Fenomenologji dhe Ekzistencializėm

Shko poshtė

Fenomenologji dhe Ekzistencializėm

Mesazh  Androo prej 17.10.11 15:15



Fenomenologji dhe Ekzistencializėm

“Njeriu ėshtė njė qenie tek i cili esenca paraprihet nga ekzistenca, qė njeriu ėshtė njė qenie e lirė qė, nė ēfarėdo rrethane, dėshiron lirinė e tij, nė tė njėjtėn kohė kam pranuar se unė dėshiroj edhe lirinė e tė tjerėve.

Kėshtu, nė emėr tė kėtij vullneti lirie, i ngėrthyer nga vetė liria, unė mund tė shqiptoj disa gjykime pėr ata qė pėrpiqen tė fshehin rastėsinė totale tė ekzistencės sė tyre si edhe lirinė e saj tė plotė.

Ata njerėz qė do tė fshihnin lirinė e tyre totale nėn pretekstin e tė qenit serioz ose duke pėrdorur shfajėsime deterministe, do t’i quaja tė poshtėr; tė tjerėt, qė do tė pėrpiqen tė tregojnė se ekzistenca e tyre ishte e nevojshme, kur ajo ėshtė si rastėsia e shfaqjes sė njeriut mbi tokė, ata unė do t’i quaja batakēinj. Por, si tė poshtėrit ashtu dhe batakēinjtė mund tė gjykohen vetėm mbi planin e vėrtetėsisė”, shkruante Jean-Paul Sartre.

Njeriu pėr nga natyra e tij krijuese ėshtė i thjeshtė, pos qė arsyeja ia jep atributin e tė qenurit i njohur me vetitė e kėsaj ekzistence. Hiqja arsyen domosdoshmėrisht do tė reflektojė efekt tė panjohur mbi ēdo gjė. Ai ėshtė vetė prijėsi qė pėrcakton fatin e tij se ēfarė do tė bėhet me tė ardhmen e tij, pra ai ėshtė ajo qė do tė zgjedhė, krijojė pambarimisht.

Kėtu, ky shtet ėshtė shndėrruar pėrpara esencės sė tij. Esenca e tij paraprihet nga individ tė caktuar qė kryesisht bėjnė “politikė” lokale, dhe qė ia mveshin kohės. Shteti dhe fati i tij ndodhen aksidentalisht nė njė udhė tė ndėrlikuar qė aspiratat e shoqėrisė pėrfundojnė nė tehun e shpatės.

Udhė tė re vėshtirė se mund tė ketė pėr njė kalim tė matur juridikisht e politikisht. As shteti, por as individi nuk e dinė tashmė ta pėrcaktojnė fatin e njėri-tjetrit se ēfarė konkretisht do tė duhet tė ndodhė nesėr pėr turmėn dhe grupe tė caktuara njerėzish.

Ata, individ qė kryesisht bėjnė “politikė” kanė pėrcaktuar vetėm fatet e tyre, por jo dhe fatet e pėrgjithshme. Kėtu ėshtė thelbi qė i ka errur tė gjithė, edhe po tė dojė ndokush ta ndryshojė, nuk mundet. Sot, shteti dhe politika janė larg nocioneve shteti i sė drejtės, dhe politikė demokratike qė zgjidh nyjet gordiane ekonomike e sociale...

Fenomenologjia ėshtė studimi i strukturave tė pėrvojės sė ndėrgjegjshėm, sė bashku me kushtet pėrkatėse tė pėrvojės. Pra, paraqitjet nė krahasim me realitetin.

Sėrish, duke u ndėrlidhur me fenomenologjinė dhe funksionimin e shtetit nga politkbėrja e njė grup individėsh qė njohjet i kanė pėrfituar nxitimthi pėr hir tė pėrfitimit tė interesave vetjake, lirshėm mund tė vėrejmė se qeverisja e tyre me shtetin nuk trajton fenomenet, por ēėshtjet personale.

Kur po flasim pėr paraqitjen e fenomeneve nė kohė reale, kuptojmė hapur se, tė gjitha shtetet ballkanike janė ngatėrruar nė lidhje me inkuadrimin e mirėfilltė shtetėror. Shtetet ballkanike janė pothuaj pranė ngėrēit politik, ndėrsa zbatueshmėria e plotė e ligjeve po lajthit pambarimisht; ndėrkaq, ēdo lajtithje e ligjeve nga ana e aparatit shtetėror pėrdhos shoqėrinė, qytetarin...

Individėt e kėtyre shteteve qė kryesisht bėjnė “politikė” janė non grata me vėrtetueshmėrinė e ndėrgjegjes sė kulluar, andaj kėta qė kanė probleme serioze me ndėrgjegjen duhet tė tėrhiqen drejt vullnetit tė pėrgjithshėm, dhe tė merren me vullnetin e tyre tė zakonshėm. Nuk ėshtė e mundur qė shtetet dhe politikat e tyre ngulfatėse tė sensibilizohen nga sfidat e vazhdueshme, sepse janė ngatėrruar tė gjitha vullnetet.

Prandaj, njė shtet qė tė funksionojė relativisht mirė; duhen individ me ndėrgjegje tė kulluar, tė aftė pėr tė parė pėrtej fenomeneve nė paraqitje me realitetin, individ me njohje tė konsiderueshme, dhe individ qė kanė aftėsi prodhuese pėr tė bėrė politikė konkrete pėr qytetarin dhe shoqėrinė.

Autori
Bujar Plloshtani
avatar
Androo

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi