Pedofilia

Shko poshtė

Pedofilia

Mesazh  Neo prej 30.10.11 0:32

"Me duar tė lidhura" kundėr pedofilisė!



Mendohet se me urdhėresėn pėr ndalimin e hetimeve tė fshehta, policisė zvicėrane “i lidhen duart” pėr veprim efikas kundėr pedofilisė.

Urdhėresa federale mbi procedurėn penale qė hyn nė fuqi mė 1 janar 2011 ndalon veprimet e fshehta tė policisė nė drejtim tė hetimit tė rasteve tė pedofilisė qė zhvillohet pėrmes rrjetit tė internetit.

Me kėtė urdhėresė, vlerėsojnė njohėsit e problematikės, policisė "i lidhen duart" pėr veprim efikas nė kėtė drejtim. Ndėrsa mbėshtetėsit e saj e mohojnė kėtė, duke thėnė se u mbetet kantoneve qė tė pėrshtatin legjislacionin e tyre pėr tė ruajtur nivelin e efikasitetit nė luftė kundėr pedofilisė.

Deputetja federale nga partia CVP Barbara Schmid-Federer ka provuar qė pėrmes njė mocioni tė pengonte urdhėresėn qė do tė hyjė nė fuqi vitin e ardhshėm, e cila praktikisht e pamundėson hetimin e fshehtė policor tė rasteve tė pedofilisė pėrmes rrjetit tė chat-it. Por parlamenti e parandaloi mocionin e saj.

Fėmijėt nė chatroom i janė nėnshtruar rrezikut permanent nga pedofilėt. Kėta tė fundit janė vazhdimisht nė kėrkim tė fėmijėve tė cilėt i joshin pėr t`i abuzuar pastaj seksualisht.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Neo prej 30.10.11 0:33

Anonymous hackon sajtet me qindra gigabajtė pornografi fėmijėsh



Grupi i hackerėve Anonymous pas njė pauze tė shkurtėr nga raportimet e mediave ėshtė gjendur pėrsėri nė fokus tė publikut – kanė hackuar hostingun e quajtur “Freedom Hosting” qė ishte njė prej ēerdheve mė tė mėdha tė pornografisė sė fėmijėve nė rrjetin anonim anticensurė Tor.

Nė Freedom Hosting gjendeshin mė shumė se 40 sajte me pornografi tė fėmijėve tė cilėt pėrmbanin mė shumė se 100 GB material, mes tė cilėve ishte edhe njė pėr tė cilin hackerėt publikuan edhe detajet e profileve tė 1589 shfrytėzuesve.

Aksioni ėshtė pjesė e njė operacioni mė tė gjerė tė quajtur “Operation Darknet” qė ka filluar kėtė muaj, qė ka pėr qėllim eliminimin e pornografisė sė fėmijėve nga Tor. Termi “Darknet” nėnkupton kėmbimin privat tė fajllave dhe qasjen anonime nė Internet.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Neo prej 30.10.11 0:46

Pedofilia nė Kosovė alarmuese



Vajza ime 8 vjeēe vitin e kaluar ka qenė viktimė e abuzimit seksual nga njė pedofil i moshės 60-vjeēare. Tani vajza ėshtė njė fėmijė me probleme tė mėdha, dhe mbi tė gjitha ka humbur besimin te njerėzit dhe e ardhmja. Ajo sot ėshtė njė fėmijė i tėrhequr dhe vuan pėr tragjedinė qė i ka ndodhur.

Unė si prind e ndjej veten ēdo ditė e mė keq, pėr gjithė atė brutalitet tė ashpėr qė i ka ndodhur vajzės sime, qė tani i ka mbushur tė nėntat. Dhunuesi pervers, edhe pse ėshtė dėnuar, ai qė vuan mė sė shumti ėshtė fėmija im, dhe unė si prind, kėshtu rrėfen ngjarjen rrėqethėse nėna N. N., nga Prishtina, pasi qė vajza e saj 8-vjeēe ėshtė atakuar nga pedofili qė i takon sė njėjtės lagje.

Nė anėn tjetėr, gjyqtarja Fėllėza Kadiu, e cila ėshtė marrė me rastin, konfirmon se pedofili ėshtė dėnuar me 5 vjet burgim dhe sipas saj, ekzistojnė edhe raste tė tjera tė ngjashme me tė cilat ėshtė marrė ajo gjatė punės sė saj prej gjyqtareje. Nė karrierėn e saj profesionale, ajo tregon se ka shqiptuar masa tė dėnimit edhe mė tė larta, sidomos nė rastet kur ėshtė pėrsėritur vepra penale e abuzimit me fėmijėt.

“Personi N. N. nga Ferizaj, pasi qė ka vuajtur dėnimin prej 5 vjetėsh pėr vepėr penale tė abuzimit seksual oral ndaj dy fėmijėve tė moshės 14-vjeēare, sėrish ka vazhduar me pėrdhunimin e fėmijėve tė moshės 8 deri 10 vjeē, pėr ē’gjė i ėshtė shqiptuar masa e dėnimit prej 6 vjet burgim, dhe sot vazhdon tė vuajė dėnimin prapa grilave”, ka thėnė gjyqtarja Kadiu, sipas sė cilės, pjesa mė e madhe e pedofilėve i takojnė moshės mbi 50-vjeēare.

Pėr 10 muaj 37 raste

Abuzimi seksual i tė miturve nė Kosovė, ėshtė njė dukuri qė ēdo ditė e mė shumė po shėnon rritje. Statistikat e policisė flasin se vetėm brenda 10 muajve tė parė tė kėtij viti, janė raportuar 37 raste pėr keqpėrdorim seksual tė personave nėn moshėn gjashtėmbėdhjetėvjeēare, por ekzistojnė raste tė abuzimit me fėmijė qė hezitohet tė raportohet pranė organeve tė rendit.

Zėdhėnėsi i policisė, Brahim Sadriu, thotė se “nė kuadėr tė Policisė sė Kosovės ekziston njėsiti i veēantė policor qė merret me hetimin e rasteve kur janė tė pėrfshirė tė miturit dhe kėto raste trajtohen me njė pėrkushtim tė veēantė, duke ditur edhe ndjeshmėrinė e rasteve”.

Fenomeni i pedofilisė, sa aktual aq edhe shqetėsues, tanimė qarkullon dhe nė Kosovė dhe vendi prej pas pėrfundimit tė luftės po pėrballet me kėtė "sėmundje", e cila po shėnon rritje. Pedofilia ėshtė njė ndėr brutalitetet mė tė ashpra, mė tė hidhura nė historinė njerėzore dhe ky fenomen ėshtė njė ndėr tragjeditė mė tė mėdha tė etikės sė njerėzimit.

Tė paktėn ky ėshtė shpjegim qė e japin psikologėt dhe sociologėt kosovarė lidhur me fenomenin e pedofilisė. Sipas tyre, derisa shtetet perėndimore kanė krijuar rrjete tė forta pėr ta luftuar kėtė fenomen, madje disa prej tyre kanė dhėnė alarmin mbi pėrshkallėzimin e rrezikshėm qė po merr fenomeni i pedofilisė, nė Kosovė kjo temė ende konsiderohet si tabu. Psikologėt theksojnė se mostrajtimi i kėsaj teme nė shoqėrinė kosovare ėshtė diēka e frikshme dhe rreziku pėr njė bumerang ėshtė permanent.

Pedofilia, si pasojė e rrethanave psiko-sociale

Psikologu Aliriza Arenliu tregon se pedofilia nė pėrgjithėsi ka tė bėjė me tendencėn dhe sjelljet e tė rriturve qė kanė pėr qėllim tė kenė marrėdhėnie seksuale me fėmijė. Sipas tij, pasojat psikologjike tek fėmijėt tė cilėt janė tė atakuar nga abuzuesit seksual janė tė rėnda.

“Pasojat janė tė thella dhe mund tė kenė pasoja tė rėnda nė zhvillimin psiko-fizik tė fėmijėve. Hulumtimet tregojnė se pedofilia rezulton nga faktorėt psiko-socialė mė shumė se nga faktorėt biologjikė apo gjenetikė. Njė nga arsyet mund tė jenė se vetė personi mund tė ketė qenė i abuzuar si fėmijė, gjersa tė tjerėt mendojnė se kjo mund tė jetė edhe si rezultat i ndėrveprimit nė mes tė fėmijės dhe prindėrve”, shpjegon Arenliu.

Sociologia Mevlude Zejnullahu thotė se shoqėria jonė, e cila ka jetuar nė geto dhe rrjedhat e jetės kanė pasur ndikim direkt nė jetėn e individit, prandaj problemi i temave tabu ėshtė i hershėm.

“Mentaliteti konservativ, mosarsimimi i shoqėrisė, pozita jo e barabartė e femrave nė familje, kushtet ekonomike dhe sociale, kanė ndikuar qė prindėrit mos tė jenė tė lirė me fėmijėt e tyre dhe mes tyre tė ekzistojė tema qė nuk duhet diskutuar, nė mesin e tyre padyshim edhe ēėshtja e pedofilisė”, ka thėnė Zejnullahu.

Sipas saj, Kosova pėr arsye tė njohura po ballafaqohet me fenomene tė shumta devijuese, e nė kėtė drejtim abuzohet edhe me fėmijėt edhe seksualisht dhe forma tjera.

Pedofili i papėrmirėsueshėm merr 12 vjet burgim

Personi N. N. nga Ferizaj vuan dėnimin prej 12 vjetėsh pėr shkak tė abuzimit seksual tė katėr fėmijėve. “Personi N. N. nga Ferizaj pasi qė ka vuajtur dėnimin prej 5 vjetėsh pėr vepėr penale tė abuzimit seksual oral ndaj dy fėmijėve tė moshės 14-vjeēare, serish ka vazhduar mė pėrdhunimin e fėmijėve tė moshės 8 deri 10-vjeē”, ka thėnė gjyqtarja Fėllėza Kadiu.

Lumturie Blakaj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Zattoo prej 23.05.12 0:47

Holanda shpall tė ligjshme partinė e pedofilėve



Njė gjykatė lokale nė Hagė ka marrė njė vendim krejt tė papritur duke e shpallur tė ligjshme partinė e pedofilėve (PNVD).

Ky vendim u bazua nė lirinė e shprehjes dhe kėshtu nuk u vendos kufi nė krijimin e kėsaj partie. Madje ajo u njoh zyrtarisht edhe nga qeveria e Holandės.

Pra, nė kėtė rast, liria e tė shprehurit funksionoi kundėr tė drejtave tė fėmijėve.

Qėllimi kryesor i kėsaj partie ėshtė:

- Legalizimi i kontakteve seksuale mes tė rriturve dhe tė miturve 12 vjeē e lart.

- Legalizimi i posedimit tė materialeve me pėrmbajtje pornografike me fėmijė, pėr pėrdorim personal.

Pra, tashmė keqtrajtimet seksuale ndaj minorenėve do tė mbrohen edhe me ligj. /E.L/
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  xxxadixxx prej 23.05.12 22:15

Droga dhe prostitucioni dihet qe jane te legalizuara atje,por legazimi i nje partie pedofilesh,eshte absurditet!
avatar
xxxadixxx

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Equinox prej 21.11.12 20:42

Mini MISS hap rrugėn drejt normalizimit tė pedofilisė





avatar
Equinox

220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

hallo

Mesazh  kitara-61 prej 22.11.12 11:27

kush me tregon dicka per anonymous ,,,keto a bejn dicka me te vertet ose e kan vetem propagand
avatar
kitara-61

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Tikon prej 22.11.12 12:45

Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..
avatar
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Neo prej 22.11.12 13:26

Tikon shkruajti:Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe nganjehere duhet lexuar mes reshtave per te kuptuar esencen.
Pedofilia ne media e kontrolluar nuk shtjellohet ashtu si duhet.
Prapa pedofilise nuk fshihen individe te izoluar me te meta psiqike por nje rrjet i tere dhe i organizuar dhe i udhehequr nga dikush.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Tikon prej 22.11.12 13:47

Neo shkruajti:
Tikon shkruajti:Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe nganjehere duhet lexuar mes reshtave per te kuptuar esencen.
Pedofilia ne media e kontrolluar nuk shtjellohet ashtu si duhet.
Prapa pedofilise nuk fshihen individe te izoluar me te meta psiqike por nje rrjet i tere dhe i organizuar dhe i udhehequr nga dikush.

Dhe mesa shoh paskeni marre persiper te ''luftoni kete rrjet te organizuar'' me tema e duke reklamuar foto femijesh pedofile.Kuptova qellimin dhe mesazhin tuaj...
avatar
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Neo prej 22.11.12 13:59

Me vjen keq por ju asgje nuk keni kuptuar.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  ILIRA prej 22.11.12 14:20

Tikon shkruajti:
Neo shkruajti:
Tikon shkruajti:Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe nganjehere duhet lexuar mes reshtave per te kuptuar esencen.
Pedofilia ne media e kontrolluar nuk shtjellohet ashtu si duhet.
Prapa pedofilise nuk fshihen individe te izoluar me te meta psiqike por nje rrjet i tere dhe i organizuar dhe i udhehequr nga dikush.

Dhe mesa shoh paskeni marre persiper te ''luftoni kete rrjet te organizuar'' me tema e duke reklamuar foto femijesh pedofile.Kuptova qellimin dhe mesazhin tuaj...

Tikon nuk quhen femijet pedofile por ata qe abuzojne me femijet
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Tikon prej 22.11.12 14:35

ILIRA shkruajti:
Tikon shkruajti:
Neo shkruajti:
Tikon shkruajti:Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe nganjehere duhet lexuar mes reshtave per te kuptuar esencen.
Pedofilia ne media e kontrolluar nuk shtjellohet ashtu si duhet.
Prapa pedofilise nuk fshihen individe te izoluar me te meta psiqike por nje rrjet i tere dhe i organizuar dhe i udhehequr nga dikush.

Dhe mesa shoh paskeni marre persiper te ''luftoni kete rrjet te organizuar'' me tema e duke reklamuar foto femijesh pedofile.Kuptova qellimin dhe mesazhin tuaj...

Tikon nuk quhen femijet pedofile por ata qe abuzojne me femijet


Wwwwooooouuu ja kete e mesoi per here te pare...!!!
avatar
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Zattoo prej 23.11.12 21:13

Skandalet e BBC, dorėhiqet drejtori



Akuzat pėr pedofili ndaj njė ish drejtuesi tė lartė tė konservatorėve, qė mė pas rezultuan false i kushtuan vendin e punės drejtorit tė pėrgjithshėm tė BBC-sė, George Enwistle.

Enwistle dha dorėheqjen nga posti vetėm dy muaj pasi kishte marrė detyrėn. Gjiganti mediatik britanik ėshtė vendosur prej disa javėsh nė qendėr tė skandaleve tė njėpasnjėshme, ku mė i rėndi ka tė bėjė me akuzat pėr pedofili tė Jimmy Savile, njė ndėr drejtuesit televizivė mė me emėr nė historinė e BBC-sė nė vitet ’60, ’70 dhe ’80.

Ėshtė zbuluar se Savile ka abuzuar seksualisht me fėmijė dhe nė disa raste brenda ambienteve tė BBC-sė. Madje ka patur dyshime se nė vite BBC ka mbuluar njė rrjet pedofilie brenda saj.


Pas dorėheqjes sė Enwistle, qė pritet tė emėrohet nė krye tė New York Times, vendin e tij tek BBC e zuri Lord Patten qė u zotua se do tė punojė pėr rifitimin e besimit tė humbur tek qytetarėt.

“Duhet tė nxjerrim mėsime nga gabimet nė mėnyrė qė tė rifitojmė besimin dhe tė gjithė do tė vihemi nė dijeni nėse nuk do tė jem nė gjendje qė ta bėj kėtė”, deklaroi kreu i ri i BBC nė njė intervistė tė dhėnė pėr njė nga programet mė tė ndjekura tė rrjeti mediatik.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Zattoo prej 23.11.12 21:46

Pedofilia! Pėr kė bien kambanat nė Vatikan?!

Arka e kishės katolike po boshatiset nga pagesat e vazhdueshme qė po bėhen kundrejt familjeve, fėmijėt e tė cilėve kanė vuajtur abuzimet seksuale tė priftėrinjve.

Ati ynė (…) mos mė ēo nė tundim, mė liro nga e keqja!

Mesa duket kjo frazė biblike nuk ėshtė aq bindėse kur e dėgjon nga goja e njė prifti tė penduar, qoftė edhe pas njė tundimi tė vetėm pedofilie qė ka pasur nė tė shkuarėn e tij. Ndoshta kjo ishte arsyeja qė Papa Benedikti pranoi tė fliste pėr herė tė parė nė historinė e Vatikanit pėr krimin qė njė pjesė e kishės po i bėn grinjės sė besimtarėve. “Kėrkojmė faljen e Zotit, premtojmė se do tė bėjmė gjithēka pėr tė mos u pėrsėritur abuzime tė tilla. Kisha dėnon sjelljet e turpshme tė priftėrinjve tė saj...”.

Mė shumė sesa i shtrėnguar nga rastet nė rritje tė pedofilisė, Papa Benedikti nuk mund tė bėnte asgjė mė shumė sesa tė lutej. Mes fjalėve tė tij ai kėrkonte falje pėr priftėrinjtė, por nuk foli se si mijėrave fėmijėve nė botė mund t’u kthehet jeta si mė parė.

A mjafton njė lutje drejtuar Zotit qė ai tė fshijė nga e shkuara dhimbjen dhe abuzimet seksuale? Tė gjitha rastet duan shpagim.

Shpagimi

Arka e kishės katolike po boshatiset nga pagesat e vazhdueshme qė po bėhen kundrejt familjeve, fėmijėt e tė cilėve kanė vuajtur abuzimet seksuale tė priftėrinjve katolikė kudo nėpėr botė. Qė nga rastet e para tė shfaqjes sė pedofilisė nė qarqet kishtare nga ato periferiket drejt metropoleve tė mėdha si Nju Jorku apo Bostoni, Vatikani edhe pse ka heshtur, ka tentuar tė paguajė ato me miliona dollarė, qė kanė shkuar nė xhepat e familjeve tė fėmijėve tė abuzuar seksualisht.

SHBA ka qenė vendi i parė qė vendosi tė kishte njė listė tė plotė tė priftėrinjve pedofilė, rasteve tė dhunės seksuale qė ata kishin ushtruar ndaj gregjės sė besimtarėve, madje dėshmitė e tyre sollėn nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė shpagim. Vetėm kisha katolike e Los Angeles, pasi kishte verifikuar rastet e abuzimeve seksuale tek tė miturit nga vitet 1940 deri nė ditėt e sotme ka arritur t’u paguajė njė dėmshpėrblim prej 774 milionė dollarėsh tė abuzuarve direkt nga priftėrinjtė.

Hetimi nxori se ishin 508 viktima seksuale pre e abuzimeve tė 113 priftėrinjve.

Arqipeshkvia Katolike e Los Angeles regjistron gjithashtu edhe numrin mė tė madh tė rasteve ndaj tė abuzuarve, duke u paguar atyre mė shumė se 10 milionė pėr kokė. Shifra e publikuar nė mediat amerikane ka ardhur vetėm pas njė beteje tė gjatė nėpėr gjykata. Nė Alaskė, por dhe nė Amerikė pas shpalljes fajtorė tė disa priftėrinjve tė pėrfshirė nė akte tė turpshme, kisha kėrkoi qė ata tė mos ndiqeshin penalisht dhe nė kėmbim do tė paguante 50 milionė dollarė pėr 110 viktimat.

Ndėrkaq dioqeza e Chicago-s ka paguar sė fundmi 6.6 milionė dollarė ndaj abuzimeve seksuale qė u janė shkaktuar 15 tė miturve nga 12 priftėrinj tė akuzuar pėr pedofili qė nga vitet 1960 deri nė 1990. Kisha katolike ka refuzuar tė paguajė pėr veprat e turpshme tė priftėrinjve, duke u kėrkuar atyre qė mbajnė pėrgjegjėsi morale dhe financiare pėr abuzimet seksuale.

Por, duket se ky “shpagim” financiar i mėkateve tė priftėrinjve ėshtė pranuar vetėm nė Amerikė, pas njė vendimi tė kishės, e cila ka qenė e vetėdijshme pėr rastet e pedofilisė. Ajo qė bie nė sy ėshtė fakti se pothuajse gjysma e priftėrinjve tė akuzuar kanė vdekur, duke i shkaktuar njė dėm tė madh ekonomik kishės katolike.

Njė nga rastet mė tė pėrfolura nė Amerikė ka qenė ai i njė prifti ndaj tė cilit u depozituan rreth 200 akuza pėr pedofili, por kisha ndėrhyri nė kohė duke e mbyllur ēėshtjen nė kėmbim tė njė shumė prej 52 milionė dollarėsh. Prifti Oliver O'Grady, i quajtur ndryshe Hannibal Lecter pėr 17 vjet kishte abuzuar me 22 tė mitur, duke u paguar viktimave njė shumė prej 18.7 milionė dollarėsh. Ai ka paguar pėr 10 vjet rresht edhe njė shumė tjetėr prej 94 mijė dollarėsh, ose 788 USD pėr ēdo muaj nė llogarinė e dioqezės katolike.

Studimi nė SHBA

Njė studim i kryer sė fundmi nė Amerikė tregon se nga vitet 1950-2010 janė akuzuar pėr pedofili 4.392 priftėrinj tė ēdo rangu kishtar, ose e thėnė ndryshe 4 pėr qind e 110 mijė vetėve qė kanė shėrbyer nė 50 vitet e fundit.

Viktimat vetėm nė Amerikė, sipas njė studimi, rezultojnė tė jenė: 5.8 pėr qind nėn 7 vjeē; 16 pėr qind nga 8 deri 10 vjeē; 50.9 pėr qind tė moshės 11 deri 14 vjeē dhe 27.3 pėr qind tė moshės 15-17 vjeē, ndėrsa pėr sa i takon gjinisė sė viktimave, 81 pėr qind ishin djem dhe 19 pėr qind ishin vajza.

Fėmijėt e molestuar janė studiuar nga njė grup specialistėsh dhe kanė rezultuar se 38.4 pėr qind e tyre janė abuzuar seksualisht pėr mė pak se njė vit, 21.8 pėr qind nga 1 deri nė 2 vjet, 28 pėr qind nga 2 nė 4 vjet dhe 11.8 pėr qind mė gjatė.

Nė lidhje me frekuencėn ose numrin e priftėrinjve qė kanė abuzuar me fėmijėt, studimi ka nxjerrė se 55.7 pėr qind e priftėrinjve kishin njė viktimė, 26.9 pėr qind 2 ose 3, 13.9 pėr qind 4-9; 3.5 pėr qind 10 ose mė shumė fėmijė. Vendet e abuzimeve, 40.9 pėr qind nė shtėpinė e priftit, 16.3 pėr qind nė kishė dhe 42.8 pėr qind kudo.

Vetėm duke iu referuar shifrave tė deklaruara pėr sigurimin ose dėmshpėrblimin e tė miturve vetėm nė Amerikė pėr 1400 raste mbi 1 miliard dollarė, ndėrsa janė shkarkuar nga puna rreth 800 priftėrinj, ndėrsa 5 mijė kanė dhėnė dorėheqjen.

Lista e pedofilėve

Pas skandalit tė sivjetshėm nė Austri ku 17 priftėrinj kishin abuzuar me 512 tė mitur, prania e priftėrinjve nė shkolla apo institucione tė tjera ėshtė kthyer nė njė makth.

Pėr kėtė qėllim nė shumė vende ėshtė kėrkuar qė kisha tė deklarojė rastet e priftėrinjve pedofilė, mes tyre edhe ata qė janė penduar.

Kėshtu nė Britaninė e Madhe janė deklaruar 240 priftėrinj, nė Irlandė 74 raste qė kanė abuzuar pėr 40 vjet me 2500 tė mitur. Mendohet se Amerika ka numrin mė tė madh tė rasteve, rreth 4 mijė priftėrinj nga 110 mijė, ose 4 pėr qind e tyre, janė akuzuar pėr krime seksuale me minorenet.

Njė studim nė SHBA ka treguar se nė rastet e studiuara tė pedofilisė me priftėrinj, 81 pėr qind e tyre ishin tė mitur ose adoleshentė tė seksit mashkull, ndėrsa pjesa tjetėr e seksit femėr. Nė Brazil, statistikat flasim pėr 1.700 priftėrinj tė akuzuar pėr pedofili ose 10 pėr qind e totalit, ndėrsa nė Spanjė sipas autoriteteve zyrtare tė klerit mendohet se rreth 4 pėr qind e priftėrinjve kanė qenė tė pėrfshirė nė vepra tė turpshme. Pėr sa i takon kontinentit australian, deri nė 2009 janė regjistruar 107 priftėrinj pedofilė, por mendohet se shifra mund tė jetė mė e lartė.

Nė total shifrat shpesh edhe tė pranuara nga Vatikani arrijnė nė gjithė globin nė 11 pėr qind, qė ėshtė edhe konfirmimi zyrtar i rasteve tė priftėrinjve pedofilė qė shėrbejnė apo kanė shėrbyer pėr kishėn katolike nė tė gjithė globin.

Vetėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shifra zyrtare e deklaruar nga Konferenca Episkopale qė nga vitet 1950 deri nė ditėt e sotme rezultojnė plot 10.667 persona si viktima tė abuzimeve seksuale, ndėrsa 4.392 priftėrinj kanė qenė tė pėrfshirė nė kėto skandale.

Analistėt theksojnė se shifrat janė gjithmonė nė rritje, pėr shkak se njė pjesė e rasteve i kanė depozituar akuzat pas disa vitesh. Nė listėn e rasteve mė tė pėrfolura tė pedofilisė nė kishėn katolike ėshtė kisha Sant Polten, nė Austri, ku vetė Vatikani ndėrhyri pėr tė zgjidhur ēėshtjen, madje duke e mbyllur pėr njė periudhė kėtė vend tė shenjtė, ndėrkaq nė listėn e vendeve qė rezultojnė me probleme tė theksuara tė pedofilisė tė shkaktuara nga priftėrinjtė janė pikėrisht Brazili, Argjentina, Polonia, Meksika, Gjermania dhe Italia.

Debati

Pas deklaratave tė Papa Benediktit, ku pranoi pėrfshirjen e priftėrinjve nė abuzime tė rėnda seksuale me tė mitur, Vatikani ėshtė pėrballur me njė numėr tė madh kritikash. Me urdhėr nga Vatikani janė tėrhequr pėrkohėsisht nga shėrbimi kishtar rreth 600 priftėrinj, me qėllim qė tė ndryshojnė sjellje, tė pranojnė mėkatet e tyre, tė rrėfejnė pėr rastet e pedofilisė dhe gjatė kėsaj periudhe ata do t’i nėnshtrohen njė kursi qė synon ndryshimin e sjelljes.

Bėhet fjalė pėr njerėz tė rėndėsishėm tė kishės, tė cilėt mund tė rikthehen sėrish nė punė, nė vende tė tjera, duke ruajtur anonimatin dhe tė shkuarėn e errėt. “Njė prift i penduar pėr mėkatet e tij (pėrfshi kėtu edhe pedofilinė), mund tė shėrbejė sėrish, padyshim kėtu nuk pėrfshihen personat qė janė shkishėruar”, -ka deklaruar imzot Girotti. Por duket se fjalėt ndriēuese qė vijnė nga njerėz tė rėndėsishėm tė Vatikanit nuk janė aq tė besueshme, pasi rastet e reja vijnė nė rritje.

Debati ėshtė fokusuar sė fundmi nė kėtė pikė, kur kisha katolike ka pranuar qė tė shėrbejnė priftėrinj tė akuzuar pėr raste pedofilie, pasi ata kanė kėrkuar ndjesė publike. “Ky ėshtė njė argument absurd.

Vatikani vazhdon tė kėmbėngulė se aborti dhe homoseksualiteti janė njė mėkat i pafalshėm, madje kjo doktrinė detyron drejtues shtetesh tė mos i pranojnė kėto fenomene, ndėrsa pėr ta pedofilia me njerėzit e kishės nuk ėshtė njė mėkat”, - thekson njė analist italian. Kisha katolike vazhdon tė fshehė sekretet, kisha nuk i do skandalet, edhe atėherė kur priftėrinjtė e saj janė fajtorė.
Prandaj ngre sytė nga qielli. Zot! Lutem pėr mėkatet tona, tani edhe derisa vdekja tė vijė. Amen!

Olsi Kolami
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Siroco prej 12.01.13 12:55

Spikeri manjak dhunoi pėr pesė dekada

Qindra viktima, shumica fėmijė, u abuzuan seksualisht nga folėsi i BBC



Fėmijė tė shumtė, njėri prej tė cilėve ishte vetėm 8 vjeē, u dhunuan seksualisht nga ish-spikeri i BBC, Jimmy Savile, bėn tė ditur njė raport i detajuar qė pėrmbledh 50 vjet akuza dhe qė u publikua dje.

Policia e Londrės raportoi se dhunimet kishin ndodhur nė mbi 214 raste, pėrfshirė 34 pėrdhunime.

Prokuroria kėrkoi ndjesė pėr faktin se kishte humbur mundėsinė pėr tė pėrndjekur ligjėrisht Savile mė 2009, kur ai ishte ende gjallė. Policia tha se dėshmitė e viktimave dhanė “njė panoramė rrėqethėse abuzimi seksual tė pėrsėritur nė pafundėsi dhe tė pandėshkuar”.

Ish-prezantuesi i BBC vdiq nė moshėn 84-vjeēare nė tetor 2011, njė vit para se tė publikoheshin akuzat pėr dhunimet seksuale tė tij. Zbulimi i disa rasteve tė abuzimit me fėmijė nga Savile bėri qė qindra viktima tė bėjnė publike vuajtjet e tyre. Ato qenė sulmuar nė mjediset e BBC dhe nė shumė institucione tė tjera, pėrfshirė shumė spitale.

BBC tha se ndihej “e tmerruar” nga fakti se disa nga krimet ishin kryer nė mjediset e saj dhe i kėrkoi viktimave tė krimeve “ndjesė tė sinqertė”.

Savile kreu krime seksuale nė 13 spitale dhe 14 shkolla. Viktima mė e re e tij, ishte njė djalė tetėvjeēar. Akuza e parė daton mė 1955 ndėrsa e fundit, mė 2009, pak kohė para se tė vdiste. Gjithsej 450 njerėz bėnė denoncime pėr abuzime seksuale nga Savile, nga tė cilėt, 73 pėr qind ishin tė rinj nėn 18 vjeē nė kohėn kur ranė viktimė.

Nuk ka prova tė qarta nėse ai ka vepruar nė njė rrjet pedofilie, megjithėse hetimet pėr kėtė ēėshtje vijojnė. Sekretari pėr Shėndetėsinė tha se dėshironte tė sigurohej se kjo gjė nuk do tė pėrsėritet mė.

Savile duket se arriti t’i shpėtojė ndėshkimit pėr krimet e veta pjesėrisht pėr shkak se krimet seksuale ndaj tė miturve ishin ende njė koncept i panjohur ligjor nė dekadat e para tė aktivitetit tė tij, ndėrsa fama e mbrojti nga pėrndjekjet mė vonė.

Dhunimet seksuale fillonin nga ngacmimet dhe puthjet dhe pėrfundonin me marrėdhėnie seksuale. Pronat e Savile, por ndoshta edhe BBC, priten tė vihen para pėrgjegjėsisė civile nga avokatėt e viktimave.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Berti69 prej 03.07.13 19:36

GJENIU I VOGEL:PEDOFILIZMI NE TELEVIZION



Spektaklet muzikore te femijeve nuk njohin asnje kufizim moshe.Femijet ekspozohen ne role te rriturish duke interpretuar kenge te ndaluara per moshen e tyre.Sipas perkufizimeve psikologjike,kjo konsiderohet pedofili.


Shoqeria shqiptare mbeti e shokuar nga zbulimi i nje pedofili vrases ne nje lagje ne periferi te Tiranes.Pedofilia u vu ne qender te cdo diskutimi per me shume se nje jave.Pasiguria per femijet ishte shqetesimi kryesor i artikuluar masivisht,e zgjuar nga ndergjegjesimi mbi rreziqe te shumta qe mund te shfaqen papritur,ne nje shoqeri qe tashme po kultivon perversione nga me te shumtat dhe paaftesi per te zbuluar dhe ndeshkuar krimin.

Por problemi me i madh nuk qendron tek rreziqet e fshehta qe kercenojne potencialisht me pasigurine qe na rrethon.Kercenime shume here me te medha i kemi perballe dhe nuk i shohim.Pedofilia ne format e saj me te kamufluara shfaqet sistematikisht ne televizionet tona dhe askush nuk reagon per kete, Aktualisht, dy televizionet private kombetare ne vend, Klan dhe Top Channel.

Sipas Manualit Diagnostik dhe Statistiko te Crregullimeve Mendore DSMIV i zerit me autorativ te psikologjise boterore,pedofilia perfshin tipe sjelljesh qe variojne nga te shikuarit deri tek veshja dhe prekja e femijeve.Ne rastin konkret,ekspozimi i femijeve ne role shfaqje stereotipike seksualemmund te konsiderohet nje akt pedofilik qe mbetet ne sferen vizuale.Shqetesues eshte fakti qe ky tekst ka kaluar pa kurrfare filtri neper te gjithe stafin e produksionit qe e kane perzgjedhur kengen......
TELEVIZIONI,ARME E SHKATERRIMIT NE MASE

Pjese tekstesh te kenduara nga femijet tek Gjeniu:

He left no time to regret, kept his dick wet
With his same old safe bet
Me and my head high and my tears dry
Get on without my guy

Nuk la kohe per pendim, e la k... tė lagur
Me premtimet e tij tģ pģrhershme,
Une me koken lart dhe lotet e thare
Tģ jetoj pa tģ dashurin tim

I love you much, it's not enough
You love blow and I love puff
And life is like a pipe

Tģ dua shume, por nuk mjafton
Ty te pelqen te thithesh (kokaine) une te tymos (bar)
Dhe bota ėshtė si njė pipė

You now that I'm no good
Ammy Winehouse

You know that I'm no good,
Upstairs in bed, with my ex boy,
He's in a place, but I can't get joy,
Thinking on you in the final throes...
I'm in the tub, you on the seat,
Lick your lips as I soak my feet,
Then you notice little carpet burn,

Ti e di qė unė sjam vajzė e mirė,
Lart nė krevat jam me ish tė dashurin tim,
Ai ėshtė atje ku duhet, por unė nuk po e shijoj
Duke menduar pėr ty nė psherėtimat e fundit...
Unė jam nė vaskė, ti nė karrige
Duke lėpirė buzėt ndėrkohė qė unė lag kėmbėt,
Mė pas ti vė re qė tapeti po merr flakė ...

Nga Ergys Mertiri
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Berti69 prej 12.08.13 10:45

Ne emer te promocionit publikim te materialeve me karakter te paster pedofilik

Nje akt i rende i shkaktuar nga babezia per fitim! Ne qender te skandalit nje person i njohur publik!

ZMK mori nje ankese nga nje qytetar mbi nje rast skandaloz te publikimit te materialeve te cilat ne cdo rast jane subjekt i abuzimit nepermjet transferimit ne sitet me karakter pedofilik ne emer te prezantimit te materialeve promocional per veshjet intime per femije. Pozat e femijeve qe modelojne me veshjet intime jane te denja vec per faqet me karakter pedofilik. Nje histori skandaloze ne emer te promocionit dhe ne rastin me te mire te injoances se babezise per te fituar. Nje kompani me emrin

Bella Confex sh.p.k (me te dhena kontakti Rruga "Gjon Gazulli" Shkoder 4001 Albania dhe Tel: +355 222 440 32 dhe e-mail: info@plaetor-lablanche.al) qe prezantohet nga nje person i njohur ne politike: Keti Bazhdari, perfaqesuesja ligjore e Bella Confex.

Sipas kesaj faqeje Keti Bazhdari shpalos ambiciet:

“Kemi rrezikuar te hapim kater dyqanet tona ne Tirane, ndersa vitin tjeter do te kemi dyqane ne gjithe Shqiperine.” Joshje e padiskutueshme dhe cilesi. Me keto dy objektiva Le Blanche dhe Plaetor, do te guxojne te sfidojne markat me te njohura te linjave intime qe sot bejne suksesshem xhiron e tregjeve te botes dhe shqiperise gjithashtu.  ”Ėshte nje tabu ne shqiperi. Markat shqiptare kane nje emer jo shume te mire. Por ju them konsumatoreve se marka shume te njohura, prodhohen ne Shqiperi. Ne guxojme te ofrojme nje produkt po aq te mire e me me leverdi”, shprehet Keti... “Motoja jone eshte: te guxosh. Uroj qe shqiptaret te provojne produktet tona dhe nuk do te zhgenjehen”, perfundon Keti Bazhdari.

Femije te veshur me intime qe pozojne duke u paraqitur ne menyre te papershtatshme dhe femije qe u ekspozohen pjese intime te trupit te veshur me rroba intime njesoj si te jete nje faqe pornografike pedofilie eshte nje rast i rende qe shkel nje mal me ligje qe nga Kodi Penal, legjislacionin per mbrojtjen e femijeve, legjislacionin per mbrojtjen e konsumatoreve, kodin civil, etj etj.

Kjo histori duhet ndaluar dhe eshte e papranueshme dhe skandaloze.

ZMK do te paraqes menjehere denoncimin e saj prane institucioneve perkatese nese deri te Henen dt. 29 Korrik 2013 ora 12:00 nese Znj. Keti Bazhdari nuk heq nga faqja e saj cdo permbajtje qe shkel legjislacionin penal dhe civil dhe rrenon etiken e konsumatoreve dhe moralin publik dhe zgjidh ne menyre te favorshme me familjet e femijeve problemin qe u ka shkaktuar.


Eshte e pafalshme qe njerez me profil te larte publik dhe angazhim politik ti lejojne vetes kapercime kaq te renda etike dhe te shkelin ligjin ne menyre kaq brutale.



Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve

Raportimi ndodhet ne faqen e raportimeve publike te konsumatoreve:

https://ankohu.crowdmap.com/reports/view/18




(ZMK i ka hequr edhe fotot nga raportimi mgjths ishte fshire fytyra e personave me qellim per te shmangur cdo shqetesim)
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Jetmira prej 29.09.13 16:38

Pedofilia, si tė mbroni fėmijėt
Shkruan: Dr Fahri Drevinja, mr.sci, neuropsikiatėr


Pedofilia ėshtė veprimtari erotike me fėmijėt. Sipas kritereve diagnostike, pedofili duhet tė jetė mė i vjetėr pesė vite se sa viktima. Ndėrsa mosha e tyre mund tė lėviz nga 16-65 vjeē

Orientimi seksual i kėtyre personave mund tė jetė hetero dhe homoseksual; dominojnė heteroseksualėt. Tė dhėnat flasin qė pedofilėt meshkuj homoseksual zgjedhin fėmijėt mė tė rritur, kurse ata heteroseksual, mė tepėr vajzat 8-12 vjeē.

Nga aktivitetet me fėmijėt, janė lojėrat pjesėrisht lakuriq, i shikojnė dhe ledhatojnė. Fėmijėt janė mė shpesh nga rrethi i tyre.

Sa i pėrket ērregullimeve mendore, personat me retardime mendore, me skizofreni, tė dehur ose persona me ndryshime psikoorganike, mund tė kryejnė vepra seksuale me fėmijėt, mirėpo kėto janė shumė raste tė rralla.



Numri mė i madh i pedofilėve heteroseksual ėshtė i martuar, kurse homoseksualet rrallė qė ndonjėri qėllon i martuar.

Pedofilia kohėt e fundit edhe tek banorėt e Kosovės ka zgjuar kureshtjen dhe shqetėsimet? Kush e solli, a ka qenė kėtu, a ka pasur ose s’ka pas mė parė, a ka qenė mė e fshehur, ose ka qenė “pa pasoja”, mė e butė derisa s’ka dėgjuar njeri pėr tė?!

Jo, pedofilinė nuk e solli askush tek ne, pedofilia gjendet nė tė gjitha vendet dhe kombet e botės, ku mė shumė, ku mė pak. Beletristika botėrore ėshtė e mbushur me raste markante dhe trishtuese tė bastardėve pedofil, qė kanė goditur mendjen e njerėzve. Nė Evropė janė tė njohura rastet nė seri tė pedofilėve si nė Angli, Francė dhe Shtetet e Beneluksit. Kėto raste nga popullata priten me frikė, me tronditje tė jashtėzakonshme shpirtėrore, bėjnė shumė jehonė, krijojnė mosdurim nė rrethin ku punojnė dhe jetojnė.

Mendoj, qė kėtė jehonė, trishtim, stres dhe traumė pėr popullatėn e bėjnė zmadhimet,
shtrembėrimet nga personat qė nuk kanė njohuri pėr kėtė dukuri. Fėmijėt, nė fillim tė ngjarjes edhe mund tė jenė kurioz ose tė mashtruar, mirėpo mė vonė mund tė pėsojnė tronditje tė rėndė psikike.
Ndikim shumė tė keq kanė edhe afrimi, qasjet e lehta nė uebsajtet e ndryshme tė cilat janė tė mbushura me pornografi tė fėmijėve. Kėshtu qė njė parapėlqim i cili mund tė jetė i fjetur ose njė predisponim i cili nuk ėshtė nė plan tė parė nga kėto shikime, ekcitime, pėrjetime, mund tė jetė iniciale pėr fillim tė sjelljes pedofilie.

Disa nga ato sjellje mund tė lakmohen, mund tė provohen dhe nėse paraqesin “kėnaqėsi”, mund tė pranohen. Kėto veprime mund tė kryhen kryesisht nga personat emocionalisht jo stabil, me stigmate tė ērregullimit tė personalitetit, personat me sjellje tė papjekur, ekstravagant, me stile tė veēanta tė kėnaqjes sė epsheve.

Sa i pėrket rėndėsisė sė veprimeve pedofilike nė psikiatrinė forenzike, ato kanė njė rėndėsi tė veēantė. Sidomos pedofilėt e dhunshėm dhe ata qė e vrasin viktimėn. Kėta persona duhet gjithsesi tė ekzaminohen dhe tė vėrtetohen ērregullimet, eventualisht deformimet-abnormalitet e epsheve seksuale.

Nė literaturė nuk ka karakteristika tė prototipit tė personit pedofil, ekzistojnė karakteristikat e pėrgjithshme sikurse qė janė person submisiv, tė dashur pėr fėmijėn, mjaft suptil nė sjelljet me ta, tė butė. Mbi 70%, e tyre kanė lidhje tė ndryshme me fėmijėt, janė arsimtarė, edukatorė, kujdestarė, mbikėqyrės; gjysh qė kujdeset pėr fėmijėt, etj.

Atyre u pėlqen qė t’i prekin fėmijėt, pastaj t’ua mėsojnė zhargonin e ndyrė tė shprehjeve, i ledhatojnė, iu blejnė gjėra tė vogla tė kėnaqėsisė fėmijėrore; lodra, sheqerka etj. Nėse personi pedofil manifeston edhe agresion, qė quhet sadizėm-kėnaqje duke munduar ose mbytur viktimėn, atėherė personi ka ērregullim organik tė personalitetit. Kėto ērregullime, mė shumė u pėrkasin personave tė rritur ose mė tė moshuar. Vitin e kaluar nė klinikėn e psikiatrisė nė Prishtinė, janė ekzaminuar dy raste, njėri pėr pedofili me vrasje dhe tjetri pėr abuzim seksual. Qė tė dy janė pėrballur me gjykatėn dhe kanė marrė dėnimet e merituara. Por, nuk mjaftojnė dėnimet e tyre. Ata duhet trajtuar, duhet punuar me ta nė aspektin psikiatrik, psikologjik, social, nė mėnyrė qė ata tė mėsohen, tė vetėdijesohen dhe ta kuptojnė qė “pasioni i tyre” ėshtė i ndaluar dhe mjaft i rrezikshėm.

Rėndėsia qėndron nė ndaljen, zvogėlimin e k”kėnaqėsie”, e cila ėshtė mjaft irrituese dhe e dėnueshme. Ėshtė vėshtirė tė ērrėnjoset, sepse pohohet qė nuk ėshtė e mėsuar, por e lindur. Mirėpo, puna jonė sistemore e planifikuar nė tė gjitha aspektet, ėshtė sensibilizimi dhe vetėdijesimi i tė gjithė prindėrve. Porosia e thjesht: mbani nėn kontroll fėmijėt. Njė bashkėpunim i mirė me fėmijėt do tė ketė efekte pozitive, sepse fėmija nuk fsheh, ėshtė kureshtar, nuk mban gjatė fjalėn, mund tė harrojė dhe flet.

Kėtu mund tė ndėrpritet hallka e motivacionit edhe veprimit tė pedofilit dhe nėse konstatojmė se bėhet fjalė pėr pedofili, duhet patjetėr tė informohen organet e rendit. Nėse edhe mė thellė ėshtė goditur sfera epshore, atėherė trajtimi tek psikiatri ėshtė i domosdoshėm. Aplikohen antiandrogjen dhe antidepresiv. Veprimet e pedofilit te fėmija, njė kohė tė gjatė do tė kenė pasoja nė tė gjitha fazat e pjekurisė sė personalitetit tė tij.

Teoria psikodinamike u jep dimension mjaft tė rėndėsishėm pėrjetimeve fėmijėrore tė individit pėr pjekurinė dhe ecjen e shėndosh nėpėr sfidat e jetės tė ēdo personi. Me pėrjetimet nė fėmijėri shpjegohen shumica e ērregullimeve mendore neurotike, tė cilat i kanė rrėnjėt nė abuzime ose pėrjetimet e vėshtira.

Ato dikur suprimohen dhe harrohen, mirėpo nė situata tė ngjashme zgjohen, paraqiten prapė dhe personi mund tė bie nė gjendje tė krizave disociative, konverzive, regresion, etj.

(Autori punon nė Klinikėn e Psikiatrisė tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės nė Prishtinė)
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Jetmira prej 29.09.13 16:40

Pedofilia, nė Shqipėri nuk ka psikiatėr tė specializuar

Nė Shqipėri nuk ka mjekė psikiatėr tė specializuar pėr tė trajtuar raste tė mirėfillta pedofilie. Nėse pedofilėt, pasi janė akuzuar si tė tillė nga gjykatat, kėto tė fundit pėr tė saktėsuar kėtė ērregullim u kėrkojnė psikiatėrve tė mjekėsisė ligjorė tė vlerėsojnė rastet dhe tė thonė fjalėn e fundit. Ndėrsa psikiatrit e tjerė pėrgjigjen nė gjykata pėr saktėsim diagnoze vetėm nėse personat nėn hetim kanė qenė mė herėt pacientė tė tyre.

"Mjekė tė specializuar pikėrisht pėr kėtė nuk ka. Nė rastin e pedofilit qė nuk vjen nėpėr qendra tė kėrkojė ndihmė, janė psikiatrit ligjor ata qė japin mendimin e tyre pėr nivelin e ērregullimit, pasojat qė jep si dhe duke dhėnė kėtė lloj mendimi ndikojnė organet ligjore pėr tė marr vendimin e duhur", thotė psikiatrja Arjana Reli.

Mjekja thotė se shpesh herė prindėrit prej mungesė sė informacionit, por dhe prej turpit nuk tentojnė, qė takohen me psikologėt dhe psikiatėrit pėr tė trajtuar fėmijėn e tyre. Reli kėshillon, qė nė kėto raste trajtimi duhet parė si domosdoshmėri pėr kėtė kategori fėmijėsh, pasi traumat nė kėto raste janė shumė tė forta. "Prishet gjithė ekuilibri qoftė emotiv, qoftė i tė gjithė sistemit nervor, fėmija fillon dhe paraqet pagjumėsinė ankthin, ērregullimet e humorit, atake paniku, tmerre dhe ērregullime te gjumit, qė nėse lihen patrajtuar, duhen shumė herė mė tepėr kohė pėr tu rikthyer nė normalitet. Kėshtu qė, pa diskutim qė duhet futur qoftė psikoterapia mbėshtetėse, nganjėherė dhe terapia medikamentoze", vijon Reli.

Ndėrsa pedofilėt kanė personalitete tė dyfishtė dhe njė morri ērregullimesh mendore. Psikatrit thonė se personaliteti i dyfishtė nėse nuk ērrėnjoset para adoleshencės pėr tė mos thėnė e pamundur, ėshtė shumė e vėshtirė tė trajtohet nė njė moshė tė pjekur.
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Luli prej 04.07.14 22:38

Abuzoi seksualisht edhe me kufomat e tė vdekurve

Gazetari i BBC dhe prezantuesi i radios 1nė Britani, Jimmy Savile ėshtė gjetur fajtor pėr abuzim seksual mė persona tė moshės prej 5 deri nė 75 vjeē nė pothuajse tė gjitha spitalet e Britanisė pėr mė shumė se katėr dekada. Por nuk ishin vetėm pacientet me tė cilėt abuzoi Jimmy, ndėr tė abuzuarit janė edhe punonjėsit e spitaleve madje edhe kufomat e njerėzve tė vdekur.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  gjilanasi prej 26.09.14 15:35

Vatikan, galeri horror nė kompiuterin e peshkopit pedofil



Jozef Wesoloėski, peshkopi polak i arrestuar nga xhandamėria e Vatikanit i akuzuar pėr Pedofili.

Ish-nunci i Santa Domingos kishte edhe njė arkiv sekret nė kompiuterin e tij. Nė brendėsi tė tj u gjetėn 100 mijė foto dhe video me tė mitur. Dyshimi ėshtė se ai ndoshta bėn pjesė nė njė rrjet ndėrkombetar pedofilie.

“Galeria e horrorit”. Kėshtu e kanė quajtur hetuesit memorien e kompiuterit tė peshkopit Jozef Wesoloėski, i arrestuar pak ditė mė parė nė Vatikan i akuzuar pėr pedofili.

Me sekuestrimin e kompiuterit tė tij hetuesit po kėrkojnė ehe lidhje pėr bashkėpunėtorė me tė cilėt ai shkėmbente materiake pornografike me tė mitur. Verifikimet po bėhen nė vendet ku ai ka qenė pėrpara se tė shkonte nė Santa Domingo.

Nė 4 vitet e fundit janė 4 peshkopė nėn hetim si dhe ndoshta 5 mijė priftėrinj tė denoncuar pėr pedofili.

lapsi.al
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  syri i art prej 26.09.14 15:42

kur je ne kundershtim me natyren tende,ndrydhja e ndjenjave,normal qe do te plasin nje dit,dhe ndodhin keso gjera te prishura,nga e cila rrjedhin lloj lloj semundjesh,si aids...kta jan psikopat te (shejt)kjo esht shejteria e tyre...!
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  trigonkos prej 26.09.14 17:54

Sipas nje shkrimi qe e pata lexuar ne nje nga portalet shqiptare te Kosoves shkruante se mbi 400.000 prifterinje ishin/jane pedofila.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

40


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Luli prej 05.10.14 23:52

Profili i njė pedofili

Pedofilia si fenomen haset mė shpesh tek burrat, por nuk pėrjashton rastet e grave pedofile. Interesi i pedofilėve janė fėmijėt deri nė njė moshė 13 vjeēare. Njė pedofil mund tė bėjė jetė normale, duke qenė familjar/e pra, prind vetė, punon ka miq, aktivitete tė tij. Pedofilėt edhe pse tė martuar, nuk kanė jetė aktive seksuale me partneren e tyre.

Nė marrėdhėnie me punėn janė korrekt, tė dashur dhe tė mirė me tė afėrmit qė njohin. Pra nė pamje tė parė, ata nuk mund tė dallojnė nga njė njeri i cili nuk pėrbėn problem. Pedofili mund tė jetė njė person i njohur nga ambienti. Mund tė jetė nė njė lagje banuese, mund tė jetė nė fisin tonė, apo dhe i rastėsishėm i njohur nė rrethana tė tjera. Sjellje tipike tė tij janė, sjellja e mirė me fėmijėt, ju pėrshtatet mirė atyre, di lojėrat qė ju pėlqejnė ėmbėlsirat e nė pėrgjithėsi botėn e fėmijės. Bėn pėrpjekje tė vazhdueshme pėr ti pėlqyer dhe prindėrve tė atyre qė ai pėrzgjedh si viktimė.

Si e zgjedhin pedofilėt fėmijėn viktimė? Njė nga mėnyrat ėshtė duke ju pėrshtatur lojėrave qė atyre ju pėlqejnė tė luajnė, apo ndonjė ushqim tė preferuar. Viktima e tyre ka karakteristika tė tipit; i qetė, i tėrhequr, i ndrojtur, jo i zhdėrvjellėt, me probleme familjare apo social-ekonomike. Kjo vjen si rezultat i mirė studiuar nga ana e tyre, duke u njohur me zakonet e shpeshta qė kanė, veprimtaritė, aktivitetet tė tjera pėrveē shkollės.

Duke gjetur kėshtu momentin e duhur qė tė jenė vetėm me njėri-tjetrin, tė bėhėn shokė tė ngushtė, tė kenė sekrete sėbashku, ta ndihmojė atė nėse ka ndonjė problem qė tė duket njė hero nė sytė e tij etj, dhe tė kryejė ngacmimin nė mėnyrė graduale. Pasi ėshtė arritur nga ana e pedofilit qėllimi me fėmijėn, e kėrcėnon atė nėse tregon. Me njerėzit qė mund tė ketė mė pėrzemėr se do ti vrasė ata, ose atė vetė, dhe mbi tė gjitha se faji ka qenė i vetė fėmijės pėr atė qė ka ndodhur.

Kėshillat pėr prindėrit e fėmijėve tė abuzuar:

Papritur fėmija ndryshon sjelljen nė njė mėnyrė tė pashpjegueshme, si dhe rutinėn e veprimtarive tė tij. Kjo mund tė evidentohet me anė tė simptomave tė paraqitura; si humbja e interesit pėr nė shkollė, rėnia nė mėsime, kėrkon tė rrijė vetėm, mbyllet nė dhomėn e tij, qan natėn, shpesh mund tė urinojė dhe tė ketė makthet e natės, nuk ka mė interes pėr diēka qė mund tė ketė pėlqyer mė parė si filmat e preferuar, sporti, ndonjė lodėr e veēantė e tij.

Marrėdhėnia me tė ka ndryshuar fėmija i abuzuar mund tė shfaqė luhatje humori, sjellje agresive, nervoz pėr njė pjesė tė madhe kohe, humbje e oreksit, kėrkojnė tė flenė edhe kur oraret nuk janė tė pėrshtatshme, apo insomnia (pagjumėsia) nuk duan tė luajnė me fėmijėt e tjerė, apo me vėllezėrit. Rastet e sjelljeve pak mė tė rėnda janė kur ata dėmtojnė veten, duke e ēarė, shpuar, goditur etj, nuk duan tė higjienizohen mė, apo tė bėrit banjo e tyre edhe kur nuk ėshtė e nevojshme, ulja nė karrige me vėshtirėsi, ndonjė infeksion i mundshėm gjenital etj.

Tjetėr profil i fėmijės/viktimė ėshtė dhe kur ata fillojnė tė pėrdorin njė fjalor qė nuk ėshtė pėr moshėn e fėmijės 7 vjeēar, njė pak mė i rritur kupton se nuk duhet thėnė nė ambiente familjare, kur kanė gjėra tė reja, rroba, lodra, njė vetėbesim tė papritur, sjellje seksuale me fėmijėt e tjerė ose lodrat e tyre duke menduar se kjo gjė ėshtė normale. Pasi prindėrit kupton kėtė, nė mėnyrė imediate duhet t’i drejtohet njė mjeku pėrkatės dhe psikologut tė fėmijės.

Nga Anxhela Peza
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  gjilanasi prej 17.11.14 21:36

Hetime tronditėse pėr pedofili dhe vrasje nga disa VIP-a

Detaje tė reja dalin nė dritė nė lidhje me skandalin e pedofilisė, ku dyshohet se nė tė janė pėrfshirė figura publike britanike pėrgjatė viteve ‘70-‘80. Lajmi bėhet me dije nga gazeta britanike “Daily Telegraph”, e cila ka marrė dėshminė e njė personi, i cili atė kohė ka qenė 12 vjeē.

Sipas tij, i mituri ishte detyruar qė tė merrte pjese nė njė akt orgjie me disa deputetė britanikė dhe pedofilė tė tjerė VIP. Bėhet fjalė pėr njė periudhė tė ndodhur rreth 30 vite mė parė. Personi qė dha dėshminė zbuloi tmerrin e pėrjetuar shumė vite mė parė pėr publikun. Tashmė ai ėshtė rreth 40 vjeē dhe pretendon se ishte pjesė e grupit prej 15 fėmijėsh qė abuzoheshin seksualisht nga politikanė.

Ata shfrytėzoheshin nė hotele dhe apartamente luksoze tė Londrės. Gazeta i referohet nė mėnyrė specifike pėr njė nga tre vrasjet e mundshme, lidhur me shfrytėzimin e tė miturve, nė tė cilin policia po heton.

Nė rastin e parė, u tha se njė deputet konservator ėshtė dyshuar pėr vrasjen e njė fėmije 12 vjeē. Ngjarja ka ndodhur rreth viteve ’80, gjatė njė feste, ku merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė komunės.

Tė gjithė ato dyshohet se kishin abuzuar seksualisht me djalin. Burime tė policisė kanė konfirmuar, se jo vetėm qė ka raste tė tjera tė abuzimit seksual, por edhe vrasje tė minorenėve.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  gjilanasi prej 20.05.15 21:51

Identifikohen 1400 pedofilė, mes tė cilėve 76 politikanė



Policia nė Britaninė e Madhe po heton mė shumė se 1.400 burra, 261 prej tė cilėve i pėrkasin njė profili tė njohur publik, si politikanė apo muzikantė, qė akuzohen pėr abuzim seksual me fėmijėt nė tė kaluarėn. Rastet pėrfshijnė dėnimet personave tė njohur, si Rolf Harris, Gary Glitter dhe Max Clifford etj.

Operacioni i koduar “Hydrant”, ėshtė ndėrmarrė nga Kėshilli Kombėtar i Policisė (NPCC). Nga 1433 personat e identifikuar qė akuzohen pėr pedofili, 216 kanė vdekur, 261 janė klasifikuar si njerėz me rėndėsi publike dhe 135 vijnė nga televizioni, kinematografia apo radio. Mes kėtyre tė fundit, 76 janė politikanė, 43 janė nga industria e muzikės, 135 nga TV, filmat apo radiot dhe shtatė nga bota e sportit.

Njė total janė 666 kėrkesa dhe raporte qė vijnė nga institucionet dhe 357 janė institucione tė veēanta tė identifikuara. Nga kėto 154 janė shkolla, 75 shtėpi fėmijėsh dhe 40 janė institucione fetare. Tė tjerat pėrfshijnė institucione shėndetėsore, ushtarake, burgje dhe shtėpi pritjesh. 17 institucione janė klasifikuar sit ė paidentifikuara.

Ato kanė tė bėjnė me raporte abuzimi apo hetime tė abuzimit me fėmijėt qė prej verės sė vitit 2014.

“Po shohim njė rritje tė paprecedente tė numrit tė raporteve qė shqyrtohen ēdo ditė”, tha Shefi i Policisė nė Norfolk, Simon Bailey, i cili shtoi se numri total i raporteve pėr abuzime seksuale arrin nė 116 mijė.

Shekulli
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pedofilia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi