Fenomene te mistershme paranormale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fenomene te mistershme paranormale

Mesazh  Explorer prej 20.05.08 12:11

Fenomene te mistershme paranormale

Shkenca ka fuqinė tė shfrytėzojė energjinė, t’i lejojė njerėzit tė fluturojnė, tė ndihmojė nė kurimin e sėmundjeve dhe tė shpjegojė shumė rreth botės.

Por, edhe pse ėshtė e mrekullueshme dhe e dobishme, shkenca nuk mund tė shpjegojė gjithēka. Shkencėtarėt mund tė mos e zbulojnė kurrė se si ka lindur universi e as nuk mund tė ndihmojnė nė zgjidhjen e ēėshtjeve tė besimit, ashtu si kanė lėnė tė pashpjeguara plotėsisht edhe fenomenet qė lidhen me botėn paranormale.

Edhe pse mund tė shpjegojė shumė fenomene tė ēuditshme, disa mistere mbeten pėr t’u zgjidhur - shpeshherė sepse nuk ka informacion tė mjaftueshėm pėr tė arritur nė njė vendim pėrfundimtar.

Disa nga kėto fenomene ndoshta njė ditė do tė kuptohen plotėsisht, si shumė gjėra qė dikur ishin mistere dhe tė pashpjegueshme (si pėr shembull, shkaqet e sėmundjeve) tashmė janė njė njohuri e pėrgjithshme…

Megjithatė pėr epokėn tonė ato mbeten ende mistere dhe askush deri mė sot nuk ka arritur t’i shpjegojė, tė paktėn nė mėnyrė tė kėnaqshme.

Lidhja trup/mendje

Shkenca mjekėsore vetėm sa ka filluar tė kuptojė mėnyrat se si mendja ndikon trupin. Efekti Placebo pėr shembull, tregon se njerėzit mund tė ēlirohen nga simptoma tė ndryshme sėmundjesh vetėm duke besuar se kurat janė efektive, pavarėsisht nėse ato janė apo jo.

Studimet kanė treguar se gjatė periudhave tė traumave, njerėzit ngulitin pėrvoja qė kanė nivele tė larta pėrmbajtjeje emocionale.

Trupi mund tė mbajė informacion pėrtej nivelit tė ndėrgjegjes, si mekanizėm mbrojtės, kėshtu qė kujtimet priren tė shkėputen ose tė kthehen nė amnezi.

Informacioni nuk ėshtė i vlefshėm nė gjendjen normale tė ndėrgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtės i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetėdija e trup/mendjes sonė e interpreton tė dhimbshme apo traumatike.

Njė zonjė e quajtur Evy McDonald nė vitin 1980 u diagnostikua me sėmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis. Mjekėt i dhanė asaj vetėm njė vit jetė.

Sot, pas shumė vitesh, ajo jo vetėm qė ėshtė gjallė, por gėzon shėndet tė plotė. Duke pėrdorur vetėm procese tė kuptuara nė mėnyrė tė thjeshtė, aftėsitė e trupit pėr tė shėruar veten janė shumė mė mbresėlėnėse se ēdo lloj gjėje qė mjekėsia moderne mund tė krijojė.

Fuqia psikike dhe perceptimi superndijor

Fuqitė psikike dhe perceptimet superndijore renditen nė majė tė fenomeneve tė pashpjeguara, jo pėr ndonjė arsye tjetėr veē bindjes shumė tė pėrhapur nė tė.

Psikika i referohet forcave apo agjentėve me natyrė paranormale. Kėrkuesit kanė testuar njerėz qė pretendojnė se kanė fuqi psikike, ndonėse rezultatet nėn kushtet e kontrolluara nė mėnyrė specifike kanė qenė negative ose tė paqarta.

Disa kanė argumentuar se fuqitė psikike nuk mund tė testohen ose, pėr disa arsye, zvogėlohen nė prani tė skeptikėve apo shkencėtarėve.

Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, shkenca nuk do tė jetė kurrė e aftė tė provojė apo tė pėrgėnjeshtrojė ekzistencėn e fuqisė psikike. Nga i fitojnė fuqitė psikikėt? Skeptikėt argumentojnė se hilet dhe fuqia e sugjestionimit ėshtė gjithēka qė ka lidhje me fuqitė psikike.

Ata qė besojnė, zakonisht mendojnė se ėshtė njė dhunti qė e kanė tė gjithė njerėzit, por shumica nuk e zhvillojnė. Disa njerėz kanė lindur me kėtė dhunti tė zhvilluar fuqishėm. Dhuntia ėshtė argumentuar si ndjeshmėri e zmadhuar e tė gjitha apo disa shqisave.

Pėrvojat nė prag tė vdekjes dhe jeta pas saj

Njerėzit qė kanė qenė njėherė pranė vdekjes kanė raportuar pėrvoja mistike, si: shkėputja prej trupit, ngritja nė ajėr, prania e njė qenie shumė tė dashur prej drite - ndonjėherė e interpretuar si Perėndia, duke kaluar nė njė tunel e pas kėsaj duke dalė nė dritė, duke u bashkuar me tė dashurit e tyre etj.

Meqenėse kėto pėrvoja janė tė thella, askush nuk ėshtė kthyer me prova apo informacione tė vėrtetueshme nga “pėrtej varrit”.

Komuniteti shkencor ėshtė shumė i pėrēarė nė kėto pėrvoja. Skeptikėt sugjerojnė se ato janė tė shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione tė parashikueshme nga truri i traumatizuar.

Ndėrsa shkencėtarėt paranormalė i etiketojnė si dėshmi e jetės sė pėrtejme. Raste tė tilla shpeshherė janė raportuar pasi individi ėshtė shpallur i vdekur klinikisht, ose shumė pranė vdekjes.

Me zhvillimet e reja nė teknikat e kardiologjisė, numri i kėtyre pėrvojave po rritet nė mėnyrė tė vazhdueshme. Nėse janė apo jo halucinante kėto pėrvoja, kanė efekt tek vėzhguesi.

Shumė raporte tė pėrvojės pranė vdekjes duken se pėrfshijnė elemente tė cilėt, sipas disa teoricienėve, mund tė shpjegohen vetėm nga vetėdija jashtė trupit. Pėr shembull, njė grua e pėrshkroi nė mėnyrė tė detajuar njė instrument kirurgjik tė cilin nuk e kish parė mė parė, po ashtu edhe njė bisedė qė kishte ndodhur ndėrsa ajo ishte nė anestezi totale.

Nė njė tjetėr rrėfim, nė Holandė, njė infermiere i hoqi protezat e dhėmbėve njė pacienti tė pavetėdijshėm, qė vuante nga njė atak nė zemėr dhe kur po dilte nga spitali ia kėrkoi t’ia kthente.

Nėse janė ose jo paranormale kėto pėrvoja, asnjė nuk mund ta vėrtetojė plotėsisht apo ta hedhė poshtė. Megjithatė ėshtė e qartė qė asnjė model psikologjik apo fiziologjik nuk mund t’i shpjegojė tė gjitha pėrmbajtjet e pėrvojave pranė vdekjes.

Dukuria paradoksale e ngritjes nė ajėr, vetėdija e kthjellėt dhe mendimet logjike gjatė periudhės sė paaftėsisė sė aktivitetit cerebral ngre shumė pikėpyetje pėr kuptimin tonė rreth vetėdijes dhe lidhjen me funksionimin e trurit. Debati vazhdon ende, pa gjetur njė zgjidhje logjike.

UFO-t

Nuk ka dyshim se disqet fluturues tė njohura si UFO - Objekte Fluturuese tė Paidentifikuara [Unidentified Flying

Objects] ekzistojnė - shumė njerėz shohin gjėra nė qiell qė nuk mund t’i identifikojnė, duke i renditur nga avionėt te meteorėt. Nėse kėto objekte dhe drita janė ose jo anije jashtėtokėsore, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr.

Duke i dhėnė distancat fantastike dhe pėrpjekjet e pėrfshira nė ardhjen nė Tokė nga universi, njė skenar i tillė duket i pabesueshėm. Edhe pse hetime tė kujdesshme kanė zbuluar shkaqe tė njohura pėr raportet mė tė para, disa incidente UFO-sh do tė mbeten gjithnjė tė pashpjeguara.

Raportime pėr fenomene tė pazakontė ajrorė datojnė qė nė kohėt e lashta (disqe fluturuese nė piktura shpellash nė Hunian 47.000 vjet para Krishtit.

Nė jug tė Francės 20.000 vjet para Krishtit etj.), por raportimet e shikimit tė UFO-ve nisėn tė bėheshin mė tė zakonshėm pasi u reklamuan gjerėsisht nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1947.

Qė prej asaj kohe janė raportuar me dhjetėra mijėra raste. Njė shkencė e re me emrin Ufologji merret me pėrpjekjet kolektive tė atyre qė studiojnė raportet mbi UFO-t dhe provat e shoqėruara.

Edhe pse Ufologjia nuk pėrfaqėson njė program akademik kėrkimi, UFO-t kanė qenė subjekt i shumė hetimeve gjatė viteve.

Gjatė zbritjes sė njė disku fluturues nė korrik tė viti 1952 , i parė me imazhe nga radarė mbi Uashington, FBI-ja u informua nga inteligjenca e drejtorisė sė forcave ajrore. Ata mendonin se “disqet fluturuese” nuk ishin as iluzione optike e as fenomene atmosferike, por ata shtuan se disa oficerė ushtarakė po konsiderojnė seriozisht mundėsinė e anijeve ndėrplanetare. CIA nisi shqyrtimin e brendshėm shkencor ditėn tjetėr.

Disa shkencėtarė tė CIA-s po i konsideronin seriozisht si jashtėtokėsorė. Pėrkrah vėzhgimeve tė imazheve, rastet ndonjėherė kanė edhe prova fizike (kontakte me radarė ose fotografi , gjurmė tė uljes sė anijes, interferenca elektromagnetike dhe efekte fiziologjike dhe biologjike) duke pėrfshirė shumė raste tė studiuara nga ushtria.

Statistikat e pėrpiluara nga studimet e forcave ajrore tė Shteteve tė Bashkuara nga 1947 deri nė 1970, kanė zbuluar se epėrsia e fortė e vėzhgimeve tė identifikuara vinte si pasojė e keqidentifikimeve, mashtrimeve dhe nga kėto, tregimet jonormale pėrbėnin njė pėrqindje tė vogėl tė tė gjithė rasteve.

Shumė vėzhgime tė UFO-ve janė ngjarje kalimtare dhe zakonisht nuk ka asnjė mundėsi pėr pėrsėritjen e testit nga metoda shkencore. Pavarėsisht kėtyre, shumė raste mbeten tė pashpjeguara.

Fantazmat

Qė nga tragjedia e Doruntinės, kur i vėllai Kostandini, u ngrit nga varri pėr tė mbajtur amanetin, deri te filmat me fantazma, shpirtrat e tė vdekurve janė shfaqur shpesh nė kulturėn dhe folklorin tonė.

Shumė njerėz kanė raportuar se kanė parė shfaqje tė hijeve tė panjohura si edhe tė njerėzve tė dashur apo tė tė afėrmve.

Edhe pse prova pėrfundimtare pėr fantazmat mbeten tė pakuptueshme, dėshmues tė sinqertė vazhdojnė tė raportojnė pamje, duke fotografuar deri madje duke komunikuar me fantazmat.

Fenomeni mund tė pėrfshijė shfaqje, shqetėsime me zhurma tė mistershme, frymėmarrje tė ftohta, tinguj hapash, zėra si edhe aroma tė ndryshme.

Fantazmat janė fenomen tepėr i diskutuar. Kritikėt e dėshmitarėve okularė tė fantazmave sugjerojnė se kufizimi i perceptimit njerėzor dhe shpjegimi i zakonshėm fizik mund tė arsyetojnė shikime tė tilla.

Pėr shembull, ndryshimi i trysnisė nė njė shtėpi mund tė bėj dyert qė tė pėrplasen ose dritat nga njė makinė kalimtare mund tė reflektojnė pėrmes dritares natėn.

Sipas hetuesit skeptik Joe Nickell: “…shikimi periferik ėshtė shumė i ndjeshėm dhe mund tė mashtrohet lehtė, sidomos natėn vonė, kur truri ėshtė i lodhur dhe ka mė shumė mundėsi t’i keqinterpretojė pamjet dhe tingujt. Mendohet qė tingulli ėshtė njė tjetėr shkak pėr shikimin e fantazmave.

Frekuencat mė tė ulėta se 20 hertz quhen infra tinguj dhe janė normalisht tė padėgjueshme, por shkencėtarėt britanikė Richard Lord dhe Richard Wiseman kanė nxjerrė pėrfundimin se “infra tingujt mund t’i bėjnė njerėzit tė ndjejnė prani tė huaja nė dhomė apo ndjenja tė pashpjegueshme ankthi apo frike.

Helmimi me monoksid karboni, qė mund tė shkaktojė dėgjim tė fuqishėm dhe halucinacione pamore, depresion dhe ndjesi tė pėrgjithshme sėmundjeje dhe frike, ėshtė njohur si shpjegim i mundshėm pėr shtėpitė e pushtuara nga fantazmat, qė nga vitit 1921”.

Disa kėrkues, si profesor Michael Persinger, kanė arsyetuar se ndryshimet nė fushat gjeomagnetike (tė krijuara nga lėkundjet tektonike nė koren e tokės apo nė aktivitetin diellor) mund tė stimulojnė tėmthat e trurit dhe tė prodhojnė shumė nga pėrvojat e shoqėruara me fantazmat.

E gjithė kjo hipotezė ėshtė kundėrshtuar dhe ka hapur njė debat tė gjerė. Ndėrsa hetuesit e fantazmave shpresojnė qė njė ditė tė provojnė se tė vdekurit mund tė kontaktojnė me tė gjallėt, duke siguruar njė pėrgjigje pėrfundimtare ndaj misterit.

Deja Vu

Deja vu ėshtė njė shprehje franceze qė do tė thotė “e parė mė parė”, duke iu referuar njė ndjesie tė veēantė, tė ēuditshme, tė qartė dhe tė mistershme njėkohėsisht, sikur njė skenė apo rrethanė e caktuar duket e pėrjetuar mė parė.

Deja vu-ja ėshtė pėrkufizuar si “tė kujtosh tė ardhmen”. Pėrvoja e “mėparshme” shpeshherė i atribuohet njė ėndrre, megjithėse nė disa raste ėshtė njė ndjenjė e fortė se kjo situatė ka ndodhur me tė vėrtetė nė tė kaluarėn.

Disa ia atribuojnė deja vu-nė pėrvojave psikike ose sekuenca tė pakėrkuara tė jetėve tė mėparshme.

Pėrvoja e deja vu-sė duket se ėshtė shumė e pėrhapur. Nė studime formale rreth 70% e njerėzve kanė raportuar se kanė pėrjetuar tė paktėn njė herė (kjo pėrqindje i pėrket grup moshės nga 15-25, kur mendja ėshtė ende subjektive pėr tė vėnė re ndryshimet nė mjedisin rrethues).

Referenca tė pėrvojave tė deja vu-sė gjithashtu janė gjetur nė literatura tė kaluara, duke dėshmuar se nuk ėshtė fenomen i ri.

Njė person mund tė dijė rrugėn apo peizazhin e njė qyteti qė nuk e ka vizituar mė parė, duke u habitur nė tė njėjtėn kohė se si ka mundėsi tė ndodhė.

Disa sugjerojnė se leximi i njė rrėfimi tė detajuar tė njė vendi mund tė pėrfundojė nė kėtė ndjesi, kur mė vonė ky vend vizitohet. Shpjegimi mė i zakonshėm nuk e sheh deja vu-nė si akt i njohjeve paraprake apo profecisė, por njė anomali e kujtesės.

Njė tjetėr teori e shpjeguar ėshtė ajo e vegimeve. Ashtu si sugjeron teoria, njė sy mund ta regjistrojė atė qė sheh njė fraksion sekonde mė shpejt se tjetri, duke krijuar atė ndjesi tė fortė kujtese mbi tė njėjtėn skenė e parė nė tė mijtėn e sekondės mė vonė nga syri tjetėr.

Megjithatė edhe kjo dėshton nė shpjegimin e fenomenit kur janė tė pėrfshirė edhe informacione tė tjerė ndijorė, si pjesa dėgjimore dhe veēanėrisht pjesa dixhitale.

Njė lidhje reciproke klinike ėshtė gjetur mes pėrvojės sė deja vu-sė dhe ērregullimeve, si skizofrenia apo ankthi, dhe se pėrvoja ka gjasa tė rritet me subjektet qė janė nė kėto kushte.

Ky korrelacion i ka ēuar disa kėrkues pėr tė spekuluar se pėrvoja e deja vu-sė ėshtė anomali neurologjike e lidhur me shkarkimet e tepėrta elektrike nė tru.

Bashkė me intuitėn, kėrkimet nė psikologjinė njerėzore mund tė ofrojnė mė shumė shpjegime natyraliste, por pėrfundimisht shkaku dhe natyra e vetė fenomenit mbeten mister.

Nga Suadela Balliu


Edituar pėr herė tė fundit nga ExplorerX nė 20.05.08 12:31, edituar 3 herė gjithsej

Explorer

1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fenomene te mistershme paranormale

Mesazh  Explorer prej 20.05.08 12:15

Fenomene tė mistershme paranormale 2

Zhdukjet misterioze

Njerėzit zhduken pėr arsye tė ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin nė aksidente, disa rrėmbehen dhe vriten, por pjesa mė e madhe janė gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vėrtet tė mistershme. Qė nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerėz janė zhdukur pa lėnė gjurmė.

Kur personat e humbur janė gjetur, ka ndodhur gjithmonė pėrmes punės kėrkimore tė policisė, dėshmive ose aksidenteve, kurrė prej detektivėve psikikė.

Por kur provat mungojnė dhe udhėheqėsit kanė humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund tė zgjidhin krimin.

1872, Mary Celeste: anija u nis pėr lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovės nė Itali mė 5 nėntor. Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen tė braktisur nė 5 dhjetor.

Tė gjithė nė bordin e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtėsisht nė rregull me furnizim tė bollshėm dhe nuk kishte asnjė shenjė dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kėsaj dite.

1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej tė shpėrndante karburant dhe lėndė tė tjera nė luftanijen nė Shtetet e Bashkuara gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Ajo u zhduk gjatė rrugės nga Brazili pėr nė Baltimorė.

Anija ankoroi pėr pak kohė nė ishujt Barbados mė 3-4 mars. Meqenėse nuk arriti nė datėn e paracaktuar, 13 mars, nė Baltimorė, filluan kėrkimet, por as rrėnojat e saj dhe asnjė nga 309 personat nė bord nuk u gjetėn kurrė. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur.

1928, Köbenhavn: anija trajnuese e lundrimit me ekuipazh prej 75 vetash, duke pėrfshirė edhe 45 kadetė, lundronte nga River Plate drejt Melburnit, Australi mė 14 dhjetor.

Kontakti i fundit me radio me anijen u bė mė 22 dhjetor dhe gjithēka dukej mirė. Köbenhavn-i dhe ekuipazhi i saj u zhdukėn pa asnjė gjurmė dhe askush nuk e di se ēfarė u ka ndodhur.

Sipas njė shkrimtari paranormal John Keel, shumė zhdukje paranormale mund tė jenė rezultat i vrimės nė fabrikėn e realitetit, ku njerėzit apo objektet kalojnė pėrmes njė vrime jashtė sė njohurės, duke lėvizur nė njė dimension tjetėr, duke mbetur jashtė botės sonė nė terma tė kohės dhe hapėsirės, duke iu shkaktuar zhdukjen.

Njė numėr i konsiderueshėm zhdukjesh implikojnė UFO-t, si rasti i Frederick Valentich, njė pilot 20-vjeēar, i cili u zhduk nė njė fluturim nga King Island nė ngushticėn australiane mes Viktorias dhe Tasmanisė mė 21 tetor 1978.

Trekėndėshi i Bermudave i njohur gjithashtu si trekėndėshi i djallit ėshtė njė zonė nė veriperėndim tė Oqeanit Atlantik, nė tė cilin njė numėr avionėsh dhe anijesh lundruese janė zhdukur nė ato tė ashtuquajtura rrethana pėrtej kufijve tė gabimit njerėzor apo veprimtarive tė natyrės.

Disa prej tyre i atribuohen paranormales: njė pezullim i ligjeve tė Fizikės ose aktivitet i qenieve jashtėtokėsore. Edhe pse incidente tė shumta janė raportuar pa saktėsi ose janė zbukuruar nga autorėt e vonshėm, shumė tė tjera mbeten tė pashpjeguara.

Intuita

Megjithėse e quajmė ndjesi tė brendshme, “shqisė tė gjashtė” etj., tė gjithė e kemi pėrjetuar intuitėn nė njė situatė apo nė njė tjetėr. Sigurisht, ndjenjat e brendshme shpeshherė janė tė gabuara, por ato duken se janė tė vėrteta nė shumicėn e rasteve.

Shumė njerėz besojnė se intuita ėshtė njė formė fuqie psikike, njė mėnyrė pėr tė futur misterin apo njohuritė e veēanta rreth botės sė tė ardhmes.

Psikologėt vėrejnė se njerėzit nė mėnyrė tė pavetėdijshme marrin informacion rreth botės qė na rrethon, duke na udhėhequr nė njė skenė tė dukshme ose informacion tė njohur, pa e kuptuar saktė se si apo pėrse e dimė. Por rastet e intuitės janė tė vėshtira pėr t’u provuar apo studiuar dhe psikologjia mund tė jetė vetėm njė pjesė e pėrgjigjes.

Nga pėrkufizimi, intuita nuk ka vlefshmėri objektive. Gjithsesi ėshtė shumė e pėrhapur si njė fenomen i dukshėm. Pėr kėtė arsye ėshtė bėrė subjekt i studimeve nė Psikologji, si edhe ēėshtje e interesit pėr tė mbinatyrshmen.

Intuita supozohet tė jetė njė formė e hyrjes sė drejtpėrdrejtė. Por, hyrje e drejtpėrdrejtė nė ēfarė?

Ndoshta intuita ėshtė mėnyra e mendjes pėr tė ndėrvepruar drejtpėrdrejt me idealet platonike apo esencat fenomenologjike. Kanti ka thėnė se si hapėsira, ashtu dhe koha janė tė lidhura me intuitėn.

Me fjalė tė tjera, ai mendonte se shqisat ndėrveprojnė me intuitat tona transshendente pėr tė prodhuar njė njohuri sintetike a priori. Seria e tė dhėnave tė pėrftuara nga shqisat tona apo pėrvojat shqisore pėrbėjnė intuitėn. Dikush mund tė argumentojė se intuita ėshtė e pavarur nga shqisat tona. Kėshtu qė kėto mund tė mos jenė pasojė e informacioneve shqisore tė llogaritjes apo tė procedimit dhe manipulimit tė sė njėjtės.

Bergson-i e pėrshkruan si njė lloj intuite empatike instiktive, e cila percepton objekte dhe njerėz, identifikohet me ta dhe nė kėtė mėnyrė derivon njohuri rreth absolutes.

Spinoza mendonte se njohuria intuitive ėshtė mė superiore (si njohuri empirike dhe njohuri shkencore). Ajo bashkon mendjen me qenien e pėrjetshme dhe zbulon atė nė njė univers tė lashtė e tė shenjtė.

Por a janė intuitat me tė vėrtetė a priori apo zhvillohen si pėrgjigje tė njė realiteti relativisht tė qėndrueshėm nė ndėrveprim me tė? A kemi pasur intuita nė njė univers kaotik, kapriēioz, tė paparashikueshėm dhe tė parregullt?

Nga Suadela Balliu

Explorer

1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fenomene te mistershme paranormale

Mesazh  The Explorer prej 02.09.13 12:56

Intuita eshte sinonim i LOGJIKES

The Explorer

Kur meson dicka, cilado qofte ajo DICKA ,kupton ne te vertete se sa pak di

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi