Urdhėrsat e (neo) liberalizimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Urdhėrsat e (neo) liberalizimit

Mesazh  Jon prej 02.06.08 2:04

URDHĖRESAT E (NEO) LIBERALIZMIT

1. MONOPOLI ĖSHTĖ PERĖNDIA TĖ CILIN DUHET TA ADHUROSH!

Evropa mund tė kishte qenė njė shembull pėr popujt pėr tė inicuar njė koncepcion tė ri tė shtetit dhe njė koncepcion tė ri tė shoqėrisė. Nė vend tė kėsaj ajo nuk ėshtė tjetėr gjė pėrpos njė rast pėr tregjet dhe ndėrmarrjet multinacionale pėr t’u globalizuar edhe mė shumė, dmth., pėr tė synuar gjithnjė e mė shumė monopolin botėror, nė kontradiktė tė plotė me prinipet e liberalizmit. Liberalizmi parasheh konkurencėn e lirė. Monopolizmi ėshtė fundi i tė gjitha konkurencave, pėrfundim logjik i njė procesi. Nga kjo edhe vijnė shumica e tė kėqijave nė shoqėrinė tonė.

GJITHNJĖ DUHET TĖ JESH KONKURUES, ARDHMĖRINĖ TĖNDE DO TA VRASĖSH ME DORĖN TĖNDE

Objektivi i hapjes me botėn ėshtė dominimi i saj nga ana e kompanive multinacionale. Pėr ta arritur atė duhej mbėshtetur nė konceptin e konkurencės, i cili nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njė projekt pėr eliminimin e konkurentit me tė gjitha mjetet. Ky koncept tanimė ėshtė pėrqafuar dhe njohur nga shumica e popujve, pėr tė keqen e vetes sė tyre.

“Duhet me qenė konkurues”, ėshtė motoja e kėtij koncepti. Nė emėr tė konkurimit ėshtė vendosur njė lėvizje e madhe e shpronėsimit tė njeriut nė tė gjitha fushat e jetės. Bile edhe Universiteti zhvillon fushatė nė favor tė kėtij koncepti. Studenti nė pėrfundim tė studimeve tė tij e ka tė integruar kėtė ide, e cila do ta shndėrrojė atė nė njė “vrasės”, nė pritje pėr tė qenė i mbytur nga njė tjetėr konkurues.

PĖR HIR TĖ PĖRFITIMIT NUK DO TĖ BĖSH GJUMĖ TĖ REHATSHĖM

Globalizmi ėshtė para sė gjithash teknologjik, dmth. kulturor. Qėllimi ėshtė: shpejtėsia e rikthimit tė kapitalit duhet tė jetė i menjėhershėm, investimet e fuqishme duhet tė zhvendosen nė kohė reale, nė funkcion tė maksimalizimit tė rentabilitetit; duke i degraduar shtetet dhe popujt nė shkallė skllavi, nė duar tė njė numri tė vogėl sunduesish, me njė mobilitet tė gėrshetuar nė tė gjitha lėmitė e jetės, duke qenė i pranishėm gjithkund nė tė njejtėn kohė. Nuk ka mė territor qė mund tė mbrohet prej tyre.

- A ėshtė kjo hapėsirė pa kufij njė fshat global?

- A ėshtė kjo hapje globale njė rast pėr lidhje bashkėpunimi dhe harmoni midis popujve?

Gjithsesi jo. Sespe pa kufizime tė vėrteta dhe pa kontroll janė vetėm transaksionet e kapitalit. Vetėm ato janė vėrtetė tė lira, por kurrsesi edhe njerėzit. Ka 30 vjet qėkur flitet pėr globalizmin, qėkur imagjinohet njė shoqėri ideale, pa luftra, pa mjerim. Sot e kemi tė instaluar tė kundėrtėn e kėtyre proklamimeve. Globalizmi sot ėshtė bėrė armik i popujve.

NĖ “PROGRES” DO TĖ PĖSOSH DISFATĖ

Manipulimi mental nga njė sektė liberale globaliste, ėshtė manipulimi mė brutal dhe mė i rrezikshėm qė mund tė ekzistojė. Ai nuk mbėshtetet nė konceptin e konkurencės. Ky manipulim mbėshtetet nė teknikėn e asimilimit “pėrshkrues” dhe “normativ”: Ky ėshtė njė konstatim i kotė i rrethanave tė cilat shndėrrohen nė norma morale tė cilave duhet t’i nėnshtrohesh, nėse dėshiron tė mbetesh nė vallen e tyre, pėr tė pasur njė shans pa dalje, njė shans pėr tė shkatėrruar tjetrin.

Norma e parė e imponuar ėshtė ajo e ekonomisė sė hapur: nuk mund tė ecet kundėr progresit teknologjik. Gjithēka qė ėshtė e mundur duhet realizuar. Ky globalizėm rrjedh nga progresi teknologjik - prandaj edhe duket i mirė, tėrheqės. Sipas kėsaj, tė jesh kundėr globalizmit, do tė thotė tė jesh kundėr progresit.

DO TĖ HAPESH PARA BOTĖS POR ASNJĖ TERRITOR NUK DO TA MBROSH AS POSEDOSH

Njė qeveri do tė jetė e mirė nėse ajo e pėrkrah sa mė shpejt qė tė jetė e mundur mbretėrimin e tregut botėror, duke u integruar dhe duke ia nėnshtruar atij tė gjitha tregjet lokale. Nėse njė qeveri kėrkon tė nxjerr llogari pėr interesa lokale, ajo cilėsohet si e keqe dhe kundėr hapjes ekonomike dhe progresit.

Tė vetmit protagonistė tė kėtij lloj globalizmi janė ndėrmarrjet me dimensione globale. Ato janė tė vetmet tė afta pėr t’i administruar resurset botėrore nė kuptim tė akordimit/donacionit optimal tė kapitalit. Interesin e tyre multinacional duhet ndjekur, sepse ata janė tė vetmit qė kanė kapacitet pėr tė ngritur konkurencėn. Tė gjitha interesat e tjera duhet t’i nėnshtrohen atyre. Nė kėtė kuptim, duhet liberalizuar tė gjitha tregjet. Liberalizim do tė thotė derregullim nė mėnyrė qė kapitali tė mund tė qarkullojė lirshėm, pa u preokupuar pėr shtrėngim/detyrim tė kėtij apo atij interesi lokal. Kjo gjithmonė nė emėr tė hapjes, integrimeve dhe konkurencės.

TĖ TJERĖT DO T’I LESH TĖ VDESIN NGA URIA

Kėshtu, do tė liberalizohen tregjet e kapitalit. Fjala do tė jetė gjithmonė pėr nevojėn e “optimizimit” tė donacioneve ndaj resurseve, nė emėr tė sigurimit tė ushqimit pėr mbarė botėn. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr flagrante. Qėllimi ėshtė fuqia monopoliste - monopoli mbi alimentacionet /ushqimet/ e njerėzimit: 80% tė farėrave nė botė janė tė konrolluara nga vetėm njė kompani multinacionale; 90% tė llojeve tė orizit dhe tė drithėrave janė nė pėrfitim tė atyre qė i kontrollojnė, ndėrsa manipulimet gjenetike mundėsojnė krijimin e farėrave qė nuk mund tė riprodhohen, dmth. kultivuesit do tė obligohen pėr t’i riblerė. Ky ėshtė njė skllavėrim absolut. Gjenerata e dytė, duke ndjekur kėtė rrugė, nuk do tė jetė mė e aftė pėr reprodukcion.

NĖ MALL DO TĖ SHNDĖRROHESH

E njejta gjė vlen edhe pėr liberalizimin nė fushėn e kulturės. Derregullimi i saj ėshtė programimi i tė menduarit (zėvendėsimi i programeve tė bashkėpunimit dhe kėmbimit arsimor), metoda e kontrollit mė tė lehtė tė shoqėrisė nga ana e njė grupi (qendre) multinacionale, pėrdorimi i njė gjuhe tė pėrbashkėt. Nė tregun botėror nuk ka rezon ekzistenca e profesorit lokal, ai zhduket. Prodhimet e arsimit shiten nė treg tė konkurencės, shitėsi ėshtė ai qė udhėheq me Universitetin, duke bėrė lojėn e cila studentin e shndėrron nė mall tė shitshėm pėr ndėrmarrjet. Nėse ky student-mall nuk i pėrshtatet kėtij sistemi mobil totalitar, nėse ai nuk i nėnshtrohet tė gjitha transferimeve, tė gjitha pėrkuljeve tė nevojshme, tė gjitha detyrimeve nė emėr tė konkurencės, ai ėshtė i mirė vetėm pėr tu thyer.

DO TA BRAKTISĖSH ĒDO SOVRANITET

Kujt i shėrben shteti nė botėn e globalizuar? Askujt. Pėrkundrazi. Shteti ėshtė armik i natyrshėm i globalizmit. Prandaj, “hapja” duhet tė jetė totale, shteti nuk ka mė tė drejtė pėr ta rregulluar telekomin, kulturėn, apo tė ardhurat. “Shteti” megjithatė luan lojėn e globalizmit pėr tė ngritur konkurencėn nė raport me tė tjerėt.

Franca gjithmonė ka thėnė: “duhet bėrė Evropėn pse ajo ėshtė nė favor tė saj, pėr tė ruajtur nivelin e fuqisė sė vet mesatare dhe pėr tė pasur njė kėmbė nė koncertin ndėrkombėtar”. Kjo garė provizore ėshtė njė mashtrim.

Belgėt bėjnė pyetje. “nėse Evropa i shėrben Francės pėr tė ruajtur fuqinė e vet, atėherė cili ėshtė interesi i Evropės pėr Belgjikėn?”. Mbi tė gjitha, hapja globale pėr hir tė konkurencės duke i humbur specifikat dhe begatitė mė tė mėdha tė vendit do tė thotė vrasje pėr shtetin.

DO T’I NĖNSHTROHESH ĒDO LIGJI DHE MORALI MONOPOLIST

Nė bazė tė ligjit tė tregut tė lirė, shtetet nuk kanė tė drejtė mė tė bėjnė marrėveshje ndėrkombėtare. Asnjė rregullore e veēantė nacionale nuk ka mė sovranitet.

MJERIMIN TĖND DO TA ORGANIZOSH

Proceset janė gjithkund tė njejta: nė emėr tė konkurencės bėhet derregullimi dhe liberalizimi i ndėrmarrjeve, pastaj, pasi qė tė bėhen rentabile, ato duhet privatizuar. Kjo vetėkuptohet pėr ndėrmarrjet tė cilat janė nė pozitė dominante sa i pėrket profitit.

Duhet ndėrtuar njė shoqėri nė tė cilėn zotėrojnė forcat private.

Punėtorėt nuk duhet tė kenė mundėsi tė tėrheqin tė ardhura tjera pėrpos ato nga puna, ndėrsa konkurenca globaliste do tė nxisė natyrshėm uljen e kostos sė tė ardhurave, ndersa tė ardhurat e kapitalit nuk pushojnė sė shtuari, varfėsimi i masave ėshtė i paevitueshėm, si edhe rritja e diferencės midis pakicės (gjithnjė e mė tė pasur) dhe shumicės (nė varfėrim gjithnjė e mė tė thellė).

SHANSIN PĖR JETĖ DO TA LESH TĖ KALOJĖ NDĖRSA DO TĖ HEQĖSH DORĖ NGA LIRIA PERSONALE

Tė gjithė gjenden nė tė njejtėn lojė tė konkurencės, pėr fitimin e pjesės sė tyre tė tregut, pėr tė nxjerrė pėrfitim sa mė tė madh dhe tė shpejtė. Ai i cili fiton nė kėtė garė, i fiton tė gjitha. Kjo ėshtė njė luftė moderne se CILI DO TĖ DIRIGJOJĖ. Cili do ta marrė fitimin dhe grumbullojė pasuri. Nė kėtė kunkurencė zhduken kombet, tė vegjlit tkurren, barikadohen. Pra, tėrė energjinė, arsimimin, pasurinė, duhet vėnė nė shėrbim tė realizimit tė njė shoqėrie tė kėtillė tė paqes nė nivel global. Rezultat i gjithė kėsaj do tė jetė shpronėsimi i tė gjitha tė drejtave dhe sovraniteteve.

Me rastin e njė konference tė mbajtur nė Universitetin Bretanjės Jugore (Francė), mė 7 dhjetor 1998, tė Mbajtur nga Ricardo Putrella (ėshtė profesor i ekonomisė, kėshilltar pranė Komisionit tė Komunitetit Evropian, President dhe fondator i Shoqatės sė Miqėsisė sė Botės Demokratike)
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Urdhėrsat e (neo) liberalizimit

Mesazh  Jon prej 02.06.08 2:12

Nė vazhdim Pason Deklarata Globaliste mbi obligimet pėr skllavėrimin e qytetarėve:

DEKLARATA GLOBALISTE MBI OBLIGIMET PĖR SKLLAVĖRIMIN E QYTETARĖVE

Nė emėr tė hapjes me botėn, tė lėvizjes sė lirė dhe tė konkurencės, nė fakt do tė sigurojmė vetėm lirinė e kapitalit dhe shpronėsimin e tė gjitha tė drejtave njerėzore:

1.TĖ GJITHĖ NJERĖZIT JANĖ TĖ LINDUR QĖ TĖ JETOJNĖ SI TĖ BURGOSUR NĖ NJĖ SHTET DHE NĖ NJĖ SISTEM MONETAR

Pėr kėtė njerėzit nuk janė pyetur kurrė dhe as qė kanė nėnshkruar ndonjė kontratė me oligarkinė ndėrkombėtare. Ata janė tė shtyer t’i respektojnė principet e tyre dhe tė pėrulen ndaj ekspropriuesve /shpronėsuesve/ tė tė drejtave dhe sovranitetit tė tyre tė cilat ia ka inponuar liberalizmi monopolist.

2. ASKUSH NUK KA TĖ DREJTĖ TĖ JETĖ HUMAN NĖSE NUK ĖSHTĖ RENTABIL /EKSPROPRIIMI I QENJES NJERĖZORE NĖ EMĖR TĖ RENTABILITETIT/

Nuk ekziston njeriu human por vetėm “resurset eksploatueshme njerėzore”. Kapitali ėshtė ai qė qeveris. Tė drejtat e punės (tė njohura nė bazė tė Deklaratės Universale mbi tė Drejtat e Njeriut) nuk ekzistojnė mė: ato janė zėvendėsuar “me detyrėn e punėsimit”. Askush nuk ka tė drejtė pėrpos njeriut tė pėrdorshėm. Ai qė nuk ėshtė rentabil duhet tė riciklohet: prandaj duhet shpikur trajnimin e vazhdueshėm, por ai paraspozon mjete financiare dhe vullnet pėr tė luftuar pėr tė gjetur punė. Shumica dėrmuese tė moshės mbi 50 vjeē, qė humbin punėn, nuk mund tė gjejnė mė punė tjetėr.Tė tjerėt, si dhe ata qė nuk mund tė dėshmojnė se janė rentabil, do tė eliminohen nga roli social.

3. QYTETAR KONSIDEROHET VETĖM KONSUMATORI I AFTĖ PĖR TĖ PAGUAR /EKSPROPRIIMI I QYTETARĖVE NĖPĖRMJET KONSUMIT/

Pėr tė qenė qytetar duhet tė jesh pjesmarrės nė jetėn qytetare, pra edhe nė vendimet tė cilat ndikojnė nė vendimet e pjestarėve tė kėsaj saj. Ky qytetar mė nuk ekziston, pasi qė vendimet esenciale me tė cilat administrohet jeta e tyre janė marrė nga monopoli industrial dhe komercial. Prova mė e mirė pėr kėtė ėshtė se ai sot nuk ka aspak mundėsi tė influencojė nė treg, domethėnė nuk ka mundėsi tė ndikojė nė shoqėri, me votė ose me zėrin parlamentar. Tregjet janė tė plotfuqishme dhe vazhdojnė punėn e tyre monopolistike mbi vendimet politike. Pėrkundrazi, tregjet mund tė ndėrrohen me anė tė BOJKOTIT.

4. ĒĖSHTJA SOCIALE NUK EKZISTON. PARAJA ĖSHTĖ PARAMETRI I VETĖM I VLERĖS /EKSPROPRIIMI I SHOQĖRISĖ NGA ANA E TREGUT/

“Nuk ka shoqėri, nuk ka treg”. Gjithėēka ėshtė shndėrruar nė tregėtim.

5. LIGJI ĖSHTĖ SHPREHJE E INTERESIT FINANCIAR DHE E TREGUT /EKSPROPRIIMI I POLITIKĖS NGA ANA E FINANCIERIT

... tė gjitha politikat qeveritare i janė nėnshtruar drejtėpėrdrejtė tregut financiar.

6. KALIMI GJITHNJĖ MĖ I MADH I FUQISĖ ABSOLUTE NĖ DUAR TĖ NJĖ NUMRI GJITHNJĖ E MĖ TĖ VOGĖL INDIVIDĖSH /DEMOKRACIA E EKSPROPRIUAR NGA OLIGARKIA/

7. VUAJTJA NĖ HESHTJE. NE JEMI PAKICA QĖ JU NDALON TĖ FLISNI /EKSPROPRIIMI I BESIMIT TĖ NJERIUT DHE I INFORMACIONEVE NĖ EMĖR TĖ HUMANIZMIT/

Tė gjitha konsideratat humane tė vullnetit tė mirė i janė nėnshtruar konkurencės sė tregut botėror.

8. MORALI ĖSHTĖ ARMIK I LIBERALIZMIT / EKSPROPRIIMI I ETIKĖS DHE ZĖVENDĖSIMI I SAJ ME SHFRYTĖZIMIN E RREGULLAVE KOMERCIALE TĖ NDĖRMARRJEVE/

Etika ėshtė respektimi i ekzistencės sė tjetrit. Ajo do tė zėvendėsohet me “autokodifikimin” e njeriut nė ndėrmarrje, me tė cilat rregullohen raportet njerėzore nė funkcion tė profitit.

9. DIVERSITETI /DALLIMI KULTUROR/ NUK ĖSHTĖ MODERN SEPSE E PENGON LĖVIZJEN E EKONOMISĖ /EKSPROPRIIMI I KULTURĖS NGA ANA E TEKNOLOGJISĖ/

Duhet tė ketė vetėm njė kulturė, njė gjuhė, i realizuar me njė model softveri kompjuterik dhe logjik. Ata qė synojnė qė tė mbijetojė diversiteti, nuk kanė kuptuar asgjė nga qėllimet e hapjes – /me botėn/.

10.NDALOHET SOLIDARITETI NDĖRNJERĖZOR. NJERIU PĖR NJERIUN DUHET TĖ JETĖ UJK. / EKSPROPRIIMI I SHOQĖRISĖ NĖPĖRMJET KONKURENCĖS/

11. DREJTĖSIA E BARAZISĖ SĖ NDARJES ĖSHTĖ E NDALUAR /EKSPROPRIIMI I DREJTĖSISĖ NĖPĖRMJET “MERITĖS”

Nė asnjė mėnyrė shteti nuk duhet tė intervenojė pėr tė vendosur njė lloj ndarje tė barazimit tė drejtė. Subvencionet duhet ndaluar. Nuk duhet tė ketė mė barazi, qoftė edhe nė mizerje.

12. RACIZMI SOCIAL DHE KULTUROR ĖSHTĖ I OBLIGUESHĖM /EKSPROPRIIMI I RESPEKTIT DHE ZĖVENDĖSIMI ME JOTOLERANCĖ

Aparthejdi social dhe kulturor ėshtė rezultat i refuzimit tė atyre qė nuk i meritojnė frytet e prodhimit

13. SHKATĖRRIMI OSE MPOSHTJA E ARMIKUT TĖ LIBERALIZMIT ĖSHTĖ DETYRĖ SOCIALE /EKSPROPRIIMI I PAQES ME LUFTĖ/

Kursi i konkurencės, vital pėr tė hapje dhe integrime globale, provizorisht i ka zėvendėsuar luftrat e jashtme me luftėra interne. Kjo luftė ekonomike, ekologjike, kulturore, energjetike, arsimore, ėshtė njė pengesė e madhe pėr paqė midi njerėzve. Mirėpo, armiku nuk ėshtė gjithmonė ai kundėr tė cilit luftohet, por ai i cili pėrfiton mė shumė nga palėt ndėrluftuese.

14. LIRIA E PLOTĖ ĖSHTĖ NJĖ KRIM /EKSPROPRIIMI I LIRISĖ NĖPĖRMJET DIKTATURĖS/

V Ė R E J T J E :

Tė gjitha principet e mėsipėrme duhet deklaruar tė pavlerė dhe ato duhet zėvendėsuar me njė:

Princip unik:

Pėrballė kėtij agresioni poshtėrues e tė vazhdueshėm i cili shkatėrron cilėsitė njerėzore, ftohet qė ēdo qytetar tė marrė pėrsipėr detyrėn e vet tė revoltės:

Lufta e parė ēlirimtare duhet tė ndodhė nė kokat tona. Pasiviteti ėshtė pranim i tė gjitha principeve jolegjitime sikur ato tė ishin legjitime. Secilit i takon qė t’i deligjitimojė principet themelore tė kėtij lloj globalizmi. Secili duhet tė refuzojė tė veprojė dhe mendojė me shprehjet e konkurencės, tė refuzojė trajtimin e njeriut si konkurent, i cili njė ditė do tė eliminojė tjetrin, tė refuzojė tė lejojė talljet me cilėsitė themelore tė njeriut nė emėr tė interesave tė menjėhershme tė disa manipulatorėve tė botės, qė na shtyejnė tė besojmė se pasurimi i tyre ėshtė progresi i paevitueshėm, e qė liberalizmi i egėr pėr pėrfitime tė vetme monopoliste ėshtė zėri i natyrshėm i ekonomisė legjitime. Ky ėshtė njė sistem neofashist i cili nuk mund tė akceptohet mė.

Kjo nėnkupton gjithashtu deligjitimimin e dėshirės nė brendinė tonė pėr tė zėnė vendin e eksplotatorėve – zotėruesve tė botės, deligjitimimin e tė gjitha ndjenjave tė konkurencės, pėr tė nxjerrė studentė dhe kuadro qė pėrfitojnė nga solidariteti, sepse interesat tona tė nė tė ardhmen janė kolektive dhe tė pėrbashkėta.

Nga Dr. Frank Hatem
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi