Teknika relaksimi

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Teknika relaksimi

Mesazh  Neo prej 14.10.11 0:09

TEKNIKA RELAKSIMI



Nga tė gjitha teknikat qė kam propozuar nė kalimin e viteve qė t’i pėrdorin njerėzit pėr vetėterapi, relaksimi i thellė me imazhe pozitive ėshtė ajo qė kam rekomanduar mė shpesh.

Ėshtė diēka qė i duhet absolutisht ēdo njeriu, pavarėsisht se a kanė probleme fizike a emocionale apo jo. Ne tė gjithė mund tė pėrfitojmė shumė kur ndalim sė paku njė herė nė ditė dhe shtrihemi mbi shpinėn tonė (ose mbi barkun tonė ose ulemi drejt nė njė karrige) dhe shtendosim qėllimisht tė gjitha pjesėt e trupit tonė dhe pastaj mendjen tonė.

Kjo teknikė e thjeshtė lejon qė energjitė bazė shėruese tė trupit tė punojnė pėr tė rikthyer harmoninė e tij, qė duhet pėr njė funksionim tė shėndoshė dhe tė efektshėm tė trupit dhe mendjes.

Enėt e gjakut shtendosen dhe mė shumė gjak rrjedh nė pjesėt e trupit ku tensioni e ka penguar rrjedhėn. Acidi laktik i grumbulluar, qė shkakton lodhje, mund tė transformohet dhe mėnjanohet. Tė gjitha sistemet e trupit fillojnė njė proces harmonizimi tė vetvetes me anė tė disa mekanizmave tė ndryshėm.

Sistemi nervor shtendoset dhe rinohet dhe pėrgatitet pėr njė funksionim mė tė efektshėm. Mendja spastrohet, zbrazet dhe mundėsohet pėr tė menduar shumė mė qart, inteligjentisht dhe pozitivisht.

Nė relaksim tė thellė, siē do tė mėsoni hollėsisht mė poshtė, mund t’i drejtojmė mendėrisht energjitė shėruese tė trupit tonė nė zonat tė cilat dėshirojmė tė ndikojmė mė specifikisht. Kėshtu, nė qoftė se kemi njė problem me mėlqinė, mund t’i dėrgojmė energji pozitive duke imagjinuar se si drita ose paqja ose ndjenja dhe mendime pozitive plot shėndet rrjedhin pėr nė mėlqi.

Kjo mund tė bėhet me ēfarėdo pjese tė trupit. E njėjta teknikė mendimi pozitiv mund tė pėrdoret pėr tė gjitha aspektet e jetės sonė.

Mund ta imagjinojmė veten me shumė vetėpranim, vetėbesim dhe vetėdashuri, me mė shumė paqe tė brendshme, mė shumė lehtėsi dhe besim nė kontaktet tona shoqėrore dhe profesionale. Mund ta imagjinojmė veten nė marrėdhėnie harmonike dhe tė dashura.

Mund ta imagjinojmė veten tė shėndoshė, plot energji dhe lumturi. Kjo nuk ėshtė vetėmashtrim. Ėshtė drejtimi i energjive tė mendjes drejt krijimit eventual tė pikėrisht kėtyre realiteteve pozitive.

Mendimet, ndjenjat dhe besimet tona janė krijuesit e jetės sonė, tė sėmundjes sonė dhe shėndetit tonė, tė dėshtimeve dhe sukseseve tona, tė lumturisė dhe palumturisė sonė. Ndryshimi i mendimeve tona ēon mė nė fund deri te ndryshime nė jetėn tonė duke pėrfshirė shėndetin tonė.

Mė poshtė do tė gjesh njė larmi teknikash tė ndryshme relaksimi, tė cilat mund t’i pėrdorėsh njė pas njė pėr tė kthyer ose ruajtur shėndetin dhe harmoninė tuaj. Pastaj mund tė vendosėsh se cila nga teknikat ju tėrheq mė shumė.

Nėse dėshiron tė krijosh pėr veten njė teknikė relaksimi tė thellė, duhet tė pėrfshish:

1. Metodėn e relaksimit e cila tė ndihmon pėr t’u shtendosur mė lehtė.

2. Projektimin e energjisė shėruese nė pjesėt e trupit qė dėshiron tė shėrosh.

3. Projektimin e mendimeve dhe imazheve pozitive lidhur me personalitetin tėnd dhe me kontaktin me botėn pėrreth. Imagjinoje veten ashtu siē dėshiron tė jesh.

4. Ki kujdes tė krijosh gjithmonė ndjenja vetėpranimi, vetėdashurie dhe vetėbesimi. Ato janė shumė tė rėndėsishme pėr vetėshėrimin.

5. Lėri kohė mendjes sate pėr tė qenė e zbrazėt dhe le tė ndodhin tė gjitha ndryshimet qė duhet tė ndodhin nė trupin apo mendjen tėnde, pa ndėrhyrjen tėnde mendore. Kjo kohė e zbrazėtisė ėshtė kryesore edhe pėr vetėshėrim, edhe pėr procesin e rritjes sonė spirituale.


Duke pėrdorur relaksimin tėnd, vėr re:

1. Duhet tė mbulohesh mjaft pėr rastin se metabolizmi i trupit tėnd bie dhe mėrdhin.

2. Ėshtė mė mirė tė jesh vetėm nė dhomė po tė mos flejė tjetri, apo ai duhet tė jetė i vetėdijshėm pėr atė qė bėn dhe tė jetė nė gjendje pėr tė qenė jashtėzakonisht i qetė. Por nė qoftė se kėto kushte nuk mund tė plotėsohen, atėherė do tė thosha, vazhdo dhe pėrpiqu megjithatė ta bėsh relaksimin e thellė. Do tė ēuditesh se sa mund tė tėrhiqesh brenda veten dhe tė bėhesh i pavetėdijshėm pėr atė qė po ndodh pėrreth teje.

3. Lejo kohė pėr t’u “zgjuar” nė tė vėrtetė dhe hyj gradualisht nė aktivitetet. Mos dil nga relaksimi vetėm disa ēaste para se tė duhet tė bėsh diēka apo tė shkosh diku. Pesė minuta kohe tranzicioni me gjasė janė tė mjaftueshme pėr shumicėn e njerėzve.

4. Nė qoftė se vuan nga tensioni i ulėt i gjakut dhe ndien qė pas relaksimit tė thellė tė merren mendtė apo ke shumė ftohtė, atėherė pėrpiqu ta bėsh relaksimin tėnd me kėmbėt mbi njė jastėk ose kundėr murit. Nė kėto pozita do tė sigurosh njė rrjedhė tė bollshme gjaku nė tru dhe nuk do tė ndihesh me marramendje apo i dobėt pastaj.

5. Mos tepro me relaksimin. Njėzet deri tridhjetė minuta dy apo tri herė nė ditė janė mjaft pėr fillimin. Mos bėj mė shumė se kjo pa udhėheqjen e dikujt qė ka pėrvojė me kėto teknika.

6. Teknikat bėhen mė mirė me stomakun e zbrazėt, por nė qoftė se nuk ka kohė tjetėr fare, edhe mund tė bėhet pas vakteve. Koha mė e mirė pėr t’i bėrė ėshtė pas njė seance me ushtrime fizkulture dhe frymėmarrjeje. Njė kohė tjetėr e pėrshtatshme ėshtė mbasdite ose nė mbrėmjen e hershme, veēanėrisht pas punės, pėr ta rinuar trupin pėr aktivitetet e mbrėmjes. Nė qoftė se asnjėra prej kėtyre kohėve nuk ėshtė e pėrshtatshme, atėherė sė paku bėje para se tė biesh nė gjumė nė mbrėmje. Disa njerėz qė kanė vėshtirėsi me gjumin e pėrdorin nė mes tė natės pėr tė fjetur gjumė, ndėrsa tė tjerėt qė zgjohen herėt pėrdorin kėto teknika pėr ta filluar ditėn me njė perspektivė tė freskėt dhe pozitive. Eksperimento dhe zbulo se ēfarė ėshtė mė mirė pėr ty.

7. Qėllimi nuk ėshtė tė biesh nė gjumė. Por nė qoftė se je i lodhur dhe bie nė gjumė, mos u mėrzit. Je relaksuar. Nė qoftė se je relaksuar me njė kasetė, mesazhet qė ishin nė kasetė u inēizuan nga mendja jote e nėnndėrgjegjshme. Nė qoftė se ke punuar vetė pa kasetė, atėherė sė paku je relaksuar dhe ke rinuar trupin dhe mendjen.

8. Nė disa vende ka kaseta nė dispozicion nė disa qendra spirituale, librari dhe dyqane me ushqime tė shėndosha. Nė fillim do tė sugjeroja qė tė blesh apo huazosh njė kasetė [apo tė inēizosh njėrin nga meditimet nė listėn “vizione”, apo edhe unė mund tė bėj audio pėr ju, SLB], kėshtu qė mund tė kesh njė ide pėr shpejtėsinė dhe ritmin e njė relaksimi. Do tė jetė mė e lehtė tė relaksohesh me njė kasetė nė fillim derisa tė zhvillosh aftėsinė tėnde me praktikėn. Mė nė fund mund tė bėhesh i pavarur nga kaseta (nėse dėshiron, pasi provove disa) dhe tė punosh vetė duke krijuar llojin e relaksimit mė tė pėrshtatshėm pėr ty. Ka kaseta pėr vetėterapi, pėr vetėpranim, vetėbesim, pėr zgjerimin e dashurisė pėr tė gjitha qeniet, pėr t’u dėrguar dritė disa pjesėve tė trupit dhe thjesht pėr t’u relaksuar. Ka edhe relaksime pėr fėmijė, qė u ndihmojnė pėr ta imagjinuar veten tė sigurtė, tė pėrqėndruar dhe tė suksesshėm nė shkollė dhe me shokėt dhe familjen. Ndoshta edhe dėshiron tė krijosh kasetėn tėnde me mesazhet e posaēme tė cilat, siē ndien, janė mė tė pėrshtatshme pėr nevojat e tua.

9. Ėshtė e rėndėsishme tė jesh i rregullt nė praktikėn e kėsaj teknike tė thjeshtė, qė nė tė vėrtetė nuk kėrkon shumė kohė. Nėse nuk mund ta bėsh mė shpesh, bėje sė paku njė herė nė ditė. Mos lejo mendjen tėnde qė tė tė mashtrojė tė besosh qė nuk ka kohė. Ka, vetėm duhet ta shohėsh. Mund tė largosh diēka tjetėr, qė tė ofron mė pak nė jetė, dhe ta zėvendėsosh me relaksim.

As mos u mashtro nga mendimi qė nuk paske tė drejtėn pėr ta marrė kėtė kohė pėr veten tėnde. Kėto teknika do tė shtojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme edhe cilėsinė, edhe sasinė e shėrbimit tėnd qoftė nė familjen tėnde, qoftė nė punė.

As mos u mashtro nga ndjenja qė qenke tepėr nervoz pėr t’u relaksuar, qė preferon tė shohėsh televizion apo tė bėsh diēka qė zė vėmendjen tėnde; qė nuk ke pėrqėndrimin pėr t’u relaksuar.

E gjitha ėshtė njė ēėshtje zakoni. Mendja jote ka mėsuar tė funksionojė nė njė mėnyrė tė veēantė. Mund t’i mesosh gradualisht pėr tė funksionuar nė njė mėnyrė tė ndryshme, mė tė efektshme dhe mirėbėrėse. Mund tė jetė e vėshtirė nė fillim. Mund tė ndiesh edhe mė shumė tension kur pėrpiqesh dhe nuk arrin tė relaksohesh.

Kjo ndodh sepse ėshtė diēka e re. Ashtu si nuk mund tė ecje kur u linde dhe tė ėshtė dashur ta praktikoje, dhe u bėre tani i aftė pėr tė ecur, ashtu do ta zotėrosh kėtė teknikė dhe do tė bėhet e lehtė dhe e kėndshme.

10. Nė pėrgjithėsi nuk ke nevojė tė kesh frikė nė qoftė se nė fillim ke efekte tė ndryshme anėsore negative pasi bėre njė relaksim. Ky ėshtė vetėm tensioni i tepėrt i shtypur (tė cilin e ke konservuar brenda vetes), qė del nė formėn e simptomeve negative.
Simptomet mund tė jenė dhembje kohe, marrje mendtė, njė ndjenjė ngacmueshmėrie ose nevoja pėr tė qarė ose qeshur nervozisht. Mund tė ndiesh dhembje nė pjesė tė ndryshme tė trupit, qė nuk kanė qenė mė parė (janė nė nivelin emocional dhe energjetik, por nuk i ndien). Mund tė kesh vizione negative ose tė dėgjosh zhurma tė pakėndshme kurse je nė relaksim.
Mirėpo, nė qoftė se ndien qė kėto simptome janė tė pakėndshme, atėherė ndėrpriti relaksimet e tua derisa tė mund tė gjesh ndihmė profesionale.
Mund tė mos ndiesh asgjė fare. Nė 80 % tė rasteve, njerėzit ndihen tė mrekullueshėm. Pėrjetojnė njė nivel paqeje tė brendshme dhe harmonie qė kurrė nuk kanė pėrjetuar mė parė. Nėse ti je njėri ndėr 20 % qė mund tė kenė fillimisht reagime negative, mos u tremb; kjo do tė ndodhė vetėm disa herė nė fillim dhe pastaj do tė kalojnė.
Nė qoftė se ndien qė ke nevojė pėr ndihmė pėr ta kapėrcyer tensionin e grumbulluar, atėherė kėrko ndihmėn e njė njeriu qė ka pėrvojė nė kėto teknika. Herėt a vonė, tensioni qė ke shtrydhur pėr kaq vite do tė lirohet dhe do tė ndihesh i mrekullueshėm, jo vetėm nė relaksim, por gjatė ditės. Do tė ndihesh mė i lehtė dhe mė i lirė, me njė perspektivė mė pozitive pėr jetėn.

11. Procesi i riprogramimit tė mendjes sė nėnndėrgjegjshme me mendime dhe imazhe pozitive mund tė bėhet edhe kur je duke fjetur. Mund tė blesh ose tė bėsh njė kasetė me mesazhet qė dėshiron tė pranosh nė thellėsinė tėnde.
Nė rast se ke njė orė me aparatin tėnd ose kompjuterin tėnd me audion, koha mė e pėrshtatshme ėshtė njė orė pasi ke rėnė nė gjumė ose njė orė para se tė zgjohesh zakonisht. Nė kėto kohė je zakonisht nė gjendjen perceptuese “alfa” [gjendje e relaksuar me njė formė tė posaēme tė valėve tė trurit].
Kėto mesazhe do tė kapėrcejnė filtrat e mendjes sate tė ndėrgjegjshme, qė zakonisht bllokojnė gjithēka qė nuk besojnė, dhe do tė inēizohen drejtpėrdrejt nė mendjen tėnde tė nėnndėrgjegjshme. Shumė njerėz mėsojnė kėshtu gjuhė tė huaja.
Megjithatė, kjo nuk zėvendėson nevojėn tėnde pėr njė relaksim tė thellė tė ndėrgjegjshėm tė qėllimtė.


Tė inkurajoj pėr tė filluar qė sot tė pėrdorėsh kėto teknika relaksimi dhe ta trajtosh trupin dhe mendjen me njė kėnaqėsi pėr tė cilėn kanė pritur dhe pasur nevojė prej kohėsh.

Robert Elias Najemy
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pervoja ime ne rrugen e rritjes shpirterore

Mesazh  Fjori prej 19.01.13 14:15

Pershendetje,
Po e nis kete teme me qellimin e mire qe duke treguar pervojat tona te ndihmojme njeri-tjetrin.

Pas nje periudhe jo te vogel kohe qe merresha me leximin e materialeve te ndryshme,arrita te literatura spirituale, e cila me beri qe ne vazhdim te perzgjidhja ate qe lexoja.

Nuk ishte thjesht lexim,une perthithja me endje cdo material te tille, ku nje ndihme e madhe ishte exploreri qe po shfletojme.

Erdhi nje kohe ku fillova te ndjej se jo vetem leximi ishte i mjaftueshem;duhej edhe praktika.Keshtu sic thote edhe fjala e urte "kush kerkon,gjen" gjeta me ne fund vendin qe me pershtatej per kete qellim.
Fillova te praktikoj meditimin (sipas vizionit te oshos):pashe qe nuk ishte thjesht te rrije ne nje pozicion klasik,ulur me dy gishtat e bashkuar.

Meditimi perbehej nga disa faza dhe ishte i llojeve te ndryshem.Une mund ta pershkruaj ndoshta ne menyre te vakur kete proces,por tani per tani eshte akoma heret.E rendesishme per mua eshte efekti i kesaj pervoje.

Nepermjet asanave te yoges forcohet trupi qe te mundesoje qarkullimin e energjise,e cila edhe bllokohet.Ne fazat e ndryshme te meditimit,duke perceptuar energjite dhe duke cuar vemendjen sty ku ke tension,arrin c'tensionosh ato dhe gjate ketij procesi vetvetiu mendja qe nuk eshte mesuar me keto,sikur del nga programimi apo automatizimi.

Ne dukje te pare keto duken te cuditshme dhe ndoshta absurde,por ne fakt eshte nje shkence e tere brenda.

Tani dalim te efektet;gradualisht fillova te verej se po ndryshoja.Nje dite teksa po vrapoja nga liqeni,u mahnita kur veshtrova qiellin.Ishte nje perendim i mrekullueshem;une ndala dhe po mahnitesha,shoku im me thote -vazhdojme se mu ftoh djersa,- une e pashe ate,ktheva koken nga pista e vrapit dhe dicka brenda meje me beri te kuptoj kotesine e atij vrapi ne krahasim me pamjen qe nuk kishte te krahasuar.Perfytyroni njerez duke gulcuar me zor sikur te ishin te detyruar ( si ushtaret) dhe indiferente ndaj mrekullise se natyres.Atehere kuptova qe kenaqesia qe merrja duke soditur s'kishte te krahasuar.

I thashe shokut te vazhdonte se une nuk do vrapoja se vraponin te tere.Mbasi dielli perendoi,vazhdova te eci duke soditur pemet dhe c'kishte perreth.U c'lirova nga vrapi qe mu duk i kote dhe s'po me bente as efekt per t'u dobesuar.Ketu kuptova se ajo dicka qe ndodhi ishte nje lloj ndergjegjesimi per ate qe beja zakonisht si automat.

Ne punen time kam shpesh shume gjendje qe te shkaktojne nervozizem,edhe pse une si person nuk para i hyj ne hak njeriu.Kohet e fundit kam vene re se situatat qe me pare me shkaterronin nervat,tani i marr me lehtesi te dukshme.Eshte krijuar nje qetesi e brendshme dhe nuk po i vuaj aq sa me pare shqetesimet qe me krijojne te tjeret.Nuk mundem me degjuar emisionet apo lajmet e llustruara,e jo me te harxhoj energji per te diskutuar e debatuar per to.Shoh nje vetedije te re qe po zhvillohet brenda meje dhe nje lehtesi te zgjidhjes se problemeve.

Fillova te verej se procesi i vezhgimit ishte forcuar dhe kjo donte te thoshte se duke vezhguar,heq dore nga te gjykuarit.Gjithashtu verej se edhe te ngrenit ka ndryshuar,une tani e shijoj me mire ushqimin dhe gjate ngrenies nuk para mendoj.Te gjitha keto dhe te tjera qe nuk me vijne per momentin,ndodhin vetvetiu,pa sforco.

Besoj se ne te ardhmen do jem ne gjendje t'i pershkruaj me sakte gjera te tilla se rritja nuk ndalet.
Do doja qe kjo teme te vazhdonte me pervojat e sejcilit ne kete drejtim,do ishte e kendshme.

avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi