Misteret e kėshtjelles sė koraleve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteret e kėshtjelles sė koraleve

Mesazh  Jon prej 03.06.08 13:56

Misteret e kėshtjelles sė koraleve

Njė vėshtrim mbi Kėshtjellėn

Njė ndėrtim nė Florida tė SHBA-sė, I njohur me emrin Kėshtjella e koraleve, ėshtė njė nga vendet mė tė mė tė ēuditshme nė botė. Kėshtjella ndodhet nė Homested, njė fshat qė nė vitin 1993 u godit ashpėr nga njė uragani Andrju. E tėrė zona dukej sikur kishte qenė njė arenė e ndonjė shpėrthimi bėrthamor, edhe 2 vjet pas uraganit.

Ndėrtesa e ura dukeshin sikur tė ishin goditur nga lart me njė ēekiē tė stėrmadh. Edhe disa pjesė tė Kėshtjellės sė Koraleve u dėmtuan disi por pjesa mė e madhe e saj pėr fat tė mire mbeti e paprekur. Ndoshta ky ndėrtim i rezistoi stuhisė sė fuqishme, pasi struktura e tij ėshtė mjaft e qėndrueshme: pjesa mė e madhe e ndėrtimeve janė prej blloqe masive koralesh me peshė rreth pesė tone secili.

Pėrveē kėsaj Kėshtjella rrethohet edhe me njė mur tė trashė mbrojtės. Porta e Kėshtjellės ėshtė gdhendur prej njė blloku tė vetėm koralor dhe peshon nėntė tonė. Blloku ėshtė dy metra i gjerė, rreth dy e gjysmė i lartė dhe mė se gjysmė metri i gjerė.

Porta gjigante varet nė njė levė tė hekurt dhe ėshtė baras peshuar dhe niveluar nė mėnyrė aq tė pėrsosur, saqė vizitori mund ta hapė atė lehtėsisht duke e shtyrė edhe vetėm me njė gisht, Inxhinieret e ndėrtimit te kohėve te sotme ende nuk kanė mund ta shpjegojnė sesi njė objekt me njė peshė te tille mund te vendoset ne njė mėnyrė aq te pėrkryer dhe me aq saktėsi.

Njė tjetėr port, me forme trekėndore dhe qe peshon tre tone, ndodhet ne murin tjetėr, pėrball te pares. Menjėherė pas hyrjes, njė rrugicė te ēon drejt njė kulle katerkendore. Njė pale shkalle brenda saj te ēojnė ne njė dhome te vogėl e cila ndodhet me lart se te gjitha objektet e tjera te kėshtjellės. Dhoma ėshtė e pajisur vetėm me njė tryezė te drunjtė mbi te cilėn ndodhen disa vegla primitive pune. Vegla te tilla varen edhe neper muret.

Dhoma ėshtė ndėrtuar me blloqe koralesh qe peshojnė katėr deri ne nėnte tone secili. Vetėm pėr muret e saj janė pėrdorur 243 ton korale. Pėr ndriēimin pėrdoren llamba me vaj, ndėrsa njė pus shėrben pėr te marre ujin e pijshėm. Ne murin jugor ndodhen dy blloqe masive qe duket qarte se pėrbejnė njė altar. Se cilit zot apo zotėr i shėrbenin, kjo nuk dihet. Njė dritare e vetme shikon nga oborri, ndėrsa stolat pėr t’u ulur janė gjithashtu prej korali dhe peshojnė gjysme tone secili. Edhe pse janė vėzhguar me imtėsi.

Asnjė gjurme mjeti pune nuk ėshtė gjetur mbi ta. Stolat janė renditure mėnyre te tillė qe te tregojnė anėn e perėndimit te diellit dhe te hėnės. Por ata nuk janė objektet e vetme qe tregojnė shenja te objekteve qiellore.Brenda murit rrethues ka shume shkėmbinj koralore te gdhendur qe paraqesin disa trupa dhe dukuri qiellore. Gjendet Hėna,Dielli, planetė dhe janė rreshtuar ne mėnyre te tille qe shėnojnė dukuri dhe ngjarje qiellore.

Duket sikur kemi te bėjmė me njė observator i cili daton shume kohe me pėrpara nga shpikja e teleskopit. Pak metra jashtė murit gjendet njė strukture tjetėr e larte qe tregon yllin polar. Pranė saj ndodhet njė lloj sahati qe ėshtė kalibruar pėr te shėnuar orėn 12 te mesditės ne solsticin e dimrit, me 21 dhjetor , dhe solsticin e verės, me 21 peshor. Kjo ore ėshtė zbukuruar me gdhendje qe paraqesin hėnėn ēerekshe dhe te plote.

Ne murin verior gjendet imazhet e Saturnit dhe te Marsit. Pėr ketė te fundit ka shenja se artisti qe e ka gdhendur besonte se aty ka jete. Identiteti astronomik i kėshtjellės duket ngado. Ne terren ndodhen te gdhendur tre rrathė bashkėqendrorė, me diametra 30, 15 dhe 4,5 metra te cilėt duket qartė se paraqesin sistemin tone diellor, Unazat e pėrcaktuara nga kėta rrathė paraqesin orbitat e planetėve.

Rrethi me i ngushtė paraqet Merkurin, Venusin, Marsin. Rrethi e mesit-Jupiterin, Saturnin dhe Uranin, ndėrsa Neptun dhe Plutonin ndodhen ne rrethin e jashtėm.Ne murin verior ėshtė shėnuar, nėpėrmjet njė kurore, blloku me i madhe i cili peshon30 tone. Ne oborr ndodhet edhe njė obelisk si njė tryezė banketesh e rrethuar nga stola te cilėt janė balancuar mbi shkėmbinj ne mėnyrė te pėrsosur.
Ata vazhdojnė te lėkunden pėr njė kohe te gjate, pasi janė prekur ose lėvizur me dore.

Nga Meti32
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi