Lindja e diellit tė brendshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lindja e diellit tė brendshėm

Mesazh  Jon prej 05.06.08 21:46

Me barkun zbrazėt gjer te lindja e diellit tė brendshėm

Rrugėt e shtegut tė vetėnjohjes janė tė shumta. Fundi i tyre ėshtė i njėjtė, mirėpo fillimi dallon, kėshtu qė tė gjitha dallimet i takojnė vetėm fillimit.

Nė kuadėr tė shumė religjioneve, si njėra prej metodave pėr hyrjen mė thellė nė vete, pėr krijimin e qendrės sė zgjuarėsisė, pėr tė kuptuar se njeriu ėshtė shumė mė tepėr se trupi i vet fizik, pėr t'iu afruar edhe njė shkallė mė tepėr Krijuesit, pėrdoret edhe agjėrimi.

Fjala ėshtė pėr agjėrimin e pandėrprerė, i cili aplikohej mjaft shpesh kohėve tė lashta, me zanafillėn e religjioneve, dhe qė aplikohet tejet rrallė edhe ditėve tė sotme nga ana e ca religjioneve tė vogla dhe ca sekteve tė lashta ose individualisht pėr arritjen e qėllimeve mė lart tė cekura.

Pra, nuk do tė merremi kėtu me pėrshkrimin e anės simbolike tė agjėrimit, me pėrparėsitė qė i ka sa i pėrket shėndetit fizik ose me rregullat qė i kanė religjionet mbi agjėrimin, por do ta shtjellojmė kėtė dukuri nga njė kėndvėshtrim i ri pėr neve, qė mund tė themi se ky aspekt pėrfaqėsohet nga ana e mistikės.

Uria nuk ėshtė vetėm uri e thjeshtė, dėshirė pėr shije ose pėr diē tjejtėr - mė tepėr ka tė bėjė mbi instinktin pėr tė mbetur gjallė. Kjo metodė pėrdorej qysh para mija vjetėve pėr zgjimin dhe thellimin e vetėdijėsisė. Sot ata qė e pėrdorin kėtė metodė i emėrtojnė asketė, edhe pse kjo s'ka lidhje dhe s'ka tė bėjė asgjė me asketizmin; njerėzit kėtė e morrėn krejtėsisht gabimisht.

Gjatė jetės me siguri keni pasur pėrvojė se keni qenė tejet tė pėrgjumshėm kur keni pasur barkun plot. Mirėpo, kur keni qenė tė uritur, ose duke agjėruar, gjumi as nuk ju afrohej syve. Keni lėvizur nė shtrat, herė nė njėrėn e herė nė tjetrėn anė, kėshtu qė ka qenė gati e pamundshme tė flini. Kjo ndodh se trupi jep sinjalet e rrezikut pėr tė, dhe tashmė nevoja pėr gjumė bėhet plotėsisht sekondare. Nevoja primare bėhet gjetja e ushqimit, ndėrsa gjumi bėhet aktual pasi tė zgjidhet problemi i parė.

Kur pėr arsye tė urisė nuk merr gjumi, shumė mė lehtė ėshtė tė mbahen nė mend ngjarjet dhe vetėdijėsimi realizohet mė lehtė. Metoda e kėtillė e agjėrimit aplikohej duke qėndruar tė shumtėn e kohės nė kėmbė, e jo ulur, sepse kur trupi rri ulur, uria ndjehet mė pak se sa kur trupi ėshtė gjithnjė nė lėvizje. Atėherė i gjithė trupi bėhet njė lumė i urisė, qė pėrfshin njeriun prej kėmbėve gjer te koka.

Kur njeriu bėhet i vetėdijshėm pėr urinė dhe thjesht s'ndėrmerr asgjė pos qė mban vėmendėsinė, befas kthehet nė qendrėn e vet, bėhet i vetėdijshėm pėr qenien e vet. Pėrafėrisht gjėrat shkojnė nė kėtė mėnyrė: sė pari uria e mėnjanon individin nga sipėrfaqja, cekėsia. Nėse nuk e ndien sipėrfaqėsoren dhe nėse nuk e ushqen atė, atėherė shtresat e thella fillojnė ta ndiejnė urinė. Nėse refuzohet ushqimi edhe i atyre shtresave tė thella, ato mė tė thellat bėhen gjithnė mė tė uritura. Uria, pra, thellohet, dhe kjo vazhdon deri sa i gjithė trupi uritet. Me kėtė njeriu kthehet drejt qendrės.

Nė fillim, kur agjėruesi e ndien urinė, ajo ėshtė e rrejshme. Kjo se nuk ėshtė ndonjė uri, por pak a shumė shprehi. Nėse njė kohė tė gjatė njeriu drekon nė mesditė, atėherė tamam nė atė kohė ndjehet uria. Ėshtė uria e rrejshme e cila s'ka lidhje me trupin. Nėse nuk ushqehet njeriu me kohė, kur e ka shprehi, uria do t'i kalojė pas njė ose dy ore. Sikur tė ishte vėrtet natyrale, uria do tė rritej.

Nėse njeriu i ushqyer mirė agjėron tre ditė, pas kėsaj periudhe do tė mund tė ndiejė se ē'ėshtė uria e vėrtetė. Kurrė s'do ta ndiejė urinė sikur njė kėrkesė tė pashtyeshme e cila ka dėshirė tė zjarrtė pėr pėrmbushje, siē ndjehet seksi. Pėr kėtė edhe ndodh qė kur agjėron, humbet dėshira seksuale, pėr arsye se primarja ėshtė shumė mė e rėndėsishme.

Ushqimi i shėrben mbijetimit tė individit, deri sa seksi i shėrben mbijetimit tė racės. Seksi ėshtė dukuri e largėt dhe s'ėshtė i lidhur drejtėpėrdrejtė me individin. Seksi ėshtė ushqim pėr racėn, e jo pėr individin. Pėr kėtė seksi ėshtė problem racor, e jo individual. Mund tė lihet anash, por uria dhe ushqimi s'mundet, sepse ėshtė problem i individit, i lidhur me tė personalisht. Kėshtu me agjėrim tė mėtejshėm seksi me kohė humb rėndėsinė e vet, bėhet njė dukuri e parėndėsishme.

Nėse individi vazhdon agjėrimin edhe pas ditės sė tretė, gjithė trupi fillon ta ndiejė urinė, e cila hyn nė ēdo qelizė, nė ēdo nerv tė trupit dhe nė ato ēaste ėstė i rrethuar me flakėn e urisė sė thellė.

Tek atėherė, agjėruesit fillojnė t'i ngjajnė dukuritė qė profetojnė religjionet. Pas asaj periudhe, frika fillon ta bėjė tė veten, dhe atij i duket se gjendet sy me sy me vdekjen. Ėshtė ky takim plotėsisht i vetėdijshėm me vdekjen, dhe ky takim fillon atėherė kur atij i duket se ėshtė nė kufi tė braktisjes sė trupit dhe kur ėshtė i gatshėm tė hudhet drejt nė qendrėn e vet tė brendshme.

Trupi bėhet aq i lodhur sa agjėruesit i duket se s'mund tė jetojė mė. Atėherė kthehet prapa, kah Burimi, pasi qė i duket se s'mund tė jetojė nė tru mė, se dalėngalė e lėshon trupin, duke hyrė gjithnjė e mė thellė nė vete.

Ushqimi tėrheq individin kah cekėsia e vet, ndėrsa agjėrimi kah thellėsia. Nė ēastin kur bukvalisht ndėrpritet ēdo bashkėpunim mes agjėruesit dhe trupit tė tij, ai hudhet kah qendra, dhe atėherė, nė atė ēast, lind dielli i brendshėm.

Kur e pėrjeton gjithė kėtė proces, agjėruesi ndėrpret metodėn dhe i vendos lidhjet e shkėputara me trupin, duke i mbetur pėrvoja e tillė e vėshtrimit tė gjėrave nga kėndvėshtrimi i brendshėm, nga qendra e diellit tė tij.

Nga Arben Shala
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi