Tėrėsisht shkencė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 29.09.11 9:49


''Fotografohet'' materia e erret




Fotografim eshte nje fjale ndoshta e papershtatshme per nje lende hipotizimi i te ciles vetem para pak vitesh bente pjese ne ate vijen e holle qe ndante shkencen me fantashkencen. Tanime kemi provat qe ajo cka pak vite me pare ishte dicka e pa perkufizuar mire, ekziston dhe per me teper efektet e saj jane te dukshme, dhe me ndihmen e kompiuterave edhe te "fotografueshme".



Konceptit te lendes se erret iu kushtua rendesi rreth viteve 60 (edhe pse hamendje ishin hedhur qysh me 1930) pasi u verejt se masa e universit te dukshem nuk ishte ne gjendje te shpjegonte faktin e nje universi te qendrueshem. Faktikisht masa e yjeve dhe galaksive qe ne shohim nuk permban nje force gravitacionale aq te madhe sa te beje te mundur mosshkaterrimin e universit, neqofte se do te ekzistonte vetem kjo lende galaksite do te shperndaheshin ne drejtime te ndryshme njera nga tjetra. Megjithate kjo nuk ndodh dhe per kete arsye u hodh koncepti i lendes se erret, masa e te ciles do te formonte sipas teorive rreth 80% te mases se universit, ndoshta dhe me shume. Megjithate nje nga karakteristikat e kesaj lende ishte fakti se ishte e pamundur te shihej.

Tani fale teknikave te terthorta eshte arritur te fotografohen efektet e kesaj materie duke krahasuar fotot e nje perplasjeje midis dy grumbuj galaksish te marra nga teleskopet Hubble dhe Chandra.

Per te arritur ne kete rezultat kerkuesit kane shfrytezuar tekniken e lentes gravitacionale. Kjo teknike konsiston ne faktin se nje objekt me mase te madhe (psh. nje vrime e zeze) deformon rrezet e drites tamam si nje lente, pikerisht sic tregohet ne figure. Duke verejtur fotot e marra nga teleskopet eshte arritur te verehet se ka nje ndryshim te lehte por te dukshem ne keto foto qe shpjegohet ne baze te principit te lentes gravitacionale. Duke qene se ne grumbujt e galaksive nuk ndodhen vrima te zeza te nje madhesie te tille sa per te shpjeguar devijimin e madh te drites (ekzistenca e nje vrime te zeze te tille do te sillte orbitimin rreth saj te galaksive), eshte materia e erret ajo qe eshte shkaketare per kete proces. Keshtu duke llogaritur forcen gravitacionale te nevojshme per efektin e madh te lentes u zbulua se masa e dobet yjeve nuk eshte ne gjendje ta beje kete gje. Eshte vetem terheqja gravitacionale e lendes se erret qe shpjegon perthyerjen e madhe te rrezeve te drites.

Lenda e erret ne figure eshte e shenuar me blu, ndersa me te kuqe jane shenuar gazrat e ngjeshur dhe te nxehte qe shfaqjen gjate perplasjes.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 19.10.11 9:26, edituar 4 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vetėm shkencė

Mesazh  Gon! prej 29.09.11 10:25


Zbulimi i planetit mė tė vjetėr mahnit shkencėtarėt!




Astronomė amerikanė dhe kanadezė kanė zbuluar planetin mė tė vjetėr i cili rrotullohet rreth dy yjeve nė konstelacionin e Akrepit. Ai ėshtė tepėr i ndryshėm nga Toka dhe planetėt e tjerė qė sillen rreth Diellit dhe kjo mund tė jetė shenjė se kemi tė bėjmė me njė kategori tė panjohur mė parė planetesh nė atė rajon tė kozmosit. Toka dhe Sistemi Diellor janė relativisht tė rinj, vetėm 4 miliard e gjysėm vjet, krahasuar me rreth 14 miliardė vjet tė moshės sė universit. Mirėpo astronomėt kanė zbuluar njė planet gati po aq tė vjetėr sa kozmosi. Studiuesi nga Universiteti Shtetėror i Pensilvanisė, Steinn Sigurdsson, thotė se planeti ėshtė 13 miliard vjeē dhe ėshtė formuar kur universi ndodhej ende nė fazat e hershme.

"Mendoj se planeti qė kemi zbuluar, ėshtė mostėr e brezit tė parė tė planeteve tė universit, tė krijuara nė galaksinė tonė shumė, shumė mė herėt se tė krijohej Dielli", thotė astronomi.

Planeti ėshtė gjigand si Jupiteri, megjithatė 2 herė e gjysėm mė i madh dhe ndodhet 5 mijė e 600 vjet-dritė larg, si dhe nė njė distancė tė madhe nga yjet rreth tė cilėve rrotullohet: pėr njė rrotullim atij i duhen rreth 100 vjet tokėsorė.Planeti nuk duket nga Toka, por shkencėtarėt e zbuluan jo drejtpėrdrejtė, por duke vėzhguar njėrin prej yjeve, rreth tė cilėve rrotullohet, pėrmes njė radio-teleskopi nė Tokė dhe teleskopit orbital Hubble.

"Ky ėshtė njė zbulim mahnitės", thotė Alan Boss, ekspert nė studimet mbi krijimin e planetėve.

Ai shton se mosha e 13 miliardė-vjeēare e planetit bėn qė ai tė jetė unik ndėrmjet rreth 100 tė tillėve qė janė zbuluar shumė mė afėr sistemit tonė djellor viteve tė fundit.

"Ėshtė fjala me sa duket pėr yje jo mė tė vjetėr se Dielli ynė, por nė kėtė rast, planeti mund tė jetė krijuar, jo vetėm si njė planet gjigand prej gazi, por edhe si i banueshėm, ku jeta mund tė jetė zhvilluar e zhdukur para miliarda vjetėsh, shumė kohė para se ne tė bėheshim pjesė e kėsaj galaksie", thotė zoti Boss.

Grumbulli i trupave qiellorė ku bėn pjesė planeti, ėshtė aq i vjetėr sa nė tė nuk gjenden elemente tė rėnda, tė tilla si hekuri, qė ėshtė krijuar me shumicė mė vonė nė pėrbėrje tė yjeve. Elemente tė tilla ndodhen nė pėrbėrje tė Tokės dhe planeteve tė tjera tė Sistemit Diellor.Disa astronomė e kanė mbėshtetur tezėn se nė gjirin e tė ashtuquajturve ”grumbuj yjesh sferikė” nuk mund tė bėjnė pjesė planete, tezė e cila ishte mbėshtetur edhe nga tė dhėnat e grumbulluara nga teleskopi Hubble nė vitin 1999. Ky i fundit nuk arriti tė zbulonte asnjė planet tė tillė nė grumbujt e largėt tė yjeve, por me sa duket kishte kėrkuar nė drejtim tė gabuar.Zbulimi i fundit mbėshtet teorinė e njė makanizmi alternativ tė krijimit tė planeteve. Trupat e Sistemit Diellor e me sa duket, shumė planetė tė tjerė, mendohet se janė krijuar gjatė miliona vjetėve nga grumbullimi i materies si rezultat i tėrheqjes gravitacionale tė thėrmijave tė pluhurit kozmik dhe shkrirjes me grumbuj tė tjerė. Por eksperti i astronomisė Alan Boss, thotė se me sa duket planetet mund tė krijohen jo vetėm nga elementė shkėmborė, por edhe nga gazrat.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 19.10.11 9:18, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 29.09.11 10:43

Si krijohen planetet?



Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vene ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas ketij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. Ky proces kalon ne 4 etapa kryesore.

1-
Ngjeshja e pluhurit

Ne efektin e force qendersynuese (centrifugale) reja e pluhurit qe rrotullohet rreth nje ylli fillon te ngjishet ne qender, duke u ralluar gjithnje e me shume ne periferi te saj. Edhe pse forca e gravitetit midis ketyre kokrizave eshte shume e vogel pas disa mijera vitesh ato arrijne te bashkohen me njera tjetren duke formuar gure te vegjel ne madhesine e nje topi golfi.

2- Shfaqja e protoplaneteve

Me shfaqjen dhe rritjen e gureve te vegjel, forca e gravitetit fillon te hyje ne loje. Guret ose blloqet e gureve me te medhenj fillojne te terheqin drejt vetes ata me te vegjel, duke krijuar keshtu te ashtuquajturit protoplanete. Keta te fundit do te terheqin rreth vetes te gjitha thermijat qe do te gjejne ne orbiten e tyre rreth yllit qendror. Krijohen keshtu hapesira boshe ne rene e madhe te pluhurit. Keto hapesira do te percaktojne orbitat e planeteve te ardhshem.

3-
Formimi i planeteve

Blloqet e paqendrueshme fillojne te perplasen midis tyre duke u shkrire keshtu ne nje planet te vetem. Masa e madhe qe kane fituar planetet i ben ata te terheqin edhe gazin qe ndodhet perreth duke krijuar keshtu atmosferen e tyre.

4- Krijimi i sistemit

Per shkak te mungeses se materies, pas disa dhjetra miliona vitesh planetet ndalojne se evoluari, orbitat e tyre stabilizohen dhe sistemi merr formen e tij perfundimtare. Nje sistem i ri u krijua.

Edhe pse idete e krijimit te planeteve nga nje re gazi dhe pluhuri jane hedhur qe ne shekullin e 18 nga Laplas, zbulimet e reja vazhdojne te plotesojne modelin baze, i cili behet gjithnje e me shume bindes dhe i sakte.

Sipas: Science&Vie


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 18.10.11 15:40, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 29.09.11 13:17

Zbulohet uje ne Mars!



Zbulimi mund te cilesohet si nje prej me te rendesishmeve te dekades se fundit. Feniksi, sonda qe po analizon trulllin e polit verior te Marsit, ka gjetur prova te drejtperdrejta qe vertetojne prezencen e ujit ne kete planet. Prova te terthorta (pamje krateresh etj.) per ekzistencen e ujit ne Mars ishin sjelle dhe nga sondat e tjera qe kane vizituar planetin e kuq, por kesaj rradhe eshte arritur te fotografohet vete akulli i siperfaqes marsiane.

Nen shtresen e germuar nga sonda eshte zbuluar nje material i bardhe ne gjendje te reflektoje driten. Ne fotot e mara ne nje distance prej 4 ditesh, nga 15 qershori ne 19 qershor, nje pjese e ketij materiali eshte zhdukur, fenomen i pershtatshem vetem me akullin e ujit. Ne fillim mendohej se lenda qe reflektonte driten te ishte e perbere nga kripera minerale te ndodhura ne planet, megjithate asnje kripe nuk shfaq nje sjellje te tille.

"Eshte me nje krenari dhe kenaqesi te madhe qe sot u deklaroj se kemi gjetur prova qe materiali i ngurte me ngjyre te bardhe eshte me te vertete akull uji dhe jo ndonje substance tjeter", deklaroi drejturesi kryesor i Feniksit Peter Smith i Universitetit te Arizones.

Misioni ka instrumentet e duhura per te vazhduar me tej kerkimet e tij dhe per te percaktuar nese nen siperfaqen e polit marsian mund te jete krijuar ndonjehere jeta. Misioni vazhdon …

Burimi dhe Foto: NASA


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 18.10.11 15:41, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 10.10.11 11:19

Jeten ne Mars mund ta kemi shpene Ne!



Pas sukseseve te korrura ne fillim te misionit sonda Feniks qe ka si qellim te studioje mundesine e shfaqjes se jetes ne Mars, eshte duke hasur veshtiresite e para me dheun e planetit te kuq. Megjithate pervec problemeve teknike te Feniksit, studiuesit e Nasas jane duke u shqetesuar per nje problem edhe me kompleks.

Si pasoje e kerkimit te vazhdueshem te jetes ne Mars sondat hapesinore, mundet te kene transportuar forma jete nga toka, te cilat mund te jene perhapur ne Mars. Ne nje shkrim te disa muajve me pare raportohej se Nasa i kishte shpallur “lufte” baktereve te ndodhura ne laboratoret e saj dhe ishte duke bere perpjekje te medha per te sterilizuar mjetet e sondave hapesinore.

Megjithate sic e kane treguar edhe testet e fundit e kryera ne laboratoret e Agjensise Hapesinore Amerikane, sterilizimi i perkryer eshte i pamundur. Pas nje operacioni te zhvilluar ne disa faza NASA arriti te ulte dendesine e faunes bakteriale nga 100 000 baktere per meter katror (po flasim per laboratore shkencore, mendoni pak sa mund te ndodhen ne pllakat e shtepise!), ne 26 000 baktere per meter katror. Dhe ky eshte nje limit pertej te cilit nuk mund te shtyhemi pasi demtohen pjeset mjaft delikate te sondave.

Problemi komplikohet akoma me shume nese mendohet se ne kontrollin e kryer midis 193 specieve te baktereve te gjetura, 13 ishin te panjohura per shkencen deri me sot.

Normalisht, probabiliteti qe keto baktere te kene mbijetuar udhetimit ne hapesire, temperaturave ekstreme, dhe mbi te gjitha rrezatimit ultravjollce te rrezeve djellore, eshte mjaft i vogel. Speciet qe arrijne te mbijetojne ne keto kushte jane te rralla. Megjithate aftesite e mbijetuese te baktereve jane me se te njohura dhe keto specie edhe pse te rralla ekzistojne. Behet fjale per shembull per Bacillus pumilus nje specie mjaft e perhapur dhe qe eshte ne gjendje te mbijetoje edhe nen kushtet atmosferike te planetit te kuq.

Kontrolli qe i behet sondave te sotme eshte mjaft i rrepte, megjithate sondat si sovjetiket Mars 2, Mars 3 amerikanet Viking 1, Viking 2 dhe shume misione te tjera te derguara per eksplorimin e Marsit, nuk ju ishin nenshtruar te njejtave kontrolle.

Per ti u pergjigjur perfundimisht pyetjes se si do te dallojme jeten (eventuale) marsiane nga ajo tokesore, studiuesit jane akoma duke punuar. Pista me e mundshme eshte fakti se neqofte se gjendet jete ne planetin e kuq, kjo e fundit duhet tu jete pershtatur kushteve atmosferike te ketij planeti dhe si rrjedhoje duhet te shfaqe ndryshime nga format e jetes ne Toke. Megjithate, problemi mbetet ende i hapur, dhe ajo cka vetem disa dhjetevjecare me pare mund te dukej si i fundit i problemeve, sot eshte nje nga shqetesimet kryesore.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 18.10.11 15:43, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 10.10.11 11:28

Nje nga celesat e jetes ne Toke “i fshehur” ne 250 km thellesi.



Disa shkencetare te Universitetit te Bonit ne Gjermani, kane treguar se pa majoritin, nje mineral i afte te magazinoje oksigjenin ne thellesi te Tokes, planeti yne do te kthehej ne nje shkretetire te paane.

Ne nje thellesi prej rreth 250 km nga siperfaqje e tokes, trysnite dhe temperaturat jane teper te larta dhe materialet qe perbejne mantelin tokesor shkrijne. Oksidi i hekurit (FeO) qe ndodhet ne mantel, peson atehere nje transformim kimik, gjate te cilit oksigjeni qe ai permban ne nje fare menyre behet me aktiv, clirohet dhe fiksohet ne majoriti, mineral i ndodhur vetem ne keto thellesi.

“Sa me e larte te jete trysnia, aq me teper oksigjen majoriti eshte ne gjendje te “magazinoje”, shpjegon profesori Kristian Balhaus (Christian Ballhaus) i institutit te mineralogjise te Universitetit te Bonit. Duke u bashkuar me majoritin, oksigjeni e gjen veten ne nje fare “ashensori” qe i drejtohet shtresave te siperme te mantelit. Duke iu afruar siperfaqes, trysnia (presioni) ne brendesi te mantelit zvogelohet: majoriti shperbehet dhe clirohet oksigjeni. “Ai ndodhet ne afersi te siperfaqes se Tokes, gati per te hyre ne reaksione oksidimi qe jane ne te rendesishme per jeten” shton profesori Balhaus.

Ne Toke duke u cliruar ne menyre te vazhdueshme oksigjen, ky i fundit bashkohet me hidrogjenin dhe formon ujin, pa te cilin Toka do te qe nje planet i papershtatshem per jeten.

“Planetet qe nuk arrijne nje fare madhesie nuk kane, sipas rezultateve te studimit tone, asnje mundesi per te formuar nje atmosfere te qendrueshme dhe te pasur me uje”, shpjegon Arno Rohrbak (Arno Rohrbach) student ne teze ne Institutin e mineralogjise. “Ne keto planete, trysnia ne brendesi te mantelit eshte e pamjaftueshme per te magazinuar oksigjene ne shkembinj, nga ku me pas te lirohet ne siperfaqe”. Per me teper, sa me i madh te jete nje planet, aq me shume aftesia e tij per te magazinuar nxehtesi rritet; proceset qe ndodhin atehere ne mantel kane nje kohezgjatje me te madhe dhe jane me te dendur.

Per shembull, Marsi me rreth 7000 kilometer diameter (diametri i Tokes eshte rreth 12700 km) eshte ftohur shume me shpejt se Toka. I ftohur qysh prej kohesh ne mantelin e tij nuk ka me levizje. “Manteli i tij ka humbur gjithe aftesite per te transportuar oksigjenin dhe per krijuar nje atmosfere te pasur me uje”, perfundon profesori Balhaus.

Zbulimi eshte mjaft i rendesishem qofte per te analizuar proceset e ndryshme qe cuan ne shfaqjen e jetes ne Toke, qofte per te studiuar dhe klasifikuar ekzoplanetet qe mund te kene karakteristika te pershtatshme per formimin e nje atmosfere dhe per mundesine e ekzistences se jetes.




Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 18.10.11 15:44, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 17.10.11 15:29

Shkrirja e akujve tė Arktikut, befasuese!



Qendra Amerikane e tė Dhėnave pėr Dėborėn dhe Akujt, nė Boulder tė Kolorados, ėshtė njė nga 40 qendrat nė mbarė botėn qė vėzhgon dhe mbledh tė dhėna pėr ndryshimin e akujve nė pole. Shkencėtarėt thonė se kėtė verė shkrirja e akujve nė Arktik ka qenė befasuese.Nė kėto shtresa tė akullta, flokėt e borės vezullojnė si diamantė. Shkencėtarėt thonė se kėto vezullime janė gjurma qė i jep shpjegim pyetjes se pse njė zonė nė Veriperėndim pėrreth Arktikut, hapet dhe venbanimet e arinjėve polarė po zvogėlohen. Kur shkencėtarėt e mbledhin borėn, e shkrijnė, e derdhin diku e mė pas nxjerrin tė dhėna prej saj nėpėrmjet disa mikro filtrave specialė, ata vėnė re se pikėla tė zeza karboni. Kėto pikėla tė zeza karboni janė bloza e arktikut.

Shkencėtarėt po vėzhgojnė burimet industriale qė e shkaktojnė kėtė blozė nė Amerikėn e Veriut, Europė, Rusi dhe nė masė tė madhe nė Azi. Shkencėtari Steven Warren shpjegon: “Karboni i zi grumbullon rezet e diellit, duke shkaktuar ngrohjen, pavarėsisht se karboni ėshtė nė atmosferė apo nė borėn qė ne studiojmė”. Pamjet e marra nga sateliti kėtė muaj, tregojnė se akulli nė Arktik ka rėnė nė nivelet mė tė ulta qė kur shkencėtarėt nisėn tė analizojnė tė dhėnat nė vitin 1979.

Mark Serrez ka kohė qė merret me studime nė Qendrėn Amerikane tė tė Dhėnave pėr Borėn dhe Akujt. “Deri nė vitin 2006 , shkrirja e akullit ka qėnė pak mė tepėr se sa 9 pėr qind pėr ēdo dhjetvjeēar. Kjo ėshtė e barabartė me rreth 100 km katror nė vit, e qė nuk ėshtė shumė. Ajo qė ndodhi nė 2007, ėshtė befasuese”. Serrez krahason pamjet e Arktikut tė marra nga sateliti nė shtatorin e vitit tė kaluar, me pamjet e marra kėtė muaj. “Gjatė viteve ne kemi patur kėtė ulje tė pėrgjithshme. Pamjet nė tė djathtė tregojnė sipėrfaqen e detit tė akullit mė 9 shtator tė kėtij viti, dhe mendoj se ėshtė qartėsisht e krahasueshme me atė ēka shohim kėtu nė tė majtė, ndryshimet nga viti nė vit. Ėshtė befasues se sa shumė akull ėshtė shkrirė kėtė vit”. Studimet parashikuese klimatike e kanė theksuar vazhdimisht shkrirjen e akujve nė Arktik si pasojė e rritjes sė temperaturave globale. Serrez thotė se tė dhėnat tregojnė se shkrirja e akujve po ndodh 30 vjet mė herėt nga sa ėshtė parashikuar.


Marre nga: VOA-shqip
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 17.10.11 15:33

Djepi i njė Toke tė re!



Ylli i ndodhur ne qender te sistemit diellor HD 112766, 424 vjet drite larg nesh, ka pothuajse te njejten madhesi me Diellin dhe ka nje moshe prej 10 milion vitesh, nje moshe me se e pershtatshme per formimin e planeteve te ngurte ne gji te diskut prej pluhuri te nxehte qe e rrethon. Astronomet amerikane te universitetit Xhon Hopkins qe kane vezhguar kete disk nepermjet teleskopit hapesinor Spitzer, jane te bindur qe ai mund te kthehet ne djepin ideal te nje planeti te ngjashem me tonin. Per te “fituar” kete titull, ky sistem permbush disa kritere te rendesishme.

Kriteri i pare: Distanca qe e ndan nga ylli i vet. Disku i pluhurit, pra zona ku mund te formohen planetoidet dhe me pas planetet, ndodhet ne te ashtuquajturen “zone te banueshme”, as shume prane as shume larg nxehtesise se leshuar nga ylli i vet.

Kriteri i dyte: mosha e sistemit HD113766. Sipas Carey Lisse dhe kolegeve te tij sistemi eshte tamam ne fazen e prodhimit Duke analizuar materialet qe e perbejne kete sisteme nepermjet nje spectrometri infratekuq, studiuesit kane arritur ne perfundimin se materialet qe e perbejne kete disk nuk jane materiale te lehta te leshuara ne hapesire nga ylli i tij, dhe as materiale te renda te ngjashme me ato te planeteve, ku shkembinjte dhe metalet jane te ndara.

Materialet e ndodhura ne disk jane ne nje faze te ndermjetme, gje qe do te thote se nje planet i ngjashem me marsin ose me i madh mund te jete duke u forcuar.

Sipas:
Nouvel Observateur
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 17.10.11 16:01

Projektet hapesinore europiane 2015-2025!



Agjensia Hapesinore Europiane (ESA) ka publikuar perzgjedhjen e programeve shkencore per te cilat do te ndermeret nje faze studimesh (assessment study). Kjo faze qe do te kryhet ne bashkepunim me agjensite hapesinore dhe kompanite industriale do te zgjase rreth 1 vit, dhe do te perzgjedhe dy misionet kryesore te Cosmic Vision 2015-2025.
Nder 50 misionet e propozuara nga komuniteti shkencor, veren e kaluar, ja cilat prej tyre kane arritur te kalojne fazen e pare te seleksionimit:

- ne kuadrin e studimeve te Sistemit Diellor: Laplace (Jupiter), Tandem (Saturn, Titan, Encelade), (hapesira e afert me Token), Cross-scaleMarco-Polo (Asteroidet);

-ne kuadrin e studimeve astronomike: Plato (ekzoplanetet), Spica (observator hapesinor me drite infratekuqe), XEUS (observator hapesinor me rreze X)


Laplace: studimi i sistemit te Jupiterit



Sistemi i Jupiterit dhe i henave te tij eshte nje sistem planetar ne vetvete. Unike mes henave te tij Europa supozohet te mbaje ne vetvete nje oqean te tere midis shtreses se saj te siperme prej akulli, dhe nerthames se saj prej silikati. Misioni i propozuar synon tu pergjigjet disa pyetjeve rreth mundesise se Europes per te qene e banuar, dhe mbi funksionimin e sistemit planetar ne vetvete. Misioni ka si qellim te leshoje tre baza orbitale per te kryer observime te koordinuara te Europes, te sateliteve te tjere, te magnetosferes se Jupiterit, te atmosferes se tij dhe te struktures se tij te brendshme.

Ne qofte se do te pranohet misioni do te zhvillohet ne bashkepunim me NASA-n


Tandem: misioni i ri drejt Saturnit, Titanit dhe Encelade



Tandem eshte nje mision i propozuar per te zhbiruar dy satelitet e Saturnit (Titanin dhe Enceladen), ne siperfaqe dhe nga orbita e tyre. Duke u bazuar ne pyetjet e ngritura nga sonda Cassini, misioni do te analizoje ne detaj sistemet e Encelades dhe te Titanit, origjinen e tyre, strukturen e tyre te brendshme, evolucionin dhe potencialin e tyre astrobiologjik (mundesine e ekzistences se jetes). Misioni do te perbehet nga dy anije hapesinore, nje satelit orbitues, dhe nje anije mbajtese e afte te mbarte brenda saj dhe t’i depozitoje ne siperfaqen e Titanit nje balone dhe tre sonda. Ne qofte se perzgjidhet edhe ky mision do te zhvillohet ne bashkepunim me NASA – n.
Parashikohet qe nje perzgjedhje e pare do te kryhet midis Laplasit dhe Tandemit, pra midis zhbirimit te Jupiterit ose Saturnit, pasi te konsultohen partneret e huaj.


Cross-scale: studim i thelluar i hapesires perreth Tokes



Cross-scale ka si qellim perdorimin e 12 anijeve hapesinore per te analizuar plazmen (therrmijat e jonizuara) qe rrethojne Token. Matja do te kryhet ne shkalle te ndryshme ne disa pika kyce te hapesires perreth Tokes. ESA do te bashkepunoje me JAXA-n, Agjensia Hapesinore Japoneze ne qofte se vendos te zhvilloje kete projekt.

Marco Polo: Marrje e nje guri prove nga nje asteroid



Ky mision do te kete si qellim karakterizimin ne nivele te ndryshme te nje asteroidi te afert, dhe marrjen e kthimin ne Toke te nje guri provez nga siperfaqja e tij. Misioni do te lejonte studimin e origjines dhe te evolucionit te Sistemit Diellor, te rolit qe kane mundur te luajne dhe qe luajne trupat e vegjel, te origjines se vete Tokes dhe te jetes ne hapesire. Nje satelit qe do te transportoje nje anije ulese dhe pajisje te marrjes se provezes, si dhe nje kapsule rikthimi ne Toke do te jene pajisjet kryesore te ketij misioni, i cili do te mund te zhvillohet ne bashkepunim me JAXA-n ne rast perzgjedhjeje.

Dune dhe Space: lenda e zeze dhe energjia e erret.


Dy propozime jane bere (Dune, dark universe investigator et SPACE, new near-infrared all-sky cosmic explorer) ne lidhje me studimin e lendes se zeze dhe te energjise se erret ne univers. Edhe pse bazohen ne teknika te ndryshme, ato kane te njejtin objektiv shkencor thelbesor. Nje faze studimesh paraprakesh do te kryhet ne pranveren e vitit te ardhshem me qellim perpunimin dhe perzgjedhjen e nje projekti europian per studimin e energjise se zeze.

Plato: Ne kerkim te ekzoplaneteve



Ky zbulues teper i avancuar i ekzoplaneteve do te jete nje mision fotometrie i afte te zbuloje dhe te karakterizoje ekzoplanetet nepermjet metodes se tranzitivitetit, ose nepermjet asaj te matjes se oshilimeve “milimetrike” te yjeve ne qender te ketyre sistemeve ekzoplanetesh. Ai do te jete ne gjendje te observoje planete te gurte rreth yjeve me te shndritshem dhe do te jete me specifik se paraardhesit e tij. Observimet e realizuara nga misioni do te kompletohen nga observime te tjera te bera ne toke dhe ne hapesire, me qellim qe te saktesohet masa e planeteve te zbuluar dhe te mund te studiohet atmosfera e tyre.

Spica, observator hapesinor me rreze infra te kuqe



Spica do te jete nje observator i afte te punoje ne infrakuqin e mesem dhe te larget, fale nje teleskopi te posacem. Misioni do te studioje formimin planetar, funksionimin e Sistemit Diellor, dhe origjinen e universit. Pajisjet e tij, do ti mundesojne ndertimin e kartografie (sistem i gjere hartash) fotometrike te qiellit me precizion te larte, nje analize spektrale dhe koronografine e planeteve dhe te disqeve planetare. Ne rast perzgjedhjeje ky mision do te zhvillohet ne bashkepunim me JAXA-n japoneze.

XEUS: spektroskopi me rreze X e evolucionit te universit




XEUS (X-ray Evolving Universe Spectroscopy), do te jete nje observator hapesinor me rreze X i nje brezi te ri, qe do te kete si synim studimin e ligjeve thelbesore dhe te origjines se universit. XEUS do te mund te eksploroje fushat thelbesore te astrofizikes bashkekohore: rritjen e vrimave te zeza super masive, evolucionin hapesinor te galaktikave, evolucionin e strukturave ne shkalle te gjere, gravitetin ekstrem te materies ne kushte ekstreme, evolucionin dinamik te plazmave kozmike dhe kimine kozmike. XEUS do te vendoset ne nje orbite rreth L2, pikes se dyte te Lagranzhit (per ata qe studiojne matematike), nen shoqerine e dy sateliteve te tjere, nje satelit pasqyre dhe nje satelit zbulimi, qe do qendrojne pezull ne orbite si nje sistem prej tre trupash.

Partneret e ndryshem nderkombetare kane treguar nje interes te madh per XEUS-in dhe diskutimet do te fillojne rreth fundit te vitit me agjensite e interesuara per te siguruar sa me pare pjesemarrjen e tyre ne ndertimin e studimeve.


Gara filloi…

Te gjitha misionet kandidate hyjne tani ne nje cikel vlerresimi qe do te mbaroje ne 2011. Para fundit te kesaj faze, nje zgjedhje e rendesishme do te kryhet me 2009. Dy misione do te perzgjidhen nga SPC (Science Programme Committee) i ESA-s, dhe leshimet e tyre jane parashikuar respektivisht me 2017 dhe 2018.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.10.11 11:49

NASA bombardon henen



NASA ka bombarduar Henen duke permbyllur keshtu fazen e pare te misionit “Lcross” i cili ka si qellim kerkimin e ujit ne satelitin e Tokes.

Raketa “Centaur” eshte perplasur me kraterin henor Cabeus, ne afersi te polit te jugut henor per te kerkuar rezerva te metejshme hidrike, e ndjekur nga “sonda nene”.

Impakti ka ndodhur me nje shpejtesi me te madhe se 7 mije kilometer ne ore rreth ores 7:33 (13:33 me oren tone lokale), me disa minuta vonese nga orari i parashikuar, duke ngritur nje re pluhuri henor.

Sonda pati vetem kater minuta kohe per te filmuar dhe fotografuar efektet e impaktit nepermjet pajisjeve qe gjendeshin ne bord, per te kerkuar avuj ujore ose fragmente akulli ne rene e detriteve te ngritura nga shperthimi.

Misioni spektakolar mund te konfirmoje rezultatet e sondes indiane “Chandrayaan-1”, qe ka zbuluar gjurme uji ne siperfaqen henore.

Marre nga:
top-channel.tv
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 19.10.11 9:25

Ēmimi i mjekesise i jepet babait te fekondimit “in vitro”





Ēmimin Nobel pėr Mjekėsinė nė vitin 2010 e ka marrė babai i fekondimit artificial, Robert Edwards. Komiteti i Nobelit deklaron se Edwards eshte vleresuar “per zhvillimin e trajtimit te fekondimit njerezor in vitro. Zbulimet e tij kane mundesuar trajtimin e problemeve te sterilitetit qe prekin nje perqindje te madhe te njerezimit dhe me shume se 10% te cifteve ne bote“.

Edwards kerkimet per fekondimin in vitro i ka filluar me 1960. I ndihmuar nga Patrick Sheptoe, i vdekur me 1988, ai tentoi te kalonte nga eksperimentet ne praktike, por autoritetet britanike i prene financimet mbi kerkimet e tij, teper te kundershtuar ne ate epoke. Vetem fale financimeve private Edwards mundi te vazhdoje eksperimentet mbi fekondimin in vitro.

Nga transferimi i embrionit te pare ne miter deri ne arritjen e nje lindjeje me kete teknike u deshen te kalonin plot 7 vjet. Ishte Louise Joy Brown, femija i pare “epruvete” qe lindi me 25 korrik 1978.
Ne ditet e sotme teknika eshte permiresuar se tepermi dhe progresi i teknologjise ka mundesuar nje sukses per 20-30% te fekondimeve in vitro. Studimet afatgjate vertetojne se femijet e lindur fale kesaj teknike kane nje jete po aq te shendetshme sa edhe femijet natyrale. Deri me sot kane lindur 4 milion femije fale studimeve te E. Edwards.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 31.10.11 14:48

"Civilizimi i jetes ne Univers dhe tipat e tyre"



Kur ne shohim ne hapesire per jete alienesh,nuk shohim, per njerez te vegjel jeshil, por shohim, per Tipin 1, Tipin 2, Tipin 3 te civilizimeve.

Tipi 1 i civilizimit eshte ai tip, qe ka force Planetare, qe kontrollon planetin e vet duke perfshire, Vullkanet, Termetet, Sistemin e Kohes, dhe duke pasur qytete civile mbi oqeane, pra cdo lidhje me kontrollin e planetit, perfshin Tipin 1 te civilizimit.

Tipi 2 i civilizimit eshte ai Yjor, fuqia e energjise planetare shteron, ata fillojne dhe marrin burimin kryesor te energjise direkt nga Ylli. Ky tip nuk perdor makineri konvertimi te energjise, por shpėrthimet diellore, gjithashtu edhe energjia e madhe qe duhet te kene makinerite per te punuar, ky tip e merr nga Ylli i tij. Gjithashtu kur fuqia e Yllit shteron, ata shkojnė dhe kerkojne burime energjie ne Galaktike duke marre fuqinė e miliardave Yjeve.

Si i masim ne dhe me cfare i krahasojme keto civilizime ne nje te ardhme te larget. Atehere ne do perdorim disa programe dhe filma per te bere nje krahasim per llojin e civilizimeve ne te ardhmen dhe realitetin e sakte te fuqise tyre. Per shembull: Buck Rogers korispondon tek Tipi 1 i civilizimeve. Federata Startrek hyn tek Tipi 2 i civilizimeve pasi ne film ne kemi pare, qe kane kolonizuar sisteme Yjore. Starwars bejne pjese ne Tipin 3 te civilizimeve, duke u referuar tek fuqia e tyre kontrolluese ne Galaktike dhe ne Univers, gjithmone sipas filmit.

Tani, c'fare jemi ne ne kete shkalle, c'fare tipi hyjme ne njerezimi i sotem, dhe si klasifikohemi kundrejt tipave me te civilizuar ne te ardhmen.
Ne jemi Tipi 0 i civilizimit dhe nuk arrijme as te klasifikohemi ne shkallet e mesiperme.
Ne nuk e marim energjine tone nga Yjet, Galaktikat, por e marrim ate nga nje planet i vdekur sic eshte i yni, pra e marrim nga nafta dhe gazi, te cilet ne i gjejme thelle ne planetin tone. C'fare kuptojme ne me fjalen (Planet i vdekur)? Shume nga ju mund te me pyesni dhe mund te shtroni pyetjen se pse jemi ne nje planet i vdekur kur ne jetojme ne kete planet, dhe do vazhdojme te jetojme dhe per disa qindra, ose miliona vjet. Atehere e theksoj sepse fjala vdekur vjen si rrjedhoje e burimeve te energjise ketu ne Toke, te cilat heret a vone do te shterojne dhe nuk do jene ne gjendje te plotesojne kushtet e civilizimeve ne te ardhmen, dhe duke mos pasur burime te energjise nga planeti, Tipit 0 (Ne) i duhet nje transformim ne Tipin 1 per te arritur vazhdimin e jetes dhe marrjen e energjise kryesore nga Dielli. Ne mund te bejme nje perllogaritje se kur mund te jemi gati per te bere kalimin nga Tipi 0 ne Tipin 1 te civilizimit, dhe sipas studimeve ky kalim mund te behet perafersisht mbas 100 vjetesh. Cdo here qe ne shofim gazetat, programet ne tv rreth ketij kalimi, apo teknologjise, e ndjejme veten te privilegjuar qe jemi Tipi 0, dhe femijet ose femijet e femijeve tane do te jene deshmi e ketij realiteti kalimtar nga Tipi 0 ne Tipin 1 te civilizimit.

C'fare eshte Bota ne teresi? Bota eshte nje cikel i bashkuar me shtete te medha si Amerika, Kanadaja, Mexika, Anglia, Kina, etj, por pse ? , sepse ne po shofim fillimin e civilizimit te Tipit 1 ne blloqet ekonomike dhe tregtare ne bote. C'fare gjuhe po perdor ky fillim ekonomik i Tipit 1 neper bote?. Kudo qe shkojme neper bote, shohim qe te gjithe flasin gjuhen Anglisht, dhe ne te ardhmen i gjithe planeti jone do jete i tille, te gjithe do flasin gjuhen e tyre por siper asaj do jete Tipi 1 i gjuhes per nje menyre komunikimi global ne planet, dhe kjo gjuhe do jete ndoshta gjuha Angleze. Gjithashtu do kete edhe sistem kulture dhe politike te Tipit 1 kudo ne planet.

C'fare eshte interneti ?. Interneti eshte fillimi i sistemit telefonik te Tipit 1. Keshtu ky transformim Tipesh dhe ndryshimesh eshte nje nga gjerat me te rendesishme e te gjithe koherave. Njerezit qe se duan kete transformim jane Terroristet, ata kane frike se ky transformim eshte nje civilizim planetar i tolerueshem per shume kultura. Ne mendimet e tyre ato e kane frike kete transformim per shkak se jane deshmitare i nje rigjenerimi dhe civilizimi planetar me nje kategori me te avancuar. Ky transformim dhe ndryshim eshte gjithashtu shume i rendesishem , sepse ne nuk jemi te sigurte nese do e kalojme kete prove, pra s'jemi te sigurt nese do arrijme ta kryejme me sukses kete ndryshim nga Tipi 0 ne 1.

Kur ne shohim ne hapesiren e thelle, ne nuk shohim asnje evidence te civilizimeve te Tipit 1, 2 dhe 3. Matematika thote qe duhet te jene me mijra civilizime te ketyre tipeve ne Galaktike. Pse ndodh kjo? Sepse transformimi nga Tipi 0 ne Tipin 1 eshte transformimi me i rrezikshem i te gjithe transformimeve, dhe ne mbase s'ja dalim per faktin qe jemi ne gare me kohen. Ne nje ane ne kemi forcen e integrimit, forcen e tolerances, forcen multikulturore, qe eshte duke u zhvilluar para syve tone. Ne anen tjeter ne kemi armet e shkaterrimit masiv, pra mbushjet berthamore , gjithashtu dhe rritjen e terrorizmit nderkombetar. Nese nje dite ne do te kemi nje Super Anije Kozmike, dhe ne do gjejme nje Planet ne te cilen atmosfera eshte shume e rrezatuar dhe e nxehte per te zhvilluar jeten, ne do te shohim, qe ata se kane bere transformimin e Tipeve nga 0 ne 1.

Tani duke qene Tipi 2 i civilizimit, ti je i pavdekshem. Me termat shkencore asgje nuk mund ta shkaterroje Tipin 2 te civilizimit, edhe vete Supernova nuk mund ta shkaterroje Tipin 2 te civilizimit, sepse teknologjia e Tipit 2 do jete ne gjendje te levize Planetin ne rast rreziku ose te ndaloje te gjitha shperthimet berthamore dhe rrezatimet, qe vijne ne drejtim te Planetit. Mbas nje kohe civilizimi i Tipit 2 behet nje Tip Galaktik dhe ka aftesine per te kontrolluar edhe vete Galaktiken ku ato jetojne.

Nese ne jemi Tipi 3 i civilizimit, ne do jemi ne gjendje per te exploruar Galaktiken tone, por jo duke cuar njerez me anije per te kaluar nga nje Sistem Yjor ne tjetrin, sepse do duheshin miliona vjet per te exploruar Galaktiken tone Milky-way=Rruga e Qumshtit, por menyra per ta bere kete gje eshte, krijimi i nje roboti. Bejme uljen e robotit ne Hene dhe krijojme nje fabrike prodhimi, e cila do prodhonte miliona kopje te robotit ne kete Hene, qe eshte e qendrueshme. Procesi i dyte nis kur te cohen keta robote ne Henat tjera, dhe atje cdo robot individual krijon fabriken e tij te riprodhimit. Duke filluar me 1 robot ne do kemi miliona e miliona, dhe ne fund miliarda kopje, te cilat do perhapen dhe ulen ne Hena te ndryshme, duke pritur transformimin e Tipit 0 te behet Tipi 1.

Sa kohe do na duhet per te pasur nje baze ne Hene per te filluar perpjekjet e transformimit? Ndoshta 100 vjet. Brezi i femijeve te femijeve tane eshte brezi me i rendesishem, qe do jetoje ne Planetin tone. Ne jemi brezat, te cilet do te percaktojme nese do e kalojme transformimin e civilizimeve nga Tipi 0 ne Tipin 1, ose ne do te shkaterrojme veten tone per shkak te arrogances dhe armeve berthamore, te cilat ne i kemi pasur, i kemi, dhe do vazhdojme t'i kemi.


Dr. Michio Kaku
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 31.10.11 14:51

Misioni Kepler. Zbulimi i Planeteve Jashtetokesore me permasat e Tokes



Ky konceptim artistit pershkruan Sistemin Diellor Kepler10 qe ndodhet rreth 560 vite drite larg ne afersi te konstelacionit Mjelma dhe Lira. Kepler ka zbuluar 2 planete rreth ketij ylli. Kepler-10b eshte planeti me i vogel shkembor ose me i vogli jasht Sistemit Diellor. Ky planet, i cili ka nje rreze prej 1,4 here sa ajo e Tokes, rrotullohet rreth yllit te tij, cdo 8 dite. Zbulimi i tij u njoftua ne janar 2011. Ne Maj te 2010, ekipi i Keplerit ka njoftuar per nje tjeter anetar te familjes Kepler-10, quajtur Kepler-10c. Ky eshte me i madh se sa Kepler-10b me nje rreze prej 2,2 here sa ajo e Tokes, dhe rrotullohet rreth yllit te tij, cdo 45 dite.

Te dy planetet mendohen te jene shume te nxehte. Kepler-10c u identifikua nga Teleksopi Kepleri dhe u konfirmua me pas duke perdorur kombinimin e nje teknike te simulimit kompjuterik te quajtur Blender dhe teleskopi hapesinor Spizer. Te dyja keto metoda jane menyra te fuqishme per te vertetuar planetet e sistemit te Keplerit te cilat jane shume te vogla dhe ne nje distanc te larget. Ekipi i Kepler thote se nje pjese e madhe e zbulimve te tyre, do te jene te vlefshme duke perdorur te dyja metodat. Ne rastin e planetit Keplerit-10c, shkencetaret jane 99,998 per qind te sigurt qe sinjali qe eshte zbuluar, eshte i nje planeti qe rrotullohet rreth yllit te tij. Pjese e ketij besimi vjen nga fakti se nje observator me infra te kuqe, pa nje sinjal te ngjashem me ate te qe kishte zbuluar Kepler ne driten e dukshme.


NASA/Ames/JPL-Caltech
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 01.11.11 8:23

Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars



Fotografitė e NASA kanė treguar praninė e depositeve tė reja nė dy lugina tė Marsit, gjė qė sygjeron se uji i lėngėt i ka mbartur sedimentet gjatė shtatė viteve tė fundit. Michael Meyer, i NASA Mars Exploration Program, thotė se "kėto vėzhgime kanė japur deri tani proven mė tė fuqishme se uji ende rrjedh nėpėr sipėrfaqen e Marsit".

Uji i lėngėt, nė krahasim me ujin e ngrirė apo avullin qė dihet se ekzistojnė nė Mars, konsiderohet si i domosdoshem pėr jetė. Kėto zbulime tė reja e bėjnė mė tė mundshme praninė e jetės mikrobiologjike nė planetin e kuq.

Michael Malin, i Malin Space Science Systems, thotė se "forma e kėtyre depositeve ėshtė ēka pritet kur materiali mbartet me ujė qė rrjedh". Ai shton se "[kėto forma] i kanė degezimet tė cilat vazhdojnė nė sipėrfaqe dhe i tejkalojnė pengesat pa problem".

Atmosfera e Marsit ėshtė teper e rralluar dhe e ftohėt pėr ekzistencen ujit tė lėngėt nė sipėrfaqe. Shpėrthimi i ujit nė sipėrfaqe do tė vazhdon nė ngrirje apo avullim tė menjėhershėm. Por, ekziston mundėsia qė uji qė qėndron i lėngėt nė sipėrfaqe kur ėshtė duke mbartur deposite sikur rėrė.

Toni i ngjyrės sė depositit mund tė jetė pėrshkak tė akullit tė vazhdueshem qė krijohet nė sipėrfaqe tė tij. Njė mundėsi tjeter ėshtė prania e kripės nė atė. Prania e pluhurit sipėrfaqėsor nė kėtė rrjedhje do ta shkaktonte ngjyre mė tė erėt tė depozitit.

Malin thotė se "prania e depoziteve tė freskėta tregon se nė disa vende dhe momente, uji i lėngėt ėshtė duke arritur nė sipėrfaqe nga nėntoka dhe duke rrjedhur pėr kohė tė caktuar. Kjo mundėsi bėn pytje se si mbetet i lėngėt uji nėn sipėrfaqe dhe sa ėshtė i pėrhapur ky fenomen, si dhe a ekziston ambient i mjaftueshem pėr jetė. Misionet e ardhme nė Mars do ta zgjidhin kėtė pytje".

Fotografimi i kėtyre dukurive ėshtė bėrė pėrmes Mars Global Surveyor me tė cilin NASA ka humbur kontakt qė nga Nėntori.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 01.11.11 8:26

Teori e re mbi zhdukjen masive tė krijesave nė Permian-Trasik



Zhdukja mė e madhe e krijesave tė gjalla nė Tokė, zhdukja e Permian-it dhe Trasikut, nuk ėshtė shkaktuar nga goditja meteorike, pohon David Bottjer, profesor i Shkencave Tokėsore nė USC College of Letters, Arts and Sciences. Sipas Bottjer, arsyja kryesore pse mė se 90% tė krijesave janė zhdukur para 250 milion viteve ėshtė "Toka e sėmurė".

Sipas studimeve tė fundit, Matthew Clapham, student post-diplomik nė laboratorin e Bottjer, pohon se lloj-llojshmėria e krijesave dhe ndryshimet e mjedisit janė keqėsuar shumė mė pėrpara zhdukjes masive.

Clapham thotė "njerezit mendojnė se kjo zhdukje masive ishte sikur automjeti i cili e godit murrin". Por, Clapham pohon se shenimet gjeologjike tregojnė praninė "shumė milion vjeqare tė stresit mjedisor".

Pedro Marenco, student tjeter post-diplomik nė laborator, ėshtė duke e testuar njė hipotezė se ngrohja e Tokės dhe ngadalėsimi i rrymimeve oqeanike, kanė ndikuar nė zvogelimin e sasirave tė oksigjenit tė absorbuara nga deti dhe krijesat oqeanike. Sipas hipotezes, mikrobet eventualisht i kanė pasuruar ujėrat me sulfid tė hidrogjenit (substancė e helmueshme).

Teoria e sulfidit tė hidrogjenit gjithashtu pėrkrahet nga matjet e ndryshimeve nė koncentrim tė izotopeve tė sulfurit.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 01.11.11 8:34

Neuronet dhe Universi


Njėra ėshtė me mikrometra e gjerė. Tjetra ėshtė me miliarda vjet-dritė. Njėra tregon neuronet e njė truri tė miut.Tjetra ėshtė njė imazh i simuluar i universit. Sė bashku ata sugjerojnė modelet ēuditėrisht tė ngjashme qė gjenden nė fenomene shumė tė ndryshme natyrore.


Mark Miller, njė student i doktoraturės, hulumton pėr atė se si lloje tė vecanta tė neuroneve nė tru janė tė lidhura njėra me tjetrėn. Nga cngjyrosja e fetave tė holla tė trurit tė miut, ai mund tė identifikojė lidhjet me sy. Fotoja mė poshtė tregon tre qeliza neurone nė tė majtė ( dy tė kuqe dhe njė tė verdhė)dhe lidhjet e tyre.


Njė grup i astrofizikantėve pėrdorėn njė simulim kompjuterik tė vitit tė kaluar pėr tė rikrijuar atė se si universi ėshtė rritur dhe evoluar. Fotoja e simulimit tregon njė pamje tė universit tė tashėm qė pėrmban njė grumbull tė madh tė galaktikave tė rrethuara me mijėra yje, galaktika dhe materie tė errėta.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 01.11.11 8:36

Discovery nė pension



Anija kozmike Discovery pėrballet me vonesėn tre javore.
Misioni i fundit i anijes kozmike Discovery ėshtė shtyrė pėrsėri pėr shkak tė njė rrjedhje tė karburantit.
Pas 26 viteve shėrbimi, automjeti do tė bėjė njė fluturim tė fundit pėr nė Stacionin Ndėrkombėtar tė Hapsirės para se tė dalė nė pension nė njė muze.
Agjencia tani ėshtė duke planifikuar njė nisje mė 30 nėntor, pėr tė dhėnė kohė tė mjaftueshme pėr tė rregulluar rrjedhjen.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 01.11.11 8:42

ADN Sistemi pėr tė gjithė jetėn nė tokė!



Ēdo specie, nga i zhdukuri deri te ata qė tanimė vecse lulėzojnė, ėshtė vendosur pėr tė marrė vetė barcode-in e saj tė ADN-sė nė njė pėrpjekje pėr tė ndjekur mė mirė ato qė janė tė rrezikuara, si dhe tė atyre qė dėrgohen pėrtej kufijve ndėrkombėtarė, si ushqim ose produkt konsumimi.



Hulumtuesit shpresojnė pajisjet celulare do tė jenė nė gjendje qė njė ditė tė lexojnė kėto vija me barkode digjitale me ngjyra ylberi - si skaner supermarketi - tė identifikojnė llojet e ndryshme nga testimi i mostrave tė indeve nė vend dhe krahasimin e tyre me njė bazė tė dhėnash dixhitale.

Barkodi Ndėrkombėtare i Life Project (IBOL), i cili thotė se ėshtė biblioteka e parė nė botė qė i'u referohet barcodeve tė ADN-sė dhe projekti mė i madh i biodiversiteteve nė botė, ėshtė duke u ndėrtuar nga shkencėtarėt duke pėrdorur fragmente tė AND-sė pėr tė krijuar njė bazė tė dhėnash tė tė gjitha formave tė jetės.

"Ajo qė ne jemi duke u pėrpjekur tė bėjmė ėshtė tė krijojmė kėtė bibliotekė globale tė barkodeve tė ADN-sė- copra, copra tė vogla tė ADN-sė - qė na lejojnė tė identifikojmė llojet.” Theksoi profesori Alex Smith, asistent i ekologjisė molekulare nė njė Universitet nė Toronto.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 01.11.11 8:49

Si ke ardhur nė punė sot? Me Shweeb



E dobishėm, argetuese dhe ekologjik. Quhet Shweeb dhe ėshtė monoshina me pedala e parė nė botė.

Imagjinoni te pedaloni tė “varur”nė njė monoshinė mbi qytet. Nė praktik mund tė revolucionoje trafikun e qytetit: nė krahasim me bicikletėn lodhesh me pakė, nuk ke rezik aksidenti me makina dhe motocikleta, nė rastė shiu je i mbuluar, ndotja ėshtė zero, dhe mund ti themi lamtumir palestrės sepse gjimnastiken ditore e bėni kėtu.


Ideja vjen nga Zelanda e Re, dhe ėshtė njė nga pesė fituesit e iniciativės Google. Projekti 10 (100), ėshtė njė konkurs me ideja me “objektiv tė ndryshojn botėn”.

Ky konkurs ka dhėnė 10 milion dollar tė destinuara pėr zhvillimin e pesė idejave nga mbar bota. Kanė ardhur 150.000 ideja nga gjithė bota. Pesė fituesit janė zgjedhur javėn e kaluar, mbas njė procesi me votim publik.



Shweeb do tė marr 1 milion dollar pėr tė zhvilluar iden dhe tė transformohet nė njė sistem transporti. Nė kėtė moment egziston veē njė prototip i gjatė 200 metra nė njė park nė Zelanden e Re, nė tė cilėn kapsulat transparente arrin tė kenė njė shpejtėsi prej 50km/h.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 01.11.11 8:54

Peshqit qė kultivojnė ushqimin e tyre



Ekipi hulumtues nga Kyoto University nė Japoni, nga Shkolla Post-Diplome e Studimeve tė Njeriut dhe Ambientit, ka zbuluar njė lloj tė peshkut i cili kultivon ushqimin e vet, algat polisifonia, nė korale.

Udhėheqėsi i ekipit, Hiroki Hata, deklaroi se lloji i peshkut Stegastes nigricans dhe alga polisifonia janė tė varuna nga njėra tjetra.

Raste tjera tė kultivimit nė natyrė janė ato tė bubrecave tė zezė dhe bardhė tė cilėt rrisin lloje tė ndryshme kėrpurdhave.

Shkencėtarėt kanė zbuluar qė kur polisifonia fillon tė rritet nė njė hapėsirė, peshqit sigurohen qė mjedisi tė jetė i favorshėm pėr zhvillimin e tyre duke i larguar algat tjera.

Nėse peshqit largohen nga ajo hapėsirė, algat polisifonia vdesin pėrshkak tė algave tjera.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 01.11.11 13:43

Kanada, zbulohet mekanizmi qe mund te bllokoje kancerin

Proteina kyē pėr tė bllokuar procesin tumorial ėshtė “S1000A10”, qė gjendet nė sipėrfaqen e makrofageve.



Njė studim i njė grupi kanadez, i publikuar nė “Cancer Reserch”, mund tė rezultojė si zbulimi mė i rėndėsishėm i shekullit. Bėhet fjalė pėr mekanizmin pėr tė bllokuar zhvillimin e tumoreve, duke ndaluar shndėrrimin e qelizave tė shėndetshme nė qeliza neoplastike. Kyēi duhet tė jenė makrofaget, qeliza primare tė mbrojtjes sė organizmit, qė tėrhiqen nė membranėn tumorale dhe “riprogramohen” pėr tė qenė tė aftė tė kundėrshtojnė pėrhapjen e tė keqes nė organizėm. Faktikisht do tė mjaftonte tė bllokohej veprimi i njė proteine, qė gjendet nė makrofage, pėr tė ndaluar riprodhimin e qelizave tumorale.

Proteina kyē pėr tė bllokuar procesin tumorial ėshtė “S1000A10”, qė gjendet nė sipėrfaqen e makrofageve. Nėse bllokohet, ndėrpret mbėshtetjen e kėtyre qelizave ndaj atyre tumorale. Pa mbėshtetjen e makrofagėve tumori nuk rritet. “Kjo proteinė – pohon David Waisman i Departamentit tė biokimisė dhe biologjisė molekulare tė qendrės sė kėrkimit mbi kancerin nė “Dalhousie University” tė Kanadasė – vepron si njė palė gėrshėrė, qė presin pėrmbajtjen-barrierė qė krijohet rreth tumorit”. Hapi i ardhshėm i studiuesve do tė jetė zbulimi i funksionimit ekzakt tė proteinave “S100A10”, pėr tė gjetur elementė farmaceutikė nė gjendje pėr tė bllokuar veprimin.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 02.11.11 14:31

Zona banueshme e nje planeti eshte dramatikisht me e madhe rreth nje ylli Xhuxh te Kuq



Zona qe mbeshtet ujin e lengshem mund te jete 30 per qind me e madhe se sa mendohej me pare, shprehen astrobiologjistet.

Duke kerkuar per planete te ngjashem me Token, astrobiologjistet shprehen se nje planet duhet te mbeshtesi ujin e lengshem ne menyre qe te evuloi jeta. Pra, keto planete duhet te kene nje temperature ne varg relativisht te ngjashem me ate qe ekziston ne Toke. Mendimi i pergjithshem eshte se keto kushte mund te ekzistojne vetem ne nje distance te caktuar nga ylli, e ashtuquajtur zona e banueshme.

Ne sistemin tone diellor, zona banueshme shtrihet nga rreth 0,7 ne 3 AU, afersisht nga orbita e Venusit ne rreth dy here ne ate te Marsit.

Gjithesesi percaktimi i madhesise se zones se banueshme rreth nje ylli nuk eshte i drejtperdrejte. Natyrisht, madhesia dhe temperatura e yllit jane vendimtare, por me shume varet nga kushtet e vete eksoplanetit, duke pasur parasysh se sa drite reflektohet ne hapesire dhe sa ne terrenin e exoplanetit.

Manoj Joshi ne Qendren Kombetare per Shkencen Atmosferike, ne Mbreterine e Bashkuar, dhe Robert Haberle ne Qendren Kerkimore Ames te NASA prane San Francisco nxorren nje faktor te ri te rendesishem, qe tregon se zona e banueshme mund te jete me e madhe se cmendonim deri me ditet e sotme. Kjo zone e zgjeruar vjen si rrjedhoje e studimeve dhe klasifikimeve te nje klase te rendesishme yjore sic jane xhuxhat e kuq.

Astrobiologet thane se sasia e drites se debores dhe akullit qe reflekton, varet nga pjesa e emetuar e gjatesise se ndryshme te valeve. Dielli yne prodhon shume drite ne gjatesine e tij valore te dukshme. Terreni ne gjatesite e valeve te debores dhe akullit eshte respektivisht 0,8 dhe 05.

Shkenctaret llogariten terrenin e bores dhe akullit ne planetet qe rrotullohen rreth dy yjeve xhuxha te kuq - Gliese 436, vetem 33 vite drite nga ne, dhe GJ ​​1214 rreth 40 vite drite larg. Te dyja keto yje kane eksoplanete, edhe pse jo ne zonen e banueshme. Gjatesite e valeve qe leshojne keto yje tregojne se bora dhe akulli kane nje terren respektivisht prej rreth 0.4 dhe 0.1.

Ne gjuhe tjeter, Planetet me uje te lengshem qe rrotullohen rreth yjeve xhuxh te kuq, duhet te thithin me shume energji se sa Toka. Per kete arsye vlersimi nxjerr se rrezja e zones se banueshme eshte me shume qe 30 per qind. Pjesa e jashtme e zones se banueshme rreth Yjeve te klases M (xhuxha te kuq) mund te jete 10 deri ne 30% me larg nga ylli se sa mendohej me pare, thane ata.


Universalb 2011
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 04.11.11 10:14

NASA projekton vjeljen ndryshe te materialit hapesinor



Nga kompania hapėsinore amerikane ėshtė vendosur tė investohen 100 mijė dollarė

NASA po mendon tė lehtėsojė mbledhjen e materialit nga hapėsira. Zyra e Drejtorit tė teknologjisė nė kompaninė hapėsinore amerikane ka vendosur tė investojė 100mijė dollarė si donacion pėr njerėzit qė do tė arrijnė tė gjejnė metoda mė tė mira se ato aktuale. Dhe idetė nuk kanė vonuar. Kėshtu nė tė ardhmen, nė vend tė zbarkimit tė robotėve, apo tė hyrjes direkt nė kontakt me trupin qiellor tė vėzhguar, mund tė mblidhet material falė njė drite, qė ėshtė mbiquajtur “trau traktor”.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 04.11.11 10:23

Alienet mund te shkaterrojne njerezimin per te mbrojtur nje qyteterim tjeter, thone shkencetaret


Rritja e shkarkimit te gazrave sere mund te binde alienet se ne jemi nje rrezik qe po perhapet me shpejtesi paralajmeron nje raport per NASA-n, njofton guardian.co.uk

Shkencetaret pohojne se kjo nuk mund te jete nje arsye bindese per te ulur nivelin e gazerave sere, por reduktimi i emetimeve qe ne bejme mund vetem te shpetoje njerezimin nga nje sulm parandalues i alieneve.

Duke pare prej se largu, qeniet jashtetokesore mund te verejne ndryshimet ne atmosferen e Tokes, si nje tregues te nje qyteterimi qe po rritet jashte kontrollit dhe per kete te nderrmarin masa drastike per te na ndaluar para se te behemi nje rrezik serioz, shpjegojne studiuesit.

Ky skenar shume spekulativ eshte nje nder disa te pershkruar nga nje shkencetar i asociuar i Nasa-s dhe koleget e tij te Pennsylvania State University, te cilet shprehen se, ndersa konsiderohet si i pamundur, ky mund te behet real ne nje te ardhme kur njerezimi te marre kontakt me jashtetokesoret.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 04.11.11 10:32

NASA zgjedh raketėn e sė ardhmes


NASA ka zgjedhur raketėn me tė cilėn astronautėt amerikanė do tė kthehen tė fluturojnė pėrtej orbitės sė stacionit hapėsinor ndėrkombėtar, drejt Hėnės, asteroidėve dhe nė tė ardhmen, nė drejtim Marsit.

I pagėzuar SLS (Space Launch System) ėshtė vektori hapėsinor mė i fuqishėm i ndėrtuar nga Amerika pas Saturn-V, i impenjuar pėr tė zbarkuar nė Hėnė nė 1969 dhe i dizajnuar nga Wernher von Braun.

SLS mund tė ēojė nė hapėsirė nga 70 nė 130 tonė, sipas nevojave dhe ky fleksibilitet arrihet duke ndryshuar arkitekturėn modulare tė mjetit.

Raketa ėshtė studiuar pėr t’u larguar nga Toka dhe tė kryejė misione nė thellėsitė e kozmosit.

Objektivėt qė synohen janė ambjenti pėrreth Hėnės dhe ndonjė takim i afruar me ndonjė asteroidė dhė mė pas me ambjentin marsian me hėnėt e tij.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 04.11.11 10:46

NASA mund te tentoje te kapet pas asteroideve (Video)


Do te mundohet te shfrytezoje gravitetin e dobėt tė trupave qiellor me dimensione tė vegjėl

NASA ka ndėrmend tė “qėllojė” mbi asteroidėt. Ky do tė jetė njė nga objektivat e ardhshėm tė agjencisė hapėsinore amerikane, brenda vitit 2025. Pėr shkak tė gravitetit tė dobėt tė trupave qiellor me dimensione tė vegjėl, NASA do tė mundohet tė qėllojė lehtėsisht mbi asteroidin, me synimin pėr t’u kapur pas tij.

Realizimi i operacionit do tė varet nga materiali me tė cilin do tė jetė i pėrbėrė trupi qiellor. “Ndonjėherė janė tė pėrbėrė nga metalė dhe lėshimi i njė fuzhnje mund tė rezultojė krejt i kotė”, ka treguar Jeffrey Hoffman, docent nė “Massachusetts Institute of Technology” dhe ish-astronaut. Nė disa raste tė tjerė nuk janė gjė tjetėr vetėm njė grumbull mbetjesh yjore dhe qėllimi pėr t’i qėlluar mund tė jetė si tentativa pėr tė fiksuar njė tendė mbi borė...
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  .#HeTr!c.K#. prej 04.11.11 14:41

Rusia “zbarkon” nė Mars



Shtetet e Bashkuara tė Amerikės fituan garėn hapėsinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari nė sipėrfaqen e Hėnės nė vitin 1969, por tani Rusia mund tė hakmerret duke dėrguar njerėzit mė larg se kurrė, nė Mars.

Nė fakt, gjashtė burra tė mbyllur pėr njė vit e gjysmė nė njė tub ēeliku, i cili simulonte tė gjitha kushtet e udhėtimit dhe zbarkimit nė planetin e Kuq, “mbėrritėn” me sukses nė planet dhe u kthyen nė Tokė, ndėrsa kapsula e tyre e izoluar u hap nė qendrėn hapėsinore tė ndodhur nė afėrsi tė Moskės.

Misioni synonte tė zbulonte mėnyrėn se si do tė reagonte trupi dhe mendja njerėzore ndaj misionit tė vėshtirė dhe rrugės sė gjatė deri nė mbėrritjen ne Mars. Besohet se brenda pak kohėsh, Rusia mund tė jetė nė gjendje tė dėrgojė njeriun e parė nė tė parin planet ndonjėherė nė historinė e njerėzimit.

Pėrveē kushteve tė udhėtimit, qė do tė kėrkojė gjashtė muaj kohė pėr tė shkuar dhe po aq pėr t’u kthyer nė Tokė, tre prej astronautėve simuluan edhe kushtet e zbarkimit nė sipėrfaqen e Marsit.

Gjashtė astronautėt, midis tė cilėve mund tė pėrzgjidhen dhe tė parėt qė do tė shkelin nė sipėrfaqen e Planetit tė Kuq janė tre rusė, Alexey Sitev, Alexandr Smoleevskiy, Sukhrob Kamelov, njė francez, Romain Charles, njė italian, Diego Urbina dhe njė kinez, Wang Yue.
avatar
.#HeTr!c.K#.

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 8:24

Robotėt pėr sy nga Holanda



Thijs Meenink ėshtė shkencėtar nga Universiteti teknologjik i Eindhoven, i cili ka prezantuar robotin e ri pėr pėrdorim mjekėsor, mė konkretisht pėr operime tė syve.

Me robotin e ri tė menēur, operacione e syrit tani do tė jenė krejt mė ndryshe. Siē pohojnė hulumtuesit nga universiteti dhe Meenink, i cili nė tė e bazon doktoraturėn e vet tė ardhshme, ky robot do tė ndryshojė oftalmologjinė dhe do tė zvogėlojė gabimet e mjekėve nė njerėz, nėse jo edhe t’i zhdukė tėrėsisht.

Tė paktė janė mjekėt tė cilėt mund tė operojnė gjatė sytė, posaēėrisht me kalimin e viteve kur mė nuk janė aq precizė si nė rini. Roboti i ri ėshtė tmerrėsisht i menēur dhe i shpejtė, posaēėrisht nė ndėrrimin e veglave tė pėrdorura, ndėrsa pėrparėsia mė e madhe ėshtė qė ofron eliminimin e tremorėve nė duart e mjekėve, qė do tė thotė se as pas kafesė dopio, sytė e pacientėve nuk do tė mund tė bėhen si djathė zviceran. Qė kjo tė mos ndodhė pėrkujdeset edhe sistemi i posaēėm “master & slave”, i cili gjatė kontrollit pėrmes dy joystickėve, kujdeset qė therjet e pandėrprera me “gjilpėra” speciale tė godasin gjithmonė nė tė njėjtėn pikė. Roboti ėshtė tejet preciz kėshtu qė secilin centimetėr qė kalon dora e kirurgut i pėrgjigjet njė milimetri nė syrin e pacientit.

Edhe pse nuk ėshtė nė shitje sistemi robotik “master” dhe “slave” tashmė ėshtė i pėrdorshėm, por Meenink mendon ta optimizojė akoma nė njė tė ardhme tė afėrt.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 11:37

Ndalet plakja tek minjtė nė laborator



Shkencėtarėt kanė arritur qė me “shpėlarjen” e qelizave tė vjetra tė ndalin shenjat e plakjes, pasi qė ato qeliza nuk janė ndarė mė. Hulumtimin e kanė kryer nė minj.

Shkencėtarėt nė klinikėn amerikane Mayo nė SHBA kanė arritur qė nė minjtė laboratorikė tė ndalin plakjen e lėkurės, tė heqin rrudhat dhe tė parandalojnė humbjen e indit muskulor. Kėtė e kanė arritur me “shpėlarjen” e qelizave tė vjetra, pasi qė ato qeliza nuk janė ndarė mė. Shkencėtarėt theksojnė se si zbulimi i tyre me siguri do tė ketė ndikim nė njerėzit e moshuar por theksojnė se si ēdo gjė duhet tė merret me rezervė, pėrcjell Bloomberg.

Jan van Deursen, udhėheqėsi i hulumtimeve nė klinikėn Mayo, ka theksuar se si tė gjitha hulumtimet i kanė kryer nė minjtė e modifikuar gjenetikisht. Tė gjithė minjtė janė plakur pesė herė mė shumė, ndėrsa qelizat “e vjetra” do tė vdisnin pasi qė e kanė marrė ilaēin.

Pėr momentin hulumtimi nuk ka pasur ndikim nė jetėgjatėsi, por shkencėtarėt theksojnė se si kanė arritur pėrtėritjen e lėkurės te njerėzit. Hulumtimi do tė vazhdojė edhe mė tej.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 11:41

New York: Konkurs pėr zbulimin e sekreteve tė jetėgjatėsisė



Sekreti i jetėgjatėsisė ėshtė objekti i studimit tė njė fondacioni i cili, ka shpallur njė konkurs tė veēantė pėr studimin e hartės gjenetike. Objekt i studimit do tė jenė 100 njerėz tė cilėt kanė jetuar mė shumė se njė shekull.

Shkencėtarėt do tė studiojnė ADN-nė e tyre pėr tė kuptuar arsyet e jetėgjatėsisė, raporton VoA.

Xhorxh Eberhart mbushi 107 vjeē muajin e kaluar dhe shkencėtarėt do tė donin tė dinin se si ai dhe njerėz si ai mund tė arrijnė kėtė jetėgjatėsi. Pėr tė studiuar kėtė element, shkencėtarėt kanė marrė disa mostra tė ADNs- sė tij. Ai ėshtė njė prej 100 njerėzve qė kanė mbushur 100 vjeē, tė cilėt janė pjesė e njė studimi nė Nju Jork, qė synon tė plotėsojė hartėn gjenetike, duke deshifruar ADN-nė e plotė tė njė personi.

Shkencėtarėt mendojnė se ADN-ja e plotė e njė personi tė moshur, por tė shėndetshėm, mund tė japė njė gjurmė ku mund tė ecet pėr tė arritur nė pėrfundimin se pse ata jetojnė kaq gjatė. Dhe kjo mund tė ndihmojė shkencėtarėt nė shpikjen e ilaēeve qė do tė ndihmonin pjesėn tjetėr tė njerėzve tė jetonin pėr kohė tė gjatė pa sėmundje.

“Ne kemi tė gjitha provat e mundshme pėr tė treguar se pse gjenet luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm tek kėta individė. Ndikimi i tyre bėhet edhe mė i fortė nė disa mosha tė caktuara dhe ne kemi menduar se pėr tė zbuluar kėto gjene mbrojėtse duhet tė studiojmė njerėzit e moshuar”, thotė Dr. Tomas Perl, shkencėtar nė Universitetin e Bostonit.

Ai ka ndihmuar nė gjetjen e disa prej njerėzve qė kanė jetuar mė se njė shekull, pėr tė marrė pjesė nė konkursin “Ēmimi X” tė fondacionit me tė njėjtin emėr. Fondacioni “Ēmimi X”, i mirėnjohur pėr konkurrimet pėr hapėsirėn, ofron 10 milion dollarė pėr shkencėtarėt qė deshifrojnė kodin e plotė tė ADN-sė sė 100 njerėzve nė moshė mė tė shtyrė se 100 vjeē. Pjesmarrja nė kėtė konkurrim do tė vlerėsohet bazuar tek saktėsia, plotėsia e studimeve, shpejtėsia si dhe kostoja e hartimit tė kodit tė ADN-sė.

Njė prej studiuesve tė hershėm tė gjeneve J. Kreg Venter thotė se projekti i studimit me tė moshuar qė kanė jetuar mė shumė se njė shekull ėshtė hapi i parė pėr tė zbuluar sekretet gjenetike tė njė jete tė gjatė e tė shėndetshme.

“Aktualisht nuk egziston teknologjia qė tė jetė e aftė tė fitojė Ēmimin X. Dy teknologjitė ekzistuese pėr tė studiuar hartėn gjenetike tė njė njeriu, mund tė japin rezultate tė ndryshme. Dhe pėr tė plotėsuar hartėn gjenetike tė njė njeriu nė nivelin diagnostikues, duhet qė saktėsia tė jetė shumė e lartė se sa e tanishmja, tė kryhet mė shpejt si dhe tė ketė kosto mė tė ulėt. Kėto janė piksynimet qė ne kemi pėr ēmimin X, nė pėrpjekje pėr tė drejtuar studimet nė fushėn e duhur”.

Shpresa pėr kėtė studim janė njerėzit si 107 vjeēari Xhorxh Eberhard.

Ai ėshtė nga Nju Xhersi dhe deri nė moshėn 94 vjeēare ai ka luajtur dhe ka dhėnė mėsime tenisi. Nuk dihet nėse gjenet e tij mund tė na ndihmojnė, pasi nė familjen e tij askush nuk e ka arritur moshėn 100 vjeēare dhe ai mendon se vetėm njė ēift ka arritur deri tek tė 90-tat.

Por pse ai ka jetuar kaq gjatė?



“Nė rastin tim, unė mendoj se ēelėsi i jetėgjatėsisė ka qenė gruaja ime martesa prej 70 vjetėsh me tė.” Bashkėshortja e tij pėrmend si sekret tė jetėgjatėsisė interesat e tij tė shumta si qė nga montimi i radiove si fėmijė e deri tek kariera nė elektronikė.

Por ai mendon se mėnyra e tė ushqyerit, sidomos mėngjesi, kanė ndikuar nė jetėgjatėsinė e tij.

“Unė kam ngrėnė gjithmonė 8 kumbulla tė thata dhe pak ēaj ēdo mėngjes, e mė pas drithėra tė pėrpunuar. Ndonjė herė gruaja ime mė bėnte edhe dy vezė tė skuqura pėr mėngjes.”

Por shkencėtarėt mendojnė se jetėgjatėsia ka tė bėj me diēka mė tepėr se kaq.

Robert Ueis ėshtė president i Ēmimit X.:

“Gjithė sistemi ynė shėndetėsor nuk bazohet tek shėndeti dhe profilaksia, ai ėshtė i bazuar tek sėmundjet dhe mėnyra se si ne i kurojmė sėmundjet. Ky konkurs pėrpiqet tė kthejė vėmendjen tek modelet qė na mėsojnė se si tė jemi tė shėndetshėm dhe si t’a mbajmė shėndetin tonė”.

Fondacioni “Ēmimi X” do tė mbledhė kodin gjenetik deri mė 3 janar tė viti 2013, kur grupet e studiuesve do tė dorėzojnė pėrfundimet e tyre me 100 njerėzit e moshės mbi 100 vjeē. Vlerėsimet e tij do tė jepen njė muaj mė vonė nė 3 shkurt tė vitit 2013.

avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 11:47

Vaksina kundėr kokainės?



Nė luftėn kundėr varėsisė mė sė shpeshti pėrdoren zėvendėsuesit – si metadoni – pėr t’u ndihmuar narkomanėve tė ndėrpresin varėsinė. Mirėpo tek varėsia nga kokaina nuk ka njė zėvendėsues tė tillė. Por njė grup i hulumtuesve amerikanė tani ka zhvilluar njė mjet edhe mė tė mirė se zėvendėsimi: vaksina me tė cilėn praktikisht i hiqet veprimi “dehės” i kokainės, madje edhe nėse merret pėrsėri, pėrcjell Deutsche Welle.

Pėr momentin janė duke u kryer testimet nė Huston, Philadelphia, New York dhe Cincinnati dhe nė qendra nė mėnyrė vullnetare vijnė tė varurit qė marrin kokainė tashmė gjashtė apo shtatė vjet. Arsyeja edhe tek kėta narkomanė ėshtė e ngjashme si edhe tek tė gjithė tė tjerėt, shpjegon psikiatri Thomas Kosten nga Kolegji i mjekėsisė Baylor nė Houston: “Shumica e pacientėve nuk mund tė durojnė mė presionin e familjeve apo punėdhėnėsve tė tyre tė cilėt nė mėnyrė tė vazhdueshme ua pėrsėrisin se si kokaina ua shkatėrron jetėn. Shumė nga ata mė nė fund edhe vetė e shohin se duhet tė “pastrohen”, por deri tani nuk kanė pasur sukses nė kėtė.”

Vaksina tek pacientėt krijon antitrupa kundėr kokainės, ndėrsa pikėrisht kjo ndikon qė kokaina tė arrijė nė gjak, por nuk mund tė depėrtojė nė sistemin nervor tė trurit. Gjatė viteve tė fundit hulumtuesit kanė vaksinuar rreth 400 persona dhe tek tre nga katėr pacientė ky mjet ka efekt.

Megjithatė problemi ėshtė qė vaksina mund tė largojė veprimin e kokainės, por nuk mund tė largojė nevojėn e tė varurit pėr tė qenė “high”. Pėr kėtė arsye javėt e para pas vaksinimit, kur i varuri nuk mund tė arrijė intoksikimin, janė veēanėrisht tė vėshtira. Me kohė edhe varėsia fillon tė zvogėlohet.

Vaksina vepron vetėm disa muaj - pas kėsaj duhet tė merret pėrsėri. Mjekėt amerikanė kanė ardhur deri te konkludimi se si kombinimi mė i mirė pėr tė varurit nga kokaina ėshtė tė marrin vaksinėn por edhe tė pranojnė tė shkojnė nė psikoterapi, por edhe mėsimi, pėr tė pėrballuar deri nė fund nevojėn e tyre pėr tė qenė “high”. Nėse e gjitha ka sukses, kėta tė varur nė parim sė paku pesė vjet nuk e ndiejnė mė nevojėn pėr drogė, bėn tė ditur Deutsche Welle.

Kjo vaksinė ende nuk e ka marrė lejen pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm, ndėrsa hulumtuesit amerikan me siguri i pret hulumtimi edhe mė i gjerė pėr t’ua provuar sigurinė departamenteve pėrkatėse.

avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 13:29

Avionet e NASA-s, ne 2075-n do te mbajne edhe pasagjere


Kjo do tė bėnte tė mundshėm njė fluturim nga New York nė Londėr nė mė pak se njė orė, nga 7 orė qė bėhen aktualisht

Aeroplanet mund te udhetojne deri pese here shpejtesine e tingullit, ne gjysmen e dyte te ketij shekulli. Kete plan e ka bėrė tė ditur Instituti i Inxhinierėve Mekanikė Britanikė, si pjese e inovacionit qė do tė ndėrmarrė aeronautika. Behet fjalė pėr njė ide tė quajtur si njė farė "Klasi Mbretėror" per qiejt, praktikisht nje sistem mund te shnderroje avionėt individualė tė pėrdorur deri tani, nė aeroplanė pasagjerėsh. Kjo do tė bėnte tė mundshėm njė fluturim nga New York nė Londėr nė mė pak se njė orė (nga 7 orė qė bėhen aktualisht); gjithashtu nga New Yorku nė Sidnei do tė bėhej pėr 2 orė e gjysmė (nga 21 orė qė bėhet aktualisht)
Natyrisht qė pėr kėtė projekt qė duhet tė realizohet brenda 2075 do tė duhet tė bėhen ndryshime edhe nė anėn e modelimit, perderisa avionėt e shpejtė tė deritanishėm, tė dizenjuar nga NASA janė tė pėrdorshėm maksimumi pėr dy persona. Duhet thėnė se avioni mė i shpejtė i NASA, "X-43A", ngjan mė shumė si njė silurė, sesa me njė avion. (marre nga Daily Mail)


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:32, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 13:36

Njihuni me satelitin "Kujdestar te planetit tone"


Studiuesit presin pėrmirėsime tė mėdha prej satelitit tė sapolėshuar nga NASA

Ndoshta sot pyetėt veten nėse duhet tė merrnit apo jo njė ombrellė me vete, para se tė dilnit prej shtėpisė. Ndoshta ju menduat nėse rrezet ulravjollcė apo cilėsia e keqe e ajrit do tė shkaktonin apo jo probleme pėr t’u konsideruar, nėse ju duhej tė qėndronit jashtė gjithė pasditen. Pėr disa njerėz kėto pyetje mund tė jenė edhe mė serioze, si pėr shembull, do tė ketė ndonjė zjarr apo pėrmbytje nė qytet.

Informacioni pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve tė tilla vjen nga lart. Studiuesit presin pėrmirėsime tė mėdha prej satelitit tė sapolėshuar nga NASA qė do tė vėzhgojė tokėn. Ai peshon dy tonė, ka pėrmasat e njė autobusi tė vogėl, dhe quhet sistemi satelitor kombėtar i mjedisit operues nė orbitėn polare. Ken Schwer ėshtė administrator i projektit qė realizoi lėshimin nė hapėsirė tė satelitit me qendėr nė Mariland. “Pėr studimet e klimės qė do tė mundėsojė, pėr parashikimet e detajuara tė motit dhe pėr monitorimin e dukurive tė rėndėsishme, mbi satelitin kombėtar tė mjedisit duhet tė shkruhej: Kujdestari i planetit tonė.”

NASA thotė se sateliti do tė orbitojė rreth tokės 14 herė nė ditė dhe do tė vėzhgojė pothuajse gjithė sipėrfaqen e saj. Sateliti pėrmban pesė mjete kryesore qė do tė monitorojnė lagėshtinė e atmosferės, trysninė e ajrit, nivelet e ozonit dhe tė rrezatimit tė tokės, si dhe do tė pėrcjellė pamje infra tė kuqe tė zjarreve, ndryshimeve tė terrenit dhe lėvizjeve tė pllakave tė akullit. Jim Gleason ėshtė shkencėtar qė punon gjithashtu nė qendrėn e fluturimeve tė hapėsirės Goddard tė NASA-s nė Mariland. Ai thotė se sateliti kombėtar i mjedisit ėshtė i pari qė ofron vėzhgime tė dobishme si pėr parashikuesit e motit ashtu edhe pėr studiuesit e klimės. Ai shpjegon se studimi i motit merret me parashikimet e afėrta ndėrsa ai i klimės konsideron sjelljet e motit nė mėnyrė afatgjatė. “Ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptohet se ēfarė mund tė sjellė e ardhmja e mjedisit dhe ajo ėshtė e lidhur si me motin e ditės sė nesėrme ashtu edhe me ndryshimet afatgjata tė klimės.” Zoti Gleason ėshtė specialist i shtresave tė ozonit tė tokės.

Ai thotė se tė dhėnat e reja do tė ndihmojnė shkencėtarėt tė vlerėsojnė efektshmėrinė e politikave tė ndėrmarra nė vitet ’80 pėr uljen e niveleve tė substancave shkatėrruese tė ozonit nė atmosferė. Shkencėtari Mitch Goldberg, i cili punon pėr Agjencinė Kombėtare Amerikane tė Oqeaneve dhe Atmosferės, thotė se sateliti i fundit i lėshuar nga agjencia e tij la tokėn nė vitin 2009 dhe pritet tė punojė pėr tre vjet. “Sateliti kombėtar i mjedisit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Agjencinė e Oqeaneve dhe Atmosferės, pėr NASA-n, pėr Shtetet e Bashkuara dhe pėr gjithė komunitetin ndėrkombėtar. Ai pėrfaqėson njė zhvendosje nga operacionet e deritanishme tė veēanta tė agjencisė tonė dhe satelitėt pėr studime tė NASA-s nė njė platformė tė re, e njohur si sistemi satelitor polar i pėrbashkėt. Sateliti do tė pėrcjellė infromacione tejet tė rėndėsishme dhe tė pėrmirėsuara mbi atmosferėn, oqeanet dhe terrenin tokėsor, qė do tė mund tė pėrdoren nė mėnyra tė shumėllojshme.” Sateliti kombėtar i mjedisit pritet tė punojė pėr 5 vjet duke mbuluar tėrėsisht kohėn deri nė lėshimin e njė tjetėr sateliti nė vitin 2015. Shkencėtarėt thonė se sateliti kombėtar i mjedisit do tė pėrmirėsojė parashikimin e dukurive ekstreme 5 deri nė 7 ditė pėrpara dhe se ai do tė jetė baza e njė sistemi global tė vėzhgimit.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:31, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 14:39

Zbulohet njė yll i ri misterioz



Astronomėt kanė zbuluar njė yll tė ngjashėm me Diellin, plot 456 vite dritė larg Tokės. Ndryshimi kryesor i kėtij trupi qiellor tė quajtur “SAO 206462” nga mijėra yje tjerė tė zbuluar mė parė qėndron nė disqet e gazit dhe pluhurit rreth tij.

Duke pohuar se ėshtė hera e parė qė pėrballen me njė yll tė tillė, shkencėtarėt theksojnė se brenda disqeve misterioze mund tė gjenden planetė tė tjerė.

Pjesė e grupit tė yjeve Ujk “SAO 206462” ėshtė parė muajin e kaluar nga teleskopi “Subaru” nė Havai. Disqet nė trajtė spiraleje tė yllit. mosha e tė cilit mendohet tė jetė 9 milionė vjeēare, pėrhapen nė njė hapėsirė 23 miliardė kilometra. Kjo largėsi ėshtė e barabartė me dyfishin e orbitės sė Plutonit tė gjendur nė sistemin tonė diellor.

Bazuar nė tė dhėnat e pėrftuara nga teleskopi “Subaru”, nė dy zgjatjet spirale tė yllit mendohet tė jenė tė paktėn 3 planetė si dhe tė tjerė nė krijim. “Simulimet e detajuara tė kompjuterit tregojnė se forca tėrheqėse e njė planeti mund tė ndryshojė tė gjithė gazrat dhe pluhurat rreth yllit, pėr kėtė arsye janė krijuar krahėt spiralė. Ėshtė hera e parė qė shohim veēori tė tilla dinamike”, u shpreh Carol Grady nga Qendra Hapėsinore Goddard e NASA-s. Grady ka pesė vjet qė bėn pjesė nė ekipet e studimeve shkencore tė teleskopit “Subaru”.

Teleskopi i vendosur nė njė lartėsi 4,2 km mbi nivelin e detit nė vullkanin Mauna Kea nė Havai, drejtohet nga qendra vėzhguese astronomike japoneze.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 14:58

Asteroidi gjigant sonte kalon pranė Tokės



Njė asteroid i gjerė 400 metra do tė kalojė pranė Tokės tė martėn, sonte, mė afėr se distanca qė ndan planetin tonė nga Hėna.
Asteroidi nuk pėrbėn rrezik pėr Tokėn dhe do tė jetė i padukshėm pėr syrin e njeriut.

I njohur me emrin “2005 YU55”, objekti do tė kalojė pranė Tokės nė njė distancė prej 325 mijė kilometrash, nė 23:28.
Ky ėshtė asteroidi qė kalon mė afėr nė 200 vitet e fundit. Ai ėshtė edhe objekti mė i gjerė lėvizės i hapėsirės qė Toka ka parė qė prej vitit 1976, ndėrkohė qė njė tjetėr mund tė kalojė nė vitin 2028.
“Ky ėshtė afrimi mė i madh i njė asteroid kaq i gjerė qė ne kemi parė ndonjėherė”, ka deklaruar eksperti i NASA-s, Lance Benner.
Por ai ka nėnvizuar se nuk ka shanse qė objekti tė pėrplaset me Tokėn, sado pranė qė t’i kalojė.

Megjithatė, ngjarja u jep astronomėve njė mundėsi tė rrallė pėr tė studiuar nė detaj njė asteroid tė kėtij pėrmasave.
Nė vecanti, dy radio-teleskopė, Goldstone Observatory nė SHBA dhe Arecibo Observatory nė Puerto Riko, do tė gjurmojnė kalimin e tij nė mėnyrė qė tė zbulojnė pėrbėrjen dhe formėn e objektit.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 15:20

Qeni-robot qe do te udheheqe te verberit



Zakonisht jemi mėsuar qė njė i verbėr tė ketė si guidė njė qen. Por ja qė nė pamundėsi pėr t’i besuar kėtyre kafshėve, mund tė pėrdoret njė robot. Risia vjen nga Japonia, shteti kryesor pėrsa i takon robotikės qė pėrdoret nė jetėn e pėrditshme.

Ndryshe nga qeni-guidė i vėrtetė, nė kėtė rast ėshtė padroni qė jep tė dhėnat mbi drejtimin e robotit, i cili i bindet tė verbrit, duke e drejtuar si duhet. Roboti nuk leh, por tregon rrugėn dhe pengesat me njė zė femėror.

Lėvizjen e garanton njė sensor, qė krijon njė imazh nė 3D tė pengesės, aq sa lejon edhe vlerėsimin e lartėsisė pėr shembull tė shkallėve. Pėr t’u veēuaar ėshtė ngadalėsia e lėvizjes nė krahasim me atė tė njė qeni, megjithatė nė kėtė rast ka njė avantazh tė sigurtė: nuk rrezikohet rrėzimi.

Firma prodhuese NSK kishte bėrė debutimin qė nė vitin 2005 me njė version tė parė tė qenit-robot. Atėherė, prototipi ishte nė gjendje tė udhėhiqte tė zotin e verbėr, por nuk ishte nė gjendje tė kapėrcente pengesat. Me kėtė version tė ri, roboti arrin tė ngjisė shkallėt, ndonėse lėvizjet janė tepėr tė ngadaltė.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 08.11.11 15:33

Roboti kirurg qe heq deri edhe lekuren e rrushit


I pagezuar si "Da Vinci", ai eshte krijuar nga “Intuitive Surgical” ne Kaliforni

Kushdo qė ka dituri mjekėsore e di se kirurgjia kėrkon njė dorė tė kujdesshme dhe tė saktė, por ekzistojnė operacione aq tė pėrpiktė dhe tė ndėrlikuar, sa qė mund tė vendosin nė krizė edhe mė tė kujdesshmin e mjekėve. Pėr kėtė arsye studiohen robotėt pėr kirurgjinė, si "Da Vinci" i krijuar nga “Intuitive Surgical” nė Kaliforni. Nė kėtė foto shikojmė robotin e drejtuar nga njė urolog i Southmead Hospital, teksa i heq lėkurėn njė kokrre rrushi. Duke pėrdorur njė ekran tė veēantė dhe operacione tė telekontrolluara, mjeku ėshtė nė gjendje tė shohė si pėrfaqėsimin virtual, ashtu edhe imazhin real tė asaj qė instrumentet realizojnė. Roboti i pėrdor tė katėrt krahėt, ndėrkohė qė mund tė thuhet sesi ky tip, janė nė pėrdorim rreth 1800 copė nė 1450 spitale tė tė gjithė botės.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:30, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 09.11.11 15:13

Kėshtu ndriēon Dielli



Javėn e kaluar NASA ka xhiruar dy aktivitete tė ndryshme solare – i pari hedhja e masės koronale dhe pastaj menjėherė flakėn solare tė kalsė X.

NASA sqaron se flaka diellore nė tė vėrtetė ėshtė shpėrthim gjigant qė radhon rafal drei dhe energjie.

Flaka solare X ėshtė flaka mė e fuqishme. Ajo ka shkaktuar pengesa nė radio pajisjet edhe 45 minuta pas shpėrthimit.


avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 10.11.11 11:08

Honda prezantoi Asimon e ri



Honda prezantoi robotin Asimo nė njė version mė tė pėrsosur, duke e detyruar makinėn me formė fėmije tė vrapojė para e prapa dhe tė shėrbejė pije nė pėrpjekje pėr tė dėshmuar se humanoidi tash ėshtė mė i menēur dhe mė i shkathtė se mė pėrpara.

Gjatė njė demonstrimi tė mbajtur nė kėrkimore tė Hondas nė Tokyo, Asimo performoi njė mori tė detyrave njerėzore, pėr tė demonstruar zhvillimin teknologjik qė prej lansimit tė kėtij roboti mė 2005.

Asimo i ri ka pėrmirėsuar duart, mund tė lėviz gishtat e dorės, mund tė hapė shishen dhe ta mbushė gotėn me lėng.

Asimo po ashtu mund tė vrapojė mė shpejtė, duke tejkaluar rekordin e tij tė mėparshėm.

Duke demonstruar shkallėn e re tė inteligjencės, roboti dėshmoi po ashtu se ishte nė gjendje tė dalloj zėrat e tre njerėzve tė cilėt flisnin njėkohėsisht, duke pėrdorė njohjen e fytyrės dhe analizat e zėrit.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 10.11.11 15:49

Ripėrtėritja e qelizave burimore



Shkencėtarėt thonė se kanė transformuar qelizat e njerėzve mbi moshėn 90-vjeēare nė qeliza burimore tė ripėrtėrira, qė nuk kanė pasur dallim nga ato qė janė gjetur nė embrione.

Arritja teknike ėshtė publikuar nė periodikun “Genes & Development” dhe hap njė rrugė tė re drejt mjekėsisė rigjeneruese, veēanėrisht pėr tė moshuarit, thanė hulumtuesit.

“Kjo ėshtė njė paradigmė e re pėr ripėrtėritjen e qelizave”, tha Jean-Marc Lemaitre, njė hulumtues nė Institute of Functional Genomics dhe Universitetin e Montpellier dhe arkitekti kryesor i studimit.

“Mosha e qelizave definitivisht nuk ėshtė barrierė pėr riprogramimin”, tha ai.


Premtimi joshės

Njohuria qė qelizat embrionale burimore njerėzore (QEB) potencialisht mund tė bėhen cilido lloj i qelizės nė trup pėr njė kohė tė gjatė ka vazhduar tė mbajė premtimin joshės qė organet ose indet e sėmura tė riparohen ose tė zėvendėsohen me qeliza tė shėndetshme, tė rritura nė laborator.

Por kėrcimi nga teoria nė praktikė ėshtė provuar tė jetė i vėshtirė dhe i tensionuar me shqetėsime etike dhe morale pėr shkak se njė procedurė e tillė kėrkon shkatėrrimin e embrionit njerėzor.

Zbulimi nė vitin 2007, qė ėshtė e mundshme tė binden qelizat e caktuara tė rritura tė kthehen nė gjendjen e tyre tė pamatura, tė para-specializuara ka nxitur pėrpjekje tė reja pėr tė gjeneruar njė lloj tė ri muskuli, zemrėn apo qelizat trunore, kėtė herė nga materiali lėndė e parė e siguruar nga pacienti.

Sidoqoftė, eksperimentet e deritanishme kanė treguar qė receta e zakonshme kimike pėr gjenerimin e kėtyre tė ashtuquajturave qeliza tė induktuara burimore pluripotente (QIBP) vepron mė pak mirė apo aspak mirė tek personat e moshuar, apo shumė tė moshuar – pikėrisht grupi qė ka mė sė shumti pėr tė fituar nga terapia rigjeneruese.


Qelizat qė plaken, resetohen

Barriera ka qenė plakja qelizore: njė proces natyral i lidhur me plakjen qė mund tė nxisė vdekjen e qelizave kur mekanizmat e caktuara brenda qelizės bėhen shumė tė degraduara pėr tė funksionuar si duhen.

Lemaitre dhe kolegėt kanė vendosur tė ndryshojnė procesin fillestar standard gjenetik tė pėrdorur pėr tė gjeneruar qelizat burimore tė tė rriturve, duke shtuar dy pėrbėrės tė rinj – tė njohur si faktorėt e transkriptimit – tė quajtur NANOG dhe LIN28.

Eksperimentet me subjektet njerėzore tė moshės prej 74 deri 101 kanė dėshmuar qė kokteji i ri ka funksionuar.

Disa markerė kritikė tė plakjes nė qeliza janė resetuar, duke pėrfshirė masėn e telomereve, kapakėt e imėt mbrojtės tė gjetur nė mbaresat e kromozomeve qė vjetrohen me moshė, kanė raportuar hulumtuesit.


Jetėgjatėsia avancohet

Telomeret dhe telomeraset, enzima qė i kontrollon ato, janė agjentėt kyē nė jetėgjatėsi.

Secilėn herė qė njė qelizė ndahet, telomeret vjetėrsohen. Puna e enzimės ėshtė qė t’i rindėrtojė pjesėrisht. Mė pas kur telomeret vjetėrsohen pėrtej riparimit, qeliza vdes.

Profilet e pasqyrimit tė gjeneve, nivelet e stresit oksidativ, dhe metabolizmi i mitokondrive tė qelizave qė gjenerojnė energjinė ishin tė gjitha njėlloj tė ripėrtėrira sipas studimit.

“Markerėt e plakjes nė qelizė ishin fshirė”, tha Lemaitre. “Qelizat burimore tė induktuara qė i kemi fituar mund tė prodhojnė qeliza funksionale tė tė gjitha llojeve me kapacitet pėr tė shtuar dhe rritur jetėgjatėsinė.”


Terapitė pėr tė moshuarit

Duke ndryshuar fiziologjinė e moshės sė ndryshuar tė qelizave, shtoi ai, teknika e re riprogramuese “mund tė pėrbėjė njė strategji optimale pėr zhvillimin e terapive tė bazuara nė qeliza pėr pacientėt e moshuar”.

Njė zbrazėti e madhe mbetet nė mes kėtij studimit qė ka pėr qėllim tė vėrtetojė qė ka potencial pėr t’u pėrdorur dhe aplikimeve terapeutike, thanė hulumtuesit.

Dhe eksperimentet e fundit me minj sugjerojnė qė gjenerimi i qelizave tė vjetra burimore mund tė pėrballet me barriera tė papritura.

Llojet e caktuara tė qelizave burimore tė induktuara mund tė refuzohen nga sistemi i imunitetit edhe kur ato rrjedhin nga organizmi i njėjtė, kanė treguar eksperimentet.

avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 14.11.11 13:41

NASA deri nė fund tė muajit dėrgon nė Mars roverin mė tė madh ndonjėherė


Nė NASA janė duke kryer pėrgatitjet e fundit pėr dėrgimin e sondės mė tė madhe nė sipėrfaqen e ndonjė planeti nė sistemin diellorė. Deri nė fund tė muajit aktual, roveri me madhėsi sa njė automobil i emėrtuar Curiosity, do ti thotė lamtumirė Tokės dhe do tė nis fluturimin drejt Marsit.

Roverin nė orbitė do ta dėrgoj raketa Atlas V, e cila qysh tani ndodhet e vendosur nė Cape Canaveral. Curiosity ėshtė veturė/sondė pėr shumė qėllime, qė peshon hiq mė pak se njė ton, e nė trupin e vet ka tė instaluar njė varg tė tėrė tė kamerave dhe instrumenteve qė pėrmes rrezeve laseri do tė skanojnė terrenin e planetit tė Kuq, shkruan Mashable.

Curiosity ka edhe “dorėn” e posaēme prej dy metrave, me ndihmėn e sė cilės do tė studioj objektet nė afėrsi. Shikuar nė pėrgjithėsi, Curiosity nė vete mban 10 instrument matės shkencorė, e me ndihmėn e tyre do tė mund tė analizoj pėrbėrjen e gurėve dhe tokės sė Marsit, tė grumbulloj informatat rreth kushteve atmosferike dhe rrezatimit.




Nėse fluturimi shkon sipas planit, gushtin e ardhshėm do tė jemi dėshmitarė tė uljes sė tij nė Mars, qė me siguri do tė jetė eveniment i nivelit botėrorė, i cili NASA-n do tė mund ta kthente sadopak nė jetė pas anulimit tė misioneve tė space shuttlit.
Qėllimi Curiosityt ėshtė krateri Gale, pėr tė cilin nė NASA pohojnė se ka potencial pėr mundėsi tė jetesės. Natyrisht, Curiosity do tė duhej tė siguronte edhe tė dhėna tė reja rreth asaj se nėse nė Mars ndonjėherė ka ekzistuar ndonjė formė e jetės.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 15.11.11 14:17

Pamje magjepsėse tė Tokės nga hapėsira



Astronautėt e Stacionit Ndėrkombėtar Hapėsinor, i cili lėviz nė orbitėn 350 km larg sipėrfaqes sė Tokės, arritėn tė pasqyrojnė fotografitė mė tė qarta tė Tokės, tė bėra deri tani, transmeton “Start” njoftimet e medieve.

Fotografitė e publikuara nga Zyra Hapėsinore Amerikane, NASA , janė bėrė me ndihmėn e kamerave tė veēanta tė pajisura me njė teknologji tė ulėt drite nga ana e astronautėve gjatė udhėtimit tė bėrė nė mes muajve gusht dhe tetor.

Fotografitė janė shndėrruar nė njė videoklip nga ana e laboratorit tė analizave dhe pamjes shkencore tė NASA-s, nė kuadrin e ekperimenteve vėzhguese tė Tokės.

Nė fotot e publikuara tė magjepsin dritat shumėngjyrėshe tė qyteteve, retė, shkreptimat e vetėtimave dhe aurorat mahnitėse me ngjyrė jeshile dhe bojė qielli. Po ashtu, dallohen qartė sipėrfaqet e pamatura tė oqeaneve dhe shkretėtirave.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  xhemalekovaci prej 15.11.11 23:23

.


Edituar pėr herė tė fundit nga xhemalekovaci nė 30.11.11 9:39, edituar 1 herė gjithsej
avatar
xhemalekovaci

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 16.11.11 13:04

Laboratoret sekrete te Google punojne per risite e te ardhmes


Ndėr projektet janė qė frigoriferi ynė tė jetė i lidhur me internetin dhe tė urdhėrojė automatikisht pazarin pėr atė qė mungon, apo qė roboti tė dėrgohet nė zyrė, duke e komanduar nga shtėpia

Quhen Google X dhe mesa duket ekzistojnė vėrtet. Bėhet fjalė pėr laboratorėt sekretė, ku kolosi i “Mountain View” studion dhe punon mbi ato qė mund tė jenė teknologjitė e sė ardhmes. Tashmė nuk ka dyshime, pasi ekzistencėn e tyre e ka konfirmuar edhe “New York Times”, sipas tė cilės nė njė zonė tė panjohur, ndoshta nė njė gji, robotėt "shėtisin" tė lirė dhe tė fshehur kundrejt syve tė njerėzve. Madje thuhet se atje e ardhmja ėshtė e shkruar qė tani.

Duket se bėhet fjalė pėr njė vend, ku gjithēka qė sot duket fantastikoshkencore, ekziston dhe pret vetėm tė gjejė hapėrsirė nė realitetin e sė ardhmes. Njė vend, ku frigoriferi ynė ėshtė i lidhur me internetin dhe urdhėron automatikisht tė bėjė pazar pėr atė qė mungon. Apo ku pjata jonė mund tė postojė nė rrjetin shoqėror, atė qė po hamė. Ose njė robot qė shkon nė zyrė nė vend tė vartėsit, i cili e telekomandon nga shtėpia. Kjo dhe shumė tė tjera janė mėse tė imagjinuara nė Google X, vendi ku veē Mountain View, kanė epiqendrėn robotika dhe inteligjenca artificiale.

Inxhinierė pranė “Google X” kanė treguar se projekti po dėrgohet pėrpara nė dy zyra, njė pėr logjistikėn nė brendėsi tė kampusit tė Mountain View dhe njė pėr robotikėn, i shtrirė nė njė zonė ‘top secret’. Disa nga kėto ide janė ende nė fazėn embrionale, larg tė bėrit realitet, por sipas burimeve, tė paktėn njė prej kėtyre projekteve do tė hidhet nė treg brenda fundit tė vitit. E nuk ka asgjė pėr t’u habitur, pėrderisa ishte pikėrisht Google qė vitin e kaluar kreu testimet e para mbi makinat pa shofer.

Ndėrkohė, njė zėdhėnės i “Google”, Jill Hazelbaker ka dashur tė komentojė lajmin e laboratorit, por ka shtuar se investimi nė projekte spekulativė ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e ADN-sė sė Google: “Ndonėse mundėsitė janė tepėr entuziaste, duhet pasur parasysh se shumat nė lojė janė fare tė vogla nė krahasim me investimet qė bėjmė nė biznesin tonė”. Kėshtu, ėndrrat tuaja, shumė shpejt mund tė bėhen realitet, falė Google....Nga ana tjetėr, duke filluar nga nesėr do tė hedhė nė funksionim “Google Music”, ku do tė ofrohet mundėsi pėr “download”-im si dhe pėr shpėrndarjen e muzikės online, kundrejt pagesės.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 14:02, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  xhemalekovaci prej 17.11.11 11:04

.


Edituar pėr herė tė fundit nga xhemalekovaci nė 30.11.11 9:22, edituar 1 herė gjithsej
avatar
xhemalekovaci

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 17.11.11 11:56

Zemėr artificiale qė kontrollohet nėpėrmjet internetit



Njė zemėr artificiale e njė gjenerate tė re, e kontrolluar nga interneti (e cila lejon tė monitorohet nė kohė reale dhe nė distancė gjendjen shėndetėsore tė pacientit) tashmė ėshtė realitet.

Kjo nuk pėrbėn mė ndonjė ēudi, pasi kjo ėshtė realizuar pėr herė tė parė nė Itali, nga njė ekip i kryesuar nga mjeku Etore Vitali nė klinikėn “Humanitas di Rozzano”.

Pacienti, njė 65 vjeēar, kaloi me sukses vendosjen e zemrės artificiale, tashmė ėshtė mjaftė mirė, duke u kthyer nė shtėpi nė gjendje normale.

Deri tani, zemra artificiale ėshtė vendosur me mjaftė sukses nė 18 pacientė nė tė gjithė botėn.


/albeu.com/


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:28, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 14:18

Japoni, kulla 634 metėr qė i reziston tėrmeteve mė tė fuqishme



Tokio - Kulla “Sky Tower” nė Tokio ėshtė kulla e dytė nė botė pėr nga lartėsia pas asaj tė “Burj Khalifa” (829.84 metra) nė Dubai. Ajo ėshtė 634 e gjatė dhe ka hyrė nė librin e rekordeve Guinness si ndėrtesa e dytė nė botė pėr nga lartėsia. Por pėr ta bėrė edhe mė tė guximshme, kjo kullė ėshtė ndėrtuar qė t’i bėjė ballė edhe tėrmeteve deri mė 8 ballė tė shkallės rihter, tėrmete qė nė Japoni janė tė shpeshtė. Ajo i reziston cdo lloj tėrmeti, madje ai i marsit tė kaluar qė preku vendin nuk e dėmtoi aspak. “Pema e qiellit”, kėshtu ėshtė quajtur kjo ndėrtesė do tė strehojė televizionet kryesore tė vendit, restorante etj. Pėrfundon mė 22 maj tė 2012-ės dhe ka kushtuar 350 milionė dollarė.

(er.cu/BalkanWeb)


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:26, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 14:43

DIELLI

Pasi qė kjo temė ėshtė e hapur qė tė postohet nė pėrgjithėsi pėr shkencė, pash tė udhės qė tė postoj edhe njė material shkencor rreth tij.

Dielli ėshtė njė yll nė sistemin tonė diellor. Planeti Tokė dhe tė gjitha planetėt e tjerė, asteroidėt, meteoroidėt, kometat, objektet trans-Neptunianė, dhe, natyrisht, pluhurat, rrotullohen nė orbitė rreth Diellit. Dielli ėshtė njė yll nė vargun kryesor me klasė spektrale kryesore ėshtė njė yll, me njė klasė spektrale G2, qė do tė thotė se ai ėshtė disi mė i madh dhe mė i nxehtė se njė yll mesatar por mė i vogėl se njė yll i kuq gjigand. Yjet G2 kanė njė jetė prej rreth 10 miliard vjet, dhe dielli ndoshta ėshtė rreth 5 milion vjeēar.

Nė qendrėn e Diellit, ku dendėsia e saj ėshtė 1,5 kg × 10 "5" m "-3", reaksionet termobėrthamore (bashkim bėrthamor) kthejnė hidrogjenin nė helium. 3,9 × 10 "45" atome kthehen nė ēdo sekondė. Ky reaksion ēliron e cila del nga sipėrfaqja e Diellit edhe nė formėn e dritės.

E gjithė lėnda nė Diell gjendet nė formėn e plazmės, pėr arsye tė temperaturės sė lartė. Pėrderisa Dielli nuk ėshtė i ngurtė ai rrotullohet mė shpejt nė ekuator dhe gjithmonė e mė ngadalė duke i'u afruar poleve. Fėrkimet midis shtresave shkaktojnė ndryshime tė fushave magnetike, tė cilat nxisin formimin e njollave dhe shpėrthimeve diellore.

Korona ka 10 "11" atome/m3, fotosfera ka 10 "23" atome/m3.

Pėr disa kohė ai ishte i mendimit se numri i prodhuar nga neutrinos bėrthamore reagim nė dielli ishte vetėm njė e treta e numrit tė parashikuara nga teoria, njė rezultat qė u quajt diellor neutrino problem. Kur ajo ishte kohėt e fundit ka gjetur se neutrinos kishte masiv, dhe pėr kėtė arsye mund tė transformuar nė vėshtirė-tė-zbuluar varieteteve tė neutrinos ndėrsa gjatė rrugės nga dielli tė Tokės, matjen dhe teoria u pajtuar.



Nė kėtė pamje tė Diellit (me filtėr Hidrogjeni) vėrehen protuberancat, fakulat dhe granulat si dhe korona e Diellit. Marrė nga SOHO.

Dielli ėshtė ylli nė qendėr tė sistemit diellor, rreth tė cilit rrotullohet Toka dhe planetėt e tjerė. Dielli pėrbėhet kryesisht nga hidrogjeni i cili ėshtė burimi kryesor i energjisė sė tij. Ai ėshtė formuar rreth 4.6 miliard mė parė nga ngjeshja e mjegullnajės diellore. Nga rrezatimet radioaktive tė asteroidėve shihen gjurmė tė shpėrthimit tė njė supernove me materialin e sė cilės rreth 4.6 miliard vjet mė parė u formua mjegullnaja diellore. Dielli do tė “djegė” hidrogjen edhe pėr 5 miliardė vjet tė tjerė. Proēesi qė ndodh nė brendėsi tė Diellit prodhon energji bėrthamore, e njėjtė kjo me energjinė e ēliruar nga bomba me hidrogjen. Ai rrotullohet rreth vetes njė herė nė 26 ditė nė ekuator njė herė nė 36 ditė nė pole. Shihet qė ai nuk rrotullohet si njė trup i ngurtė, prej kėsaj ai ka njė shtypje nė pole tė rendit 1/10 "5".

Ēdo sekondė Dielli konsumon mbi 4 milion ton (4 miliard kg) masė pėr tė prodhuar energjinė e tij. Toka merr gjysmėn e njė tė miliardės pjesė tė energjisė qė ēliron Dielli. Nė qendėr, nė vendin ku ndodhin reaksionet bėrthamore, temperatura arrin rreth 15 milion °C. Dielli ėshtė njė yll qė ndodhet nė vargun kryesor. Ai ėshtė njė yll i verdhė. Klasifikimi spektral i tij ėshtė G2.


Sipėrfaqja e Diellit njihet me emrin fotosferė, menjėherė pas saj vjen kromosfera dhe mbi tė korona (figura 2) tė cilat pėrbėjnė shtresėn e jashtme tė atmosferės sė Diellit. Kromosfera ėshtė mė e nxehtė se fotosfera por mė e ftohtė se korona. Kromosfera ka densitet mė tė vogėl se fotosfera. Ajo shtrihet ~2000-3000 km mbi sipėrfaqen e Diellit. Nė lartėsinė 2000 km temperatura e saj ėshtė 4500 K kurse nė lartėsinė 3000 km nė zonėn ku bashkohet me koronėn, ajo ka njė temperaturė 105 K.


Nė kėtė eklips tė Diellit duket atmosfera e tij (korona).

Fotosfera duket e kokrrizuar (figura 5.1). Kokrrizat (granulat) ndryshojnė formė nė pak minuta. Secila nga kėto "kokrriza" ka njė diametėr rreth njė mijė km. Nga Toka kėto dallohen gjithmonė e mė qartė kur shikohet nė drejtim tė qendrės sė diskut tė Diellit, kurse nė skaje, shikimi i tyre vėshtirėsohet, meqė gjerėsia e atmosferės rritet dhe vėshtirėson shikimin e granulave nė drejtim tė skajeve tė diskut.

Njė fenomen interesant nė fotosferė dhe i lehtė pėr t’u studiuar ėshtė formimi i globulave (njollave diellore) nė sipėrfaqen e Diellit. Kėto janė zona me pėrmasa mbi 8 herė mė tė mėdha se diametri i Tokės tė cilat kanė temperatura pak mė tė ulėta se sipėrfaqja e Diellit rreth 5700 K. Prej kėsaj ato duken si njolla tė errėta po tė krahasohen me fotosferėn. Megjithėse nuk janė kuptuar plotėsisht, globulat kanė lidhje me fushat e forta magnetike tė Diellit. Njollat e ndritshme qė normalisht shoqėrohen me globulat quhen dhe fakela (faculae). Aktiviteti i Diellit rritet dhe ulet me periodė rreth 11.4 vjet. Afėr maksimumit numri i globulave dhe i fakelave shtohet. Shumica e shpėrthimevemė tė mėdha siē janė fakelat (zonat e ndritshme) shoqėrohen me globula. Njė fakelė ėshtė njė shpėrthim i fuqishėm dhe i menjėhershėm energjie. Ajo nxjerr masa tė mėdha lėnde nga Dielli bashkė me grimca me shpejtėsi shumė tė madhe tė cilat kur arrijnė Tokėn formojnė agimet polare.


Protuberancat janė masa tė mėdha hidrogjeni tė nxehtė tė cilat marrin forma tė ndryshme. Njė protuberancė e madhe mund tė ketė njė gjatėsi tė paktėn 6x10 "4" km. Kėto ndryshojė formė edhe pėr disa minuta. Ato mund tė jenė aktive ose tė qeta: aktivet lėvizin me shpejtėsi tė mėdha kurse tė qetat mund tė qėndrojnė edhe disa javė.

Rėndėsi tė veēantė ka e ashtuquajtura erė diellore, e pėrbėrė nga grimca tė ngarkuara qė dalin nga Dielli vazhdimisht nė tė gjitha drejtimet. Kur ajo kalon Tokėn ka njė shpejtėsi rreth 600 km/s. Era diellore ndikon magnetosferėn e Tokės (zonėn brenda sė cilės fusha magnetike e Tokės ėshtė dominante). Grimcat gjithashtu hyjnė nė zonat rrezatuese tė quajtura Brezat e Van Allenit. Pėrveē dritės dhe nxehtėsisė Dielli ėshtė gjithashtu burim valėsh radio, rrezatimit ultra-violet dhe rrezeve-x; ai emeton valė gjatė gjithė spektrit elektromagnetik.

Shkencėtarėt studiojnė Diellin sepse ai ėshtė njė yll normal dhe duke studiuar atė shkencėtarėt mėsojnė shumė rreth yjeve tė tjerė nė Univers.


Kujdes: Shikimi i drejtpėrdrejtė i Diellit dėmton rėndė retinėn e syrit.

Me anėn e vėzhgimit tė Diellit ne mund tė vėrejmė fenomene tė tilla si:

- Njollat diellore

- Sipėrfaqen e Diellit, e cila duket e si e kokrrizuar

- Njollat e ndritshme nė sipėrfaqen e Diellit, tė cilat formohen nė vendet ku ndodheshin mė parė njollat diellore.

- Shpėrthimet diellore.

- Nxjerrjet e lėndės nga korona e diellit.


Karakteristikat fizike

Kategoria spektrale: G2V

Sipėrfaqja: 6.09 × 10 "12" km2

Diametri ekuatorial: 1,385,645 km

Volumi: 1.412 × 10 "27" m3

Masa: 1.9891 × 10 "30" kg ose 332,946 herė atė tė Tokės
Densiteti mesatar: 1408 kg/m3
Densiteti i krahasuar me Tokėn: 0.26
Densiteti i krahasuar me ujin: 1.409
Graviteti nė sipėrfaqe nė krahasim me Tokėn: 27.94

Trashėsia e fotosferės: ~400 km
Temperatura nė sipėrfaqe: 5778 K
Temperatura e Koronės: 5 × 10 "6" K

Temperatura e bėrthamės: 14 million K

Temperatura mbi fotosferė: 4400 K

Temperatura nėn fotosferė: 6600 K

Trashėsia e kromosferės: ~2500 km

Temperatura mbi kromosferė: ~30,000 K

Temperatura nė qendėr: 1.571 x 10 "7" K
Ndriēimi: 3.827 × 10 "26" J s-1

Ndriēimi i dukshėm: -26.74 m

Madhėsia e dukshme absolute: 4.8 m

Presioni nė qendėr: 2.477 x 10 "11" bar

Densiteti nė qendėr: 1.622 x 10 "5" kg/m3

Presioni i gazit nė sipėrfaqe: 0.868 mb

Perioda e aktivitetit: 11.4 vjet

Rrezatimi nė sipėraqe (10 "6" J/m2s): 63.29

Shpejtėsia minimale e shkėputjes (km/s): 617.7

Transformimi i lėndės (10 "6" kg/s): 4300

Prodhimi mesatar i energjisė(10-3 J/kg): 0.1937


Karakteristikat orbitale

Largėsia mesatare nga Toka: 149,600,000 km

Mosha: 4.5 miliard vjet

Perioda e rotullimit rreth vetes: 27 ditė

Perioda e rrotullimit:

Nė ekuator: 27 ditė 6 orė 36 min
Nė 30° gjerėsi: 28 ditė 4 orė 48 min
Nė 60° gjerėsi: 30 ditė 19 orė 12 min
Nė 75° gjerėsi: 31 ditė 19 orė 12 min

Galaktika ku bėn pjesė: Rruga e Qumshtit

Distanca nga qendra e galaktikės: 24,000 vite-dritė

Perioda e orbitės rreth galaktikės: 2.2 × 10 "8" vjet

Elipticiteti: 0.00005


Pėrbėrja e fotosferės

Hidrogjen: 73.46 %
Helium: 24.85 %
Oksigjen: 0.77 %
Karbon: 0.29 %
Hekur: 0.16 %
Neon: 0.12 %
Azot: 0.09 %
Silikon: 0.07 %
Magnezium: 0.05 %
Squfur: 0.04 %


Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 21.11.11 9:25, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 15:28

Bunkeri qė do tė prodhojė energji



Njė bunker i ndėrtuar nė Gjermani nė kohėn e nazizmit pėr tė mbrojtur popullatėn nga bombardimet e aleatėve, do tė shndėrrohet nė njė prej paneleve mė tė mėdha tė energjisė botėrore nė botė.

I quajtur “Flakturne”, bunkeri ndodhur nė lagjen Vilhemsburg tė Hamburgut, ka mure pesė metra tė trashė dhe siguronte nga bombat 30 mijė banorė, nė tė njėjtėn kohė qė mund tė qėllonte ndaj avionėve qė i afroheshin, nėpėrmjet armėve gjigante qė ishin vendosur mbi tė.

Njė projekt i bashkisė sė qytetit do ta pėrshtasė atė pėr kushtet e shekullit XXI. E gjithė struktura do tė vishet me panele diellore tė sofistikuara pėr tė pėrthithur sa mė shumė energji, mjaftueshėm pėr tė furnizuar me elektricitet 1 mijė shtėpi dhe ngrohje 3 mijė tė tjera.

Bunkeri nėntėkatėsh, qė tashmė do tė ripagėzohet me emrin “Energiebunker”, do tė jetė tėrėsisht funksional duke nisur nga viti 2013.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Gon! prej 18.11.11 15:32

Shafrani mbron qelizat e trurit nga dėmtimet e pėrhershme



Pėrbėrėsi kryesor nė mėlmesėn indiane tė shafranit, potencialisht do tė mund tė mbronte qelizat e trurit nga sėmundjet qė pėrfshijnė inflamacionet e qelizave nervore, si skleroza multiple.

Inflamacioni nė thelb ėshtė pėrpjekje mbrojtėse e organizmit pėr t’i larguar stimujt e dėmshėm, siē janė patogjenėt, qelizat e dėmshme ose irrituesit dhe qė tė fillojė procesi i shėrimit.

Sklerozėn multiple e karakterizon inflamacioni i trurit (neuroneve), tė cilat kanė humbur izolimin e vet mbrojtės, e njohur si mielinė.

Simptomat sillen nga tė lehta e deri tek tė rėndat dhe pėrfshijnė pengesat vizuale, ngėrēet e muskujve, humbjen e ndjesive, problemet me tė folur, marramendjen, depresionin, etj.

“Kemi zbuluar qė komponimi nė shafran, i njohur si krokinė, ka efekt mbrojtės nė kulturat qelizore tė trurit dhe modelet tjera tė sklerozės multiple”, deklaroi udhėheqėsi i hulumtimit, Chris Power, nga Universiteti Alberta.

“Ky hulumtim thekson rolin potencial tė krokinės nė trajtimet te sėmundjet qė pėrfshijnė inflamacionet kronike tė qelizave nervore dhe kjo ėshtė diēka qė nuk ėshtė njohur deri tani”, ka konkluduar Power.

avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tėrėsisht shkencė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi