Qyteti i cili u zhduk nėn ujė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qyteti i cili u zhduk nėn ujė

Mesazh  Zattoo prej 14.10.11 21:30

Legjendat mbi qytetin magjik rus i cili u zhduk nėn ujė

Jo larg rajonit tė qytetit pranė Vollgės - Nizhni Novgorod ekziston liqeni i thellė Svetllojar. Thonė, se herė pas here mbi sipėrfaqen e qetė si pasqyrė tė liqenit mund tė dėgjosh tingėllimin e kambanave, ndėrsa ngandonjėherė bile dhe tė shohėsh vegimet fantazmė tė mureve tė manastireve dhe kubetė e kishave.

Ky ėshtė qyteti Kitezh, i cili, sipas legjendave tė moēme, u zhduk nga faqja e dheut gjatė kohės sė njė prej sulmeve tė para tė befasishme tė fiseve tartaro-mongole nė territorin e Rusisė, domethėnė midis viteve 1236 dhe 1242.

Nė pikėpjekje tė dekadės sė tretė dhe tė katėr tė shekullit XIII shteti i lashtė rus ishte i ndarė nė dhjetra principata. Princat luftonin mes tyre pėr pushtet, hynin nė aleanca ushtarake, nisnin luftra pėr toka tė reja.

Pikėrisht atėhere dhe erdhi pėr tė pushtuar Rusinė Batu, (rusisht - Batij) nipi i Ēingiz Kan-it (Gengis Khan) - themeluesit tė Perandorisė Mongole. Fushata e tij ushtarake zgjati disa vjet. Gjatė kėsaj kohe u pre dhe u masakrua prej trupave tė Kan Batij pothuajse gjysma e popullsisė sė Rusisė sė Lashtė.

Kievi, Vladimiri, Suzdali, Riazani, Tveri dhe shumė qytete tė tjera ruse u shkatėrruan fare. Kultura e pasur qytetare (urbane) e Rusisė sė Lashtė u mbulua nga pluhuri i harresės, pėr njė periudhė disa dhjetra vjeēare praktikisht u pezulluan ndėrtimet prej guri, humbėn shumė tradita tė moēme dhe u zhdukėn zanate (zeje) tė rėndėsishme tė ndėrlikuara, kurse tokat jugore ruse humbėn pothuajse gjithė popullsinė e ngulur.

Po nė ato kohėra tragjike dhe e merr zanafillėn legjenda mbi qytetin Kitezh. Gojėdhėnat rrefejnė, se kur Kan Batij mėsoi mbi ekzistencėn e Kitezhit dha menjėherė urdhėr ta zaptojnė atė. Veēse nuk ishte aspak e lehtė pėr trupat e tij qė ta gjenin kėtė qytet.

Por njėri nga robėrit rusė u tregoi mongolėve shtigjet sekrete qė ēonin tek liqeni Svetllojar dhe mongolėt u nisėn me vėrtik pėr atje. Kur ia arritėn mė nė fund qėllimit tė vet dhe iu afruan Kitezhit, ata panė se qyteti ishte krejtėsisht i pambrojtur, pa fortesa dhe u gėzuan pa masė nga fakti se fitorja do tė ishte e lehtė pėr ta.

Por mu nė sytė e trupave mongole nga nėntoka shpėrthyen befas rrėke tė fuqishme uji dhe e pėrmbytėn Kitezhin. Sipas legjendės, banorėt e qytetit gjatė kėsaj nuk pėsuan asnjė dėm - uji i mbuloi ata nga syri i armikut, por nuk i mbyti. Ja kėshtu i shpėtoi Perėndia banorėt e qytetit pėr lutjet e tyre, devotshmėrinė dhe besimin e patundur nė tė.

Legjenda mbi Kitezhin mund tė dėgjosh bile dhe nė ditėt tona. Edhe tani tregojnė mbi njerėz tė veshur nė mėnyrė tė ēuditshme qė duken sikur mbijnė nga toka nė ato vise dhe pėr zhdukjen pa lėnė gjurmė tė atyre, tė cilėt vijnė pėr tė kėrkuar qytetin e lashtė Kitezh dhe qė dalin tė denjė pėr tu bėrė banorė tė tij.

Nė liqenin Svetllojar punojnė arkeologė e gjeologė - midis tyre ka edhe bashkėpunėtorė tė instituteve kėrkimore e shkencore, edhe vullnetarė entuziastė.

Ndėr ta ka edhe specialistė tė tillė, qė mund tė shpjegojnė tė gjitha ligjet e fizikės, edhe njerėz qė besojnė nė natyrėn e fshehtė (misterioze) tė gjėrave. Tė gjithė ata po pėrpiqen tė zbulojnė misterin e qytetit Kitezh dhe liqenit Svetllojar.

E ku i dihet, ndoshta, ndonjė ditė edhe mund t’ia arrijnė kėtij qėllimi...

avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi