Tėrėsisht shkencė

Faqja 11 e 23 Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 17 ... 23  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 17.11.11 11:56

Zemėr artificiale qė kontrollohet nėpėrmjet internetit



Njė zemėr artificiale e njė gjenerate tė re, e kontrolluar nga interneti (e cila lejon tė monitorohet nė kohė reale dhe nė distancė gjendjen shėndetėsore tė pacientit) tashmė ėshtė realitet.

Kjo nuk pėrbėn mė ndonjė ēudi, pasi kjo ėshtė realizuar pėr herė tė parė nė Itali, nga njė ekip i kryesuar nga mjeku Etore Vitali nė klinikėn “Humanitas di Rozzano”.

Pacienti, njė 65 vjeēar, kaloi me sukses vendosjen e zemrės artificiale, tashmė ėshtė mjaftė mirė, duke u kthyer nė shtėpi nė gjendje normale.

Deri tani, zemra artificiale ėshtė vendosur me mjaftė sukses nė 18 pacientė nė tė gjithė botėn.


/albeu.com/


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:28, edituar 1 herė gjithsej

Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 14:18

Japoni, kulla 634 metėr qė i reziston tėrmeteve mė tė fuqishme



Tokio - Kulla “Sky Tower” nė Tokio ėshtė kulla e dytė nė botė pėr nga lartėsia pas asaj tė “Burj Khalifa” (829.84 metra) nė Dubai. Ajo ėshtė 634 e gjatė dhe ka hyrė nė librin e rekordeve Guinness si ndėrtesa e dytė nė botė pėr nga lartėsia. Por pėr ta bėrė edhe mė tė guximshme, kjo kullė ėshtė ndėrtuar qė t’i bėjė ballė edhe tėrmeteve deri mė 8 ballė tė shkallės rihter, tėrmete qė nė Japoni janė tė shpeshtė. Ajo i reziston cdo lloj tėrmeti, madje ai i marsit tė kaluar qė preku vendin nuk e dėmtoi aspak. “Pema e qiellit”, kėshtu ėshtė quajtur kjo ndėrtesė do tė strehojė televizionet kryesore tė vendit, restorante etj. Pėrfundon mė 22 maj tė 2012-ės dhe ka kushtuar 350 milionė dollarė.

(er.cu/BalkanWeb)


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:26, edituar 1 herė gjithsej

Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 14:43

DIELLI

Pasi qė kjo temė ėshtė e hapur qė tė postohet nė pėrgjithėsi pėr shkencė, pash tė udhės qė tė postoj edhe njė material shkencor rreth tij.

Dielli ėshtė njė yll nė sistemin tonė diellor. Planeti Tokė dhe tė gjitha planetėt e tjerė, asteroidėt, meteoroidėt, kometat, objektet trans-Neptunianė, dhe, natyrisht, pluhurat, rrotullohen nė orbitė rreth Diellit. Dielli ėshtė njė yll nė vargun kryesor me klasė spektrale kryesore ėshtė njė yll, me njė klasė spektrale G2, qė do tė thotė se ai ėshtė disi mė i madh dhe mė i nxehtė se njė yll mesatar por mė i vogėl se njė yll i kuq gjigand. Yjet G2 kanė njė jetė prej rreth 10 miliard vjet, dhe dielli ndoshta ėshtė rreth 5 milion vjeēar.

Nė qendrėn e Diellit, ku dendėsia e saj ėshtė 1,5 kg × 10 "5" m "-3", reaksionet termobėrthamore (bashkim bėrthamor) kthejnė hidrogjenin nė helium. 3,9 × 10 "45" atome kthehen nė ēdo sekondė. Ky reaksion ēliron e cila del nga sipėrfaqja e Diellit edhe nė formėn e dritės.

E gjithė lėnda nė Diell gjendet nė formėn e plazmės, pėr arsye tė temperaturės sė lartė. Pėrderisa Dielli nuk ėshtė i ngurtė ai rrotullohet mė shpejt nė ekuator dhe gjithmonė e mė ngadalė duke i'u afruar poleve. Fėrkimet midis shtresave shkaktojnė ndryshime tė fushave magnetike, tė cilat nxisin formimin e njollave dhe shpėrthimeve diellore.

Korona ka 10 "11" atome/m3, fotosfera ka 10 "23" atome/m3.

Pėr disa kohė ai ishte i mendimit se numri i prodhuar nga neutrinos bėrthamore reagim nė dielli ishte vetėm njė e treta e numrit tė parashikuara nga teoria, njė rezultat qė u quajt diellor neutrino problem. Kur ajo ishte kohėt e fundit ka gjetur se neutrinos kishte masiv, dhe pėr kėtė arsye mund tė transformuar nė vėshtirė-tė-zbuluar varieteteve tė neutrinos ndėrsa gjatė rrugės nga dielli tė Tokės, matjen dhe teoria u pajtuar.



Nė kėtė pamje tė Diellit (me filtėr Hidrogjeni) vėrehen protuberancat, fakulat dhe granulat si dhe korona e Diellit. Marrė nga SOHO.

Dielli ėshtė ylli nė qendėr tė sistemit diellor, rreth tė cilit rrotullohet Toka dhe planetėt e tjerė. Dielli pėrbėhet kryesisht nga hidrogjeni i cili ėshtė burimi kryesor i energjisė sė tij. Ai ėshtė formuar rreth 4.6 miliard mė parė nga ngjeshja e mjegullnajės diellore. Nga rrezatimet radioaktive tė asteroidėve shihen gjurmė tė shpėrthimit tė njė supernove me materialin e sė cilės rreth 4.6 miliard vjet mė parė u formua mjegullnaja diellore. Dielli do tė “djegė” hidrogjen edhe pėr 5 miliardė vjet tė tjerė. Proēesi qė ndodh nė brendėsi tė Diellit prodhon energji bėrthamore, e njėjtė kjo me energjinė e ēliruar nga bomba me hidrogjen. Ai rrotullohet rreth vetes njė herė nė 26 ditė nė ekuator njė herė nė 36 ditė nė pole. Shihet qė ai nuk rrotullohet si njė trup i ngurtė, prej kėsaj ai ka njė shtypje nė pole tė rendit 1/10 "5".

Ēdo sekondė Dielli konsumon mbi 4 milion ton (4 miliard kg) masė pėr tė prodhuar energjinė e tij. Toka merr gjysmėn e njė tė miliardės pjesė tė energjisė qė ēliron Dielli. Nė qendėr, nė vendin ku ndodhin reaksionet bėrthamore, temperatura arrin rreth 15 milion °C. Dielli ėshtė njė yll qė ndodhet nė vargun kryesor. Ai ėshtė njė yll i verdhė. Klasifikimi spektral i tij ėshtė G2.


Sipėrfaqja e Diellit njihet me emrin fotosferė, menjėherė pas saj vjen kromosfera dhe mbi tė korona (figura 2) tė cilat pėrbėjnė shtresėn e jashtme tė atmosferės sė Diellit. Kromosfera ėshtė mė e nxehtė se fotosfera por mė e ftohtė se korona. Kromosfera ka densitet mė tė vogėl se fotosfera. Ajo shtrihet ~2000-3000 km mbi sipėrfaqen e Diellit. Nė lartėsinė 2000 km temperatura e saj ėshtė 4500 K kurse nė lartėsinė 3000 km nė zonėn ku bashkohet me koronėn, ajo ka njė temperaturė 105 K.


Nė kėtė eklips tė Diellit duket atmosfera e tij (korona).

Fotosfera duket e kokrrizuar (figura 5.1). Kokrrizat (granulat) ndryshojnė formė nė pak minuta. Secila nga kėto "kokrriza" ka njė diametėr rreth njė mijė km. Nga Toka kėto dallohen gjithmonė e mė qartė kur shikohet nė drejtim tė qendrės sė diskut tė Diellit, kurse nė skaje, shikimi i tyre vėshtirėsohet, meqė gjerėsia e atmosferės rritet dhe vėshtirėson shikimin e granulave nė drejtim tė skajeve tė diskut.

Njė fenomen interesant nė fotosferė dhe i lehtė pėr t’u studiuar ėshtė formimi i globulave (njollave diellore) nė sipėrfaqen e Diellit. Kėto janė zona me pėrmasa mbi 8 herė mė tė mėdha se diametri i Tokės tė cilat kanė temperatura pak mė tė ulėta se sipėrfaqja e Diellit rreth 5700 K. Prej kėsaj ato duken si njolla tė errėta po tė krahasohen me fotosferėn. Megjithėse nuk janė kuptuar plotėsisht, globulat kanė lidhje me fushat e forta magnetike tė Diellit. Njollat e ndritshme qė normalisht shoqėrohen me globulat quhen dhe fakela (faculae). Aktiviteti i Diellit rritet dhe ulet me periodė rreth 11.4 vjet. Afėr maksimumit numri i globulave dhe i fakelave shtohet. Shumica e shpėrthimevemė tė mėdha siē janė fakelat (zonat e ndritshme) shoqėrohen me globula. Njė fakelė ėshtė njė shpėrthim i fuqishėm dhe i menjėhershėm energjie. Ajo nxjerr masa tė mėdha lėnde nga Dielli bashkė me grimca me shpejtėsi shumė tė madhe tė cilat kur arrijnė Tokėn formojnė agimet polare.


Protuberancat janė masa tė mėdha hidrogjeni tė nxehtė tė cilat marrin forma tė ndryshme. Njė protuberancė e madhe mund tė ketė njė gjatėsi tė paktėn 6x10 "4" km. Kėto ndryshojė formė edhe pėr disa minuta. Ato mund tė jenė aktive ose tė qeta: aktivet lėvizin me shpejtėsi tė mėdha kurse tė qetat mund tė qėndrojnė edhe disa javė.

Rėndėsi tė veēantė ka e ashtuquajtura erė diellore, e pėrbėrė nga grimca tė ngarkuara qė dalin nga Dielli vazhdimisht nė tė gjitha drejtimet. Kur ajo kalon Tokėn ka njė shpejtėsi rreth 600 km/s. Era diellore ndikon magnetosferėn e Tokės (zonėn brenda sė cilės fusha magnetike e Tokės ėshtė dominante). Grimcat gjithashtu hyjnė nė zonat rrezatuese tė quajtura Brezat e Van Allenit. Pėrveē dritės dhe nxehtėsisė Dielli ėshtė gjithashtu burim valėsh radio, rrezatimit ultra-violet dhe rrezeve-x; ai emeton valė gjatė gjithė spektrit elektromagnetik.

Shkencėtarėt studiojnė Diellin sepse ai ėshtė njė yll normal dhe duke studiuar atė shkencėtarėt mėsojnė shumė rreth yjeve tė tjerė nė Univers.


Kujdes: Shikimi i drejtpėrdrejtė i Diellit dėmton rėndė retinėn e syrit.

Me anėn e vėzhgimit tė Diellit ne mund tė vėrejmė fenomene tė tilla si:

- Njollat diellore

- Sipėrfaqen e Diellit, e cila duket e si e kokrrizuar

- Njollat e ndritshme nė sipėrfaqen e Diellit, tė cilat formohen nė vendet ku ndodheshin mė parė njollat diellore.

- Shpėrthimet diellore.

- Nxjerrjet e lėndės nga korona e diellit.


Karakteristikat fizike

Kategoria spektrale: G2V

Sipėrfaqja: 6.09 × 10 "12" km2

Diametri ekuatorial: 1,385,645 km

Volumi: 1.412 × 10 "27" m3

Masa: 1.9891 × 10 "30" kg ose 332,946 herė atė tė Tokės
Densiteti mesatar: 1408 kg/m3
Densiteti i krahasuar me Tokėn: 0.26
Densiteti i krahasuar me ujin: 1.409
Graviteti nė sipėrfaqe nė krahasim me Tokėn: 27.94

Trashėsia e fotosferės: ~400 km
Temperatura nė sipėrfaqe: 5778 K
Temperatura e Koronės: 5 × 10 "6" K

Temperatura e bėrthamės: 14 million K

Temperatura mbi fotosferė: 4400 K

Temperatura nėn fotosferė: 6600 K

Trashėsia e kromosferės: ~2500 km

Temperatura mbi kromosferė: ~30,000 K

Temperatura nė qendėr: 1.571 x 10 "7" K
Ndriēimi: 3.827 × 10 "26" J s-1

Ndriēimi i dukshėm: -26.74 m

Madhėsia e dukshme absolute: 4.8 m

Presioni nė qendėr: 2.477 x 10 "11" bar

Densiteti nė qendėr: 1.622 x 10 "5" kg/m3

Presioni i gazit nė sipėrfaqe: 0.868 mb

Perioda e aktivitetit: 11.4 vjet

Rrezatimi nė sipėraqe (10 "6" J/m2s): 63.29

Shpejtėsia minimale e shkėputjes (km/s): 617.7

Transformimi i lėndės (10 "6" kg/s): 4300

Prodhimi mesatar i energjisė(10-3 J/kg): 0.1937


Karakteristikat orbitale

Largėsia mesatare nga Toka: 149,600,000 km

Mosha: 4.5 miliard vjet

Perioda e rotullimit rreth vetes: 27 ditė

Perioda e rrotullimit:

Nė ekuator: 27 ditė 6 orė 36 min
Nė 30° gjerėsi: 28 ditė 4 orė 48 min
Nė 60° gjerėsi: 30 ditė 19 orė 12 min
Nė 75° gjerėsi: 31 ditė 19 orė 12 min

Galaktika ku bėn pjesė: Rruga e Qumshtit

Distanca nga qendra e galaktikės: 24,000 vite-dritė

Perioda e orbitės rreth galaktikės: 2.2 × 10 "8" vjet

Elipticiteti: 0.00005


Pėrbėrja e fotosferės

Hidrogjen: 73.46 %
Helium: 24.85 %
Oksigjen: 0.77 %
Karbon: 0.29 %
Hekur: 0.16 %
Neon: 0.12 %
Azot: 0.09 %
Silikon: 0.07 %
Magnezium: 0.05 %
Squfur: 0.04 %


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:25, edituar 1 herė gjithsej

Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 15:28

Bunkeri qė do tė prodhojė energji



Njė bunker i ndėrtuar nė Gjermani nė kohėn e nazizmit pėr tė mbrojtur popullatėn nga bombardimet e aleatėve, do tė shndėrrohet nė njė prej paneleve mė tė mėdha tė energjisė botėrore nė botė.

I quajtur “Flakturne”, bunkeri ndodhur nė lagjen Vilhemsburg tė Hamburgut, ka mure pesė metra tė trashė dhe siguronte nga bombat 30 mijė banorė, nė tė njėjtėn kohė qė mund tė qėllonte ndaj avionėve qė i afroheshin, nėpėrmjet armėve gjigante qė ishin vendosur mbi tė.

Njė projekt i bashkisė sė qytetit do ta pėrshtasė atė pėr kushtet e shekullit XXI. E gjithė struktura do tė vishet me panele diellore tė sofistikuara pėr tė pėrthithur sa mė shumė energji, mjaftueshėm pėr tė furnizuar me elektricitet 1 mijė shtėpi dhe ngrohje 3 mijė tė tjera.

Bunkeri nėntėkatėsh, qė tashmė do tė ripagėzohet me emrin “Energiebunker”, do tė jetė tėrėsisht funksional duke nisur nga viti 2013.

Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 15:32

Shafrani mbron qelizat e trurit nga dėmtimet e pėrhershme



Pėrbėrėsi kryesor nė mėlmesėn indiane tė shafranit, potencialisht do tė mund tė mbronte qelizat e trurit nga sėmundjet qė pėrfshijnė inflamacionet e qelizave nervore, si skleroza multiple.

Inflamacioni nė thelb ėshtė pėrpjekje mbrojtėse e organizmit pėr t’i larguar stimujt e dėmshėm, siē janė patogjenėt, qelizat e dėmshme ose irrituesit dhe qė tė fillojė procesi i shėrimit.

Sklerozėn multiple e karakterizon inflamacioni i trurit (neuroneve), tė cilat kanė humbur izolimin e vet mbrojtės, e njohur si mielinė.

Simptomat sillen nga tė lehta e deri tek tė rėndat dhe pėrfshijnė pengesat vizuale, ngėrēet e muskujve, humbjen e ndjesive, problemet me tė folur, marramendjen, depresionin, etj.

“Kemi zbuluar qė komponimi nė shafran, i njohur si krokinė, ka efekt mbrojtės nė kulturat qelizore tė trurit dhe modelet tjera tė sklerozės multiple”, deklaroi udhėheqėsi i hulumtimit, Chris Power, nga Universiteti Alberta.

“Ky hulumtim thekson rolin potencial tė krokinės nė trajtimet te sėmundjet qė pėrfshijnė inflamacionet kronike tė qelizave nervore dhe kjo ėshtė diēka qė nuk ėshtė njohur deri tani”, ka konkluduar Power.


Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 15:35

Shtėpia qė komandohet me anė tė mendimeve



Romė - Mungon vetėm njė financim dhe shtėpia nė tė cilėn gjithēka do tė komandohet me anė tė mendimit, ose maksimumi vetėm me prekje nė smartphone, shumė shpejt mund tė jetė e pranishme pėr tė gjithė.

Pėr kėtė fakt janė tė bindur hulumtuesit nė Universitetin e Sapienza nė Romė dhe IRCCS, fondacioni Santa Lucia, qė kanė prezantuar kėtė prototip, raporton NOA..

Shtėpia, e menduar pėr tė gjithė pėrdoruesit mė aftėsi tė kufizuar apo me probleme tė tjera, ėshtė e pajisur me sensorė dhe aparatura tė cilat do tė drejtohen vetėm duke veshur njė palė kufje, tepėr tė ngjashme me ato elektroencefalogramit, apo vetėm me njė prekje nė smartphone.

Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndėrtohet nė Rusi treni atomik

Mesazh  xhemalekovaci prej 18.11.11 22:04

Sipas burimeve tė InterFaxit, hekurudhat ruse (RZHD) dhe agjensia federale e energjisė atomike ruse (Rastom) po ndėrtojnė njė tren tė fuqizuar nga energjia bėrthamore.
Ky tren i cili do tė jetė i ndėrtuar prej 11 kabinash, do tė jetė projekti i tė gjitha aftėsive shkencore tė pėrvetėsuara deri mė sot. Kostoja e ndėrtimit, ashtu si dhe masat e sigurisė pėr kėtė lloj transporti, janė ende tė panjohura.Nė mesin e shekullit tė 20, industria e transportit ‘u dashurua’ me idenė e mjeteve tė fuqizuara nga energjia bėrthamore. Nė 1958, gazeta ruse “Gudok” shkruante:
“Megjithėse do tė gjenerojė tė njėjtėn fuqi, lokomotiva me energji bėrthamore ka tė ngjarė qė tė peshojė mė shumė se njė lokomotivė qė punon me qymyr ose diesel. Ajo do tė ketė avantazhin se mund tė udhėtojė nė largėsi, si psh. nė Arktik; madje mund tė punojė edhe gjatė sezonit tė dimrit pa nevojėn e furnizimeve shtesė.”
Ideja pėr tė pėrdorur energjinė bėrthamore nė jetėn e pėrditėshme ka joshur edhe inxhinierėt amerikanė. Ford Motor Company ka zhvilluar nė 1958 njė makinė qė furnizohej me ‘karburant’ bėrthamor tė quajtur “Ford Nucleon”. Ky automjet nuk pėrfshinte njė motorr me djegie tė brėndshme pasi fuqizohej nga njė reaktor i vogėl nuklear, qė pozicionohej nė pjesėn e pasme tė automjetit. Ishte njė motorr me avull qė furnizohej me uranium radioaktiv, i cili prodhonte energji nga reaksionet zinxhirė, nė mėnyrė tė ngjashme me nėndetėset nukleare. Megjithatė, Ford Nucleon kurrė nuk doli nė prodhim.
Mediat amerikane gjithashtu spekuluan mbi idenė e njė fshese bėrthamore, pra me idenė e njė fshese me korent, por qė nuk do tė furnizohej me energji elektrike por, me energji bėrthamore. Megjithatė, edhe ky projekt nuk e pa kurrė dritėn e diellit.

xhemalekovaci

27


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 21.11.11 8:55

Arma e re amerikane me e shpejte se tingulli


SHBA po provon predha pesė herė mė tė shpejta se tingulli, nė gjendje pėr tė goditur kėdo nė botė brenda 30 minutash

Ushtarakėt amerikanė kanė zbuluar ekzistencėn e njė arme hipersonike, nė gjendje pėr tė goditur shėnjestrėn brenda 30 minutave nė ēdo kėnd tė botės. Mesa duket ka pasur sukses prova e realizuar nga Advanced Hypersonic Weapon (AHW), ose mė saktė Arma e Avancuar Hipersonike. SHBA lėshuan njė raketė nga Haėaii nė ora 11:30 dhe arma mori startin drejt jug-perėndimit, duke pėrshkuar atmosferėn e lartė mbi Paqėsor me shpejtėsi hipersonike, pėrpara se tė godasė shėnjestrėn nė ishujt Marshall, nė rreth 4000 km distancė. Nėse SHBA do tė vendosė tė vendosė nė funksion kėto armė mund tė shmangin sė mbėshteturi te stacionimet e predhave nė vendet e huaja. Ky do tė ishte njė hap i pėrpara pėrpara nga kėndvėshtrimi ushtarak.

Kolonelja Melinda Morgan ka treguar se testi kishte si synim mbledhjen e tė dhėnave mbi aerodinamikėn, sistemin e navigimit, tė drejtimit dhe kontrollit, si dhe mbi teknologjitė e mbrojtjes termike tė predhave. Armėt e reja janė pjesė e projektit ‘Prompt Global Strike’, nė tentativėn pėr t’i dhėnė mjete tė reja forcave tė armatosura. Shkenca e rendit si shpejtėsi hipersonike atė tė mjeteve, qė kalojnė “Mach 5”, ose pesė herė sa shpejtėsia e tingullit: saktėsisht 6.000 km/h. Pentagoni ka investuar 239.9 milionė dollari nė projektin “Global Strike” vetėm kėtė vit, prej tė cilave 69 milionė $ vetėm pėr predhėn e sapotestuar. Bombat “Massive Ordnance Penetrator” do tė pėrdoren mbi bombarduesit “B-2 Stealth” tė drejtuar nga GPS; janė tė mbiquajtura “Big Blu” dhe zotėrojnė 2.5 ton eksploziv, nė gjendje pėr tė shkatėrruar bunkerė tė nėndheshėm tė hapur dhe tunele tė dyshuara se mos zotėrojnė armė shkatėrrimi nė masė.

(AP)


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:23, edituar 2 herė gjithsej

Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 21.11.11 9:00

A e keni pare materialin me te lehte ne bote?



Shkencėtarėt thonė se materiali pėrbėhet nga 99.99 pėrqind ajėr dhe ka njė energji jashtėzakonisht tė lartė pėrthithėse

Eshte krijuar materiali solid mė i lehtė nė botė. Substanca ėshtė e pėrbėrė nga tuba tė hollė metalikė- muret e tė cilave janė 1 mijė herė mė tė holla se ato tė flokėve njerėzore. Shkencėtarėt thonė se materiali pėrbėhet nga 99.99 pėrqind ajėr dhe ka njė energji jashtėzakonisht tė lartė pėrthithėse. Nė tė ardhmen materiali mund tė pėrdoret pėr izolim termik, nė elektrodat e baterive, pėr absorbim etj.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:22, edituar 2 herė gjithsej

Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 21.11.11 9:09

Konfirmohet serish kundershtia e teorise se Ajnshtajnit

Tjeter eksperiment ėshtė bėrė me neutrinot misteriozė

Konfirmohen konkluzionet e jashtėzakonshme qė bien nė kontradiktė me teorinė e relativitetit tė Ajnshtajnit. Kjo, sipas eksperimentit mė tė fundit tė bėrė sėrish me neutrinot misteriozė. Po ata shkencėtarė qė nė fund tė muajit shtator deklaruan se copėza nėn bėrthamore me emrin neutrino ecėn me njė shpejtėsi mė tė madhe se drita, janė shprehur sėrish se, nė eksperimentin e tyre qė tronditi gjithė botėn shkencore, nuk ka asnjė gabim. Nė kėtė pėrfundim kanė dalė sėrish shkencėtarėt pasi kanė kryer njė eksperiment tė dytė me mė shumė masa sigurie.

Rezultatet e tyre tė dėrguara nė ‘ArXiv preprint server’ tė premten nė mėngjes dhe tė dėrguara pėr botim nė ‘Journal of High Energy Physics’, kanė konfirmuar se matjet e mėparshme tė bėra me neutrinon janė shumė tė sakta. Kjo do tė thotė se eksperimenti i bėrė nė Itali, nė Gran Sasso, tregon se neutrinot fluturojnė mė shpejt se drita.

Zbulimi se neutrinot mund tė thyejnė njė nga ligjet mė themelore tė fizikės i ēorientoi shkencėtarėt nė fillim tė shtatorit, kur edhe lajmi u bė publik. Dhe jo vetėm sepse njė teori e tillė dukej se hidhte poshtė teorinė e Ajnshtajnit, atė tė relativitetit special, por nėse rezultati i eksperimenti do tė dilte i vėrtetė dhe i drejtė, atėherė do t’i hapej rruga mundėsisė sė dėrgimit tė informacionit mbrapa nė kohė, duke e mjegulluar edhe mė kėshtu kufirin mes tė shkuarės dhe tė tashmes dhe duke rėnė nė kontradiktė edhe me parimin shkak-pasojė, qė ėshtė njė parim ky thelbėsor.

Fizikani dhe prezentatori i TV, profesor Jim Al-Khalil i universitetit tė Surrej, shprehu mosbesimin e tij qė nė fillim tė njė njoftimi tė tillė, duke deklaruar publikisht se, nėse neutrinot do tė kalonin shpejtėsinė e dritės, ai do tė hante kėmishėn e tij direkt nė TV. Ky, me pak fjalė ka qenė edhe mendimi i shumė shkencėtarėve qė nuk e kanė mbėshtetur njė rezultat tė tillė.

Nė eksperimentin e tyre origjinal, shkencėtarėt e CERN kanė rrezatuar neutrino nga CERN drejt laboratorit tė Gran Sasso dhe si pėrfundim ėshtė parė qė neutrinot kanė mbėrritur nė destinacion nė njė tė miliardėn e sekondės me herėt se nė rastin nėse do tė lėviznin me shpejtėsinė e dritės nė njė vakum. Njė nga mundėsitė e gabimit nė njė eksperiment tė tillė ishte se pulsimet e neutrinos tė dėrguara nga CERN ishin mijėra herė mė tė shkurtra - nė tre nanosekonda - me boshllėqe tė mėdha prej 524 nanosekondash mes tyre.

Nė blogun e tij, njė shkencėtar i fizikės teorike, Mat Sreassler shkroi majin e kaluar, kur rinisi eksperimenti me neutrinot, se pulsime mė tė shkurtra tė neutrinove qė dėrgohen nga CERN nė Gran Sasso do tė bėnin qė tė binte nevoja e matjeve tė formės dhe kohėzgjatjes sė rrezatimit. “Me pulsime mė tė shkurta nuk ke nevojė qė tė dish formėn e pulseve, por vetėm kohėzgjatjen e tyre”, - ka deklaruar shkencėtari. “Dhe gjithashtu, nuk ėshtė e nevojshme qė tė matėsh mijėra neutrino nė mėnyrė qė tė riprodhosh formėn e pulsimeve. Pėr kėtė ėshtė i nevojshėm vetėm njė pulsim i njė numri tė vogėl neutrinosh“, - ka vazhduar ai.

Rreth 20 eksperimente tė tilla janė matur nė Gran Sasso, me njė version tė ri matjeje, qė nga fundi i muajit shtator, pra gjatė javėve tė fundit. Secili nga kėto eksperimente ka tė bėjė me pulsimin e neutrinove qė dalin nga CERN dhe shkojnė drejt Gran Sasso. Shkencėtarėt kanė dalė nė pėrfundimin se edhe nga matjet e reja, pėrfundimi ėshtė i njėjtė: neutrinot mbėrrijnė nė destinacionin e duhur me njė shpejtėsi mė tė madhe se ajo e dritės.

Nė njė deklaratė tė bėrė tė premten, Fernando Ferroni, presidenti i Institutit Italian tė Fizikės Bėrthamore deklaroi: njė matje kaq delikate kėrkon njė nivel shumė tė lartė vėzhgimi dhe hetimi tė fenomenit. Eksperimenti i bėrė nga CERN ka bėrė njė test shumė tė rėndėsishėm tė rezultatit tė eksperimentit tė parė. Pėrfundimi pozitiv i testit na jep mė shumė besim nė rezultatet e dala tashmė dhe tė publikuara nė fund tė muajit shtator. Por, njė rezultat pėrfundimtar do tė dalė vetėm nė rastin e pėrsėritjes sė kėtij eksperimenti nga specialistė tė tjerė nė njė tjetėr laborator nė botė”.

Qė kur njė rezultat i tillė i shpejtėsisė sė neutrinove u deklarua nė fund tė muajit shtator nga shkencėtarėt e CERN, fizikanėt nė tė gjithė botėn kanė botuar dhe kanė dhėnė shumė argumente nė lidhje me kėtė fenomen tė ri, me kėtė rezultat tė ri tė eksperimenteve. Tė tjerė kanė dalė me ide tė reja tė adoptimit tė gjetjeve tė reja nė tėrėsinė e teorisė sė relativitetit special tė Ajnshtajnit. Me gjithė pėrfundimin e eksperimentit tė fundit, kėrkimi i defekteve nė matjen e shpejtėsisė nuk ka pėrfunduar ende nga shkencėtarė tė ndryshėm dhe madje edhe nga vetė shkencėtarėt e CERN, por edhe nga shkencėtarėt e tjerė. Gjithsesi, eksperimentet e reja pritet qė tė nxjerrin tė njėjtat pėrfundime.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:20, edituar 1 herė gjithsej

Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 11 e 23 Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 17 ... 23  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi