Depertim pa ''buje'' i Kines ne Shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Depertim pa ''buje'' i Kines ne Shqiperi

Mesazh  Estilen prej 05.11.11 19:27


Erėrat e ''lindjes sė kuqe''depertojnė thellė ne folenė e ''shqiponjės''



Kina ne kuadrin e shndėrrimit nė njė fuqi globale i ka kushtuar rėndėsi tė dorės sė parė shtrirjes sė influencės sė vet nė Evropė duke filluar nga Evropa juglindore,si tė thuash “barku” i butė i kontinentit plak.Depėrtimi kinez nė zonėn ballkanike,pėrkatėsisht nė Shqipėri po lehtėsohet edhe nga efektet e krizės pėrsa i pėrket dobėsimit relativ tė ekonomisė shqiptare.

Tashmė Kina nė Shqipėri nuk po depėrton vetėm me mallrat e lira relativisht jo cilėsore tė dyqaneve kineze te Medreseja apo me shitje me shumicė mikrotraktorėsh duke shfrytėzuar kredinė dorėlėshuar tė bankave shtetėrore si nė vitin 1994, por po depėrton nė mėnyrė masive e tė shumėfishtė.

Kinezėt si kudo nė botė po shfrytėzojnė krizėn ekonomike. Nė Shqipėri nevoja e qeverisė pėr para, nevoja e oborrit kryeministror pėr tu pasuruar dhe nevoja e kryeministrit pėr t’i bėrė karshillėk katundaresk Amerikės dhe Brukselit e shndėrron kartėn kineze nė njė letėr shumė tė ēmuar bixhozi.

Kinezėt tė mirėinformuar pėr kėto nevoja e kuptojnė, qė u ka ardhur fati nė derė dhe nuk po e lenė t’iu shpėtojė rasti.Investimet kineze janė shumė dimensionale. Sė pari po synohet tė shiten fabrika e linja tė plota prodhimi jo thjesht veshmbatje e lodra.

Tipike janė teknologji tė tilla si fabrika e re e ēimentos nė Fushė Krujė, linja prodhimi ambalazhesh plastike,linja prodhimi ambalazhesh prej letre,flotilje me peshkarexha tė tipit oqeanik,parqe tė tėra me autobuzė urbanė, linja tė kompletuara rrobaqepsije, prodhimesh duralumini apo pėrpunim druri.

Sė dyti po synohet blerja me metoda akaparuese e lėndėve tė para kryesisht mineraleve pėr industrinė e uritur kineze. Kinezėt, ndonėse nė disa raste janė antagonist tė klientėve tė hershėm tė familjes kryeministrore,pėrsėri pėrpiqen tė bėjnė akaparimin e mineraleve shqiptare nė marrėveshje deri nė ortakllėk me FAMILJEN jo nė ballafaqim apo pėrplasje me tė.

Gjithsesi i ruhen konfliktit me FAMILJEN dhe mundohen t’i kėnaqin orekset pėr para tė anėtarėve tė FAMILJES. Nė drejtim tė kromit shqiptar kinezėt kryesisht pėrdorin dy variante. Bashkėpunojnė me aventurierė tė huaj me lidhje tė vjetra e tė shėndosha me FAMILJEN,por me pak ose aspak kapital si nė rastin e Kurum-it duke krijuar shoqėri tė pėrbashkta.

Varianti tjetėr ėshtė nė bashkėpunimin me LSI-nė duke e anashkaluar FAMILJEN.Tipik ėshtė zona D e Bulqizės, ku hundėfutja kineze ka ēuar nė reagime tip kaubojsash.Kujtojmė kėtu hedhjen nė erė tė veturės Rover tė pronares sė njė leje minerare nė zonėn D.

Pronarja gruaja e njė biznesmeni skraparli ishte nė tratativa me kinezėt pėr shitjen e lejės minerare me autorizimin dhe bekimin e krerėve tė LSI-sė. Greva e Bulqizės nė thelb ishte pėrpjekje e kinezėve pėr ta nxjerrė Dekometal-in austriak nga Bulqiza. Familja pas takimit tė Kryeministrit me pronaren austriake veproi aktivisht duke e mbajtur fjalėn e dhėnė austriakėve dhe duke i vėnė fre ambicjeve LSI-ste -kineze.

Vetėm kompania Illyria metals e pėrbėrė nga Kurum dhe firma kineze Sichuan Jiannanchun International Group LTD parashikon tė investojė vetėm nė Kalimash 350 milion dollarė,pa folur pėr vendburimin e Vllahenit, fabrikėn e pasurimit tė kromit nė Kalimash, konvertimin e ish fabrikės sė pasurimit tė bakrit nė Golaj nė fabrikė pasurimi kromi. Kinezėve u intereson jo vetėm minerali i kromit CrO2, por sidomos minerale tė tilla si alumokromitet,magnokromitet dhe krompikotitet.

Kinezėt nė Shenzhen rikonstruktuan njė ēift furrnaltash vetėm pėr pėrpunimin e hekurnikelit shqiptar jo vetėm pėr tė rikuperuar hekurin por edhe nikelin tė pastėr apo nė formėn e karbonatit bazik tė nikelit si edhe tė kobaltit.Marrėveshja e pa bėrė ende publike nga qeverija shqiptare e etur per suksese bėn fjalė pėr eksportin e mbi 1 milion tonve hekur nikeli.

Sasia e parė prej rreth 50 000 tonėsh sapo ėshtė eksportuar nga Durrėsi me anėn e anijes tip super bulk cargo M/V Vela.Interesi kinez pėr bakrin,piritin, zingun dhe arin shqiptar momentalisht ka ndeshur nė rrezistencėn e firmave tė FAMILJES,kryesisht firma mineralesh tė tipit Junior company tė inkorporuara nė Kanada.

Pėr naftėn shqiptare kinezėt shpresojnė tė bashkėpunojnė me grekėt apo firma naftė kėrkuese tė tipit junior company, qė gėzojnė pėrkrahjen e FAMILJES si puna e Leon Oil, qė pritet tė bėjė eksplorim nafte nė Adriatik pėrballė Durrėsit.

Investimet kineze me bekimin dhe nxitjen e FAMILJES po shtrihen edhe nė telekomunikacione.Kėtu qėllimi ėshtė jo vetėm ekonomik,por edhe pėr mbledhje inteligjence, njėlloj si nė instalimin nė portin e Durrėsit te skanerit kinez dhuruar doganave shqiptare.

Pėrveē blerjes sė pritshme tė Albtelekomit, po bėhen trataktiva pėr blerje firmash ofruese shėrbimesh interneti,pronarėt e tė cilave janė goditur nga FAMILJA si firma pranė opozitės.Ky veprim kinez ka ngjallur shqetėsimin emergjent amerikan deri nė nivelin e zotit Morell Nėndrejtorit tė CIA-s.Tė shqetėsur nga depėrtimi kinez janė edhe investitorė sllovenė apo italianė tė fushės sė telekomunikacioneve apo teknologjive tė informacionit.

Investimet kineze po shtrihen edhe nė financat shqiptare. FAMILJA i ka mbėshtetur shpresat nė bombulėn kineze tė oksigjenit nė rast presionesh financiare nga ana e Brukselit apo Amerikės.

Rėnia nė pikiatė e vlerės sė bonove (eurobondit)shqiptar e vėshtirėson emetimin e eurobondeve tė reja, fakt I pohuar edhe nga Kryeministri gjatė vizitės sė tij turistike mė tė fundit nė SHBA.Vizita e pa bujė e guvernatorit tė Bankės qėndrore tė Kinės nė Tiranė ėshtė pjesa e dukshme e ajsbergut tė prezencės kineze nė financat shqiptare.Nė kėtė konteks duhet tė kemi parasysh edhe financimet e ish-bankės malajziane pėr biznesmenėt shqiptarė, qė bėjnė biznes me Kinėn.

Kina po zhvillon edhe marėdhėniet politike me Shqipėrinė e FAMILJES, ku vlen tė theksohen vizitat e rangut tė lartė tip Berishe, Topalli apo tė ministrit tė jashtėm kinez nė Tiranė. Kėto marėdhėnie politike janė shtrirė edhe nė marėdhėniet ndėr partiake midis Partisė demokratike tė Shqipėrisė dhe Partisė komuniste tė Kinės.

Ka indikacione qė marėdhėniet kino -shqiptare po shtrihen edhe nė fushėn e shkėmbimit tė tė dhėnave ndėrmjet shėrbimeve inteligjente(pjesa e shėrbimit, qė kontrollohet nga FAMILJA,kryesisht,por jo vetėm pėr ish luftėtarėt e lirisė, azilantėt ujgurė tė vendosur nė periferi tė Tiranės).

Ekzistojnė dokumenta, foto dhe filmime pėr marėdhėniet ushtarake midis Shqipėrisė sė FAMILJES dhe Kinės.Kėto marrėdhėnie kanė ekzistuar, qė nė kohėn e Berishės sė parė me importim materialesh ushtarake nga raketat kundėrajrore dhe kundėrtanke deri te doku i kamuflazhit pėr uniformėn e re tė ushtisė shqiptare.

Marėdhėniet gjatė sundimit tė dytė tė Berishės janė me firmėn kineze Norinco,me firma pėr ndėrtim anijesh ushtarake. Bėhet fjalė kryesisht pėr importim armatimesh dhe municionesh me qėllim trafikimi drejt vendeve tė treta tė kamufluara me ēertifikata tė tipit end-user tė lėshuara nga autoritetet shqiptare.

Kinezėt si diplomatė tė kujdesshėm,qė janė i kanė intesifikuar kontaktet edhe me opozitėn shqiptare, me qėllim qė jo vetėm tė mbrojnė interesat e tyre, kur tė bėhet rotacioni i pushtetit,por edhe pėr pėrfitime momentale duke shfrytėzuar autonominė e pushtetit lokal.

Vetėm nė dy muajt e fundit kemi tre lėvizje kineze nė kėtė drejtim. Ambasadori kinez nė Tiranė zhvilloi njė takim mjaft tė frytshėm me Vangjush Dakon kryebashkiakun durrsak,nė zyrėn e kėtij tė fundit.Njė delegacion kinez me pėrfaqėsues tė pushtetit lokla kinez bėri bisedime me leverdi tė ndėrsjelltė me Z.Baftjar Zeqja kryebashkiakun e Fierit.

Ambasada kineze njė pjesė tė ceremonialit pėr festimin e 1 tetorit festės kombėtare tė Kinės e zhvilloi nė Vlorė nė bashkėpunim me kryebashkiakun rozė Z.Shpėtim Gjika.

Cdo shqiptar i mjafton fare pak fantazi pėr tė imagjinuar se ēfarė do tė shkruhet nė kabllogramet e rradhės tė Ambasadės amerikane nė Tiranė, pėrsa i pėrket penetrimit tė dragoit kinez nė ēerdhen e shqiponjės mė pro amerikane tė Evropės.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi