Imanuel Kanti

Shko poshtė

Imanuel Kanti

Mesazh  laureta prej 06.11.11 11:55

Emanuel Kant, (gjer.: Immanuel Kant), (22 prill 1724 Kėnigsberg, Prusi — 12 shkurt 1804 po aty) ishte njė filozof i madh gjerman dhe njė ndėr filozofėt mė tė shquar. Vepra e tij Kritikė e arsyes sė kulluar shėnon pikė-kthesėn qendrore nė historinė e filozofisė dhe fillimin e filozofisė moderne. Rėndėsia e tij qėndron nė ndihmesėn qė dha nė metodologjinė e re tė studimit tė gnoseologjisė, themeluar mbi kriticizmin.

Gnoseologjia e Kantit vė nė pikėpyetje themelet e dijes pėr tė pastruar ato fusha tė vlefshme tė ndėrgjegjes. Duke kaluar nėpėrmes teorisė sė thelluar tė Isak Njutonit ai u afrua me iluminizmin dhe i dha nisje njė kėrkim qė e ēoi atė gjer nė tejkalimin e koncepteve dhe idealeve tė tij.

Shėndeti i Kantit pėrkeqėsohet me shpejtėsi, ai vuan nga njė formė e “coma vigil” ose njė pagjumėsi e vazhduar dhe aftėsitė e tij tė koordinimit zvogėlohen. Ndėrpret praktikisht pėrpilimin e njė vepre (tė nisur nė vitin 1796) “Mbi kalimin nga parimet metafizike tė shkencės sė natyrės te fizika” , vepėr kjo e cila duhej tė paraqiste njė rishikim dhe kulmin e mbarė filozofisė sė tij trascedentale. Atėherė largohet edhe nga senati akademik. Vdes mė 12 shkurt 1804 duke mėrmėritur “ES iST GUT” (“kjo ėshtė e mira”). Mbi varrin etij do tė shkruhen fjalėt e “Kritikės sė arsyes praktike”: ”Qielli me yje mbi mua, ligji moral nė mua”.

Tabela e pėrmbajtjeve
1 Jeta
1.1 Kronologjia dhe Personaliteti
1.2 Veprimtaria e Kantit
2 Ndikimi i Kantit nė mendimin perėndimor
3 Veprat
3.1 REVOLUCIONI I TIJ KOPERNIKAN=
3.2 STRUKTURA RACIONALE E MENDIMIT=
3.3 Kategoria e mendimit dhe format e intuitės
3.4 Antinomitė dhe kufijtė e arsyes=
3.4.1 Bazat e njohjes morale
3.4.2 Morali dhe racionalizmi
3.4.3 E mira e pėrcaktuar si vullnet i mirė
4 Trajtimi i Disa Temave
4.1 Vetėvrasja sipas Kantit
4.2 Liria sipas Kantit
4.3 Vlerat Njerėzore sipas Kantit
5 Kritika mbi Kantin
6 Tri Rregullat Themelore te Kantizmit
7 Thėnie
8 Referencat
9 Shiko edhe
10 Lidhje tė jashtme


Jeta

Kronologjia dhe PersonalitetiImmanuel Kanti u pagėzua me emrin "Emanuel" por mė vonė, pasi mėsoi hebraishten e ndryshoi atė nė "Immanuel" qė do tė thotė: Zoti me ne. Ai lindi nė vitin 1724 nė Kėnigsberg, Prusi (sot Kaliningrad, Rusi) si fėmija i katėrt nga nėntė fėmijėt (pesė prej tyre arritėn moshėn madhore). Ai e kaloi gjithė jetėn e tij nė qytetin e tij tė lindjes, aso kohe kryeqytet i Prusisė Lindore. I ati Johann Georg Kant (1682-1746) ishte njė zejtar gjerman nga Memeli, qyteti mė verior i Gjermanisė (sot Klaipeda, Lituani) dhe e ėma Anna Regina Porter (1697-1737) ishte e bija e njė shale punuesi dhe pajisje kuajsh .

Nė rinine e tij Kanti ishte njė nxėnės i mirė, megjithėse jo i shkėlqyer. Ai u rrit nė njė shtėpi pietiste, njė Lėvizje pas Luteriane qė dallohej pėr njė pėrkushtim tė fortė, perultesi vetjak, dhe njė lexim tė hollėsishėm tė Biblės. Pėr pasoj, Kanti mori njė edukim tė ashpėr dhe tė rreptė, ndėshkues dhe disiplinor gjė qė e ndihmoi atė nė mėsimin fetar dhe tė latinishtes rreth shkencave dhe matematikės.

Veprimtaria e Kantit

Emanuel Kant ka lindur mė 1724. Ai ishte njė filozof dhe shkencėtar nga Gjermania dhe mbahet si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė filozofisė klasike gjermane. Veprimtaria e tij letrare pėrfshin njė sėrė veprash si “Grounding for the Metaphysics”, “Kritika e Arsyes sė Kulluar” e botuar mė 1781, “Kritika e arsyes Praktike” e botuar mė 1788, “Groundwork of the Metaphysic of Moral”, dhe shumė tė tjera nga tė cilat njė pjesė e mirė e tyre janė pėrkthyer edhe nė shqip. Ai do tė vdiste mė 1804, duke lėnė pas njė varg idesh dhe veprash tė cilat vlerėsohen edhe sot dita.

Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht nė dy periudha. Periudha e parė, e cila pėrkon me emėrimin “Periudha Praktike” ka filluar qė nga fillimet e punės sė tij deri mė 1770. mbas kėtij viti fillon edhe periudha e dytė e veprimtarisė sė tij e cila emėrohet si “Periudha Kritike”. Kjo e fundit vazhdoi deri nė fund tė jetės sė tij. Gjatė periudhės “praktike”, ai do tė parashtronte ide dhe hipoteza tė shumta. Engelsi kėto varg idesh dhe hipotezash i quajti si “idetė qė i dhanė idesė sundimin absolut tė mėnyrės metafizike tė mendimit nė shkencat e natyrės.

Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezėn se planetėt formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri, kundrejt idesė teologjike fetare, e cila ishte akoma ideja dominante nė kohėn e kur ai jetoi, se planetet janė tė krijuar nga fuqia hyjnore (Zoti sipas doktrinės kristiane ose Zoti sipas doktrinės myslimane). Ai gjithashtu do tė predikonte pėr ekzistencėn e galaktikave tė tjera pėrveē galaktikės tonė. Njė tjetėr arritje e tij e rėndėsishme pėr tu pėrmendur, ėshtė studimi i tij, se si ndikonte rrotullimi i tokės rreth vetes nė formimin e fenomeneve si baticave dhe zbaticave. Ai gjithashtu u pėrpoq tė jepte edhe njė shpjegim shkencor rreth prejardhjes sė qenieve njerėzore.

Si njė filozof idealist , pėr Emanuel Kantit (flitet pėr periudhėn e mbas vitit 1770) fillon “Periudha Kritike” solli risi tė reja dhe deri mė 1781 ai kishte arritur tė botonte dy vepra tė rėndėsishme duke u pėrfshirė nė pėrpunimin e Idealizmit Transcendental. Sipas kėtyre mendimeve, Kanti predikonte se sendet nė vetvete nuk mund tė njihen prej njerėzve sepse konceptimi jonė shqisor nuk ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me kėto tė fundit (pra me sendet). Dijet teorike tė sakta nė limitin e tė vėrtetės (pra nėnkupton se e vetmja ide e vėrtetė), sipas tij mund ta pasqyrojnė vetėm shkenca tė tilla si matematika dhe shkencat e natyrės sepse kėto shkenca mbėshteten nė format apriori tė arsyes.

Kanti ka ndikuar shumė nė filozofinė botėrore. Filozofia e tij ėshtė shprehur nė vazhdim nga neokantistėt, nė idetė pozitiviste dhe mahizmi. Ai ishte personi i cili hartoi pėr herė tė parė prezumimin e pafajsisė pėr tė gjithė njerėzit (e shprehur edhe nė nenin 30 tė kushtetutės sė Repuplikės sė Shqipėrisė ku thuhet qartė se: “Kushdo quhet i pafajshėm pėrderisa nuk i ėshtė provuar fajėsia me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė”). Imperativi Kategorik ėshtė gjithashtu parim i formuluar nga Kanti.

Ndikimi i Kantit nė mendimin perėndimor

Filozofia e Kantit pati njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė mendimin perėndimor. Gjatė jetės sė tij, mendimi i tij pati njė vėmendje tė madhe, shumica kritikė, megjithėse ai pati njė ndikim pozitiv tė Fishte, Shelingu, Hegeli dhe Novalisi gjatė viteve 1780 dhe 1790.

Hegeli ishte kritiku i parė mė i madh i filozofisė sė Kantit.

Artur Shopenhauer u ndikua fuqishėm nga idealizmi transcdental i Kantit.
avatar
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi