Burri me tė bardha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Burri me tė bardha

Mesazh  Luli prej 28.10.11 20:12

Burri me tė bardha

Kjo histori ka ndodhur nė zonėn e plazhit nė Durrės .



Njė nga shokėt e mi mė tha qė tė shkoja me tė e ta pėrcillja deri nė plazh dhe mė pas tė kthehesha vetėm. Ishte natė vonė dhe unė, e vetmja rrugė qė kisha, ishte qė tė kthehesha nė kėmbė. U nisa komplet i qetė dhe nė rrugė nuk ndodhej askush.

Kthej kokėn pas dhe shikoj se rreth 100 metra larg meje ndodhej njė person i veshur me tė bardha i cili po ecte nė qetėsi. Nuk u habita aspak se edhe unė po tė njėjtėn gjė po bėja, po ecja i qetė nė rrugėn time. Pėr tė arritur nė shtėpi mė shpejt mendova tė kaloj nga njė rrugė e shkurtėr midis disa trenave tek stacioni aty afėr dhe mė pas e kisha rrugėn e lirė, sepse futesha nė lagje ku mė njihnin dhe mund tė vazhdoja tej mase i qetė.

Kur arrij afėr trenave shikoj sėrish personin e veshur me tė bardha qė ishte prapa meje i cili e mbante kokėn ulur pėr tė mos u dalluar. Nė ato momente u tmerrova, nuk e njihja atė person por me sa dukej, ai mė njihte mua shum mirė. Vazhdova dhe isha nė mėdyshje, a t’i kaloja ato shina treni, apo mos t’i kaloja? Isha nė mes dy rrugėve qė nėse kthehesha nuk e dija se cfarė mė priste nga ai person dhe nėse vazhdoja pėrpara qėndronte akoma ajo frika qė ai mund tė mė bėnte ndonjė gjė kur tė hyja nė mes tė trenave.

Kthej dhe njė herė kokėn pas dhe ai qėndronte aty ku e kisha parė herėn e fundit. Mora guxim dhe vazhdova rrugėn pėrpara. Trenat i kalova pa asnje problem dhe isha mė i qetė. Nė ato momente kthej kokėn pas dhe nuk e pashė atė personin qė mė ndiqte deri para pak disa minutash.

Kur arrij tek rruga kryesore shikoj tė njėjtin person tė mbėshtetur tek njėra nga dritat e rrugės, fillova tė djersij dhe nuk e dija se ēfarė kishte ai person me mua. U nisa sėrish dhe kisha vetėm pak rrugė pėr tė arritur nė shtėpi. Kur afrohem tek shtėpia ime, tek njėri nga dyqanet tė cilat ndodhen nė lagjen time shikoj po atė person, i cili po mė shikonte drejt e nė sy.

Ishte njė burrė i vjetėr i cili mė buzėqeshte. Mė pėrshėndeti me dorė, shkoi pas dyqanit dhe mė pas nuk e pashė mė. Tė nesėrmen nė mėngjes ngrihem nga gjumi nga tė thėrriturat e mamasė sime. E pyeta se cfarė kishte dhe mė tha qė kishte parė nė ėndėrr dajėn e saj i cili ishte njė ish i pėrndjekur politik dhe mė shpjegon historinė e tij.

U habita dhe i tregova pėr ngjarjen e natės sė kaluar. Ajo, nė ato momente nuk e mbajti veten dhe filloi duke qarė. Mė tha se ai ka qėnė daja i saj qė ajo nuk e kishte parė prej shumė vitesh dhe unė, aty u shtanga.

Puna e parė qė fillova tė bėj ishte tė kėrkoja pėr atė person i cili mė kishte impresionuar me gjėrat qė bėri dhe mė buzėqeshjen e tij tė ngrohtė, por ēdo gjė mė shkoi kot sepse edhe sot e kėsaj dite atij nuk i dihet as ku i ndodhet varri...

G.T
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi