Shtetet e Bashkuara te Europes

Shko poshtė

Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin prej 28.10.11 22:26

Shtetet e Bashkuara te Europes



Te gjitha rruget jane duke na derguar drejt nje nje shteti Federal Europian..kriza e borxheve ne Greqi, Itali, Portugali, Spanje...

Ne pyetje nuk eshte me nese Federalizmi do te arrije por "KUR"?

Pamundesia e shteteve per te kontrolluar borxhin e tyre do te filloje krijimin e nje qeverie ekonomike te BE-se, e cila do tė kontrolloje buxhetet e vendeve dhe ekonomine e tyre.

Afrimi Franko-gjerman ne aspektin e taksave, legjislacionit, eshte quajtur nga Sarkozy, si "konvergjence".Pra eshte krijuar institucioni mbi shtetet per ti kontrolluar dhe per te shitur pasurine e tyre per larjen e borxheve.

Edhe me gjithe shkurtimet drastike te shpenzimeve publike dhe kursimeve te rrepta borxhi do vazhdoje te rritet per shtetet e lartepermendura.

Termi humbja e sovranitetit nuk eshte me tabu por e perdorur me ekuivoke.

Bankat jane tė varura nga politika. Por edhe politika nga bankat.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin prej 28.10.11 22:46

Po sjelle nje artikull te DW ku e ilustron shume mire qellimin final:

"Shtetet e Bashkuara tė Evropės" - kanė vdekur, apo...?

Joshka Fisher dhe filozofi francez Jean-Marc Ferry diskutojnė nė parlamentin Evropian pėr temėn "Shtetet e Bashkuara tė Evropės - Drejt njė shoqėrie transnacionale"

Ideja e njė shteti federal evropian ka vdekur, apo ėshtė mė e aktuale se kurrė?

Shumė vėrejnė nė moment riforcimin e parimit nacional, pikėrisht tani nė krizėn e euros. Tė tjerė shohin pikėrisht krizėn si shkak pėr njė hap tė ri tė madh tė domosdoshėm integracioni. Filozofi francez Jean-Marc Ferry mendon se bazat e vjetra nuk vlejnė mė.

Pika e kthesės rėnia e murit

„Legjitimimi mė i madh pėr projektin evropian pas luftės ishte paqja - nuk do tė ketė mė luftė civile evropiane! Ky legjitimim, po them fare brutalisht, ėshtė rrėzuar me murin e Berlinit.“

Njėri nga projektet mė tė rėndėsishme ėshtė globalizimi. Por nga shumėkush ai shihet me shqetėsim si rrezik pėr minimin e shteteve. Ferry rekomandon si legjtimim tė ri “rizaptimin politik tė ekonomisė".

Pėr Joshka Fischerin kjo ėshtė shumė tradicionale dhe e menduar nė shtete. Ish ministri i Jashtėm gjerman kritikon Evropėn pėr verbėri ndaj realitetit. „Mua mė duket zbavitėse, se si evropianėt vazhdojnė tė shqetėsohen pėr transferimin e sovranitetit duke harruar se ne ēdo ditė transferojmė sovranitet dhe e humbasim. Vetėm se nuk e transferojmė nė Bruksel, por diku krejt tjetėr."

Ungji nga Azia zevėndėsoi atė tė Amerikės

Se ku, do ta kishin dėshmuar vizitat nė kryeqytete tė ndryshme tė Evropės para Krishtilindjeve.

„Nuk ishte njoftuar mė vizita nė Evropė e ungjit nga Amerika, por njė tjetėr ungj i mirė u premtoi ndihmė shteteve tė periferisė jugore, ungji i mirė nga Azia Lindore."

Fjala ishte pėr oferta japoneze dhe kineze pėr tė ndihmuar shtetet evropiane tė zhytura nė borxhe. Teza e Fisherit ėshtė se Europa duhet tė reagojė me mė shumė integracion ndaj spostimit tė pushtetit nė drejtim tė Azisė. Pėrndryshe do ta humbasė ndikimin e saj nė politik botėror. Edhe krizėn e euros do ta pėrballojė vetėm si union ekonomik. Por ku do tė jetė fundi i evropianizimit nė shtetin federal evropian? Fischer nuk i sheh nė rrezik indentitetet e ndryshme.

„Ne nuk do tė bėhemi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.. Por ne do tė shkėrmoqemi, nėqoftėse mbetemi federatė.“

Si arrihen njerėzit?

Fischer u bėn thirrje politikanėve pėrgjegjės, qė ta bėjnė kėtė ide temė tė popullatės, qė shkakton edhe emocione. Ai vetė ėshtė autokritik “se dimensioni emocional“ ka munguar nė kohėn, kur ai ka qenė aktiv nė politikė. Meqenėse politika evropiane ėshtė zhvilluar pėr njė kohė shumė tė gjatė nga lart, mbetet e huaj pėr aq shumė njerėz.

Politikani i CSU nė parlamentin evropian Manfred Weber ėshtė gjithashtu i kėtij mendimi. „Besoj se pėr qytetarėt ėshtė mė pak i rėndėsishėm debati teorik pėr strukturat shtetėrore, por ne duhet tė zhvillojmė njė debat mbi sfidat. Nė qoftė se ne sot nė sektorin e biznesit pėrpiqemi tė fusim standarte pėr ekonominė tonė, standarte pėr konsumatorin, atėherė secili e di se kjo vlen pėr mbarė Evropėn. Dhe atėherė jemi nė gjendje tė mobilizojmė edhe njerėzit. "

Se ku do tė pėrfundojė bashkimi i Evropės, kėsaj pyetjeje deputeti nuk do t'i japė pėrgjigje. Por edhe Fisher i shmanget fundja kėsaj pyetjeje. Por tė dy janė tė bindur, se nė tė ardhmen duhet tė ketė shumė mė tepėr Evropė, se sa ka sot.
(DW)
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin prej 28.10.11 22:49

Joshka Fisher: Tė krijojmė Shtetet e Bashkuara tė Evropės

Joshka Fisher, ish-ministri i Jashtėm gjerman, njė politikan mbėshtetės i politikave evropiane, mori pjesė nė konferencėn “Shtetet e Bashkuara tė Evropės – Drejt njė shoqėrie transkombėtare”.

Mbėshtetės i hapur i federalizmit, Fisher u ka bėrė thirrje pėr unitet mė tė madh evropianėve, si e rėndėsishme kjo nė kohėn e tashme, e rrėnuar nga kriza ekonomike.

Z.Fisher, ėshtė thėnė shpesh se po rritet distanca mes qytetarėve dhe institucioneve evropiane. Mjafton tė them se pjesėmarrja nė zgjedhje ka qenė nė rėnie nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tridhjetė vjet. Si mund tė ndryshojė ky trend?

- Grupet politike duhet tė zhvillojnė programe tė pėrbashkėta evropiane dhe kombėtare, larg nga ēėshtjet evropiane. Ata duhet pastaj tė kėrkojnė kandidatė tė pėrshtatshėm, figura tė rėndėsishme.

Disa analistė argumentojnė se 27 shtetet anėtare duhet tė ndjekin interesat e tyre dhe jo ato tė Evropės. Si mund tė rigjallėrohet ideja e integrimit evropian?

- Kriza e na ka mėsuar njė mėsim tė vėshtirė dhe ne duhet tė mėsojmė. Ka nevojė pėr mė shumė njėsi, tė paktėn nė zonėn e Euros. Unė jam gjithmonė optimist, por qė kriza mund ta ēojė Europėn tė krijojė njė bashkim ekonomik. Unė nuk shoh asnjė alternativė tjetėr.

Si duhet tė jetė e ardhmja e Europės?

- Ēdo ditė ne kemi humbur njė pjesė tė sovranitetit tonė nė vendet nė zhvillim. Por ende ne pyesim veten nėse jemi apo jo ne qė duhet tė heqim dorė nga sovraniteti ynė nė favor tė Bashkimit Evropian.

Por ne tashmė jemi duke humbur sovranitetin tonė! Dhe nė favor tė vendeve jo-evropiane, tė tilla si Kina. Ne jemi duke humbur rėndėsi dhe pozitė. Bota ėshtė duke ndryshuar nė mėnyrė dramatike dhe pyetja qė duhet tė bėjnė evropianėt ėshtė ajo sesi do tė jetė Evropa pas dhjetė vjetėsh.

Evropa duhet tė jetė e fortė dhe kjo ėshtė e mundur vetėm kur ne tė kombinojmė interesat tona. Ėshtė e vėshtirė, por e arritshme. Qėllimi do tė ishte pėr tė krijuar njė ‘Shtetet e Bashkuara tė Evropės”, njė shoqatė e vėrtetė e shteteve demokratike qė ndajnė sovranitetin e saj.

Por identitetet tona kombėtare vazhdojnė tė ekzistojnė dhe te Kombet e Bashkuara, ato do tė mbajė njė rol tė rėndėsishėm.

Ēfarė roli ka nė tė gjithė kėtė, Parlamenti Evropian?

- Parlamenti Evropian duhet tė pėrdorė kohėn e mbetur pėr tė siguruar qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė me tė vėrtetė evropiane. Nė Gjermani partitė politike kanė vendosur nė zgjedhje pėr ēėshtje kombėtare, e jo evropiane. Unė mendoj se vendet e tjera kanė shkuar nė tė njėjtėn mėnyrė. Parlamenti ka tani njė mundėsi tė mirė. Ai ka mė shumė kompetenca dhe qytetarėt duhet tė ndihen tė pėrfaqėsuar nė mėnyrė demokratike.

Ēėshtja e taksave evropian duket shumė interesante. Kjo ėshtė njė betejė e humbur nėse ajo ēon nė njė rritje tė taksave. Por nė qoftė se taksave BE do tė kompensohet nga kontributet e shteteve anėtare tė BE-sė, gjėrat do tė jenė tė ndryshme.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin prej 28.10.11 22:54

Kryeministri belg pėr krijimin e Shteteve tė Bashkura tė Evropės

Kryeministri belg Gi Verhofstad bėri publik njė manifest, nė cilin kėrkon krijimin e Sheteve tė Bashkuara tė Evropės (SHBE) me bėrthamė tė disa shteteve, tė cilat dėshirojnė ta thellojnė integrimin evropian.

Ai konstaton, se "shtetet-anėtare tė BE-sė mė nuk paraqesin grup homogjen, i cili dėshiron tė shkojė nė njė drejtim tė njėjtė". Pėr kėtė shkak kryeministri propozon tė krijohen dy "rrethe koncentrike" tė shteteve.

Rrethin mė tė vogėl Verhofstadi e pėrcakton si "bėrthamė politike", tė qujatur nga ai si Shtetet e Bashkuara tė Evropės - kėto janė shtetet, tė cilat vendosėn euron si valutė shtetėrore apo pėrgatiten ta bėjnė atė.

Bėrthama politike duhet tė ndėrtojė politikė harmonike sociale-ekonomike, pėr mbėshtetje tė euros. Rrethi mė i madh, nga ana tjetėr duhet tė jetė Organizata e shteteve evropiane me strukturė konfederative, e cila do tė jetė garantuese e paqes nė Evropė. Projekti pėr SHBE-nė duhet tė jetė i hapur pėr secilin shtet, theksoi kryeministri belg.

Manifesti i Verhofstadit shfaqet vetėm dy ditė pasi njė grup prej 50 veprimtarėve tė afirmuar ekonomik nga bashkėsia flandriase, shpallėn manifest, nė tė cilėn kėrkojnė shkatėrrimin e Belgjikės dhe shpalljen e pavarėsisė sė Flandrisė.

"Grupi prej 50 ekonomistėve tė afirmuar konsideron se Flandria duhet tė bėhet anėtare e pavarur e Bashkimit Evropian pėr tė mirėn e vetė dhe mirėqenien e popullit tė saj", kėrkuan autorėt e manifestit.

"Belgjika nuk i sjellė kurrfarė vlere shtesė Flandrisė, por ėshtė duke ndodhur pikėrisht e kundėrta - Flandria i sjellė vlera shtesė Belgjikės nė interes tė rajoneve tjera. Flandria asnjėherė nuk ka marrė dhe tani nuk merr kurrfarė pagese pėr kėtė solidaritet", konsiderojnė autorėt e minifestit pėr pavarėsi.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin prej 12.09.12 20:17

Barroso: "BE tė bėhet federatė shtetesh!”



BRUKSEL - Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka kėrkuar qė Bashkimi Evropian tė shndėrrohet nė njė “federatė tė shteteve”.

Nė njė fjalim para Parlamentit Evropian, qė e citon 'Koha ditore', Barroso ka thėnė se nuk kėrkon njė “super-shtet” evropian, por ka deklaruar se “BE-ja do tė jetė gjithmonė mė pak se shuma e pjesėve tė saj, derisa unioni nuk po forcohet”. Ai ka thėnė se, “idetė e vjetra” nuk do tė funksionojnė mė dhe "nuk do tė shpėtojnė monedhėn euro".

Barroso po ashtu ka shfaqur bindjen se, Greqia do tė mund tė mbetet nė Eurozonė, nėse u pėrmbahet angazhimeve tė saj.
Ai po ashtu ka shpalosur planet pėr njė mekanizėm tė vetėm mbikėqyrės pėr tė gjitha bankat nė Eurozonė.

Ai ka thėnė se, “idetė e vjetra” nuk do tė funksionojnė mė dhe "nuk do tė shpėtojnė monedhėn euro".
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi