Besėtytni shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Besėtytni shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 08.11.11 19:06

Besėtytni shqiptare



E para ishte fjala”, thuhet nė Bibėl. Kėshtu ėshtė edhe nė betejėn e kamoēme kundėr Syrit tė Keq. Mė e pėrhapura ėshtė “Marshalla” (Zoti tė ruajtė). Zakonisht tė shqiptuarit e saj shoqėrohet me imitimin e pėshtyrjes.

Besohet se pėshtyma e mban larg si Syrin e Keq, ashtu edhe djallin. Vetė shprehja shqipe “Puuu! Puuu! Puuu!”, qė zakonisht shoqėron njė ndodhi tė padėgjuar, ka ardhur pikėrisht nga pėrdorimi i tė pėshtyrės si mjet i magjisė sė bardhė. Disi mė i ndrojtur, por ende fort nė pėrdorim, ėshtė zakoni i zėnies lehtėsisht me dorė tė organeve gjenitale.

Nė kėtė rast termi “lehtėsisht” duhet theksuar fort. Nė rast tė kundėrt, me siguri do t’i shėrbejmė Syrit tė Keq dhe jo do ta luftojmė atė. Njė zakon shumė i vjetėr ėshtė prekja nė rast tė ndonjė rreziku imagjinar e ndonjė guri apo druri, tė parėve qė ke mė pranė.

Nė kėtė rast duhet thėnė disa herė si nėpėr dhėmbė formula: “Gurit e drurit…”. Besohet se “e liga”, efektet negative tė Syrit tė Keq kalojnė shpejt nėpėrmjet kėtyre dy materialeve, lehtėsisht tė gjindshme nė ēdo shtėpi fshati.

Ende ėshtė shumė i pėrhapur zakoni i djegies sė kripės mbi pllakėn e tejnxehur tė sobės. Kristalet e kripės sė zezė lėshojnė njė krismė tė lehtė, teksa shpėrbėhen nga nxehtėsia, ndėrsa personi qė qėndron pranė, zakonisht njė grua e moshuar, pėrsėrit pa prerė: Plaē o Syri i Keq, si po plas kjo kripė mbi zjarr!

Studiuesi shkodran Gėzim Uruēi ka dokumentuar njė fenomen tjetėr. Ai ka fotografuar me qindra tatuazhe qė malėsorėt e Veriut kishin zakon t’i vizatonin mbi kurrizin e dorės.

Ato i quanin “luleboje” dhe duheshin bėrė qė nė fėmijėri tė personit, vetėm kėshtu do ta plotėsonin misionin e tyre pėr tė shtuar mbarėsinė. Simbolet mė tė pėrhapura janė kryqi, svastika, si simbol i Diellit dhe i pjellorisė, Hėna dhe kasollja nė stan. Pėr fat tė keq, studimi i mrekullueshėm i Uruēit ende nuk e ka parė dritėn e botimit. Ai ruhet nė arkivin e tij tė pasur nė Shkodėr.

Hajmalitė i shohim pėrditė. E cili prej nesh nuk e ka njė tė tillė nė makinė, apo nė shtėpi? Kėto janė objekte tė ndryshme qė duhen mbajtur pranė, tė cilat me kalimin e kohės njerėzia i ka konsideruar si me fuqi tė jashtėzakonshme e tė fshehta nė betejėn kundėr Syrit tė Keq.

Hajmalia mund tė jetė edhe njė bisht dhelpre, apo njė kėmbė lepuri, por mė e pėrhapur prej tyre, si kudo gjetkė, edhe nė Shqipėri, ėshtė patkoi i kalit. Besohet se patkoi i kalit largon tė ligėn. Ne nuk e vrasim aq fort mendjen nėse patkoi duhet varur me kokė poshtė apo me kokė lart, nėse ai duhet blerė, apo duhet gjetur rastėsisht, nėse ai duhet prekur pasi tė jetė varur, apo jo.

Thjesht njė patkua nė portė, nė makinė, apo nė mur e largon Syrin e Keq. Vetėm kaq dimė. Pakkush ndėr ne e di historinė e tij tė vėrtetė. Legjenda e patkoit tė kalit nė fakt ėshtė njė histori e vjetėr kristiane. Ajo ka lindur nė shekullin X, kur njė nallban, i cili mė pas, me emrin Shėn Dastin, u bė peshkop i Kantėrbėrit nė Angli, arriti t’i mbathė patkonj djallit.

Ky i lutej dhe i pėrgjėrohej nallbanit qė ta linte tė lirė. Legjenda thotė se djalli u lirua vetėm kur premtoi se nuk do tė kapėrcente kurrė njė portė mbi tė cilėn ishte varur njė patkua. Metodė e mirė pėr tė shitur patkonj me shumicė. Kėshtu nisėn tė blejnė patkonj edhe ata qė nuk kishin fare kalė. Me siguri qė nė atė kohė i ka fillesat marketingu i kohėve tona.

E pranishme, por jo shumė e pėrhapur, ėshtė edhe dora e Fatimes, ose “pesēja” (kamza nė arabisht). Sipas legjendės, Fatimja, vajza e Muhametit, njė ditė prej ditėsh, teksa gatuante nė ēadrėn e saj, pa tė mbėrrinte burrin, Aliun, me njė grua tė dytė. E hutuar dhe e poshtėruar, ajo futi pa dashur dorėn nė kazanin qė po valonte. Nuk bėri zė, sepse nuk ndjeu asnjė dhimbje. Burrit sigurisht qė nuk i tha asnjė fjalė. Kjo mrekulli ka bėrė qė dora e Fatimesė tė jetė njė nga hajmalitė mė tė pėrdorura nė botėn arabe, nga ku ka mbėrritur edhe te ne.

Kohėt e fundit janė nė qarkullim gjithnjė e mė shumė disa kokėrdhokė plastikė. Mbajtėse ēelėsash ose varėse muri tė pajisura me kėto sy tė zgurdulluar, besohet se e mbajnė larg Syrin e Keq. Ėshtė njė betejė sy mė sy.

Objekte tė tjera qė kanė shėrbyer edhe si hajmali janė tespihet. Katolikėt tanė kėtyre u thonė “ruzare” (nga italishtja rosario). Ruzarja ka 50 kokrra qė ndahen nga njė mė e madhe nė ēdo dhjetėshe. Emri vjen nga rosa-trėndafili qė ėshtė simboli i Ave Marias. Besimtarėt duhet tė thonė pėr ēdo kokėrr nga njė lutje nė bazė tė njė sistemi tė ndėrlikuar qė zakonisht arrijnė ta mėsojnė vetėm murgeshat. Mbajtja e ruzares tregon shkallėn e besimit qė ka njė katolik i mirė, pėrveēse, sigurisht e mban larg djallin.

Tespijet myslimane tradicionalisht kanė 33 dhe mė rrallė 99 kokrra. Edhe ato janė tė lidhura me njė system faljesh. 33 janė ata qė quhen “emrat e bukur” tė Zotit. Te ortodoksėt tespijet nuk kanė mė njė numėr tė caktuar kokrrash, ato e kanė humbur prej kohėsh funksionin fetar dhe janė shndėrruar nė njė mjet thjesht pėr tė larguar stresin. Si me thėnė nėse njė njeri nuk di ku t’i ēojė duart, apo ka lėnė duhanin, apo do tė zbresė nervat e pėrditshme, atėherė bėn mirė tė mbajė njė palė tespihe tė mira qė trokasin fort. Kėshtu edhe nervat qetėsohen edhe djalli trembet e qėndron larg.

Nga bimėt qė luftojnė syrin e keq mė tė dalluarat janė hudhra dhe speci djegės. Hudhra ėshtė nderuar fort qė nė Mesjetė. Kanė qenė vetitė e saj kuruese antibiotike ato qė e kanė shtrirė pėrdorimin e saj edhe nė luftėn kundėr tė keqes.

Blegtorėt nė Mesjetė e pėrdornin hudhrėn pėr tė luftuar parazitėt gjakpirės qė dėmtonin grigjat e tyre. Pikėrisht prandaj mendohet se hudhra i mban larg vampirėt, lugetėrit dhe tė gjithė personazhet e errėt tė botės sė tretė. Imitimi nė plastikė i vargjeve me hudhra ėshtė bėrė kohėt e fundit njė biznes i zhvilluar.

Njė hap pas hudhrės vjen speci i vogėl djegės (capsicum nė latinisht). “Kushėrinjtė” e tij janė tė famshmit “chili” dhe “tabasco”, aq tė pėrhapur nė Amerikėn Latine. Ende nuk dihet mirė se pėrse ky fryt pėrvėlues mbahet si me veti magjike. Mbase nga qė na djeg fort, po kėshtu duhet tė djegė edhe djallin apo Syrin e Keq.

Historia e tij nuk ėshtė se ka filluar me ndonjė fat tė madh. Ai u soll nė Evropė nga Kristofor Kolombi, nė 1493. Ky besonte se shumė shpejt kjo bimė do ta pasuronte oborrin mbretėror spanjoll, njėsoj si tė tjerat, si kanella, apo piperi.

Por bima e vogėl u pėrshtat shumė shpejt nė Evropė, kėshtu qė pak nga pak thuajse tė gjithė kishin nė oborret dhe vazot e tyre frytet e bukura tė capsicum. Njė bimė qė befas u bė aq popullore, nuk mund tė bėnte pjesė mė te pasuritė e rralla ekzotike. Se ku ishte fati nė kėtė mes, askush nuk e ka thėnė mirė. Po mbase ishte fati i fukarenjve, tė cilėt pėrndryshe vetėm do tė ėndėrronin tė digjeshin pak nga ndonjė spec i vogėl.

Nė Zaloshnjė (Skrapar) nė fillim tė shekullit XX besohej se djalli ishte qenia pėrgjegjėse kur ndonjė fėmije tė vogėl nuk i ecte mbarė shėndeti. Fėmijėt qė hanin shumė, por qė nuk shtonin nė peshė, konsideroheshin si tė prekur nga djalli, i cili quhej edhe me emrin “Qoftėlargu” apo “Dreqi”. Nė raste tė tilla, gra tė posaēme, qė dinin nga kėto punė, merrnin bukė, djathė dhe duhan dhe nė tė gdhirė shkonin bashkė me fėmijėn buzė ndonjė pėrroi nė mal.

Poshtė njė peme tė lartė, gruaja zhvishej vetė dhe mė pas fėmijėn dhe i drejtohej djallit me kėto fjalė: Nėm tėndin, e na ti timin. Nuk ishte njė punė e kollajtė tė takoje djallin. Kjo punė vazhdonte pėr tri ditė me radhė. Nė tė tretėn ditė, gruaja e linte fėmijėn vetėm pėr pesė minuta.

Nė tė kthyer ajo vishej, vishte dhe fėmijėn dhe ia jepte njė vrapi tė fuqishėm pa e kthyer kokėn pas dhe kėshtu mendohej se djalli kishte mbetur i kėnaqur. E njėjta procedurė mund tė bėhej pranė njė pirgu me pleh bagėtish. Nė kėtė rast nuk ishte e nevojshme qė tė ishte aty fėmija shėndetlig. Mjaftonte vetėm njė rrobe e tij. Nėse kėmisha niste tė fryhej, atėherė fėmija kishte shpėtuar.

Fetė kishin mjetet e veta pėr tė luftuar djallin. Nė 1967, kur nisi aksioni absurd kundėr kishave dhe xhamive, mė shumė sesa vetė priftėrinjtė e hoxhallarėt, objekt i sulmit tė rinisė komuniste u bėnė …nuskat. Kėto ishin disa letra tė palosura, nė tė cilat shkruheshin disa lutje tė pakuptueshme pėr ata qė i mbanin. Ato futeshin nė disa qeska tė vogla prej lėkure apo bezeje dhe mbaheshin nė qafė pėr njė kohė tė pacaktuar.

Kėto largonin djallin dhe efektet e magjisė apo tė Syrit tė Keq. Nuskat zakonisht pėrgatiteshin nga hoxhallarėt, por ka pasur raste qė edhe priftėrinjtė kanė bėrė tė tilla. Kishte edhe nga ata qė nuk para besonin nė vetitė e tyre ēudibėrėse, por, prapėseprapė, vazhdonin t’i mbanin varur nė qafė. Tekefundit nėse nuk bėnin mirė, tė paktėn nuk bėnin as keq.

Temjani dhe kryqi, si kudo, ishin mjete tradicionale pėr tė mbajtur larg djallin. Ekzorcizmi (tė shporrurit e djallit nga trupi i pushtuar prej tij) na dokumentohet nė njė rast. At Domenico Pasi, tė cilin e kemi pėrmendur mė lart, ndodhej nė malet e Shalės, nė prillin e 1893. Pikėrisht ai ka ushtruar ekzorcizmin te njė djalė, shpirti i tė cilit ishte pushtuar nga djalli.

Ky i fundit, sipas priftit, kishte bėrė qė djali – dikur i mbarė, i urtė dhe sjellshėm – tė mos pranonte tė falte vrasėsin e vėllait tė tij. Jo vetėm kaq, por ai bashkėjetonte me vejushėn e vėllait tė ndjerė pa vėnė kurorė. Kaq e fortė ishte lidhja me kunatėn, saqė djaloshi shfaqte menjėherė shenja ēekuilibri sapo prifti e pėrmendte kėtė gjė. Ai nuk pranonte qė prifti t’i shkonte nė shtėpi me kryqin nė dorė. Kishte frikė se atėherė do t’i duhej tė dorėzohej dhe tė bėnte ndarje me djallin, duke ndarė kunatėn dhe duke falur vrasėsin.

Kjo histori ka vazhduar gjatė, derisa prifti bashkė me disa tė tjerė ka trokitur nė derėn e shtėpisė ku jetonte djali me shpirtin e zėnė nga djalli. Nė fillim, ky ia ka mbathur. Ka nisur njė potere e madhe me gratė qė qanin dhe qė i bėnin thirrje tė kthehej nė shtėpi. Pas shumė peripecish, djali ėshtė kthyer me lot nė sy, me mendje tė ēoroditur dhe krejt i verdhė nė fytyrė.

“Mbeti pėr njė kohė si i shushatur pa nxjerrė zė dhe me faqet e lagura nga lotėt, shkruan prifti. ‘Epo mirė biri im, pėrgjunju dhe fal pėr hir tė Zotit’. Po, nisėn t’i thonė tė gjithė ata qė ishin aty, pėrgjunju si thotė Ati, puthe Kryqin dhe fal pėr dashurinė e Krishtit’. Dhe ky djalė i mirė u pėrgjunj, puthi Kryqin dhe tha se falte. Pastaj u afrua edhe hasmi i tij dhe tė dy u pėrqafuan pėrmes mallėngjimeve dhe duartrokitjeve tė tė gjithėve”. Djalli ishte shporrur.
* * *
Sikurse do tė keni mundėsinė tė shihni nė fotot qė vijojnė, rikthimi i besimeve fetare dhe bashkė me to edhe deklarimi hapur i besėtytnive, mė pas hapja e Shqipėrisė me tregjet e huaja, kanė sjellė ndryshime jo vetėm nė pėrmbajtjen e mjeteve tė luftės kundėr Syrit tė Keq, por edhe nė teknologjinė e sajimit tė tyre.

Ndryshimi mė i parė e mė thelbėsor ėshtė ngjitja e dordolecėve nga fusha nė majė tė pullazit. Funksioni i parė tradicional i dordolecėve ka qenė ai i tė mbajturit larg tė shpendėve qė dėmtonin tė mbjellat. Ata vendoseshin nė mes tė arave. Ishin tė ndėrtuar nė mėnyrė fare tė thjeshtė. Njė kapele, zakonisht prej kashte, njė copė e hedhur mbi njė kryq tė drunjtė dhe aq. Tani dordolecėt kanė fituar njė funksion tjetėr.

Ka edhe nga ata qė ruajnė pozitėn tradicionale nė fushė, por shumicėn e kemi hasur tė vendosur nėpėr shtėpi nė ndėrtim apo tė porsandėrtuara. Misioni i tyre ka ndryshuar nga trembės zogjsh nė trembės tė Syrit tė Keq. Tani edhe mėnyra e sajimit tė tyre ėshtė mė e komplikuar. Zakonisht mė kėtė gjė merren gratė dhe fėmijėt.

Pėr t’i veshur dordolecėt shėrbejnė nė radhė tė parė rrobe tė vjetra tė shtėpisė, por edhe rrobe qė blihen posaēėrisht pėr ta te “gabi”, tregu i rrobave tė pėrdorura. Shumėllojshmėria e mjeteve nė dispozicion ka bėrė qė krijimi i tyre tė jetė njė akt i vėrtetė, i menduar, njėlloj arti popullor qė tashmė ka formėn e tij. Madje, edhe njėlloj gare mes familjeve fshatare kush e kush e ka dordolecin mė domethėnės. Moti ėshtė bashkautori tjetėr i kėsaj krijimtarie.

Rrebeshet, ngricat, dielli, erėrat e forta, tė gjithė kėto elementė bėjnė qė dordolecėt majė pullazeve tė kenė jetėn e vet me fėmijėrinė, rininė, plakjen, vdekjen. Dhe pastaj, kur njėri prej tyre vdes, shpėrbėhet atėherė, njėsoj si nė jetėn reale, vendin e tij e zė njė tjetėr. Jeta majė ēative vazhdon.

Duhet t’ia dimė pėr nder romėve dhe tregut tė tyre tė rrobave tė pėrdorura lindjen e njė fenomeni vetėm 20-vjeēar. Atė tė vendosjes sė lodrave prej pelushi dhe kukullave ndėr shtėpi, vreshta, dru frutorė, skela ndėrtimi. Deri nė ’90, nė kohėn e varfėrisė, askujt nuk i shkonte mendja qė njė arush prej pelushi, qė mezi gjendej, ta ēonte dėm duke e varur jashtė nė oborr.

Kur togjet e lodrave tė pėrdorura nisėn tė zmadhohen nėpėr tė gjitha tregjet e mėdha tė Shqipėrisė, atėherė, me siguri, dikush do tė jetė kujtuar qė njė zakon tė vjetėr, kurbanin, ta kombinojė me mundėsitė e reja.

Dhe kėshtu oborret fshatare nisėn tė mbushen me lloj-lloj personazhesh nga bota e pėrrallave. Unė nuk e di se sa rezultate ka dhėnė ky lloj i ri kurbani me pak shpenzime. Tė gjithė ata qė kam pyetur, kanė ngritur supet thjesht: Eh, po ja kėshtu, na ėshtė bėrė si zakon tani, jo se shpresojmė shumė prej tyre… Di tė them vetėm se universi i krijuar prej tyre ėshtė fort i ēuditshėm.

Vetėm nė kėtė botė, nė tė tretėn, mund tė shohėsh njė arush Tedi tė mbėrthyer me tel pėr veshi dhe qė vazhdon tė buzėqeshė duke shtrėnguar fort njė zemėr tė kuqe ku shkruhet “I love you”, vetėm nė kėtė botė tė buzėqesh koka pa trup e njė kukulle, vetėm nė kėtė botė njė lepurush “jeton” nė paqe megjithėse barkun e ka tė shpuar tej e tej nga njė goxha tel me gjemba.

Eshtė fare e qartė se besėtytnitė tona nė shekullin e XXI janė vazhdim me mjete dhe mundėsi tė reja i atyre fort tė vjetrave. Kurbani te ne ka qenė fort i pėrhapur. Dy besimet tona kryesore: krishterimi dhe islamizmi kanė njė bazė tė pėrbashkėt. Bashkė me judaizmin ato quhen “abrahamike”, pėr shkak se tė tre kėto fe njohin Abrahamin (Avramin, Ibrahimin) si patriark tė parė. Me Abrahamin zė fill historia e kurbaneve tona. Ky ishte njė pronar bagėtish nga Uri, nė Irakun e sotėm. Kishte njė grua me njė bukuri tė rrallė, Sarėn, e cila nuk bėnte fėmijė.

Pikėrisht prandaj mori njė grua tė dytė Agjarin, me tė cilėn pati Ismailin, tė cilin kombet arabė e quajnė si themeluesin e tyre. Nė pleqėri tė thellė ndodhi njė mrekulli. Sara e moshuar lindi njė djalė. Atė e quajtėn Isak (buzėqeshja e Zotit). Perėndia deshi tė provonte dhe njė herė besimin e thellė tė Abrahamit, duke i kėrkuar atij qė tė sakrifikonte pikėrisht Isakun e lindur nė ato rrethana tė mrekullueshme. Abrahami u bind, por sapo po vriste tė birin u shfaq njė engjėll qė i mbajti dorėn. Ai e kishte kaluar provėn.

Njė nga festat tona mė tė njohura, Kurbani i Madh, apo ndryshe Kurban Bajrami ėshtė i lidhur pikėrisht me theroritė qė i duhen bėrė Zotit. Nė kėtė rast njė pjesė e mirė e mishit tė therur duhet t’i ndahet familjeve nė nevojė. Njė zakon fort i vjetėr ėshtė edhe ai i therorive nė themelet e godinave. Legjenda jonė mė e njohur, ajo e Rozafės, ka nė qendėr tė saj pikėrisht sakrifikimin e nuses sė re nė muret e kėshtjellės.

Nė Berat, ura e vjetėr e Goricės, e ndėrtuar nga Kurt Pashė Vrioni nė 1778, ruan nė brendėsi tė njėrit prej harqeve njė kukull prej druri, njė lloj imitimi tė kurbanit njerėzor. Thuajse tė gjitha ndėrtimet e reja kanė nė themelet e tyre gjakun e ndonjė dashi apo cjapi, brirėt e tė cilėve vihen mė pas nė ballė tė shtėpisė. Aq e fortė ėshtė kjo traditė sa qė ka nisur tė pėrdoret edhe nė nivele qeveritare.

Vetėm para pak vitesh, Pandeli Majko, ortodoks pėr nga origjina, asokohe ministėr i Mbrojtjes, pėruroi hapjen e punimeve pėr ristrukturimin e zyrave tė ministrisė. Nė sy tė tij dhe tė komandantėve kryesorė tė ushtrisė u ther njė goxha dash me gjakun e tė cilit u lagėn themelet. Tė gjithė duartrokitėn, askush nuk u ēudit. Kjo gjė ėshtė fare normale.

Te tė krishterėt kurbani ėshtė mė pak i pėrhapur. Krishterimi beson se nuk ka sakrificė mė tė madhe sesa ajo e Jezu Krishtit mbi kryq. Pikėrisht prandaj edhe kurbanet “neė style”, qė paraqiten nė foto, janė mė tė pėrhapura nė zonat fshatare myslimane, apo bektashiane. Megjithatė, kurbani nė njė formė tjetėr haset edhe nė malėsi. Nė ditėn e Shėn Kollit, pėr shembull, nė fshatrat katolikė tė Veriut theret njė dash, qė piqet pėr orė tė tėra nė hell. “Fėrliku”, kėshtu quhet mishi i pjekur nė kėtė mėnyrė, ėshtė njė traditė qė ruhet fort sot e kėsaj dite.

Faik Konica shumė herė shkrimet e tij i mbyllte me kėto fjalė: Kaqe pėr sonte se kam frikė mos ju zėrė gjumi. U zgjatėm vėrtet ca si shumė. Le tė provojmė mė mirė tė udhėtojmė bashkė pėrmes botės tonė tė tretė. E para, kjo qė po jetojmė pėrditė, nuk ėshtė se po na kėnaq edhe aq shumė.

Tekefundit, pėr ta rregulluar atė, kemi fare pak gjė nė dorė. Sa pėr atė tjetrėn, tė dytėn, botėn qė vjen pas vdekjes, nuk e dimė se si mund tė jetė. Askush nuk ėshtė kthyer prej andej. Vetėm kėtė tė tretėn e kemi nė dorė vetė. E sajojmė dhe e rrotullojmė si tė duam. Madje, edhe e zbukurojmė, e vizatojmė, e veshim dhe e mbathim. E ndėrrojmė fare, po tė qe nevoja. Nė fund tė fundit, ndonėse e mbushur me demonė, rreziqe e tersllėqe lloj-lloj, ajo ėshtė prapė se prapė njė botė e bukur, fort e bukur.

Fatos Baxhaku

Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


384


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besėtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 17.11.11 11:18

BESTYTNIA

BESTYTNIA - eshte besimi (bindja) se disa ngjarje te vecanta ndodhin ne nje menyre qe nuk mund te sqarohen (shpjegohen) nga arsyeja apo shkenca; bindja qe, ngjarjet e tilla sjellin fat te keq apo te mire!

- Thuhet qe, nese te rrezohet pasqyra nga dora, bie ne toke dhe ajo nuk thehet, atehere kjo ngjarje te sjell fat te mire!

- Po te kaloi ndonje merimange e vogel neper trup thuhet qe eshte shenje gezmi, ai njeri do te gezohet (per dicka).

- Kur te kalon perpara nje mace e zeze eshte hidherim, atij njeriu do ti ndodh diēka e keqe.

- Kur te nget lemza, thuhet se dikush po te permend.

- Po erdhi laraska mbi pullazin e shtepise suaj, priteni se ju vjen ndonje mysafir ne shtepi!!!".

- Po tė ju skuqet veshi do tė thotė qė dikush po fletė keq pėr Ty
( me kėtė rastė nėse kafshoni flokun tuaj ai qė ėshtė duke folur keq pėr ty nė atė moment do ta kafshoj gjuhėn e tij)

- Nėse tė kruhet dora e djathtė do tė marrėsh para nėse e majta do tė japėsh
Nėse tė fishkellon veshi i djathtė ndegjon jė lajmė tė mirė nėse i majti njė lajmė tė keq...

- Nėse fishkellon natėn demonet do t'i thrrasėsh dhe do te vijne te vallezojne rreth teje
( Natyrisht qė ti nuk i sheh ata)

- Nėse mbanė nė xhep njė lėkurė gjarperi je i mbrojtur nga ēdo bestytni

- Nėse pall gomari tri herė ėshtė lajm i mirė, nėse pall pa ndėrprerė ėshtė lajm i keq.

- Mos te hajme dicka prane nje grua shtatezene pa i ofruar edhe asaj, se perndryshe do te dhemb syri.

- Kam degjuar per kete bestytni kur hyne kiet (qete) ne oborr te gjithe ēohen ne kembe .

- Nuk duhet te besh me gisht tregues kurrsesi ne drejtim te varrezave, e nese gabon duhesh patjeter te kaēish me dhembe gishtin e vogel derisa te ndjesh dhembje te madhe ne shenje pendimi...

- Nėse nė njė rast vdekje, nė dhomėn ku ėshtė kufoma, dikush teshtitet, atėherė ndonjė grua qė ėshtė aty afėrt, atij qė teshtitet, do ti shqyej njė pjesė tė teshave, pasi qė besohet se teshtitja do sjell edhe nje vdekje tjetėr (e shqyerja e teshave, e parandalon).

- Poashtu, nuk preferohet qė te shkosh diku mik, pasi qė ke marr pjesė nė njė vorrim, pasi qė besohet se sjell vdekjen e ardhėshme nė atė shtėpi.

- Nese i preni thonjet te dores dhe te kembes per nje dite ju ndodhin gezime e hidherime per nje dite.

- Nese kur pini qumshte eshte i nxete shume dhe shtoni pak qumsht te ftofte, po ashtu gezime e hidherime ju ndodhin per nje dite.

- Kur ju lindin femijet kur mos perseritni emrin e dikujt nga familja qe ka pesuar ne lufte apo tragjikisht i ka ndodhur atij ma heret.

- Kur tju linde nje femije e qe deshironi te jete i zoti si dikush qe eshte i familjes apo farefisit, atij thuani le tja prese floket per here te pare kur eshte i vogel, ashtu behet i zoti si ai.

- Nese Pasqyrja te thehet Fati te shtyhet 7 vite ose Vdes Dikush

- Nese te kruhen veshet, dote bjen shi ate dite

- Nese te ferkohet dora e majt merr pare, ndersa e djathta jep para

- Kur nisesh per kurbet apo dikun larg, nese te hedhin do uje kthesh prape ne shtepi

- Nese doni qe nje person te mos vije te ju ja hedhe nje guri mbrapa ai nuk vjen me

- Kur ti largojsh enet nga sofra (tavolina) nese bjen nje luge mbare vjen nje musafir i mire, nese luga kthehet prape vjen nje musafir jo i mire?

- Nese te ferkohen kembet per mbrapa ke per te udhetuar

- Nese nje shtaze shtepiake te ngordh mos me varros, se nuk bene

- Nese te levizin (livritin) syte - Ke per te u hidheruar diēka

- Nese te ndezen ( te skuqen) veshet - Dikush po flet keq per ty

- Kur te ha dora e majte - Do Marresh Paraa

- Kur te ha e djathta - Do japesh para

- Te ha hunda - Do ziesh me dike

- Kur te ha kemba ( tabani i kembes poshte ) sikur te gudulisje - do besh rruge , do shkosh diku

- Kur te del nje puce ne maje te gjuhes te shajne me te drejte, kur te del anash te
kane sha pa te drejte...

- Kur te gjejne njerezit duke ngrene thojne te dashka vjehrra fort..

- Kush te merr ne telefon ne kashaten e pare te bukes eshte armik.

- Kur te bien pandoflat/kepucet/sandalet kryq njera mbi tjetren do besh rruge.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besėtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 26.11.11 20:16

Kur te leviz syri - mos trego qe te leviz

Kur te kruhet vetulla do degjosh dicka surprize te mire ose te keqe.

Kur te bie luga ne toke - vjen nje femer e paftuar ne shpi

Kur te bie piruni - vjen nje mashkull ne shpi

Nese te fiket cigarja pa ndonje arsye fizike te dukshme - ta dredh partneri

Thyhet gota ne nje dasem/mbledhke/shpi - del syri i keq

Nese harron diēks/bluze/te mbathura ke shpia e tjetrit - do kthehesh prape aty

Nese negjon qyqe te kendoje qe ne mengjes - do degjosh vdekjen e njeriu te afert

Nese nderon vendin kur ha buke, nderon burrat - martohesh disa here

Kur kapesh tek ndonje vend - do te thote qe ke borxhe ne ate vend..

Kur u zgjidhet kepuca burrave - do te beje rruge te larget, ndofta jashte shtetit

Kur shkon ne nje shtepi dhe i gjen njerezit e asaj shtepie, ose ne cfaredo vendi duke ngrene - thone qe do te doje vjehrra.

Kur sheh ndonje njeri/femije te bukur duhet te kapesh hunden me dore qe te mos e marresh me sysh.

Kur te bie kripa ne tavoline do kesh fat sterr... te bardhe.

Kur le canten perdhe - te iken paraja nga duart.

Kur te ze lemza duke ngrene buke, te pergojojne.

Kur te skuqen veshet po te marrin neper goje ( flasin per ty )
Kurse kur ta ben ndonjehere veshi bizzzz do marresh ndonje lajm

Te vjen prane merimanga - merr lajme , po te jete kafe, lajm i mire, e zeze.. jo i mire

Kur hyn per te pare ne nje shtepi apo institucion, per fat te mire, hedh kemben e djathte te paren

Po u ule mbi fshese do lindesh vetem vajza (behet fjale per ato fshesat e vjetra jo keto me korent

Po nderrove vendin gjate bukes do nderrosh gruan/burrin

Kur te ecen njeri kembadoraz ne shtepi ..prite do te vijne njerez, miq nga larg ose per darke

Kur te bie glase zogu ne maje te kokes ke fat

Kur te vjen mize kali eshte lajm i mire

Kur shef nje kale te bardhe, i silesh tre here rreth se te plotesohen deshirat.

Kur thyhet dicka ne shtepi si psh ( gote, pjate ) ka shku e keqja me te, se dicka tjeter me e madhe ka dashte me ndodhe..

Me hane te re duhet te prehen floket, nqs do me te marr shendet.

Kur te pret rrugen nje mace e zeze – duhet me hedhe nje monedhe.

Po pive uje njekohesisht me dike do te vdesesh ne te njejten kohe me te...

Kur te hyn flutur ne shtepi, eshte shpirt njeriu. Nuk duhet vrare.

Kur ze me goje dike qe ka semundje te rende, duhet te levizesh nga vendi.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besėtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 28.11.11 13:02

Kur flet per dike qe ka vdekur, duhet patjeter te thuash 'ndjese past' mbasi permend emrin.

Po te kapercyen kur je shtrire do ngelesh i shkurter...po te kapercyen dy here je m'rregull.

Grate me barre - Kush pelqen gjera te tharta do linde vajza.Kush pelqen te hidhura, djem.

Kur te betohesh hidh kripe ne zjarr qe mos te behet realitet.

Kur do qe te beje kohe e keqe hidh perjashta sheqer, kur do te beje kohe e mire hidh kripe.

Nuk duhet ta vrasesh gjarperin ne shtepi ose po e vrave ta hedhesh diku larg se ndryshe te vijne gjarperinjte e tjere

Kur kendon qyqja dhe kur kuisin (sikur lengojne) qente do te vdese dikush aty afer...

Kur le rubinetin e cezmes ne shtepi hapur ose duke pikuar, te iken bereqeti shtepise.

Po te kaloje macke zeze para nderro rruge qe te mos kesh tersllek.

Kur te urojne ditelindjen jo ne diten e lindjes do kesh vit te sikletshem.

Kur i ke vetullat shume te afruara me njera tjetren do te martohesh prane familjes, ndersa po t'i kesh larg, do martohesh larg. (Jo te hequra vetullat, por prej natyre)

S'ben te mbesin rrobat e hapura ne tel mbasi qe perendon dielli.

Nuk ben te shihesh ne pasqyre naten vone, dhe s'ben te lahesh ne
mes te nates..se te dalin xhindet

Kur ha buke thone .. dhe e harron kafshaten pa e ngrene ... thone dikush eshte ne gjendje te keqe financiare

Grate me nishan ne faqe jane fatkeqe

Vendos dy jastiqe dhe ne njerin vendos poshte nje gershere ( qe presim ) dhe tek tjetri thike . Ku te ulet gruaja qe eshte shtatezane do lindi : Gershera perfaqeson femer dhe thika mashkull.

Kur gruaja me barre nuk prishet ne fytyre kur eshte me barre, do te linde djale. Kur gruaja me barre shemtohet ne fytyre lind vajze.

Kur pergatitesh ne mengjes per te shkuar ne shkolle dhe te eshte grisur ose shqepur ndonje rrobe dhe te duhet ta qepesh, fut nje fije pe ne goje qe mos harrosh mesimet.

Nese do te shikosh si do te te ngjaje burri/gruaja, ngrihu me 3 te nates, zhvishu lakuriq dhe dil para pasqyres dhe do marresh nje imazh te ti/saj.

Nese sheh ne enderr naten e Shen-Valentinit nje vajze/djale ne menyre romantike, ajo/ai do te jete gruaja/burri yt.

Neqoftese heq nje fije floke dhe var nje unaze tek fija, mund te dallosh sa femije do kesh dhe cfare seksi do kene neqoftese rotullohet unaza ose leviz anash, kur unaza vjen poshte e larte ose edhe anash (si plus) femija del djale, kurse kur unaza lekundet ne forme rrethi eshte vajze.

Diten e Vitit te Ri, personi i pare qe te hyn ne shtepi (eshte mire te hyje me te djathten, perndryshe eshte ne bela ) "energjia" qe sjell percakton fatin qe do te kete familja gjate vitit. Nese eshte vit i mbare personi ka qene kembe mbare, nese jo, personi ka qene kembe ters.

Mos i hidh plehrat naten dhe as mos shkund mbulesen e tavolines (me therrime) perjashta naten dhe as mos i preni thonjte naten.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besėtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 28.11.11 13:08

Kur mysafirit nuk i afrohet qeni ose femija i shtepise diēka s"eshte ne rregull

Kur vete ora 11:11 kap nje kopse (mundesisht te bardhe) shpreh nje deshire (me sy mbyllur) dhe do te te realizohet.

Kur shikon oren psh 12:12 ose 11:11 dikush po flet per ty

Kur e kafshon gjuhen do hash mish

Kur te kruhet dora e majte do maresh pare kurse e djathta do japesh

Tymi i cigares shkon te ai/ajo qe ka pare

Kur i vesh ēorapet mbrapsh padashje eshte fat i mire per ate dite.

Thone qe kur do te teshtish por nuk te del teshtima, dikush ka ndjenja per ty po nuk ti shpreh dot!

Floket dhe thonjte nuk duhen prere kurre te dielave.

Nqs dikush varroset te henen anetaret e familjes duhet patjeter te bejne "kurban" (te therrin) edhe tre gjallesa te tjera sepse perndryshe brenda nje viti do te degjojne per tre vdekje te tjera te aferta.

Kur te ze lemza kur je duke ngrene buke, te kujtojne per keq; pas buke te kujtojne per mire.

Kur flet per nje njeri dhe ai duket pas pak kohe dmth qe ke thene te verteten.

Kur ne shtepi te ka ardhur dikush qe ka sy (ne kuptimin qe te merr mesysh) eshte shume mire nqs aksidentalisht te thyhet ndonje gje (se plas syri i keq).

Kur fshin apo pastron shtepine femija beju gati se vijne miqte

Kur te vjen dikush ne shtepi e te gjen duke grene do te thote qe at person e do shume vjehrra

Me tu krujt dora e majte jep lek e djathta merr lek

Me tu skuq veshi i majte te shajne keq kurse i djathti do te thote se po te lavdrojne.



Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besėtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 29.11.11 8:23

BESTYTNI APO TE VERTETA

Sa e sa herė na ka ndodhur qė gjyshja apo dikush tjetėr te na tėrhiqte vėrejtjen kur tentonim qė njė veprim tė zakonshėm ta kryenim nė kohė tė "pazakonshme".

Po ju sa herė deri tani keni patur rastin t'i dėgjoni vėrejtjet e llojit: "Mos u shiko nė pasqyrė natėn", "Mos puno se ėshtė e Xhuma", "Mos e zbath vetėm njėrėn ēarapė se..." etj etj.

Ardhmėria (fati dhe fatkeqėsia) edhe sot e kėsaj dite, krahas zhvillimit tė shkencės dhe teknologjisė, mbetet e panjohur nė po atė masė sa ishte edhe nė kohėt e civilizimeve tė lashta.

Kujdesi qė tė evitohet fatkeqėsia, gjegjėsisht qė tė arrihet deri te fati, bėri qė njeriu gjatė gjithė kėtyre shekujve nė ēdo pėllėmbė tė tokės, t'i ruaj nė traditėn e vet kėshillat bestyte nga tė parėt e tij. Kėshtu bestytnitė me shekuj e shekuj ndikuan nė psikėn e njeriut.

Historiani T. S Noulson bestytnitė i klasifikoi nė tre kategori:

a). Bestytnitė qė kanė tė bėjnė me veprime tė ashtuquajtura detyruese e qė manifestohen nė formė tė bindjes se individit do t'i ndodh ndonjė fatkeqėsi nėse e kryen veprimin e caktuar.

b). Bestytnitė qė shprehen me anė tė kryerjes sė rtualeve tė caktuara specifike ose fetishizmit tė mjetit tė caktuar, e qė mė vonė sjellin deri te rezultati i kėrkuar.

c). Leximi i shenjave djhe komentimi i parashikimeve tė cilat na bėjnė me dijepėr pritjen e ndonjė ndodhie.

Komentimi i bestytnive qė do ta pėrshkruajmė kėtu mirret vetėm si njė gjė argėtuese, dhe nėse dikuj i shkonė ndėrmend se po bėjmė manipulime pseudoshkencore me frikėn dhe mosnjohuritė e njeriut, gabon.

Nė fund tė fundit, vet zhvillimi i shkencės dhe teknologjisė, si duket ėshtė fajtor pėr rrėnjėzimin edhe mė tė madh tė kėtyre dukurive, ngase mos harroni, pėr shkencėn e djeshme kjo e sotmja ka qenė bestytni pseudoshkencore ...po ajo e nesėrmja...!?

Nėse pa paragjiykime dėshironi tė argėtoheni disa ēaste, ja disa kėshilla qė i mblodhėm kohė mė parė nga tradita mjaft e pasur e popullit tonė.

Alfabeti i bestytnive

---Nusja e re nė shtėpi tė burrit nė ditėn e martesės, duhet tė hyjė (ta shkelė pragun) me kėmbėn e djathtė, nė tė kundėrtėn harmonia e familjes do tė shkatėrrohet qė nga ai ēast. ---Poashtu me tė dy duart (ndonjėherė tė lyer me mjaltė) duhet ta prekė pjesėn e sipėrme tė derės-qė jeta e ēiftit tė ri tė jetė e ėmbėl, e lumtur dhe nė harmoni me anėtarėt tjerė tė familjes.

---Bombonet, orizi, gruri e drithėrat tjera qė i hudhen nuses (apo ndonjėherė ēiftit tė ri) kanė pėr qėllim qė trashėgimia e tyre tė jetė e suksesshme.

---Nėse gėrshėrėt biejnė nga dora dhe ngulen nė dysheme-ėshtė shenjė e grindjes sė shpejtė e anėtarėve tė asaj familjeje.

---Ena qė rastėsisht thehet nė kuzhinė paralajmėron fat tė befasishėm pėr atė familje, ndėrsa nėse fotografia apo gjėsendi bie nga muri rastėsisht, pritet njė fatkeqėsi e madhe pėr shtėpinė.

---Po qe se e theni rastėsisht pasqyrėn, atėherė thonė se nė shtatė vitet e ardhėshme do tė jeni i pafat!
-Fatkeqėsi sjell gjithashtu edhe ajo nėse e harroni ēadrėn hapur nė shtrat, ēadrėn e mbyllur dhe nėse luani me gėrshėrė pa prerė asgjė.

---Nėse nė tė njėjtėn kohė i preni thonjtė edhe tė kėmbėve edhe tė duarve, nė tė njėjtėn ditė do tė keni edhe gėzim edhe hidhėrim.

---nėse gjethja nga druri vetvetiu bie dhe prek supin tuaj tė majtė-mund tė pritni sė shpejti njė fat apo gėzim tė madh.

---Fėmija, nėse vetvetiu merr fshisėn dhe fillon ta fshijė dhomėn, mund tė pritni ardhjen e njė mysafiri nga larg. E njėjta ndodhe edhe nėse e harroni (mbetet gjatė) lugėn nėn sofėr. -Thonė se do tė takohesh me dikė nėse faqja ju kruhet, syri i djathtė nėse ju kruhet sjell gėzim, ndėrsa i majti lotė.

---Nėse ju tingėllon veshi i majtė mund tė pritni lajme tė kėqija, ndėrsa i djathti sjell lajme tė mira.

---Lemza nėse ju ngacmon intenzivisht, ėshtė shenjė se dikush pandėrprerė nė ju mendon, dikush qė ju do me zemėr.

---Nėse dėgjoni gjelin qė kėndon nė mesnatė-pritet njė rrezik i madhė pėr zotin e shtėpisė nė oborrin e tė cilit ndodhet gjeli, ndėrsa kėndon nė orėn 12 apo pak para mbrėmjes, atėherė paralajmėron fat tė papritur.

---Kur ju kruhet dora e djathtė-ėshtė paralajmėrim se do tė jipni (te disa e kundėrta) para, ndėrsa e majta se do tė merrni para.

---Po qe se nga shtrati zgjohesh dhe shkel me kėmbėn e majtė, tėrė ditėn punėt mbrapsht do tė vejnė.

---Shumė njerėz nė mesin tonė besojnė se vetėm nė mėngjes njeriut i ndahet fati, prandaj duhet zgjuar sa mėherėt!

---Nėse nė majė tė gjuhes ju paraqitet ndonjė puqėrr, dikush ėshtė duke ju sharė prapa shpine, e njėjta vlen edhe nėse ju skuqet veshi i majtė, ndėrsa i djathti do tė thotė lavdėrimin qė dikush ju bėn.

---Nėse syri vetvetiu loton, apo tymi vazhdimisht hyn nė sy, do tė thotė se dikush ėshtė pėrmalluar pėr ju. Gėzim sjell edhe nėse mjekrra ju kruhet.

---Ilirėt kanė besuar se nėse lėshohen gjarpėrinjtė nėpėr trupin e femrave pa fėmijė, ato do tė mbarėsohen nė natėn e parė tė fjetjes me burrin.

---Vėnia e dorės gjatė gogėsimit nuk ėshtė vetėm mirėsjellje bontone, por atė e bėjnė shumica ngase janė tė bindur ngase pėrmes gojės hyjnė shpirtėrat e kėqinj.

Bimėt dhe bestytnitė

Asarum europaeum ėshtė njė bimė qė nė gjuhėn tonė quhet kopedan, bartlyeni, helmetun etj. Kryesisht pėrdoret si "bar Shėngjergji". Nė Marec, lidhur me kėtė bimė, ekziston bestytnia se kjo bimė mbron nga qeniet e kėqija. Ja si ėshtė tregimi nė origjinal:

"Dy shtriga ishin kan'nisė me hangėr ni fmi. Kur hynė n'aborr, hetuen se kalit i kish pas met n'thunėr do helmetun. Si e panė kit bari ikėn, se ku ka helmetun nuk muj'bajnė keq."

Gėshtenja, ndryshe nė popull quhet kshtajė, kėshtajė. Arbreshėt e Zarės e quajnė maron. Nė rrethin e Strugės ėshtė zakon qė natėn, kur tė hyjė dhėndėri, nė darkėn e parė me nusen, pėrveē ushqimeve tjera, tė ketė edhe 7-8 kokrra gėshtenja tė ziera a tė pjekura. Nėse nusja nuk bėn fėmijė, atėherė ajo zgjohet te ndonjė gėshtenjė dhe lutet pėr tė qenė fertile. Ndėrsa pėr ditėn e Shėngjergjit dilet nė pyll nė tė ashtuquajturat "panagjire tė gėshtenjave" nė shenjė gėzimi pėr ditėt e bukura pranverore dhe me dėshira pėr verė tė frytshme.

Qershija, nuk bėn tė prehet ngase nė kėtė botė paska ardhur me njėqind besa. Ajo bėn me u pėrdorė vetėm pėr urė dhe vig, pėr shpi kurrė. Kjo bindje ekziston nė Llap, ndėrsa nė Tepelenė, ditėn e vitit tė ri dhe nė ditėn e ujit tė bekuar, hidheshin nė zjarr bisqet, copat e shkopinjtė e qershisė, ndėrsa hiri i tyre hidhet mė pastaj nė vreshta.

Thana - Nė shumė vise besohet se thana ėshtė bimė e mallkuar nga ana e Profetit, ngase e ka penguar atė pėrderisa ai kishte tentuar tė ikte nga ēyfarrėt. Ai i kishte thėnė thanės: e para lulofsh, e mrama i piqsh, dru kurrė mos u bofsh!.

Nė rrethin e Strugės dhe Kėrēovės pėr Ditėn e verės (14 mars), nė hyrje tė shtėpive dhe kasolleve tė bagėtisė vihen rrema thanash. Nė mėngjes herėt, tė nesėrmen i pari qė zgjohet nga gjumi, i merr rremat e thanės dhe me to zgjonė nga gjumi anėtarėt tjerė, duke filluar nga mė i riu i familjes, dhe duke uruar "si thana qi asht e fortė ashtu tėi t'jesh i fortė, si thana qi ka shpėrthy, ashtou tėi shpėrthejsh". E tėra kjo bėhet qė anėtarėt e familjes vitin e ardhshėm tė jenė mė tė shėndetshėm, mė tė fortė dhe fatlumė.

Ftoi, Nė shumė vende tė Kosovės natėn e Shėngjergjit dredhin penj tė bardhė e tė kuq, i lėnė tėrė natėn nė degė tė ftoit ose edhe tė kaēės, tė nesėrmen i marrin dhe ua vėjnė djemve dhe vajzave nė qafė, ngase e kuqja dhe e bardha simbolizojnė shėndetin.

Daucus carota L. Bimė e cila nė gjuhėn shqipe quhet karotė, nė disa vende tė banuara me shqiptarė quhet edhe lulenjerėzie, luleperde, lulemarrje, lule e marrės, lulebereēeti, luleturpi etj. Emėrtimi i kėsaj bime vjen nga bestytnia duke u bazuar nė pjesėn qendrore tė lules e cila ėshtė me ngjyrė tė zezė dhe e cila "dikur o kanė ma e madhe e tash o zvoglue shum, se ka hupė marrja te njerzija, tue hup kto, hupė edhe t'zezt e lulės".

Ahun s'e vret 'reja

Ahu, nė Llap e preferojnė si mriz hijen e ahut, sepse ekziston bindja se "e ka hijen e shndoshė dhe ahin nuk e vret reja".

Fiku, ėshtė interesante se nė Myzeqe, nė ditėn e lehonisė, gruaja qė nuk kishte gji shkonte bashkė me njė shoqe me fėmijė, te njė fik. Gruaja lehonė kapte degėn e fikut ndėrsa shoqja e pyeste: Ēfarė tund? Lehona pėrgjigjej: "Un tund fikun, fiku tund dheun, dheu tund detin, deti bie bulmetin (qumėshtin e gjiut).

Frashėri, Shumėkund besohej se frashėri ka fuqi magjike pėr tė absorbuar shikimin "e syrit tė keq", prandaj nga ky dru u bėnin fėmijėve krahosha apo m'syshe qė u vareshin me dyll nė flokė. Po pėr tė njėjtin qėllim edhe zgjedhat i bėnin nga i njėjti dru.

Shpendra, shumėkund quhet edhe shpinėl, kukuretė, kukuraqe, kukurek, taēe, kolonec, vuzhė, verboz, shpendve, etj. Nė anėn e Strugės Ditėn e verės fėmijėt dalin nė fushė pėr tė mbledhur lule dhe shpendra. Luleve u marrin erė, kurse shpendrat i pėrdorin pėr t'i fėrkuar sytė, qė t'i kenė tė shėndoshė, meqė besohet se kjo barishte i mbron ato.

Nė Kosovė fėmijėt sjellin nga fusha pėrplot buqete tė shpendrės dhe i stolisin shtėpitė dhe oborret nė shenjė gėzimi pėr kthimin e ditėve tė nxehta dhe tė gjelbėrimit.

Arra, nė shumė vende besohet se nuk ėshtė mirė tė mbillet, ngase kur bėhet e gjerė sa koka e atij qė e mbolli, ai vdes. Nė Llap besohej se "nder arrė nuk asht mirė me flejt, as me nejtė e as bunar ngat saj me ba. Edhe nė rrethin e Kėrēovės ekzistojnė bestytnitė qė i pėrkasin anės dhe ato zakonisht i mbjellin pleqtė ngase nji i ri nouk bon ta mjelli, se kour tė rreitet arra e tė trashėt sa qafa e atij qi e ka mjellė, qatherė vdes ai".

Ka gjasa qė kėtė bestytni ta kenė pėrhapur maqedonėt dhe serbėt, ngase ata vet e mbjellin me dorėn e tyre. Pėrndryshe arsyeja do tė ishte ngase arra nė njėfarė mėnyre ėshtė "pompė natyrore" dhe nga thellėsitė e mėdha e thith ujin. Kėshtuqė nė kohėn e thatėsirės, vendi ku ndodhet bima e arrės ka lagėshti natyrore. Kėtė e dijnė popujt tjerė.

Nė Myzeqe, me gjethet e njoma tė arrės shtronin dyshek qė t'i largonin tė ligat nga trupi dhe tė jenė tė shėndetshėm e ta kalojnė verėn si gjethja e arrės. Kėtė e bėnin nė muajin maj.

Molla, edhe me mollėn lidhen mjaft bestytni. Njėra nga do ėshtė molla e dasmės. Merrej molla nė shtėpi tė nuses dhe bartej gjer nė shtėpi tė dhėndėrit. Nė oborrin e tij hudhej, dhe ai qė do ta kapte atė mollė, mendohej se do ta pėrcjellte fati e lumturia.

Nė kaptell tė djepit gdhendeshin molla, qershia e frutat tjera, tė cilat kishin domethėniet magjike qė tregonin se fmija t'jetė i shnoshė si molla, i hjeshėm si kukrra e ēurshisė, ndėrsa tė njėjtat motive mund t'i hasnim edhe te arkat e nuseve, qė ato tė kenė sa ma shum thmi t'shnoshė e t'hieshėm si pem't.

Nė Myzeqe tė vdekurit i viheshin mollė ndėr duar qė t'ua japė fėmijėve qė e presin nė tė andejshmėn kur tė vejė. Rėndom mollėt i jepte njė nėnė zemėrdjegur qė i kanė vdekur fėmijėt e saj, e cila vajton me zė dhe e porositė qė t'ua japė fėmijėve tė saj nė atė botė.

Neottia nidus-avis Rich, nė gjuhėn shqipe quhet neoti, bar'ethē, ethē, ethc, ethacak, hethacak etj. Nga emertimi shihet se nė shumė vende besohet se nėse i jipet bagėtisė kjo bimė pėr Shėngjergj, i shtin gjanė tė ethėn ēpejt. Borziloku, ndryshe quhet edhe vasilikon, fesligen selfen, sefian, sefergjen, busule, lul'bojsilek, fesilgjen etj.

Nė Myzeqe besohej dhe ishte zakon qė pasi tė rregullohej i vdekuri, i vihej nėn krye jasteku i mbushur me borzilok qė tė pushonte me erėn e kėndshme tė kėsaj bime. Pas disa ditėsh rrobet e tė vdekurit laheshin dhe pastaj spėrkateshin me ujė borziloku.

Nė ditėn qė, pėr sė dyti, martohej burri ose gruaja, e spėrkaste varrin e ish partnerit me ujė borziloku qė tė mos dėshpėrohej pėr martesėn qė po e bėnte i shoqi ose e shoqja.

Ulliri, E ka hijen e Zotit, e nuk bahet lugjat. Nė Myzeqe besonin se ulliri ėshtė pemė e bekuar nga perėndia ngase jep vajin pėr ushqim dhe krezm (vaj i shenjtė). Dega e ullirit futej nė varr tė njeriut, tė mos bėhej kokuth (lugjat), ngase pranė e ka hijen e zotit, qė lufton ngjalljen pėr kokuth. Nė Berat, pėr ditėn e Shėngjergjit nėpėr shtėpi e kasolle tė bagėtisė vėnin degė ulliri.

Ononis spinoza L, kalmuthi. Ndryshe quhej edhe nevestėr, ferribujkė, lamuth, caboketh, therranuse, ferrėnuskė, gjuhėnuse, therrė (thue) mace, barlugati, cronikth, etj. Rrėnja e kėsaj bime vendosej mbi derėn e shtėpisė, ngase besohej se mbron pėr mos me hi lugati. Gjembi i bimės qepej nėpėr tesha qė baheshin pėrēdo ditė - shko ku t'duesh, se s'ki frigė ma pej lugati. Kjo bestytni ishte mė dominuese nė Klinė dhe rrethinė.

Kumbulla, nė rrethin e Kėrēovės, tė Llapit dhe nė disa vende tė tjera, besohet se nėse femra e han frutin "binjak" tė kumbullės lind fėmijė binjakė.

Shega, te shqiptarėt e Ēamėrisė vjehrra ia jipte nuses njė kokėrr shege, tė ndarė nė katėr pjesė, tė cilat nusja i pėrplaste me forcė nė mur, qė kokrrat tė shpėrndaheshin. Tė pranishmit atėherė uronin: "Tė jesh e plotė si

Duke e pėrfunduar pėr kėtė numėr, tė dashur lexues, dėshiroj qė tė jeni tė shėndoshė si molla, tė hieshėm si kokrra e qershisė e tė plotė si shega,

Sė bashku jemi mė tė fortė dhe mė lehtė do tė mund t'i pėrmbledhim tė gjitha bestytnitė nė njė vend qė ndoshta njė ditė do tė jenė tė rėndėsishme dhe tė nevojshme pėr ndonjė punim etnografik.

Nuk ėshtė me rėndėsi se a kanė tė bėjnė ato me bimė, shtazė a gjėra e sende tė tjera. Ne tashmė disa numra po mundohemi t'i pėrmbledhim aq sa premton hapėsira e kėsaj reviste.

Kėtė herė nė pėrgatitjen e kėtyre bestytnive na shėrbeu libri i pazėvendėsueshėm i Shefki Sejdiut, Fjalorth Etnobotanik i Shqipes.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besėtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 30.11.11 15:00


LULET DHE BESTYTNITE


Kudo nė botė besohet se muaji i mjaltit paraqet fazėn kalimtare mes ēiftit tė ri dhe bashkėshortėve. Nė muajin e mjaltit shkojnė si "ēift i ri "dhe kthehen si "Burrė dhe grua". Pėr kėtė shumė besojnė se themelet e fatit tė ardhshėm vendosen pikėrisht nė ditėt e muajit tė mjaltit. Qė "hapi" i parė tė jetė fatlum dhe i mbarė, shumėkund preferohet ndihma magjike e luleve...

"La fluer que tu m'avais jetee ", janė kėto fjalė nga aria e njohur muzikore, e qė nė pėrkthim do tė thonė : "Lulen qė ma gjuajte ti", fjalė tė cilat i flet romja e bukur Carmen, personazhja kryesore nė operėn e njohur tė Bizetit me emėr tė njėjtė. Si duket Karmen e dinte mirė se ēfarė roli tė rėndėsishėm kanė lulet nė joshje tė dashurisė. Romja e bukur, Karmen, arriti t'ia pushtojė zemrėn djaloshit Don Josea duke ia lėnė njė lule tė cilėn ai do ta ruaj gjer nė vdekje.

Pėr gjithė ata qė dėshirojnė t'ia fitojnė zemrėn dikujt, le ta pėrcjellin shembullin e romes Karmen dhe le t'ia dhurojnė partnerit tė tyre trėndafilin e portokalltė. Me kėtė ju mund ta shtyeni partnerin qė t'ju bėhet besnik dhe xheloz nga dashuria e madhe.

Sipas njė besimi tė vjetėr hebrej - kabalės, hithi jo vetėm qė kur e mbledh t'i pėrcėllon duart, por e pėrcėllon dhe ndez edhe zemrėn e personit tė cilin dėshirojmė ta pushtojmė. Rituali bestyt qė hebrenjtė e vjetėr e pėrdornin ėshtė si vijon: " Duhet tė pritni agun e mėngjezit, tė merrni pak karafil, dhe nė ujė tė njelmėt vendosni pak gjethe hithi dhe kėto duhet t'i zieni. Pasi tė ftohet uji, vendosini nė tė lulet e karafilit. Lėngun e pėrfituar duhet ta pėrdorni deri para agimit pasues, nė tė kundėrtėn rituali e humb efektin dhe mund ta pėrsėritni vetėm pas shtatė ditėve."

Lulja e portokallit pėr martesė tė lumtur


Edhe me fjalėn martesė lidhen shumė rituale bestyte. Nėnat sa e sa herė i kėshillojnė bijat e tyre me fjalėt: "…bėje kėtė, mos e bėn atė…", me qėllim qė ajo ta ketė martesėn sa mė tė lumtur. Njėra prej bestytnive nga mė tė pėrhapurat nė botė ėshtė kjo: "Nė buqetėn e luleve qė dhėndri ia dhuron nuses, duhet tė figurojė edhe lulja e portokallit.

Pėr kėtė qėllim bėn tė pėrdoret edhe lulja e limonit, pasi qė pėr nga natyra ėshtė pėrafėrsisht e njėjtė me lulen e portokallit." Nė disa vende, p.sh. nė Skotlandė, nė buqetėn e ēiftit tė ri bashkėshortor figuron edhe gjethja e bimės kamelia (Camelia japonica), bimė e pėrafėrt dhe e familjes sė njėjtė me bimėn Camellia sinensis, tė cilėn e adhuron shumė populli ynė, mbase pa vetėdije. Pėrndryshe kjo bimė te ne ėshtė e njohur me emrin "ēaj i rusit", ēaj ky qė pėrfitohet nga gjethet e kėsaj bime.

Nė disa vende si p.sh. nė veri tė Francės, nė buqetėn e luleve tė ēiftit tė ri, vendoset edhe guri i shkėmbinjve kristalorė. Pėrderisa kamelia simbolizon besnikėrinė, guri i shkėmbinjve kristalorė simbolizon dashurinė e pastėr dhe tė fortė. Lulja e portokallit (ose limonit) simbolizon ēiltėrsinė dhe virgjėrinė e nuses, por njėherit kėto paraqesin edhe lulet mė tė adhuruara tė perėndeshės sė dashurisė -Venerės.

Fryti i portokallit, gjegjėsisht i limonit, tė cilat u sollėn nė Europė nga lindja para rreth njėmijė vjetėve, konsiderohej si simbol i plleshmėrisė vetėm e vetėm pėr shkak tė farave tė saja qė pėrmban. Pėr kėtė arsye, nė vendet e lindjes, si p.sh nė Kinė, po t'ia dhuroje ndonjė vajze njė fryt portokalli, nėnkuptohej sikur t'i ofroje martesė.

Cila bimė guxon dhe nuk guxon tė ndodhet nė dhomėn e qiftit tė ri

Bima luleberonja (Ilex aquifolium), e cila ndryshe nė popull njihet edhe me emrat ashe, dushk i egėr, lar i egėr etj, si dhe bimėt lule Shėngjergji (Convallaria maialis ) dhe begoneja, nuk bėn tė ndodhen nė dhomėn e ēiftit tė ri. Lule Shėngjergji ėshtė bimė helmuese. Luleberonja, nga vetė emri - beronjė, qė do tė thotė shterpė, pastaj me po kėtė emėr quhet edhe gjarpėri i hollė e i gjatė qė i mbėshtillet njeriut a shtazės pėrreth kur do ta hajė, ėshtė sikur tė gjitha bimėt tjera me therra, dhe shumėkund nė botė ekziston bindja bestyte se me kėtė bimė kanė lidhje shpirtat e kėqij dhe tė parahatshėm.

Me siguri edhe te ne ekziston kjo bestytni, pasi qė bima nė fjalė ėshtė emėrtuar me po atė emėr. Pėrndryshe kėto bimė i simbolizojnė lulet e dashurisė sė fshehtė dhe shpesh janė pjesė pėrbėrėse tė kurorave me lule qė vendosen nė varre. Prandaj kėshillohet qė pėr martesė sa mė tė lumtur tė zgjedhen bimėt diellore si trėndafili, etj.

Nėse dėshironi qė edhe tė pranishmit nė dasmė tė ndiejnė dashuri dhe qė shikimet e dasmorėve mes vete tė shndėrrohen nė "shigjeta tė Amorit", vendosni nė tavolina vazot nė tė cilat ndodhen trėndafilat e kuq dhe kokoēelat, tė cilat lehtė mund t'i gjeni nė muajin qershor - shtator, nėpėr ara me grurė.

Kokoēeli (lule gruri) ka ngjyrė tė kaltėr dhe simbolizon besnikėrinė e qė efekti tė jetė mė i madh, qė buzėqeshjet dhe shikimet e tė pranishmėve tė shndėrrohen nė dashuri, nė vazo vendoset edhe njė copė e vogėl hekuri tė magnetizuar, i cili nė kohėt e hershme simbolizonte fatin nė dashuri dhe neutralizimin e ndikimeve negative, pėrderisa bakri e simbolizonte forcimin e ndikimeve pozitive. Nėse e vendosni trėndafilin e verdhė nė vazo, do t'i ndihmoni rritjes sė xhelozisė mes tė pranishmėve.

Muaji i mjaltit

Kudo nė botė besohet se muaji i mjaltit paraqet fazėn kalimtare mes ēiftit tė ri dhe bashkėshortėve. Nė muajin e mjaltit shkojnė si "ēift i ri "dhe kthehen si "Burrė dhe grua". Pėr kėtė shumė besojnė se themelet e fatit tė ardhshėm vendosen pikėrisht nė ditėt e muajit tė mjaltit.

Qė "hapi" i parė tė jetė fatlum dhe i mbarė, shumėkund preferohet ndihma magjike e luleve. Nė valixhet e ēiftit tė ri shpesh vendosen disa lule e gjethe tė bimės mare (Artubus), pastaj tė bimės lulėkuqi i egėr, bimė kėto mė tė dashura tė Giusepine Beauharnais-it, apo Xhozefinės sė njohur, para sė cilės u pėrkul Napoleon Bonaparta.

Nė kėtė udhėtim ndihmon edhe gjethja e urthit (hedera helix) e cila shkon zvarrė nėpėr mure tė shtėpive dhe ndodhet nė shumė oborre kėtu nė Kosovė, pastaj edhe gjethja e dafinės, e cila ka aromė tė kėndshme dhe tė cilėn amviset e vendosin nė gjellėra.

Gjethet e bimės dafinė (Laurus nobilis) rriten nė vende mesdhetare, por kėtu te ne mund tė blehen nė shumė supermarkete e shitore tė tjera ushqimore. Pėrndryshe popujt antikė kėtė bimė e konsideronin si bimė triumfi mbi kundėshtarrin. Pėr kėtė kurorat triumfale tė popujve antikė stoliteshin me gjethet e dafinės. Pėrndryshe besohet se kjo bimė mbron edhe nga fatkeqėsitė.

Mbase kjo bestytni ka marė hov nga tregimi i natyralistit tė vjetėr Latin, Pliniut, pėr pulėn qė kishte rėnė nga lartėsitė e mėdha qiellore prej kthetrave tė shqiponjės dhe kishte shpėtuar e palėnduar fare. Nė gojė pula mbante gjethen e bimės dafinė.

E tėra kjo kishte ndodhur para vajzės Livie, tė fejuarės sė sundimtarit August. Pėr kėtė ata nė oborrin e tyre kishin mbjellur drurin e dafinės, dhe lidhja e tyre martesore njihej si lidhja mė e fuqishme e dashurisė nė historinė e njerėzimit.

Nata e parė e dashurisė

Venera (Afėrdita), njihet si perėndeshė e njohur e dashurisė dhe, sipas legjendės, ajo ėshtė lindur nga valėt e detit tė plleshėm prej organeve mashkullore tė Uranit, tė cilat nė atė det i hudhi Saturni. Pėrndryshe, Venera ishte gruaja e Vullkanit, mirėpo dashuronte Marsin…

…e qė nata e parė bashkėshortore tė jetė e pėrsosur, nė shumė vende nė botė i vendosin vazot me jasemine (Jasminum officinale) nga ana e jashtme e dritares, bimė e cila simbolizon ndieshmėrinė aromatike, e pranė saj vendosin edhe njė copė tė shkėmbit kristalor dhe ujin e njelmėt. Po t'i bėjnė gjitha kėto, besojnė se fati do tė flejė nė krevatin e ēiftit bashkėshortor gjer nė amshim.

Lulet dhe shėndeti

Periudha mė e ndieshme pėr shėndetin e femrės ėshtė periudha e shtatzėnėsisė, pastaj ajo e lindjes dhe menopauzės. Nė shumė vende besojnė se kalendula mjekėsore - (Calendula officinalis) ėshtė parashenjė e mirė pėr jetė tė re, e cila simbolizon optimizmin dhe ia bartė fatin fėmiut.

Pėr kėtė ndihmon edhe trumėza si dhe temjani, tė cilat relaksojnė, pėr ēka i pėrdorin edhe budistėt gjatė meditimeve tė tyre. Gjatė periudhės sė lindjes, shumė popuj preferojnė qė pranė nėnės sė ardhme tė ndodhet njė kalli gruri - si simbol i plleshmėrisė, pastaj kalendula mjekėsore me optimizmin e saj, si dhe karafili i bardhė me ēiltėrsinė qė sjell. Nė menopauzė ndihmojnė petalet e kurorės sė trėndafilit pėr t'mos ju humbur sharmi, si dhe kalendula mjekėsore qė mos ta humbni besimin.

Numri shtatė pėr sukses nė punė, mėsim dhe nė provime

Nė shumė vende simbol i suksesit dhe i fatit tė mirė ėshtė numri shtatė. Prandaj pėr sukses nė mėsime dhe punė mund t'i merrni shtatė kokrra tė misrit dhe njė kalli tė grurit (bėn edhe ndonjė tjetėr drith).

Drithėrat janė simbolet mė tė vjetra tė plleshmėrisė, suksesit dhe pėrparimit. Nėse i shtoni kėtij kombinimi edhe gjethet e bagremit (drizės sė butė), shumė mė tepėr do tė shtohet pėrqėndrimi juaj. Nė vendet perėndimore bagremi pėrdoret si bimė pėr t'i ndarė dy shiritat e autoudhėve, ngase kjo rritė dhe forcon reflekset e shoferėve.

Nėse dėshironi tė bėheni mė tė qėndrueshėm, mos e harroni thėnien: "i fortė ėshtė ai tė cilin e rrahin shpesh erėrat", prandaj nėse dėshironi ta rritni qėndrueshmėrinė tuaj, merrni edhe njė copė shkėmbi tė cilin shpesh e rrahė era. Mos harroni edhe kėtė: punoni vyeshėm dhe mėsoni!

Ndėrsa sa i pėrket fatit nė punė dhe punėsimit, le t'ju kujtohet njė film i vizatuar nga repertoari i Walt Disneyit, shotanit miliarder dhe centit tė parė tė tij. Dizni e respektoi kėtė bestytni antike dhe e pėrgatiti kėtė film vizatimor. Pra, merrni njė monedhė tė vjetėr metali dhe vendoseni nė letrėn shtatėshe karo, tė lakuar pėrgjysmė.

Monedha e vjetėr jashtė qarkullimit nė vete ka mbledhur energjinė e shpresės sė pasurimit nė duart e miliona njerėzve, ndėrsa shtatėshja karo ėshtė simpol i suksesit nė punė. Dhe para se tė dilni nga shtėpia, vendosni kėtė "hajmeli" nė ēantėn tuaj. Nė fund tė fundit, dėme nga kjo nuk do tė keni.

Ndėrsa pėr pėrparim nė karierė ju nevojiten njėzet para tė letrės jashtė qarkullimit. Nė to vendosni pak anilinė apo kumin (Carum carvi) tė kuq nė pluhur, si dhe tri gram tė bimės ndėrgishte (Potentilla anserina) e cila e rritė efektin e parave fatsjellėse. Kėto bimė mund t'i gjeni nėpėr supermarkete apo nė barnatore bimore.

Me siguri nėpėr shitore dhe barnatore shpesh keni parė vazo me lloje tė ndryshme tė fierėve. Ndoshta pa vetėdije, e ndoshta kjo si fshehtėsi, tė cilėn ne do t'ia shpalosim lexuesve tė Mjellmės. Fieri e simbolizon pasurinė. Me shekuj ėshtė transportuar pėrmes karvaneve nga lindja dhe njė kohė kishte vlerė sa tė arit.

Nėse vendosni nė njė strajcė tė lirit pėrzierjen e fierit (ēfarėdo lloji qoftė), tė farave tė njė limoni dhe tė disa kokrrave tė kripės sė detit, dhe kėto i lėmoni ēdo mėngjez posa tė zgjoheni nga gjumi, atėherė do ta keni njė ditė tė qetė. Forcėn e oqeanit ju jep kripa, pasurinė fieri, ndėrsa kthjelltėsinė dhe plleshmėrinė e fitoni nga kokrrat e limonit.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besėtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 02.12.11 8:34

Njeriu gati gjithmonė ka bėrė pėrpjekje qė t'i pėrcjellė shenjat dhe porositė e fshehta shumėkund, dhe kėto mė pastaj t'ia pėrcjellė gjeneratave pasardhėse pėrmes traditės, zakoneve e riteve.

E tėra kjo, dhe tė tjerat bestytni, me siguri lindėn si nevojė e njeriut qė nė situatat e zakonshme ta ketė njė shkop magjik qė do t'ia rregullonte jetėn.

E ky shkop magjik, nė veēanti do t'i nevojitej gjinisė femėrore, pėr ndoshta ndonjė simpati tė fshehtė, pėr martesė tė lumtur, shėndet, punė etj. Etj.

Ne do t'ju pėrshkruajmė kėtu disa bestytni qė lidhen me bimėt e ndryshme te ne dhe nė botė.


Si tė dashurohet marrėzishėm

Kudo nė botė, si dhe mes nesh, ekziston bindja se nėse dikush gjen tėrfillin me katėr gjethe, do tė ketė fat tė pakufishėm. "Ai qė gjenė tėrfojė me katėr fletė ka fat", thonė kudo nė Kosovė.
Studentėt, tėrfillin e gjetur me katėr gjethe e vendosin nė indeks.

Nxėnėsit, nėpėr fletore, pėrveē zemrės, e vizatojnė edhe tėrfillin me katėr gjethe. Nė djep, pėrveē dekorimeve tė tjera, shpesh haset edhe tėrfilli me katėr gjethe.

Kudo nė Kosovė besohet se e mbron fėmiun nga "syri i keq". Nė vazhdim po ju pėrshkruajmė njė ritual bestyt qė aplikohet ndėr shqiptarė e qė ka tė bėjė me tėrfillin me 4 gjethe dhe dashurinė.

Pėr tė bėrė qė tė dashurohet nė juve personi, tė cilit ia keni hedhur syrin, gjejeni njė tėrfill me katėr gjethe dhe jipjani priftit qė ta vendos nė potir me oste (potir - kupė pėr verė; oste - nafora nė kishėn katolike, vėr.jonė), pėr 39 ditė. Ditėn e katėrdhjetė prifti ju kthen tėrfillin dhe ju bekon. Me atė tėrfill, kur e prekni personin qė e doni, ai do tė dashurohet marrėzisht nė juve.

Pėr ju qė nuk keni fat ta gjeni tėrfillin me katėr gjethe, ja njė mundėsi tjetėr pėr ta bėrė pėr vete njeriun qė e simpatizoni fshehurazi. Merrni (natėn vonė) tre lule tė barpezmit me njėmijė gjethe, vendosni nė njė strajcė dhe mbani me vete gjersa ta takoni personin qė e simpatizoni.

Sipas njė bindjeje, nė ishullin Rodos, besonin se Venera, pasi qė kishte dalur nga deti, ishte shtrirė pranė barpezmit me njėmijė gjethe dhe ia kishte dhuruar forcėn e zgjimit tė ndieshmėrisė.

Kjo lule, njėherit ishte lulja mė e dashur e konteshės nga Castiglionea, e cila ia pushtoi zemrėn Napoleonit tė III-tė. Edhe romakėt e konsideronin barpezmin (Achilea milefolium) si bimė tė shenjtė dhe nga ajo prodhonin pije tė dashurisė.

Pėr tė gjithė ata qė mendojnė se nuk e kanė besnik partnerin, ja njė ritual tė njohur nė Siri, Egjipt dhe Kinė. Ditėn mė tė gjatė tė vitit (21. Qershor), nė njė arė me drithėra, merrni disa kallinj gruri dhe njė grusht lulėkuqe (lulė bozhure).

Nė tė vendosni edhe gjethet e gardenit (gardenia florida), ose nė vend tė tyre ato tė bagremit (drizės sė butė). Sė bashku me fotografinė e tė dashurit, kėrcellin e bimės lulėkuqe duhet ta vendosni nė libėr.

Lulet dhe gjethet e saj vendosen nė strajcė tė lirit sė bashku me grurin dhe bagremin. Strajcėn e lini nė dėrrasė tė dritares pėr njė muaj lunar (28 ditė). Ndikimi i tyre do t'ju qetėsojė dhe mė qartė do ta shihni situatėn.

Gruri ėshtė simbol i plleshmėrisė, ndėrsa bagremi apo gardeni simbolizojnė dashurinė jo tė sigurtė (mė do, s'mė do…). Gruri sjell harmoninė e humbur. Gjatė kėtij cikli lunar, partneri do tė bėhet vetėm i juaji.

Legjendat e dashurisė:"Hasan Aga dhe Qika Potureshė"


Nė Llap dhe kudo tjetėr nėpėr vise tė banuara me shqiptarė, ekziston bindja se kaēa (trėndafili i egėr) ėshtė krijuar si pengesė qė t'i ndajė varret e ēiftit tė dashuruar.

Ja se ē'thotė kjo gojėdhėnė qė kėndohej edhe si kėngė: "Kaēa osht dalė pej vorrit t'Plakės! Plaka o kanė nana e Hasan Agės, i cili ja kish' pa'dhanė besėn Ēikės Potureshė po nana e ti ja muer ni grue tjetėr, e Hasan Aga, masi ēi e ēkruen ni letėr n'sobė t'vet, para syve t'nusės e vret vehtėn. T'nesret kur e sheh Qika Potureshė tue e ēue te vorret edhe ajo vret vehten, e tė dyt i shtien n'dhe ngatangat. Pej zemnės s'plast edhe nana e Hasan Agės des dhe len amanet me e shti n'dhe nermjet t'birit e Ēikės Potureshė (veē mos me i lanė bashk, as n'at dyje!). Pej Plakės osht bi kaēa; kaēa gjithmonė i ēet lulat ngatangat, po nermjet lulave del dega me therra ēi s'i len (lulat) me u bashkue!"

Edhe shumė bindje dhe gojėdhėna janė tė lidhura me trėndafilin e egėr. Nė vazhdim po i jap disa qė kanė tė bėjnė me trėndafilin e butė tė kultivuar.

Nė Myzeqe ishte zakon qė posa tė zbriste nusja nga kali, dhėndėri e qėllonte me trėndafil nė kokė mbi duvak, tre herė. Qėllimi i kėsaj ishte qė ajo tė sillej mirė dhe tė lindė fėmijė tė bukur si trėndafili.

Poashtu nė kėto treva, pasi qė e pagėzonin foshnjėn, e linin tė palarė tre ditė, ngase besonin se i lahej kremza. Kremza paraqet vajin e shenjtė e qė pėrdoret pėr shėrbesa fetare te katolikėt.

Ditėn e tretė e lanin fėmiun dhe ujin e derdhnin te rrėnja e trėndafilit, aty ku nuk shkel kėmba e njeriut, qė tė mos shkelet krezma e foshnjes si dhe qė ai trėndafil tė ēelė e tė bėhet i bukur si qė ėshtė.

Edhe tė sėmurin nga epilepsia (sėmundja e tokės si i thotė populli), e lanin dhe ujin e derdhnin te rrėnja e trėndafilit, qė i sėmuri tė bėhej i shėndetshėm si trėndafili, ndėrsa sėmundjen ta merr toka.

Ndėr besimtarėt myslimanė ekziston bindja se nga secila pikė e djersės sė Muhamedit a.s. ka mbirė njė trėndafil i butė me aromė tė kėndshme.

Pėr rifreskim dhe zgjim tė dashurisė sė fjetur


Sa e sa herė kam dėgjuar tė thotė dikush: "eh, nė fillim ishte ndryshe, kujdesej pėr mua, mė dashuronte mė shumė…". Nėse mendoni se dashuria qė ka pasur partneri pėr ju tashmė disi ėshtė e fjetur, ja njė reēetė pėr ta zgjuar atė.

Natėn, mes hėnės sė re dhe asaj tė plotė, mblidhni tri tulipanė, bimėn mėrsinė (myrtus communis L.), tė cilės i shtohet rrėnja e bimės anemone (filikate) dhe vendoset nė shishe me ujė pėr shtatė ditė dhe shtatė netė. Mė pastaj kullojeni dhe pėrdoreni si parfum.

Kjo do ta kthejė ēiltėrsinė, fortėsinė dhe ndjenjėn si mė parė. Hėna nė rritje e paraqet rritjen e dashurisė sė re si dhe marrėdhėnieve mes jush. Tulipani, ose nė vend tė tij zambaku i bardhė, simbolizon virgjėrinė dhe dashurinė para fjalosjeve tė para.

Legjenda thotė se anemonea ėshtė lindur nga gjaku i djaloshit tė bukur Adon, i cili ishte aq tėrheqės sa qė pėr tė luftuan Venera dhe Persefona - (perėndesha e dashurisė dhe vdekjes).

Zeusi e gjykoi Adonin qė gjashtė muaj tė jetojė me Persefonėn dhe gjashtė tė tjera me Venerėn. Anemonea ėshtė simbol i kthimit tė dashurisė qė duket e "vdekur", ndėrsa mėrsia ėshtė bimė qė me aromėn e saj kushtuar Venerės zgjon shqisat e dashurisė.

Kur shelgu tė nxjerrė pipa

Nė viset e banuara me shqiptarė, edhe shelgu dhe hithi janė bimė me tė cilat lidhen shumė bestytni. Natėn e Shėngjergjit, pothuaj ēdokund nė Kosovė, ėshtė bėrė zakon tė vėhen rremba shelgu nėpėr dyer dhe dritare.

Pastaj herėt nė mėngjez, nėna ose motra (femėr), i zgjon fėmijėt duke i spėrkatur me rremba shelgu, tė lagura nė ujė tė freskėt. Gjethet e shelgut dhe hithit nė shumė vende nė Kosovė vendosen nė ujė, me tė cilin pastaj lahen fėmijėt nė ditėn e Shėngjergjit. Poashtu hithi dhe shelgu vendosen edhe nėn jastėk dhe nė djep (!).

Nė Veleshtė dhe kudo nė rrethin e Strugės, ėshtė zakon qė kur tė hyjnė nė shtėpi tė re, herėt nė mėngjez, mblidhen tėrė anėtarėt e familjes dhe farefisnisė.

Zonja e shtėpisė, pėrveē kulaqit dhe ėmbėlsirės me gjalpė, vaj, nisheste e sheqer qė quhet hasude, merr edhe njė gjel dhe njė mace.

E shoqėruar me vajza e gra tė farefisit, sė pari e lėshon macen tė hyjė nė shtėpi, e pastaj hyn plaku i shtėpisė e pas tij anėtarėt tjerė tė familjes dhe tė pranishmit tjerė, duke mbajtur nė duar enė bakri, kokrra gruri dhe rremba shelgu e trėndafili.

Lidhur me shelgun, nė Llap ekziston kjo legjendė:
"Ish kanė ni njeri qėi i kish pas mbytė 99 vet.
Kur kish nisė me u plakė ish kan ba merak pėr gjynahet ēi i kish pas ba, e ju kish lutė Zotit me ja falė gjynahet.
Melaēet i kishin pas thanė me mjell ni bahēe me bostana, me thurr me huj shelnje t'preme para shtat vjete e pėrgjysė t'djegne!
Kush t'kapėrcen asajde me ja dhanė ka ni bostan e me ēue te shpija. N'ēitshin hujt pipa najher, Zoti ti ka falė xhynahet…
Shumkush kish pa kapėrcye asajde e i kish pas dhanė bostan. Ni njeri, musteqet vesh-ėm-vesh, hypun n'kali, kish pas kapėrcye asajde. I zoti i bahēės i kish pas thanė me marrė naj bostan, po aj i kish pas than se osht tye u gutė se njani po dojke me e dhanė ni ēikė e duhet me shkue me prish punė.
I zoti i bostanit e kish pas pushkėn ngat e vetmeveti thot: "paj i kam mytė nandhet e nanė e pse se boj t'niēintin!" Ja mledh kamzėn pushkės e, hala pa ra pej kali dekun n'tokė, hujt e shelnjeve ēiten pipa plot mugull!
Pej gzimit i kish pas k'putė do pipa e i kish pas stėrpikė bostanin me ujė t'ftoft e do pipa i kish ēue te shpija… Qashtu osht met me i stėrpikė thminė n'sabah herėt ditėn e Shingjergjit."

Pėr fund, po e japim edhe njė bestytni lidhur me qershinė. Nėse nė vendin ku ndodhet njė qershi mbjellni dhe njė tjetėr, do tė prodhojnė mė shumė fryta, thonė pemėtarėt, ngase pluhurosen me polenin e njėra tjetrės nė mėnyrė tė ndėrsjelltė.

Njėra qershi e tėrheq tjetrėn dhe gjithnjė janė nė ēifte. Pėr gjithė ata qė martohen nė kohėn kur ka qershia, natėn e parė tė ndejės duhet vendosur edhe dy kokrra qershia. Kjo simbolizon bashkėsinė martesore.


Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi