Astrologjia Indiane

Shko poshtė

Astrologjia Indiane

Mesazh  Nikolaos prej 01.10.11 19:23


Astrologjia vedike

Astrologjia Hindu ( e njohur gjithashtu si astrologjia indiane dhe sė fundmi si astrologjia vedike) ėshtė sistemi i lashtė indian i astronomisė dhe astrologjisė.
Astrologjia indiane ėshtė njė shkencė e vjetėr e bazuar nė njohuritė e trashėguara nga dijetarėt e lashtė indianė nė ndikimet planetare. Ajo ėshtė zhvilluar shumė kohė mė pėrpara lindjes sė astronomėve dhe astrologėve perėndimorė. Rrėnjėt e saj i ka nė Vedas dhe daton 1500 vjet para Krishtit.

Jyotish-Jyothisha ose Drita

Asnjė shkencė tjetėr nuk mund tė jetė mė interesante, udhėzuese dhe e dobishme pėr njerėzimin pėr tė ndihmuar nė pėrparimin moral dhe material sesa astrolgjia indiane. Astrologjia indiane bazohet nė parashikimet e sė ardhmes tek individet, kombet apo ngjarje tė tjera qė lidhen me lėvizjet planetare. Nė sanskritisht, njihet si Jyotisha ose Drita.
Astrologjia indiane interpreton sė ēfarė thuhet pėr tė ardhmen e njerėzimit nė bazė tė kohės sė lindjes.

Degėt e astrologjisė indiane

Astrologjia vedike ka tri degė kryesore:

1. Siddhanta (Astronomia): astronomia dhe pėrdorimi i saj nė astrologji.

2. Samhita (Astrologjia e zakonshme): Parashikon ngjarje tė rėndėsishme lidhur me vendet si luftrat, tėrmetet, ngjarjet politike, astro-meteroologjia (moti), gjendet financiare, pėrzgjedhjet, kafshėt, paralajmėrimet dhe oguret.

3. Hora (astrologjia parashikuese)

Kjo degė ka disa stile:

- Jaatak Shaastra / Hora Shaastra : parashikimet nė bazė tė horoskopit individual.
- Muhurt or Muhurtha (astrologjia e pėrzgjedhjes): pėrzgjedhja e kohės sė dobishme pėr tė nisur njė aktivitet, pėr tė marrė realizimin maksimal nga veprimtaritė e jetės.
- Swar Shaastra (astrologjia fonetike): parashikime bazuar nė emra dhe tinguj.
- Prashna (astrologjia horare): Parashikime tė bazuara nė kohėn kur bėhet pyetja.
- Ankjyotisha / Kabala (Numerologji): Njė fushė e astrologjisė bazuar tek numrat.
- Astrolgjia Nadi: njė udhėrrefyes mesimor e lashtė qė bėn parashikime tė detajuara.
- Tajik Shaastra / Varsha Phal (Horoskopi vjetor): Astrologji e bazuar nė rikthimet vjetore tė Diellit.
- Jaimini Sutras: Njė metodė e pazakonshme pėr parashikimin e ngjarjeve e bazur te astrologu I famshėm Indian, Acharya Jaimini.
- Nastjaatakam (Horoskopi i humbur): arti i gjetjes apo ndėrtimit tė horoskopėve tė humbur.
- Streejaatak (astrologjia femėrore): degė e veēantė e astrologjisė qė pėrputhet me lindjen e femrave.

Nadi

Pavarėsisht nga kėto shkolla tė astrologjisė nė Indi, kemi atė qė mund ta quajmė astrologjia Nadi ose Nadi Shastra e cila na jep imazhin dhe fatin e jetės tek njerėzit e lindur nė intervalet e 12,24,48 sekondave. Kėto janė shkruar nėpėr palma nga dijetarėt e lashtė. Vetėm shumė pak ekspertė mund t’i lexojnė dhe t’i kuptojnė ato. Por rezultatet dhe parashikimet kanė dale ēuditėrisht tė sakta.

Nakshatras (yjesitė)

Studimi i astrologjisė indiane pėrbėhet nga 27 Nakshatra (yjesi) nė 12 shenjat e zodiakut. Lėvizja e dy ndriēuesve Diellit dhe Hėnės, e pesė planetėve kryesorė, Marsi, Jupiteri, Saturni, Venusi dhe Merkuri dhe dy pikat e Nyjeve tė Hėnės d.m.th Rahu dhe Ketu. Planetėt e jashtėm si Plutoni, Neptuni dhe Urani nuk njihen nga astrologjia indiane.

Hėna dhe Rasi/Rashi

Hėnės i jepet shumė rėndėsi nė astrologjinė indiane meqėnėse ėshtė mė afėr me tokėn dhe ushtron shumė ndikim tek ne. Rritjet dhe zvogėlimet e Hėnės lidhet me baticat dhe zbaticat, ndikojnė tek bimėt, kafshėt si dhe njeriu preket shumė nga kėto efekte. Pozicioni i Hėnės nė hartėn e lindjes sė njė individi quhet Rasi ose shenja hėnore. Dhe kjo bashkė me Nakshatrėn pėrdorėn pėr parashikime.

Teknikat astrologjike indiane pėrdoren shumė nė Indi dhe botė pėr parashikimin e lindjeve, natyrės sė martesave, karrierėn, financėn, sėmundjet, vdekjen e njerėzve. Pėrdoret gjithashtu nė analizat e zakonshme (mundane) pėr tė parashikuar tė ardhmen e vendeve, katastrofat natyrore.

Astrologjia indiane pėrdor njė zodiak ndryshe nga astrologjia perėndimore dhe ėshtė degė e shkencės vedike. Nė Indi besimi nė astrologji ėshtė shumė i pėrhapur dhe pėrdoret plotėsisht nė jetėn e zakonshme. Nė perėndim kjo astrologji nisi tė nxiste interes nė fillim tė viteve 90.

Ndryshe nga astrologjia perėndimore, astrologjia vedike lidhet mė shumė me shkaqet natyrore dhe nuk pėrdoret per llotari dhe numra fati. . Siddhanta, Samhita dhe Hora janė baza e astrologjisė vedike dhe sė bashku ato parashikojnė ngjarje natyrore si tėrmetet, shirat, gjendjen ekonomike etj dhe kohėt e pėrshtatshme pėr ngjarjet e ndryshme tė jetės sė pėrditshme.

Kohėt e fundit, shkencėtarėt indianė kanė propozuar qė paratė e shtetit tė pėrdoren edhe pėr kėrkime nė astrologjinė vedike meqė ėshtė pjesė e trashėgimisė indiane dhe njė shkencė qė vazhdimisht mėsojmė prej saj.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia Indiane

Mesazh  Zattoo prej 17.11.11 18:56

Horoskopi indian
12 kafshė zbulojnė tė ardhmen dhe karakterin tuaj




Njeriu gjithmonė ėshtė munduar tė jetojė nė pajtueshmėri me natyrėn dhe ndryshimet qė sjell ajo.

Nė horoskopin indian shenjat janė tė lidhura me kafshėt, karakteristikat dhe mėnyrat e jetesės sė tyre janė ideale pėr tė simbolizuar ardhmėrinė dhe personalitetin e njerėzve.

Zbulojeni kafshėn sipas astrologjisė indiane dhe mė pas zbuloni ardhmėrinė tuaj.

Horoskopi indian ėshtė shumė i vjetėr dhe ėshtė shumė i lidhur me elementėt e natyrės.

Sokoli (Dashi) 21.3. - 19.4.

Tiparet: dinamik

Sokolin ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta zbutur ngase ai ėshtė simbol i lirisė dhe pavarėsisė. Njerėzit e lindur nė kėtė shenjė gjithmonė janė tė gatshėm pėr aksion dhe kanė dėshirė tė hatashme pėr tė pėrjetuar aventurat. Shumė shpesh janė iniciues, dėshirojnė t’i udhėheqin tė tjerėt, por kohė pas kohe dinė tė jenė shumė impulsivė. E kanė tė vėshtirė qė nė njė rreth ta ruajnė identitetin e tyre.

Kastori (Demi) 20.4. - 20.5.

Tiparet: sinqeriteti

Shkaku i nevojave tė tij pėr t’u siguruar, kastori simbolizon varėsinė dhe komforin. Adhuron tė jetė pronar i gjėrave tė ēmuara, kjo e qetėson. Po ashtu janė tė palodhshėm, tė qėndrueshėm dhe tė durueshėm. Janė tė njohur pėr durimin e tyre pakufi.

Dreri (Binjakėt) 21.5. - 20.6.


Tiparet: forca

Kurrė nuk janė tė qetė dhe nuk lodhen kurrė, prandaj personave qė janė tė lindur me kėtė shenjė u jepet pėrshtypja se janė shumė inteligjentė dhe shpresojnė se me veprat e tyre mund t’i ndryshojnė gjėrat. Po ashtu janė shumė zemėrgjerė dhe janė kureshtarė, janė kreativė dhe intuitivė.

Qukapiku (Gaforrja) 21.6. - 21.7.

Tiparet: ndjeshmėria

Personat e lindur nė shenjėn e qukapikut gjithmonė kėrkojnė siguri dhe mbrojtje dhe shpesh janė tė brengosur shkaku i ndjeshmėrisė sė tyre. Adhurojnė shtėpinė e tyre dhe janė shumė tė ndjeshėm. Posedojnė imagjinatė tė bujshme dhe vuajnė nga ndryshimi i rrėnjėsishėm i disponimit. Qėllimi jetėsor i tyre ėshtė tė jetojnė nė harmoni me tė tjerėt.

Salmoni (Luani) 22.7. - 21.8.

Tiparet: vetėbesimi

Forca dhe pasioni i brendshėm i salmonit njerėzve tė lindur nė kėtė shenjė u fal fuqi tė kapėrcejnė tė gjitha sfidat dhe vėshtirėsitė me krenari. Pra janė shumė krenarė, spontanė dhe tė vendosur. Janė tė guximshėm, ambiciozė dhe janė tė etshėm pėr sukses. Janė tė vendosur si udhėheqės. Nė jetė dėshirojnė tė dominojnė ngase aty janė mė tė mirėt.

Ariu (Virgjėresha) 22.8. – 21.9.

Tiparet: praktikė

Ariu i murrmė ėshtė njė krijesė e turpshme dhe e butė. Njerėzit e lindur me kėtė shenjė mė sė miri ndihen kur janė tė rrethuar me jetė tė organizuar, qė e parashohin dhe mund ta kontrollojnė si mė sė miri. Janė diskretė, kanė ndjenjė pėr detaje dhe shpesh janė tė pėrsosur. Toleranca dhe optimizmi janė ana e fortė e tyre.

Korbi (Peshorja) 22.9. - 22.10.

Tiparet: diplomacia

Njerėzit qė janė tė lindur nė kėtė shenjė posedojnė njė fuqi tė madhe, e cila u lejon atyre tė merren me gjithēka. Janė socialė, sharmantė dhe tė shoqėrueshėm dhe rrallė mbeten tė vetėm. Janė inteligjentė, tė menēur dhe mistikė.

Gjarpri (Akrepi) 23.10. - 22.11.

Tiparet: mbijetesa

Nė shumė kultura gjarpri do tė thotė respekt ngase konsiderohet mbrojtės i mistereve tė jetės. Personat e lindur nė kėtė shenjė posedojnė aftėsi tė gjykimit tė gjėrave dhe kanė njė intuitė shumė tė zhvilluar, po ashtu janė ekspertė pėr shpirtin e njeriut. Janė shumė realė dhe vėshtirė tė kontrollohen nga tė tjerėt.

Bufi (Shigjetari) 23.11. - 21.12.

Tiparet: shkathtėsia

Nė kulturat antike bufi ka simbolizuar shkathtėsinė dhe dijen. Personat e lindur nė kėtė shenjė dallohen pėr nga spontaniteti, entuziazmi dhe idealizmi. Gjithmonė janė njė hap pėrpara, shohin nė thellėsi, janė kureshtarė, tė shoqėrueshėm dhe tė besueshėm.

Pata (Bricjapi) 22.12. – 19.1.

Tiparet: kėmbėngulja

Personat e lindur nė shenjėn e patės posedojnė njė ndjenjė pėr garė dhe janė kėmbėngulės. Zakonisht kanė plane tė mėdha, por me hapa tė sigurt mbėrrijnė shumė larg. Moto e tyre ėshtė: “Uji i qetė pushton brigjet“. Janė tė kujdesshėm, tė pavarur dhe mirė pėrshtaten me situatat e krijuara. Personat qė i duan i mbrojnė nga tė tjerėt.

Vjedulla (Ujori) 20.1. - 18.2.


Tiparet: kreativiteti

Vjedullat janė kafshė tė lumtura, prandaj personat e lindur nė kėtė shenjė i karakterizon stimulimi intelektual, shpirti i lirė dhe kreativiteti. Posedojnė shkathtėsi tė theksuara verbale. Shkaku i idealeve tė larta nga tė tjerėt kėrkojnė mė tepėr se qė mund t’u ofrojnė ata. Mbi tė gjitha kėrkojnė tė vėrtetėn.

Ujku (Peshqit) 19.2. -20.3.

Tiparet: lojaliteti

Edhe pse duket qė ujku tė jetė shumė i fuqishėm, ai po ashtu ėshtė i frikėsuar dhe i kujdesshėm. Personat e lindur nė kėtė shenjė janė shumė tė prerė me tė tjerėt dhe janė shumė tė sinqertė. Qėllimi kryesor i tyre ėshtė ta gjejnė dhe ta ruajnė dashurinė.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi