Orakulli i DELFIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Orakulli i DELFIT

Mesazh  Nikolaos prej 06.11.11 21:01

Orakulli i Delfit - Tempulli i Apollonit


Delfi ėshtė njė vend arkeologjik, njėkohėsisht edhe njė qytet modern nė Greqi, nė jug-perėndim tė Mount Pernasit nė luginėn e Focisė.

Nė mitologjinė greke, Delfi ishte vendi i orakullit mė tė rėndėsishėm nė botėn klasike greke, dhe njė vend i madh ku adhurohej perendia Apollon (zoti Diell), pasi ai vrau Pitonin, njė hyjni qė jetonte aty dhe qė mbronte qendrėn e Tokės. Mė pėrpara ky vend mbante emrin e Pitonit derisa Apolloni e mundi atė. Gjarpėri Piton ishte djali i Gjeas (nėnės Tokė).

Zona e shenjtė e Apollonit nė Delfi ishte njė faltore panhelenike, ku ēdo katėr vjet, duke nisur qė nga 776 pr.Krishtit atletėt (sportistėt) nga mbarė bota greke bėnin gara nė Lojrat Pitiane, njė nga katėr lojrat panhelenike (apo stefanitike), paraardhėse tė lojrave olimpike moderne. Fitimtari nė Delfi paraqitej me njė kurorė dafine e cila kėputej nė mėnyrė ceremoniale nga njė pemė nga njė djalė i cili rimiratonte vrasjen e Pitonit. Delfi ishte mė i veēantė nga tė gjitha vendet e tjera tė lojrave sepse aty zhvilloheshin edhe gara muzikore. Lojrat zhvilloheshin nė pėrkujtim tė fitorės sė Apollonit ndaj gjarpėrit Piton.

Nė vatrėn e brendshme tė Tempullit tė Apollonit, qėndronte ndezur njė flakė e pėrhershme. Pas betejės sė Plateas (lufta perso-greke nė 479 pr.K) qytetet greke shuan zjarrin e tyre dhe sollėn njė zjarr tė ri nga vatra e Greqisė, nė Delfi; nė historitė e themelimit tė disa kolonive greke, kolonistėt themelues ishin tė parėt qė iu dedikuan Delfit.

Emri Delfi vjen nga e njėjta rrėnjė δελφύς “mitėr” dhe mund tė tregojė nderimin arkaik tė Gjeas, nėnės Tokė dhe perėndeshės Toka (Gjea) tė vendit. Apolloni lidhet me vendin nga epiteti i tij Delfinos “Delfiniani”. Epiteti lidhet me delfinėt nė himnin Homerik pėr Apollonin (rreshti 400), qė i referohet legjendės se si Apolloni erdhi i pari nė Delfi me formėn e njė delfini, duke marrė me vete edhe priftėrinjtė e Kretės mbi kurriz.

Njė legjendė tjetėr tregon qė Apolloni duke shkuar nė Delfi ndaloi nė Tempe (njė qytet afėr Thesalisė), pėr tė mbledhur dafina e cila konsiderohej si bimė e shenjtė. Nė pėrkujtim tė legjendės, fituesit nė lojrat Pitiane merrnin njė kurorė tė bėrė nė Tempull.

Delfi u bė vendi i tempullit tė madh tė Apollonit si edhe i lojrave Pitiane dhe i orakullit tė famshėm parahistorik. Madje edhe gjatė pushtimit romak aty kanė mbetur qindra statuja.

Delfi ndoshta njihet mė shumė pėr orakullin nė faltore qė i ėshtė dedikuar Apollonit gjatė periudhės klasike.

Apolloni fliste pėrmes orakullit tė tij: profetesha apo priftėresha njihej me emrin Pitia; ajo duhej te ishte njė grua e vjetėr pa mėkate e zgjedhur midis fshatarėve tė zonės. Ajo ulej nė njė stol me tri kėmbė brenda njė hyrjeje (ēarje) nė tokė. Sipas legjendės, kur Apolloni vrau Pitonin, trupi i tij ra nė kėtė ēarje tė tokės dhe avulli u ngrit nga trupi i tij i dekompozuar. E intoksinuar nga avujt, profetesha duhej tė binte nė ekstazė, duke lejuar Apollonin tė posedojė shpirtin e saj. Nė kėtė gjendje ajo profetizonte (bėnte parashikime). Ėshtė konstatuar se njė gaz me pėrqindje tė lartė etileni (me formulė C2H4), i njohur pėr prodhimin e ekstazės sė fortė, rrjedh nga kjo ēarje e tokės.

Njerėzit konsultoheshin me Orakullin e Delfit pėr ēėshtje tė rėndėsishme, nga politikat publike deri tek problemet personale. Me Orakullin nuk mund tė konsultoheshe gjatė muajve tė dimrit.
Pėrveē Greqisė, Orakulli respektohej gjithashtu edhe nga vendet gjysėm greke si Lidia, Karia dhe Egjipti. Ai njihej gjithashtu edhe tek romakėt e lashtė. Orakulli u sillte dobi edhe mbretėrve tė Maqedonisė sė lashtė.

Kur Neroni (perandori romak) erdhi nė Greqi nė vitin 66 pas Krishtit, mori me vete mbi 500 statujat mė tė mira tė Delfit dhe i ēoi nė Romė. Perandorėt pasues romakė tė dinastisė Flaviane kontribuan shumė pėr ta restauruar atė. Perandori Adrian ofroi tė gjithė autonominė e tij. Edhe Plutarku ishte njė faktor domethėnės nga prania e tij si njė kryeprift. Megjithatė sulmet barabare gjatė mbretėrisė sė Mark Aurelit dhe Kostandinit I shkaktuan shkaterrimin dhe grabitjen e statujave dhe pasurive tė tjera. Sundimi i shkurtėr i perandorit Julian nuk mundi ta pėrmirėsonte situatėn. Sidoqoftė Orakulli vazhdoi derisa u mbyll nga perandori Theodosius I nė 395 pas Krishtit. Vendi ishte braktiusur pėr pothuajse 100 vjet, derisa tė krishterėt u vendosėn pėrgjithmonė nė atė zonė. Ata themeluan aty pranė qytetin e vogėl tė Kastrit rreth vitit 600.


www.astro-al.page.tl

Profetesha e Delfit


Vendi ku shtrihet Delfi


Delfi i rindėrtuar
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

519


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi