Miqtė e mi Lamtumirė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Miqtė e mi Lamtumirė!

Mesazh  Elizza prej 17.02.10 19:12

Miqtė e mi Lamtumirė! - Gabriel Garsia Markez


Sikur Zoti tė harronte pėr njė moment qė unė jam njė dordolec i ndrequr me rrecka dhe tė mė dhuronte njė copė jete, mbase nuk do tė thosha t'i gjitha ato qė po mendoja, por sigurisht do t'i mendoja tė gjitha ato qė po them.

Do i jepja rėndesi gjėrave jo pėr vleren e tyre por pėr domethėnien e tyre. Do flija pak, do ėndėrroja mė shumė, sepse cdo minutė qė mbyllim sytė humbim gjashtėdhjetė sekonda drite.
Do vazhdoja kur tė tjerėt do tė ndalonin, do tė zgjohesha kur tė tjerėt do tė flinin.
Do t'i dėgjoja kur tė tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollatė!!!

Nėse Zoti do me jepte nje cope jete, do tė vishesha thjesht, do tė shtihesha perballė diellit duke e lėnė tė pambuluar jo vetėm trupin tim, por edhe shpirtin tim.

Zoti im, nėse do tė mundesha do ta shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do tė prisja tė dilte dielli.
Do pikturoja njė ėndėrr tė Van Gogut mbi yje, do tė recitoja njė poezi tė Benedetit dhe njė kėngė tė Sheratit...
Do ishte serenata qė do t'ia dhuroja hėnės.
Do ujisja me lotėt e mi trėndafilat, qė tė ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrė kuqe nga fletet e tyre.

Ah Zoti im, sikur tė kisha njė copė jetė ...nuk do tė lejoja tė kalonte as edhe njė ditė pa iu thėnė njerėzve qė dashuroja se i dashuroj.
Do tė bėja cdo burrė dhe grua tė besojne se janė njerėzit qė dua dhe do tė dashurohesha me dashurinė. Te njerėzit do tregoja se sa gabim bėjnė kur besojne se ndalojnė sė dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnė tė dashurojnė.
Femijės sė vogėl do i jepja pende, por do e lija tė mėsonte vetė sesi tė fluturojė.
Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqėria por "harresa".
Mesova kaq gjera nga ju njerėzit...
Mėsova se tė gjithė duan tė jetojnė nė "majen e malit", pa kuptuar se lumturia qėndron nė mėnyrėn se si zbret "faqen e pjerrėt".
Mėsova se kur fėmija e porsalindur shtrėngohet mbi pėllėmben e tij tė vogėl, pėr herė tė parė gishti qė zgjatet i babait tė tij e robėron pėrgjithmonė.
Mėsova se njeriu ka tė drejtė ta shoh tjetrin nga lart, vetėm kur duhet ta ndihmojė tė cohet.

Janė kaq shumė gjėra qė mėsova prej jush, por me tė vėrtetė nuk do tė hyjnė nė punė, sepse kur tė mė mbajnė tė mbyllur brenda nė kėtė valixhe fatkeqėsisht do tė jem i vdekur.

Tė thuash gjithmonė atė qė ndjen dhe tė bėsh gjithmonė atė qė mendon.
Nėse do ta dija qė sot do tė ishte hera e fundit qė do tė te shihja duke fjetur, do tė tė perqafoja fort dhe do t'i lutesha Zotit qė tė bėhesha roja i shpirtit tėnd.

Nėse do e dija se kjo do ishte hera e fundit qė do tė tė shihja tė dilje nga dera, do tė tė pėrqafoja dhe do tė tė jepja njė puthje dhe do tė tė therrisja pėrsėri qė tė tė jepja edhe tė tjera.

Nėse do e dija se kjo do tė ishte hera e fundit qė do dėgjoja zėrin tėnd, do ta incizoja cdo fjalė tėnden qė tė mund tė tė degjoja pėrsėri, pėrsėri.

Nėse do e dija qė kėto do tė ishin momentet e fundit qė do tė tė shihja do tė tė thoja "tė dashuroj" dhe do tė supozoja jo llogjikisht se e dije mė parė.

Ekziston gjithmonė njė e nesėrme dhe jeta na jep edhe mundėsi tė tjera qė ti bėjmė gjėrat sic duhet, por nė qoft se bėjmė gabime na mbetet vetėm e sotmja, do doja tė tė thoja se sa shumė tė dua dhe se kurrė s`do tė tė harroj.

E nesėrmja nuk ėshtė e sigurt pėr askend si i ri si i vjetėr. Sonte mund tė jetė hera e fundit qė i shikon njerėzit qė do. Prandaj mos prit mė, bėjė sot sepse e nesermja nuk vjen kurrė, sigurisht do pendohesh pėr ditėn kur nuk gjete kohė pėr njė buzėqeshje, njė pėrqafim, njė puthje dhe sepse ishe shumė i zėnė pėr tė realizuar njė dėshirė tė tyre.

Mbaj ata qė dashuron pranė vetes, thuaji duke mėrmėritur se sa shumė ke nevojė pėr ta, dashuroi, sillu mirė gjeje kohėn pėr ta, thuaji "mė vjen keq", "mė fal", "tė lutem", "faleminderit" dhe tė gjitha fjalėt e dashurisė qe di. Asnjeri nuk do tė tė mbaj mend pėr mendimet e tua tė fshehta.

Kėrko nga Zoti fuqinė dhe zgjuarsinė t`i shprehėsh. Tregoju tė tjerėve domethėnien e tyre.

Fillo tė bėsh realitet ėndrrat e tua.

Tani ėshtė momenti!!!!!

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miqtė e mi Lamtumirė!

Mesazh  Zattoo prej 09.10.11 23:56

Nje mesim i bukur nga jeta qe na dhuron nje i urte ... sikur te kishim mundesi te jetonim ēdo ēast sikur ne kete shkrim...!
Shkrim shume i bukur qe na ben te mendojme!

Zattoo

636


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miqtė e mi Lamtumirė!

Mesazh  maqomaqo3 prej 10.10.11 2:40

faleminderit Elizza per keto fjale te mrekullueshme te Markez .shume te verteta ,njerezit keto as nuk i mendojne fare por vetem kur vuan e kupton rendesine .

maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi