Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  maqomaqo3 prej 09.10.11 1:43

Vetėm ne, si njohės mė tė mirė tė vetvetes,

mund ta shkruajmė historinė tonė ashtu si duhet.

Nga FAHRI XHARRA

A po tregohen Shqiptarėt se janė nė shkallėn e duhur tė pėrgjegjėsisė historike? A na mėson historia e Shqipėrisė tė kemi kujdes? A ka dhėnė prova Shqipėria e vogėl, se ka patriotė tė shkėlqyer qė i kanė mbrojtur interesat e atdheut? A ka pasur tė pabesė qė e kanė goditur me thikė pas shpine? I madhi Kristo Frashėri pyetet:

“Po Perandoria Osmane ēfarė solli gjatė 500 vjetėve tė sundimit osman nė Shqipėri?

Si mundet Zoti Erdogan tė na thotė: “Ne nuk mund t’ju harrojmė juve se ju jeni nipėrit dhe vėllezėrit tanė. Ne juve asnjėherė nuk mund t’ju harrojmė pėr shkak se mes juve ka nipėr tė Osmanlinjve. Ne kemi vėllezėr tanė… nė Prishtinė dhe Prizren, edhe nė Shkup, Manastir, Ohėr, Dibėr, Tetovė”, thotė kryeministri turk”.

Pėr tė pasur njė vėlla biologjik e dimė rrugėn. Vėllai i vėrtetė ėshtė ai vėlla prej njė nėne e prej njė babe. Si u bė qė tani qenkemi edhe vėllezėr?! Pse e gjithė kjo dashuri “vėllazėrore”, pas 5 shekujsh robėrie? E pas njė shekulli, pa ju?

Si mundi “vėllai” osman tė ndėrpresė procesin mė tė rėndėsishėm qė njeh historia mesjetare e Evropės – krijimin e shtetit kombėtar nė Shqipėri? (K.F) Si mundi “vėllai” osman tė zėvendėsojė rendin ekonomik shoqėror feudal shqiptar, atėherė tė pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak tė timareve, tė cilin Shqipėria e kishte tejkaluar dy shekuj mė parė?(K.F.).

Si mundi “vėllai” tė pushtojė “vėllain” e tė shkėpusė Shqipėrinė pėr pesė shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atė nė familjen turke osmaniste, tė huaj pėr Evropėn? (K.F.) Si mundi “vėllai” osman, tė mospėrfillė as arsimin popullor, as lėvizjen kulturore, por u kujdes vetėm pėr shkolla fetare turqishte? Shkurt, si mundi “vėllai” osman tė lejė pėr 500 vjet Shqipėrinė tė prapambetur, tė varfėr, pa mjete jetese?” (Kristo Frashėri).

“Ne nuk mund t’ju harrojmė juve se ju jeni nipėrit dhe vėllezėrit tanė. Gėzimi juaj ėshtė gėzimi ynė dhe shqetėsimi juaj ėshtė shqetėsimi ynė”, po na thotė Erdogani. Pse tani?

Si mundi “vėllai” tė na lejė tė ngelur disa shekuj para shekujve? A pse s`kishim aftėsi raciale apo pėr shkak tė rrethanave qė na i bėri tė jetojmė?

E ka ditur “vėllai” se kėtė e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i dilte nė mbrojtje “vėllait”: “Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotėrinj ministrat e punėve tė jashtme i konsideronin shqiptarėt raje tė paemėr, qė banonin nė vend tė paemėr, pa histori, pa letėrsi dhe gjuhė letrare, pa tradita, pa poezi, pa tė gjitha ato atributet, pra, qė njeriun dhe fisin e bėjnė fis njerėzor”.

“Vėllai” i shihte ato qė i “shihte” serbi? Se: “Qysh para disa vitesh, udhėtarėt nė Shqipėri paskan parė njerėz me bisht, “me bisht tė kalit ose tė dhisė” dhe kėta Bastarde tė Tribalėve dhe Skordiskėve antikė, kėta Gegė dhe kėta Toskė, kėta melezė tė tipave tė ndryshėm antropologjikė, kjo bandė e pėrēarė nė pesėdhjetė dialekte plotėsisht tė pakuptueshme, bėrtet dhe thėrret ndėr vetė nė anarki skėterrės”. Kur vėllai tė ofendohet, njeriu sa do pak e ngre zėrin kundėrshtues. Apo jo?

Po me kėto fjalė pėr ne, “vėllai” pajtohej bile i shtonte edhe fjalėt e veta, kur nė kancelaritė e Europės flitej nga serbi:

“Kėta tė egjėr gjakpirės, kėta lėkurėkuq evropianė, intolerantė fetarė deri nė ekstrem, te tė cilėt fjala cub dhe bandit ėshtė sinonim pėr kalorės, kėto bisha tė egra me fytyrė njeriu, ditėve tė festave gostiten me miell misri tė zier, nuk dinė ēka ėshtė kripa, kurse pėr sheqerin mendojnė se ėshtė borė. Banojnė nėpėr shpella si njerėzit e Neandertalit, jetojnė nėpėr kulla tė gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakė; flenė nėn dritėn e pishės, tė veshur, me pushkė nė dorė, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur nė hu ėshtė trofe lufte”.

E pyes “vėllain” se a me tė vėrtetė, me tė vėrtetė kėshtu ishim, dhe me kėto fjalė serbi i mbushte mendjen Europės? “Shqiptarėt e pinė gjakun e nxehtė tė viktimave tė veta tė therura, i prenė hardhitė, i rrėnojnė kullat, zhduken me pasion ndėr vete, duke vrarė gratė nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisė nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet nė gjuhėn e tyre. Nevojtore nuk ka nė kėtė vend, tė gjithė janė tė ndytė dhe me morra dhe kėta vjedhės tė kuajve, tradhtarė, banditė, rrenacakė, e tipa tė poshtėr, qė i lėshojnė sytė pėr tokė si qentė para njeriut jetojnė nė retė e tymit, tifos, malaries, lisė, dizenterisė dhe sėmundjeve venerike”.

Po apo jo? Nėse ishim, pse na lije nė kėtė gjendje, o “vėlla”? Nėse jo, pse s`e kapshe serbin pėr fyti atėherė dhe t`i dilshe “vėllait “ nė mbrojtje?

Vėshtirė ėshtė tė jesh vėllai ynė. Ne, nuk tė pranojmė. Nuk je vėllai ynė biologjik.

Ishe dikur armiku i ynė ( 500 vjet) dhe tani shtiresh si mik. Si mik po, por si tė besojmė?

Nėse nga tė tanėt tė dualen pashallarėt, azemat e sadriazemat, edhe serbit i kemi dhėnė krajla e ministra; edhe grekut i kemi pruar lirinė, i kemi dhėnė bijtė tanė pėr t`a udhėhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vėlla. E atėherė pse turku tė jetė vėllau i ynė?

Dashuria e vonuar

Ėshtė dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtė.

“Vėlla” i dashur, kur serbi i zbrazėte tokat tona, ti ia lehtėsoje punėn duke na pėrgatitur letrat, duke na siguruar bartjen, duke na e gjetur token nė shkretėtirat e Azisė dhe hiē s`tė vinte keq pėr ne. Gėzoheshe bile edhe shumė, se me njė tė rame i kishe dy tė vrame. E doje tokėn e ‘vėllait” tėnd tė mbushej me sllavė, e doje mbushjen e Anadollit me ne.

Kur Rankoviēi na bartte andej e kėndej, na ē’kombėtaronte, na dhunonte, ty “vėlla” zėri s`tė ndihej…

Kur Millosheviēi na i mbyllte shkollat, na burgoste, na ēnjerėzonte, na… , ty s`tė shifshim. O “vėlla”! Ku ishe, pse mshifeshe, pse s`folshe?

Kur Gjeneral Jankoviēi nė vitet ‘12-‘13 tė shekullit tė kaluar, iu fuste bajonetat grave tona shtatzėna qė kurrė mos tė lindin “nipat” e tu, t`i s`bėzeje? Kur Kral Nikolla, i bėnte krimet mbi shqiptarėt e Malėsisė sė Shkodrės, edhe atėherė i mbyllje sytė e veshėt? Pse?

Kur u bė “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten nė shkapėrderdhje, pse ishe aq i pazhurmshėm karshi botės e aq katil me “vėllain” tėnd? E, nė Gjakovė e dėrgove Magjarr Pashėn, pėr tė shuar Lidhjen e Gjakovės. Kur i shihje planet e asaj kohe pėr copėtimin e tokave tė “vėllait” tėnd, pse nuk tė dhimbseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve tė hanėmeve dhe bėheshe se sikur nuk po ndodhte asgjė?

Mos o “vėlla”, se ke shumė gjynahe me ne, se zoti tė cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron!

Kur me qindra shkolla serbe, greke, turke gjatė kohės sė “vėllaznimit” me ty hapeshin nė Shqipėri s i s`tė binte ndėrmend tė hapėsh bile njė nė gjuhėn tonė? Pse aq shumė i frikoheshe shkollimit tonė? Shumė mirė e dije qė ne ishim dhe jemi populli mė i vjetėr i kėsaj ane, por ty s`tė pėlqente kjo, doje me ēdo kusht tė na zhbėje. Pse?

Ju e dinit mirė qė krahas shkombėtarizimit, asimilimit dhe shuarjes sė popujve tė padėgjueshėm tė preken edhe qendrat nervore ku rrėnohej intelekti ynė dhe shkaktohen ērregullime mendore dhe shpirtėrore qė barten brez pas brezi…

avatar
maqomaqo3

204


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  Elsavrana prej 09.10.11 2:09

Nje analize e forte dhe e duhur. Kur e degjova ate "vella" te thene me krenari nga Erdogani turk u neverita. E dime mire ne shqiptaret se perse pretendojne ata, turqit te na perqafojne ne shqiptaret e Gjergj Kastriotit...sepse kane nevoje per nje ure te forte lidhjeje me Evropen. Ne ju dhame atyre qyteterimin me te sakte te kohes nepermjet Vezireve me gjak te paster shqiptari, ne ju dhame atyre Kemal Ataturkun shqiptar, ju dhame enciklopedite e shkruara nga mendja e ndritur e Sami Frasherit e shume te tjera.
Asnje shqiptar me gjak shqiptari nuk ka nostalgji per Turqine e pushtimeve barbare, Nuk kemi nevoje per ta.
avatar
Elsavrana

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  Fakiri prej 09.10.11 2:30

Dhe ne ishim qė ja ngritėm lavdin dhe nderin asaj perendori,ne ishim qė pushtuam dhe nėnshtruam popuj dhe kontinente pėr kėtė perendori,dhe posa ne u vetdijėsuam dhe ja kthyem shpinėn kėsaj perendorie ajo u shėmb sikur mos tė ishte fare.......dhe nga humėnera ku kishte rėnė ,prapė ne ishim qė e ngritėm nė kėmbė dhe e bėm njė shtet tė fortė Turqin............miqė po por vėllezėr jo............
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  maqomaqo3 prej 09.10.11 3:46

fakiri shkruajti: Dhe ne ishim qė ja ngritėm lavdin dhe nderin asaj perendori,ne ishim qė pushtuam dhe nėnshtruam popuj dhe kontinente pėr kėtė perendori,dhe posa ne u vetdijėsuam dhe ja kthyem shpinėn kėsaj perendorie ajo u shėmb sikur mos tė ishte fare.......dhe nga humėnera ku kishte rėnė ,prapė ne ishim qė e ngritėm nė kėmbė dhe e bėm njė shtet tė fortė Turqin............miqė po por vėllezėr jo............
vllezer ? kurre/ miq ? asnjehere / armiq ? po
avatar
maqomaqo3

204


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  lucio prej 09.10.11 11:12

''Rrymat e lindjes'' gjithmone kane qene,jane e do te jene te ftohta dhe te thata per Shqiperine.Keshtu qe nuk mund te presi shqiptari te ndertoi kalendarin e jetes se tij nga keto rryma,pamvarsisht ''temperaturave'' te perkoheshme te ngrohta qe mund ti sjelli gjate diteve me diell.

Kjo eshte nje ''rryme qe kerkon te ftohe mendje'' matane maleve tona,drejt Europes,sepse atje temperatura eshte shume e larte....dhe ''rrymaxhinjte e lindjes'' e shohin depertimin drejt perendimit,duke marre force edhe nga disa ''fllade te lehta Shqiperie e Kosove'',qe faktikisht kane filluar te krijohen keto vitet e fundit.
avatar
lucio

96


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  Nikolaos prej 09.10.11 12:01

Autoriteteve turke nuk u vjen mire kur shohin bustin e Skenderbeut aty ne qender te Tiranes. Ka shqipetarė (kryesisht kosovarė) myslimane sa te duash qe e urrejne figuren e Skenderbeut vetem per shkak te fese. Per ta ka me shume rendesi feja sesa atdheu.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  Fakiri prej 09.10.11 13:28


Kam ngjuar njė histori nė lidhje me Kemal Ataturkun,kur e kishin marrė pushtetin gjonturqit, Kemali kishte qenė njė shėrbim ushtarak nė arabi dhe duke u kthyer pėr nė Stamboll me anjije i kishte pyetyre pashallarėt tė gėzuar pėr fitoren e gjonturqėve.I kishte pyetur se pas kėsaj fitore(mbasi e keni marrė pushtetin ju) qfarė plane politike dhe ushtarake keni nė lidhje me shtetin.Ata ju kishin pėrgjegjuar nuk kemi akoma kurfarė planprogrami pėr sistemin shtetėror,mbasi ju nuk paskeni unė po ju sygjeroj qė ne duhet tė terhiqemi nga tokat arabe dhe nga Ballkani duke formuar nė Ballakan njė shtetė mik me popullin trim dhe besnik Shqipėrin.Kur ngjuan kėtė propzim tė tij,ata u ngriten dhe e akuzuan rend sa qė menzi shpėtoj nga ata pashallar gjonturq duke i thėnė se kush na qenke ti qė tė falėsh tokat e perendoris… mbas kalimi tė kohės nė kohėn kur Kemal Ataturku luftonte pėr ta formuar turkin e re dhe se ėshtė marrė me shumė spastirme politike,njėheri prej likuidimeve politike qė ėshtė bėrė nė Izmir nė mesin gjithė atyre tė vramėve kanė qenė edhe tė gjitha emrat e atyre pashallarėve qė kanė qenė atė ditė duke u kthyer me anije pėr nė Stamboll…Pra,ky shqiptarė qė e ka ndihmu qė Turkija tė ngrihet nė kėmbė tė veta kishte qenė pro njė shtetit Shqiptar,meqen se kėto duhet tė vėrtetohen historikisht unė jam pro qė historianėt tė shkojnė dhe tė shikojnė(hulmtojn) nė arikavat e shteti turk…..
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  Odin prej 09.10.11 13:44

Turqia i takon se kaluares dhe shqiptaret i takojne Europes.

avatar
Odin

579


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  dante prej 09.10.11 18:02

mos u beni me atdhetar se duhet o njerez, ca flisni budalleqe, qa ka lidhje feja ne ket mes. Erdogan ( nje nga njerezit me te nderuar qe ka njohur ndonjehere europa ) asnjehere nuk e ka filluar ligjeraten e tij pa kerkuar falje per vitet e roberise, dhe eshte kjo arsyeja, ndjenja e fajit qe e ben ate te thote qe jemi vllezer ne te mire e ne te keqe. Nuk ishte as Amerika, as Italia apo Franca qe i dolen zot shqiperise, po vetem perfituan prej saj. Ishte Tansu Ciller qe dha urdher pergatitjen per lufte ndaj serbise ne dhjetor te vitit 1998 ne rast se do kishte perkeqesim te situates pas vrasjes se nje bariu shqiptar 2 km brenda kufijve te Shqiperise nga ushtria serbe. Per 24 or u mobilizuan 1 mln ushtare turq dhe u drejtuan ne kufi shqiptar, ne kuader te marveshjes se solidaritetit qe kane dy shtetet, ne ndryshim nga USA qe shume e adhurojne qe e sheh shqiperine vetem si nje baze gjigande ushtarake apo si nje ure drejt lindjes ne rast nevoje. Ashtu si Shqipria ka qene nje pjese shum e madhe e Europes ( perandoria osmane, shikoni harten e kohes ) por Shqiperia doli e fundit ne 1912 pasi vete vendet e zhvilluara europiane kishin interesat e tyre qe ta mbanin shqiperine nen diktat he ta coptonin. Ka qene i vetmi vend Shqiperia qe ne 1832 eshte dhene leja per ndertimin e Katedrales se Madhe te Shen Stefanit ne Shkoder, me e madhja ne ballkan, duke mos e respektuar me ideologjine e tyre per forcimin ne nderrimin e fese dhe tolerancen fetare, duke kontribuar edhe ne 50 % te vleres se saj. Mos u beni me katolik sesa papa se nuk shkon per disa tema
avatar
dante

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  Xhemajl prej 09.10.11 18:06

dante shkruajti:mos u beni me atdhetar se duhet o njerez, ca flisni budalleqe, qa ka lidhje feja ne ket mes. Erdogan ( nje nga njerezit me te nderuar qe ka njohur ndonjehere europa ) asnjehere nuk e ka filluar ligjeraten e tij pa kerkuar falje per vitet e roberise, dhe eshte kjo arsyeja, ndjenja e fajit qe e ben ate te thote qe jemi vllezer ne te mire e ne te keqe. Nuk ishte as Amerika, as Italia apo Franca qe i dolen zot shqiperise, po vetem perfituan prej saj. Ishte Tansu Ciller qe dha urdher pergatitjen per lufte ndaj serbise ne dhjetor te vitit 1998 ne rast se do kishte perkeqesim te situates pas vrasjes se nje bariu shqiptar 2 km brenda kufijve te Shqiperise nga ushtria serbe. Per 24 or u mobilizuan 1 mln ushtare turq dhe u drejtuan ne kufi shqiptar, ne kuader te marveshjes se solidaritetit qe kane dy shtetet, ne ndryshim nga USA qe shume e adhurojne qe e sheh shqiperine vetem si nje baze gjigande ushtarake apo si nje ure drejt lindjes ne rast nevoje. Ashtu si Shqipria ka qene nje pjese shum e madhe e Europes ( perandoria osmane, shikoni harten e kohes ) por Shqiperia doli e fundit ne 1912 pasi vete vendet e zhvilluara europiane kishin interesat e tyre qe ta mbanin shqiperine nen diktat he ta coptonin. Ka qene i vetmi vend Shqiperia qe ne 1832 eshte dhene leja per ndertimin e Katedrales se Madhe te Shen Stefanit ne Shkoder, me e madhja ne ballkan, duke mos e respektuar me ideologjine e tyre per forcimin ne nderrimin e fese dhe tolerancen fetare, duke kontribuar edhe ne 50 % te vleres se saj. Mos u beni me katolik sesa papa se nuk shkon per disa tema
Pajtohem plotesisht me ju dante..
avatar
Xhemajl

314


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  ILIRA prej 09.10.11 18:41

Edhe une nuk i shikoj me si armiq turqit qe prej 1912 e kam mbyllur ate "muhabet".
avatar
ILIRA

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk jemi vėllezėr, Erdogan!

Mesazh  lucio prej 09.10.11 21:17

Shqiptarit ka filluar ti tollovitet truri,i gjori nuk di se nga t'ja mbaj.Le qe kane filluar te bejne dhe historianin edhe ata qe nuk e dine se nga fillon historia e Shqiperise.

Ne se ketu ka shume dashamires te turkut,bukur,por une nuk kam per ti thene Erdoganit dhe babait shpirteror te tij, Fetullah Gylenit asnjehere vella e mik.Ata jane nje popull qe kane ndertuar historine e tyre,kane ngritur perandori,kurse ne jemi tjeter gjak,kemi historine dhe heronjt tone pa perandori,sepse perandoret e lindjes,jo vetem qe s'na kane lene,por dhe na kane percare ashtu sic bejne dhe sot ne dite me diell .

Kur ne Shqiperi sundonte diktatura komuniste,dhe religjionet fetare ishin erresuar,i dashuri turk nuk na tha nje here te vetme vella,sepse s'kishte nje pellg uje ku te ''notonte''.Kur sot me bekimin e Erdoganit u krijuan jo vetem pelgje por edhe lumenj me uje te qelbur,Erdoganit i lindi deshira keqaz per te ''gjuajtur''peshk.Peshku eshte rritur i bollshem,me tru pa tru,per te s'ka rendesi,rendesi ka qe duke gjuatur peshk shqiptare,ai sheh peshkun edhe ne detin e Europes.Kuptohet,qe e ka te veshtire,mbasi peshkataret e Europes jane me te regjur,mbasi kane gjuajtur ne oqeane me stuhi.
avatar
lucio

96


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi