Ēfarė ėshtė Halloween!

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Androo prej 29.10.11 15:24



Ēfarė ėshtė Halloween!


Ēfare pėrfaqėson dita e Halloween-it.

Halloween (hellėuin) e ka prejardhjen nė kremtimin e ndėrrimit tė viteve tė kalendarit tė Kelteve, natėn midis 31 tetorit dhe 1 nėntorit. Qe para 600 viteve p.e.s populli kelt mirėpriste nė kėtė mėnyre muajt e errėt tė dimrit duke u ndare nė tė njėjtėn kohė nga periudha e lulėzuar e verės.

Druidet (lloj besimi) ia pėrkushtonin kėtė natė Zotit tė tyre tė vdekjes Samhain. Gojedhana thotė se ai i ka mbledhur shpirtrat e tė vdekurve tė 12 muajve qė kanė shkuar pasi qė i kanė lare mėkatet e tyre, dhe i ka dėrguar nė parajsėn Kelte.

Njerėzit mbledhshin nė kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre tė mėdhenj perzenin shpirtrat e keqinj tė viti qė shkoi. Mė pas shuanin pėrkohėsisht zjarrin nė shtėpitė e tyre dhe pak mė vonė e ndiznin pėrsėri.

Kėshtu emri Halloween i ka rrėnjėt nė Evrope. Kisha ua mori Kelteve kėtė zakon gjate rrejdhes se kristianizmit. Ishte At Gjergji i IV i cili ne vitin 837 e ringjalli 1 Nėntorin duke e quajtur Dita e tė gjithė Shpirtrave. Pėr tė mos shtrembėruar shkakun tė Samhain-it kjo ditė ėshtė menduar tė jetė edhe dita e tė vdekurve.

Vetėm nė qindvjeēarin e 19 arriti Halloween tė kaloj Atlantikun pėr nė Amerikėn Veriore sė bashku me pasardhėsit e Kelteve, Irlandezet tė cilėt shtegtuan atje pėr shkak tė kushteve tė kėqija pėr jetės. Atje ky zakon u pėrhap shpejt nė tė gjithė vekendin, por gjatė pėrhapjes pėsoi edhe ndryshim tė dukshėm. Kėshtu tashme Halloween mė tepėr pėrngjan me karnevalet sė sa me zakonet e mėhershme.

Shenja dalluese e Hallowwen-ve ėshtė kungulli, e cila e ka prejardhjen nė ShBA. Por ama arsyeja e pėrdorimit tė kungullit me vrima me pamje tė jashtme tė frikshme dhe njėkohėsisht tė bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Kelteve. Njė zuzar me emrin Jack O'Lanten duhej tė shkonte nė ferr pas vdekjes sė tij.

Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhėne njė copė qymyri (thėngjill) qė digjej ta kishte gjatė gjithė rrugės. Jacku e vendosi qymyrin nė njė Rrepe tė madhe dhe u nis drejt drejt njė udhėtimi tė pafundte me qė nuk e lejuan tė futej nė asnjė mbretėri tė vdekurish.

Pėr njerėzit ishte mė se e qartė qė rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para sė gjithash shpirtrave tė keqinj. Meqenėse amerikanet pėrdoren kungullin nė vend tė rrepės, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.


Edituar pėr herė tė fundit nga Androo nė 31.10.11 23:08, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  maqomaqo3 prej 29.10.11 23:03

avatar
maqomaqo3

196


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  inkubacioni prej 29.10.11 23:40

Asgje me shume se nje budallallek
avatar
inkubacioni

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

festa e hallouinit

Mesazh  Elsavrana prej 30.10.11 13:45

Materiali ishte i qarte mbi prejardhjen e hallouinit.

Une banoj prej kohesh ketu ne Usa, aktualisht ne Salem dhe e kam pare kete feste per vite. Heren e pare me befasoi makabriteti qe pjell mendja njerezore. Heren e dyte vajta te shihja ndonje gje te re ...ndersa heren e trete nuk munda ta duroja dot me.

Sa shume energji derdh njeriu per te ngritur ne piedestal "te shemtuaren, te errten, djallezoren" , ate qe duhet ta veme perballe drites se arsyes e ta pervelojme, ta shperbejme. Mblidhen njerezit nga te kater anet e botes dhe argetohen me pellgjet e gjakut, apo me kockat e skeleteve, me te cilet kane mbushur kostumet e femijve te pafajshem.

Te vjen te ulerish, kur ecen rrugeve vertet te bukura te Salemit dhe sheh ne dyqanet e tregtise copra trupash te gjakosur, kur sheh deformime te paimagjinueshme qe i bejne NJERIUT. Qenia me e perkryer, qenia me e bukur...eshte deformuar ne nje Monster qe te vjen neveri t'i hedhesh syte. Dhe kjo nuk eshte vetem se jashtmi, ne nje feste, eshte dhe se brendshmi, mundohen ta shkaterrojne kultin e shenjte te njeriut, duke i sevirur "te shemtuaren" , per te Miren, per te Bukuren.

Edhe Hallouini eshte nje pjese e atij mozaiku te stemadh qe po ndertohen per shkaterrimin tone.
avatar
Elsavrana

64


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Berti69 prej 30.10.11 23:49

Halloween, festa e terrorit, e shtrigave, fantazmave, monstrave tė cilėt nė kėtė natė fitojnė protagonizmin . Por gjithashtu ėshtė dhe njė festė makabre qė ēdo vit festohet nė tė gjithė botėn .

Emri i Halloween ėshtė deformimi amerikan i termit nė anglisht tė Irlandės, “All Hollows’ Eve”: Kjo festė tepėr e lashtė mbėrriti nė SHBA sė bashku me emigrantėt irlandezė dhe hodhi rrėnjė pėr tė vuajtur tani njė transformim radikal.

Por mbas Halloween, janė festat e lashta dhe tė shenjta tė perėndimit: festė qė i ka kaluar shekujt me zakone qė koha ia ka ruajtur kuptimin. Festa i pėrket paganizmit tek keltėt.
E mė pas 1 nėntori ishte dita kur shpirtėrat kėrkonin trupa pėr t’u mishėruar nė ta.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Androo prej 31.10.11 20:00




“Sekretet” qė s'dini pėr Halloween, nga rrepat deri te...kungulli

[color=darkcyan]Sė fundi, shqiptarėt e kanė bėrė nė modė tė festojnė Halloween. Ndonėse pakkush e di se ėshtė njė festė qė kremtohet kryesisht dhe me tė gjitha “adetet” nė SHBA, Meksikėn e Veriut dhe nė disa provinca tė Kanadasė nė natėn e 31 tetorit!

Pėr mė tepėr pėrfshin aktivitete si ėmbėlsimi, shakatė, pjesėmarrja nė parada ose sfilita nė kostum tipik, prerjen tipike tė “kungullit tė Halloween”, vizitėn nėpėr vende tė lidhura me fantazma e shpirtra, apo rrėfimi i historive horror dhe shikimi i filmave tė frikshėm.

Origjina

Historiani Nicholas Rogers, duke kėrkuar origjinėn e Halloween, vėren se “teksa disa studiues tė folklorit i kanė gjetur rrėnjėt e kėsaj feste nė kremtimin roman qė i kushtohej Pomonas, “mbretėreshės” sė frutave dhe farave, apo nė festėn e tė vdekurave qė quhet Parentalia, faktikisht festa e Halloweeen ėshtė mė e lidhura me festėn celtike tė Samhain, fillimisht e shkruar Samuin (e shqiptuar Sou-in).

Emri i kėsaj feste, e kremtuar historikisht nga Gaelėt dhe Celtėt nė arkipelagun britanik, vjen nga irlandishtja e vjetėr dhe do tė thotė “fund i verės”. Sipas “Oxford Dictionary of English folklore”, Samhain ishte njė tempull pėr mbledhje festive dhe nė tekstet mesjetarė irlandezė (mė vonė edhe nė folklorin irlandez, uellsian e skocez), takimet e mbinatyrshme ndodhin nė kėtė ditė, ndonėse nuk ka ndonjė fakt qė ishte i lidhur me zhvillimin e ceremonive religjoze pagane nė epokėn parakristiane.

Prejardhja dhe simbolet

Fjala “Halloween” ėshtė certifikuar pėr herė tė parė nė shekullin XVI dhe pėrfaqėson njė variant skocez tė emrit tė plotė “All-Hallows-Even”, domethėnė nata Para tė Gjithė Shenjtėve (nė anglishten arkaike All Hallows Day). Megjithėse sintagma “All Halloės” gjendet nė anglishten antike (ealra halgena męssedęg, dita e meshės sė tė gjithė shenjtėve), All-Hallows-Even nuk u certifikua deri nė 1556-n.

Zhvillimi i termit dhe simboleve tė lidhur me Halloween ka ecur duke u formuar me kalimin e kohės. Pėr shembull, prerja e kungujve pėr tė krijuar fytyra tė frikshme lidhet me traditėn e prerjes sė rrepave dhe shndėrrimit tė tyre nė fenerė pėr tė pėrkujtuar shpirtrat mbėrthyer nė Purgator.

Rrepa ėshtė pėrdorur tradicionalisht pėr Halloween nė Irlandė e Skoci, por emigrantėt nė Amerikėn e Veriut pėrdornin kungullin vendės, qė ishte i disponueshėm nė sasi shumė tė larta dhe ishte shumė mė i madh, duke lehtėsuar punėn e prerjes.

Tradita amerikane pėr tė prerė kungujt regjistrohet nė vitin 1837 dhe ishte fillimisht e lidhur me kohėn e korrjeve nė pėrgjithėsi, teksa u lidh specifikisht me Halloween rreth gjysmės sė dytė tė viteve ‘900.

Tradita

Simbolizmi i Halloween vjen nga disa burime, pėrfshi edhe kostumet kombėtare, vepra letrare gotike dhe horror, si romanet e Frankenstein e Draculas, apo filmat klasikė tė horronit. Ndėr veprat e para mbi Halloween gjenden ato tė poetit skocez John Mayne, i cili nė vitin 1780 vėrejti sesi rrengjet e Halloween janė mbinatyrore, duke ndikuar poezinė e Halloween-it tė shkrimtarit Robert Burns.

Pėr t’u veēuar janė edhe elementėt e sezonit tė vjetėsh, si kungujt, misri dhe dordolecėt. Shtėpitė, shpesh janė dekoruar me kėto simbole gjatė kėsaj periudhe. Simbolizmi i Halloween pėrfshin edhe temat, si vdekja, e keqja, okultja, apo mostrat mitologjikė.

E zezja dhe portokallja janė ngjyrat tradicionale tė kėsaj feste. Tradita amerikane tregon se nė natėn e gjatė tė shtrigave dhe fantazmave, duhet tė ketė festė e hare, sidomos pėr tė “ėmbėlsuar” mė tė vegjlit. Megjithatė nuk mungojnė edhe kundėrshtimet e botės katolike pėr tė mos festuar njė festė “me prejardhje pagane”.


Edituar pėr herė tė fundit nga Androo nė 31.10.11 23:11, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 02.11.11 7:59

Halloween 2011, histori, rekorde, mite dhe kostume


Njė listė me gjėra rreth festės qė po bėhet gjithnjė e mė popullore edhe nė Europė


Origjina e festės sė Halloween-it daton para 2000 vjetėsh. Nė pėrkim tė 1 nėntorit aktual, popujt keltė tė Evropės festonin ditėn e parė tė vitit tė ri, tė quajtur Samhain. Nė prag tė Samhain-it, Halloween-i aktual, mendohej se shpirtrat ecnin mbi Tokė teksa ishin nisur pėr nė botėn e pėrtejme dhe se sė bashku me kėta djaj, edhe shumė krijesa tė tjera.

Kostume kelte

Pėrveē sakrifikimit tė shpirtrave pėr zotat dhe mbledhjes pėrreth zjarreve tė mėdhenj, shpeshherė keltėt vishnin kostume, ndoshta lėkurė kafshėsh, nė mėnyrė qė tė ngatėrronin shpirtrat dhe tė pushtoheshin prej tyre. Gjithashtu thuhet se keltėt, duke vendosur maska, ose duke pikturuar fytyrėn, donin tė mishėronin paraardhėsit e vdekur. Djemtė e rinj visheshin si gra, dhe e kundėrta, duke thyer pėr njė periudhė tė shkurtėr ndarjet bindėse sociale. Sipas gojėdhėnave, keltėt, tė veshur si shpirtra, shkonin nga njė shtėpi nė njė tjetėr, duke bėrė performanca qesharake nė kėmbim tė ushqimeve dhe pijeve: njė praktikė e frymėzuar ndoshta nga lėnia jashtė dere e njė cope buke apo e ndonjė pije si ofertė pėr qeniet mbinatyrore.

Ndikimi i krishterė te Halloween-i

Nė vazhdim, liderėt e krishterė e bėnė tė tyren kėtė traditė dhe e transformuan festėn e Samhain, si festat e tjera pagane. Nė shekullin VII, Papa Bonifaci IV dekretoi qė 1 nėntori tė festohej si dita e shenjtorėve (All Hallows’Day). Nė vigjilje tė festės tė vazhdonin tė ndizeshin zjarre tė mėdhenj dhe tė visheshin kostume, por nėn njė emėr tjetėr: “All Hallows’Eve”, qė nė vazhdim do tė bėhej Halloween.

Halloween arrin nė Amerikė

Ishin emigrantėt europianė qė e ēuan festėn e Halloween-it nė Shtetet e Bashkuara: nė fakt festimet u bėnė vėrtet popullore nė shekullin XIX, nė kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojėdhėnave, ėshtė Anoka, nė Minesota, vendi ku u zhvillua pėr herė tė parė festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar qė nga viti 1920, ēdo 1 nėntor nė qytet ndizeshin zjarre tė mėdhenj dhe bėhej paradė me maska.

Arti i fshehjes

Sipas Shoqatės sė Tregtareve Amerikanė, ēdo vit rreth 40% e popullsisė amerikane vishet me kostume tė ndryshme, konkretisht 120 milionė individė, mes tyre fėmijė, tė rritur, madje edhe kafshė shtėpiake. Mbi 11% e qenve dhe maceve shtėpiake pronarėt e tyre i veshin me maska. Ja dhjetė kostumet mė popullore qė kanė veshur tė rriturit nė vitin 2010: shtrigė, vampir, pirat, infermiere, vampire seksi, mace, mumie, zanė, Batman, drakula; kostumet mė popullore mes fėmijėve po nė 2010-n kanė qenė kėto: princeshė, njeriu merimangė, shtrigė, pirat, princesha Disney, fantazma, Batman, superhero, kungull/vampir, personazhi i “Lufta e yjeve”.

Triumfi i sheqerit

Sipas regjistrimit tė pėrgjithshėm amerikan, nė Shtetet e Bashkuara janė rreth 36 milionė fėmijė nga mosha 5 deri nė 13 vjeē, qė trokasin nėpėr dyer tė ndryshme duke thėnė “ėmbėlsirė ose pije”. Nė vitin 2009, fėmijėt amerikanė kanė konsumuar 11 kilogramė ėmbėlsira, pjesėn mė tė madhe tė tė cilave gjatė periudhės sė Halloween-it.

Kunguj rekord

Shteti amerikan qė prodhon mė shumė kunguj ėshtė Illinois-i, me 195 milionė kilogramė nė vitin 2009. Kungulli mė i rėndė nė botė, sipas rekordeve “Guinnes”, ėshtė prodhuar nė vitin 2010 nė New Richmond, nė Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti njė “monstėr” prej 822 kilogramėsh, me njė perimetėr 4,6 metrash, qė u ekspozua nė Kopshtin Botanik tė Bronksit, nė Nju Jork. Rreth 90% e peshės sė tij pėrbėhet nga uji. Njė kungull rekord mund tė rritet 15 kilogramė nė ditė dhe tė arrijė pėrmasat e njė makine breshkė tip “Volkswagen”.

Magji dhe ēudira tė tjera

Sipas njė sondazhi amerikan tė zhvilluar pėr Halloween, nė vitin 2007, mė shumė se njė e treta e amerikanėve deklaroi se beson te fantazmat; 23 pėr qind pohoi se e ka parė njė tė tillė ose se e ka ndier praninė e njė fantazme. Gjithmonė duke u bazuar te sondazhi, njė nė pesė amerikanė beson se magjitė janė tė vėrteta.

Legjenda metropolitane

Disa histori qė tregohen pėr festėn e Halloween-it janė tė frikshme dhe duket sikur kanė gjetur njerėzit e duhur pėr t’i besuar, edhe pse pas tregimeve nuk ka asgjė tė ēuditshme. Njė prej kėtyre ka tė bėjė me ndjekėsit e sekteve satanike, njė fenomen mė i pranishėm te gėnjeshtrat sesa te tė vėrtetat, qė pėr festėn e Halloween-it sakrifikojnė macet e zeza. Megjithatė rastet e dhunės tė regjistruara te macet e zeza janė mė tepėr vepėr e ndonjė adoleshenti tė shqetėsuar.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Tanki prej 25.10.12 23:50

Pėr Halloween, Ballkani frikėsohet nė Prishtinė



Prishtina do tė jetė qendra e organizimit mė tė madh nė rajon pėr Halloween. Kjo pasi njė ekip i madh prej mė shumė se 100 personash po merret me organizimin e kėsaj mbrėmjeje tė jashtėzakonshme.

Project X quhet ekipi qė qėndron prapa kėtij organizimi qė pritet tė jetė madhėshtor, pėr faktin se nė tė janė angazhuar njerėz nga fusha tė ndryshme, pėr njė mbrėmje qė kėrkon impenjim tė veēantė.

“Project X Halloėeen ėshtė njė grup prej mbi 100 aktivistėsh qė kanė marrė pėrsipėr qė mė datė 31 tetor, Prishtinės t’i ofrojnė njė ngjarje tė madhe komplet e formatit mė ndryshe nga Halloweenėt e mėparshėm. Vendi i pėrzgjedhur pėr kėtė organizim ėshtė parkingu i brendshėm i Pallatit tė Rinisė ose salla e djegur sportive e Pallatit tė Rinisė me kapacitet tė jashtėzakonshėm”.

“Dyert do tė hapen nė orėn 21:00 deri nė ora 05:00. Biletat do tė kushtojnė 10 euro pėrfshirė dy pije. Biletat do tė jenė nė shitje para New Bornit nė natėn e Eventit, si dhe mund tė porositen online.Kostumi dhe maskimi i pjesmarrėsve pėr kėtė ngjarje ėshtė i obliguar”, shkruan nė komunikatėn e dėrguar nga ekipi i Project X.

Nė kėtė mbrėmje pritet tė ketė dekorime nė njė skenografi tė shoqėruar nga njė koreografi e jashtėzakonshme e pa parė mė parė, ndėrsa akrobacionet, muzika me deejayt mė tė mėdhenj nė vend, efektet e veēanta, efektet vizuale me Led dhe plot befasi tė tjera vetėm sa do ta bėjnė kėtė mbrėmje mė madhėshtore.

Kjo ngjarje pritet tė jetė prej mė mėdha nė rajonin tonė, duke pėrfshirė edhe gjithė Ballkanin, pasi nė Prishtinė pritet tė mblidhen me mijėra njerėz pėr kėtė mbrėmje.

Pėrgatitjet e Project X, nga tjetėr planet

Mbrėmja e cila do tė kulmojė me natėn e shtrigave mė 31 tetor, apo sic quhet Halloween, do tė mbahet nė parkingun e djegur tė Pallatit tė Rinisė, ku tė pranishėm pritet tė jenė rreth pesė mijė persona.
Ka mbetur mė pak se njė javė para mbrėmjes dhe pėrgatitjet po ecin jo sipas planit, por frikshėm mė shpejt se sa plani.

Dekorimet pritet tė jenė tė jashtėzakonshme, qė mund tė shohim sipas fotove kemi tė bėjmė me varreza tė improvizuara, e deri te kafka njerėzish tė krijuara mem shumė mjeshtri nga kungujt.


E veēanta e kėsaj mbrėmje sidoqoftė pritet tė jetė LED ekrani gjigant qė pritet tė prezantohet, i cili sipas organizatorėve pritet tė thyejė rekordin pėr ekranin mė tė madh LED tė parė ndonjėherė nė vendin tonė.

Gjithė ajo qė duhet tė bėni ėshtė qė tė bėni gati 10 euro dhe tė maskoheni mė 31 tetor sepse mbrėmja pritet tė jetė sipas tė gjitha ‘frikave’ madhėshtore .
Kur? – Halloween, 31 tetor – ora 21:00



Ku? – Te parkingu prapa Pallatit tė Rinisė – salla e djegur sportive

Kapaciteti? – 5000 mijė persona

PSE? – Sepse asnjėherė mė parė nuk ėshtė organizuar njė ngjarje e tillė. Led Screens, efektet vizuale dhe skenografia ashtu si akrobacionet do tė jenė pjesė e veēantė. A po tutesh?

Eventi nė Facebook - Project X Halloween


avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

215


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Odin prej 30.10.12 15:38

Kisha katolike polake paralajmėron kundėr Halloween-it



Kisha Katolike e Polonisė ka paralajmėruar se ritet moderne tė Halloween-it rrezikojnė qė tė promovojnė okulten.Sipas BBC, kisha thotė se festimet e Halloween-it bien nė kundėrshtim me mėsimet e kishės dhe krishterimin.

Njė peshkop tha se festimet e 31 tetorit po promovojnė paganizmin tek tė rinjtė.Peshkopi Andzej Dziega paralajmėroi se Halloween-i qėndron pas ‘kulturės sė vdekjes’.

“Ky lloj argėtimi i tundon fėmijėt si ėmbėlsirat, por pėrbėn rrezik real pėr dėme shpirtėrore, madje edhe pėr shkatėrrim tė jetės shpirtėrore,” shkruan nė njė letėr peshkopi.

Tradita amerikane e festimeve tė Halloween-it ėshtė bėrė mjaft popullore nė botė.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Luce prej 31.10.12 11:29

KISHA BEN GJERA ME MAKABER SE HALLOWEEN
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

88


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Flavius prej 31.10.12 17:18

Sido qofte te gjitha festat aktuale e kane bazen pagane, psh origjina e krishtlindjeve eshte pagane, jezusi nuk ka lindur me 25 dhjetor por eshte festa e zotit Mithra, dhe me duket budallek te quhen festat tjera pagane si satanike kur te gjitha e kane bazen pagane.
avatar
Flavius

107


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Luli prej 12.11.12 12:33

Historia e Halloween-it

Emri i Halloween ėshtė interpretimi modern i All Hollows’ Eve tė Irlandės, apo Dita e tė gjithė Shenjtorėve. Kjo festė tepėr e lashtė mbėrriti nė SHBA sė bashku me emigrantėt irlandezė dhe hodhi rrėnjė pėr tė vuajtur tani njė transformim radikal. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shėnon fundin e Vitit tė Keltėve dhe besohet tė jetė dita kur shpirtrat e atyre qė kanė vdekur vitin e mėparshėm do tė kthehen pėr tė zėnė vend nė trupin e njė tė gjalli. Pikėrisht pėr kėtė arsye, njerėzit veshin kostume tė frikshme pėr t’i trembur.

Ekzistojnė versione tė ndryshme tė traditave tė Halloween-it, por origjinėn e vėrtetė e gjejmė nė festivalin antik tė keltėve tė njohur si Samhain. Nė Skocinė e vjetėr mendohej se ishte pikėrsht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte mė kufi mes botės sė tė gjallėve dhe tė vdekurve. Legjenda thotė se shpirtrat qė kishin vdekur gjatė atij viti mblidheshin sė bashku pėr t’u pėrzier me botėn e tė gjallėve dhe mė pas pėr tė nisur rrugėn drejt njė bote tjetėr.

Nė natėn e fundit tė tė korrave tė vjeshtės, bota ndryshon nga ngrohtėsia e diellit tė verės nė ftohtėsinė e errėt tė dimrit, toka nga pjellore nė shterpė. Keltėt e lashtė besonin qė ky tranzicion u jepte forave tė mbinatyrshme njė shans pėr tė thyer pėrmes nė botėn e tė gjallėve dhe shkatėrrime e tyre djallėzore tė lulėzonin.

Ata vijnė pėr tė festuar natėn kryesor nė dimėr si Samhain (“fundi verės”), festivali konsiderohet gjerėsisht tė jetė shenjė paralajmėruese e Halloween. Nė natėn e Samhain, keltėt besonin se shpirtrat e njerėzve qė kishin vdekur vitin e kaluar do tė ecin nė mesin e tė gjallėve. Kėshtu, fshatarėt vinin ushqim dhe ėmbėlsira tė qetėsonin shpirtrat e tyre, njė ritual qė mund tė ketė paraprirė trillimin apo trajtimin. (Nuk ka asnjė provė nė fakt se Samhain ishte me tė vėrtetė njė festival i tė vdekurve, sipas historianit Nicholas Rogers, nė librin e tij: Holloween; Nga ritual pagan nė njė festė mbrėmjeje).

Edhe pse Halloween ka origjinė pagane, emri i saj rrjedh nga pushimet e kristianėve “All Hallows Eve”, Dita e Shenjtorėve, apo mbrėmja para Ditės sė tė Gjithė Shenjtorėve ‘(1 nėntor). Pushimet nė fakt u pėrshtatėn nga nga tė krishterėt tė cilėt shpresonin zhdukjen e paganizmit dhe gjatė viteve, disa nga aspektet mė tė errėta tė Halloėeen janė zėvendėsuar nga festime me mė shumė dashuri, dritė apo miqėsi. Por lidhjet e Halloėeen me tė frikshmen dhe tė mbinatyrshmen mbahen tė forta ende nė festimet nė tė gjithė botėn.

Si festohet Halloween nė botė ?

Nė Irlandė, ndoshta vendlindja e festės, Halloween pėrshėndetet ende me emocioneve ēdo vit dhe kjo festohet me fishekzjarre, arra majmuni (njė tjetėr emėr pėr kikirikėt) dhe barnbrack, njė lloj i veēantė keku me fruta tė ndryshme tė pjekura brenda. Nėse pjesa juaj ka unazė, fati romantik do tė jetė nė tė ardhmen tuaj dhe nėse merrni monedhė, do tė ketė para pėr ju, por nėse merrni njė copė lecke, mirė ėshtė tė filloni tė shtrėngoni rripin e portofolit.

Nė Meksikė, varrezat janė edhe tėrheqjet mė tė mėdha madhe gjatė Dia de los Muertos. Dita e tė vdekurve ėshtė njė festė indigjene qė daton qė prej mijėra vjet nė nderim tė tė vdekurve. Kur katolicizmit spanjoll u pėrhap nė tė gjithė Meksikėn, dita u zhvendos qė tė pėrkojė me Ditėn e tė Gjithė Shenjtorėve dhe Shpirtrave (2 nėntor), kėshtu me njė lidhje tė ngushtė me Halloween. Ritualet e zakonshme pėrfshijnė veshjen e maskave tė kafkės dhe duke stolisur faltoret me lule, qirinj, fotografi dhe ushqim pėr tė vdekurit.

Aktualisht, qyteti i Aguascalientes po pret festivalin kulturor Calaveras, apo Festivali i Kafkave, nga 28 tetor-6 nėntor. Ky ėshtė njė festival shumėngjyrėsh i artit, teatrit, muzikė, vallėzime, dhe ushqim, sepse Dia de los Muertos ka pėr qėllim tė festojė vdekjen si njė pjesė e gėzuar e jetės.

Nė Rumani, Halloween ėshtė njė tėrheqje e madhe pėr turistėt duke kėrkuar pėr ndonjė gjė tė frikshme nga tema e Draculės. Disa turne Halloween marrin vizitorėt pėr gjuajtje pėr vampirėt nė Transilvani dhe nė kėrkim tė Drakulės sė vėrtetė nė Wallachia.

Nė Shtetet e Bashkuara, Halloween do tė thotė kostume festive, festivale, shtėpitė e fantazmave, kunguj, etj. kampionati botėror i Chunkin Punkin ėshtė konkurs i mbajtur ēdo vit nc Delaėare. Por, pėr njė pėrvojė fantastike tė frikshme, shkohet nė Eastern State Penitentiary , njė ish burg nė Filadelfia, qė rikrijon njė atmosferė tė frikshme pėr Terrijn prapa mureve tė saj vjetore.

Vendet ku nuk festohet Halloween

Ekzistojnė disa vende nė botė tė cilave u mohohet e drejta e festimit tė natės sė shtrigave dhe vampireve. Kjo ditė ėshtė kategorikisht e ndaluar tė festohet nė Venezulė.

Presidenti aktual i Venezuels, Hugo Chaves ka urdhėruar ministrin e tij tė turizmit t’a ndalojė festimin e kėsaj dite. Sipas presidentit, kjo festė sinjifikon traditėn amerikane e cila pėr fat tė keq po kthehet nė traditė globale duke “u’a marrė mendjen” miliona njerėzve nė mbarė botėn.

Sipas tij, festa e Halloween-it ėshtė vetėm njė festė neokolonialiste dhe kapitaliste.

Nė kohėt e fundit, edhe nė Itali ka nisur kundėrvenia ndaj kėsaj feste. Vlen tė permendet rasti i Modugnos nė Bari ku pėr tė katėrtin vit me radhė ėshtė ndaluar festimi i Halloween-it.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

925


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Halloween!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi