Legjendat pėr Azem Bejtė Galicėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjendat pėr Azem Bejtė Galicėn

Mesazh  majlind's prej 15.10.11 20:07

Legjendat pėr Azem Bejtė Galicėn



Ėshtė rast i rrallė qė pėr sė gjalli njeriu tė bėhet legjendė dhe tė shndėrrohet nė mit. Kėshtu ka ndodhur me kryekomandantin e ēetave kaqake, Azem Bejtė Galicėn. Ky me luftėrat heroike dhe me trimėrinė e rrallė u bė legjendė e gjallė. Kjo do tė marrė pėrmasa tė mėdha, sidomos pas vdekjes sė tij, kur varrimi i tij mbeti sekret.

Pjesėmarrja nė mė shumė se 60 beteja fitimtare, ishte fenomen i rrallė historik. Kjo e tmerroi armikun dhe doemos duhej besuar se ėshtė dragua dhe i pavdekshėm. Pastaj luftėrat e tė gjithave qetave nėn parullėn: “O, PRITE PRITE, AZEM GALICĖN”, e shtuan besimin nė legjendėn se ai fluturon. Ndodhte qė brenda ditės tė luftohej nė Drenicė e nė Shalė, nė Dukagjin e nė Llap, apo edhe dikund tjetėr e gjithkund nė emėr tė Azemit. Kjo do tė thotė se Azem Bejtė Galica ishte sinonim i tė gjithave ēetave kryengritėse.

Nė dobi tė legjendės se Azemi ishte si Akili grek, i paprekshėm nga plumbi apo si Feniksi, i cili ngjallet nga hiri i tij, shkonin edhe lajmet e rrejshme tė qarqeve serbe rreth vrasjes sė tij. Mbi shtatė herė nė gazetat serbe ėshtė shkruar se u vra Azemi e po aq herė ėshtė demantuar kjo. Kėshtu disa herė u”vra”dhe u”ngjall”Azem Bejtė Galica nė shtypin serb, gjė qė ndikoi tė besohet se ai ėshtė i pavdekshėm.

Edhe populli ynė krijoi legjenda pėr pavdekshmėrinė e Azemit. Ja njė legjendė e tillė:
“Nė kohėn e Azemit ishte njė hoxhė i zoti dhe i shkolluar. Ishte nga Tėrsteniku(Drenicė). Ai kishte aftėsi qė t’i bėjė njerėzit e fortė dhe tė paprekshėm nga plumbi. Pėr kėtė dėgjon edhe Azemi. Shkon te hoxha dhe i thotė: “Hoxhė, shkruaje njė hajmali tė tillė e po e provojmė, ia vemė dikujt dhe po e qėlloj me pushkė”. Hoxha u frikėsua nga njė provė e tillė. Ai ia vuri hajmalinė njė gjeli dhe i tha Azemit: “Ja qėlloje” Ai me pushkė e gjuan disa here por kot. Kur ia heqin hajmalinė e qėllon me tė parėn. Azemi i beson dhe e merr hajmalinė, tė cilėn e ka bartur deri natėn kur rrethohet, dhe merr plagėn vdekjeprurėse”

Pėr ti dhėnė vėrtetėsi kėsaj legjende, mė 1923, nė Arbėri tė Vogėl, ndodhi edhe njė rast i rrallė. Njė mėngjes, kur Azemi po kalonte mbi njė kodėr afėr Galicės(vendlindja e Azemit) dikush nga larg shtiu me pushkė. Njė bashkėfshatar, qė ndodhej aty pranė, sapo dėgjoi fishkėllimen e plumbit tha: “Ruanu burra se na qarti”. Atė moment diqka bėri “pup”. Plumbi kishte rėnė mu nė gjoksin e Azemit. Duke qenė nė pėrfundim tė rrugės plumbi nuk pati fuqi tė shkonte mė tej dhe ngaci nė fermenin prej gajtani tė trashė qė Azemi e mbante tė veshur. Njė nga luftėtarėt u afrua dhe ia nxori plumbin ende tė nxehtė.

Pos kėtyre legjendave, pėr paprekshmėrinė e trupit tė tij nga plumbi,u krijuan legjenda edhe pėr atė se ai ishte dragua me krahė qė fluturonte nga kodra nė kodėr. Kjo kishte kaluar edhe nė shtypin serb. Njė i ri, Sali Mehmeti, ushtar nė atė kohė, nga fshati Oshlan ishte rrahur nga oficeri serb pse kur e kishte pyetur ai: “A fluturon Azem Galica”-ky i kishte thėnė: “Jo, ai ėshtė njeri si tė gjithė tė tjerėt”. Oficeri me gazetė nė dorė iu kishte afruar dhe i kishte rėnė me kamxhik duke i thėnė: “Pse po rren. Shiko nė gazetė shkruan se Azemi fluturon”

Ajet Haxhiu e ka shėnuar nga Rifat Banjska, shok i Azemit, rastin kur Azemi ka “fluturuar”.
Nė vitin 1923, kur u kthye Azemi nga Shqipėria,disa ditė qėndroi nėpėr Drenicė. Njė pasdite u gjend nė Klinė tė Poshtme, tė cilėn e kishte pasė rrethuar njė batalion ushtarėsh serb. Azemi me Ēetėn e vet vendosi tė qendrojė derisa tė errėt e t’i sulmojė. Tek ushtarėt kishte hyrė frika, se kishin dėgjuar pėr Azemin. Trimat i zunė pikat strategjike pėrreth Klinės. Azemi hipur nė kalė i kontrollonte. Disa shokė tė vjetėr, si nė mahi, iu lutėn qė tė ndėrmarrė njė lojė pėr t’i frikėsuar armiqtė. Meqė ishte vonė, e edhe mjegull, ata i thanė t’i lidhė dy shami nėn sqetulla dhe kur tė vraponte me kalė tė dukej si dragua me krahė. Nė fillim Azemit iu duk si lojė fėmijėsh dhe nuk pranoi, por mė vonė e bindėn. Dhe ashtu u bė. I lidhi dy shamitė nėn sqetull dhe i vendosi nėn fermen. U hodh mbi shpinė tė kalit dhe ia krisi vrapit nėpėr kodrat e Klinės. Pas tij, nė kuaj, shkonin Shota dhe disa shokė tė tjerė. Shamitė valėviteshin si krahėt e dragoit. Armiqtė kur e panė kėtė skenė u frikėsuan dhe i pushtoi paniku. Kėnga popullore thotė:

Fort piskati njė zapti
Eni kėtu moj asqeri!
Krisi reja pėr Serbi
Ēka po shoh unė me sy
Hipun n’kalė, kamėn n’zingji
Si kulshedėr kur shi bjen
Azem Bejta po na vjen
Ai drague koka qėllue
Ka qit kriht tue fluturue
Zo’ku t’shkojmė me u ngujue
Prej Azemit sot me pshtue

Kjo lojė pati efekt. Armiku u shpartallua lehtė, duke pėsuar humbje tė mėdha. Por edhe legjenda mori dhenė. Kishte edhe nga shokėt e Ēetės, qė skishin qėlluar afėr kur u bė loja, tė cilėt besonin se Azemit kur hyn nė luftė i dalin krahėt e dragoit.

Nė popull qėndron besimi se edhe djali i Azemit, qė e pati me Shotėn(Sadriu) ka qenė dragua, por kur e panė grate e tjera nuk rroi mė, vdiq pa i mbushur gjashtė muaj.
Sipas besimit popullor, fėmijėn-dragua nuk duhet ta dijė(nuk bėn t’ia shohė krahėt)askush pos sė ėmės. Djalin e Shotės e panė edhe gratė e tjera dhe ai vdiq. Djepi i tij ėshtė ruajtur deri vonė dhe ēdo fėmijė djalė i Galicės, kur lindte, pėr herė tė parė pėrkundej nė tė.

Kėshtu edhe nė krijimet artistike-letrare, ky trim krahasohet me figurat mitologjike. Poeti, Jakup Ceraja, shkruan:

Cili qe ai dragua krahlehtė si shqipe mali
Qė asnjė plumb xhandari hovin s’un ia ndali?
Cili qe ai luan nėpėr fusha e male
Qė asnjė tradhėtar nė pusi nuk guxoi t’i dale
Cili qe ai kreshnik me diell nė ballė
Qė nė lahutė u kėndua pėr tė gjallė?...






Nga plagėt qė kishte marrė nga rrethimi qė i kishin bėrė forcat serbe kullės dhe fshatit tė tij, Azem Galica vdes mė 1924. Ai e lė amanet qė trupin e tij, ose ta hedhin nė ndonjė pus tė thellė ose ta djegin, qė mos ta gjejė armiku.
Shota me shokėt e Ēetės, vendosin ta lėshojnė nė njė shpellė 73 metra tė thellė( Ēuku qė kėrset) nė fshatin Pėrqevė. Natėn pa i hetuar askush, i afrohen shpellės. Tė mbėshtjellur me jorgana dhe duke ia vėnė njė jastėk nėn kokė, e nisin drejt shpellės trupin e Azemit.Me degė lisash e ferra e maskojnė hyrjen e shpellės. Vetėm pak vetė e kanė ditur ku do tė varrosej ai. Trupi i Azemit rri nė atė shpellė plotė 47 vjet dhe populli nuk e dinte varrin e tij. Deri mė 1971 kur mėsuesi Abdyl Krasniqi hyn nė shpellė dhe i tubon eshtrat e tij, pėr ti varrosur pastaj nė fshatin e tij Galicė.
avatar
majlind's

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azemi ishte avanturier femrash!

Mesazh  ushtaridardan prej 12.06.12 19:13

Kam degjue prej ni plakut ne Junik,se Azem Bejta ka qendru shume kohe ne Junik,sepse Juniku ka qene zone neutrale,Azemi ka nejt ne shpija te Junikut e kan prit mire shume,e ni dite ish ne oden e burrave,kish shikue nga dritarja e kulles,dhe i kish fishkllue nji vajze,ather i zoti i shpis i kish fol : O Azem ki kujdes ,se ti je ni Azem,e Juniku e ka ka njo si ti per cdo shpi!
avatar
ushtaridardan

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi