Ne jemi e ardhmja...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ne jemi e ardhmja...

Mesazh  Androo prej 12.11.11 22:35



Ne jemi e ardhmja...

Njė shprehje e thėnė dhe e dėgjuar me mijėra herė: “Ne tė rinjtė, unė dhe ti, do jemi arkitektėt e shoqėrisė sė ardhme njerėzore. Pas pak vitesh do jemi protagonist tė skenės sė historisė”.

Po vallė mos jemi qė tani?! Shoqėria njerėzore, qė tė ecė pėrpara kėrkon ide tė reja, fantazi, romantizėm, kėrkon sakrificė e vetėmohim. Ashtu sikurse mund tė kėrkojė dhe tė kundėrtėn: domethėnė qė mos ketė asnjė nga kėto aftėsi pėr t’u kthyer prapa, pėr t’u kthyer nė mesjetė.

Dikujt ndoshta i intereson dhe kjo perspektivė, ėshtė dhe kjo njė zgjidhje. E megjithatė, ne jemi ata qė duhet t’i mbartim gjithė kėto cilėsi, ne jemi e nesėrmja qė po agon!

Kėshtu thuhet, e megjithatė shumė prej nesh ende s’e kanė zbuluar vėrtetėsinė e kėsaj thėnie. Ndoshta s’i kemi bėrė kurrė pyetjen vetes: “Jam unė e ardhmja? Se ne do e kishim bėrė, ne do e kishim kuptuar dhe do i ishim pėrgjigjur....

Atėherė, rinia do reagonte edhe ndaj shumė prej kėtyre ”ēudirave” qė bėhen sot nė botė! Vėrtet jemi ne e ardhmja? Po vallė a jemi ne tė aftė, a i kemi ne kėto ėndrra, a kemi dijeni tė rolit dhe tė pėrgjegjėsisė tonė kundrejt tė ardhmes?

Po ēfarė janė kėto detyra dhe pėrgjegjėsi qė kam unė kundrejt vetes nė radhė tė parė e kundrejt gjithė shoqėrisė njerėzore mė pas? Mua tė vetmen gjė qė mė kanė thėnė, ėshtė tė gjej njė punė mundėsisht nė doganė e tė nxjerr sa mė shumė lekė, me ēdo lloj mėnyre!”

“Kush mė pėrgatiti mua, pėr njė tė ardhme tė tillė? Po ėndrra pse duhet tė kem? E ēfarė jam unė, qė do mund tė ndryshojė botėn? Njė ”bulzė uji nė oqean”, ndaj mė mirė tė rri tė bėj qejf, tė jetojė jetėn time. Pra, ē’mė duhet pėr tė ndryshuar botėn!!!”

“Pse prindėrit e mi qė besuan e qė kishin ėndrra ēfarė fituan? Ja tani as pension nuk marrin. A s’janė kėto shumė prej pyetjeve dhe mendimeve qė kanė shumė nga bashkėmoshatarėt tanė, ndaj gjithė atyre qė thonė qė ne jemi e ardhmja? Po vallė, a nuk ėshtė detyra e gjithkujt t’u japė pėrgjigje kėtyre pyetjeve?”.

“Jo ėshtė detyrė e familjes, e shkollės, e mediave, e shoqėrisė”, mund tė thotė dikush!.

”He more pse ēan kokėn ” se dhe prindėrit tani a nuk jetuan si figurantė nė ”filmin” e jetės sė tyre, pse mos tė rrojmė dhe ne?

Po ėshtė dhe kjo njė rrugė qė mund tė zgjedhėsh, por pavarėsisht a do a s’do, pavarėsisht a je gati a jo, pavarėsisht a je pėrgatitur shpirtėrisht, fizikisht, moralisht pėr misionin tėnd, ti njė ditė do jesh ”kapiteni i anijes tėnde ”: do jesh prind, do jesh punėtor, specialist, mėsues apo deputet…..

Dhe atėherė do jetė nė dorėn tėnde se kėtė anije do e copėtosh mbi shkėmbinjtė, ose tė zbulosh ”Amerikėn ” ! Ndoshta duhen kritikuar prindėrit tanė, ndoshta sistemi shoqėror ku jetuam, fati e jeta jonė, ndoshta mediat, por dijeni se, pavarėsisht nga gabimet tragjike qė janė bėrė, pėr shkak tė gjithė atyre faktorėve qė radhita mė lartė, pavarėsisht qė misioni yt ėshtė shumė mė i vėshtirė nė kėto kushte, akoma loja s’ėshtė e humbur.

Akoma ekziston mundėsia pėr t’i ndryshuar gjėrat.

Dhe ne kemi mundėsi t’i ndryshojmė e tė rregullojmė shumė prej gabimeve tė sė kaluarės. Mos tė kėrkojmė fajtorė pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhemi, por le tė mėsojmė nga e kaluara duke i mbajtur sytė drejt sė ardhmes. Nė atė skenė, do luajmė vetė ne dhe pasi tė kemi mbaruar nė ”rolin” tonė, do duhet t’ua lėmė brezave qė vijnė.

Kjo ėshtė kontrata, kėto janė rregullat e ”lojės”. Dhe diēka tjetėr: Mos t’u lėmė dhe ne fėmijėve tani njė botė si kjo qė po na lėnė neve prindėrit tanė ! Ndaj le tė fillojmė tė mendojmė e tė veprojmė duke mos harruar: ”Ne jemi e ardhmja”!


Faik Krasniqi
avatar
Androo

294


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ne jemi e ardhmja...

Mesazh  The Punisher prej 12.11.11 23:42

Jemi pas 2012
avatar
The Punisher

102


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi