Mesa Verde

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mesa Verde

Mesazh  Luli prej 30.09.11 21:32


Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbėr



Mesa Verde, qė spanjollisht do tė thotė tavolina e gjelbėr, ofron njė udhėtim tė mrekullueshėm nė jetėn e banorėve pueblo, tė cilėt jetuan kėtu pėr mbi 700 vjet, nga viti 600 i erės sė re deri nė vitin 1300. Sot parku ėshtė streha mbrojtėse e mbi 4000 objekteve tė njohura arkeologjike, pėrfshirė 600 ndėrtime nė faqet e maleve. Kėto janė disa nga zbulimet mė tė shėnuara arkeologjike dhe mė tė mbrojtura nė Shtetet e Bashkuara.

Nė skajin jugperėndimor tė Kolorados shtrihet parku kombėtar Mesa Verde, njė nga pasuritė mė tė mėdha arkeologjike tė Shteteve tė Bashkuara dhe njė nga zonat me misteret mė tė vjetra.

Kėto qytete nė shpatet e maleve u ndėrtuar nga banorėt periudhės parahistorike tė gurit. Navahot i quajtėn ata njerėz antikė, anasazė. Kėto struktura tė famshme janė vetėm njė pjesė e historisė sė Mesa Verdes.

Anasazėt u vendosėn kėtu 600 vjet pas lindjes sė Krishtit dhe qendruan nė Mesa pėr mė shumė se 700 vjet, por pastaj u zhdukėn. Shekuj mė parė paraardhėsit e tyre bėnė transformime tė mėdha, nga gjuetarė nė fermerė qė punon me mjete tė thjeshta. Ata kultivuan kungullin, fasulet dhe misrin nė tokėn e shkretėtirės.

Fillimisht ata ndėrtuan kasolle prej balte. Mė pas pueblot qė u ngjajnė atyre qė pėrdorin indianėt Hopi tė Arizonės. Ata ndėrtuan kėto struktura fantastike nga fundi i periudhės sė banimit tė tyre kėtu, pallatet e shkrepave me mė shumė se 200 dhoma, transmeton VoA.

Qė nga zbulimi i tyre, pallatat e shkrepave i kanė bėrė arkeologėt tė ngrenė vazhdimisht pyetjen, pse ndodhi kėshtu? Pse banorėt lanė pueblot dhe ndėrtuan dhe ndėrtuan banesat e tyre nėpėr shkrepa? Ku shkuan ata? A u larguan ata nga thatėsira apo nga luftėrat?

Ushqimi i magazinuar kėtu dhe enėt qė lanė pas, tregojnė se ata kishin nė plan tė vinin pėrsėri, por historia tregon se nuk u kthyen kurrė mė .

Sot, kėto rrėnoja qendrojnė si monument i tė kaluar tė tyre.











avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi