Mjaft Gjakmarrjes!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  Estilen prej 29.09.11 17:13



Gjakmarrja,nj
ė spirale e zezė pėr Shqipėrinė





Pavarėsisht kalimit tė viteve dhe zhvillimit tė mentalitetit shqiptar, Kanuni i Lek Dukagjinit mbetet sėrish njė nga rrugėt e padevijueshme pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve mes shqiptarėve.

Qė prej viteve 90, pra pėr rreth 20.5 vjet, nė Shqipėri numėrohen rreth 5350 vrasje si pasojė e mentalitetit tė vrasjeve kanunore pėr nderin dhe marrjen e gjakut.

Sipas raportit tė fundit tė Komitetit tė Pajtimit, i vetmi institucion qė ofron aktualisht shifra mbi numrin e tė ngujuarve dhe viktimave tė marrjes sė gjakut, raporton se si rezultat i konflikteve tė lindura pėr shkak tė fenomeneve tė ndryshme siē ėshtė, trafikimi i femrave, dhunimi i pronės, atakimet nė jetėn e pėrditshme, e mbajnė shoqėrinė shqiptare ende nė konfliktualitet tė vazhdueshėm.

Mentaliteti i vrasjeve kanunore pėr nderin e marrjen e gjakut, mban rreth 1400 familje tė ngujuara e tė fshehura, duke penguar kėshtu edhe lirinė e grave dhe tė fėmijėve. Shifrat tregojnė se mė shumė se gjysma e popullsisė nė fshat, mbetet e konfliktuar deri nė ekstrem pėr titujt e pronėsisė.

Statistikat flasin

Nga informacionet mbi hasmėritė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė rezulton se numri i tė vrarėve pėr konflikte tė ndryshme, tė shpallur si “persona tė zhdukur”, “tė mbytur”, “tė vetėvrarė” apo tė aksidentuar ėshtė shqetėsues.

Pėr rreth 20 vjet janė regjistruar mbi 5350 vrasje, nė njė kohė qė hasmėria ka prekur njė numėr shumė mė tė madh tė familjeve shqiptare. Shumė familje janė nė hasmėri me familjen e burrit tė vajzės, tė shpallur si tė vetėvrarė.

Nga arsyet kryesore qė ēojnė nė hasmėri familjet shqiptare mund tė pėrmendim, mos zbatimi i ligjit 7501 pėr tokėn, ēėshtjet e pazgjidhura tė pronės, konfliktet qė kanė lindur pėr shkak tė fenomeneve tė ndryshme, trafikimi i femrave, dhunimi i pronės, atakimet nė jetėn e pėrditshme, tė cilat e mbajnė shoqėrinė shqiptare ende nė konfliktualit tė vazhdueshėm dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore pėr nderin e marrjen e gjakut mban 1400 familje tė ngujuara e tė fshehura duke penguar edhe lirinė e grave dhe tė fėmijėve.

Mėse 50 pėr qind e popullsisė nė fshat mbetet e konfliktuar deri nė ekstreme pėr titujt e pronėsisė. Pėr shkak tė trafikimit tė femrave, 4600 familje janė nė konflikt tė thellė. Ky fenomen ka sjellė shpesh herė vrasje tragjike deri nė hedhjen nė erė tė familjes sė trafikantit. 40 pėr qind e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje janė pasojė e kėsaj veprimtarie.

Misionarėt e Pajtimit kanė qenė tė vetmit nė pėrpjekjet pėr ndalimin e kėtyre vrasjeve. Megjithėse pa pėrkrahje, ata kanė arritur tė mbajnė nėn kontroll mė shumė se 80 pėr qind tė konflikteve.

Policia hesht


Sipas raportit tė Komitetit tė Pajtimit, autoritet policore shqiptare nuk e kanė situatėn nė dorė nė lidhje me ēėshtjen. Policia nuk ka tė regjistruar as 10 pėr qind tė konflikteve nė jetėn shoqėrore. Sipas raportit, “Policia mbetet e pambėshtetur nga drejtėsia dhe keqpėrdoret nga politika.

Oficerėt e policisė nė terren nuk kanė as mjetet minimale pėr tė ndėrhyrė nė parandalimin e krimit apo zbulimin e hasmėrive tė pafund nė tė gjithė territorin e vendit”. Nga radhėt e policisė tė cilėt janė pėrpjekur tė bashkėpunojnė, sot kemi rreth 400 tė vrarė nė krye tė detyrės.

Sipas raportit drejtuesit e policisė sė shtetit tė ndodhur nėn presionin e politikės, kanė prirje pėr ti fshehur shifrat reale tė vrasjeve kanunore pėr nderin e gjakmarrjen, sepse shteti ndjehet i pafuqishėm pėr tu pėrballur me to.

Kjo bėhet edhe pėr tė mbuluar gjendjen para institucioneve ndėrkombėtare. E ndodhur para presionit ndėrkombėtar pėr fenomenin e vrasjeve pėr gjakmarrje, ato cilėsohen si “vrasje pėr hakmarrje”, “pėr motive tė dobėta”, si dhe me kategorizimin “tė tjera”.

Qėndrimi politik i Policisė sė Shtetit, dhe korrupsioni i drejtėsisė kanė bėrė qė nė shumicėn e rasteve, edhe mbasi dorėzohet autori i krimit, familja e tė afėrmit mbeten tė rrezikuar dhe detyrohen tė ngujohen ose tė fshihen deri sa tė bėhet pajtimi.

Edhe ne Shtator 2011, numri i vrasjeve konfliktuale arrin kulmin,me ekzekutimin e tipit mafioz te gjyqtarit 33 vjecar Skerdilajd Konomit,per ceshtje pronesie.

Nė datat 3 dhe 5 shkurt 2010 ndodhėn dy krime tragjike brenda familjes, njė bashkėshort vret gruan dhe plagos rėndė tė bijėn nė Librazhd, ndėrsa njė nėnė 22 vjeēare vetėvritet bashkė me vajzėn e saj 2 vjeē, duke u hedhur nga kati i tetė i njė pallati nė Kavajė.

Mė datė 6 shkurt te po ketij viti i bėhet atentat me bombė anėtarit tė Kėshillit Bashkiak tė Vlorės, Morand Hoxha, ndėrsa nė Tiranė qėllohet pėr vdekje me 6 plumba trajneri i atletikės, Hasan Rakipi.

Mė 7 shkurt qėllohet me breshėri plumbash mbi tre persona nė Shijak. Mė datė 8 vritet njė prind pėr kufijtė e tokės nė Kukės dhe njė qytetar tjetėr pėr hasmėri tė sė shkuarės nė Bulqizė.

Njėri prej viktimave tė mėsipėrme ishte dėnuar nė vitin 2004 pėr akuzėn e pėrdhunimit, por u lirua si i pafajshėm nga Gjykata e Lartė, ndėrsa tre viktimat e familjes Mulliri, krahas hasmėrisė disa vjeēare nga veprimi i nėnės sė tyre, e dėnuar me 25 vjet burg pėr vrasjen e njė fėmije 8- vjeēar, kishin edhe njė konflikt tjetėr pėr ēėshtje nderi.

Pėr tė gjitha rastet, tė afėrmit e viktimave kanė deklaruar se policia ka qenė nė dijeni. Mbi 50 pėr qind e popullsisė nė fshat mbetet e konfliktuar deri nė ekstreme pėr titujt e pronėsisė.

Nė komunėn Bushat janė 1050 familje nė konflikt pėr tokėn. Pronarėt e tokės pretendojnė se kėto familje u kanė pushtuar padrejtėsisht 3500 dynym tokė. Vetėm nė fshatin Shkjeze janė 200 familje po pėr kėtė konflikt. Nė fshatin Llugaj tė rrethit Tropojė, kanė konflikte sociale tė tė gjitha niveleve rreth 3000 banorė, tė shkaktuar nga moszbatimi i ligjit 7501 pėr tokėn.

Vetėm nė Komunėn e Bushatit dhe disa fshatra tė Nėnshkodrės numėrohen 1600 familje tė tilla. Nė shkallė vendi ky ligj ka sjellė hasmėri nė mbi 15 000 familje qė nė ēdo ēast mund tė shkaktojnė gjakderdhje midis tyre. Me vetėgjyqėsi u ėshtė marrė padrejtėsisht jeta rreth 5000 shqiptarėve.

5350 vrasje

..numėrohen pėr rreth 20 vjet, qė prej viteve ‘90, si pasojė e mentalitetit tė vrasjeve kanunore pėr nderin dhe marrjen e gjakut.

1400 familje
...janė tė ngujuara e tė fshehura nė to edhe gra e fėmijė, si pasojė e mentalitetit tė vrasjeve kanunore pėr nderin e marrjen e gjakut.

Viti 1939
..Gjakmarrja ishte drejt eliminimit tė plotė pėr shkak tė solidaritetit tė qytetarėve me ligjin dhe ndikimit tė madh qė pati funksionimi i mirė i drejtėsisė. Shqipėria u bė njė shtet demokratik e modern.

Viti 1945

...Mbas luftės sė dytė botėrore, me vendosjen e regjimit komunist, ligji veproi arbitrarisht, ekzekutimin e vrasėsit e mori pėrsipėr shteti,duke zbatuar parimin ligjor,kush vret,te vritet duke mos i lėnė vend aplikimit tė gjakmarrjes,si rezultat gjakmarrja shkoi ne shifra krejt te paperfilleshme.

Krahas masave ekstreme pėr kontrollin ndaj individit, shteti ndaloi me ligj edhe besimet fetare, ndaloi se funksionuari institucionet e tyre si dhe shumė vlera tė trashėgimisė zakonore.

Vitet 1991 – 1998
...2300 familje u futėn nė ngujim pėr shkak tė hasmėrisė midis tyre. Gjatė 15 viteve tė pluralizmit politik, papėrgjegjshmėria e megalomania e kėsaj klase politike ka bėrė qė mendimet e sugjerimet, tepėr tė nevojshme, qė vijnė nga komuniteti, tė mos pėrfillen.

Vitet 1996-1997

Vrasjet dhe urrejtjet midis individėve apo grupeve brenda shoqėrisė u shtuan veēanėrisht nė vitet 1996-1997 nga lufta e ashpėr politike dhe rrėzimi i firmave piramidale. Vetėm nė vitin 1997 pati 1500 tė vrarė.

Viti 2002-2005
...Nė Shqipėri u dhunuan nė mėnyrė tragjike 126 familje duke lėnė tė vrarė, jo vetėm gruan, por edhe fėmijėt. U larguan jashtė shtetit pėr t’iu fshehur vrasėsit 1270 burra duke lėnė pėr vite me radhė peshėn e vuajtjes dhe pėrpjekjeve pėr mbijetesė mbi gratė dhe fėmijėt.

Statistikat vec fryhen me shtimin e numrit te te vrareve edhe ne keto dite shtatori 2011.Si gjithmone shteti eshte me duar te ''pastra'' perpara vetegjyqesise.

Deri sa Drejtesia nuk ka zbardhur shume dosje vrasjesh si Vrasja e Azem Hajdarit,Fatmir Xhindit, Gerdecit,21 janarit,atehere vetegjyqesia del ne plan te pare,per elementet e shtresave te ''ulta''.

Si duhet te dalim nga ky rreth vicioz...?



Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  Ufo prej 30.09.11 10:38

Viti 1939
..Gjakmarrja ishte drejt eliminimit tė plotė pėr shkak tė solidaritetit tė qytetarėve me ligjin dhe ndikimit tė madh qė pati funksionimi i mirė i drejtėsisė. Shqipėria u bė njė shtet demokratik e modern.

Nuk e mendoj kėshtu Estilen, nė vitet 39 ndoshta ishte ashtu si ju edhe e keni shkruar, por mendoj se kjo ishte nė qytet kryesore e jo nė zonat fshatare apo rurale siq edhe i pėlqejnė ti quajnė tani, gjakmarrja ka qenė qė me krijimin e njerzimit e do tė jetė pėr sa kohė tė jetė edhe planeti ynė.Jam dakort me njė pjesė tė shkrimit por jo me gjithēka shkruhet aty, unė e marr me rezervė kėtė nė disa ēėshtje.Ne jemi shtet demokratik dhe modern por vetėm nė letėr pasi sa tė jetė prezente varfėria dhe injoranca nė vend kėshtu do jetė dhe pėr shumė kohė..Shteti ėshtė fare i pafuqishėm edhe pėr faktin se nė vend ėshtė hequr me kohė dėnimi me vdekje, shembulli mė i mirė pėr kėt fenomen por edhe tė tjera fenomene tė tilla.Gjakmarrja ėshtė ''Institucion'' dhe si ēdo i tillė vėshtirė se shembet nė themel, ajo ėshtė si grami sa mė shumė ta presėsh aq mė shumė shton rrėnjė

Njė problem tjetėr ėshtė edhe shkolla, do thoni ju pse..? Sepse ajo pak ose aspak bėn pėr fenomenin e mėsipėrm. Shkollat tona nxjerrin armata juristėsh, qė me veprimet e tyre tė jashtėligjshme korruptive sigurisht qė e nxisin fenomenin, ekonomistė qė duke prekur mallin e gjėnė e huaj e pėrdhunojnė sistemin e ndershmėrisė qė duhet, doktorė qė tė lenė tė vdesėsh pėr 10.000 lekė tė qelbura etj etj..Atėherė mik i dashur gjakmarrja me tė tillė njerėz si do ndalet...??


Ufo

203


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  Estilen prej 30.09.11 11:41

Ufo shkruajti:Nuk e mendoj kėshtu Estilen, nė vitet 39 ndoshta ishte ashtu si ju edhe e keni shkruar, por mendoj se kjo ishte nė qytet kryesore e jo nė zonat fshatare apo rurale siq edhe i pėlqejnė ti quajnė tani, gjakmarrja ka qenė qė me krijimin e njerzimit e do tė jetė pėr sa kohė tė jetė edhe planeti ynė.Jam dakort me njė pjesė tė shkrimit por jo me gjithēka shkruhet aty, unė e marr me rezervė kėtė nė disa ēėshtje.Ne jemi shtet demokratik dhe modern por vetėm nė letėr pasi sa tė jetė prezente varfėria dhe injoranca nė vend kėshtu do jetė dhe pėr shumė kohė..Shteti ėshtė fare i pafuqishėm edhe pėr faktin se nė vend ėshtė hequr me kohė dėnimi me vdekje, shembulli mė i mirė pėr kėt fenomen por edhe tė tjera fenomene tė tilla.Gjakmarrja ėshtė ''Institucion'' dhe si ēdo i tillė vėshtirė se shembet nė themel, ajo ėshtė si grami sa mė shumė ta presėsh aq mė shumė shton rrėnjė

Njė problem tjetėr ėshtė edhe shkolla, do thoni ju pse..? Sepse ajo pak ose aspak bėn pėr fenomenin e mėsipėrm. Shkollat tona nxjerrin armata juristėsh, qė me veprimet e tyre tė jashtėligjshme korruptive sigurisht qė e nxisin fenomenin, ekonomistė qė duke prekur mallin e gjėnė e huaj e pėrdhunojnė sistemin e ndershmėrisė qė duhet, doktorė qė tė lenė tė vdesėsh pėr 10.000 lekė tė qelbura etj etj..Atėherė mik i dashur gjakmarrja me tė tillė njerėz si do ndalet...??

Po Ufo,debati per kete behet,qe ne te evidentojme edhe vlerat edhe antivlerat.Persa i perket vitit '39,e theksova se nga nje shtet pa shtet,filloi te duken elementet e pare te vendosjes se rregullit ndaj atij kaosi te madh.

Gjysherit dhe prinderit tone na tregojne se me nje polic,behej ''zap'' nje krahine e tere,kurse sot cdo lagje qyteti,cdo organizim rural,si komunat,kane disa police,dhe perpara tyre ndodhin makabritetet me te medha.Atehere si spiegohet,mos ndoshta kjo demokraci qe ashtu sic thoni edhe ju qe funksionon vetem ne leter,mendim me te cilin edhe une pajtohem plotesisht,na stimuloi nje liri pa kufi...?

Dhe sa per te gjitha konstatimet e tjera te bera nga ju,jam plotesisht dakord.Demokraci do te thote sundimi i ligjit ne mbrojtje te komunitetit dhe jo heqja e kapistallit dhe sundimi i antiligjit.

Nje fakt shume trondites..Si rezultat i fenomenit te gjakmarrjes,kryemistrit Sali Berisha ju desh qe per vite te tera te mos shkoi ne vendlindje ne Tropoje,a e dini pse...?,sepse ishte dhe eshte ne gjak me fisin Haklaj...! Kur ky fenomen shtrin tentakulat e tij edhe ne majen e Piramides shtetrore,atehere c'ngelet per te bere ne ...?Rruge e lire per te gjithe aktet e vetegjyqesise.

Por ka shume gjasa qe keta shtetare qe sot drejtojne kete vend, kete deshirojne,qe vetgjyqesia ose gjakmarja te mos kufizohet,per deri sa ata vete kane nje qellim,te vjedhin sa me shume dhe komuniteti te mos merret me keta hajdute,por me vehtevehten.Prandaj rrethi vicioz i gjakmarrjes do te vazhdoje edhe per shume kohe

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  Ufo prej 30.09.11 13:47

Estilen shkruajti:
Po Ufo,debati per kete behet,qe ne te evidentojme edhe vlerat edhe antivlerat.Persa i perket vitit '39,e theksova se nga nje shtet pa shtet,filloi te duken elementet e pare te vendosjes se rregullit ndaj atij kaosi te madh.

Gjysherit dhe prinderit tone na tregojne se me nje polic,behej ''zap'' nje krahine e tere,kurse sot cdo lagje qyteti,cdo organizim rural,si komunat,kane disa police,dhe perpara tyre ndodhin makabritetet me te medha.Atehere si spiegohet,mos ndoshta kjo demokraci qe ashtu sic thoni edhe ju qe funksionon vetem ne leter,mendim me te cilin edhe une pajtohem plotesisht,na stimuloi nje liri pa kufi...?

Dhe sa per te gjitha konstatimet e tjera te bera nga ju,jam plotesisht dakord.Demokraci do te thote sundimi i ligjit ne mbrojtje te komunitetit dhe jo heqja e kapistallit dhe sundimi i antiligjit.

Nje fakt shume trondites..Si rezultat i fenomenit te gjakmarrjes,kryemistrit Sali Berisha ju desh qe per vite te tera te mos shkoi ne vendlindje ne Tropoje,a e dini pse...?,sepse ishte dhe eshte ne gjak me fisin Haklaj...! Kur ky fenomen shtrin tentakulat e tij edhe ne majen e Piramides shtetrore,atehere c'ngelet per te bere ne ...?Rruge e lire per te gjithe aktet e vetegjyqesise.

Por ka shume gjasa qe keta shtetare qe sot drejtojne kete vend, kete deshirojne,qe vetgjyqesia ose gjakmarja te mos kufizohet,per deri sa ata vete kane nje qellim,te vjedhin sa me shume dhe komuniteti te mos merret me keta hajdute,por me vehtevehten.Prandaj rrethi vicioz i gjakmarrjes do te vazhdoje edhe per shume kohe

Pėr fatin e keq tonin..:((

Ufo

203


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  dante prej 30.09.11 18:12

Duke ju kerkuar ndjese qe nuk i lexove te gjitha shkrimet per kete teme, do thoja qe nuk jam dakord me titullin qe Gjakmarrja eshte nje fenomen unikal, vetem ne vendin tone ( nqs e kam kuptuar mire titullin ) Une kam bere punimin tim te diplomes mbi kete fenomen dhe e njoh shume mire. Do te thoja shkurtimisht qe si ne cdo vend tjeter, edhe ne vendin tone lindi nevoja e krijimit te disa normave te pa shkruara, nga vete njerezit, ne ato territore ku fuqia e ligjit nuk kishte shume influence, per shkaqe kto te ndryshme.

Gjate periudhes te sundimit turk ne vendin tone ne ate periudhe, pjesa e malesive ishte gjithmone e vecuar nga influeca e fuqise se ligjit te shtetit te asaj kohe. Duke e ditur qe pa sanksione nuk ka rregull, lindte vetvetiu nevoja e krijimit te ketyre normave, qe per mendimin tim ishin me se te kohes. I njejte eshte ndikimi i tyre edhe ne zona te tjeram, ne vende te ndryshme te europes, si Itali Jugore, Turqine Europiane apo edhe ne vendet sllave.

Keqinterpretimi pastaj i pjeses se kanunit qe lidhet me gjakmarrjen sjell ne ate fenomen qe ditet e sotme perben nje nga plaget me te renda ne Shqiperi.

dante

49


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  Ufo prej 30.09.11 21:06

Jam dakort, keqinterpretime ka, sidomos nė zonėn e Shkodrės dhe Malėsisė sė madhe, por unė kam qenė dhe jam i mendimit se Kanuni ėshtė shkruar, mbledhur nė zona si Mirdita, ku bukės i thuhet akoma bukė e ujit - ujė..Keqinterpretime, mė keq madje, kanuni ėshtė masakruar, unė personalisht kam botimin e parė tė tij dhe tė fundit, ndryshimet jaė tė dukshme, pa le pastaj me studimin ''E drejta zakonore shqiptare'' qė mendoj se ėshtė njė katrahurė e vėrtetė e deri diku patetike !!

Ufo

203


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  Niko_ prej 30.09.11 21:15

Mendoj se askush nuk vret pėr kanun sot nė Shqiperi, por pėr hakmarrje. Gjithashtu mendoj se kanunin e Lekės e njohin shum pak njerėz. Aty ku nuk ka emancipim tė shoqėrisė, analfabetizėm dhe injorancė nuk mund tė ndėrtohet njė shtet pėr sė mbari.

Niko_

141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  Xhemajl prej 30.09.11 21:48

Niko_ shkruajti:Mendoj se askush nuk vret pėr kanun sot nė Shqiperi, por pėr hakmarrje. Gjithashtu mendoj se kanunin e Lekės e njohin shum pak njerėz. Aty ku nuk ka emancipim tė shoqėrisė, analfabetizėm dhe injorancė nuk mund tė ndėrtohet njė shtet pėr sė mbari.
Pajtohem me ty Niko,, gjakmarrja apo hakmarrja ne shum raste behet sepse shihet si e nevojshme per tu bėr,, sepse e shohin se e vetmja menyre per te ja kėthyer eshte qe te hakmirren,,

Xhemajl

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  Estilen prej 30.09.11 22:18


Nuk jam dakord me ju qe thoni qe ne Shqiperi nuk ka gjakmarrje,perkundrazi ky fenomen nga viti ner vite po zgjerohet me permasa gjeometrike dhe jo arithmetike...ndryshe nuk do te kishte pleqesi te paktimit te gjaqeve,ku midis tyre eshte shquar Anton Ēetta, plaku i pajtimit tė gjaqeve

Anton Ēetta ishte intelektuali atdhetari, humanisti, shkrimtari e folkloristi albanologu e plaku i urte i cili i priu karvanit te pajtimit te gjaqeve ku me force shpirti, urtie , dashurie e intelekti beri me shume pėr popullin e vet se ēdo politikan i kohės, biznesmen, regjim, dhune e ideologji e kohės.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mjaft Gjakmarrjes!

Mesazh  dante prej 01.10.11 0:40

estilien, asnjeri nuk tha qe nuk ekziston, por qe si fenomen dikur me tendece per te ulur numrin e vrasjeve, tashme me ane te keqinterpretimit ndikon ne rritjen e numrit te vrasjeve. Dikur nuk guxonte askush te kryente nje vrasje, sepse kryefjale e cdokujt ishte nderi. Kush vriste e bente per te quar nderin e tij ne vend, dhe ai person i cili vritej sepse ia kishte cenuar nderin dikujt, shihej nga pjesa tjeter e shoqerise si nje person i cili e kishte hak nje veprim te tille, dhe familja e bente hasha personin e vrare, duke e falenderuar dorasin per veprimin e bere, pasi i hoqi shoqerise nje person jo te denje per te qene pjese e saj. I mire apo i keq ky ishte rregulli i cili i mbante solid tu lidhur shqipetaret e kohes. Un jam ne sistemin e drejtesise dhe mund te them dicka tronditese. Jam hasur me raste si ky qe do jap shembull :
Familjes X i ishte vrare nje i aferm per nje veprim qe ai kishte bere te gabur ndaj dikuj tjeter. Babai i tij dergon me para borxh djalin e tij te madh ne emigrim ku ai punon per 2 vjet, per te mbledhur para per te nxerre nga burgu vellain e tij te vogel qe pas 2 vitesh vret nje te aferm te atij qe me pare i kishte vrare vellane, pasi dorasi ishte ne burg. Ja deri ku shkon serioziteti i situates

dante

49


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi