisėse tė qendrės sė djathtė, “Fidesz”. Kjo parti fitoi shumicėn e votave nė zgjedhjet parlamentare tė vitit tė kaluar, tė paktėn pjesėrisht pėr shkaqe ekonomike.

Hungaria nuk ėshtė pjesė e eurozonės por pėsoi rėndė pėr shkak tė shkallės sė gjerė tė huamarrjes nė valutė tė huaj dhe gjithashtu, nė saje tė keqmenaxhimit dhe korrupsionit nga ana e partive tė atėhershme nė pushtet, liberalėve tė majtė. Tani, partia Fidesz, e cila u pėrplas me njė Kushtetutė tė re nė pranverėn e kaluar, nė njė votim partiak, duket e vendosur pėr njė qėndrim tė pėrhershėm nė pushtet.

Nėse merren parasysh tė gjitha kėto elemente, e gjithė kjo tė ēon nė rivendosjen e sundimit autoritar, nėn njė lustėr tė hollė tė demokracisė, nė zemėr tė Evropės. Dhe ky ėshtė njė shembull i asaj qė mund tė ndodhė edhe mė gjerėsisht, nėse vazhdon depresioni. Bashkimi Evropian e humbi shansin pėr tė kthyer pushtetin nė fillim - pjesėrisht pėr shkak se Kushtetuta e re u pėrplas gjatė mbajtjes sė presidencės me rotacion tė BE-sė, kur radhėn e kishte Hungaria.

Do tė jetė shumė mė e vėshtirė tani tė ndėrrohet kahja. Megjithatė, udhėheqėsit e Evropės ėshtė mė tė mirė tė bėjnė pėrpjekje, nėse nuk duan tė rrezikojnė tė humbasin gjithēka. Ata gjithashtu duhet t’i rishqyrtojnė politikat e dėshtuara ekonomike. Nėse nuk e bėjnė njė gjė tė tillė, do tė ketė kthim mbrapa pėr demokracinė dhe thyerja e euros do tė jetė shqetėsimi i tyre mė i pakėt.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 19.12.11 12:17



“Kompakti fiskal”, tashmė gjendet nė rrezik tė plotė

Autoritetet evropiane tashmė janė jashtėzakonisht tė zėna nė hartimin e njė “kompakti” fiskal, tė paraparė pėr rivendosjen e disiplinės nė ekonominė e Eurozonės. Nga viti i ri, tė gjithė anėtarėt e Bashkimit Evropian, veē njėrit, do tė nisin sė zbatuari detajet e kėtij traktati.

Britania e Madhe, e cila nuk u ėshtė bashkuar 26 partnerėve tė saj, ka premtuar se do tė mbesė pjesa qendrore e unionit, ndėrsa Londra do tė jetė kryeqyteti financiar i Evropės. Por, pėrkundėr kėsaj arritjeje, liderėt e Evropės kanė dėshtuar tė zgjidhin euro-krizėn.

Traktati i ri shumė lehtė do tė mund tė shkatėrrohet nga tregjet apo nga refuzimi i tij nė njė apo mė shumė vende tė Eurozonės. Derisa investitorėt dhe votuesit po humbasin besimin, detyra pėr ruajtjen e monedhės sė vetme bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė.Kjo ēėshtje kėrcėnon tė ndryshojė edhe natyrėn e Bashkimit Evropian dhe atė jo nė njė mėnyrė tė mirė.

Njėra nga arsyet ėshtė se ai ka kurdisur njė kurs tė gabuar pėr euron. Tjetra ėshtė se Britania – njė ambivalente e madhe pėr anėtarėsimin e saj – ka lėvizur mė shumė drejt braktisjes, qoftė edhe aksidentalisht.

Dhe, njė BE pa Britaninė do tė ishte mė e kufizuar dhe mė pak liberale. Njė BE pa euron, madje, nuk mund tė ekzistojė fare. Qeveritė duhet tė angazhohen pėr rregulla tė besueshme fiskale, qė ofrojnė stimuj pėr sjellje tė mirė. Ato duhet tė marrin njė formė tė pėrgjegjėsisė sė pėrbashkėt pėr borxhet, ndėrsa Banka Qendrore Evropiane duhet t’iu japė mbėshtetje anėtarėve me mundėsi pagese.

Kjo do tė kėrkonte shumė punė pėr t’u bėrė, sidomos pėr reformimin e sistemit bankar, por, investitorėt, tė paktėn, do tė shihnin njė rrugė tė qartė pėrpara.

Mirėpo, nė vend tė kėsaj ka pasur njė tjetėr mashtrim – as qeveritė, as Banka Qendrore Evropiane nuk kanė bėrė sa duhet. Nė prag tė takimit tė fundit, Banka ka zgjeruar mbėshtetjen e saj pėr bankat e Eurozonės. Njė gjė e tillė do t’i ndihmojė ato dhe nė teori do tė ushqejė kėrkesėn pėr borxhin sovran tė Eurozonės, porse nuk do t’i ndihmojė investitorėt.

Qeveritė kanė bėrė edhe mė pak. Ato vėrtet u zotuan pėr para shtesė, nė formėn e kredive pėr Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe lanė hapur mundėsinė pėr rritjen e fondit tė shpėtimit tė Eurozonės, por, qė tani, ka shenja se jo tė gjitha tė hollat do tė jepen ashtu siē ėshtė premtuar.

Tė gjitha qeveritė qė janė dakorduar me idenė e njė kompakti, paralajmėrojnė se ratifikimi i tij varet nga detajet. Qeveria irlandeze ėshtė nėn presion pėr tė mbajtur referendumin, qė do tė luftonte pėr tė fituar. Parlamentet e Sllovakisė dhe Republikės Ēeke mund tė pengojnė. Kandidati presidencial nė Francė, i cili udhėheq sipas sondazheve, thotė se do tė rishikojė marrėveshjen. Pra, tė gjithė nė Evropė po murmurojnė se Gjermania, qė ka pėrfituar shumė nga euroja, po kėrkon shumė nga tė tjerėt.

Nėse euro bie dhe traktati shkatėrrohet, kryeministri i Britanisė, Dejvid Kameron, mund tė pretendojė se kishte tė drejtė. Britania mund t’iu ndihmojė vendeve qė nuk pėrdorin euron e qė janė tallur me kufizimet e traktatit tė ri, ashtu si edhe vendeve tė Eurozonės qė duan t’i rezistojnė proteksionizmit, pėrfshirė dhe Gjermaninė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 23.12.11 14:02

Kriza ben pushim te shkurtėr Krishtlindjesh

Ministrat e Financave tė BE-sė nuk i mblodhėn kreditė e deklaruara pėr FMN. Shefi i BQE, Draghi paralajmėron pėr rreziqe tė mėdha nė eurozonė. Nė janar kėrcėnon tė vijė ora e sė vėrtetės. Mė 9 dhjetor, kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive patėn ngarkuar ministrat e tyre tė Financave qė tė mbledhin rreth 150 miliardė euro premtime bilaterale kredish pėr Fondin Monetar Ndėrkombėtar, tė cilat pėrmes Uashingtonit do tė pėrdoren pėr stabilizimin e eurozonės.

Kjo duhej tė ndodhte brenda dhjetė ditėsh. Ky afat i vetėcaktuar tani ka skaduar. Nuk ka ndodhur shumė. Ministrat e Financave tė Europės mundėn tė konstatojnė nė njė konferencė telefonike vetėm qė Britania e Madhe nuk do tė bashkohet me ta dhe se banka kompetente nė Gjermani, Banka Federale, ende lėkundet. Gjithsesi, Ēekia, Polonia dhe Suedia dhanė premtime, megjithėse nuk janė anėtare tė bashkimit monetar. Kryetari i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, pohoi pas konferencės telefonike se 150 miliardė eurot janė premtuar sėrish, pa pėrmendur shifra konkrete.

Banka Federale, e cila e pėrfaqėson Gjermaninė nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, vazhdon tė ketė vėshtirėsi me premtimet qė ka bėrė ministri Federal i Financave, Wolfgang Schäuble, nė konferencėn telefonike. Presidenti i Bundesbankės, Jens Weidmann bėri tė ditur se nuk ka nevojė tė marrė vendime me shpejtėsi. Afati qė i kishin vėnė vetes kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive, ndėrkohė paraqitet si i parėndėsishėm edhe nė Bruksel, nė Komisionin Europian.

Banka Federale, u shpreh Weidmanni, do t'i paguajė kredi nė shumėn 45 miliardė euro FMN-sė vetėm, kur tė bėhet e qartė se do tė marrin pjesė edhe pjesėmarrės tė FMN-sė jashtė Evropės. SHBA i refuzuan kreditė e reja, nė njė kohė qė Rusia premtoi se do tė japė kredi. Paralajmėrime tė ashpra nga ruajtėsit e monedhės europiane. Nė njė kohė qė ministrat e Financave ende po bėnin negociata nė konferencėn e tyre telefonike, Banka Qendrore Europiane publikoi paralajmėrime tė errėta, veēanėrisht pėr tremujorin e parė tė vitit 2012.

Pas pushimeve tė Krishtlindjeve, vendet e futura thellė nė borxhe tė eurozonės kanė nevojė pėr 200 miliardė euro kapital tė freskėt, pėr tė eliminuar kreditė e vjetra shtetėrore dhe pėr tė rifinancuar nevojat e tyre. BQE paraqiti nė Frankfurt mbi Main analizėn e saj tė stabilitetit pėr 17 shtetet anėtare tė eurozonės. Nė tė mund tė lexosh ndėr tė tjera se presioni ndaj sistemeve financiare, tregjeve dhe bankave ėshtė mė i madh se ai pas kolapsit tė Lehmann Bank-ės nė vitin 2008.

E shoqėruar nga perspektiva qė Europa mund tė rrėshqasė vitin e ardhshėm nė recesion ekonomik, rreziqet pėr stabilitetin e eurozonės janė tė larta, u bė e ditur nga BQE. Megjithatė, shefi i Bankės Qendrore Europiane, Mario Draghi tha gjatė njė ore pyetjesh tė hėnėn (19.12.11) nė Parlamentin Europian nė Bruksel, se ai nuk e konsideron tė mundur qė bashkimi monetar tė shpėrbėhet. "Euroja ėshtė e pakthyeshme", - tha Draghi.

“Synimi qė brenda BE-sė tė krijohet njė pakt fiskal vėrtet funksionues pa Britaninė e Madhe, u regjistrua shumė pak nga tregjet, tha mė tej Draghi. Presionit tė vendeve me borxhe tė larta qė tė blihen hua shtetėrore tė tjera duke i financuar kėshtu shtetet pėrmes shtypjes sė kartėmonedhave, megjithatė presidenti i BQE nuk ka ndėrmend t'i lėshojė pe. Ky nuk ėshtė mjet efikas kundėr krizės”, u tha Draghi parlamentarėve nė Bruksel.

Ministrat e Financave tė BE-sė ranė dakord tė hėnėn qė ta garantojnė funksionimin e Fondit tė pėrhershėm Europian tė Shpėtimit, ESM, brenda gjashtė muajve. Gjermania ėshtė e gatshme qė ta paguajė pjesėn e saj tė kapitalit nė ESM tė gjithėn brenda vitit 2012, ka bėrė tė ditur ministri Federal i Financave, Wolfgang Schäuble, nė intervista tė ndryshme. Kjo shumė do tė ishte 21 miliardė euro, para tė cilat ishin parashikuar deri tani qė tė paguheshin me kėste nė buxhetet federale tė vitit 2013.

Nė Bruksel, presidenti i Kėshillit, Herman van Rompuy po punon aktualisht nė njė projekt pėr marrėveshjen e Bashkimit Fiskal, nė tė cilin pritet tė marrin pjesė tė gjitha shtetet e BE-sė, me pėrjashtim tė Britanisė sė Madhe. Njė kopje e parė e marrėveshjes mund tė paraqitet qė nė fund tė janarit ose nė fillim tė shkurtit, nė njė takim tė posaēėm tė shefave tė shteteve dhe tė qeverive nė Bruksel. Marrėveshja duhet tė nėnshkruhet nė mars dhe tė hyjė nė fuqi qė nė verė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 26.12.11 14:07



Gabime e ngatėrresa, Europa do rrugėdalje

Gjithė mefshtėsia e BE-sė nė krizėn e euros nė vitin 2011 u shfaq qė nė deklaratėn e presidentit tė Komisionit José Manuel Barroso nė janar: "Pėr sa i pėrket [fondit tė shpėtimit] EFSF, ne mendojmė se mundėsitė e tij tė vėrteta tė financimit duhen forcuar dhe fusha e tij e veprimit duhet zgjeruar." Praktikisht, BE-ja ėshtė grindur gjithė vitin pėr fondin e shpėtimit EFSF, pėr pėrmasat dhe mundėsitė e pėrdorimit tė tij.

Nė Gjermani me kėtė ēėshtje ėshtė marrė edhe Gjykata Kushtetuese. Tani, nė fund tė vitit, pas njė procesi tė gjatė torturues, gjithēka ėshtė pėrgatitur. Mirėpo, tregjeve duket se nuk u intereson mė fondi.
2011-a ishte njė vit, nė tė cilin kriza u acarua nga muaji nė muaj. Samite tė jashtėzakonshme zhvilloheshin nė distanca kohore gjithnjė e mė tė shkurtra. Dhe me sa duket besimi i investuesve mungon ende.

Martin Schulz, kryetari i fraksionit tė socialistėve nė Parlamentin Evropian, ankohet pėr paefektshmėrinė e samiteve tė shumta: "Ajo qė pėrjetojmė javėt e fundit, [...] bėhet nė Evropė prej njė vitit e gjysmė: [Diēka] paralajmėrohet, nuk zbatohet; ide e re, diskutohet; gjoja kompromis, pėrsėri nuk zbatohet, sėrish takim krize. Nuk e di, ndoshta ka njė listė me takime krize tė numėruara nga fillimi nė fund?"

BE -ja mė e ndarė se kurrė

Kritika drejtohet kundėr qeverive tė shteteve anėtare, para sė gjithash kundėr Gjermanisė dhe Francės. Sepse edhe kjo ėshtė njė pėrvojė e rėndėsishme e kėtij viti: Po ndodh njė zhvendosje pushteti: larg Komisionit dhe Parlamentit, dhe larg Evropės sė 27-ve, drejt shteteve tė mėdha tė bashkimit monetar. Kėsaj i shtohet frika se mos grupi i 17 shteteve e nxjerr nė qoshe gjithė BE-nė me 27 anėtarėt.

Pas samitit tė sapopėrfunduar tė dhjetorit BE-ja ėshtė vėrtet mė e ndarė sesa kurrė. Megjithatė ndryshe nga ē'mendohej: Duket sikur Britania e Madhe do tė qėndrojė si i vetmi vend jashtė projektit tė njė bashkimi fiskal me rregulla tė pėrbashkėta. Kryeministri David Cameron ka vendosur veton. "Ne nuk do ta fusim kurrė euron. Ne nuk do ta dorėzojmė kurrė sovranitetin qė kėto vende do tė duhet tė dorėzojnė pėr tė hyrė nė bashkimin fiskal."

Derisa kjo e margjinalizon edhe mė tej Britaninė e Madhe nė BE, roli i Gjermanisė ėshtė rritur mjaft. Shtete si Polonia presin nga Gjermania zgjidhjen e krizės. Mirėpo disa bėjnė fjalė edhe pėr diktat gjerman. Mos vallė gjermanėt papritur pėrsėri oreks pushteti? -pyesin veten gjithė ankth shumė njerėz nė Evropė. Qeveria gjermane i hedh poshtė si jo tė goditura frikėra tė tilla.

Njė gjė dihet: Gjatė krizės Berlini ėshtė bėrė mė i prirur pėr tė arritur doemos qėllimet. Deri tani qeveria gjermane ka refuzuar me sukses preras njė projekt: emetimin e obligacioneve tė pėrbashkėta nė euro. Plani: Vende si Greqia, qė kanė vėshtirėsi, tė shesin nė treg obligacione shtetėrore, mund tė merrnin kėshtu pėrsėri para. Mirėpo, pėr kėto hua do tė pėrgjigjeshin tė gjitha shtetet e euros. Gjermania e refuzon kėtė kategorikisht.

Megjithatė, pavarėsisht rezervave tė shumta (edhe nga Berlini) BE-ja shkeli parime thelbėsisht tė vetat. Kėshtu pėr shembull, Banka Qendrore Evropiane ble prej majit obligacione tė shteteve tė zhytura thellė nė hua, gjithėsesi ende nė pėrmasa tė vogla, duke e bėrė kėsisoj ca mė tė durueshėm financimin e tyre. Derisa disa e kritikuan kėtė me forcė, tė tjerė e lavdėruan pėr hapin shefin e ECB-sė Jean-Claude Trichet.

Prej shteteve me probleme nė fokus qėndron para sė gjithash Greqia. Brendapėrbrenda eurozonės ajo ka me diferencė tė madhe tė dhėnat buxhetore mė tė kėqija. Perspektiva e rritjes sė saj ekonomike korrigjohet vazhdimisht pėr poshtė, papunėsia rritet. Ministrave tė financave tė eurozonės u duhet tė miratojnė ēdo transh tė paketės sė ndihmės.

Pėr kėtė arsye vendi gjendet nėn mbikėqyrje evropiane. Gati kudo nė Evropė qeveritė kanė marrė ndėrkohė njė kurs tė ashpėr kursimesh. Prej fillimit tė vitit kanė ndryshuar mjaft gjėra edhe nė rregullimin e sektorit financiar. Megjithatė, mė kot ėshtė pritur deri tani futja e njė takse pėr transaksionet financiare. Para sė gjithash atė e ka bėrė deri tani tė pamundur Britania e Madhe sepse britanikėt druajnė humbjen e rėndėsisė sė Londrės si qendėr financiare.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Luli prej 31.12.11 13:00

2012 - A do tė mbijetojė euro?



Viti i ardhshėm mund tė jetė njė moment vendimtar pėr Eurozonėn tashmė tė dobėsuar.

Do tė jetė viti kur plani i shpėtimit tė euros, i projektuar nga Gjermania dhe Franca, gjatė dhjetorit nė Bruksel, ose do tė marrė krahė nė frymėn e re tė Bashkimit Evropian, ose do tė tretet nė mesin e grindjeve nacionaliste.

Varėsisht nga suksesi apo dėshtimi i planit - i cili do tė zyrtarizohet si njė traktat i ri ndėrqeveritar nė muajin mars - Evropės do t’i duhet tė zgjedhė drejtimin: ose tė vazhdojė rrugėn pėr integrim mė tė madh politik dhe ekonomik, ose t’i kthehet tė kaluarės sė saj tradicionale, me grindjet e shpeshta tė shteteve rivale.

Njė gjė e tillė mund tė tingėllojė si njė vlerėsim i tmerrshėm. Por, pas tre vjetėsh euro-krizė, askush, pėrfshirė dhe udhėheqėsit e Evropės, nuk i nėnvlerėson aksionet.

Prejse liderėt e BE-sė bėnė publik planin mė 9 dhjetor, ata kanė punuar shumė pėr ta portretizuar atė si tė vetmen rrugė pėrpara - jo vetėm pėr 17 vendet e Eurozonės, por pėr tė 27 anėtarėt e bllokut evropian.

“Kjo nuk ėshtė njė marrėveshje nė 17-plus, por njė marrėveshje nė 27-minus. Shumica e krerėve shtetėrorė apo qeveritarė kanė treguar gatishmėrinė e tyre pėr tė ecur pėrpara me integrimin evropian drejt stabilitetit fiskal. Ata kanė treguar se duan mė shumė Evropė, jo mė pak”, ka thėnė presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, para Parlamentit Evropian nė Strasburg.

Plani i ri do qė tė rikthejė besimin e investitorėve nė euro, duke u kėrkuar vendeve jo vetėm tė kursejnė mė shumė, por, pėr herė tė parė, duke vendosur sanksione ndaj atyre qė dėshtojnė t’i pėrmbushin objektivat e kursimit. Nė fakt, ai kėrkon tė shpėtojė Eurozonėn me transferimin e njė mase tė paparė tė sovranitetit tė vendeve tė BE-sė nė Bruksel.

Por, nuk duhet mohuar se disa vende evropiane - sidomos Britania, e cila ka kursyer mbėshtetjen - e shohin paktin e ri tė propozuar si njė hap shumė tė largėt nė drejtim tė integrimit evropian. Rezervat e tilla mund ta bėjnė atė sfidė pėr disa nga qeveritė qė miratuan planin nė Bruksel, e qė kėrkojnė aprovimin e brendshėm pėr “mė shumė Evropė, e jo mė pak”.

Dalibor Rohak, ekonomist nė Institutin Legatum me seli nė Londėr, e shpjegon sfidėn nė kėtė mėnyrė:

“Mendoj se problemi mė i madh ėshtė t’i kemi qeveritė nė periferinė e Evropės dakord me kėtė marrėveshje. Vendet si Greqia, Italia ose Portugalia kanė bėrė pėrpjekje, vėrtet, tė vėshtira pėr tė kthyer rregullin e tyre fiskal. Unė mund tė imagjinoj se, nėse qeveritė e tyre pėrpiqen tė detyrojnė qytetarėt pėr mė shumė kursime, pėr shkak tė kėtij traktati, dhe nėse pėrpiqen tė heqin dorė nga sovraniteti fiskal mbi buxhetet e tyre, kjo mund tė ēojė nė pakėnaqėsi dhe reagim tė ashpėr popullor. Ne tashmė jemi duke parė njė reagim tė ashpėr nė vendet si Greqia”.

Njėra nga arsyet e pakėnaqėsisė, qė mund tė kalojė nė tone nacionaliste, ėshtė se pakti shihet gjerėsisht si njė strategji e imponuar nga Gjermania, pėr tė rregulluar problemet e kontinentit.

Berlini, i cili ka paguar pjesėn e ndihmės pėr Eurozonėn, pėrballet me njė rezistencė tė madhe tė vetė qytetarėve tė tij ndaj ēdo marrėveshjeje qė do tė parashihte transferimin e fondeve nė vendet e prekura.

Sipas formulės gjermane, vendet periferike duhet tė zbatojnė kursime mė tė mėdha, derisa Gjermania - motori ekonomik i Bashkimit Evropian - pėrdor industritė e tij tė eksportit pėr tė forcuar rritjen ekonomike dhe pėr tė kthyer “shėndetin e euros”.

Se si do tė funksionojė ky model, mbetet pikėpyetje. Rohak thotė:

“Vendet nė periferi janė duke humbur konkurrencėn dhe Gjermania mund tė jetė nė gjendje tė eksportojė. Por, nėse ekonomia botėrore dhe pjesa tjetėr e Evropės bien nė depresion, ajo nuk do tė ketė shumė vende pėr tė eksportuar. Andaj, unė nuk mund ta shoh kėtė si njė model qė do tė bėjė punė”.

Banka Qendrore e vendit, sė fundmi, parashikoi se ekonomia gjermane do tė ngadalėsohet ndjeshėm nė vitin 2012, “falė krizės sė borxhit”. Bundesbanka tha se prodhimi ekonomik do tė rritet vetėm 0.6 pėr qind nė 2012-n, krahasuar me rritjen prej 3 pėr qind nė 2011-n.

Dyshimet rreth paktit tė ri nuk shprehen vetėm brenda vendeve tė Eurozonės. Pasiguri ka edhe nė disa vende tė BE-sė, qė nuk e pėrdorin monedhėn euro.

Kryeministri i Republikės Ēeke, Peter Necas, thotė se personalisht kundėrshton thirrjen e traktatit qė secili vend i Bashkimit Evropian tė kontribuojė nė inxheksionin 200 miliardė dollarėsh pėr Fondin Monetar Ndėrkombėtar, pėr tė mbėshtetur vendet me ngarkesa tė larta borxhesh.

Nė Poloni, mijėra njerėz kanė mbushur rrugėt e Varshavės, pėr tė protestuar kundėr thirrjeve pėr integrim mė tė thellė me Bashkimin Evropian. Njė gjė e tillė ka ndodhur pavarėsisht mbėshtetjes sė fuqishme tė qeverisė pėr paktin e propozuar.

Tė gjitha kėto mund tė jenė shenjat e para tė vėshtirėsive qė mund t’i ketė marrėveshja e re.

Nė vitin 1997, shumė kohė para se euroja tė shfaqej nė rrugėt e Evropės, euro-skeptiku Martin Feldstein, ekonomist nė Universitetin Harvard, dyshonte se monedha mund tė ketė sukses pa njė bashkim politik dhe fiskal.

Feldestin parashikoi edhe diēka tjetėr: Nėse Evropa integrohet gjithnjė e mė shumė pėr tė mbėshtetur monedhėn e pėrbashkėt, streset e kėtyre pėrpjekjeve ka shumė gjasė tė ēojnė nė rritjen e tensioneve, e madje edhe nė konflikte brenda vetė Evropės.

Muajt e ardhshėm do tė tregojnė nėse tensionet do tė rriten pėr shkak tė rrugės sė re tė Eurozonės drejt bashkimit fiskal, ose nėse euros do t’i kthehet shėndeti i saj.

Nėse pakti nuk e shpėton euron, ėshtė e paqartė nėse Berlini ėshtė i pėrgatitur tė hedhė nė qarkullim propozime tė tjera. Gjermania dhe vendet e tjera tė pasura besohet se janė tė gatshme tė konsiderojnė krijimin e njė zone mė tė vogėl tė monedhės sė pėrbashkėt, me nivel tė lartė tė koordinimit fiskal dhe tė qetė nga anėtarėt e dobėt tė Eurozonės.

Kjo do tė ishte shpėrbėrja e Eurozonės dhe fillimi i njė udhėtimi tė ri tė Evropės drejt njė tė ardhmeje tė paeksploruar.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 05.01.12 14:00



Dyfishim “bastit” pėr Amerikėn dhe Europėn (Fareed Zakaria)

Kriza e euros nuk u zgjidh brenda 2011-ės ishte sepse Gjermania insistoi qė ndėrhyrjen e saj ta bėnte vetėm pasi tė sigurohej se vende si Italia e Greqia do tė bėnin reformat e dhimbshme.

Nė fillim tė ēdo viti, opinionisti amerikan Fareed Zakaria bėn parashikime pėr ngjarjet kryesore tė globit. Vjet ai parashikoi se ekonomia amerikane do ta merrte veten mirė nė 2011-ėn dhe se kriza e euros do tė zgjidhej pėrfundimisht nė vitin qė kaloi. Nė njė koment tė tij nė CNN, ai pranoi qė kėto parashikime nuk i dolėn, por dyfishoi "bastin" e tij pėr tė dyja kėto parashikime nė 2012-ėn.

Njė nga arsyet qė ekonomia amerikane mbeti anemike vitin qė kaloi, argumenton Zakaria, ishte mungesa e kompromisit mes Republikanėve dhe Demokratėve nė Kongres. Pikėrisht kjo mungesė kompromisi do tė jetė faktori kryesor pėr njė zhvillim tė shėndetshėm tė ekonomisė nė 2012-ėn, parashikon ai.

Nė qoftė se nuk gjendet kompromisi nė Kongres, dy masa futen nė fuqi automatikisht; njė qė shkurton shpenzimet buxhetore me 1.2 trilion dollarė nė 10 vjetėt e ardhshėm dhe tjetra qė rrit taksat e tė pasurve me 3.9 trilionė pėr tė njėjtėn periudhė (taksave pėr tė pasurit u ishte bėrė njė ulje nė vitin 2001, me afat skadence 10 vjeēar). Ulja e defiēitit buxhetor, argumenton Zakaria, do tė ndikojė nė gjallėrimin e ekonomisė amerikane.

Nė lidhje me euron, Zakaria argumenton se arsyeja pse kriza e euros nuk u zgjidh brenda 2011-ės ishte sepse Gjermania insistoi qė ndėrhyrjen e saj ta bėnte vetėm pasi tė sigurohej se vende si Italia e Greqia do tė bėnin reformat e dhimbshme qė ajo kėrkonte.

Tani qė reformat po bėhen, argumenton Zakaria, euro do tė shpėtohet me njė kombinim ndėrhyrjesh si Fondi i Stabilitetit, transaksionet e Bankės Qendrore Europiane dhe siguracionet e bonove tė thesarit.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 07.01.12 14:38



Euro humbet terren kundrejt dollarit

Euro ka humbur 5.1% ndaj dollarit gjatė muajit tė kaluar. Dhe tė dhėnat mbi gjendjen ekonomike nė euro-zonė pritet t'a dėmtojnė edhe mė shumė vlerėn e saj, duke sinjalizuar parashikime tė zymta ekonomike pėr ekonominė evropiane nė vitin 2012. Nė 13 vjet qė kur u krijua, euro i ngjan njė adoleshenteje, deri tani me njė jetė tė shėndetshme.

Nė fillimet e kėsaj monedhe, Gjermania, ekonomia mė e madhe e euro-zonės, pėrballej ende me koston e madhe tė ri-bashkimit me Gjermaninė Lindore, dhe kishte shqetėsime nėse projekti ambicioz i njė monedhe tė pėrbashkėt do tė jepte rezultat. Pavarėsisht nga shqetėsimet, euro shpejt u barazua me dollarin dhe mė vonė ia kaloi. Edhe pas krizės financiare nė vitin 2007 dhe recesionit qė pasoi - euro e ruajti vlerėn e saj.

Por tani njė recesion i dytė shihet nė euro-zonė dhe tregjet janė kthyer kundėr saj. Dje euro ra nė nivelin mė tė ulėt nė 16 muaj, kundrejt dollarit amerikan. Analisti Jeremy Stretch nė Londėr, thotė se dobėsitė e identifikuara vite mė parė, mė nė fund po dalin nė sipėrfaqe.

"Kėto dobėsi ishin maskuar nga procesi i rritjes ekonomike nė pėrgjithėsi dhe vetėm tani kur shihet njė rėnie kaq e madhe dalin nė pah edhe llojet e mungesave strukturore nė kuadėr tė projektit Eurozonė, proces i projektuar nga politikanėt jo nė mėnyrė optimale."
Por problemi mund tė mos jetė dobėsia e euros, por forca e dollarit. Deri vjeshtėn e kaluar, statistikat rreth ekonomisė amerikane ishin jo shumė optimiste - me papunėsi tė lartė, rritje tė borxhit qeveritar, dhe tregu i pasurive tė patundshme ende nė vėshtirėsi.

Por ekonomia amerikane tani tregon shenja pėrmirėsimi. Tė premten, Shtetet e Bashkuara njoftuan se nė dhjetor u krijuan 200 mijė vende pune, pėr tė gjashtin muaj me radhė. Shkalla e papunėsisė ėshtė tani 8,5% nga 10.1% qė ishte 2 vjet mė parė. Ndryshe nga surozona, analistėt nuk parashikojnė qė Shtetet e Bashkuara tė bien pėrsėri nė recesion nė vitin 2012.

Nė eruozonė, analistėt shohin vėshtirėsi pėr vitin 2012; Greqia mund tė mos jetė nė gjendje tė paguaj borxhet; Franca mund tė humbasė shkallėn e kreditit dhe disa nga bankat e saj mė tė mėdha mund tė kenė nevojė pėr ndihmėn e qeverisė pėr tė shpėtuar nga falimentimi. Dhe nė vitin 2013, kur euro pritet tė mbushė 14 vjeē, askush nuk e di sesa cila do tė jetė vlera e saj.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

euro

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 07.01.12 18:47

dollari kishte kohen e vet edhe iku tani ka rradhen euro
avatar
Ushtari i krishtit

335


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 12.01.12 16:40



Kriza e borxheve po ngushton rrugėt

Kur ekspertėt e sė ashtuquajturės treshe (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar) tė nisin mė 167 janar misionin e tyre tė kontrollit nė Athinė, do ta gjejnė pacientin nė njė gjendje tė mjerė. Deficiti buxhetor prej 5,4 pėr qind pėr kėtė vit nuk do tė mund tė arrihet, pasi ekonomia po tkurret pėr tė pestėn herė me radhė dhe tė ardhurat nga taksat qėndrojnė pas pritjeve.

Greqia nuk paguan dot, dėshmon Rolf Langhammer, zėvendėspresident i Institut pėr Ekonominė Botėrore nė Kiel: "Me kalimin e kohės vendi nuk ėshtė nė gjendje t'i pėrmbushė detyrimet pa ndihmė tė huaj."

Nuk bėhet fjalė pėr problem likuiditeti tė pėrkohshėm, po pėr problem insolvence, thotė Langhammer. Pa faljen e pjesshme tė borxheve Greqia rrezikon tė mbytet nga borxhet. Mirėpo negociatat pėrkatėse nuk po bėjnė pėrpara. Derisa Athina ngul kėmbė pėr njė falje tė borxheve prej mė shumė se 50 pėr qind, bankat dhe sigurimet kėrkojnė garanci mė tė mėdha pėr obligacione tė reja.

Qeveria nė Athinė shpreson gjithashtu te paketa e dytė e ndihmės, me vlerė 130 miliardė euro, e cila u miratua nė samitin e fundit tė BE-sė. Pėr kėtė helenėt duhet tė pranojnė masa kursimi edhe mė tė ashpra, pėr shembull heqjen e pagės dysheme, shkurtime tė tjera tė pensioneve dhe pushime nga puna nė masė. Mirėpo, pėr shumė njerėz kufiri i dhimbjes ėshtė kaluar. Qė tani humbasin punėn gati 20.000 vetė ēdo muaj. Gati gjysma e nėn 24-vjeēarėve ėshtė pa punė.

Fakti qė edhe pas kaq shumė aksionesh shpėtimi pacienti nuk ndihet mė mirė ėshtė pėr Holger Schmieding, kryemakroekonomist i bankės Berenberg, njė dėshmi se receta ka qenė e gabuara. "Masat e kursimit ishin tepėr drakoniane. Vendi gati vdiq sė kursyeri." Ajo qė i duhet vendit, ėshtė mė shumė kohė, pėr tė rimarrė veten nė planin afatgjatė me reforma qė nxisin rritjen ekonomike, por para sė gjithash me hapje tė tregut tė punės dhe me njė administratė mė eficiente, thotė Schmieding.

Edhe ekonomisti Langhammer sheh te burokracia e padurueshme dhe te rregullat restriktive nė tregun e punės arsyen kryesore pėrse mungojnė investimet, qė Greqisė i duhen si ajri pėr tė jetuar. Nė treguesin Doing Business tė Bankės Botėrore Greqia ishte nė vendin e 109. Kjo ėshtė shumė mė keq sesa disa vende afrikane, thotė Langhammer: "Nė fakt, kjo nuk lejohet tė vlejė pėr njė vend anėtar tė eurozonės."

Durimit po i vjen fundi

Nė aftėsinė e Athinės pėr t'u reformuar dyshon sa vjen e mė shumė madje Fondi Monetar Ndėrkombėtar, njėri prej huadhėnėsve kryesorė. FMN-ja ėshtė veēanėrisht e zhgėnjyer prej reformave tė ngadalshme nė sistemin fiskal dhe nė privatizime. Edhe vende tė tjera tė eurozonės po e humbasin ngadalė durimin. Pėr shembull, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble kėrkon nga Athina, shėndoshje mė tė shpejtė tė buxhetit shtetėror.

Shefi i bankės qendrore tė Ēekisė u sugjeron grekėve madje daljen nga eurozona. Deri kėtu nuk do tė vijė kancelarja gjermane. Ajo shprehet nė favor tė dhėnies Greqisė edhe tė njė shanci, ēka do tė thotė qė helenėve t'u jepet edhe njė shiringė pėr sė mbari parash. Deri nė mes tė marsit vendi mesdhetar ka nevojė pėr 89 miliardė euro. Vetėm mė 20 mars duhen zėvendėsuar me tė reja obligacione me vlerė 14,5 miliardė euro. Nė rast se nuk thithen para, Greqia ka falimentuar pėrfundimisht.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 21.01.12 15:29



Kriza e euros,kantiere ndėrtimi e gropa nė rrugė

Kur ministrat e financave tė 17 vendeve tė Eurozonės dhe dhjetė vendeve tė tjera anėtare tė BE-sė tė mblidhen tė hėnėn dhe tė martėn nė takimin e radhės tė kėshillit tė ministrave, do tė kenė nė rendin e ditės tė njėjtat probleme si vitin e kaluar: kriza e borxheve tė Greqisė, pakti fiskal pėr Evropėn, negociatat pėr ristrukturimin e borxhit grek me bankat, ngushtica kėrcėnuese e kredive, ulja e bonitetit tė vendeve anėtare dhe bankave, fondi i shpėtimit.

Ministrat e financave pėrpiqen tė luftojnė nė disa fronte njėherėsh. Por shumė prej problemeve janė tė ndėrthurur me njėri-tjetrin. Pas njė jave do tė mblidhen nė njė samit tė posaēėm pėr krizėn e vazhdueshme evropiane, kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė BE-sė. Aktualisht Trojka e pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė Komisionit tė BE-sė, Bankės Qendrore Evropiane dhe FMN-sė po shqyrton sėrish nėse Greqia ka arritur objektivat e saj dhe nėse ėshtė i pėrgjegjshėm vendimi pėr dhėnien e kėstit tė ardhshėm tė kredisė.

Qė tani ėshtė e qartė se deficiti grek ėshtė tepėr i lartė dhe rritja ekonomike shumė e ulėt. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh nė njė intervistė se beson qė Greqia do tė qėndrojė mbi kėmbėt e veta jo mė parė se viti 2020, pra vetėm atėherė pritet qė ajo tė mund tė sigurojė kredi nė tregjet financiare. Nėse Greqia nuk do tė marrė kėstin e ardhshėm tė kredisė nga BE dhe FMN deri nė mes tė marsit, shteti grek nuk do tė jetė i aftė tė shlyejė detyrimet.

Shkurtim borxhesh pėr Greqinė

Negociatat mes shoqatės ndėrkombėtare tė bankave dhe qeverisė greke ecin tejet ngadalė dhe duhet tė kishin pėrfunduar prej kohėsh. Bankat duhet tė heqin dorė nga 103 miliardė detyrime greke. Kjo ėshtė gati 50 pėr qind e totalit tė detyrimeve greke. Nė kėmbim ato marrin njė garanci qė pjesa tjetėr prej 50 pėr qind do tė shlyhet patjetėr. Afati i maturimit dhe normat e interesit pėr pjesėn tjetėr tė obligacioneve shtetėrore janė tė polemizuara.

Veē kėsaj kreditorėt nuk kanė asnjė interes tė pranonė vullnetarisht reduktimin e borxhit, pasi janė tė siguruar mjaft mirė nė rast mosshlyerje nga Greqia. Ata preferojnė tė spekulojnė me falimentimin e Greqisė.

Paketa e dytė e ndihmės pėr Greqinė

Por reduktimi i borxheve ėshtė pjesė e njė pakete tė dytė shpėtimi, e cila duhet ta nxjerrė Greqinė nga kėneta e borxheve. Sa kohė nuk ėshtė rregulluar heqja dorė nga njė pjesė e detyrimeve nga vetė kreditorėt, shtetet e Eurozonės nuk duan tė vendosin pėr njė paketė tė dytė ndihme. Fillimisht ishin planifikuar edhe 130 miliardė kredi tė tjera pėr vitet e ardhshme, tė cilat do tė dilnin nga fondi evropian i shpėtimit.

Paketa e parė e ndihmės, e cila ende vazhdon, paguhet nga njė fond i veēantė i krijuar enkas pėr Greqinė. Vendimi pėr dhėnien e kėsteve tė ardhshme tė kredisė, merret nga Troika, aktualisht nė Athinė. Pėr tė financuar ndihmat pėr Greqinė dhe pagesa tė mėtejshme pėr Portugalinė dhe Irlandėn, Eurozona aktualisht negocion rreth marrėveshjes pėr njė fond tė pėrhershėm shpėtimi (ESM).

Ky fond i pėrhershėm, nė tė cilin pronarėt, shtetet e Eurozonės, do tė derdhin para tė mirėfillta dhe jo vetėm garanci, duhet tė fillojė nga puna qė nė korrik 2012, pra njė vit mė parė nga sa ishte parashikuar fillimisht. Pėr kėtė arsye trysnia kohore ėshtė e madhe, pasi duhet dhėnė miratimi nga parlamentet e vendeve anėtare. Me depozitat nė para tė shteteve tė euros, synohet tė rritet efikasiteti dhe boniteti i fondit tė pėrhershėm.

Ai pritet ta ketė mė tė lehtė tė marrė para nė tregjet e kapitalit se sa ombrella e shpėtimit (EFSF), fondi i pėrkohshėm i shpėtimit. Ky fond i pėrkohshėm funksionon mbi bazėn e garancive tė shteteve tė euros dhe ulja e bonitetit tė tij nga agjencia "Standard & Poor's" ka ngjallur dyshime pėr fuqinė e tij vepruese.

Pakt fiskal pėr tė gjithė, pėrjashto...

Pjesa mė e madhe e kryetarėve tė shteteve dhe qeverive tė BE-sė nė dhjetor tė vitit tė kaluar nėn trysninė e Berlinit dhe Parisit vendosėn tė negociojnė pėr njė marrėveshje tė re tė sė drejtės ndėrkombėtare. Ky pakt fiskal duhet tė sigurojė njė politikė fiskale tė njėsuar dhe strikte, edhe pėrtej kufijve tė Eurozonės. Ministrat e Financave duhet ta miratojnė tekstin e marrėveshjes.

Kancelarja Merkel do ta paraqesė atė madje nė samitin e posaēėm nė 30 janar, por ende ka polemikė rreth pėrcaktimeve tė veēanta. Disa paragrafė pėr Qeverinė gjermane janė tė formuluar shumė vagullt, ndėrsa shtete tė tjera nuk pranojnė ndėrhyrje masive tė sovranitetin e tyre mbi politikėn fiskale kombėtare, si pėr shembull Britania e Madhe.

Vetėm pas miratimit tė paktit fiskal, mund tė nėnshkruhet marrveshja pėr fondin afatgjatė tė shpėtimit. Aktualisht normat e interesit qė duhet tė paguajnė Italia dhe Spanja pėr obligacionet e tyre shtetėrore janė ende nė nivel tė pėrballueshėm. Por valė tė reja spekulimesh kundėr kėtyre shteteve tė brishta janė nė ēdo kohė tė mundshme.

Kryeministri italian Mario Monti kėrkon solidaritet nga vendet e tjera tė Eurozonės, por nėse Italia do tė gjendej vėrtet nė vėshtirėsi, ombrella aktuale e shpėtimit EFSF nuk do tė mund tė shpėtonte edhe vende tė tjera nga "virusi i krizės". Pėr kėtė arsye po punohet pėr ngritjen sa mė shpejt tė fondit tė pėrhershėm tė shpėtimit, ESM. Ai pritet tė ketė njė volum prej 500 miliardė eurosh, por ka tė ngjarė qė kjo shumė tė rritet nė mars, pėr tė qetėsuar tregjet e kapitalit.

Bankat nė krizė

E lidhur ngushtė me krizėn e borxheve tė shteteve, ėshtė situata e bankave nė Evropė. Deri nė 1 korrik bankat duhet tė sigurojnė rreth 100 miliardė kapital tė vetin shtesė, pėr tė qenė tė mbrojtura nga humbje tė ardhshme tė mundshme, pėr shkak tė obligacioneve shtetėrore. Disa banka do tė kenė nevojė pėr ndihma shtetėrore. Nė mesin e bankave europiane mosbesimi ėshtė nė rritje dhe bankat nuk pranojnė t'i japin hua njėra-tjetrės.

"Ngushtica nė kredidhėnie ėshtė tashmė realitet", tha pėr gazetėn "Süddeutsche Zeitung" shefi i Institutit tė Ekonomisė Gjermane, Michael Hüther. Shoqata e bankave gjermane e kundėrshtoi kėtė vlerėsim. Banka Qendrore Evropiane pak para Krishtlindjeve vuri nė dispozicion rreth 400 miliardė euro kredi pėr bankat, thuajse pa interes, pėr tė ruajtuar likuiditetin nė sistem.

Spiranca e fundit e shėptimit nė detin e krizės ėshtė de facto Banka Qendrore Evropian (ECB). Ajo blen nė mėnyrė masive obligacione shtetėrore tė vendeve me borxhe tė larta dhe u vė nė dispozicion bankave nė vėshtirėsi para pa kufizim. Ky kurs, i cili mund tė kishte si pasojė zhvlerėsimin e parasė, shihet nė mėnyrė kritike nga Banka Federale Gjermane. Vende tė tjera tė Eurozonės, si Italia, Spanja apo Franca kėrkojnė njė rol mė aktiv tė ECB-sė.

Presidenti i kėsaj banke Mario Draghi, vazhdon tė refuzojė hedhjen pa kufi tė parave nė treg dhe shtypjen e parave tė reja. Kjo ėshtė receta qė pėrdorin Banka Qendrore nė SHBA (Federal Reserve) dhe Bank of England nė Britaninė e Madhe.

Para pėr FMN-nė

Meqenėse ombrellat e shpėtimit nė Eurozonė janė aktualisht shumė tė vogla pėr shtete tė mėdha si Italia, nė rast nevojė duhet tė ndihmojė Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN). Kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė BE-sė i premtuan FMN-sė se do tė mbledhin 200 miliardė euro, tė cilat do t'i vihen nė dispozicion shefes sė FMN-sė Christinė Lagarde pėr shtimin e rezervave tė fondit. Por sigurimi i kėtyre mjeteve duket se ėshtė mė i vėshtirė nga sa mendohej.


Bernd Riegert
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Androo prej 01.02.12 23:49

Strategjia e dhembjes nė eurozonė

Mbajtja e Evropės Jugore nė njė gjendje “tėrhiq e mos kėput” do tė ishte strategji shumė mė e besueshme, nė rast se shoqėrohet nga njė program i rritjes nga e gjithė eurozona. Dhe, nė kėtė pikė, njė program i tillė nuk shihet fare nė horizont Pėr tė tretin vit radhazi, eurozona paraqet lidhjen mė tė dobėt nė ekonominė botėrore. Nė vitin 2010 vėmendja ishte pėrqendruar nė pėrgjigjet ndaj krizės nė periferinė e eurozonės – Greqi, Portugali dhe Irlandė. Mė 2011-ėn, kriza u zhvendos nė bėrthamė, me Italinė dhe Spanjėn qė nisėn tė ndiejnė dridhje dhe shqetėsimet nė rritje rreth qėndrueshmėrisė sė vet eurozonės. Pyetja mė e madhe pėr 2012-ėn ėshtė nėse kėto tensione do tė zvogėlohen apo do tė arrijnė njė pikė tė re kulmimi.

Edhe njėherė, kriza greke ėshtė nė qendėr tė vėmendjes dhe mishėron dėshtimet e Evropės. Edhe njėherė, vendimet e vėshtira duhet tė merren pėr ristrukturimin e borxhit dhe dispozitat e ndihmave tė mėpasme pėr Athinėn. Dhe edhe njėherė, evropianėt duhet tė pranojnė se situata ėshtė dukshėm mė serioze se sa ata mendonin. Mirėpo serioziteti i gjendjes sė Greqisė nuk duhet ta turbullojė faktin se ajo ėshtė njė ekonomi e vogėl dhe se ėshtė, nė shumė aspekte, njė rast i jashtėzakonshėm, i veēantė.

Asnjė shtet tjetėr nuk i ka shkelur rregullat buxhetore tė Bashkimit Evropian ashtu siē ka bėrė Greqia, apo ka akumuluar ngarkesė aq tė madhe tė borxhit publik, dhe asnjė shtet tjetėr anėtar i BE-sė nuk kombinon shtrirjen e njėjtė tė njė shteti jofunksional me ekonominė private jokonkurruese. Beteja e vėrtetė megjithatė do tė zhvillohet nė Itali dhe nė Spanjė. Kushtet huamarrėse tė tė dyja shteteve janė pėrkeqėsuar nė gjysmėn e dytė tė vitit 2011.

Tė dyja janė aq tė mėdha, – duke pėrbėrė 17-pėrqindėshin dhe respektivisht 11-pėrqindėshin e GDP-sė sė eurozonės, – saqė financimi i tyre nėpėrmjet asistencės multilaterale do tė lodhte, nėse jo tė dėrrmonte burimet e eurozonės dhe tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Qė tė dyja instaluan sė fundi qeveri tė reja reformuese. Dhe qė tė dyja kanė vėshtirėsi nė rimėkėmbjen e konkurrencės, nė nxitjen e rritjes, nė garantimin e qėndrueshmėrisė fiskale dhe nė pastrimin e bilanceve bankare. Nė rast se ia dalin, euroja do tė mbijetojė; nė rast se dėshtojnė, atėherė jo, tė paktėn nė formėn e saj aktuale.
Kjo ėshtė arsyeja se pse diskutimet e disa muajve tė fundit janė pėrqendruar me tė madhe, nėse jo absolutisht, nė ēėshtjen se si tė mbėshteten rregullimi dhe reformat nė Itali dhe nė Spanjė.

Propozimet pėr tė lejuar Bankėn Qendrore Evropiane tė ndėrhyjė mė me vendosmėri nė tregjet e bonove apo nė rritjen e “murit mbrojtės” tė Institucionit Evropian tė Stabilitetit Financiar (EFSF), kishin pėr qėllim pėrcaktimin e limitit mė tė lartė tė normave tė interesit qė duhet paguar nga Italia dhe Spanja pėr borxhet e tyre. Ngjashėm me kėtė, propozimet pėr tė krijuar bono tė pėrbashkėta kishin pėr qėllim zbutjen e pritjeve pėr paaftėsi tė pagesės, duke siguruar qė kėto shtete mė nė fund tė jenė nė gjendje qė tė huazojnė nėpėrmjet garancive nga partnerėt e tyre tė eurozonės. Tė gjitha diskutimet ishin bėrė nė terma tė pėrgjithshėm, mirėpo ēdokush kishte tė njėjtat shtete nė mendje.

Asnjėri prej kėtyre propozimeve duket se nuk do tė realizohet nė njė tė ardhme tė afėrt. Banka Qendrore Evropiane ka blerė disa bono italiane dhe spanjolle, dhe mund tė blejė edhe mė shumė, por ka bėrė tė qartė se nuk ėshtė e gatshme qė tė angazhohet pėr tavanin e normave afatgjate tė interesit.

Madhėsia e EFSF-sė do tė rritet me pėrshpejtimin e krijimit tė njė Mekanizmi tė pėrhershėm tė Stabilitetit Evropian dhe duke e lejuar atė qė tė mbulojė EFSF-nė. Mirėpo kapaciteti i EFSF-sė do tė mbetet pėrafėrsisht nė 500 miliardė euro – bukur nėn vlerėn prej 1 trilion e diēka euro sa ishte parashikuar nga ata qė mbronin parimin e njė garancie masive financiare (e ashtuquajtura “bazuka zgjidhje”). Nė tė njėjtėn mėnyrė, eurobonot janė zyrtarisht jashtė agjendės, tė paktėn tani pėr tani. Nė vend tė kėsaj, Evropa po e vė nė lėvizje njė marrėveshje tė re fiskale pėr tė siguruar qė tė gjitha shtetet anėtare tė eurozonės tė adoptojnė dhe pėrmbushin rregulla mė tė rrepta buxhetore.

Kėto zgjidhje pjesėrisht reflektojnė shqetėsime pragmatike: tė gjitha skemat teknike-financiare qė janė propozuar pėr tė mbrojtur Italinė dhe Spanjėn nga kushtet e rėnduara huazuese paraqesin vėshtirės ligjore, politike dhe qeverisėse. Mirėpo ekziston njė parim edhe nė kėtė rast po ashtu: mendohet (veēanėrisht nė Gjermani) se mbrojtja nga presioni i tregut vetėm sa do tė ndalojė rregullimin dhe reformat.

Nė tė vėrtetė, njė perceptim i pėrgjithshėm nė Evropėn Veriore ėshtė se vetėm sforcimet serioze ofrojnė stimuj tė domosdoshėm pėr tė tejkaluar vėshtirėsitė e brendshme politike dhe shoqėrore pėr ashpėrsimin e shpenzimeve publike dhe reformimin e tregjeve tė punės. Pėr Evropėn Jugore, vlen parimi pa dhembje s’ka fitime: njė recesion i thellė dhe njė rritje e theksuar nė shkallėn e papunėsisė mund tė jenė ēmimi qė duhet paguar pėr pėrmirėsime tė qėndrueshme nė prodhim dhe konkurrencė.

Ky arsyetim nuk ėshtė pa justifikim. Menjėherė pasi BQE-ja nisi tė flejė bonot italiane gushtin e kaluar, Qeveria e kryeministrit tė atėhershėm, Silvio Berluskoni, bėri njė tėrheqje prapa nė pėrkushtimin ndaj reformimit tė sistemit tatimor. Edhe pse mė vonė u distancua nga qėndrimi, episodi ishte konsideruar si njė dėshmi e qartė e efektit moral tė rrezikimit tė mbėshtetjes sė BQE-sė. Vetėm pasi tregu i bonove iu kthye pėrsėri Berluskonit, ai u zėvendėsua nga reformatori Mario Monti.

Mirėpo strategjia ėshtė njė lojė dukshėm e rrezikshme. Qeverive mund t’u duhen stimuj pėr tė vepruar, por ato duhet po ashtu tė jenė nė gjendje t’u tregojnė qytetarėve tė tyre se reformat ia vlejnė mundin. Nėse, pas njė mori rregullimesh fiskale dhe reformash tė dhembshme, prodhimi ėshtė mė i ulėt, papunėsia mė e lartė dhe perspektiva mė e errėt, atėherė qeveritė shumė shpejt mund tė humbin mbėshtetjen publike dhe reformat mund tė ngecin, siē ka ndodhur nė rastin e Greqisė.

Ekipet reformatore mund tė humbin pushtetin ndaj populistėve. Pėr mė tepėr, njė ambient i degraduar makroekonomik dhe financiar i shton gjasat pėr dėshtimin e bankave, gjė kjo qė do tė kishte pasoja tė menjėhershme pėr financat publike dhe besimin ekonomik.Kėto rreziqe rriten edhe mė shumė nga nevoja pėr reforma nė disa shtete pėrnjėherė.

Nė tė vėrtetė, ekziston njė “ide e gabuar e pėrbėrjes” nė afrimin aktual: shtetet nė nevojė serioze pėr rregullim dhe konkurrenca e pėrmirėsuar pėrbėjnė tė gjithė Evropėn Jugore dhe Francėn, dhe bashkėrisht pėrbėjnė mė shumė se gjysmėn e GDP-sė sė eurozonės. Ē’ėshtė e vėrteta, konkurrenca pėr investim ėshtė njė shtytje pėr tė vepruar. Mirėpo pavarėsia makroekonomike dhe financiare mund ta bėjnė suksesin tė paprekshėm, nė rast se shtetet reformuese pėrballen me njė tė pafavorshėm rajonal tė stagnimit dhe kėrkesave nė rėnie.

Ėshtė njė gjė tė besohet nė atė se qeveritė veprojnė vetėm nėn presion dhe shoqėritė i pranojnė reformat vetėm nė rast se besojnė se nuk ka alternativa tė tjera, ndėrsa njė gjė krejt tjetėr tė besohet se rregullimet dhe reformat do tė vazhdojnė vetėm nėse e gjithė Evropa Jugore pėrballet me recesion. Mbajtja e Evropės Jugore nė njė gjendje “tėrhiq e mos kėput” do tė ishte strategji shumė mė e besueshme nė rast se shoqėrohet nga njė program i rritjes nga e gjithė eurozona. Dhe, nė kėtė pikė, njė program i tillė nuk shihet fare nė horizont.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Fikrro prej 06.06.12 14:51

BE, plane tė fshehta pėr shpėtimin e euros



Gazeta Welt am Sonntag pati folur pėr njė plan tė fshehtė pėr Evropėn. Sipas saj pėr tė po punojnė nė prapaskenė presidenti i Kėshillit tė Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso, shefi i Eurogrupit Jean-Claude Juncker dhe presidenti i Bankės Qendrore Evropian (ECB) Mario Draghi. Mirėpo plani i pėrfaqėsuesve udhėheqės tė Bashkimit Evropian nuk ėshtė aq i fshehtė. Fakt ėshtė qė nė samitin e jashtėzakonshėm tė BE-sė mė 23 maj kėta tė katėr u ngarkuan me detyrėn, qė deri nė samitin e rregullt tė radhės nė fund tė muajit tė shqyrtonin mundėsitė pėr njė zgjidhje afatgjatė tė krizės.

Qė atėherė ajo ėshtė acaruar edhe mė shumė: Problemi kryesor nuk duket tė jetė mė ēėshtja, nėse Greqia mbetet nė bashkimin monetar, por nėse Spanja do tė jetė nė gjendje tė shpėtojė bankat e saj nė falimentim e sipėr. Kush donte, mund tė dėgjonte disa propozime nga takimi i udhėheqėsve tė BE-sė javėn e kaluar. Me sa duket duke e pasur fjalėn pėr Spanjėn, Barroso bėri fjalė pėr shembull pėr idenė e njė "bashkimi bankar me mbikqyrje financiare tė njėsuar dhe me sigurim depozitash tė pėrbashkėt."

Se ēfarė do tė thotė saktėsisht kjo, kėtė Barroso e la tė hapur. Kjo u bė mė e qartė kėtė tė hėnė. Komisari i BE-sė pėr monedhėn Olli Rehn la tė kuptohet gjatė njė bisede me ministrin e ri tė Financave tė Francės Pierre Moscovici, se ėshtė e rėndėsishme tė mendohet pėr njė "rikapitalizim tė bankave". Fjala ishte pėr atė, qė fondet e shpėtimit tė euros EFSF dhe ESM tė ndihmojnė bankat, qė nuk po i mbajnė mė kėmbėt, pėr shembull ato spanjolle. Me siguri, kėto fjalė e kanė shqetėsuar Berlinin.

Mirėpo gjatė takimit midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe Barrosos tė hėnėn nė mbrėmje mikpritėsja la tė nėnkuptohej njėfarė gatishmėrie pėr afrimin e qėndrimeve. Ajo tha se me Barroson "do tė flasė pėr atė, se ne ēfarė mase na duhet t'i vendosim bankat sistemike nėn mbikėqyrjen specifike evropiane". Por ajo theksoi se kėto janė mendime nė spektrin afatgjatė. Fjalėn bashkim bankar ajo e shmangu.
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Euros ėshtė duke i ikur koha

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi