News Univers

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

News Univers

Mesazh  Admin prej 06.10.11 20:39



Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 26.10.11 19:49, edituar 3 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 06.10.11 20:42

/Formimi i Vrimės sė Zezė dhe shkatėrrimi i Yllit prej tij\

Kjo video ėshtė e ndarė nė katėr lloj shkallėsh.

1.Shpėrthimi i njė Ylli Hipergjigand nė Supernova.

2.Formimi i Vrimės sė Zezė nga Shpėrthimi Supernova.

3.Vrima e zezė e cila shkatėrron pėrfundimisht Yllin.

4.Kalimi i Vrimės sė Zezė duke deformuar hapesirėn.

avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 07.10.11 22:55



/Edhe Afėrdita ka shtresė ozoni\

Njė studim shkencor ka zbuluar diēka tė panjohur mė parė, planeti Afėrdita ėshtė i rrethuar nga njė shtresė e hollė ozoni.

Shtresa 100 herė mė pak e dendur se ajo e plantit tonė, u zbulua nga Agjencia Hapėsinore Evropiane gjatė njė vėzhgimi nga njė satelit i dėrguar drejt planetit tė dytė tė sistemit tonė diellor pėr tė zbuluar mė shumė rreth tij.

Deri mė sot vetėm Toka dhe Marsi figuronin tė ishin tė pajisur me kėtė shtresė hapėsinore. Gjetja mund tė ndihmojė shkencėtarėt qė tė jenė mė tė saktė nė zbulimin e yjeve tė tjerė tė largėt, transmeton TCH.

Zbulimi do tė hedhė dritė mbi mėnyrėn se si funksionon shtresa e ozonit. Pas studimeve mund tė bėhet e mundur tė zbulohet nėse planetėt e largėt kanė shtresė ozoni apo jo.

K.net
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 08.10.11 14:28



/Sonte pritet “shi yjesh”\

Mbrėmja e sė shtunės (sonte) mund tė kujtohet si mė spektakolarja nė lidhje me “shiun e yjeve” tė kėtyre viteve tė fundit.

Sipas ekspertėve tė NASA-s, yjet qė do tė bien nė vjeshtė mund tė pėsojnė rėnie me mijėra nė njė orė tė vetme.

Nė krahun tjetėr, ekspertėt italianė janė mė tė rezervuar dhe pohojnė se drita e hėnės mund tė jetė “shqetėsuese” dhe mund tė pengojė spektaklin qė do tė dhurohet nė qiell, duke parė vetėm njė yll pėr ēdo minutė.

Yjet parashikohet tė jetė e mundur pėr t’u parė rreth orės 19:00 deri nė 22:00 tė mbrėmjes sė shtunė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 15.10.11 15:29



/Marsi pėr disa orė nė dite,kishte kushte Tokėsore\

Studimi i ri pohon se Marsi ka qenė me kushte tokėsore por nė periudha shumė tė shkurtėra.

Hulumtimi ėshtė bazuar nė tė dhėnat e marra nga studimet e njė meteori katėr miliardė vjeēarė Marsian,qė tregon mbetje tė mineraleve qė mund tė jenė forumuar vetėm nėse temperatura ėshtė shumė mė ngrohtė se sa ajo qė ėshtė sot nė Mars.

Kjo ėshtė njė dėshmi se nė fillim tė historisė sė Marsit,tė paktėn nė njė vend tė atij planeti ka ekzistuar klima tokėsore edhe nė qoftė se vetėm disa orė nė ditė.

Zbulimet e bėjnė edhe mė tė besueshme teorin se nė Mars mund tė egzistoj jeta,sidoqoft temperaturat dhe klima tokėsore ishte e pėrkohshme.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 16.10.11 15:36



/Kometa Elenin nesėr kalon pranė tokės\

“Kometa e ditės sė gjykimit” Elenin nesėr do tė fluturoj pranė tokės. Teoricienėt e komploteve ka kohė qė janė duke u frikėsuar nga ky komet, por ai do tė fluturoj nė njė distancė tė sigurt nga Toka.
Por, kometa e cekur pėr shkak tė njė stuhie tė fuqishme diellore ėshtė shkapėrderdhur qysh gjatė muajit gusht, kėshtu qė Tokėn nė distancėn prej 35.2 milion kilometrave do ta kalojnė kryesisht disa mbetje tė Eleninit. Ekspertėt nga NASA madje mendojnė se kometa ėshtė zhdukur nė tėrėsi nė stuhinė diellore.

“Astronomėt nuk po arrijnė ta gjejnė nė qiell dhe supozoj se ėshtė shkatėrruar” ka thėnė pėr Space.com Dony Yeomans nga programi i NASA-s Near-Earth Object. Por, astronomėt amator dhe entuziastėt nesėr me siguri se do ta hedhin vėshtrimin drejt qiellit, qė nėse tė kenė mundėsinė, ta shohin atė qė ėshtė prezantuar si “kėrcėnimi i madh”.

Ekzistonin edhe teori sipas tė cilave Elenin fare nuk ėshtė komet, por planeti i humbur Nibiru, i cili do tė duhej tė sillte ditėn e gjykimit nė Tokė, respektivisht ta shkatėrronte atė. Yeomans tė gjitha kėto teori i quajti budallallėqe. “Elenin ėshtė kometė e radhės sė dytė, ėshtė e vogėl dhe as qė do tė duhej tė ishte regjistruar. Thėnė tė drejtėn, ajo as nuk ndriēon nė qiell” sqaroi ai.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 17.10.11 14:58



/Gjithėsia zgjerohet shpejt,ftohet dhe vdes\

Fituesit e sivjetme te ēmimit Nobel pėr fizike, Saul Perlmutter, Brian P. Schmidt dhe Adam G. Riess nė vitin 1998, nė kauder tė dy projekteve konkurruese, kanė arritur deri nė zbulimin se gjithėsia jo vetem qė po zgjerohet, por edhe se shpejtesia e kėtij zgjerimi po rritet gjithnjė e mė shumė. Kjo do tė thotė s hapėsira kozmike edhe po ftohet me shpejtėsi dhe objektet nė tė largohen gjithnjė e mė shumė nga njeri-tjetri.

Teoria e pranuar gjerėsisht ėshtė se gjithėsia ėshtė krijuar para 14 miliarde vjetėve. Gjatė viteve tė kaluara fizikanėt kanė zhvilluar debate tė nxehta lidhur me atė se a do tė fillojė nė njė moment tė caktuar mbledhja nė njė pikė e gjithesisė nėn ndikimin e forcave tė tėrheqjes (gravitacionit) derisa njė ditė vetėvetiu tė shkatėrrohet. Po tė ndodhte kjo, atėherė do tė ndodhte sėrish shpėrthimi i madh si para 14 miliardė vjetėve, dhe pastaj do tė fillonte cikli i ri i gjithesisė. Kjo teori ėshtė e njohur si teoria e gjithėsisė pulsuese.

Alternative do tė ishte qė gjithesia gjithnjė e mė shumė po zgjerohet dhe ftohet, gjithnjė derisa tė nuk e pėrjeton vdekjen e akullt, me ē’rast do te ishte e logjikshme tė pritet qė ky zgjerim i kozmosit te ngadalėsohet gradualisht.

Mirėpo, nėse konfirmohet se fituesit e ēmimit Nobel pėr fizikė pėr vitin 2011 vėrtetė kanė tė drejt, atėherė vdekja e akullt e kozmosit ėshtė e paevitueshme. Tė dhėnat matėse deri te tė cilat kanė arritur fizikanėt tregojnė se kozmosi gjithnjė e mė shumė dhe pėrgjithmonė do tė zgjerohet dhe do tė zgjerohet edhe mė shpejtė. Kjo do tė thotė edhe ftohjen dhe vdekjen e akullt tė gjithėsisė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 17.10.11 19:10



/Aktiviteti diellor pėrcakton ashpėrsine e dimrit nė Evropė\

Modeli klimatik i pėrpunuar nga njė grup kėrkuesish britanik tė “Met Office Hadley Centre” dhe disa institutė tė tjerė, ka vendosur nė pah reduktimin thuajse ciklik tė radiacionit ultravjollcė qė vjen nga dielli, me klimėn hemisferike setentrionale. Rezultatet i ka publikuar nė “Nature Geoscience”. Sipas ekspertėve nuk ka dyshime qė aktiviteti diellor pėrcakton ashpėrsinė e dimrave nė Evropė dhe Amerikėn e Veriut.

Dielli ėshtė njė burim themelor energjie pėr planetin tonė dhe sistemin klimatik. Aktiviteti i tij, i matur nė bazė tė numrit tė njollave diellore qė shfaqen nė mėnyrė ciklike, ka regjistruar nė kėto vite tė fundit njė rėnie tė papritur, duke vendosur shumė pikėpytje pėr shkencėtarėt.

Vėmendjet e specialistėve janė pėrqendruar te marrėdhėnia midis iradiacionit ultravjollcė, i konsideruar si i vėshtirė pėr t’u matur, dhe klimės tokėsore.

Studimi nė fjalė, me njė model qė analizon edhe fenomenet e shtresave tė larta tė atmosferės, sugjeron se minimumet diellore provokojnė njė seri efektesh me rėnie, pėr tė cilat masa tė rėndėsishme ajri tė ftohtė spostohen nė dimėr drejt veriut tė Evropės dhe Amerikės, duke bėrė mė tė butė klimat e zonave meridionale. Tė dhėnat e iradiacionit diellor qė janė pėrdorur i referohen periudhės 2004/2007 dhe janė vjelur nga instrumenti “Spectral irradiance monitor” (Sim), i montuar nė bordin e satelitit Sorce, i promovuar nga NASA dhe i lėshuar nė vitin 2003.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 18.10.11 19:50



/Edhe njė satelit ka mėsyrė Tokėn\


Sateliti gjerman me madhėsi automobili ka mėsyrė me shpejtėsi Tokėn dhe deri nė fund tė muajit disa pjesė tė tij mund tė arrijnė deri nė sipėrfaqe tė Tokės, njoftojnė mediet.

Satelit ROSAT duhet tė arrijė nė Tokė nė periudhėn nga 20 deri mė 25 tetor me shpejtėsi 28.000 kilometra nė orė, theksohet nė kumtesėn e Qendrės Gjermane pėr Aerogjithėsi (DLR).

"Studimi mė i ri ka treguar se ekziston mundėsia qė 30 pjesė tė rėnda 1,6 tonė mund tė arrijnė nė sipėrfaqe tė Tokės

Agjencia ka theksuar se koha e saktė dhe lokacioni eventual i rėnies nuk mund tė dihen me saktėsi.

Nė muajin e kaluar sateliti amerikan me madhėsi autobusi ka rėnė nė Paqėsor, afėr Kalifornisė. Nuk ka pasur informata pėr dėmet eventuale.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 20.10.11 19:34



/Astronomėt e Hawait zbulojnė njė planet tė ri\

Astronomėt kanė kapur n jė imazhet e para tė njė planeti qė po lind. Adam Kraus, nga Universiteti i Hawait, Instituti i Astronomisė tha se planet kanė filluar tė formohen nga pluhuri dhe gazi, ylli 2 milion vjeccar ndodhet rreth 450 vite dritė larg nga toka.

Planeti bazohet nė njė model shkencor dhe mendohet tė ketė filluar tė marrė formė rreth 50.000-100.000 vite mė parė. I quajtur LkCa 15 b, ai ėshtė planeti mė i ri i vėrejtur ndonjėherė deri tani. Kraus dhe kolegu i tij Michael Ireland nga Universiteti Macquarie dhe Australian Astronomical Observatory pėrdori teleskopėt Keck nė Mauna Kea pėr tė gjetur planetin.

“Ne e kapėm kėtė planet nė kohėn e pėrshtatshme. Ne pamė kėtė yll tė ri, ai ka njė disk pėrreth dhe ne shohim njė gjė si tė drejtė nė mes tė boshllikut tė kėtij disku”, thotė Kraus. Kraus e paraqiti zbulimin e tij pranė NASA-s nė Goddard Space Flight Center nė Maryland.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 23.10.11 12:24



/Zbulohet ylli me temperaturėn verore si tė tokės\

Ylli WD 0806-661 B tė cilin shkencėtarėt e kanė zbuluar kohė mė parė, ėshtė ylli mė i ftohtė i zbuluar ndonjėherė, me temperaturėn normale qė pėrputhet me atė tė njė ditė me diell nė Sevila.
Profesori Kevin Luman i cili e ka vėrejtur kėtė yll pėrmes teleskopit tė NASA-s, tha se ai ndodhet rreth 64 milion vite drite larg nga planeti ynė.

“Ky ėshtė me tė vėrtetė njė yll i vogėl, me temperaturėn e atmosferės qė ėshtė e ngjashme me atė tė tokės, prej 27 deri nė 80 shkallė Celzius”, tha shkencėtari.

Edhe pse ndodhet 63 milion vite drite larg nga Toka, profesori Kevin Luman tha se kjo ėshtė mjaftė afėr, nėse krahasohet me largėsinė e yjeve tjerė nga planeti ynė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 23.10.11 23:18



/Sateliti ROSAT ra nė Tokė, nuk dihet ku\

Sateliti jofunksional gjerman ROSAT, i rėndė 2.7 tonė, ka rėnė mbrėmė nė Tokė, por zyrtarėt ende nuk dinė se ku kanė rėnė copėt e tij. Sateliti gjerman, i vjetėr 21 vjet, ka hyrė nė atmosferėn e Tokės ndėrmjet orės 2 e 45 dhe 3 e 15 minuta tė mėngjesit tė sotėm sipas kohės sonė.

“Momentalisht nuk kemi informata qė pjesėt e satelitit kanė rėnė nė sipėrfaqe tokėsre”, thuhet nė njoftimin e Qendrės gjermane tė aviacionit.

Disa orė para rėnies sė kėtij sateliti, nga qendra gjermane kanė njoftuar se pjesėt e satelitit nuk do tė godasin Evropėn, Afrikėn dhe Australinė. Shkencėtarėt kanė vlerėsuar se mund tė bie nė dy qytete milionėshe kineze Ēongkving dhe Ēengdu, mirėpo nga atje nuk ka pasur kurrfarė raportimesh pėr copa tė rėna tė satelitit. Vlerėsohet se copėt kanė rėnė diku ndėrmjet Oqeanit Indian dhe Mjanmarit.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 24.10.11 21:31



/Shuhet alarmi, sateliti Rosat ka rėnė nė Azinė Juglindore\

Duket se copat kanė pėrfunduar nė Oqeanin Indian, pra nė njė zonė tė pa banuar

Agjencia Hapėsinore Gjermane ka konfirmuar se sateliti Rosat ka bėrė rikthimin nė atmosferė dhe megjithėse vendi nuk ėshtė konfirmuar ende, njė shkencėtar Jonathan McDowell i “Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics” nė Kambrixh, ka bėrė tė ditur se ka rėnė nė Azinė Juglindore, ndonėse pa specifikuar mirė vendin. Duket se copat kanė pėrfunduar nė Oqeanin Indian, pra nė njė zonė tė pa banuar, sepse po tė kishte ndodhur e kundėrta, do tė ishte marrė vesh.

Faktikisht, tė gjitha tė dhėnat e fundit pėrjashtonin njė rėnie nė zonėn e Evropės, gjė qė kishte qetėsuar tė gjithė banorėt evropianė. Megjithėse alarmi ishte gjithsesi i lartė, pėrderisa me pėrmasat dhe pėrbėrjen e vet, rreth 30 fragmente me peshė 1.87 ton, do tė kishin ardhur nė tokė, duke kapėrcyer atmosferėn qė nuk do tė mund t’i kishte shkatėrruar plotėsisht.

Me mbylljen e misionit tė satelitit gjerman, dėmet si pasojė e avarie tė shumta dhe mungesės sė karburantit, i kanė ndaluar kontrollit tė misionit, pėr tė pilotuar rikthimin e satelitit drejt zonave tė sigurta (zakonisht nė det), por pėr fat, gjithēka pėrfundoi nė mėnyrėn mė tė mirė. (marre nga Daily Mail)
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 25.10.11 16:30



/Njė ēift i ēuditshėm yjesh\

Ėshtė vėzhguar pėr herė tė parė nė histori njė "ēift i ēuditshėm yjesh".

Njėra prej tyre, qė nuk ka lindur asnjėherė, rrotullohet rreth njė ylli, qė kur arrin nė fund tė cilit tė tij, vjen nė shuarje e sipėr.

Ky sistem i ēuditshėm yjor, ėshtė arritur nėpėrmjet teleskopit hapėsinor Spitzer qė i pėrket agjencisė hapėsinore tė NASA.

I gjithė vėzhgimi ėshtė shpjeguar me detaje nė revistėn The Astrophysical Journal. Ylli qė mbėrrin nė fund tė jetės sė tij ėshtė njė "xhuxh i bardh", ndėrsa shoqėruesja e tij me shumė mundėsi ėshtė njė "xhuxh kaf".
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mėrkuri planet ''unik''

Mesazh  Androo prej 26.10.11 16:20



Mėrkuri planet ''unik''

Njė planet i ri dhe qė nuk ka tė ngjashėm. Vėzhgimet e reja ė Mėrkurit, qė janė realizuar nė kėto muaj nga sonda Messenger e NASA, shfaqin njė imazh absolutisht tė pazakontė tė planetit mė tė vogėl tė Sistemit Diellor.

Mes zbulimeve tė publikuara nė revistėn ‘Science’ thuhet se kompozimi i sipėrfaqes shumė ndryshe nė krahasim me atė tė planetėve tė tjerė shkėmborė tė Sistemit Diellor tregon pėr njė aktivitet sizmik ndoshta ende tė pranishėm aty. Kaq ka mjaftuar pėr tė ndryshuar dijet e deritanishme qė kishim pėr planetin mė tė afėrt me Diellin.

I gjendur nė orbitėn e planetit qė prej pranverės, "Messenger" po mbledh tė dhėna mbi tė gjithė sipėrfaqen e planetit dhe ka koleksionuar informacione relative me njė vit tė tėrė (rreth 88 dite) tė Mėrkurit. Imazhi qė del ėshtė vėrtet revolucionar, aq sa detyron astronomėt dhe planetologėt tė rishikojnė plotėsisht disa teori mbi planetin. Tė dhėnat, gjithashtu, konfirmojnė edhe ekzistencėn e njė fushe magnetike, njė fenomen qė deri mė sot ishte vėrejtur vetėm mbi Tokė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 26.10.11 21:56



Njė copėz Hėne, 1.7 milion dollarė

Donte tė shiste njė copėz tė vogėl tė Hėnės, pėr tė siguruar para pėr tė kuruar djalin e sėmurė.

Njė grua 74 vjeēare ka pėrfunduar nė qendėr tė hetimeve tė inspektorėve tė NASA-s, pasi po pėrpiqej tė shiste njė copėz nga Hėna, dhuruar burrit tė saj nė vitet \'70, nga astronauti Neil Armstrong.

Mė e vogėl se njė kokėrr orizi, dhurata e ēmuar ishte gati pėr tu shitur pėr njė vlerė 1 milion e 700 mijė dollarė njė agjenti tė NASA-s, por gjatė takimit ku pritej tė bėhej marrėveshja, sė bashku me disa agjentė federalė, ai e ka tėrhequr dhe pyetur brutalisht gruan, transmeton BW.

Tani ēėshtja ėshtė nė qendėr tė njė hetimi nga gjykata e Kalifornisė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 27.10.11 12:48



Pamje mahnitėse nga Gjithėsia

Kamerat nga Stacioni Ndėrkombėtarė hapėsinorė (ISS) kanė incizuar Tokėn gjatė natės. Nė incizim mund tė shihen Kanadaja dhe pjesa qendrore e SHBA-ve. Video ėshtė incizuar nga Ekspedicioni me datėn 29 tė muajit tė kaluar.

Kamerat nga Stacioni Ndėrkombėtarė hapėsinorė (ISS) kanė incizuar Tokėn gjatė natės. Nė incizim mund tė shihen Kanadaja dhe pjesa qendrore e SHBA-ve. Video ėshtė incizuar nga Ekspedicioni me datėn 29 tė muajit tė kaluar.


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 29.10.11 14:20



NASA, satelitit i ri pėr monitorimin e motit

NASA dėrgoi nė gjithėsi njė satelit tė vlefshėm 1.5 miliard dollarė, qė synon tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e parashikimit tė motit dhe monitorimin e ndryshimeve klimatike.

Sateliti po transportohet me raketėn Delta II, 800 kilometra mbi sipėrfaqen e tokės. Agjencia amerikane e hapėsirės thotė se sateliti dy tonėsh me madhėsinė e njė autobusi po transporton pesė lloje tė ndryshme instrumentesh, qė do tė grumbullojnė informacione pėr motin dhe qė do tė pėrdoren nga shėrbimet kombėtare tė motit nė mbarė globin, transmeton Noa.

Ai do tė monitorojė gjithashtu informacione tė tjera pėr mjedisin pėr tė sjellė tė dhėna mbi efektet afatgjata tė ndryshimeve klimatike.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 29.10.11 21:49



Galileo bėhet mė dy satelitėt e parė

Programi evropian pėr navigim satelitor, Galileo, ėshtė shtyrė disa herė tė shumtėn pėr arsye financiare, dhe mė nė fund gjėrat kanė lėvizur nga pika zero.

ESA (Agjencia Evropiane pėr Hapėsirė) ka paralajmėruar lansimin e dy satelitėve tė parė nga Korou nė Guinenė Franceze. Kėta dy satelitė do tė lansohen me raketėn ruse nė lartėsi prej rreth 25.000 kilometrash, prej ku do tė shėrbejnė pėr testimin e funksioneve sistemeve nė tokė dhe nė orbitė.

Nėse ēdo gjė shkon sipas planit, kėta do tė jenė dy satelitėt e parė operativė tė Galileo tė cilėt do tė hapin rrugėn pėr tė tjerėt, qė do tė jenė gjithsej 30, sa ka planifikuar tė lansojnė deri nė vitin 2019 Komisioni Evropian brenda programit vlera e tė cilit vlerėsohet tė jetė 7 miliardė shtesė qė duhet t’i sigurojė BE-ja.

Deri mė tani nė programin e filluar nė vitin 2003 janė shpenzuar rreth 5 miliardė euro. Ky shėrbim, kur tė aktivizohet nė vitin 2014, do tė duhej tė jetė pa pagesė pėr shfrytėzim.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 31.10.11 19:52



Asteroidi qė i afrohet Tokės me 8 nėntor mund tė sjellė risi

Gjithēka ėshtė gati pėr “2005 YU55”, analizimi i tė cilit mund tė thotė diēka edhe nė lidhje me formimin e planetit tonė.

Toka pėrgatitet tė ketė njė takim tė afruar me njė asteroid, qė mė 8 nėntor do tė kalojė tranzit nė hapėsirėn midis planetit tonė dhe Hėnės. Afrimi do tė ndodhė rreth orė 24:30 tė sė martės sė dytė tė nėntorit dhe nė atė moment, trupi qiellor do tė gjendet mė pak se 320.000 km nga sipėrfaqja tokėsore. Praktikisht njė “hiē” duke folur astronomikisht.

I mbiquajtur me siglėn "2005 YU55", asteroidi ėshtė njė prej atyre 874 qė kalojnė afėr Tokės. Ai ka pėrmasa prej rreth 400 metrash dhe u zbulua 6 vjet mė parė. Trajektorja orbitale e tij ėshtė e njohur, prandaj edhe pse do tė tranzitojė nė brendėsi tė orbitės hėnore, nuk do tė ketė asnjė rrezik.

Influenca gravitacionale e asteroidit s’pritet tė ketė asnjė efekt nė Tokė. Gjithsesi, ky cilėsohet si afrimi mė i madh i 200 viteve mė tė fundit pėr njė asteroid. Pėrveēse me teleskopė tė fuqishėm, “2005 YU55” do tė vėzhgohet edhe nga dy radarė planetarė tė Goldstone (Kaliforni) e Arecibo (Puerto Riko).

Duket se radarėt do tė lejojnė sigurimin e imazheve tė asteroidit me njė rezolucion prej tė paktėn 2 metrash pėr pixel. Kjo do tė zbulojė njė mori detajesh mbi karakteristikat e sipėrfaqes sė asteroidit: formėn, dimensionin dhe cilėsitė fizike. Gjithashtu, shkencėtarėt e NASA do tė kenė mundėsinė ta analizojnė saktėsisht dhe tė krijojnė njė ide se nga vjen.

Doktoreshė Emily Baldėin e revistės “Astronomy Noė” ka theksuar edhe se mund tė shėrbejė pėr diēka mė shumė: “Ka rėndėsi jo vetėm pėr tė mėsuar mbi impaktin qė mund tė ketė nė Tokė, por gjithashtu pėr tė kuptuar historinė e sistemit tonė diellor”. Pikėrisht, pėrbėrja e tij do tė ndihmojė shkencėtarėt tė kuptojnė se si ėshtė formuar planeti ynė.

Hera e fundit qė njė objekt i tillė kaloi tranzit nė njė distancė pak a shumė tė ngjashme ishte nė vitin 1976 (megjithėse NASA nuk e dalloi dot), kurse afrimi i ardhshėm protet nė vitin e largėt 2028.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 01.11.11 12:14



Zbulimi i ri ridefinon teorinė e krijimit tė galaktikave

Teleskopi hapėsinor Spitzer i NASAs ka dėshmuar se galaktikat “e holla” kanė vrimat e zaza masive nė qendėr, sikurse dhe galaktikat normale.
Mė herėt shkencėtarėt besonin se kėto galaktika tė rrafshėta nuk mund tė kenė vrimat e zeza nė qendrat e tyre, por Splitzer e zbuloi pikėrisht tė kundėrtėn.

Rrymimet nga qendrat e galaktikave tė cilat mund tė shihen nė ilustrimin nė foto, tė bėrė sipas tė dhėnave nga Spitzer, janė qitjet tė cilat vijnė nga vrimat e zeza nga vrimat e zeza supermasive.

Zbulimi ėshtė aq i rėndėsishėm sa qė fut ndryshim nė teorinė rreth krijimit tė galaktikave, duke sugjeruar se bėrthamat e galaktikave nė tė vėrtetė nuk caktojnė se nė to do tė ketė vrima tė zeza ose jo.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 03.11.11 0:04



Asteroidi sa njė aeroplan bartėse do tė kaloj pranė tokės

Asteroidi i madh sa njė bartėse aeroplanėsh tė martėn e ardhshme do tė kaloj pranė tokės.
I quajtur 2005 YU55, asteroidi i pasur me karbon qė ka diametrin prej rreth 400 metra do tė fluturoj fare pranė Tokės nė largėsinė prej 323,200 kilometra, qė ėshtė afėrsi mė e madhe se sa ajo nė tė cilėn ndodhet Hėna nga planeti ynė, shkruan AHN.

Ajo qė ėshtė e veēantė tek parakalimi i kėtij asteroidi ėshtė se ky ėshtė kalimi mė i afėrm i ndonjė asteroidi tė kėsaj madhėsie gjatė 30 viteve tė fundit. Asteroidi i radhės me kėtė madhėsi do tė kaloj afėr tokės vetėm nė vitin 2028.

Nėse, pėr shembull, njė asteroid i kėtillė do tė binte nė Tokė, nė ndonjėrin nga oqeanet, do tė shkaktonte tėrmet me forcė prej 7 shkallė tė Rihterit dhe tsunami me valė me lartėsi prej 20 metrave. Por, goditjet e kėtilla tė asteroideve ndodhin njė herė nė 100,000 vite.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 06.11.11 19:13



NASA konfirmon hackimin e satelitit

Nė rastin e parė tė hackimit kozmik, NASA nė raportin e vet pėr Kongresin amerikan pėr marrėdhėniet Kinė/SHBA, ka bėrė tė ditur qė pėrnjėmend ka pasur zhvillime tė dyshimta gjatė viteve 2007 dhe 2008 lidhur me sigurinė e satelitėve pėr mbikėqyrje tė Tokės.

NASA nė kėtė raport nuk drejton gishtin nga askush, edhe pse raportimi para kėtij paneli tė Kongresit flet vetė (edhe pse krejt kjo mund tė jetė vetėm hedhje e fajit nga fajtori kujdestar i administratės amerikane).

Kėshtu, sulmuesit thuhet se nuk kanė ardhur deri tek tė dhėnat, por kanė arritur tė sigurojnė mundėsinė e drejtimit tė satelitit Terra AM-1 (!) – edhe pse kėtė nuk e kanė bėrė nga ndonjė arsye e panjohur.

NASA ka bėrė tė ditur qė kėto ngjarje e kanė shtyrė qė tė nisė njė kampanjė tė gjerė tė ngritjes sė nivelit tė mbrojtjes sė fluturakeve kozmike.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 07.11.11 11:27

7 Nentor 2011



Masivi yjor IRS 4 ka filluar te perhap krahet e saj.Ky masiv ka lindur reth 100.000 vjet me pare.Materialet burimore te ketij ylli te porsalindur kane formuar mjegllnajen te quajtur Sharples Nebula 2-106 (S 106) sipas fotos se mesiperme.

Nje disk i madh pluhuri dhe gazi rrotullohet rreth Burimit infra te kuq 4 (IRS 4) qe duken me ngjyre te kuqe te erret prane qendres se fotos dhe e jep imazhin ne forme fluture.

Gazi i S 106 prane IRS 4 vepron si nje mjegullnaje emetimi dhe leshon pas driten jonizuese,ndersa pluhuri larg nga reflektimi IRS 4 vepron si mjegullnaje reflekimi.Inspektimi i hollsishem i fotove sic eshte imazhi i mesiperm ka zbuluar qindra yje xhuxh me mase te ulet te fshehur ne mjegullnajen e gazit.

S 106 perfshin rreth 2 vjet-drite dhe shtrihet rreth 2000 vite drite larg nga plejada e Mjellmes.
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 07.11.11 13:49

Teleskopi hapesinor i NASA-s "FERMI" zbuloi rrezet gama,format me energjitike te drites.Teleskopi i madh i saj AREA(LAT) vezhgon te gjithe harten e qiellit cdo tre ore,duke thelluar vazhdimisht portretin e universit.Harta me ngjyra e paraqitur me poshte eshte nje pamje e qiellit me energji gjysem miliarde here me te madhe se ajo e drites se dukshme.Ngjyrat e ndritshme tregojne burimet e ndritshme te rrezeve gama.
Qe nga fillimi i saj ne qershor te vitit 2008 teleskopi FERMI ka zbuluar me shume se 100 pulsime te vogla,te dendura,mbetje energjitike dhe te shpejt tjerrejeje te yjeve te shperthyer.Keto ne harte jane treguar si simbole.Klikimi mbi cdo simbol do te tregoje me shume informacion rreth secilit objekt.


http://www.nasa.gov/images/content/600847main_fermi-allsky-interactive-670.jpg
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 07.11.11 18:44

Takim ndėrkombėtar nė Lucca te Italise pėr eksplorimin e hapėsirės globale


7 nėntor 2011

Diskutimet do tė pėrqėndrohen nė eksplorimin e hapėsirės, kur ministrat dhe krerėt e agjencive mė tė madha tė hapėsirės-do te bejne takim tė enjten nė Lucca, Itali.

41 vende me pėrfaqėsues tė nivelit tė lartė nga duke pėrfshirė edhe 29 nga ESA dhe vendet e BE,janė tė ftuar mė 10 nėntor pėr Konferencėn e Tretė Ndėrkombėtare mbi kėrkime dhe i pari i nivelit tė lartė ndėrkombėtar per eksplorimin e Platformės se hapėsirės.
Pjesėmarrėsit do tė ndėrtojė nė debatin e filluar nė nivel evropian nė Pragė nė vitin 2009 dhe qe vazhdoi nė Bruksel tė vitit tė kaluar, gjatė konferencave tė para per kete qellim..

Konferencė nė Bruksel identifikoi nevojėn pėr diskutime politike nė nivel ndėrkombėtar dhe bėri thirrje pėr njė takim tė parė tė nivelit tė lartė per Platforma te Eksplorimit Ndėrkombėtar tė Hapėsirės deri nė fund tė 2011, duke bėrė qe diskutimet tė jene vėrtetė globale.


Konferenca e 2 Ndėrkombėtare mbi eksplorimin e hapėsirės.

Objektivi kryesor nė Lucca ėshtė tė mbajė vrullin e dy konferencave tė parė nga fillimi i nivelit tė lartė, dialogun mbi eksplorimin e hapėsirės qė duhet tė lejojė diskutime mbi zhvillimin e njė koncepti tė eksplorimit global dhe ne tė ardhmen e bashkėpunimit ndėrkombėtar.

Konferenca do tė shqyrtojė fushat e mundshme pėr bashkėpunim, duke filluar me "shtyllat" e eksplorimit, tė tilla si transporti hapėsinor​,infrastrukturat orbitale e drejtuar, eksplorimi robotik dhe teknologjive qe bėjnė tė mundur.

Konferenca ėshtė bashkė-organizuar nga Agjencia Evropiane e Hapėsirės​​,Kryetari i Kėshillit tė Ministrave tė ESA - Itali - dhe Komisioni Evropian.

http://www.esa.int/images/Aurora2_200,2.jpg
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 07.11.11 22:47



“Bad Boy” kėrcėnon Tokėn

Njė pikėl e zbuluar nė Diell e qė ėshtė 17 herė mė e madhe se Toka ngadalė po rrotullohet drejt planetit tonė dhe kėrcėnon me flakadanėt solar qė do tė mund tė shkaktojnė stuhitė afatgjate radioaktive dhe tė ndėrprenė komunikimet nė Tokė.

Ekipi i NASA-s qė po e pėrcjell punėn e satelitit SDO (Solar Dynamics Observatory) piklėn gjigante e quajti me emrin “simpatik” Bad Boy, ndėrsa ajo katėr ditė mė parė nxori njė flakadanin solar.

Fatmirėsisht, stuhia ishte drejtuar nė drejtimin e kundėrt me atė tė tokės kėshtu qė pengesat ishin tė padukshme, por nėse Dielli tani do ta lironte edhe njė flakadan, ai mund tė ndodhė tė shkaktoj dėme shumė mė tė mėdha.

Me orientimin e duhur magnetik dhe me drejtim kah Toka, stuhia solare nga Bad Boy do tė mund tė shkatėrronte sistemet e furnizimit me energji elektrike dhe satelitėt nė orbitė.

NASA gjatė dhjetė ditėve tė ardhshme do tė pėrcjell aktivitetet nė sipėrfaqen e Diellit me vėmendje tė shtuar, pėr shkak se Bad Boy ka hyrė nė pjesėn e Diellit qė mund ta shohim.


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 08.11.11 14:11



Sonte nė 23.38 asteroidi 2005 Yu55 kalon pranė Tokės

Sipas NASA-s sonte nė datėn 08 nėntor 2011, nė orėn 23.38 (orėn tonė lokale) asteroidi 2005 Yu55 do tė kalojė pranė Tokės.

Shkencėtarėt amerikanė kanė deklaruar se kalimi i kėtij asteroidi pranė Tokės nuk do tė sjellė asnjė ndikim mbi tė, por kjo do tė jetė njė mundėsi e madhe pėr vetė shkencėtarėt pėr tė analizuar hollėsite qė do tė mund tė vėrehen nė kėtė rast.

Asteroidi ka njė diametėr prej 400m dhe do tė afrohet deri nė 324 mijė km nga Toka. Njė fenomen i tillė nuk ėshtė rregjistruar qė nga viti 1976.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 09.11.11 12:54



Ja imazhet e asteroidit “2005 YU55” qė iu afrua Tokės

Asteroidi 2005 YU55 kaloi shumė afėr Tokės, duke befasuar astronomėt, qė e prisnin me ankth kėtė moment. Pikėrisht, siē pritej, asteroidi i famshėm kaloi nė ora 00,28 tė ditės sė sotme nė njė pikė shumė tė afėrt me Tokėn, nė njė distancė prej rreth 324.600 kilometrash, qė i dha mundėsinė shkencėtarėve tė studiojnė trupin qiellor dhe tė zbulojnė struktura tė reja tė panjohura deri tani.


Kush ishte nė zotėrim tė njė teleskopi tė fuqishėm pėr tė shikuar “2005 YU55”, mbeti shumė i mahnitur nga ky trup qiellor, qė do t’u japė mundėsinė shkencėtarėve pėr tė studiuar forma tė reja.

Asteroidi do tė jetė i shikueshėm edhe pėrgjatė ditės sė sotme, ndonėse nė mėnyrė mė pak tė dukshme. “Imazhet e kapura zbulojnė sipėrfaqen e kėtij trupi qiellor me struktura interesante dhe qė ende s’i kuptojmė – ka vėrejtur koordinatori i fushatės sė vėzhgimit tė “2005 YU55”, Lance Benner i “Jet Propulsion Laboratory” tė NASA -.

Deri tani kemi shikuar vetėm mė pak se gjysmėn e sipėrfaqes sė asteroidit, presim surpriza edhe mė tė mėdha”. Ndėrkaq, NASA ka nxjerrė imazhin e parė zyrtar tė asteroidit YU55, i filmuar nga antenat e radarit “Deep Space Network” nė Kaliforni. Mė poshtė mund tė ndiqni videon e tij, nė momentin qė kaloi shumė afėr Tokės:


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 10.11.11 11:46



Misioni nderplanetar rus drejt Marsit has probleme

Misioni i parė ndėrplanetar i Rusisė qė nga periudha sovjetike duket se po ndeshet me probleme.

Pak minuta pas nisjes sė saj sot, sonda pa pilot me destinacion Phobos-in, njė nga Hėnat e Marsit pati njė problem me kompjuterin qė drejton fluturimin dhe ka ngecur nė njė orbitė tė Tokės.

Zyrtarėt thanė se mjeti hapėsinor nuk arriti t’i ndizte motorėt nė dy raste tė veēanta. Motorėt janė tė nevojshėm pėr ta nxjerrė sondėn jashtė orbitės sė Tokės pėr tė vazhduar rrugėn drejt Marsit.

Plani ėshtė qė sonda tė arrijė nė Mars nė tetor tė vitit tė ardhshėm dhe tė zbresė mbi Phobos, qė ėshtė mė e madhja e dy Hėnave tė planetit Mars.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 11.11.11 13:25



Si duket Toka e planetet, nese ecet me shpejtesine e drites

Doni tė dini sesi do tė duket sistemi diellor, nėse ecet me shpejtėsinė e dritės? Tashmė ėshtė e mundshme falė fizikanit Paul Altin nga “Australian National University”, i cili ka prodhuar njė video me njė udhėtim virtual nė sistemin diellor, duke ecur pėrtej shpejtėsisė normale.

Turi nis nė 18,000km nga Toka dhe nuk zgjat shumė, sepse shpejtėsia ekstreme pėrfshin ndryshimet e ngjyrave sistemit diellor, teksa oqeanėt kthehen nė tė gjelbėr, kontinentet nė tė kuq dhe yjet nė sfond.

Larmia e ngjyrave vėrehet edhe pėrsa i takon Marsit, qė fillimisht duket blu, pastaj, i gjelbėr e portokall dhe nė fund i zi. Mė poshtė mund tė ndiqni videon e kėtij “udhėtimi“ virtual (Daily Mail):


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 12.11.11 12:47



Shikojeni fluturėn mė tė shpejtė nė gjithėsi


Mjegullnaja gazore e cila mund tė shihet nė fotografi ndoshta duket si diēka qetėsuese dhe e bukur, por nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr njė ngjarje shumė energjike tė gjithėsisė.

Edhe pse ngjanė me njė flutur gjigante abstrakte tė gjithėsisė, nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr gazrat tė cilėt po ngrohen nė 20,000 shkallė Celzius dhe tė cilėt “nxitojnė” nėpėr gjithėsi me shpejtėsi prej 950,000 kilometra nė orė!

Shpejtėsi kjo me tė cilėn udhėtimi nga Toka deri nė Hėnė do tė zgjaste vetėm 24 minuta.

Nė qendėr tė furisė sė gjithėsisė ndodhet njė yll nė vdekje e sipėr, i cili dikur ishte pesė herė mė i madh se Dielli. Pėrveē gazrave ky yll gjuan nė gjithėsi edhe rrezatimin e fuqishėm ultra-vjollcė, i cili nga ana tjetėr ndriēon gazin e liruar, gjė qė ia mundėsoi teleskopit Hubble tė NASA-s qė tė marr kėtė fotografi tė bukur.

Bėhet fjalė pėr mjegullnajėn planetare NGC 6302, e cila ėshtė e njohur edhe me emrin e popullarizuar “mjegullnaja flutur”. Ajo ėshtė duke u pėrhapur nėpėr hapėsirėn e barabartė me dy vite yjor, qė ėshtė sa gjysma e largėsisė sė Diellit nga ylli mė i afėrt me ne Proxima Centauri.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Gon! prej 16.11.11 12:50

Femrat tė parat fluturojnė nė Mars



Ekskursionet fluturuese nė planetin kuq, nė Mars, ėshtė e sigurt se do tė ndodhin nė vitin 2033. Atėherė ėshtė planifikuar qė udhėtimet tė bėhen nė ēdo dy muaj e shkencėtarėt pohojnė se tė parat dhe numerikisht mė tė shumtat janė femrat ato qė do tė fluturojnė nė Mars.

Nga NASA pohohet se 39 femra, aq sa janė tė punėsuara nė kėtė organizatė, pothuaj qė tė gjitha kanė dėshirė tė jenė pjesė e ekspeditės qė do tė shkojė nė Mars.

Meqė pėr ekspeditėn e parė me tė cilėn njerėzit do tė shkojnė Mars, janė zgjedhur gjashtė meshkuj, femrat kanė kundėrshtuar kėtė fakt duke e quajtur “shovinizėm tė hapėt”. NASA pėrgėnjeshtroi duke thėnė se meshkujt ishin mė tė suksesshmit nė provat.

avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 17.11.11 13:36



Nėn hėnėn e Jupiterit ka njė oqean

Shkėncėtarėt kanė gjetur provėn mė tė mirė qė nėn sipėrfaqen e njė prej satelitėve tė Jupiterit shtrihen sipėrfaqe tė mėdha me ujė, lajmėroi ditėn e mėrkurė njė revistė shkencore.

Hėna e quajtur Europa ka ngjallur gjithmonė interesim shkencor, pasi ėshtė e mbulluar nga njė sipėrfaqe akulli disa kilometra tė trashė. Megjithatė, nė fotografimet e fundit tė bėra mbi hėnėn janė zbuluar disa vija tė formuara nė akull, qė duket se ėshtė avull qė del nė sipėrfaqe, si rrjedhojė e ngrohjes sė brendshme tė trupit qiellor.

Zbulimi i bėrė nga fotografimi nga sateliti e shndėrron Europėn nė trupin kryesor qiellor tė dyshuar pėr ekzistencėn e jetės brenda sistemit tonė diellor, pasi uji ėshtė elementi kyē pėr ekzistencėn e saj.

Nga modelet e forcave magnetike dhe imazhet e sipėrfaqes, shkencėtarėt kanė dyshuar prej koėhsh se nė brendėsinė e hėnės sė Jupiterit, nėn 10-30 kilometra akull, mund tė ndodhet njė oqean gjigant, i cili nga ana e tij duhet tė jetė 160 kilometra i thellė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 17.11.11 16:52


Plejada e Hyades
Kjo eshte pamja kozmike qe shtrihet pothuajse 20 gradė nė tė gjithė plejadėn e Demit. Ajo fillon nė Plejade dhe mbaron nė Hyades, dy prej grupimeve yjor te njohur mė mirė nė qiellin e planetit te Tokės. Nė tė majtė,grupi yjor i Plejades ėshtė rreth 400 vite-dritė larg. Nė njė skenė tė njohur qiellore, grupi yjeve shkėlqen pėrmes reve tė pluhurosur qė shpėrndajnė yjet blu.Forma V e Hyades grup duket mė shumė e shtrirė nė krahasim me Plejaden kompakte dhe qėndron shumė mė afėr,rreth 150 vite-dritė larg. Sigurisht,grup yjet Hyades duken te mbėshtetur nė Aldebaran e ndritshme, te njė ylli tė kuq gjigant me njė pamje tė verdhė.Por nė tė vėrtetė Aldebaran qėndron vetėm 65 vite dritė larg,rastėsisht pėrgjatė vijės e tė parit tė grumbullit Hyades. Retė e zbehta te pluhurit jane gjetur pranė buzė tė reve molekulare te Demit qe gjithashtu janė tė dukshme nė tė gjithė mozaikun e shquar.Fushėpamje tė gjerė pėrfshin rinore ylli i ri T Tauri dhe mjegullnaja Hind e ndryshueshme nė lidhje me katėr gradė ne te majtė tė Aldebaran nė qiell.
http://apod.nasa.gov/apod/image/1111/PleiadesHyades_andreo600h.jpg
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Gon! prej 21.11.11 9:03

NASA, ne “Europa” mund te kete jete

Shkencetaret e NASA-s kane zbuluar ne "henen" e Jupiterit te quajtur Evropa, ekziston nje oqeani ne te cilin mund te jetojne krijesa te gjalla.

Shkencetaret te cilet prej vitesh po e hulumtojne hapsiren e Jupiterit thone se ne 3 km nen siperfaqen e ngrire te Evropes fshihet nje oqean i madh i thelle 160 km. Te dhenat e hulumtuesve flasin se ekziston bashkeveprimi mes shtreses se ngrire te Evropes dhe oqeanit qe gjendet nen te. Ky zbulim mund te jete ne dobi te supozimeve te meparshme se oqeani nen siperfaqen e ngrire te Evropes eshte i pershtatshem per zhvillimin e jetes. Ekspertet qe nga viti 1989 po e studiojne hapesiren e "henes" Evropa me ndihmen e anijes “Galileo”. Deri me tani prej atje ishin derguar te dhena per shkencetaret per disa dhjetera kerkime.

(Marre nga Alsat)
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 21.11.11 21:40

SA YJE LINDIN BRENDA NJE DITE ?

Nė galaktikėn tonė, Rruga e Qumėshtit, mbrenda njė viti lindin njė deri nė tre yje pėrafėrsisht tė madhėsisė sė Diellit tonė. Astronomėt vlerėsojnė se vetėm nė universin tonė tė njohur ka mė sė paku 100 miliard galaktika sic ėshtė Rruga e Qumėshtit. Po tė llogaritnim se njė yll i ri lind brenda njė viti nė njė galaktikė, atėherė del se mbrenda njė viti do tė lindnin 100 miliard yje tė reja. Nga kjo del se brenda ditės lindin pėrafėsisht 274 milion yje!
Mėgjithkėtė universit nuk i kėcnohet asnjė “mbipopullim”, sepse me njė shpejtėsi tė ngjashme siē lindin yje tė rinj,yje tė tjerė vdesin. Ky ėshtė njė ritual i pėrhershėm nė Qiell dhe astronomėt kanė shumė pėr tė bėrė, mė qėllim qė mundėsisht gjendja e sotme e hapėsirės kozmike tė hartografohet.
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 22.11.11 10:07

Rreth 11.5 miliarde vjet me pare, kur ishte sa ¼ e permasave aktuale, Universi ekzistonte ne gjendje te ngrire,fakt ky qe mund te shpjegoje pranine e energjise se erret.

Kete e ben te ditur nje model i propozuar nga Vanderbilt University ne Oregon qe e ka publikuar studimin ne revisten "Physical Review D". Sipas ketij studimi,eshte vete hapesira burimi i energjise se erret.

Ne kundershtim me teorine e Ajnshtajnit per zmadhimin e vazhdueshem te Universit, teoria e re thote se energjia e erret ben pjese ne nje fushe tjeter e njohur si “esenca e peste” qe bashkepunon me fushat elektromagnetike dhe gravidacionale por intensiteti i saj eshte i njejte me ate te gjithe Universit dhe kjo fushe ka nje fuqi anti-gravidacionale.

Keshtu, shkencetaret nga Oragoni kane dale ne perfundimin se rreth 2.2 miliarde vjet nga shperthimi Big Beng, Universi u ftoh. Sipas perllogaritjeve, dendesia e energjise se fushes “esenca e peste” ngeli e pandryshuar deri ne ndryshimin e fazave per te rene ne nivele me te uleta.

Gjate periudhes se transformimit te fazes,nje pjese e energjise se erret u clirua ne formen e rrezatimit, cka shkaktoi edhe zgjerimin e Universit. Pra sipas ketij studimi,energjia e erret eshte shkaktarja kryesore e zgjerimit te Universit ne nje moment te caktuar dhe kjo hedh poshte teorine e Ajnshtajnit, sipas te cilit, Universi eshte perhere ne zgjerim.
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Gon! prej 25.11.11 15:47

Ja planeti binjak me Tokėn!


Shkencėtarėt amerikanė nxorėn njė listė tė planetėve dhe satelitėve mė tė pėrshtatshėm pėr jetese nga ana e jashtėtokėsorėve...


Bazuar nė kėtė listė, sateliti i Saturnit, Titani dhe planeti Gliese 581g, i cili mendohet se ėshtė pjesė e grupit tė yjeve Peshore, janė vendet mė tė favorshme pėr jetė nė hapėsirė.

Nė artikullin e publikuar nė revistėn astrobiologjike, studiuesit pėrgatitėn dy lista tė ndara tė fokusuara nė kritere tė ndryshme: indeksin e ngjashmėrisė me Tokėn dhe indeksin e planetit mė tė favorshėm pėr jetesė.

“Nė fillim kemi pyetur veten nėse planetėt e tjerė mund tė pėrmbajnė kushte tė ngjashme me Tokėn. Sepse nėse ekzistojnė kėto kushte aty mund tė jetohet. Mė pas kemi analizuar mundėsinė e ekzistencės sė specieve, gjallesave tė tjera aty”, u shpreh Dirk Schulze-Makuch nga Universiteti i Uashingtonit nė SHBA.

Indeksi i ngjashmėrisė me Tokėn krahason madhėsinė, dendėsinė dhe largėsinė nga ylli kryesor i planetit me tė dhėnat e Tokės.

Ndėrsa indeksi i planetit mė tė favorshėm pėr jetesė analizon faktorė tė tjerė si pėrbėrjen e sipėrfaqes, nėse ėshtė apo jo e mbuluar me akuj, nėse ka fushė magnetike apo atmosfere.

avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Gon! prej 27.11.11 19:16

Rruga e Qumėshtit, Drita Polare dhe Meteori nė tė njėjtėn fotografi



Drita polare, Rruga e Qumėshtit dhe meteorėt janė fotografuar veē e veē shumė herė, por njė fotograf amator ka arritur qė tė tri fenomenet t’i kapė nė njė fotografi. Fotografi Tommy Eliassen ėshtė autor i fotografisė qė tė ndalė frymėn.

Nė njė fotografi janė treguar shumė yje me konturet e dritės e cila depėrton, tė tjerat tregojnė lojė tė pabesueshme tė ngjyrave nė qiell. Kėto fotografi janė bėrė mė 25 shtator, pasi qė Tommy ka pritur me ditė tė tėra pėr njė orė kohė tė shfaqjes spektakolare nė qiell.

“Me ditė tė tėra ka qenė vranėt, por nė prognozėn e motit kam parė qė nė kėtė natė do tė ketė njė orė me qiell tė pastėr. Kam pasur durim, ndėrsa kur ėshtė kthjellur kam fotografuar me shpejtėsi dhe menjėherė e kam ditur qė kam fotografi tė mira”, ka thėnė Tommy, bėn tė ditur Daily Mail.

Kushtet kanė qenė ideale. Tommy ka arritur tė bėjė shtatė fotografi dhe vetėm mė vonė ka kuptuar qė ka njė e cila tregon fenomenet sė bashku. Autori i fotografive tė mrekullueshme vjen nga qyteti norvegjez Mo i Rana. Merret me fotografi qė nga vitet 90 dhe thotė qė mė sė shumti i pėlqen fotografimi natėn, sepse errėsira paraqet njė shtresė tė pėrkryer. Eliassen ka pėrdorur fotoaparatin Nikon D700.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Gon! prej 27.11.11 19:23

Jeta nė Mars, NASA dėrgon me mision "Curiosity"




NASA ka nisur drejt planetit Mars sondėn mė tė re nė njė mision dy-vjetor pėr tė gjetur vendet se ku mund tė ketė patur jetė nė planetin e kuq. Kostoja e realizimit tė kėtij projekti kap nė shumė prej 2.5 miliardė dollarėsh.

Ndėrkohė sonda me emrin “Curiosity”, u lėshua nga Kejp Kanaverėll i Floridės nga njė raketė robotike. Sonda ka 17 kamera, njė krah robotik, njė lazer dhe njė instrument ēpimi pėr tė depėrtuar nė formacionet shkėmbore tė planetit. Vendi i paracaktuar i zbritjes ėshtė njė krater 150 kilometra i gjerė, i quajtur Gejll, i emėrtuar pėr nder tė astronautit australian Uollter Gejll.

Misioni u nis me pėrpikmėri nga baza hapėsinore amerikane nė Kepin Canaveral nė shtetin Florida, me njė raketė “Atlas V”, e njėjta me tė cilėn u hodhėn nė hapėsirė sondat pėr njohjen e planetit tė kuq nė orbitė, qė ndodhet aktualisht nė Mars. Sonda “Curiosity” ėshtė roboti mė i sofistikuar i hedhur ndonjėherė nė hapėsirė.

albeu.com/

avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 28.11.11 21:28



Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!

Astronomi nga Zelanda e Re Rolf Olsen e incizoi fotografinė e parė amatore tė sistemit tė dytė diellorė dhe atė nga oborri i shtėpisė sė tij.

Olseni e incizoi sistemin me ndihmėn e teleskopit tė vogėl prej 25 centimetrave. Sistemi tė cilin e incizoi ndodhet rreth yllit Beta Pictoris dhe ėshtė i vjetėr rreth 12 milion vite. Ky sistem ėshtė larg 50 milion vite yjor nga sistemi ynė.

Materiali qė pėrbėhet nga disku protoplanetar rreth Beta Pictoris edhe mė herėt ishte incizuar me teleskop tė mėdhenj, por mendohej se nuk mund tė incizohet nga amatorėt pėr shkak tė dritės sė madhe nga ylli.

Por, Olsenit kjo i shkoi pėr dore. Ai sė pari bėri 50 fotografi tė Beta Pictoris dhe pastaj grumbulloi fotografitė e ngjashme tė yllit tjetėr, Alpha Pictoris, i cili ėshtė i ngjashėm pėr nga ngjyra dhe ndriēimi. Pastaj mėnjanoi fotografinė e yllit tjetėr me ēka mėnjanoi shkėlqimin. Incizimin e papėrpunuar nė kompjuter e shkriu nė fotografinė origjinale tė Beta Pictoris dhe morri rezultatin final, shkruan Daily Mail.

“Rezultati ėshtė, besoj, incizimi i parė amator i sistemit tė dytė diellorė, disku protoplanetar rreth yllit Beta Pictoris. Duhet thėnė se ėshtė njė ndjenjė e veēantė tė zėsh diēka tė kėtillė”, deklaroi Olsen.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Gon! prej 01.12.11 15:51

Krimba tė derguar ne Mars, per t’i hapur rrugen njeriut


U ēuan me sukses nė njė mision nė Stacionin Ndėrkombėtar Hapėsinor pėr tė testuar sesi i rezistojnė ata udhėtimit nė hapėsirė

Nėse njerėzit duhet ende tė presin para se tė shkelin nė Mars, duket se rrugėn do ta hapin krimbat. Bėhet fjalė pėr ata tė tipit Caenorhabditis (model shumė i pėrdorur nėpėr studime biologjike), tė cilėt shkencėtarėt britanikė i kanė dėrguar me sukses nė njė mision nė Stacionin Ndėrkombėtar Hapėsinor pėr tė testuar sesi i rezistojnė ata udhėtimit nė hapėsirė. E pėr ēudi, jo vetėm qė qėndruan tė shėndetshėm, por riprodhuan 24 gjenerata ndėrsa ishin nė orbitė.

Qėllimi i eksperimentit tė kryer nga Universiteti i Notingemit, ishte tė shihej se si do ndikojė nė trupin e astronautėve udhėtimi i gjatė dyvjeēar drejt Marsit. Krimbat e vegjėl, tė gjetur nė plehra, u dėrguan nė kėtė udhėtim pėr shkak se ata kanė 20 mijė gene tė ngjashme me njerėzit- dhe muskujt e sistemi i tyre nervor punon nė tė njėjtėn mėnyrė.

Kur krimbat e mbijetuar u kthyen nė tokė, shkencėtarėt panė se ata kishin njė zhvillim normal, ushqeheshin rregullisht dhe kishin kapacitet pėr t’u riprodhuar. Ky kėrkim mund tė ndihmojė shkencėtarėt tė kuptojnė mė shumė nė lidhje me sėmundjen e muskujve, tė quajtur distrofia muskulore. Po, sepse udhėtimi me gravitet zero shkakton konsumim dramatik tė muskujve, pasi reduktohet nivelin i proteinės miozin, qė i mban ata tė fortė. Edhe pėr kėtė rast, krimat kanė hasur probleme tė ngjashėm.

(Daily Mail)
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 02.12.11 16:24



Zbulohet egzoplaneti i ri pak mė i madh se Toka

Planeti i porsazbuluar, Kepler 21b ka madhėsinė gati sa dhe planeti Tokė nga e i cili ėshtė i larguar rreth 352 vjet drite.

Nė opservatorin optik astronomik Nacional nė Tuscon, Arizona, i cili edhe e zbuloi kėtė planet, theksojnė se masa e planetit Kepler 21b ėshtė rreth 10 herė mė e madhe se ajo e planetit tonė, e rezja e tij ėshtė vetėm 1.6 herė mė e madhe se ajo e Tokės.

Planeti i ri ka yllin i cili vetėm pak mė i nxehtė dhe pak mė i madh se Dielli i Tokės, edhe pse ėshtė dukshėm mė i ri se Dielli ynė. Kepler 21b ėshtė tepėr shumė afėr yllit kėshtu qė ėshtė tepėr nxehtė pėr tė pasur ujė tė rrjedhshėm, qė ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr jetesė. Edhe pse planeti ėshtė i larguar 6 milion kilometra nga ylli nxehtėsia e tij ėshtė 2,960 shkallė celsius, sipas matjeve shkencore. Toka ėshtė e larguar nga Dielli 150,000,000 kilometra.


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 03.12.11 15:29



Nxiton me 118,000 km/h dhe tashmė ėshtė 17 milion kilometra larg nga ne!

NASA nė Twitter publikoi se roveri mė i ri dhe mė i madh i dėrguar nė planetin e Kuq, ndodhet rreth 17.3 milion kilometra nga Toka.
Curiosity pėrmes gjithėsisė po lėviz me shpejtėsi prej 118,700 kilometra nė orė, e atė e pret njė rrugė e gjatė. Duhet tė kaloj 567 milion kilometra pėr tė arritur deri nė cak.

Curiosityt do ti duhen rreth tetė muaj qė tė arrij deri nė Mars, e nė sipėrfaqen e kėtij planeti do tė zbres me ndihmėn e njė teknike tė posaēme, e cila ėshtė prezantuar kohė mė parė dhe e cila quhet “vinēi ajror”.

Nė atmosferėn e Marsit ai do tė futet me shpejtėsinė prej 20,000 kilometra nė orė, e mburoja e posaēme nga nxehtėsia, do tė pėrkujdeset qė Curiosity tė hyj nė atmosferė dhe tė mos digjet. Pas kėsaj ai fillimisht do tė ngadalėsohet nga parashutat dhe mė pastaj nga katėr stabilizatorėt raketor tė vinēit ajror. Tė gjitha kėto nuk janė bėrė asnjėherė mė parė nė gjithėsi, e nė NASA shpresojnė se ēdo gjė do tė shkoj sipas planit.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 03.12.11 21:43



Shkencėtarėt thurin planin pėr tė ftohur tokėn

Njė grup shkencėtarėsh, studiuesish e filozofėsh janė duke shqyrtuar mundėsinė e njė ndėrhyrje radikale gjeo-inxhinierike pėr tė ftohur tokėn, nė mėnyrė qė tė ndalohet ngrohja globale. Pamjet e maleve pa borė nė kėtė periudhė kanė terrorizuar shumėkėnd, ndaj shkencėtarėt po kėrkojnė njė zgjidhje pėr problemin mė tė madh tė shekullit.

Nė njė konferencė pėr klimėn nė Afrikėn e Jugut ėshtė sugjeruar qė rrezet e diellit qė drejtohen pėr nė Tokė, tė reflektohen sėrish nė hapėsirė, pėrpara se tė godasin sipėrfaqen e Tokės.

Sigurisht diēka e tillė do kishte njė efekt tė menjėhershėm dhe dramatik. Brenda pak vitesh temperaturat globale do ktheheshin nė nivelin e 250 vjetėve mė parė, pėrpara se revolucioni industrial tė niste punėn pėr tė hedhur dyoksid karboni nė ajėr, ēka solli rritjen e temperaturave, transmeton portali Editorial.

Por askush nuk e di se cilat do ishin efektet anėsore. Nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme mund tė ndryshohen teket e motit dhe sasia e shiut qė bie. Nė raportin e pėrgatitur nga shkencėtarė nė zė nga Britania, SHBA-ja e Italia, ka edhe tė tjera propozime, qė tė gjitha shkojnė nė njė pikė: tė ndėrhyhet pėr tė ndryshuar klimėn nė mėnyrė artificiale. Tė luash rolin e Zotit nuk ėshtė dhe aq e lehtė, sidomos kur nuk e di si do pėrgjigjet natyra.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 05.12.11 21:27



Jemi tė kėrcėnuar nga njė stuhi Diellore qė mund tė shkaktoj mungesė masive tė rrymės

Cikli i ardhshėm i aktivitetit tė stuhisė diellore mund tė ndodhė tė shkaktojė dėme nė transformatorėt elektrik dhe paraqet kėrcėnim pėr infrastrukturėn e ndjeshme energjetike nė mbarė botėn, deklaroi shtėpia gjermane e sigurimeve “Allianz”.

Dielli po kalon nėpėr ciklin njėmbėdhjetė vjeēar tė aktivitetit normal, e periudha e radhės sė aktiviteteve tė dendura solare pritet tė ndodh gjatė viteve 2012 dhe 2013.

Nė deklaratėn e lėshuar nga Allianza theksohet se stuhia solare me rrezik tė lartė, e cila nuk ėshtė e lehė pėr tu parashikuar pėr shkak se ndodh rrallė, mund tė shkaktonte mungesė tė energjisė elektrike dhe humbje ekonomike nė mbarė botėn nė vlerė prej mė shumė se njė triliard dollarė, ndėrsa skenari mė pesimist ėshtė edhe mė i keq.

Eksplozioni i madh mbi sipėrfaqe tė Diellit do tė mund tė shkarkonte me miliarda ton gazi tė nxehtė me shpejtėsi prej njė milion mile nė orė, e kur ky gaz do tė godiste fushėn magnetike tė Tokės, do tė niste njė stuhi tė madhe solare.

Serioziteti i ērregullimeve tė mundshme ka tėrhequr vėmendjen e ekspertėve nga sektori i sigurimeve, si dhe nga institucionet pėrgjegjėse pėr sigurinė shtetėrore.

“Nėse paramendojmė se pjesė tė tėra tė vendeve ose kontinente tė tėra me javė, ose muaj nuk do tė kishin rrymė ... atėherė kjo gjė ėshtė shumė serioze”, tha Jim Wild nga universiteti britanik Lancaster.

Problemi qėndron nė vėshtirėsitė e parashikimit se sa shpesh ndodhin evenimente serioze solare. Periudha e shkurtė kohore qė kanė nė dispozicion satelitėt pėr zbulimin e ērregullimeve gjithashtu paraqet njė pengesė pėr parandalimin e dėmeve tė shkaktuara pėr shkak tė stuhive solare.

Momentalisht asnjė satelit nuk ėshtė mjaftė afėr Diellit pėr tė dhėnė paralajmėrim mė tė gjatė se njė orė para se tė vijė deri te stuhia, sqaroi Wild. Modernizimi i satelitėve i cili do tė ju jepte njerėzve nė Tokė mė shumė kohė pėr tu pėrgatitur pėr rreziqet do tė kushtonte rreth njė miliard dollarė, shtoi Wild.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Gon! prej 06.12.11 9:12

Sonda “e humbur” ruse, tani kercenon Token


Nje instrument i derguar ne Mars nga Rusia ka ngecur ne orbiten tone dhe mund te bie

Agjencia Hapėsinore Evropiane ka ndėrprerė zyrtarisht ēdo tentativė pėr tė riaktivizuar sondėn Phobos-Grunt, e dėrguar nė fillim tė nėntorit nga Agjencia Hapėsinore Ruse drejt Hėnės sė Marsit, por qė ka mbetur nė orbitė. Ēdo sforcim pėr ta riaktivizuar, deri tani ka qenė i kotė.

Agjencia ruse do tė vazhdojė tentativat, por gjithēka duket se do tė vazhdojė derisa tė jetė e durueshme dhe e vlefshme, edhe pėrsa i takon sforcimeve ekonomike.
Por sipas Vitaly Davydov, zv./komandant i programit hapėsinor rus, “sonda nėse nuk do tė dėrgohet nė Mars, mund tė bie nė Tokė mes dhjetorit e shkurtit”. Mėsohet se sonda peshon 15 ton dhe pjesa mė e madhe e peshės pėrbėhet nga material toksik. Misioni duhet tė zbarkohet nė Phobos nė shtator 2013, por duket se nuk do tė mbėrrijė kurrė.

Pėrkundrazi mund tė pėrplaset nė Tokė me efekte dramatike, me pasoja tė mėdha toksike. Njė tjetėr hipotezė ėshtė qė sonda tė mbetet nė orbitė, pėr tė ripopulluar orbitėn e mbushur tė planetit tonė, me rrezikun qė tė pėrplaset me njė nga objektet e tjera qė vėrtiten rreth Tokės.

(Science)
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Androo prej 06.12.11 20:31



Zbulohet super ylli, 100 mijė herė mė i shėndritshėm se Dielli

Zbulimi i kėtij ylli ėshtė bėrė nga European Southern Observatory dhe i takon formacionit yjor Tarantula Nebula, nė brendėsi tė Mjegullnajės sė Madhe te Magelanit. Ai ėshtė i shikueshėm nga Toka nga hemisferi jugor i saj.

Ylli ndodhet 160 mijė vjet dritė larg nga Toka. Ai shėndrit 100 mijė herė mė shumė se Dielli, ėshtė 20 herė mė i rėnde se ai, dhe lėviz rreth aksit tė tij me shpejtėsi 600 km nė sekondė, ose 2 milion km ne orė. Pas pulsareve, mendohet tė jetė ylli mė i shpejte nė atė pjesė tė njohur deri tani tė Gjithėsisė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Gon! prej 07.12.11 12:28

“Voyager-1” arrin nė kufirin e Sistemit Diellor



Pasadena - Sateliti “Voyager -1”, i dėrguar nė hapėsirė nė vitin 1977 nga Zyra Hapėsinore Amerikane (NASA) ka arritur nė kufijtė e Sistemit Diellor.

Tė dhėnat e fundit tė Voyager -1, i cili analizon Sistemin Diellor nė njė largėsi 285 trilion km (30 vite dritė) u prezantuan nė takimin e Lidhjes Gjeofizike amerikane tė organizuar nė San Francisco, transmeton njoftimin Starti.

“Voyager -2” udhėton nė drejtim tė kundėrt tė Sistemit Diellor.

Jashtė kufijve tė sistemit, Dielli ndihet si njė “yll i vockėl”.

Ndėrkohė qė gjysmė hemisfera Veriore kalon stinėn e dimrit, drita e Diellit e ndodhur 151milion km larg Tokės arrin brenda 8,44 minutave.

Nė pllakėn e ndodhur nė “Voyager -1” tė dėrguar nė hapėsirė nga qė mė 5 Shtator tė vitit 1977 , NASA pėrshėndeti me fjalėn “gėzuar mėngjesin”. Nė pllakė gjenden shumė fotografi, pjesė muzikore dhe zėra natyrore si zėri i shiut, stuhisė.

avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: News Univers

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi