Alfabeti i bestytnive

Shko poshtė

Alfabeti i bestytnive

Mesazh  Jon prej 05.06.08 21:56

Alfabeti i bestytnive

Ardhmėria (fati dhe fatkeqėsia) edhe sot e kėsaj dite, krahas zhvillimit tė shkencės dhe teknologjisė, mbetet e panjohur nė po atė masė sa ishte edhe nė kohėt e civilizimeve tė lashta.

Kujdesi qė tė evitohet fatkeqėsia, gjegjėsisht qė tė arrihet deri te fati, bėri qė njeriu gjatė gjithė kėtyre shekujve nė ēdo pėllėmbė tė tokės, t'i ruaj nė traditėn e vet kėshillat bestyte nga tė parėt e tij. Kėshtu bestytnitė me shekuj e shekuj ndikuan nė psikėn e njeriut. Historiani T. S Noulson bestytnitė i klasifikoi nė tre kategori:

a). Bestytnitė qė kanė tė bėjnė me veprime tė ashtuquajtura detyruese e qė manifestohen nė formė tė bindjes se individit do t'i ndodh ndonjė fatkeqėsi nėse e kryen veprimin e caktuar.

b). Bestytnitė qė shprehen me anė tė kryerjes sė rtualeve tė caktuara specifike ose fetishizmit tė mjetit tė caktuar, e qė mė vonė sjellin deri te rezultati i kėrkuar.

c). Leximi i shenjave djhe komentimi i parashikimeve tė cilat na bėjnė me dijepėr pritjen e ndonjė ndodhie.

Komentimi i bestytnive qė do ta pėrshkruajmė kėtu mirret vetėm si njė gjė argėtuese, dhe nėse dikuj i shkonė ndėrmend se po bėjmė manipulime pseudoshkencore me frikėn dhe mosnjohuritė e njeriut, gabon.

Nė fund tė fundit, vet zhvillimi i shkencės dhe teknologjisė, si duket ėshtė fajtor pėr rrėnjėzimin edhe mė tė madh tė kėtyre dukurive, ngase mos harroni, pėr shkencėn e djeshme kjo e sotmja ka qenė bestytni pseudoshkencore ...po ajo e nesėrmja...!?

Nėse pa paragjiykime dėshironi tė argėtoheni disa ēaste, ja disa kėshilla qė i mblodhėm kohė mė parė nga tradita mjaft e pasur e popullit tonė.

Alfabeti i bestytnive

-Nusja e re nė shtėpi tė burrit nė ditėn e martesės, duhet tė hyjė (ta shkelė pragun) me kėmbėn e djathtė, nė tė kundėrtėn harmonia e familjes do tė shkatėrrohet qė nga ai ēast.

Poashtu me tė dy duart (ndonjėherė tė lyer me mjaltė) duhet ta prekė pjesėn e sipėrme tė derės-qė jeta e ēiftit tė ri tė jetė e ėmbėl, e lumtur dhe nė harmoni me anėtarėt tjerė tė familjes.

-Bombonet, orizi, gruri e drithėrat tjera qė i hudhen nuses (apo ndonjėherė ēiftit tė ri) kanė pėr qėllim qė trashėgimia e tyre tė jetė e suksesshme.

-Nėse gėrshėrėt biejnė nga dora dhe ngulen nė dysheme-ėshtė shenjė e grindjes sė shpejtė e anėtarėve tė asaj familjeje.

-Ena qė rastėsisht thehet nė kuzhinė paralajmėron fat tė befasishėm pėr atė familje, ndėrsa nėse fotografia apo gjėsendi bie nga muri rastėsisht, pritet njė fatkeqėsi e madhe pėr shtėpinė.

-Po qe se e theni rastėsisht pasqyrėn, atėherė thonė se nė shtatė vitet e ardhėshme do tė jeni i pafat!

-Fatkeqėsi sjell gjithashtu edhe ajo nėse e harroni ēadrėn hapur nė shtrat, ēadrėn e mbyllur dhe nėse luani me gėrshėrė pa prerė asgjė.

-Nėse nė tė njėjtėn kohė i preni thonjtė edhe tė kėmbėve edhe tė duarve, nė tė njėjtėn ditė do tė keni edhe gėzim edhe hidhėrim.

-nėse gjethja nga druri vetvetiu bie dhe prek supin tuaj tė majtė-mund tė pritni sė shpejti njė fat apo gėzim tė madh.

-Fėmiu, nėse vetvetiu merr fshisėn dhe fillon ta fshijė dhomėn, mund tė pritni ardhjen e njė mysafiri nga larg. E njėjta ndodhe edhe nėse e harroni (mbetet gjatė) lugėn nėn sofėr.

Thonė se do tė takohesh me dikė nėse faqja ju kruhet, syri i djathtė nėse ju kruhet sjell gėzim, ndėrsa i majti lotė.

-Nėse ju tingėllon veshi i majtė mund tė pritni lajme tė kėqija, ndėrsa i djathti sjell lajme tė mira.

- Lemza nėse ju ngacmon intenzivisht, ėshtė shenjė se dikush pandėrprerė nė ju mendon, dikush qė ju do me zemėr.

-Nėse dėgjoni gjelin qė kėndon nė mesnatė-pritet njė rrezik i madhė pėr zotin e shtėpisė nė oborrin e tė cilit ndodhet gjeli, ndėrsa kėndon nė orėn 12 apo pak para mbrėmjes, atėherė paralajmėron fat tė papritur.

-Kur ju kruhet dora e djathtė-ėshtė paralajmėrim se do tė jipni (te disa e kundėrta) para, ndėrsa e majta se do tė merrni para.

-Po qe se nga shtrati zgjohesh dhe shkel me kėmbėn e majtė, tėrė ditėn punėt mbrapsht do tė vejnė.

-Shumė njerėz nė mesin tonė besojnė se vetėm nė mėngjes njeriut i ndahet fati, prandaj duhet zgjuar sa mėherėt!

-Nėse nė majė tė gjuhes ju paraqitet ndonjė puqėrr, dikush ėshtė duke ju sharė prapa shpine, e njėjta vlen edhe nėse ju skuqet veshi i majtė, ndėrsa i djathti do tė thotė lavdėrimin qė dikush ju bėn.

-Nėse syri vetvetiu loton, apo tymi vazhdimisht hyn nė sy, do tė thotė se dikush ėshtė pėrmalluar pėr ju. Gėzim sjell edhe nėse mjekrra ju kruhet.

-Ilirėt kanė besuar se nėse lėshohen gjarpėrinjtė nėpėr trupin e femrave pa fėmijė, ato do tė mbarėsohen nė natėn e parė tė fjetjes me burrin.

-Vėnia e dorės gjatė gogėsimit nuk ėshtė vetėm mirėsjellje bontone, por atė e bėjnė shumica ngase janė tė bindur ngase pėrmes gojės hyjnė shpirtėrat e kėqinj.

Nga Sabiha Reēi Gjinoci


Edituar pėr herė tė fundit nga Gothicus nė 05.06.08 22:01, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alfabeti i bestytnive

Mesazh  Jon prej 05.06.08 21:59

Bimėt dhe bestytnitė

Asarum europaeum ėshtė njė bimė qė nė gjuhėn tonė quhet kopedan, bartlyeni, helmetun etj. Kryesisht pėrdoret si "bar Shėngjergji". Nė Marec, lidhur me kėtė bimė, ekziston bestytnia se kjo bimė mbron nga qeniet e kėqija. Ja si ėshtė tregimi nė origjinal:

"Dy shtriga ishin kan'nisė me hangėr ni thmi. Kur hynė n'aborr, hetuen se kalit i kish pas met n'thunėr do helmetun. Si e panė kit bari ikėn, se ku ka helmetun nuk muj'bajnė keq."

Gėshtenja, ndryshe nė popull quhet kshtajė, kėshtajė. Arbreshėt e Zarės e quajnė maron. Nė rrethin e Strugės ėshtė zakon qė natėn, kur tė hyjė dhėndėri, nė darkėn e parė me nusen, pėrveē ushqimeve tjera, tė ketė edhe 7-8 kokrra gėshtenja tė ziera a tė pjekura.

Nėse nusja nuk bėn fėmijė, atėherė ajo zgjohet te ndonjė gėshtenjė dhe lutet pėr tė qenė fertile. Ndėrsa pėr ditėn e Shėngjergjit dilet nė pyll nė tė ashtuquajturat "panagjire tė gėshtenjave" nė shenjė gėzimi pėr ditėt e bukura pranverore dhe me dėshira pėr verė tė frytshme.

Qershija, nuk bėn tė prehet ngase nė kėtė botė paska ardhur me njėqind besa. Ajo bėn me u pėrdorė vetėm pėr urė dhe vig, pėr shpi kurrė. Kjo bindje ekziston nė Llap, ndėrsa nė Tepelenė, ditėn e vitit tė ri dhe nė ditėn e ujit tė bekuar, hidheshin nė zjarr bisqet, copat e shkopinjtė e qershisė, ndėrsa hiri i tyre hidhet mė pastaj nė vreshta.

Thana - Nė shumė vise besohet se thana ėshtė bimė e mallkuar nga ana e Profetit, ngase e ka penguar atė pėrderisa ai kishte tentuar tė ikte nga ēyfarrėt. Ai i kishte thėnė thanės: e para lulofsh, e mrama i piqsh, dru kurrė mos u bofsh!.

Nė rrethin e Strugės dhe Kėrēovės pėr Ditėn e verės (14 mars), nė hyrje tė shtėpive dhe kasolleve tė bagėtisė vihen rrema thanash. Nė mėngjes herėt, tė nesėrmen i pari qė zgjohet nga gjumi, i merr rremat e thanės dhe me to zgjonė nga gjumi anėtarėt tjerė, duke filluar nga mė i riu i familjes, dhe duke uruar "si thana qi asht e fortė ashtu tėi t'jesh i fortė, si thana qi ka shpėrthy, ashtou tėi shpėrthejsh".

E tėra kjo bėhet qė anėtarėt e familjes vitin e ardhshėm tė jenė mė tė shėndetshėm, mė tė fortė dhe fatlumė.

Ftoi, Nė shumė vende tė Kosovės natėn e Shėngjergjit dredhin penj tė bardhė e tė kuq, i lėnė tėrė natėn nė degė tė ftoit ose edhe tė kaēės, tė nesėrmen i marrin dhe ua vėjnė djemve dhe vajzave nė qafė, ngase e kuqja dhe e bardha simbolizojnė shėndetin.

Daucus carota L. Bimė e cila nė gjuhėn shqipe quhet karotė, nė disa vende tė banuara me shqiptarė quhet edhe lulenjerėzie, luleperde, lulemarrje, lule e marrės, lulebereēeti, luleturpi etj. Emėrtimi i kėsaj bime vjen nga bestytnia duke u bazuar nė pjesėn qendrore tė lules e cila ėshtė me ngjyrė tė zezė dhe e cila "dikur o kanė ma e madhe e tash o zvoglue shum, se ka hupė marrja te njerzija, tue hup kto, hupė edhe t'zezt e lulės".

Ahin s'e vret 'reja

Ahu, nė Llap e preferojnė si mriz hijen e ahut, sepse ekziston bindja se "e ka hijen e shndoshė dhe ahin nuk e vret reja".

Fiku, ėshtė interesante se nė Myzeqe, nė ditėn e lehonisė, gruaja qė nuk kishte gji shkonte bashkė me njė shoqe me fėmijė, te njė fik. Gruaja lehonė kapte degėn e fikut ndėrsa shoqja e pyeste: Ēfarė tund? Lehona pėrgjigjej: "Un tund fikun, fiku tund dheun, dheu tund detin, deti bie bulmetin (qumėshtin e gjiut).

Frashėri, Shumėkund besohej se frashėri ka fuqi magjike pėr tė absorbuar shikimin "e syrit tė keq", prandaj nga ky dru u bėnin fėmijėve krahosha apo m'syshe qė u vareshin me dyll nė flokė. Po pėr tė njėjtin qėllim edhe zgjedhat i bėnin nga i njėjti dru.

Shpendra, shumėkund quhet edhe shpinėl, kukuretė, kukuraqe, kukurek, taēe, kolonec, vuzhė, verboz, shpendve, etj. Nė anėn e Strugės Ditėn e verės fėmijėt dalin nė fushė pėr tė mbledhur lule dhe shpendra. Luleve u marrin erė, kurse shpendrat i pėrdorin pėr t'i fėrkuar sytė, qė t'i kenė tė shėndoshė, meqė besohet se kjo barishte i mbron ato.

Nė Kosovė fėmijėt sjellin nga fusha pėrplot buqete tė shpendrės dhe i stolisin shtėpitė dhe oborret nė shenjė gėzimi pėr kthimin e ditėve tė nxehta dhe tė gjelbėrimit.

Arra, nė shumė vende besohet se nuk ėshtė mirė tė mbillet, ngase kur bėhet e gjerė sa koka e atij qė e mbolli, ai vdes. Nė Llap besohej se "nder arrė nuk asht mirė me flejt, as me nejtė e as bunar ngat saj me ba.

Edhe nė rrethin e Kėrēovės ekzistojnė bestytnitė qė i pėrkasin anės dhe ato zakonisht i mbjellin pleqtė ngase nji i ri nouk bon ta mjelli, se kour tė rreitet arra e tė trashėt sa qafa e atij qi e ka mjellė, qatherė vdes ai". Ka gjasa qė kėtė bestytni ta kenė pėrhapur maqedonėt dhe serbėt, ngase ata vet e mbjellin me dorėn e tyre.

Pėrndryshe arsyeja do tė ishte ngase arra nė njėfarė mėnyre ėshtė "pompė natyrore" dhe nga thellėsitė e mėdha e thith ujin. Kėshtuqė nė kohėn e thatėsirės, vendi ku ndodhet bima e arrės ka lagėshti natyrore. Kėtė e dijnė popujt tjerė.

Nė Myzeqe, me gjethet e njoma tė arrės shtronin dyshek qė t'i largonin tė ligat nga trupi dhe tė jenė tė shėndetshėm e ta kalojnė verėn si gjethja e arrės. Kėtė e bėnin nė muajin maj.

Molla, edhe me mollėn lidhen mjaft bestytni. Njėra nga do ėshtė molla e dasmės. Merrej molla nė shtėpi tė nuses dhe bartej gjer nė shtėpi tė dhėndėrit. Nė oborrin e tij hudhej, dhe ai qė do ta kapte atė mollė, mendohej se do ta pėrcjellte fati e lumturia.

Nė kaptell tė djepit gdhendeshin molla, qershia e frutat tjera, tė cilat kishin domethėniet magjike qė tregonin se fmija t'jetė i shnoshė si molla, i hjeshėm si kukrra e ēurshisė, ndėrsa tė njėjtat motive mund t'i hasnim edhe te arkat e nuseve, qė ato tė kenė sa ma shum thmi t'shnoshė e t'hieshėm si pem't.

Nė Myzeqe tė vdekurit i viheshin mollė ndėr duar qė t'ua japė fėmijėve qė e presin nė tė andejshmėn kur tė vejė. Rėndom mollėt i jepte njė nėnė zemėrdjegur qė i kanė vdekur fėmijėt e saj, e cila vajton me zė dhe e porositė qė t'ua japė fėmijėve tė saj nė atė botė.

Neottia nidus-avis Rich, nė gjuhėn shqipe quhet neoti, bar'ethē, ethē, ethc, ethacak, hethacak etj. Nga emertimi shihet se nė shumė vende besohet se nėse i jipet bagėtisė kjo bimė pėr Shėngjergj, i shtin gjanė tė ethėn ēpejt.

Borziloku, ndryshe quhet edhe vasilikon, fesligen selfen, sefian, sefergjen, busule, lul'bojsilek, fesilgjen etj. Nė Myzeqe besohej dhe ishte zakon qė pasi tė rregullohej i vdekuri, i vihej nėn krye jasteku i mbushur me borzilok qė tė pushonte me erėn e kėndshme tė kėsaj bime. Pas disa ditėsh rrobet e tė vdekurit laheshin dhe pastaj spėrkateshin me ujė borziloku.

Nė ditėn qė, pėr sė dyti, martohej burri ose gruaja, e spėrkaste varrin e ish partnerit me ujė borziloku qė tė mos dėshpėrohej pėr martesėn qė po e bėnte i shoqi ose e shoqja.

Ulliri, E ka hijen e Zotit, e nuk bahet lugjat. Nė Myzeqe besonin se ulliri ėshtė pemė e bekuar nga perėndia ngase jep vajin pėr ushqim dhe krezm (vaj i shenjtė). Dega e ullirit futej nė varr tė njeriut, tė mos bėhej kokuth (lugjat), ngase pranė e ka hijen e zotit, qė lufton ngjalljen pėr kokuth. Nė Berat, pėr ditėn e Shėngjergjit nėpėr shtėpi e kasolle tė bagėtisė vėnin degė ulliri.

Ononis spinoza L, kalmuthi. Ndryshe quhej edhe nevestėr, ferribujkė, lamuth, caboketh, therranuse, ferrėnuskė, gjuhėnuse, therrė (thue) mace, barlugati, cronikth, etj. Rrėnja e kėsaj bime vendosej mbi derėn e shtėpisė, ngase besohej se mbron pėr mos me hi lugati. Gjembi i bimės qepej nėpėr tesha qė baheshin pėrēdo ditė - shko ku t'duesh, se s'ki frigė ma pej lugati. Kjo bestytni ishte mė dominuese nė Klinė dhe rrethinė.

Kumbulla, nė rrethin e Kėrēovės, tė Llapit dhe nė disa vende tė tjera, besohet se nėse femra e han frutin "binjak" tė kumbullės lind fėmijė binjakė.

Shega, te shqiptarėt e Ēamėrisė vjehrra ia jipte nuses njė kokėrr shege, tė ndarė nė katėr pjesė, tė cilat nusja i pėrplaste me forcė nė mur, qė kokrrat tė shpėrndaheshin. Tė pranishmit atėherė uronin: "Tė jesh e plotė si

Kėtė herė nė pėrgatitjen e kėtyre bestytnive na shėrbeu libri i pazėvendėsueshėm i Shefki Sejdiut, Fjalorth Etnobotanik i Shqipes.

Nga Sabiha Reēi Gjinoci
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alfabeti i bestytnive

Mesazh  Jon prej 05.06.08 22:16

Mos e mbani trėndafilin e verdh nė vazo...

"La fluer que tu m'avais jetee ", janė kėto fjalė nga aria e njohur muzikore, e qė nė pėrkthim do tė thonė : "Lulen qė ma gjuajte ti", fjalė tė cilat i flet romja e bukur Carmen, personazhja kryesore nė operėn e njohur tė Bizetit me emėr tė njėjtė.

Si duket Karmen e dinte mirė se ēfarė roli tė rėndėsishėm kanė lulet nė joshje tė dashurisė. Romja e bukur, Karmen, arriti t'ia pushtojė zemrėn djaloshit Don Josea duke ia lėnė njė lule tė cilėn ai do ta ruaj gjer nė vdekje.

Pėr gjithė ata qė dėshirojnė t'ia fitojnė zemrėn dikujt, le ta pėrcjellin shembullin e romes Karmen dhe le t'ia dhurojnė partnerit tė tyre trėndafilin e portokalltė. Me kėtė ju mund ta shtyeni partnerin qė t'ju bėhet besnik dhe xheloz nga dashuria e madhe.

Sipas njė besimi tė vjetėr hebrej - kabalės, hithi jo vetėm qė kur e mbledh t'i pėrcėllon duart, por e pėrcėllon dhe ndez edhe zemrėn e personit tė cilin dėshirojmė ta pushtojmė. Rituali bestyt qė hebrenjtė e vjetėr e pėrdornin ėshtė si vijon: " Duhet tė pritni agun e mėngjezit, tė merrni pak karafil, dhe nė ujė tė njelmėt vendosni pak gjethe hithi dhe kėto duhet t'i zieni.

Pasi tė ftohet uji, vendosini nė tė lulet e karafilit. Lėngun e pėrfituar duhet ta pėrdorni deri para agimit pasues, nė tė kundėrtėn rituali e humb efektin dhe mund ta pėrsėritni vetėm pas shtatė ditėve."

Lulja e portokallit pėr martesė tė lumtur

Edhe me fjalėn martesė lidhen shumė rituale bestyte. Nėnat sa e sa herė i kėshillojnė bijat e tyre me fjalėt: "…bėje kėtė, mos e bėn atė…", me qėllim qė ajo ta ketė martesėn sa mė tė lumtur. Njėra prej bestytnive nga mė tė pėrhapurat nė botė ėshtė kjo: "Nė buqetėn e luleve qė dhėndri ia dhuron nuses, duhet tė figurojė edhe lulja e portokallit.

Pėr kėtė qėllim bėn tė pėrdoret edhe lulja e limonit, pasi qė pėr nga natyra ėshtė pėrafėrsisht e njėjtė me lulen e portokallit." Nė disa vende, p.sh. nė Skotlandė, nė buqetėn e ēiftit tė ri bashkėshortor figuron edhe gjethja e bimės kamelia (Camelia japonica), bimė e pėrafėrt dhe e familjes sė njėjtė me bimėn Camellia sinensis, tė cilėn e adhuron shumė populli ynė, mbase pa vetėdije.

Pėrndryshe kjo bimė te ne ėshtė e njohur me emrin "ēaj i rusit", ēaj ky qė pėrfitohet nga gjethet e kėsaj bime.

Nė disa vende si p.sh. nė veri tė Francės, nė buqetėn e luleve tė ēiftit tė ri, vendoset edhe guri i shkėmbinjve kristalorė. Pėrderisa kamelia simbolizon besnikėrinė, guri i shkėmbinjve kristalorė simbolizon dashurinė e pastėr dhe tė fortė. Lulja e portokallit (ose limonit) simbolizon ēiltėrsinė dhe virgjėrinė e nuses, por njėherit kėto paraqesin edhe lulet mė tė adhuruara tė perėndeshės sė dashurisė -Venerės.

Fryti i portokallit, gjegjėsisht i limonit, tė cilat u sollėn nė Europė nga lindja para rreth njėmijė vjetėve, konsiderohej si simbol i plleshmėrisė vetėm e vetėm pėr shkak tė farave tė saja qė pėrmban. Pėr kėtė arsye, nė vendet e lindjes, si p.sh nė Kinė, po t'ia dhuroje ndonjė vajze njė fryt portokalli, nėnkuptohej sikur t'i ofroje martesė.

Cila bimė guxon dhe nuk guxon tė ndodhet nė dhomėn e qiftit tė ri

Bima luleberonja (Ilex aquifolium), e cila ndryshe nė popull njihet edhe me emrat ashe, dushk i egėr, lar i egėr etj, si dhe bimėt lule Shėngjergji (Convallaria maialis ) dhe begoneja, nuk bėn tė ndodhen nė dhomėn e ēiftit tė ri. Lule Shėngjergji ėshtė bimė helmuese.

Luleberonja, nga vetė emri - beronjė, qė do tė thotė shterpė, pastaj me po kėtė emėr quhet edhe gjarpėri i hollė e i gjatė qė i mbėshtillet njeriut a shtazės pėrreth kur do ta hajė, ėshtė sikur tė gjitha bimėt tjera me therra, dhe shumėkund nė botė ekziston bindja bestyte se me kėtė bimė kanė lidhje shpirtat e kėqij dhe tė parahatshėm. Me siguri edhe te ne ekziston kjo bestytni, pasi qė bima nė fjalė ėshtė emėrtuar me po atė emėr.

Pėrndryshe kėto bimė i simbolizojnė lulet e dashurisė sė fshehtė dhe shpesh janė pjesė pėrbėrėse tė kurorave me lule qė vendosen nė varre. Prandaj kėshillohet qė pėr martesė sa mė tė lumtur tė zgjedhen bimėt diellore si trėndafili, etj.

Nėse dėshironi qė edhe tė pranishmit nė dasmė tė ndiejnė dashuri dhe qė shikimet e dasmorėve mes vete tė shndėrrohen nė "shigjeta tė Amorit", vendosni nė tavolina vazot nė tė cilat ndodhen trėndafilat e kuq dhe kokoēelat, tė cilat lehtė mund t'i gjeni nė muajin qershor - shtator, nėpėr ara me grurė.

Kokoēeli (lule gruri) ka ngjyrė tė kaltėr dhe simbolizon besnikėrinė e qė efekti tė jetė mė i madh, qė buzėqeshjet dhe shikimet e tė pranishmėve tė shndėrrohen nė dashuri, nė vazo vendoset edhe njė copė e vogėl hekuri tė magnetizuar, i cili nė kohėt e hershme simbolizonte fatin nė dashuri dhe neutralizimin e ndikimeve negative, pėrderisa bakri e simbolizonte forcimin e ndikimeve pozitive. Nėse e vendosni trėndafilin e verdhė nė vazo, do t'i ndihmoni rritjes sė xhelozisė mes tė pranishmėve.

Muaji i mjaltit

Kudo nė botė besohet se muaji i mjaltit paraqet fazėn kalimtare mes ēiftit tė ri dhe bashkėshortėve. Nė muajin e mjaltit shkojnė si "ēift i ri "dhe kthehen si "Burrė dhe grua". Pėr kėtė shumė besojnė se themelet e fatit tė ardhshėm vendosen pikėrisht nė ditėt e muajit tė mjaltit. Qė "hapi" i parė tė jetė fatlum dhe i mbarė, shumėkund preferohet ndihma magjike e luleve.

Nė valixhet e ēiftit tė ri shpesh vendosen disa lule e gjethe tė bimės mare (Artubus), pastaj tė bimės lulėkuqi i egėr, bimė kėto mė tė dashura tė Giusepine Beauharnais-it, apo Xhozefinės sė njohur, para sė cilės u pėrkul Napoleon Bonaparta.

Nė kėtė udhėtim ndihmon edhe gjethja e urthit (hedera helix) e cila shkon zvarrė nėpėr mure tė shtėpive dhe ndodhet nė shumė oborre kėtu nė Kosovė, pastaj edhe gjethja e dafinės, e cila ka aromė tė kėndshme dhe tė cilėn amviset e vendosin nė gjellėra.

Gjethet e bimės dafinė (Laurus nobilis) rriten nė vende mesdhetare, por kėtu te ne mund tė blehen nė shumė supermarkete e shitore tė tjera ushqimore. Pėrndryshe popujt antikė kėtė bimė e konsideronin si bimė triumfi mbi kundėshtarrin. Pėr kėtė kurorat triumfale tė popujve antikė stoliteshin me gjethet e dafinės. Pėrndryshe besohet se kjo bimė mbron edhe nga fatkeqėsitė.

Mbase kjo bestytni ka marė hov nga tregimi i natyralistit tė vjetėr Latin, Pliniut, pėr pulėn qė kishte rėnė nga lartėsitė e mėdha qiellore prej kthetrave tė shqiponjės dhe kishte shpėtuar e palėnduar fare. Nė gojė pula mbante gjethen e bimės dafinė.

E tėra kjo kishte ndodhur para vajzės Livie, tė fejuarės sė sundimtarit August. Pėr kėtė ata nė oborrin e tyre kishin mbjellur drurin e dafinės, dhe lidhja e tyre martesore njihej si lidhja mė e fuqishme e dashurisė nė historinė e njerėzimit.

Nata e parė e dashurisė

Venera (Afėrdita), njihet si perėndeshė e njohur e dashurisė dhe, sipas legjendės, ajo ėshtė lindur nga valėt e detit tė plleshėm prej organeve mashkullore tė Uranit, tė cilat nė atė det i hudhi Saturni. Pėrndryshe, Venera ishte gruaja e Vullkanit, mirėpo dashuronte Marsin…

…e qė nata e parė bashkėshortore tė jetė e pėrsosur, nė shumė vende nė botė i vendosin vazot me jasemine (Jasminum officinale) nga ana e jashtme e dritares, bimė e cila simbolizon ndieshmėrinė aromatike, e pranė saj vendosin edhe njė copė tė shkėmbit kristalor dhe ujin e njelmėt. Po t'i bėjnė gjitha kėto, besojnė se fati do tė flejė nė krevatin e ēiftit bashkėshortor gjer nė amshim.

Lulet dhe shėndeti

Periudha mė e ndieshme pėr shėndetin e femrės ėshtė periudha e shtatzėnėsisė, pastaj ajo e lindjes dhe menopauzės. Nė shumė vende besojnė se kalendula mjekėsore - (Calendula officinalis) ėshtė parashenjė e mirė pėr jetė tė re, e cila simbolizon optimizmin dhe ia bartė fatin fėmiut.

Pėr kėtė ndihmon edhe trumėza si dhe temjani, tė cilat relaksojnė, pėr ēka i pėrdorin edhe budistėt gjatė meditimeve tė tyre. Gjatė periudhės sė lindjes, shumė popuj preferojnė qė pranė nėnės sė ardhme tė ndodhet njė kalli gruri - si simbol i plleshmėrisė, pastaj kalendula mjekėsore me optimizmin e saj, si dhe karafili i bardhė me ēiltėrsinė qė sjell. Nė menopauzė ndihmojnė petalet e kurorės sė trėndafilit pėr t'mos ju humbur sharmi, si dhe kalendula mjekėsore qė mos ta humbni besimin.

Numri shtatė pėr sukses nė punė, mėsim dhe nė provime

Nė shumė vende simbol i suksesit dhe i fatit tė mirė ėshtė numri shtatė. Prandaj pėr sukses nė mėsime dhe punė mund t'i merrni shtatė kokrra tė misrit dhe njė kalli tė grurit (bėn edhe ndonjė tjetėr drith).

Drithėrat janė simbolet mė tė vjetra tė plleshmėrisė, suksesit dhe pėrparimit. Nėse i shtoni kėtij kombinimi edhe gjethet e bagremit (drizės sė butė), shumė mė tepėr do tė shtohet pėrqėndrimi juaj. Nė vendet perėndimore bagremi pėrdoret si bimė pėr t'i ndarė dy shiritat e autoudhėve, ngase kjo rritė dhe forcon reflekset e shoferėve.

Nėse dėshironi tė bėheni mė tė qėndrueshėm, mos e harroni thėnien: "i fortė ėshtė ai tė cilin e rrahin shpesh erėrat", prandaj nėse dėshironi ta rritni qėndrueshmėrinė tuaj, merrni edhe njė copė shkėmbi tė cilin shpesh e rrahė era. Mos harroni edhe kėtė: punoni vyeshėm dhe mėsoni!

Ndėrsa sa i pėrket fatit nė punė dhe punėsimit, le t'ju kujtohet njė film i vizatuar nga repertoari i Walt Disneyit, shotanit miliarder dhe centit tė parė tė tij. Dizni e respektoi kėtė bestytni antike dhe e pėrgatiti kėtė film vizatimor.

Pra, merrni njė monedhė tė vjetėr metali dhe vendoseni nė letrėn shtatėshe karo, tė lakuar pėrgjysmė. Monedha e vjetėr jashtė qarkullimit nė vete ka mbledhur energjinė e shpresės sė pasurimit nė duart e miliona njerėzve, ndėrsa shtatėshja karo ėshtė simpol i suksesit nė punė. Dhe para se tė dilni nga shtėpia, vendosni kėtė "hajmeli" nė ēantėn tuaj. Nė fund tė fundit, dėme nga kjo nuk do tė keni.

Ndėrsa pėr pėrparim nė karierė ju nevojiten njėzet para tė letrės jashtė qarkullimit. Nė to vendosni pak anilinė apo kumin (Carum carvi) tė kuq nė pluhur, si dhe tri gram tė bimės ndėrgishte (Potentilla anserina) e cila e rritė efektin e parave fatsjellėse. Kėto bimė mund t'i gjeni nėpėr supermarkete apo nė barnatore bimore.

Me siguri nėpėr shitore dhe barnatore shpesh keni parė vazo me lloje tė ndryshme tė fierėve. Ndoshta pa vetėdije, e ndoshta kjo si fshehtėsi, tė cilėn ne do t'ia shpalosim lexuesve tė Mjellmės.

Fieri e simbolizon pasurinė. Me shekuj ėshtė transportuar pėrmes karvaneve nga lindja dhe njė kohė kishte vlerė sa tė arit.

Nėse vendosni nė njė strajcė tė lirit pėrzierjen e fierit (ēfarėdo lloji qoftė), tė farave tė njė limoni dhe tė disa kokrrave tė kripės sė detit, dhe kėto i lėmoni ēdo mėngjez posa tė zgjoheni nga gjumi, atėherė do ta keni njė ditė tė qetė. Forcėn e oqeanit ju jep kripa, pasurinė fieri, ndėrsa kthjelltėsinė dhe plleshmėrinė e fitoni nga kokrrat e limonit.

Nga Sabiha Reēi Gjinoci
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alfabeti i bestytnive

Mesazh  Jon prej 05.06.08 22:19

Mos e shkelni trėndafilin...

Njeriu gati gjithmonė ka bėrė pėrpjekje qė t'i pėrcjellė shenjat dhe porositė e fshehta shumėkund, dhe kėto mė pastaj t'ia pėrcjellė gjeneratave pasardhėse pėrmes traditės, zakoneve e riteve. E tėra kjo, dhe tė tjerat bestytni, me siguri lindėn si nevojė e njeriut qė nė situatat e zakonshme ta ketė njė shkop magjik qė do t'ia rregullonte jetėn.

E ky shkop magjik, nė veēanti do t'i nevojitej gjinisė femėrore, pėr ndoshta ndonjė simpati tė fshehtė, pėr martesė tė lumtur, shėndet, punė etj. Etj. Ashtu si premtuam nė numrin e kaluar, ne do t'ju pėrshkruajmė kėtu disa bestytni qė lidhen me bimėt e ndryshme te ne dhe nė botė. Pėr dikė ndoshta ndonjėra do tė shėrbejė si shkop magjik, pėr tjetrin… Sidoqoftė, ju dėshiroj argėtim tė kėndshėm.

Si tė dashurohet marrėzishėm

Kudo nė botė, si dhe mes nesh, ekziston bindja se nėse dikush gjen tėrfillin me katėr gjethe, do tė ketė fat tė pakufishėm. "Ai ēi xhanė tėrfojė me katėr fletė ka igball", thonė kudo nė Kosovė. Studentėt, tėrfillin e gjetur me katėr gjethe e vendosin nė indeks.

Nxėnėsit, nėpėr fletore, pėrveē zemrės, e vizatojnė edhe tėrfillin me katėr gjethe. Nė djep, pėrveē dekorimeve tė tjera, shpesh haset edhe tėrfilli me katėr gjethe. Shumėkund nė Kosovė besohet se e mbron fėmiun nga "syri i keq". Nė vazhdim po ju pėrshkruajmė njė ritual bestyt qė aplikohet ndėr shqiptarė e qė ka tė bėjė me tėrfillin me 4 gjethe dhe dashurinė.

Pėr tė bėrė qė tė dashurohet nė juve personi, tė cilit ia keni hedhur syrin, gjejeni njė tėrfill me katėr gjethe dhe jipjani priftit qė ta vendos nė potir me oste (potir - kupė pėr verė; oste - nafora nė kishėn katolike, vėr.jonė), pėr 39 ditė. Ditėn e katėrdhjetė prifti ju kthen tėrfillin dhe ju bekon. Me atė tėrfill, kur e prekni personin qė e doni, ai do tė dashurohet marrėzisht nė juve.

Pėr ju qė nuk keni fat ta gjeni tėrfillin me katėr gjethe, ja njė mundėsi tjetėr pėr ta bėrė pėr vete njeriun qė e simpatizoni fshehurazi. Merrni (natėn vonė) tre lule tė barpezmit me njėmijė gjethe, vendosni nė njė strajcė dhe mbani me vete gjersa ta takoni personin qė e simpatizoni.

Sipas njė bindjeje, nė ishullin Rodos, besonin se Venera, pasi qė kishte dalur nga deti, ishte shtrirė pranė barpezmit me njėmijė gjethe dhe ia kishte dhuruar forcėn e zgjimit tė ndieshmėrisė. Kjo lule, njėherit ishte lulja mė e dashur e konteshės nga Castiglionea, e cila ia pushtoi zemrėn Napoleonit tė III-tė. Edhe romakėt e konsideronin barpezmin (Achilea milefolium) si bimė tė shenjtė dhe nga ajo prodhonin pije tė dashurisė.

Pėr tė gjithė ata qė mendojnė se nuk e kanė besnik partnerin, ja njė ritual tė njohur nė Siri, Egjipt dhe Kinė. Ditėn mė tė gjatė tė vitit (21. Qershor), nė njė arė me drithėra, merrni disa kallinj gruri dhe njė grusht lulėkuqe (lulė bozhure). Nė tė vendosni edhe gjethet e gardenit (gardenia florida), ose nė vend tė tyre ato tė bagremit (drizės sė butė).

Sė bashku me fotografinė e tė dashurit, kėrcellin e bimės lulėkuqe duhet ta vendosni nė libėr. Lulet dhe gjethet e saj vendosen nė strajcė tė lirit sė bashku me grurin dhe bagremin. Strajcėn e lini nė dėrrasė tė dritares pėr njė muaj lunar (28 ditė).

Ndikimi i tyre do t'ju qetėsojė dhe mė qartė do ta shihni situatėn. Gruri ėshtė simbol i plleshmėrisė, ndėrsa bagremi apo gardeni simbolizojnė dashurinė jo tė sigurtė (mė do, s'mė do…). Gruri sjell harmoninė e humbur. Gjatė kėtij cikli lunar, partneri do tė bėhet vetėm i juaji.

Legjendat e dashurisė:"Hasan Aga dhe Qika Potureshė"

Nė Llap dhe kudo tjetėr nėpėr vise tė banuara me shqiptarė, ekziston bindja se kaēa (trėndafili i egėr) ėshtė krijuar si pengesė qė t'i ndajė varret e ēiftit tė dashuruar. Ja se ē'thotė kjo gojėdhėnė qė kėndohej edhe si kėngė:

"Kaēa osht dalė pej vorrit t'Plakės! Plaka o kanė nana e Hasan Agės, i cili ja kish' pa'dhanė besėn Ēikės Potureshė po nana e ti ja muer ni grue tjetėr, e Hasan Aga, masi ēi e ēkruen ni letėr n'sobė t'vet, para syve t'nusės e vret vehtėn.

T'nesret kur e sheh Qika Potureshė tue e ēue te vorret edhe ajo vret vehten, e tė dyt i shtien n'dhe ngatangat. Pej zemnės s'plast edhe nana e Hasan Agės des dhe len amanet me e shti n'dhe nermjet t'birit e Ēikės Potureshė (veē mos me i lanė bashk, as n'at dyje!). Pej Plakės osht bi kaēa; kaēa gjithmonė i ēet lulat ngatangat, po nermjet lulave del dega me therra ēi s'i len (lulat) me u bashkue!"

Edhe shumė bindje dhe gojėdhėna janė tė lidhura me trėndafilin e egėr. Nė vazhdim po i jap disa qė kanė tė bėjnė me trėndafilin e butė tė kultivuar. Nė Myzeqe ishte zakon qė posa tė zbriste nusja nga kali, dhėndėri e qėllonte me trėndafil nė kokė mbi duvak, tre herė. Qėllimi i kėsaj ishte qė ajo tė sillej mirė dhe tė lindė fėmijė tė bukur si trėndafili.

Poashtu nė kėto treva, pasi qė e pagėzonin foshnjėn, e linin tė palarė tre ditė, ngase besonin se i lahej kremza. Kremza paraqet vajin e shenjtė e qė pėrdoret pėr shėrbesa fetare te katolikėt. Ditėn e tretė e lanin fėmiun dhe ujin e derdhnin te rrėnja e trėndafilit, aty ku nuk shkel kėmba e njeriut, qė tė mos shkelet krezma e foshnjes si dhe qė ai trėndafil tė ēelė e tė bėhet i bukur si qė ėshtė.

Edhe tė sėmurin nga epilepsia (sėmundja e tokės si i thotė populli), e lanin dhe ujin e derdhnin te rrėnja e trėndafilit, qė i sėmuri tė bėhej i shėndetshėm si trėndafili, ndėrsa sėmundjen ta merr toka.

Ndėr besimtarėt myslimanė ekziston bindja se nga secila pikė e djersės sė Muhamedit a.s. ka mbirė njė trėndafil i butė me aromė tė kėndshme.

Pėr rifreskim dhe zgjim tė dashurisė sė fjetur

Sa e sa herė kam dėgjuar tė thotė dikush: "eh, nė fillim ishte ndryshe, kujdesej pėr mua, mė dashuronte mė shumė…". Nėse mendoni se dashuria qė ka pasur partneri pėr ju tashmė disi ėshtė e fjetur, ja njė reēetė pėr ta zgjuar atė.

Natėn, mes hėnės sė re dhe asaj tė plotė, mblidhni tri tulipanė, bimėn mėrsinė (myrtus communis L.), tė cilės i shtohet rrėnja e bimės anemone (filikate) dhe vendoset nė shishe me ujė pėr shtatė ditė dhe shtatė netė. Mė pastaj kullojeni dhe pėrdoreni si parfum.

Kjo do ta kthejė ēiltėrsinė, fortėsinė dhe ndjenjėn si mė parė. Hėna nė rritje e paraqet rritjen e dashurisė sė re si dhe marrėdhėnieve mes jush. Tulipani, ose nė vend tė tij zambaku i bardhė, simbolizon virgjėrinė dhe dashurinė para fjalosjeve tė para.

Legjenda thotė se anemonea ėshtė lindur nga gjaku i djaloshit tė bukur Adon, i cili ishte aq tėrheqės sa qė pėr tė luftuan Venera dhe Persefona - (perėndesha e dashurisė dhe vdekjes). Zeusi e gjykoi Adonin qė gjashtė muaj tė jetojė me Persefonėn dhe gjashtė tė tjera me Venerėn.

Anemonea ėshtė simbol i kthimit tė dashurisė qė duket e "vdekur", ndėrsa mėrsia ėshtė bimė qė me aromėn e saj kushtuar Venerės zgjon shqisat e dashurisė.

Kur shelgu tė qetė pipa


Nė viset e banuara me shqiptarė, edhe shelgu dhe hithi janė bimė me tė cilat lidhen shumė bestytni. Natėn e Shėngjergjit, pothuaj ēdokund nė Kosovė, ėshtė bėrė zakon tė vėhen rremba shelgu nėpėr dyer dhe dritare.

Pastaj herėt nė mėngjez, nėna ose motra (femėr), i zgjon fėmijėt duke i spėrkatur me rremba shelgu, tė lagura nė ujė tė freskėt. Gjethet e shelgut dhe hithit nė shumė vende nė Kosovė vendosen nė ujė, me tė cilin pastaj lahen fėmijėt nė ditėn e Shėngjergjit. Poashtu hithi dhe shelgu vendosen edhe nėn jastėk dhe nė djep (!).

Nė Veleshtė dhe kudo nė rrethin e Strugės, ėshtė zakon qė kur tė hyjnė nė shtėpi tė re, herėt nė mėngjez, mblidhen tėrė anėtarėt e familjes dhe farefisnisė. Zonja e shtėpisė, pėrveē kulaqit dhe ėmbėlsirės me gjalpė, vaj, nisheste e sheqer qė quhet hasude, merr edhe njė gjel dhe njė mace.

E shoqėruar me vajza e gra tė farefisit, sė pari e lėshon macen tė hyjė nė shtėpi, e pastaj hyn plaku i shtėpisė e pas tij anėtarėt tjerė tė familjes dhe tė pranishmit tjerė, duke mbajtur nė duar enė bakri, kokrra gruri dhe rremba shelgu e trėndafili.

Lidhur me shelgun, nė Llap ekziston kjo legjendė: "Ish kanė ni njeri ēi i kish pas mytė 99 vet. Kur kish nisė me u plakė ish kan ba merak pėr gjynahet ēi i kish pas ba, e ju kish lutė Zotit me ja falė gjynahet. Melaēet i kishin pas thanė me mjell ni bahēe me bostana, me thurr me huj shelnje t'preme para shtat vjete e pėrgjysė t'djegne! Kush t'kapėrcen asajde me ja dhanė ka ni bostan e me ēue te shpija. N'ēitshin hujt pipa najher, Zoti ti ka falė xhynahet…

Shumkush kish pa kapėrcye asajde e i kish pas dhanė bostan. Ni njeri, musteqet vesh-ėm-vesh, hypun n'kali, kish pas kapėrcye asajde. I zoti i bahēės i kish pas thanė me marrė naj bostan, po aj i kish pas than se osht tye u gutė se njani po dojke me e dhanė ni ēikė e duhet me shkue me prish punė. I zoti i bostanit e kish pas pushkėn ngat e vetmeveti thot:

"paj i kam mytė nandhet e nanė e pse se boj t'niēintin!" Ja mledh kamzėn pushkės e, hala pa ra pej kali dekun n'tokė, hujt e shelnjeve ēiten pipa plot mugull! Pej gzimit i kish pas k'putė do pipa e i kish pas stėrpikė bostanin me ujė t'ftoft e do pipa i kish ēue te shpija…

Qashtu osht met me i stėrpikė thminė n'sabah herėt ditėn e Shingjergjit." Pėr fund, po e japim edhe njė bestytni lidhur me qershinė. Nėse nė vendin ku ndodhet njė qershi mbjellni dhe njė tjetėr, do tė prodhojnė mė shumė fryta, thonė pemėtarėt, ngase pluhurosen me polenin e njėra tjetrės nė mėnyrė tė ndėrsjelltė. Njėra qershi e tėrheq tjetrėn dhe gjithnjė janė nė ēifte.

Pėr gjithė ata qė martohen nė kohėn kur ka qershia, natėn e parė tė ndejės duhet vendosur edhe dy kokrra qershia. Kjo simbolizon bashkėsinė martesore.

Nga Sabiha Reēi Gjinoci
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Komentimi i besėtytnive

Mesazh  denisa90 prej 04.05.11 11:07

Mos i preni thjonjte naten!

Komentimi i besėtytnive tė cilin do ta japim kėtu, duhet tė merret vetėm si njė gjė argėtuese, dhe nėse dikujt i shkon ndėrmend se po bėjmė manipulime pseudoshkencore me frikėn dhe mosnjohurinė e njeriut - gabon rėndė. Nė fund tė fundit, vetė zhvillimi i shkencės dhe teknologjisė, si duket, ėshtė fajtor pėr rrėnjėzimin edhe mė tė madh tė kėtyre dukurive ngase mos harroni, pėr shkencėn e djeshme kjo e sotmja ka qenė besėtytni pseudoshkencore... po ajo e nesėr­mja...?!

Sa e sa herė mė ka ndodhė kur gjyshja apo dikush tjetėr mė tėrhiqte vėrejtjen kur tentoja qė njė veprim tė zakonshėm ta kryeja nė kohė tė pazakonshme. Po ju tė dashur lexues, sa herė deri tash keni pasur rastin tė dėgjoni vėrejtje tė llojit: "Mos u shiko nė pasqyrė natėn", "Mos puno se ėshtė e Xhuma", "Mos e zbath vetėm njėrėn ēorapė se...", etj. etj.

Ardhmėria (fati dhe fatkeqėsia), edhe sot e kėsaj dite, krahas zhvillimit tė shkencės dhe teknologjisė ,mbetet e panjohur nė po atė masė sa ishte edhe nė kohėt e civilizimeve tė lashta. Kujdesi qė tė evitohet fatke­qėsia, gjegjėsisht qė tė arrihet deri te fati, bėri qė njeriu gjatė gjithė kėtyre shekujve nė ēdo pėllėmbė tė tokės, t'i ruajė nė traditėn e vet kėshillat bestyte nga tė parėt e tij. Kėshtu besėtytnitė me shekuj e shekuj ndikuan nė psiken e njeriut. Historiani T. S. Noulson besėtytnitė i klasifikon nė tri kategori:

a) Besėtytnitė qė kanė tė bėjnė me veprime tė ashtuquajtura detyruese e qė manifestohen si formė e bindjes sė individit se do t'i ndodh ndonjė fatkeqėsi nėse e kryen veprimin e caktuar.

b) Besėtytnitė qė shprehen me anė tė kryerjes sė ritualeve tė caktuara specifike ose fetishizmit tė mjetit tė caktuar, e qė mė vonė sjellin deri te rezultati i kėrkuar.

c) Leximi i shenjave dhe komentimi i parashikimeve tė cilat na bėjnė me dije pėr pritjen e ndonjė ndodhie. Komentimi i besėtytnive tė cilin do ta japim kėtu, duhet tė merret vetėm si njė gjė argėtuese, dhe nėse dikujt i shkon ndėrmend se po bėjmė manipulime pseudoshkencore me frikėn dhe mosnjohurinė e njeriut - gabon rėndė. Nė fund tė fundit, vetė zhvillimi i shkencės dhe teknologjisė, si duket, ėshtė fajtor pėr rrėnjėzimin edhe mė tė madh tė kėtyre dukurive ngase mos harroni, pėr shkencėn e djeshme kjo e sotmja ka qenė besėtytni pseudoshkencore... po ajo e nesėr­mja...?!

Nėse pa paragjykie dėshironi tė argėtoheni disa ēaste, ja disa kėshilla qė i mblodhėm kohė mė parė nga tra­dita mjaft e pasur e popullit tonė. [/color]

Abeceda e besėtytnive

[color=violet]-Nusja e re nė shtėpi tė burrit, nė ditėn e martesės, duhet tė hyjė (ta shkelė pragun) me kėmbėn e djathtė, nė tė kundėrtėn harmonia e familjes do tė shkatėrrohet qė nga ai ēast. Po ashtu, me tė dy duart (ndon­jėherė tė lyer me mjaltė) duhet ta prekė pjesėn e sipėrme tė derės -qė jeta e qiftit tė ri tė jetė e ėmbėl, e lum­tur dhe nė harmoni me anėtarėt tjerė tė, familjes. Bonbonet, orizi, gruri e drithėrat tjera qė i hidhen nuses (apo ndonjėherė ēiftit tė ri) - kanė pėr qėllim qė trashėgimia e tyre tė jetė e suksesshme.

-Nėse gėrshėrėt bien nga dora dhe ngulen nė dysheme - ėshtė shenjė e grindjes sė shpejtė e anėtarėve tė asaj familjeje.

-Ena qė rastėsisht thyhet nė kuzhinė paralajmėron fat tė befasishėm pėr atė familje, ndėrsa nėse fotografia apo ndonjė gjėsend tjetėr bie nga muri rastėsisht, pritet njė fatkeqėsi e madhe pėr shtėpinė. Po qe se e thyeni rastėsisht pasqyrėn, atėherė thonė se nė shtatė vitet e ardhshme do tė jeni i pafat!

-Fatkeqėsi sjell gjithashtu edhe ajo nėse e harroni ēadrėn hapur nė shtrat, ēadrėn e mbyllur dhe nėse luani me gėrshėrė pa prerė asgjė.

-Nėse nė tė njėjtėn kohė i preni thon­jtė edhe tė kėmbėve edhe tė duarve, nė tė njėjtėn ditė do tė keni edhe gėzim edhe hidhėrim.

-Nėse gjethja nga druri vetvetiu bie dhe prek supin tuaj tė majtė - mund tė pritni sė shpejti njė fat apo gėzim tė madh.

-Fėmija, nėse vetvetiu merr fshesėn dhe fillon ta fshijė dhomėn, mund tė pritni ardhje e njė mysafiri nga larg. E njėjta ndodh edhe nėse e harroni (mbetet gjatė) lugėn nėn sofėr. Thonė se do tė takohesh me dikė nėse faqja ju kruhet, syri i djathtė nėse ju kruhet sjell gėzim, ndėrsa majti lot.

-Nėse ju tingėllon veshi i majtė mund tė pritni lajme tė kėqija ,ndėrsa i djathti sjell lajme tė mira. Lemza nėse ju ngacmon intensivisht - ėshtė shenjė se dikush pandėrprerė nė ju mendon, dikush qė ju do me zemėr.

-Nėse e dėgjoni gjelin qė kėndon nė mesnatė - pritet njė rrezik i madh pėr zotin e shtėpisė nė oborrin e tė cilit ndodhet gjeli, ndėrsa kėndon nė orėn 12, apo pak para mbrėmjes, atėherė paralajmėron fat tė papritur.

-Kur ju kruhet dora e djathtė - ėshtė paralajmėrim se do tė jepni (te disa e kundėrta) para, ndėrsa e majta - se do tė merrni para.

-Po qe se nga shtrati zgjohesh dhe sė pari shkel me kėmbėn e majtė, tėrė ditėn punėt mbrapsht do tė vejnė. Shumė njerėz nė mesin tonė besojnė se vetėm nė mėngjes njeriut i ndahet fati, prandaj duhet zgjuar sa mė herėt!

-Nėse nė majė tė gjuhės ju paraqitet ndonjė puēėrr, dikush ėshtė duke ju sharė prapa shpine, e njėjta vlen edhe nėse ju skuqet veshi i majtė, ndėrsa i djathti do tė thotė lavdėrimin qė dikush ju bėn.

-Nėse syri vetvetiu loton, apo tymi nėse vazhdimisht hyn nė sy, do tė thotė se dikush ėshtė i pėrmalluar pėr ju. Gėzim sjell edhe nėse mjekra ju kruhet.

-Ilirėt kanė besuar se nėse lėshohen gjarpėrinjtė nėpėr trupin e femrave pa fėmijė, ato do tė mbarėsohen nė natėn e parė tė fjetjes me burrin.

-Vėnia e dorės gjatė gogėsimit nuk ėshtė vetėm mirėsjellje bon­tone, por atė e bėjnė shumica ngase janė tė bindur se pėrmes gojės hyjnė shpirtrat e kėqinj.

...Dhe nėse ju fiket cigarja thonė...

...thonė...thonė...

...ndize edhe njėherė!
Nga alfabeti i besėtytnive


avatar
denisa90

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alfabeti i bestytnive

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi