Populli me fuqi tė mbinatyrshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Populli me fuqi tė mbinatyrshme

Mesazh  Gon! prej 03.10.11 10:57

Australia. Aborigjenėt, populli me fuqi tė mbinatyrshme



Australia. Njė prej vendeve mė tė lashtė tė planetit. Njė vend sa misterioz, aq edhe i pasur me burime. Njė kontinent qė, nė periudha tė caktuara tė vitit bėhet i frikshėm dhe aspak mikpritės. Kėtu, nė kėtė tokė tė pamatė, mė shumė se 50 mijė vjet mė parė, mbėrriti ai qė konsiderohet edhe sot qytetėrimi mė i lashtė qė ekziston.

Burra dhe gra qė duket se kanė kapacitete misteriozė tė shqisave dhe qė nė pjesėn tjetėr tė botės janė humbur tashmė. Njė popull qė rrėfen histori antike tė asaj qė ata e quajnė "Koha e ėndrrave" apo mė saktė, ajo qė ishte, ajo qė ėshtė dhe ajo qė gjithmonė do tė jetė.

Ky popull janė aborigjenėt. Kapiteni anglez, James Cook ėshtė i pari njeri i bardhė, qė ka eksploruar brigjet e Australisė. Nė atė kohė, aborigjenėt kanė qenė nė njė numėr midis 300 mijė dhe 1 milion individėsh. Ata ishin tė ndarė nė mijėra tribu apo klane, secili prej tė cilėve fliste njė gjuhė tė ndryshme. Numėroheshin mė shumė se pesėqind e megjithatė, popullsitė e aborigjenėve ishin tė lidhura mes tyre nė njė ndėrthurje territoriale spirituale. Po prej sa kohėsh jetonin nė Australi aborigjenėt?

Sitet arkeologjikė mė antikė datojnė qė rreth 40 mijė vite mė parė, por ka njė debat tė ndezur mes arkeologėve nė lidhje me epokėn kur paraardhėsit e aborigjenėve mbėrritėn nė kėtė vend. Kur europianėt mbėrritėn nė Australi, aborigjenėt ishin tė shpėrndarė nė tė gjithė kontinentin. Ata flisnin me gjuhė dhe me dialekte tė ndryshėm.

Mes atyre grupeve qė flisnin gjuhė tė ndryshme organizoheshin ceremoni qė sanksiononin marrėdhėniet mes komuniteteve dhe me Tokėn. Tė ndodhur nė mesin e shkretėtirės, pėr mijėra vjet me radhė ata jetonin me produktet e tokės, detit, tė gjuetisė dhe tė peshkimit. Nuk dihet me saktėsi se nga vinin aborigjenėt, dikush thotė se, origjina e tyre ishte nga Azia, por pėr kėtė nuk ka siguri.

Sipas zbulimeve gjeografike, kėto popullsi kanė jetuar nė kontinent pėr mė shumė se 40 mijė vjet. Gjatė kėsaj periudhe ata kanė qenė tė vetmit banorė tė Australisė, me pėrjashtim tė tregtarėve makasanė qė vinin nga Indonezia, tė cilėt vinin herė pas here nė zonėn veriore tė Australisė gjatė shekujve tė fundit. Aborigjenėt jetonin me gjueti dhe me bujqėsi. Ata kishin njė teknologji relativisht tė thjeshtė, por tė mjaftueshme pėr tė prosperuar dhe pėr t'u rritur.

Popujt aborigjenė tė Australisė u kanė mbijetuar me kalimin e shekujve, ndryshimeve tė shumtė socialė dhe klimaterikė. Nė tė gjithė kontinentin australian, prania e tyre tashmė nuk ekziston mė, pėrveēse nė njė vend tė vetėm, nė veri tė Australisė, ku dendėsia e tyre arrin sa njė e katėrta e popullsisė sė bardhė. Eshtė njė trashėgimi kulturore nė qiell tė hapur, e banuar nė mėnyrė tė pandėrprerė nė popullsitė aborigjene pėr mė shumė se 50 miijė vite.

Por ėshtė njė vend ku pėrqendrohen edhe interesa tė mėdha ekonomikė. Nė fakt, nėntoka ėshtė shumė e pasur me uranium. Sipas legjendave, paraardhėsit mbėrritėn kėtu, plazmuan sheshet, krijuan bimėt, kafshėt dhe njerėzit kėtu futėn gjuhė, ceremoni, lidhje gjaku dhe rregulla jetese, histori tė dokumentuara pėrmes pikturimeve dhe skalitjeve nė gurė, qė pėrbėjnė njė prej gjurmėve mė tė lashta tė ndėrveprimit tė njeriut me ambientin. Po nga vinin ata qė aborigjenėt i quajnė shpirtėra?

Sipas asaj qė rrėfejnė legjendat, ekzistojnė qenie qė nuk kanė njė trup tė dukshėm pėr ne, sepse kanė njė frekuencė vibratore tė ndryshme nga e jona. Kėto qenie, zakonisht quhen shpirtėra. Ekzistojnė shumė, disa prej tė cilėve posedojnė fuqi tė mėdha, ata mund tė shfaqen, tė zhduken, tė udhėtojnė nėn tokė, tė pėrshkojnė malet, tė ndryshojnė formė dhe dimension dhe ndonjėherė, tė shfaqen si kafshė qė flasin me gjuhėn e qenieve njerėzore.

Po cilėt janė nė tė vėrtetė? Shpirti nuk ėshtė diēka e padukshme, nuk ėshtė diēka qė nuk mund tė preket apo shihet. Shpirti ėshtė tėrėsisht fizik, por forma shpirtėrore varet nga vėzhguesi, varet nga lidhja e vėzhguesit me objektin. 470 kilometra larg nga Elis Springs, njė qytet nė qendėr tė Australisė, ndodhet njė prej vendeve mė misteriozė tė tokės australiane, Uluru, monoliti mė i madh nė botė. Ai ėshtė njė gur shumė i lashtė, edhe mė i lashtė se vetė kontinenti australian ku e gjejmė, njė vend magjik, njė gur qė thuhet se ka cilėsi tė veēanta qė ndoshta vijnė pėr shkak tė kuarceve qė e pėrbėjnė.

Aty zhvillohen ende ceremoni tė ndryshme, ka shpella me pikturime shumė antike. Aborigjenėt qė jetojnė nė ato anė nuk duan qė njeriu i bardhė t'i afrohet gurit. Ata e konsiderojnė kohėn tonė si njė ėndėrr qė ka lindur dhe ėshtė rrėnuar, ndėrsa vendi ku ndodhet guri konsiderohet njė udhėkryq i kohės sė ėndrrės. Bob Randell ėshtė plakushimė i rėndėsishėm i tribusė Jankuni Chara Chara.

Prej kohėsh ėshtė i angazhuar nė rekuperimin e kulturave aborigjene si dhe pėr njohjen e tė drejtave civile tė popullsive tė diskriminuara. Ėshtė njė prej personaliteteve mė autoritarė dhe tė respektuar tė tė gjithė territoreve tė veriut. "Chukupa ėshtė termi qė antropologėt kanė lidhur me dreaming - ėndėrrimin - koha e ėndrrės", thotė ai. "Pėr ne aborigjenėt ėshtė koha e krijimit qė pėrfshin fillimin, tė tashmen dhe tė ardhmen - tė gjitha nė njė tė vetme.

Nė kohėn kur ndodhi zgjimi nga errėsira, nė kohėn kur u ēliruan vibrime tė mira dhe kur u gjenerua shumė dritė, shkrepėtimi i dritės u shndėrrua nė shkreptimė tė vetėdijes. Nuk ka ndodhur rastėsisht. Tė gjithė gjerat gjetėn nė njė farė mėnyre rendin e tyre. Dielli dhe Toka ishin nė vendin e tyre, por Hėna dhe planetet ishin tė shpėrndarė. Chukupa i vendosi nė rregull, secili nė vendin e vet dhe gjėrat filluan mė pas tė funksionojnė sipas idesė qė ēdo gjė i shėrben asaj qė do tė vijė. Por se si ndodhi kjo, ky ėshtė ende njė mister".

Por gjumėt qė kanė lėnė paraardhėsit, janė tė dukshme edhe sot, ato janė pjesė e territorit dhe pėrbėjnė njė rrjet vendesh tė shenjtė qė janė tė lidhur me njėri-tjetrin pėrmes ndjesive. Ėshtė njė lidhje e natyrės shpirtėrore, e cila rigjen pasqyrim me njė lidhje me njė element natyror, qė mund tė jetė njė pemė, mund tė jetė njė kafshė apo mund tė jetė njė ngjarje. Krijuesit e lashtė kompozuan kėngė dhe muzikė, qė sipas aborigjenėve janė pjesė e tokės dhe pėr kėtė arsye kanė njė fuqi tė madhe rigjeneruese ndaj saj.

Muzikat pėrbėjnė rrugėt e kėngėve, rrjeti kompleks i komunikimit qė lidh mes tyre shumė tribu. Disa studiues thonė se janė linja force gjeomagnetike, tė cilat njė aborigjen ėshtė nė gjendje t'i perceptojė falė ndjeshmėrisė sė tij. Disa prej kėtyre rrugėve ndiqeshin gjatė migrimeve. Po si arrijnė aborigjenėt qė tė hyjnė nė kontakt me paraardhėsit krijues tė tyre? Janė dy lloje ritualesh. I pari, ėshtė ai i INICIIMIT.

Zakonisht, kėtu rikrijohen episodė tė kohės sė ėndrrave pėrmes vallėzimeve, muzikės dhe njė varietet formash artistike, mes tė cilave pikturimi i trupit. Lloji i dytė i ritualit bėhet pėr tė rritur pjellorinė. Zakonisht zgjidhet njė vend i shenjtė, pėr shembull, njė vend ku ėshtė ndalur dikur njė paraardhės i lashtė. Kėtu pjesėmarrėsit mund tė ripikturojnė gurin, tė derdhin gjak apo tė kryejnė kėrcime. Qėllimi i kėtyre ritualeve ėshtė rigjallėrimi i fuqisė sė paraardhėsit dhe totemit tė tij.

Ellis Springs, ndodhet nė qendrėn gjeografike tė Australisė, nė territorin e veriut, pikėrisht nė tė vetmen arterie qė lidh bregun lindor me Darvin. Kur mbėrrin nė Ellis, e kupton menjėherė qė nuk ėshtė njė qytet dosido. Peizazhin e dominon ngjyra e kuqe. Kudo pėrreth ka shkretėtirė. Ky rajon banohet prej 500 mijė vitesh nga Arendėt, mbrojtėsit tradicionalė tė kėsaj toke. Janė tė panumėrta historitė e krijimit qė aborigjenėt rrėfejnė prej mijėvjeēarėsh. Qendra e Australisė, e njohur gjithashtu si zera e kuqe pėr shkak tė ngjyrės sė tokės, ėshtė njė vend i pasur me shkretėtirė, e cila fsheh nė vetvete mistere ende tė pazgjidhur, si pėr shembull format gjeologjike tė disa vendeve, si ai qė folėm mė lart, apo si katachuta.

Gjeologjia i konsideron format e ēuditshme shkėmbore qė mund tė gjenden kudo nė Tokė si pasoja tė veprimtarisė gėrryese tė agjentėve atmosferikė. Por pėr aborigjenėt, bėhet fjalė pėr dėshmi tė prekshme tė kalimit aty tė paraardhėsve tė tyre. Ajo qė nė pėrgjithėsi pėrcaktohet dhe quhet strukturė e njė territori kėtu ėshtė kur janė shėnuar njė herė e pėrgjithmonė udhėtimet dhe veprimet e krijesave tė lashta. 4700 vjet mė parė, disa meteorė ranė pikėrisht nė kėtė zonė, duke prodhuar kraterė tė ndryshėm.

Mė i madhi ėshtė 180 metra i gjatė dhe me njė thellėsi 15 metra. Nė brendėsi tė tij ėshtė zhvilluar njė vegjetacion i ndryshėm nga ai rrethues. Por, sekretet e kėtyre vendeve nuk janė vetėm njė origjinė natyrore. 20 kilometra mė nė jug tė Alice Springs ndodhet njė bazė amerikane me 800 vartės. Ajo quhet Pine Gap.

Ēfarė bėjnė kėtu kėta 800 persona? Ėshtė njė bazė sekrete ku asgjė nuk del dhe asgjė nuk depėrton. Shumėkush ka hedhur hipotezėn se tė gjithė kėta njerėz punojnė pėr Echelon, Veshi i madh qė ėshtė nė gjendje tė dėgjojė tė gjithė llojet e komunikimit tė planetit, ndėrsa tė tjerė thonė se aty janė duke u studiuar mundėsitė pėr tė arritur njė ditė qė tė dėgjojmė diēka me origjinė jashtėtokėsore.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 10.01.12 13:18, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

488


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Populli me fuqi tė mbinatyrshme

Mesazh  dante prej 03.10.11 15:16

nje gje tjeter shume karakteristike e tyre eshte kercimi qe ato bejne para daljes per gjueti. Ne nje miting te bere vjet per njohjen e kulturave te ndryshme qe ekzistojne ne bote kishte edhe disa perfaqesues nga arborigjente e australise, dhe ne momentin qe ato dimostruan kercimin e tyre, me luten ta fikja videokameren qe mos ta fiksoja ate pjese. Thuhet qe me ane te saj ato mbledhin force ekstra te nevojshme per luftimin me shtazat gjate gjuetise
avatar
dante

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi