Perendeshat e Dashurise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perendeshat e Dashurise

Mesazh  Estilen prej 01.06.10 9:28

Perendeshat e Dashurise

Qytetėrimet e lashta kane pasur njė shumėllojshmėri tė zotave dhe perėndeshave qė pėrfaqėsonin aspektet te jetės sė tyre tė pėrditshme.

Ja njė pjesė vogėl e perėndeshave qė pėrfaqėsonin jo vetėm dashurinė, por bukurinė tėrheqėse,dhe magjine femerore, . Ju do tė shihni perėndeshat e listuara qe kane ngjashmėri me njėri-tjetren.

Afėrdita - greke



Njė nga mė tė popullarizuara dhe tė njohura si perėndesha e dashurise ėshtė Afėrdita - perėndeshė greke e dashurisė dhe bukurisė. Ajo ėshtė pėrmendur ne shumė mite , tregime greke, edhe nė histori rreth Luftės sė Trojės.

. Afėrditė ėshtė e njohur edhe pėr lidhjet shumė te aferta me njerėzit dhe perėndinė.. Nga kėto lidhje, ajo kishte fėmijė, tė tilla si Eros, Enea, dhe Anteros.


Venus - Romake



Si perėndeshė romake dashurisė dhe bukurisė, Venus shpesh ėshtė krahasuar apo barazuar me Afėrditėn. Ajo ishte fillimisht perėndeshė italiane e vegjetacionit dhe mbrojtėse e kopshteve, dhe pastaj u njoh si perėndeshė e thjeshtėsise dhe e bukurise.

Nė mitet romake, instiktet e dashuris se saj janė formuar pėr ti ngjarė Afėrditės. Venus signifikon fillimin e pranverės dhe eshte konsideruar si sjellėse e gėzimit pėr njerėzit dhe perėnditė.

Ishtar - Babylonase



Ishtar ėshtė perėndeshė e Babylonise per dashurinė, lindjen, dhe e luftės. Nė mite, ajo fitoi njė reputacion pėr shkatėrrimin e tė dashuruarve tė saj, qė pėrfshinte njė hamshor, luani, dhe ēoban.

Megjithatė, Ishtar ndjehen thellė e dashuruar me zotin me emrin Tammuz. .Ishtar ėshtė i njohur edhe si vajza dhe bashkėshorte e Anuse - zot i ajrit.

Inanna - sumeriane



Nė rajonin Mesopotamian, Inanna pėrfaqėsusja mė e vjetėr si perėndesha e dashurise. Ajo ishte njė perėndeshė per gjuhen sumeriane dhe qė ishte e lidhur me dashurin dhe luften.

Ajo konsiderohet si njė perendeshe e lindjes dhe virgjėrise dhe pjellshmėrisė. Ajo eshte adhuruar nga mijėvjeēari i 3 pes, deri nė shekullin e 6. Nė pamje artistike, ajo u konsiderua njė qerre e 'veshur' nga shtatė kuriozitete.

Hathor - egjiptiane



Shpesh, ju do tė shihni perėndeshėn egjiptiane tė lashtė Hathor te veshur me njė disk Dielli me brirė nė kokėn e saj. Nė disa pamje, ajo u shfaq si njė lopė.

Ndėrsa ajo kishte fuqinė pėr tė shkatėrruar njerėzimin, ajo gjithashtu ishte njė mbrojtėse e dashuruar dhe njė perėndeshė e lindjes. Nė mitet egjiptiane, njė pėrrallė tregon se si Hathor mbron Horus, kur ai ishte njė i mitur, pasi ai ishte duke u fshehur nga Seth.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Perendeshat e Dashurise

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:29

Afėrdita (gr.: Aphrodite nė kuptimin Afro-ditėn) nė mitologjinė e grekėve tė lashtė ishte Perėndia e Dashurisė. Sipas pėrrallave Afėrdita ėshtė ngritur nga shkuma e detit. Me ardhjen e romakėve nė tokėn Ballkanike ėshtė krahasuar me Venusin, perėndinė latine tė dashurisė.
Origjina e saj ėshtė e paqartė. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianės, hyjneshės sė shiut, ndėrsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli nė ujėdhesėn Qipro. Nė kėtė rast origjinėn e vet tejet tė ndėrlikuar e ka prej Uranit, zotit tė qiellit. Qoftė kėshtu apo ashtu, Afėrdita, nė saje tė bukurisė dhe tė magjepjes sė vet me tė cilat ka qenė e pajisur u bė njėra prej hyjneshave mė tė fuqishme. As zotėrat as njerėzit nuk kanė mundur t'i pėrballonin. Pėrveē kėsaj ka pasur shumė bashkėpunėtorė dhe bashkepunėtore: Karitet, hyjneshat e magjepjeve dhe tė bukurisė, Horet, hyjneshat e stinėve tė motmotit, Peitėn, hyjneshėn e lajkave dhe tė mistereve, Himerin, zotin e dėshirės sė zjarrtė, Potin, zotin e dėshirės sė dashurisė, Himenin, zotin e martesės dhe sidomos Erosin, zotin e ri tė dashurisė, shigjetave tė tė cilit nuk ka qenė e mundur qe t'iu shmangen.Pasi qė dashuria ka rol tejet tė rėndėsishėm nė jetėn e zotėrave dhe tė njerėzve, Afėrdita ishte e nderuar dhe e ēmuar. Kush e ka nderuar dhe i ka bėrė flijime, ka mundur tė jetė i sigurtė nė dashamirėsinė e saj, por disi nuk ka qenė e qėndrueshme,kurse fatin tė cilin ua ka ofruar shpesh ,ka qenė i pėrciptė. Nganjėhere bėnte mrekullira tė vėrteta ēfarė di tė bėjė vetėm dashuria: skulptorit qipriot, Pigmalionit, ia ka ngjallur, pėr shembull, truporen e ftohtė prej mermerit nė tė cilėn u dashurua. Tė dashurit e vet i mbronte nė beteja, nė shtėrgata detare dhe nga sulmet e armikut. Ka ditur edhe tė urrej, sepse urrejtja ėshtė motra e vėrtetė e dashurisė. Kėshtu djaloshi frikacak, Narcisi, i cili sipas tregimit tė nimfave i ka pėrbuzur dhuratat e saj sa qė ėshtė dashuruar ne vetveten, mė nė fund bėn vetėvrasje. Por, pėr ēudi, vetė nuk ka pasur shumė fatė nė dashuri dhe nuk e ka mbajtur asnjė dashnor. As bashkėshortesia nuk ka qenė e lumtur. Zeusi ia cakton pėr burr mė te shėmtuarin prej gjithė zotėrave, Hefestin e ēalė dhe pėrherė i djersitur, farkatarin hyjnor. Si shpėrblim pėr kėtė ka kėrkuar ngushllimin nė Aresin, zotin e zemėruar tė luftės, me tė cilin i ka pasur pesė fėmijė (Erosin, Anterin, Deimosin, Fobin dhe Harmoninė), pastaj nė Dionisin, zotin e verės (me tė cilin ka pasur tė birin, Priapin), dhe pėrveē tė tjerėve edhe nė Hermesin, zotin e tregtisė, madje edhe nė tė vdekshmin e rėndomtė, Anhizin, mbretin dardan, tė cilit ia lind tė birin, Enean.
Prej ndėrhyrjeve tė saja nė ngjarjet e vrullshme tė botės sė miteve pasoja mė tė mėdha ka pasur dashamirėsia e saj ndaj Paridit tė ri, birit tė Priamit, mbretit trojan. Pasi qė nė grindje me hyjneshat, Herėn dhe Athenėn, i ka dhėne pėrparėsi, pėr shpėrblim ia premton gruan me tė bukur prej tė gjitha grave tė vdekshme. Kjo grua, sipas mendimit unanim tė zotėrave dhe tė njerėzve, ishte Helena nga Argu, bashkėshortja e Menelaut, mbretit spartan. Afrodita i ndihmon Parisit pėr ta sjellė Helenėn nė Trojė. Menelau nuk dėshiron qė tė heqė dorė nga gruaja e vet dhe kėrkon t'ia kthejnė. Pasi qė Paridi e refuzon kėtė, Menelau me ndihmėn e vėllait tė tij, Agamemnonit, mbretit te fuqishėm tė Mikenės, i dėrgon tė gjithė mbretėrit akeas nė akspeditė ndėshkuese kundėr Trojės. Nėn udhėheqjen e Agamemnonit lundruan njėqindmijė akeas pėrtej detit dhe e sulmuan Trojėn. Afrodita, kuptohet, u ka nidhmuar trojanėve, ndonėse lufta nuk ka qenė vetia e saj e fuqishme. Mjaftonte, qė pėr shembull, ējerr shigjeta e Diomedit, komandantit ushtarak dhe tė ik me vaj nga fushėbeteja. Nė luftėn e tmershme, nė tė cilėn morėn pjese tė gjithė trimat e atėhershėm dhe gati gjithė zotėrat, Paridi mė nė fund u vra dhe pas vdekjes sė tij bie edhe Troja. Ushtria ngadhnjimtare akease e shndėrroi Trojėn nė gėrmadha - prej saj ka mbetur vetėm fama e pavdekshme nė epėt e Homerit.
Nė bazė tė kėrkimeve tė tanishme, Afrodita, si duket, ishte me origjinė nga Azia e Vogėl, siē duket nga Ishtari, hyjnesha sirio-fenikase e dashurisė. Grekėt e marrin qė nė kohėrat mė tė lashta, sipas tė gjitha gjasave pėrmes ujėdhesave tė Qipros dhe Kiterės, ku po ashtu e kanė adhuruar. Asaj i qenė dedikuar mėrsina, trandafili, molla, lulėkuqja, pėllumbesha, delfini, dallėndyshja dhe bliri, si dhe tempujt madhėshtorė nė Kind, Pafos, Korint, Alaband e gjetiu. Kulti i saj u pėrhap nga kolonitė greke nė Italinė e Jugut deri nė Romė, ku e kanė identifikuar me Venerėn, hyjneshėn e lashtė italike dhe e kanė adhuruar nė tė njėjtėn mėnyrė si nė Greqi. Prej tempujve tė ndėrtuar pėr nderė tė saj mė tė mėdhenjt kanė qenė nė forumin e Cezarit (tempulli i Venerės Nėnė) dhe pranė rrugės sė shenjtė kah forumi romak (tempulli i Venerės dhe i Romės). Kulti i saj zhduket me ngadhėnjimin e krishterimit, kurse emri i ėshtė ruajtur nė saje tė poetėve, tė skulptorėve, tė piktorėve dhe tė astronomėve.Afrodita, hyjnesha e dashurisė dhe e bukurisė, ndoshta ėshtė shembulltyrė qė ėshtė paraqitur mė sė shumti nga mitet antike: bukuria dhe dashuria, megjithatė mė sė shumti i ,kanė tėrhequr dhe i tėrheqin artistėt e tė gjitha kohėrave. Prej shembėlltyrave tė saj nga koha antike mė tė njohura janė: Afrodita nė mjellmė, pikturė nė gotėn antike tė viteve 470-460 para e.s.; Venera dhe Marsi, pikturė muri nė Pompejė nga fundi i shek para e.s. dhe tė shek. IV para e.s. pėr tempullin e Asklepiut nė Kojo (pėr tė dimė vetėm nė saje tė burimeve antike tė cilėn e quajnė „tė paarritshme"); pėrveē kėsaj janė ruajtur edhe disa qindra enė tė pikturuara me figurėn e Afroditės. Prej relievėvet mė i famshmi ėshtė e ashtuquajtura Afrodita Ludovisi, vepėr e skulptorit grek rreth vitit 460 para e.s., sot nė Muzeun Kombėtar Romak nė Termė. Skulpturat e saj janė krijime mė tė larta tė artit antik. Nė mesin e tyre hynė Afrodita e Knidit, tė cilėn me siguri e ka skalitur Praksiteli pėr tempullin nė Kind (pas vitit 350 para e.s.; kopjet e saja tė shkėlqyeshme gjenden nė Muzeun e Vatikanit nė Romė, nė Luvėr tė Parisit dhe nė Muzeun Metropoliten nė Nju-Jork), pastaj Afrodita e Kirenės, kopja romake e skulpturės helenistike nė shak. III para e.s. (tani nė Muzeun Kombėtar Romak nė Termė), Venera e Kapitolit kopja romake e origjinalit helenistik, siē duket nga gjysma e shek. III para ejs. (nė Museo Capitolino romano-Muzeu i Kapitolit Ro-mak), Venera e Mediqve, kopja romake e veprės sė Kleomenit nga shekulli II para es. (nė Galleria degli Uffizi nė Firencė). Se ēfarė realizimi tė lartė ,kanė arritur skulptorėt grek nė paraqitjen e figurės sė Afroditės, tregojnė skulpturat e saj tė cilat autorėt antik nuk i pėrmendin. Mė e famshmja ndėr to ėshtė Afrodita e Melosit e shek. III - II para e.s., e gjetur mė 1820. (dhe sot gjendet nė Muzeun e Luvrit nė Paris). Koka e mirė e Afroditės (ose e Artemidės) prej bronze tė praruar, e cila ėshtė e gjysmės sė dytė tė shek. IV para e.s., me siguri e shkollės sė Praksitelit, gjendet nė koleksioinin arkeologjik nė Vis.Interesi pėr paraqitjen e figurės sė Afrodites nė artin e kohėrave tė reja ėshtė i njėjtė me atė tė kohėrave antike. Pikturat dhe skulpturat e Afroditės praktikisht nuk ėshtė e mundur tė numėrohen. Ndėr mė tė famshmet ėshtė: Lindja e Venerės dhe Venera dhe Marsi tė Sandėr Botiqellit e vitit 148C. dhe 1847 qė sot gjendet nė pallatin firentin Ufici dhe nė Galerinė Kombėtare Londoneze), Venera pushon e Giorgoneut (Gjorgjoneut), (e pėrfundon Tiziani) pas vitit 1510), Lindja e Venerės e Luca Girodanit (Lukė Gjordanit) sot gjendet nė Muzeun e qytetit nė Bel) Venera me Amorim i Luca Granachuat (Lukė Granakut) plak (sot gjendet nė Villa Borgese tė Romės), Venera dhe Amori tė Palmo Vecchiut (Palmo Vekkiut) (rreth vitit 1520, qė sot gjendet nė Galerinė Kombėtare nė Bukuresht), Venera nė gjumė edhe Venera dh muzikanti me mandolinė e Tizianit (Ticianit) (sot gjendet nė Galerinė e Dresdenit), Lindja e Venerės, Kremtimi i Venerės dhe Venera dhe Marsi tė Pierre Paule Rubensit (Pjer Pol Rubensit) (prej vitit 1622—164G, e para nė Galerinė Kombetare Londoneze, kurse tjetra nė Muzeun Artistiko-historik tė Vjenės, dhe e treta nė Palazzo Bianco (Palaco Bjanko)) nė Gjenovė), Venera me Amorin i Guido Renit (Gvido Renit) (pas vitit 1605) dhe piktura me tė njėjtin emėr e Nicolas Poussini (Nikolas Pusini) (rreth vitit 1630., sot gjendet nė Galerinė e Dresdenit), Toaleta e Venerės dhe Venera e argėton Amorin e Franēois Boucherit (Fransoa Busher) (e para prej 1746 qė gjendėt nė koleksionin e Walleceit (Waillaceit) nė Londėr dhe tjetra pėrafėrsfeht e vitit 1751 ne Galerinė Kombėtare nė Washington), si dhe Venera dhe Kupido e Velazqiuezit (Velaskezit) (rreth vitit 1651, sot gjendet ne Galerinė Kombėtare nė Londėr).Prej tė rejave t'i pėarmendim sė paku Afroditėn e Raoul Dufyut (Raul Dufy) nė Galerinė Kombetare tė Pragės, rreth viteve 1930).Prej veprave tė autorėve nė Ballkan nė kėtė vend duhet pėrmendur Veneren me kandil tė Milena Pavlloviq-Barilit e vitit 1938 (sot gjendet nė Muzeun e Artit Modern nė Beograd). Prej veprave skulpturale duhet pėrmendur Venerėn dhe Marsin e Anton Canovės (Anton Kanovės) (dhe skulptura e tij portretike e Paolina Bonapartes si Venerė e vitit 1807, qė gjendet nė Villa Borgese nė Romė), Venerėn Ngadhėnjimtare tė August Renoireit (August Ronoarit) e vitit 1914 dhe Venerėn me qafore prej margaritave tė Aristid Maillolit, e vitit 1918 (sot gjenden tė dyjat nė Tate Galleri nė Londėr), dhe ndoshta edhe Venerėn e Marin Marinit e vitit 1940 (sot gjendet nė koleksion privat nė SH.B.A). Lidhur me kėtė ndoshta do tė na interesojė edhe Muzika e njohur e Myslbekut (e viteve 1907-1912), pėrpunim i modelit antik siē ėshtė konstatuair nė trashigiminė e tij; e ka punuar nė bazė tė studimit minucioz tė proporcioneve tė Venerės sė Eskvilinit (e shek. I para e.s.).Dėrguar nga: Vlentin Batalaku- Slloveni
avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi