Njerėzit e parė nė Evropė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njerėzit e parė nė Evropė

Mesazh  Androo prej 05.11.11 15:41



Njerėzit e parė nė Evropė kanė jetuar para 45 mijė vjetėsh

Dy studime tė publikuara nė revistėn shkencore "Nature" kanė hedhur dritė tė re mbi gjurmėt e njerėzve tė parė nė Europė, duke sugjeruar se njerėzit e parė me anatomi moderne janė disa mijra vjet me tė vjetėr se ē'mendohej mė parė.

Njė analizė e dy dhėmbėve fėmijėsh tė gjetur nė njė shpellė nė jug tė Italisė, nė Grotta del Cavallo, nė vitin 1960 i ishin atribuar neandertalėve, por tani mendohet se nė tė vėrtetė i pėrkasin njė njeriu anatomikisht modern.

Stefano Benazzi, profesor i Paleontologjisė nė Universitetin e Vjenės dhe autori kryesor nė studim, raportoi se dhėmbėt janė mes 43.000 dhe 45.000 vjetė tė vjetėr, gjė qė i bėn kėto dhėmbė si treguesit mė tė vjetėr tė njeriut modern tė identifikuara nė Evropė.

Shkencėtarėt kanė pėrcaktuar gjithashtu se njė nofull dhe dhėmbė tė zbuluar nė vitin 1927 nė njė shpellė nė Anglinė e Jugut, Shpella Kent, janė gjurmė tė njeriut modern qė datojnė mė shumė se 41.000 vjet mė parė.

Nė vitet 1980, shkencėtarėt sugjeruan se ato mund tė ishin rreth 35.000 vjet tė vjetra, por nė sajė tė njė teknike tė veēantė tė karbonit tė quajtur ultrafiltrim, Stringer thotė se ata kanė pėrcaktuar tashmė se nofulla dhe dhėmbėt janė rreth 6,000 vjet mė tė vjetėra. “Njerėzit u zhvilluan shume shpejt, mė shpejt se sa ne mendonim,” tha ai pėr faqen e internetit Science Now.

Por shkencėtarėt ngritėn disa shqetėsime, rreth numrit tė mostrave tė dhėmbėve nga sheplla italiane. "Unė do tė thosha, se edhe pėr shkak se vetėm dy dhėmbė janė gjetur nė Cavallo del Grotta, ky studim ėshtė mė e dobėti duke e krahasuar me atė nė Angli," tha Michael Bolus, profesor i arkeologjisė nė Universitetin e Tybingenit.

Kjo ėshtė pėr shkak se ka ngjashmėri tė gjerė mes dhėmbėve tė njerėzve modernė dhe neandertalėve dhe kėshtu fosilet nė shpellėn Kent, e cila pėrmban disa dhėmbė, ofron njė pasqyrė mė tė saktė," tha ai.

Implikimet kryesore tė studimeve tė reja kanė tė bėjnė me periudhėn e kohės qė neandertalėt dhe njerėzit anatomikisht modernė besohet se janė pėrputhur dhe nėse neandertalėt janė zhvilluar falė mjeteve tė gėrmimit dhe nxjerrjes sė metaleve.

Para se tė publikoheshin studimet e reja, fosilet mė tė vjetra tė njerėzve modernė datonin rreth 40.000 vjet mė parė, por me njė marzh gabimi tė madh pėr kėtė shifėr.
avatar
Androo

300


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit e parė nė Evropė

Mesazh  Androo prej 09.11.11 1:15



Njeriu, si mbėrriti deri te.... lėkura e bardhė

Mė 11 nėntor e hapet njė ekspozitė e quajtur “Homo Sapiens. Historia e madhe e ndryshimit njerėzor”.

Gjithēka rrotullohet rreth projektit tė njė gjenetisti qė ka punuar nė Universitetin e Stendfordit, Cavalli Sforza, i cili prej mė shumė se tridhjetė vjetėsh punon pėr ndėrtimin e historisė sė ndryshimit njerėzor, duke vėnė nė harmoni zhvillimin e karakteristikave biologjike dhe atyre kulturore tė qenies sonė.

“ADN-ja i ka dhėnė njeriut shumė mundėsi, por nė evolucion gjenetika ėshtė bėrė mė pak e rėndėsishme qė kur truri ka mjetet pėr tė ballafaquar transformimet kulturore dhe transformimet biologjike”, ėshtė shprehur shkencėtari, puna e tė cilit ka qenė e pazėvendėsueshme pėr shkencėn e zhvillimit tė njeriut.

Duhet theksuar se kultura nuk ėshtė e vetmja cilėsi qė na ndan nga bota kafshėrore, por kjo zhvillohet me mekanizma tė ngjashėm me ato qė rregullojnė zhvillimin biologjik. Nė kėtė mėnyrė, edhe gjenetika bėhet motor i evolucionit.

Gjenetisti Cavalli Sforza do tė mbushė 90 vjeē nė 25 janar tė 2012-s. Ka shkruar njė mal me artikuj shkencorė dhe libra. Nuk lodhet kurrė duke treguar “historinė e tij” tė njeriut. Nė kėtė rrugė tė gjatė shkencore e ka shoqėruar edhe i biri, i cili ka qenė bashkėpunėtor nė shkrimin e shumė librave dhe konferencave.

Ai ėshtė profesor gjenetike dhe antropologjie nė njė universitet tė Milanos. “Le tė flasim pėr njeriun. Por pėr cilin? Fillimisht le tė themi se prej pak kohėsh jemi tė vetmit mbi kėtė tokė dhe se pėr mijėra vjet kemi ecur pėrkrah specieve tė tjera tė ngjashme me ne”. E vėrteta shkencore ėshtė se njė specie njerėzore ėshtė zhvilluar nė Afrikė para dy milionė vjetėsh: njerėz tė fortė, qė ecnin shumė. Por, jo vetėm kaq.

Nė mes tė gjithė kėsaj historie ėshtė njė fis i cili kishte zhvilluar dy tipare kulturore qė bėnin diferencėn: zjarrin dhe gjuhėn, normalisht tė papėrpunuara, por gjithmonė tė aftė pėr tė komunikuar risitė, gjė qė u lejoi atyre tė rriten dhe tė shumohen. Mė pas ata ndjenė nevojėn pėr t’u larguar nga Afrika Lindore dhe u drejtuan pėr nė Veri, pėrgjatė brigjeve tė oqeanit.

Mė pas shkuan larg nė Lindje, ndėrkohė qė disa tė tjerė iu drejtuan Azisė, Europės dhe kontinenteve tė tjera. Shkuan edhe nė Magreb. Kjo ėshtė ajo qė shkencėtarėt e quajnė “Diaspora e parė”, gjė qė solli vetėm njė grup njerėzor tė kolonizonte botėn, tė dallohej dhe tė qėndronte nė fise, duke u pėrhapur kėshtu kudo nė tė gjithė botėn.

Duke iu pėrshtatur vendit ku jetonin, filluan tė ndryshonin nga njėri-tjetri: “Sapiensėt u shpėrndarė nė tė gjithė botėn, neandertalėt ‘pushtuan’ Europėn, aziatikėt hodhėn rrėnjė nė Siberi dhe Java”, - tregon Francesco Cavalli Sforza.

Historia e kėtyre njerėzve kaq tė ndryshėm nga njėri-tjetri ėshtė shumė e vjetėr, saqė nevojitet njė skicė pėr tė deshifruar “traktatin njerėzor”. Me shumė mundėsi paraardhėsit tanė u rritėn nė numėr dhe vendosėn tė udhėtonin. U shpėrndanė nė tė gjithė botėn dhe u zhvilluan falė risive kulturore qė ecnin sė bashku nė njė vijė me mutacionet biologjike.

Kjo gjė ka ndodhur para dy milionė vjetėsh dhe ėshtė pėrsėritur sėrish shekuj mė vonė, kur njė grup njerėzish tė zinj dhe jo leshator qė jetonin nė Afrikėn Lindore, braktisėn kontinentin (kjo ka ndodhur para 100 a 50 mijė vjetėsh) dhe pėrhapėn kolonitė e tyre nė tė gjithė botėn, duke arritur deri nė Guinenė e Re dhe Oqeani.

Pra, tė gjithė ne e kemi prejardhjen nga ai grup afrikanėsh qė kishin vetėm njė qėllim: tė ishin kudo dhe tė flisnin tė gjithė tė njėjtėn gjuhė. Tė njėjtėn gjė thekson edhe Luca Cavalli Sforza: “Tė gjitha gjuhėt ekzistuese sot e kanė prejardhjen nga njė idiomė e vetme tepėr e pėrpunuar.

Unė mendoj se njerėzit qė u shpėrngulėn nga Afrika e flisnin atė gjuhė dhe e kanė pėrhapur nė tė gjithė botėn. Tė njėjtėn gjė theksonte edhe Darvini: ‘zhvillimi i njeriut modern dhe gjuhės kanė ecur me tė njėjtin hap dhe pėr tė dyja origjina ėshtė afrikane’”.

Pėr tė vėrtetuar hipotezėn e tij, Cavalli tregon njė punė shkencore tė publikuar para njė viti, e cila studion pėrhapjen e 650 mijė gjeneve dhe tregon se 6 mijė popuj ekzistues sot janė zhvilluar gjatė 55 mijė viteve tė fundit falė njė popullsie tė vetme. Ajo popullsi zezakėsh e vendosur nė tė katėrta anėt e tokės ka zhvilluar mijėra zakone tė ndryshme kulturore, tė afta pėr t’iu pėrshtatur kushteve tė ambientit rrethues.

Karakteristikat janė tė ndryshme, ashtu si zakonet e njerėzve, por sėrish njė fakt bėri diferencėn: njė mėnyrė tjetėr e prodhimit tė ushqimeve, bujqėsia dhe blegtoria, tė lindura nė vatra tė ndryshme pak a shumė bashkėkohore. Duke qenė mė tė pasur, fermerėt ishin mė tė sigurt pėr burimet ekonomike.

E njėjta gjė ndodhte me grupet e gjuetisė dhe ato tė mbledhjes sė bimėve. Papritur, historia mori njė rrjedhė tjetėr: nė disa mijėra vjet bujqit ndėrtuan fshatra pėr tė qenė pranė fushave; grumbulluan risi tė frytshme ekonomike dhe kulturore (nga ndarja e punės, e tė tjera me radhė). Numri i njerėzve u rrit dhe para tetė mijė vjetėsh filluan tė jetonin nėpėr qytete. Nė pak shekuj njeriu u zhvillua edhe mė shumė falė kulturės.

“Por kjo nuk do tė thotė se nuk pėsoi ndryshme gjenetike”, - thotė Luca Cavalli Sforza. Ju do tė pyesni qė ē’kuptim ka kjo? “Ngjyra e bardhė e lėkurės... Mos vallė mendoni se para dhjetė mijė vjetėsh bujqit e Lindjes sė Mesme e kishin lėkurėn e bardhė?” - shton ai. Po, ėshtė e vėrtetė, ishin tė zinj, si tė gjithė kolonizuesit modernė.

Pastaj ndodhi diēka, siē e shpjegon me detaje edhe Francesco Cavalli Sforza: “Bujqit filluan tė pushtonin territore tė ndryshme, madje edhe drejt Veriut, deri sa arritėn nė Europė. ‘Por gruri nuk ka vitaminė D’, dhe kush ushqehet kryesisht me tė, siē bėnin ata, rrezikonte tė zhvillonte rakitizėm dhe thyeshmėri kockore.

Nė fakt, shpėtimtari ishte vetėm dielli, qė e shndėrron njė pararendės tė ‘D’-sė, qė gjendet te mielli, nė vitaminėn e ēmuar. Kėshtu, njerėzit qė jetojnė aty ku shkėlqen gjithmonė dielli arrijnė tė sintetizojnė vitaminėn, edhe pse lėkura e tyre e errėt i shmang rrezet. Por nėse do tė spostohen mė nė Veri, atėherė gjėrat ndryshojnė”.

Shkencėtarėt kanė ndjekur gjurmėt e gjeneve tė popujve tė Europės dhe kanė vėnė re se koincidojnė me ato tė pėrhapjes sė grurit. Me kėtė tė dhėnė kanė dalė nė pėrfundimin se bujqit e Lindjes sė Mesme kanė udhėtuar me burimin e tyre tė ēmuar ekonomik derisa pushtuan tė gjithė Europėn, madje u shtrinė edhe nė Veri, ku ka pak diell.

“Ja pra, qė paskemi vėrtetė tė bėjmė me njė mutacion gjenetik: ndalimi i prodhimit tė melaninės e bėn lėkurėn mė tė bardhė”, - thekson Francesco Cavalli Sforza.

Po kush ėshtė arsyeja qė kemi bindjen se jemi krijesa unike? Do tė ketė qenė Bibla qė na ka zhgėnjyer me atė historinė e ngjashmėrisė me Zotin. Por nėse gjėrat kanė shkuar vėrtetė kėshtu, kjo ka ndodhur sepse kemi qenė gjithmonė nė gjendje tė diferencohemi, si nga ana biologjike, ashtu edhe ajo kulturore.
avatar
Androo

300


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit e parė nė Evropė

Mesazh  Jon Sh prej 28.05.12 22:40

Ne kroaci jane gjetur punime ne shpella deri 600.000 vjet te vjetra. Popullimi Evropes eshte i hershem.
avatar
Jon Sh

87


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi