Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Shko poshtė

Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Gon! prej 04.10.11 15:29

Ligji i HERMESIT



Hermesi ėshtė emėr i greqizuar i perėndisė egjiptiane, Thoti, i cili konsiderohet pionier i shumė shkencave, posaēėrisht i alkimisė e i shumė shkathtėsive tė tjera.

Nocioni "Hermetizėm" rrjedh nga greqishtja dhe ka kuptimin e diēkahi tė mbyllėt dhe tė pakuptueshėm, pėr shkak tė gjuhės sė vėshtirė ose tė ideve e tė figurave tė paqarta.

Njė ndėr ligjet e hermetizmit ėshtė, edhe ligji i analogjisė, ngjasimit ose ligji i Hermesit.

Ligji i Hermesit thotė: "Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart". Pra, njė formė shumė e thjeshtė, prapa sė cilės fshihet njė fushė shumė e gjėrė e pėrdorimit praktik.

Shprehja "si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė lart", nė kuptim tė parė do tė thotė: "si ėshtė fotografia juaj psikike, ashtu ėshtė edhe nė botėn tuaj reale". Fotografia qė krijohet nėpėrmjet imagjinatės kreative u takon planeve tė ekzistencės, planeve tė mendimeve (lart), ndėrsa plani fizik, qė ėshtė mė i ulėt, i takon planit material (poshtė).

Nė qoftė se dėshirojmė tė krijojmė diēka nė botėn materiale, duhet qė sė pari ta krijojmė atė nė planin psikik. Duhet tė formojmė pėrfytyrim tė kthjellėt dhe tė qartė. Nė atė moment qė njė gjė e krijojmė nė imagjinatė, ajo tani mė veē ekziston, por nė botėn e mendimeve. Nė ēoftė se bėhet mbushja e mjaftueshme e fotografisė sė imagjinuar me energji (kjo do tė thotė se sa mė shumė energji emocionale dhe mendore tė derdhim nė tė), pėr njė kohė tė caktuar, ajo do tė kalojė nga plani mendor nė atė material.

Elementet kryesore kozmike, pa njohjėn e tė cilave nuk mund tė lidhemi me hermetizmin janė:

Shpata - simbol i elementit tė ajarit;

Shkopi - simbol i elementit tė zjarrit;

Kupa - simboli i elementit tė ujit;

Monedha - simbol i elemenetit tė tokės

Simboli i ajrit

Simboli i zjarrit

Simboli i ujit

Simboli i tokės

Akasha

Nuk duhet t’i krahasojmė kėto elemente kozmike me elementet reale nė tokė, qė mbajnė tė njėjtin emėr. Elementet kozmike: ajri, zjarri, uji dhe toka nuk janė fizike. Toka fizike, nėpėr tė cilėn ecim, pėrbėhet nga humusi, gurėt, rėra etj., pra, kjo ėshtė pėrzierje e elementeve kimike. Ose ajri, nė planin fizik, pėrbėhet nga gazrat, tymi, avulli, grimcat e pluhuri etj.

Kur flasim pėr kėto elemente, nuk mendojmė nė elemente fizike, por mendojmė nė shfaqjet e energjisė universale kozmike. Pra, me energji kozmike nėnkuptojmė mėnyrėn, nė tė cilėn shfaqet energjia e pėrgjithshme kozmike nė universin dhe njeriun.

Kėto katėr elemente kozmike nuk janė forca kozmike, por mėnyra tė shfaqjes nė universin e pafund nga mijėra anė dhe pėrthyerja e tyre nė dijen e njeriut, nga ana tjetėr. Ato janė dukuri me tė cilat forcat kozmike paraqiten dhe ndryshojnė, duke kaluar nga njė gjendje nė tjetrėn.

Ekziston edhe elementi i pestė kozmik, nga i cili burojė tė gjithė elementet tė e tjerė dhe quhet AKASHA. Pėr kėtė element ka pak tė dhėna. Ky element konsiderohet si element fillestar krijues. Akasha, thonė kaballistėt, ėshtė diēka joekzistuese. Por si mund tė jetė joegzistuese kur thuhet se ajo ekziston?! Pėrgjigja ėshtė nė atė se ajo "diēka" ka plotėsisht dimensione tjera nė krahasim me botėn tonė tė mendimeve, tė ndjeshmėrisė dhe tė realitetit material. Disa religjione Akashėn e krahasojnė me Zotin.

Gjithēka qė ekziston, si nė univers, ashtu edhe nė shpirtin e njeriut, ekziston nė njėrėn nga gjendjet qė i quajmė elemente kozmike. Gjithēka qė ėshtė krijuar, qė krijohet, kalon nėpėr kėto katėr elemente kozmike. Kėto katėr elemente kozmike shfaqen te njeriu si katėr procese psikologjike:

Ajri - lindja e ideve ose bota e mendimeve nė vetėdije;

Zjarri - paraqitja e emocioneve. Ky ėshtė investimi i energjisė emocionale, zgjerimi i ideve origjinale nė tė gjitha drejtimet;

Uji - pėrmbledhja e dėshirave tė flakta nė njė drejtim konkret;

Toka - shndėrrimi i ideve nė realitet: pra materializimi i tyre.

Kėtu qėndron edhe sekreti i sukseseve pėr realizimin e planeve dhe dėshirave tė caktuar nė secilėn fushė.

Hermetizmi dhe njeriu bashkėkohorė

Shkenca, si sistem mė i ri pėr hulumtimin e sė vėrtetės, rėndėsi kryesore u jep fakteve. Ajo pėrgjithėsisht bazohet nė frymėn racionale e cila ėshtė mjaft e ngushtė nė krahasim me kapacitetin e pėrgjithshėm qė posedon qenia njeri.



Por, hapėsira e shkencės po zgjerohet pėr ēdo ditė, me shpejtėsi rapide, dhe fundi i zhvillimit tė saj ėshtė i pamundur tė parashihet. Mirėpo, kur shkenca dhe filozofia na denoncojnė, ėshtė plotėsisht e arsyeshme qė tė mbėshtetemi nė sisteme dhe forma tjera hulumtimi pėr ta kėrkuar tė vėrtetėn. Sisteme dhe forma, qė na mbushin hapėsirėn e zbrazėt dhe na ofrojnė zgjidhjet e tyre pėrkatėse.

Diku nė sferėn ku gėrshetohet shkenca, filozofia dhe religjioni, e gjen hapėsirėn e frymimit tė vetė tradita hermetike. Lidhja e saj me sisteme dhe forma tjera tė mendimit njerėzor ėshtė mė shumė e theksuar nė Lindjen e Largėt se sa tek ne (mendoj nė perėndim). Tradita e Lindjes sė Largėt ėshtė e pamundur tė ndahet nga religjioni, filozofia dhe shkenca, sepse ėshtė e lidhur dhe e gėrshetuar nė mėnyrė tė pandashme me to. Ne, nė kėtė pjesė tė globit, deri mė sot kemi pasur mė pak pėrvojė, e natyrisht edhe mė pak njohuri dhe fakte nė kėtė drejtim.

Kėrkimi i ēfarėdo vlere nė punimet e alkimistėve si: Paracelzusi, Elifasi Levi, Papuasi etj. pėrmban nė vete rrezik tė madh qė kolegėt, por edhe tė afėrmit, tė na pėrqeshin, tė na proklamojnė si sharlatan ose edhe tė marr dhe tė na mohojnė tė gjitha vlerat, jo vetėm tė lėndės qė dėshirojmė ta hulumtojmė, por edhe motivet qė na shtyjnė kah ajo. Pėr kėtė arsye njerėzit vėshtirė vendosin pėr t’u marrė, sė paku publikisht, me interesime tė tilla.

Njerėzit qė mendojnė se shkenca e kompjuterėve do t’i zgjidhė dilemat tona, mashtrohen shumė keq! Ata e shqiptojnė fjalėn “shkencė” si tė ishte ajo magjistare e gjithėmundshme, e cila, sikur me shkop magjik, do t’i zgjidh e shėrojė problemet e shumta me tė cilat pėrballet njerėzimi nė vazhdimėsi siē janė: ndjeshmėritė, traumat, urrejtjet, dhunėn, konfliktet, vuajtjet etj. Por, pėrkundėr faktit se ajo nė kėtė lėmi ka kontribuar mjaftė shumė, megjithatė pėrparimi, i shkencės dhe teknologjisė ka karaktere tė dyanshme. Pėr anėn e errėt tė saj, fanatikėt nuk dėshirojnė as tė mendojnė! Shkenca vėrtet lehtėson dhe e bėnė mė atraktive jetėn tonė, format elementare tė saj, por nuk mund t’i zgjidh dot dilemat qė na preokupojnė. Bile nė shumė raste, ajo na bėnė qė t’i ndjejmė edhe mė qartė ato.

Zbritja e kozmonautėve nė truallin e Hėnės krijoi botėkuptim dhe ndjenja tė veēanta mbi forcėn njerėzore, respektivisht pėr forcėn e produkti tė mendjes sė tij - shkencės dhe teknikės. Por, pak kohė pas kėsaj, njeriu filloi ta ndjejė fuqishėm inferioritetin e vet, pasi u vetėdijesua pėr pafundėsinė e gjithėsisė.

Motivet reale tė kėtyre shprehive, nė mėnyrė vizionare, i lakuriqėsoi psikologu i njohur, K. G. Jungu, me fjalė tė thjeshta por shumė kuptimplote: "Fluturimet kozmike janė thjesht ikje na vetvetja, sepse mė lehtė ėshtė tė arrihet nė Hėnė ose Mars, se sa tė depėrtohet nė qenien personale, nė unin tonė".

Synimi themelor i secilės qenie njerėzore ėshtė qė tė zhvillohet, tė shprehet dhe tė krijoj nė cilėndo formė a mėnyrė. Forca e tij krijuese ėshtė e pakufishme. Jeta e tij ėshtė shesh ku zhvillohen procese tė panumėrta emocionale, mendore e trupore. Dhe nė qoftė se aktivitetet e tij janė tė orientuara kah njė qėllimi i arsyeshėm, si dhe janė nė harmoni me momentin, kohėn dhe ambientin, atėherė edhe ēdo lėvizja e tij, ēoftė e duarve, e gjuhės apo trupit, ėshtė krijuese.

Artet nė pėrgjithėsi janė pasardhėse tė drejtpėrdrejta tė vezullimeve spirituale, qė burojnė thellė nė ne, tė cilat nėpėrmjet poreve tė jashtme depėrtojnė nė hapėsirė ndėrnjerėzore dhe aty, po nga ne, behėn tė njohura.

Sabir Krasniqi


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 17.11.11 11:05, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Gon!

349


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Neo prej 16.11.11 23:20

HERMES TRISMEGISTUS



Shtegu qė tė nxjerr drejt pėrjetėsisė ėshtė i vėshtirė,
dhe tė paktė janė ata qė e gjejnė.
Shumica pret ditėn e madhe
kur boshti i Universit do tė ndalet
dhe shkėndijat e pavdekshme
do tė shkėputen prej bazės sė tyre.
Mjerė ata qė presin,
sepse do tu duhet tė kthehen sėrisht,
tė paditur dhe tė pavetėdijshėm
nė farishten e yjeve,
pėr tė pritur
njė fillim

ri.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Neo prej 16.11.11 23:30

Mos beso se njeriu ėshtė me origjinė tokėsore,
edhe pse besohet se ai vjen nga Toka.
Njeriu ėshtė njė shpirt qė vjen nga drita.
Por pėr aq kohė sa ai nuk e di,
ai nuk mund tė jetė i lirė.

HERMES TRISMEGISTUS - Tableta IX
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  The Punisher prej 17.11.11 3:55

ligji me i bukur deri me sot ku as shkenca dhe askush ska aritur ta zbuloje . njeriu eshte qenie e krijuar nga zoti dhe qenie shume inteligjente ,zbesoj se ne kete univers ka qenie jo njerezore me inteligjente se ne .mund te kete civilizim me te zhvilluar ama ne perseri mbetemi me inteligjente .
avatar
The Punisher

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 17.11.11 10:23

Kush me tregon materiale per kete Hermesin???
avatar
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hermes - si perendi pagane

Mesazh  Nikolaos prej 17.11.11 17:25

Sipas mitologjisė Merkuri njihej si perėndia me emrin Hermes. Zeusi i ēiftua me Majen, vajzėn e viganit Atlas, dhe nga bashkimi i tyre lindi Hermesi i vogėl. Nė Olimp Zeusi (mbreti i zotave) i dha funksionet e tij: perėndia e shkėmbimeve, tregėtisė, udhėtarėve, artizanėve (zanatēive) por edhe i hajdutėve. Hermesi njihej gjithmonė si lajmėtari i perėndive. Tepėr i zgjuar, i shkathėt, i shumėanshėm, tiran, nervoz dhe gjithmonė nė lėvizje, ai shpiku alfabetin, tonet muzikore, peshat dhe matjet, boksin dhe gjimnastikėn. Me dinakėritė e tij ai dilte gjithmonė nga vėshtirėsitė. Hermesi (Merkuri tek romakėt) ishte njė atlet i shkėlqyer dhe zakonisht ėshtė paraqitur nė statujat antike i veshur me sandale mbrojtėse tė cilat i dhanė atij shpejtėsinė, dhe me helmetėn magjike pėr tė mbrojtur lamjet e rėndėsishme. Dita e Merkurit festohet me 15 maj.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  yasmin prej 18.11.11 11:56

dimitrov xhunga shkruajti:Kush me tregon materiale per kete Hermesin???

Kliko tek ky link : http://www.sacred-texts.com/alc/emerald.htm
dhe e ke librin "The Emerlad Tablet of Hermes" ėshtė njė mrekulli e vėrtetė, ta sugjeroj ta lexosh !
Lexim tė kėndshėm .
avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Berti69 prej 19.11.11 13:47

Doktrina hermetike eshte nje doktrine qe daton qe nga koha e pare e njeriut.
Ne fakt keto jane nje lloj i tekstit ose udhezime me shkrim nga Thoth (per egjiptasit) i cili mė vonė u be (Hermes te greket).
Hermes Trismegistus eshte ne te vertete Thoth ose Hermes, por emri i te cilit ketu eshte perdorur per te eliminuar ēdo ndarje mes ketyre dy karaktereve te cilat jane vetem nje!
Thoth = Hermes = Hermes Trismegistus.
Thothi eshte zoti "instruktor" si Hermesi.
Eshte ai qe ka evoluar racen njerezore me mesimet e tij. Ai eshtė simbolizuar ne Egjiptin e lashte si Ibis, i cili simbolizon urtesi, dije...

Ai erdhi nga nje planet tjeter ne planetin tone ne kohen e Atlantides dhe pas fundosjes se saj ai u duk ne Egjipt.

Nga ku ai shkroi njohurite e tij dhe duke i vene ato vetem ne syte e nxenesve te tij, sepse ata fshehnin fuqite qe vetem mendjet e menēura mund te dinin. Idete ne mbrojtjen e njerezimit.

Me pak fjale, pas disa shekujsh ne Egjipt ai u kthye ne planetin e tij.
Thuhet se Platoni, Pitagora ... kane qene nxenes.

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi