E Pashpjegueshmja!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 28.09.11 18:52



/Mund tė komunikojm me tė vdekurit\

A mund vėrtet tė flasim me tė vdekurit?-ėshtė nje pyetje qė ka mbėrthyer filozofėt pėr mijėra vjet!

Pronarja e dyqanit Nina De Santo e beson kėtė.Njė natė ajo ishte duke e mbyllur dyqanin kur shoku i saj Michael iu shfaq nė derė!Ai i tha asaj se dėshironte ta falėnderonte pėr tė gjithat qė ka bėrė pėr tė dhe se do sapo ishte divorcuar nga gruaja dhe kishte humbur kujdestarin e dy fėmijėve!

Tė nesėrmen bashkėpunėtorėt e Nina De Santo morėn njė lajm tė hidhur,Michael kishte bėrė vetėvrasje nėntė orė para se tė shfaqej nė dyqan?

Michael kishte bėrė vetėvrasje pas divorcimit me gruan dhe humbjen me gjyq tė kujdestarisė sė djalit dhe vajzės sė tij!




/Njė dasmorė i paftuar\

Kjo fotografi ėshtė bėrė nė dasmėn e Matt White duke lėnė mbresa tė padėshirueshme!

Njė mik i dhėndrrit kishte qenė duke bėrė fotografi nė dasmė kur ai erdhi duke bėrtitur ''Shikoni nė foto,shikoni nė foto! Dikush ėshtė nė kėtė fotografi''.Imazhi i frikshėm kishte treguar vetėn nė anėn e djathtė tė fotografisė ku shihje si njė figurė e bardhė!

Matt White dhe Danielle Hann tė sapomartuar ishin tronditur kur kishin parė imazhin nė aparatin dixhital,foto e bėrė nė Qershorė tė 2011!
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 28.09.11 22:52



/Policia Skoceze nė hulumtim tė Fantazmave dhe Ufove\

Policia ka lėshuar kėtė lloj hetimi pas disa rasteve tė jashtėzakonshme nga qytetarė tė ndryshėm!

Policėt zyrtarė tė Tayside tė Skocisė janė thirrur pėr tė hetuar njė shumllojshmėri tė ngjarjeve tė pazakonta qė kanė ndodhur viteve tė fundit,duke pėrfshirė 5 incidentet tė veprimtarise Paranormale prej tė cilave se paku dy mbeten tė pashpjegueshme!

Njė rast veēanėrisht i dukshėm kishte tė bėnte me njė njeri i cili telefonoi policisė pėr tė raportuar se ishte sulmuar nga fantazmat,zyrtarėt policorė tė cilėt kishin mbėrritur nė vend ngjarje zbuluan se personi nė fjalė ne fakt kishtė qenė duke halucinacionuar!

Po ashtu ka pasur edhe raste kur kanė raportuar edhe incidente me Ufot!
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 29.09.11 14:49



/Piktura e mallkuar\

Emri i vėrtetė i kėsaj pikture quhet ''Duart e rezistuara'' dhe ėshtė pikturuar nga Bill Stoneham nė vitet e 70-ta?

Nė shkurt tė vitit 2000 kjo piktur u shfaq nė eBay me emrin e ndryshuar ''Piktura Fantazmė''.Ka pasur raporte qė kur njerėzit i kanė kaluar pranė dhe e kanė shikuar janė sėmurė ose ēmendur!

Kur njė njeri e mori nė muzeun e tij,dhe pastaj ajo pikturė u kritikua nga njė kritikė i pikturės nuk kaluan as njė vitė dhe tė dy kanė vdekur!
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 30.09.11 15:26



/Fantazme e kapur ne kamerat e CCTV\

Njė video qė tregon shfaqjen e njė fantazme nė njė dyqan tė telefonva po qarkullon nė internet!

Andrew Dasilva pohon se shfaqjen pėr herė tė parė e ka parė gjatė rishikimit nga kameratė pėr sigurin e dyqanit: ''Unė nuk mund tė besoja kur e pashė,mu rrėnqeth trupi'',tha ai.

Nė video shihet pamja e njė vajze tė vogėl qė kalon pranė derės dhe zhduket!

Sipas disa thashethemeve dyqani ėshtė ndėrtuar mbi jetimoren Victoria tė dikurshme.

Reagimet deri mė tani kanė qenė skeptike!
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 01.10.11 17:31



/Vajzat e trembura nga njė fantazmė,hospitalizohen nė spital\

Dy nxėnėse ishin tmerruar nga fantazmat pas njė vizite tė njė shkolle tė braktisur!

Ato kishin qenė pjesė e njė grupi prej 12 personash qė dėshironin tė vėrtetonin ekizstencėn e fantazmave,por pas njė takimi me kėto tė fundit ato ishin tmerruar aq shumė sa qė pjestarėt e tjerė tė grupit ishin tė detyruar ti dėrgonin nė spital.

Vajzat thuhet se kanė parė luftetarėt Japonezė tė Luftės sė Dytė Botėrore,ngjarja ka ndodhur nė Hon Kong dhe ka shokuar gjithė qytetin!
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 01.10.11 21:57



/A ėshtė kjo shtėpi e vjetėr Amerkiane e pushtuar nga fantazma?\

Shtėpia mė e vjetėr nė Amerikė e ndėrtuar nga druri ėshtė pėrhumbur nga fjalėt se ajo ėshtė e pushtuar nga fantazmat!

E ndėrtuar nė mes tė viteve 1637-1641,ajo tashmė ėshtė njė muze dhe shquhet pėr njė seri fenomenesh paranormale.Drejtori i muzeut Justin Schlesinger ėshtė vetėm njė nga punonjėsit qė pėrjeton diēka tė pazakont nė atė shtėpi (muze) duke pėrfshirė zhurma,hapa duke ecur dikush dhe gjurmė misterioze me tė njejtin pėrfundim qė askush nuk e di arsyen!
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 03.10.11 15:15



/Shfaqet fytyra misterioze nė njė fotografi\

Njė fotografi e bėrė nga njė vizitor nė Arizona memoriale duket se ėshtė shfaqur njė fytyrė e pazakontė!

''Unė isha duke bėrė fotografi dhe nė fund tė zgjidhja ato mė tė veēantat'' tha Susan De Vanny e cila e mori fotografin ku kishte fotografuar naftėn dhe ujin duke e veēuar sepse nė tė ishte shfaqur njė fytyrė misterioze!

Susan nuk ishte e sigurt se ēfarė duhet tė bėnte mė atė fotografi!
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 06.10.11 20:52

Njė krijesė e paidentifikuar qė pėrshkon autostradėn\

avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

perbindeshi

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 06.10.11 21:03

ai perbindeshi duket i vertete duket si demon
avatar
Ushtari i krishtit

332


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  dante prej 06.10.11 22:29

si ky perbindeshi kam dy ne shtepi qe me ruajne oborrin, ne ne shkoder i quajme qen
avatar
dante

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  dashmir* prej 06.10.11 23:39

edhe qen nuk eshte mirepo eshte nje montazhe
avatar
dashmir*

“The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.”


21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 11.10.11 14:40



/Yetit ekzistojnė\

Yetit ekzistojnė dhe jetojnė nė malet e Siberisė nė Rusi - thonė shkencėtarėt tė cilėt pohojnė se kanė gjetur dėshmi tė pakontestueshme pėr ekzistencėn e kėtyre kafshėve leshtore, shkruan Telegraph.
Njė ekip shkencėtarėsh nėpėrmjet njė komunikate pėr media njoftoi se nė rajonin e minierave tė qymyrit Kemerovo nė Rusi janė gjetur gjurmė dhe qime tė Yetit, gjatė njė ekspedite shkencore pėr ta gjetur kėtė kafshė mitike. “Gjatė ekspeditės nė shpellėn Azasskaya, shkencėtarėt zbuluan dėshmi tė mjaftueshme se malet e Shorias janė tė banuara nga ‘Njeriu i Borės’”, thuhet nė komunikatėn e grupit shkencor.

Ekspedita ishte organizuar nga guvernatori i Kemerovos dhe ai ftoi shkencėtarė nga SHBA-tė, Kanadaja dhe disa vende tjera pėr tė zbuluar nėse vėrtetė kjo kafshė ekziston.

“Shkencėtarėt gjetėn gjurmėt, strofullin e tij dhe shenja tė ndryshme me tė cilat yeti shėnon territorin”, thuhet nė komunikatė. Artefaktet e koleksionuara do tė analizohen nė njė laborator special. Yetit sipas miteve besohet se janė kafshė me trup tė madh dhe leshtorė e qė mendohet se ende jetojnė nė malet e Himalajeve.

/Telegrafi/
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Luli prej 13.10.11 21:58

Krijese e cuditshme verehet gjate incizimit ne nje kanalizim?!

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 14.10.11 23:03



/Gjendet pėrbindėshi gjigant ''Kraken'' deti nė njė varr\

Njė krijesė parahistorike gjigante ėshtė gjetur nė thellėsin e njė oqeani!

Mbetjet e ichthyosaurs tė madhė parahistorik ėshtė shfaqur me njė lloj fosili ku shihej se kishte lėndime tė mėdha,si njė okatpod Kraken legjendar ku mund tė ketė njė bazė tė lidhur me realitetin sesa tė mendohet qė Kraken ishin krijesa legjendare.

Nėse konfirmohet tė ketė qenė njė kafshe atėhere ai do tė ishte mė i gjatė se 100 metra dhe do karakterizohej banori mė i madh i thellėsive oqeanike.

Njė pėrbindėsh gjigant deti si njė krijes mitologjike ėshtė menduar tė jetė njė grabitqarė deti me madhėsin e njė autobusi dhe me dhėmbė tė mėndhenjė e tė frikshėm!
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 16.10.11 15:40



/Kush e ka shkruar Biblėn ?\

Shkencėtarė izraelitė pėr kompjuterė e kanė krijuar programin pėr analizėn e teksteve, i cili mbase njė ditė do tė zbulojė kush e ka shkruar Biblėn.

Kėta dhe shkencėtarė tė cilėt studiojnė Biblėn kanė krijuar nė Universitetin e Tel Avivit njė algoritėm tė posaēėm , i cili duhet tė sqarojė se a janė tė gjitha pjesėt e kėtij libri punė e njė autori.

Shumė besojnė se Toran, pesė librat e parė tė Biblės i ka shkruar njė njeri-Moisiu. Mirėpo, shumica e shkencėtarėve besojnė se Biblėn e kanė shkruar mė shumė autorė, ndėrsa sistemi mund tė ndihmojė nė analizėn e shumė elementeve, nga struktura e fjalive deri te lėnda e tekstit.

Algoritmi me njė siguri tė madhe do tė tregojė se njė pjesė tė caktuar tė tekstit e ka shkruar njė person apo shumė sish, si dhe nė pasuse a ndėrrohen, apo jo, autorėt.

Ky algoritėm ėshtė prezantuar nė konferencėn e 49-tė tė shoqatave tė linguistėve kompjuterik nė Portland, dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e kanė pėrshėndetur kėtė zbulim duke theksuar se shpresojnė se ai do t’u ndihmojė pėr tejkalimin e vėshtirėsive tė cilat i mundojnė shumė nga ata- reakcionin subjektiv dhe shpjegimin e Biblės.

K.net
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 18.10.11 20:12



/Turriptosis Nutricula, krijesa e perjetshme \

Gjallesa e mesiperme duket se eshte e vetmja ne gjendje te thyeje te gjitha rregullat e natyres. Ajo eshte e perjetshme.

Turriptosis Nutricula eshte nje meduze me gjatesi 4mm e cila eshte ne gjendje te kthehet ne "kelysh". Kjo gjallese e vogel mund te rigjeneroje gradualisht trupin e saj ne pafundesi.

Kjo eshte e mundur ne saje te aftesise se saj per te transformuar qelizat e saj fale procesit te transdiferencimit dhe shumezimit te tyre ne vazhdimesi.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 19.10.11 12:58



Hotelet mė tė frikshme nė botė

Duke qenė se festa e Hallouinit po afron dhe tashmė festohet edhe te shqiptarėt, po publikojmė njė listė me hotelet mė tė frikshme nė botė ku mund tė kaloni njė natė vėrtet tė frikshme. Karosta Prison Hotel - Ndodhet nė Letoni dhe ėshtė njė ish-burg i kthyer nė hotel. Qelitė nuk janė ndryshuar aspak, por janė apo ato ku kanė kaluar ditėt e dėnimit tė burgosurit gjatė pushtimit nazist. Nėse zgjidhni paketėn ‘Extreme Night’ do tė trajtoheni njėsoj si tė burgosurit, qė do tė thotė: dushe tė ftohta, krevate hekuri jo tė rehatshėm dhe abuzime verbale nga rojet.

Jailhouse Accomodation - Ndodhet nė Christchurch tė Zelandės sė Re. Nė tė mund tė dėgjohen ende zėrat e tė burgosurve qė kanė vuajtur dėnimin nė muret e kėtij burgu. Ky hotel ofron 30 “qeli” luksoze ku nuk do ju mungojė asgjė.

Loch Lomond Youth - Ndodhet nė Skoci, nė afėrsi tė liqenit Lochness. Nėse flini aty mund tė dėgjoni zhurmėn e pėrbindėshit tė liqenit dhe tė njė shpirti qė thuhet se vėrdalliset brenda hotelit. Njė palė shkallė qė bėjnė zhurmė, xhama me njolla dhe njė sallon prej filmash horror e bėjnė kėtė hotel njė nga mė tė frikshmit nė botė.

Terra Mitica - Ndodhet nė Alba-Iulia tė Rumanisė, nė zemėr tė Transilvanisė, atdheun e Kontit Drakula. Hoteli ėshtė i rrethuar nga rrugica misterioze dhe pyje tė errėt. Godina ėshtė ndėrtuar rreth 200 vjet mė parė.



avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 26.10.11 16:27



Si lindi Frankenshtajni

Drita e Hėnės ka zbardhur misterin e momentit brilant tė iluminizmit tė Mary Shelley, kur pėr herė tė parė mendoi tė shkrunate Frankenshtajnin.

Disa astronomė teksanė kanė arritur tė llogarisin se autorja, ende adoleshente, pati frymėzimin nga njė ėndėrr me sy hapur nė mėngjesin e 16 qershorit 1816, gjatė njė vere tė ēmendur nė liqenin e Gjenevės. Pėr ta llogaritur, astronomėt kanė studiuar dhe llogaritur pikėrisht dritėn e Hėnės, duke ndjekur fjalėt qė autorja shkruajti nė parathėnien e librit tė saj.

Saktėsisht kishte shkruar pėr ėndrrėn me sy hapur gjatė njė nate tė pagjumė nė dhomėn e sajt tė errėt, me dritėn e Hėnės qė i binte nė dritare.

Ndėr tė tjera, Mary Shelley shkruante se e kishte gjetur nė kėtė mėnyrė idenė pėr librin, qė u bė i famshėm nė tė gjithė botėn. Nė gusht tė vitit 2010, profesor Olson, qė ka pėrdorur mė parė tavolina astronomike dhe pika referimi gjeografike pėr tė fiksuar datėn, orėn dhe vendin e disa pikturave tė Edvard Munch e Vincent van Gogh, shkoi nė Liqenin e Gjenevės bashkė me dy kolegė dhe dy studentė, pėr tė zbuluar se kur Hėna kishte “goditur” me dritėn e saj dritaren e dhomės sė gjumit tė Mary Shelley.

Vizituan vilėn, qė ėshtė ende nė pronėsi private, ekzaminuan terrenin, studiuan motin. Studiuan sidomos Hėnėn, duke mbėrritur nė zbulimin qė ajo shkėlqente nė dritaren e Dhomės sė Shelley pak pėrpara orės 02:00 tė 16 qershorit 1816. “Mary Shelley shkruajti kur Hėna shkėlqente nėpėrmjet dritares – ka deklaruar profesor Olson – dhe pėr 15 vjet kam pyetur veten nėse mund tė rikrijohej ajo nate.

Dhe ja ku arritėm ta rikrijojmė”. Ndonėse jo plotėsisht, por vetėm me pak imagjinatė dhe me orėn saktė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 28.10.11 17:36



Endrrat, tani do te shihen fale rezonances magnetike

Ky me siguri qe do te jete nje hap i madh drejt fantashkences.

Ne nje botim te revistes shkencore Current Biology, shkencetaret e Institutit gjerman te psikiatrise Max Planck ne Mynih kane treguar se jane duke studjuar te ashtuquajturat "endrrat te qarta", dhe kane zbuluar se kur njeriu eshte duke pare nje enderr dhe kryejme nje levizje te caktuar, ne trurin e tij aktivizohen po ato zona te cilat aktivizohen edhe atehere kur ai i kryen realisht ato.

Ne kete menyre keto endrra do te jene nje mundesi e mire per kodifikimin e aktivitetit neural te endrrave dhe parathene permbajtjen e tyre me ane te rezonances magnetike.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 03.11.11 13:55



Ekografia nė testikuj shfaq...njė fytyrė njeriu

Doktor Naji Touma, asistent profesor i urologjisė nė Universitetin e Kingstonit, ka mbetur i befasuar kur dalloi tiparet e njė fytyrė qė shfaqej nga njė ekografi e testikujve tė njė pacienti tė tij.

“Ishte njė zbulim vėrtet dėfryes”, ka komentuar mjeku, i cili ka pėrjashtuar ēdo hipotezė tė ndonjė mesazhi hyjnor tė prodhuar nga ajo analizė. Ndonėse duket se bėhet fjalė pėr njė burrė, pėrvijėzimet e fytyrės sė tė cilit kanė ardhur nga njė dhembje fizike.

“Eshtė krejtėsisht e rastėsishme. Eshtė pak a shumė sikur ndokush tė gjente forma tė ngjashme me Virgjėreshėn Maria, nė bukėn e pjekur...”. Ndėr tė tjera, mjeku ka zbuluar se pacienti, njė 45-vjeēar paaplegjik, nuk ka pasur asnjė interes pėr kėtė zbulim tė veēantė:

“Mendoj se mė tepėr u qetėsua nė lidhje me faktin qė s’kishte kancer. Prandaj nuk donte tė dėgjonte detaje tė tjera”.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 07.11.11 16:30



E “harruar” nga vdekja

Thuhet se ėshtė femra mė e vjetėr nė botė, Kesi Karujeva 116 vjet. Carin Nikolain, Joseph Stalinini ka pėrjetuar qė tė gjithė. Se pse ajo nuk po vdes, kjo ēeēene nuk e di. Por e di se pse ka arritur deri nė kėtė moshė.

Kesi Karujeva ka pėrjetuar pushtetin e Carėve dhe diktaturėn e Joseph Stalinit, i ka mbijetuar deportimit dhe disa luftėrave. Ajo ėshtė tejet e moshuar, sa pėr t’u frikėsuar nga vdekja. Ajo nė fakt e kėrkon atė.

“Nė vazhdimėsi po pėrpiqem tė vdes, por kurrė nuk po ja arrij qėllimit”, thotė kjo ēeēene, transmeton “Koha”.

Njė shami e gjelbėr mbulon fytyrėn e saj me rrudha. Para disa javėsh, ajo morri shkopin e saj dhe nė fshehtėsi tentoi tė largohet nga i biri dhe nipėrit e saj. Ajo e kaloi gardhin e vogėl nė oborr dhe u rrėzua. Gishtin qė e theu pas rrėzimit ende e ka nė gips.

“Prapė nuk vdiqa. Me gjasė jam e pavdekshme”, thotė Kesi.

Nė bazė tė dhėnave nė pasaportėn e saj, Kesi Karujeva, me vendbanim nė fshatin Goity, nė afėrsi tė kryeqytetit tė Ēeēenisė, Grozni, ka lindur mė 5 janar tė vitit 1885. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave, ajo ėshtė pėr njė vit e gjysmė mė e vjetėr se amerikania Besse Cooper, e cila aktualisht konsiderohet si njeriu mė i vjetėr nė botė.

Ajo nė vazhdimėsi pranon vizitorė nė shtėpinė e saj. Herė vijnė fqinjėt, pėr tė zhvilluar ndonjė bisedė me tė, e nganjėherė vjen edhe vajza e saj 80 vjeēare, e ulur nė karrocė tė invalidėve.

Fshehtėsia e jetėgjatėsisė sė saj:”Gjithmonė konsumoni ushqim me yndyrė”, thotė Kesi. Asaj gjithmonė i shėrbehen pjesėt mė tė yndyrshme tė ushqimit.

“Babai im ishte njė njeri i pasur. Por kur u pėrmbys Cari Nikolai, ai humbi gjithė pasurinė”, kujton Kesi.

Mė pas erdhėn komunistėt. Pėr Stalinin, Kesi nuk flet me dėshirė: ”Nga ai mė dhėmb koka”.

Nė vitin 1944, Kesi, sikur edhe qindra mijėra ēeēenė tjerė, u deportua nga Stalini.

Komunistėt fajėsuan kėtė popull nė Kaukaza pėr bashkėpunim me Gjermaninė naziste gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

“Na futėn nėpėr vagonė pėr kafshė dhe na dėrguan nė Kazakistan. Morėm me vete vetėm rrobat e trupit”, rrėfen Kesi, e cila u kthye nė Ēeēeni nė vitin 1959.

Pėr personat e moshuar nė Kaukaz qarkullojnė shumė legjenda. Kėshtu, nė qytetin Karaēajevsk, rreth 300 km larg Groznit, qytet ky malor me rreth 20 mijė banorė, nė vazhdimėsi tubohen personat, mė tė vjetėr se 100 vjet.

Gjatė kohės sė pushtetit komunist, sovjetikėt kishin regjistruar mbi 500 persona nga Kaukazi, nė moshėn prej 120 deri nė 170 vjet.

Qobani nga Azerbajxhani, Shirali Muslimov, vdiq nė vitin 1973, nė moshėn 168 vjet! Thuhej se Muslimov kishte lindur mė 26 mars tė vitit 1805. Megjithatė, disa medie i cilėsuan si “pėrralla” raportet pėr jetėgjatėsinė e njerėzve nė Kaukaz. Banorėt e Kaukazit, pat theksuar nė njė kohė mjeku rus, Shores Medvedev, e kanė zakon tė stėrmadhojnė gjėrat.

Njė rol ndoshta luan edhe fakti se nė rajonet bujqėsore tė Kaukazit shumė rrallė gjen ēertifakata tė lindjes, tė cilat vėrtetė janė tė besueshme. Shumė banorėve tė rajoneve malore nuk ju kujtohet data dhe viti i lindjes, pėr ēobanėt dhe bujqit kėto tė dhėna nuk kishin fare rėndėsi.

Dhe madje edhe atėherė kur ekzistojnė dokumentet zyrtare, ato rrallė ndihmojnė nė qartėsimin e saktė tė gjėrave.

Kesi nuk posedon vetėm pasaportėn, nė tė cilin si vit i saj i lindjes figuron viti 1895, por edhe njė ēertifikatė tė rehabilitimit, si njė person i deportuar nė vitin 1944. Nė kėtė certifikatė shkruan se ajo ka lindur nė vitin 1884.

“Nėna ime nuk ka 116, por 127 vjet”, thotė djali mė i ri i Kesit, Salmani, i cili ka lindur nė vitin 1957. Nė bazė tė kėsaj, nėna e tij ka qenė 70 vjeēare kur e ka lindur atė.

Nė mbrėmje, esi pėr ēdo natė falet dhe lutet. Kjo myslimane lutet pėr pranim nė parajsė, pėr fėmijėt, nipėrit dhe pėr vete.

Ajo thjeshtė nuk e shijon faktin se po jeton kaq gjatė, thonė tė afėrmit e saj.

Por jetėgjatėsia ka njė traditė nė familjen e Kesit: motra e saj ka jetuar 108 vjet, nėna e Kesit vdiq nė moshėn 118 vjeēare. Me gjasė kam mbetur e ngujuar nė kėtė botė”, ankohet Kesi. Mė pas, ajo pėrshėndetet nga mysafirėt. “Ejani sėrish, nė rast se nuk vdes nė ndėrkohė”, thotė ajo.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 12.11.11 22:20



Vret veten pas 144 kėrkesave pėr ndihmė nė Twitter

Ndonjėherė statuset e miqve nė Facebook apo Twitter i marrim shaka ose thjesht lojėra por nuk ėshtė gjithmonė kėshtu.

Njė 18-vjeēare nga Texas, SHBA ka paralajmėruar 144 herė nė profilin e saj nė twitter qė do vetėvritej por askush nga 500 miqtė e saj virtualė nuk e ka marrė seriozisht dhe nuk e ka besuar nė ato qė shkruan e ta ndihmonte tė shmangte aktin e vetėvrasjes.

Adoleshentja pretendonte se dikush nė familje e shfrytėzonte seksualisht. Kjo mendohet tė ketė qėnė dhe arsyeja kryesore qė ka ēuar vajzėn nė depresion, raporton "Daily Mail".

Vajza madje kishte folur edhe me shėrbimet e mbrojtjes sė minorenėve dhe me njė mėsues tė kolegjit qė frekuentonte, duke u thėnė se njė pjestar i familjes e shfrytėzon seksualisht.

Por, as kėta nuk e besuan, duke kėrkuar prova dhe pėr kėtė arsye, 18 vjeēarja i dha fund jetės.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Gjinkalla prej 13.11.11 20:55

A egzistojne universe tjera?

Kjo eshte nje nga argumentet me te diskutuara.Teoria thote qe,egzistojne universe te pa fundme,ku secili prej tyre eshte unik,dhe ka ligjet natyrore te ndryshme nga njera tjetra.Shume shkenctare,thone qe kjo mbetet thjesht nje teori dhe asgje me shume,dhe se eshte thjeshte nje spekulim.Nuk ka ndonje arsye,apo ndonje argument matematikore,qe deshmon se eksistojne argumente per egzistencen e universeve.Kjo gjithnje do te mbetet nje mister i cili kurre nuk do te zgjidhet.
avatar
Gjinkalla

258


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 17.11.11 13:23



Disney Wonder, anija misterioze, 171 te zhdukur ne 10 vjet

Rebecca Coriam, 24 vjecarja punonte si animatore ne bordin e kesaj anije dhe per here te fundit eshte ngjitur ne te nga porti i Los Angeles, dhe prinderit kane denoncuar zhdukjen pa gjurme te saj kur anija ndodhej ne Gjirin e Meksikes.

Kjo vajze eshte i 171 person qe zhduket ne menyre misterioze nga anija. Pas kthimit te Los Angeles, policia e Bahamasit, ku edhe eshte regjistruar anija, ka delaruar se eshte duke zhvilluar hetimet. Gjithsesi, edhe pse kane kaluar 8 jave, asnje informacion per zhdukjen e saj.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 17.11.11 20:20



Shenjat e ēuditshme nė Kina, asgjė e habitshme

Ajo qė deri pak ditė mė parė ishte konsideruar si njė zbulim i papritur dhe misterioz ka rezultuar njė gjė normale. Imazhet e kapura nga Google Map ku tregoheni imazhe tė ēuditshme nė shkretėtirėn e Gobit nė Kinė ishin nė fakt pėr gradimin e satelitėve spinė.

Jonathon Hill, teknik pėr udhėtimet hapėsinore nė Mars ėshtė shprehur se kėto shenja janė identike me ato tė SHBA-sė qė janė bėrė pėr gradimin e satelitit spiunė Corona.

Fillimisht u mendua se kėto janė shenja nga jashtėtokėsorėt. Gjithashtu kishte edhe mendime tė ēuditshme tė hamendėsonin ndonjė sulm tė mundshėm qė Kina po pėrgatiste tė ndėrmerrte kundėr SHBA-sė
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 22.11.11 19:54



Kinė,gruaja hidhet nga ura, por mbijeton

Nje grua nė Kinė ėshtė kapur krejt befasisht duke u hedhur nga njė urė nė autostradė dhe si pėrfundim ia ka dalė mbanė tė mbijetojė. E gjithė skena ėshtė filmuar nga njė pasagjer i njė makine, qė po ecte pikėrisht nė rrugėn ku u hodh gruaja.

Makina qė po ecte pėrpara makinės, nga ku filmua video, ka ndaluar nė kohė, por pa e vrarė mendjen pėr t’i ardhur nė ndihmė gruas. Ndėrkohė qė ndryshe ka vepruar makina me filmuesit e ketij episodi, te cilet edhe kane kryer menjehere telefonimin e urgjencės, qė gruaja tė merrte ndihmėn e menjėherėshme mjekėsore.

Duket se tashmė, protagonistja e kėsaj videoje ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn, ndėrkohė nga ana tjetėr ka marrė edhe shumė klikime e komente nė Youtube.


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 07.12.11 18:52



Shpella mė e frikshme nė Britani

Nuk ka asnjė dyshim pėr kėtė foto. Kjo ėshtė shpella mė e frikshme e Britanisė. Fotografi ka kapur njė pamje kafke tė frikshme nė reflektimin e fytyrės nė kėtė shkėmb tė largėt qark liqenit Lake District nė Coniston.

Vetėm trimat do tė tentonin tė hynin nė kėtė shpellė, ku ujėrat e akullta tė saj kanė marrė jetėn e disa prej tyre nė tre vitet e fundit. Por nė qoftė se ka pasur ndonjė rrezik qė i pret vizitorėt nė kėtė shpellė atė mund ta shohim vetėm me anė tė kėsaj fotoje.

Liqeni nė gurore i braktisur ėshtė njė vend i frikshėm po aq sa e tregon ky imazh ku ju do tė shihni njė kafkė gjigande tė frikshme. Imazhi ėshtė marrė nga njė zhytės i cili ka qėnė i vetėm nė ujėrat e minierės pranė Coniston nė Cumbria.

Fotografi Peter Bardsley tha: “Shumė zhytės kanė vdekur kėtu nė kėto tunele nėnujore, por edhe alpinistė tė shumtė kanė vdekur nė kėtė vend”.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Foto pa shpjegim!!!!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 07.12.11 19:49



Pjesėtarėt e njė familje Australiane, pohojnė u kthyen nga njė udhėtim i tyre nė Amerikė me njė dhuratė pėrkujtimore e cila pėrmban njė mesazh tė ardhur nga… bota tjetėr!
Familja De Vanny, ndodhej pėr pushime nė Hawai. Gjatė qėndrimit aty, ajo shkoi pėr tė vizituar pėrkujtimoren e ngritur pėr nderė tė rėnėve nė betejėn e famshme tė Pearl Harbor.
Nė atė betejė tė tmerrshme -si pėr popullin Amerikanė, po ashtu dhe pėr marinėn e saj- qė u zhvillua gjatė luftės sė dytė botėrore, mė 1941-in, nga sulmi befasues i Japonezėve, mė shumė se 1,000 marinar amerikanė humbėn jetėn dhe trupat e shumicės prej tyre nuk u gjendėn kurrė!
Nėna e familjes Australiane, Susan, (siē edhe mund tė shihni nė video) nxori disa fotografi rreth pėrkujtimores, mbi varrin e lagshtė tė marinarėve tė vrarė. Por, kur ajo u kthye nė hotel dhe po shikonte tė gjitha fotografit njė e nga njė me kujdes, vuri re se njėra prej tyre ishte krejt ndryshe nga tė tjerat dhe e pa zakontė!
Sipas pohimeve tė saj, siē edhe mund tė shikoni nė foto, ėshtė fokusuar nė sfond njė morfi e cila del nga uji.
“Ja tregova fotografin, bashkėshortit dhe fėmijėve tė mi pa u thėnė atyre se ēfarė shihja unė nė tė. Thjeshtė ju kėrkova qė tė shikojnė fotografin. Por, ata thėrritėn menjėherė: O zotė njė fytyrė! E pamė mė mirė dhe shumė me kujdes fotografin e cila na befasoj dhe vumė re se fytyra e fokusuar nė tė ėshtė shumė e dėshpėruar”, deklaroi pėr kanalin televiziv CNN, Susan.
Po ju, a shikoni tė njė njėjtėn gjė?
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 05.01.12 20:33



“Fantazmat” nė Pagarushė

Nė ditėt e para tė marsit njė autobus ishte ndalur nė Malishevė. Ngadalė prej tij kishte zbritur Sylė Kryeziu. Kishte bėrė mė shumė se 800 kilometra rrugė deri aty. Po kthehej nga Sllovenia. E, pėr t’u ngjitur nė fshatin e lindjes, aty ku edhe e kishte familjen, i duhej t’i bėnte edhe 10 minuta me makinė. Nė njė nga qoshet e provincės afrohet tė blejė njė gazetė.

Kur ē’tė shohė nė tė: Njė shtėpi nė Pagarushė “po sulmohej” nga fantazmat. Fryma i zihet nė grykė, kur nė brendi e lexon emrin e tė vėllait, Avdurrahimit. Ishte kryefamiljari! Shtėpia e tyre nuk ishte si kėshtjellat nė filmat e Alfred Hitchcockut e vetmuar nė ndonjė mal tė thellė, por ajo gjendej nė mes tė lagjes dhe nuk kishte mė shumė se katėr dhoma. Nxitimthi arrin deri atje.

Rreth tij mblidhen tė dhjetė anėtarėt e familjes. Pėrpiqet t’i bindė se nuk duhet frikėsuar nga diēka qė nuk shihet. Donte t’i shihte me fytyra tė gėzuara qė po takoheshin pas sa muajsh.

Por llafet ndėrpriten, kur befas njė breshėri gurėsh godet derėn e dhomės pėrballė asaj ku ishin duke u bėrė plane se si duhej pėrzėrė trishtimi. Dalin tė gjithė. Del edhe Syla. Nuk shohin kėmbė as dorė njeriu, pos katėr gurėve tė shpėrndarė para dhomės. Shohin edhe njė vrimė tė bėrė nė derė. Atėherė Avdurrahimi, qė kishte net pa zėnė gjumė nė sy, i gatshėm tė luftonte me fantazmat, nis tė rrėfejė.

“Kah pasditja e 9 shkurtit kanė filluar gjuajtje gurėsh nėpėr kulme tė shtėpive nė lagje, e nga mbrėmja gurėt kanė filluar t’i godasin edhe dritaret nga jashtė”, thotė ai, e nuk ndalon. “Pas dy ditėsh kanė filluar gjuajtje gurėsh edhe nga brenda korridorit nė njėrėn nga dhomat e shtėpisė.

Mė vonė nė mbrėmje, gurėt kanė filluar tė bien nga brenditė e dhomave. Kanė rėnė mbi stufė, afėr televizorit, tek abazhuri. Nuk e dije se nga vinin, vetėm kur e shihnim se po binte. Tė gjitha dyert dhe dritaret i mbanim tė mbyllura, dhe askush nuk kishte as mė tė voglėn ide se si binin ata brenda dhomave”.

Avdurrahimi nuk ėshtė njeri i pashkollė. Bile ėshtė i edukuar pėr shkencat natyrore. Nxėnėsit e fshatit i mėson pėr kimi e fizikė. U tregon se molekula ėshtė njėsia mė e vogėl e njė elementi kimik, ndėrsa lėvizja e ēdo trupi, ashtu siē ka konstatuar Ajnshtajni, ėshtė nė marrėdhėnie direkte me lėvizjen e trupave tė tjerė.

Asnjėherė atij nuk i kishte shkuar mendja se njė ditė, jo me nxėnėsit, por sė paku me kolegėt dhe miqtė, do tė fliste pėr lėvizje tė trupave nga forca tė padukshme. E nė fakt, ai nuk ishte nė hall vetėm nga gurėt. Disa net nė tavan tė shtėpisė sė tij ishin dėgjuar rrapėllima. Dikur ato kishin filluar tė shndėrroheshin nė goditje.

“Nė momentin kur fikej drita, nisnin trokitjet nė tavan dhe brenda nė dhomė. Nė fillim patėm menduar se janė pėllumba, por mė vonė kur rrapėllimat vinin sikur dikush e godiste me dorė tavanin, e kuptuam se nuk ishte fjala pėr pėllumba, por pėr krijesa tė padukshme”, tregon Avdurrahimi. Kjo gjendje e kishte futur nė panik gjithė familjen.

“Disa herė jemi detyruar ta lėshojmė shpinė. Njė herė, kurrė s’e harroj, u deshtė me shku te njė motėr nė njė fshat tjetėr nė 12 tė natės, sepse nuk mujshim me duru ma”, kujton arsimtari. “Fantazmat”, sipas tij, dikur kishin nisur tė bėnin edhe veprime tė tjera. “Orenditė nė shtėpi filluan tė demoloheshin. Njė ditė televizorin e gjetėm tė rrokullisur nė njė cep tė dhomės. Gjygymat nė cepin tjetėr.

Jastėkėt e shpėrndarė gjithandej nėpėr dhomė”, rrėfen Avdurrahimi. E pranon se askush nuk ka qenė prezent kur janė bėrė lėvizjet e orendive, por ėshtė i sigurt se nė dhomė kanė hyrė nė momentin kur ėshtė ndalur kėndimi i Kuranit nė televizor. “Nė TV ka qenė njė DVD e lėshuar me lexim tė Kuranit, sepse hoxhallarėt thoshin se duhet lėshuar Kuranin pėr t’i larguar tė ‘koftėlargtit’”.

Roja me “vampir”

Mė vonė “fantazmat”, sipas tij, kishin nisur tė merrnin objekte. Kryesisht telefona mobilė. “Telefonin prej xhepit ma kanė marrė. Ia kanė marrė edhe vėllait, ēikės dhe djalit. Atė tė vėllait e kemi gjetur nė rrugė pėrmes ziles, sepse nuk e kishte shuar, ndėrsa njė timit ia kishin marrė baterinė”, tregon ai. Avdurrahimi e kishte thirrur policinė pėr t’i dalė nė ndihmė. Nuk kishin mundur. “Dy policė kanė qenė dėshmitarė se nė shtėpi janė dėgjuar rrapėllima.

E kanė thirrur bazėn e i kanė lajmėruar, por u kanė thėnė se nuk ka nevojė pėr forca shtesė, se s’dinin me kė tė pėrballeshin”. I kishte thirrur shumė hoxhallarė e shumė sish i kishin shkuar pa ftuar. “Disa thoshin ka magji, e disa thoshin se janė krijesa tė padukshme, tė liga, por qė kanė aftėsi veprimi. Thoshin se ato krijesa na shohin neve, por na s’mujm me i pa. Edhe thoshin se mujn me u ba nė fizionomi tė ēdokujt, pėrveē nė fotografi tė Pejgamberit”.

Kishte kėrkuar ndihmė edhe nga njė psikoterapeut. “Psikoterapeuti tha se kėtu duhet qė shteti tė sjellė njė grup ekspertėsh pėr ta studiuar fenomenin. E ai vetė konsideronte se veprimi ishte i pėrhapur nė lagje, por tė tjerėt nuk po tregonin”. Njė nga fqinjėt e Avdurrahimit ende beson se gjithēka ėshtė e trilluar. “Jo, bre, s’ka gja aty, veē e kanė ba tė madhe”, thotė ai.

Shtėpia e Avdurrahimit ishte bėrė vend pritjeje e pėrcjelljeje pėr njerėz nga tė gjitha anėt e Kosovės. Njė ditė nė derė tė tij kishte trokitur edhe vetė kryetari i Komunės, Isni Kilaj. “Kryetari tha kish pas qejf me kanė prezent kur tė bie guri, me pa edhe vetė, po pėr ata 20 minuta sa nejti spati asnjė gjuajtje”, tregon Avdurrahimi. Njė ditė, dikush i kishte thėnė se shpėtimin mund ta gjente vetėm nga vapmirėt.

I kishin thėnė se ata janė tė vetmit qė mund t’i luftonin lugetėrit. Nuk e kishte tė vėshtirė pėr ta gjetur atė, sepse verėn e kaluar kur gurėt nuk kishin rėnė jo vetėm mbi kulmin e shtėpisė sė tij, por edhe nė disa kulme tė mėhallės, ai kishte ardhur pėr t’i mposhtur lugetėrit. “E patėm gjet vampirin. Ai erdhi me gjithė djalė, nejti njė natė, por u largua duke thėnė se nuk ėshtė punė pėr tė. Ua patėm siguru dy llovaēka.

Kam qenė mė pas dy tri herė, por s’ka pas ardhė se thojke se puna e tij ėshtė prej 11:30 tė natės deri nė orėt e para tė mėngjesit, kur tė fillojnė tė kėndojnė gjelat, e neve na bėnte vaki ditėn”, tregon ai. Pas gjithė atyre pėrpjekjeve, qetėsinė nė familje kishte arritur ta kthente pas njė konsulte me njė hoxhė nga Vushtrria. “Ai mė tha mos u frikohi hiē, mos ja vnoni mendjen, se ata nuk tė mbysin.

Nėse bie njė guri kape e gjuje. Thjesht, injoroni ēdo veprim tė tyre”. “U ktheva dhe i thashė kėshtu familjes. Bėnim siē na kishte thėnė hoxha dhe goditjet me gurė filluan tė rralloheshin”, shton ai.

Mes fantazisė dhe reales

Komandanti i Stacionit tė policisė nė Malishevė, Bekim Begaj, e konfirmon se ekipet e policisė disa herė gjatė verės kanė qenė nė familjen e Avdurrahimit.

Por ai beson se gjithēka qė lidhet me kėtė familje ėshtė vepėr njerėzore.

“Ka qenė njė gjendje alarmante, por ne e kemi pasur njė pistė tė dyshimit, megjithėse deri mė sot nuk kemi arritur tė vėrtetojmė asgjė”, tregon komandanti. Atij i vjen mirė qė kjo familje nuk ka mė telashe si pėrpara. “Besoj se ata e kanė zgjidhur problemin qė e kanė pasur”, thotė Begaj, duke mos pėrjashtuar mundėsinė qė “skenari i trishtimit” tė jetė ndėrtuar nga vetė ankuesit pėr qėllime pėrfitimi.

Por ndryshe e shpjegon atė qė ka ndodhur nė Pagarushė psikoterapeuti Adem Kolgeci. Ai qė e kishte vizituar familjen Kryeziu sė paku pesė herė. “Kjo nuk ėshtė pjellė e fantazisė. Kjo mė sė miri vėrtetohet, kur e sheh duke rėnė gurin nga brendia e shtėpisė. Kallja e shpive nė Landovicė, ku objektet e lagura janė djegur, pastaj prerja e trupit dhe e teshave nė disa vende tė tjera, janė argumente pėr ekzistimin e trupave jofizikė”, deklaron ai.

Nė Kosovė, sipas tij, nuk njihet ky fenomen, por nė shtetet e tjera, pėrfshirė ato tė rajonit, po. “Kam thėnė se shteti duhet tė merret me kėso fenomenesh, qė ndodhin dita-ditės, e qė janė tė pashpjegueshme pėr shkencėn”, rikujton ai. Pėrgjithėsisht, sipas tij, njerėzit shpėtojnė nga kėto gjendje me anė tė sugjestionit dhe hipnozės.

“Unė besoj se ajo qė kanė thėnė banorėt ėshtė e vėrtetė, e ata qė thonė se janė trillime nuk e kanė provuar nė lėkurėn e tyre”, thekson ai. Kėso fenomenesh, sipas tij, ka gjithandej, por nuk duhet tė zmadhohen. “Ne sivjet kemi pasur njė rast tjetėr qė thirret sugjestion zinxhiror parapsikologjik. Ky ka ndodhur nė njė dasmė nė Podujevė, kur ėshtė thėnė se janė helmuar shumė veta, gjė qė nuk ka qenė e vėrtetė. Njė ka pasur neurozė dhe tė tjerėt i ka rrokė nė mėnyrė zinxhirore”, tregon ai.

Mirėpo, profesori i sociologjisė, Shemsi Krasniqi, konsideron se “krijesat e padukshme” pėr tė cilat pretendojnė familjarėt janė produkte tė fantazisė njerėzore dhe gjendjeve shpirtėrore tė tyre e jo edhe qenie reale qė veprojnė nė mesin tonė. “Fetė e ndryshme, mitologjitė, besimet,fallet dhe magjitė nėpėr sistemet e tyre ontologjike iu kanė bėrė vend krijesave tė padukshme, por shkenca, sė paku shkenca ēfarė e njohim ne, nuk njeh aso figurash dhe nuk i pranon si ekzistente”, thotė ai.

Fantazia njerėzore, emocionet, koshmaret dhe paranojat, sipas tij, nganjėherė e errėsojnė arsyen plotėsisht, dhe nė ato raste, edhe lėvizjet mė tė thjeshta marrin kuptime misterioze. “Misteriozja dhe e pashpjegueshmja nuk janė tė tilla pėr shkak tė vetes sė tyre, por pėr shkak tonė qė i prodhojmė si tė tilla”, shpjegon ai. Njerėzit, sipas tij, vetė e prodhojnė misterin dhe e pėrdorin pėr efekte tė caktuara, por natyra e misterit ėshtė se ai vepron edhe mbi vetė prodhuesin e vet.

“Nė kėtė rast, familjarėt nuk kanė nevojė tė frikėsohen e as tė kėrkojnė largimin e “krijesave tė padukshme” ose “tė huaja”. “Pėr riparimin e vet shpirtėror nuk nevojiten ‘vampirėt’ e as kurrfarė praktikash tė tjera misterioze; mjafton ta ēlirojnė mendjen prej misterit qė vetė e kanė prodhuar dhe tė binden se nė shtėpinė e tyre nuk jeton kush tjetėr pos vetes sė tyre”, thekson Krasniqi.

Shpjegimi religjioz

Kryeimami i Kosovės, Sabri Bajgora, e konfirmon nė aspektin fetar ekzistimin e krijesave tė padukshme. Islami, sipas tij, i njeh dy lloje tė tyre: melaqet dhe exhinėt. Tė parat, siē thotė ai, nuk kryejnė veprime, ndėrsa tė dytat po. Pėr exhinėt, ai thotė se jetojnė nė njė dimension tjetėr tė jetės dhe kanė aftėsi tė shpejtė veprimi, tė barabartė me shpejtėsinė e dritės.

“Pėr njė sekondė mund tė lėvizin nga njė skaj nė skajin tjetėr tė botės, sepse nuk kanė pengesa materiale”, shpjegon Bajgora. Ai nuk e sheh tė pavend shqetėsimin qė ka familja Kryeziu, por i rekomandon ata qė tė drejtohen tek ndonjė hoxhė qė merret me parapsikologji. Kėshtu, nė fakt, ata edhe kanė vepruar. Bajgora pajtohet me hoxhallarėt qė e kanė kėshilluar Avdurrahimin qė ta kėndojė ose ta lėshojė nė radio apo televizor Kuranin, pėr t’i larguar exhinėt nga dhoma.

Demolimin, qė i ėshtė bėrė dhomės pikėrisht nė kohėn kur Kurani ka qenė duke u kėnduar, ai e shpjegon si inat tė exhinėve. “Veprimi i tyre nė atė ēast ka qenė hakmarrės, sepse nuk kanė mundur ta duronin atė gjendje. E kanė kryer veprimin dhe kanė ikur”, thekson Bajgora, duke i cilėsuar exhinėt si krijesa me intelekt tė madh. Por, pėrveē islamit, ekzistimin e krijesave tė padukshme e njohin edhe religjionet e tjera, pėrfshirė atė tė krishterimit.

Tash sa vite flitet se “fantazmat” enden edhe nė Shtėpinė e Bardhė tė Amerikės. Vajza e ish-presidentit amerikan George W. Bush, Jenna, para tre vjetėsh, nė shoun televiziv tė Jey Lenos, ka deklaruar se derisa ka jetuar nė kėtė shtėpi i ka dėgjuar fantazmat. “E kam dėgjuar fantazmėn.

Flija, ndėrsa nga kamini i dhomės sime pėrnjėherė ėshtė dėgjuar muzika e viteve ‘20 tė shekullit tė kaluar. E dėgjova, u frikėsova shumė, dhe ika nė dhomėn e motrės sime – e cila me thoshte se unė sillesha ēuditshėm”, ka thėnė Jenna.

Ajo e ka pranuar se nuk e ka parė fantazmėn e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, pėr tė cilin thuhet se rregullisht e viziton Shtėpinė e Bardhė, por ka thėnė se do tė kishte pasur dėshirė ta kishte parė atė.

Thuhet se fantazma e Lincolnit shėtit nėpėr korridorin e katit tė dytė tė Shtėpisė sė Bardhė. Herė pas here troket nėpėr dyer dhe qėndron afėr njė dritareje, me njė dorė prapa shpinės.




(Shkrim i publikuar nė Kohėn Ditore)
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  majlind's prej 06.01.12 12:37




Ne vendin ku jane ndertuar keto shtepi , me te vjetrit thone qe ka varreza...!
avatar
majlind's

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 07.01.12 14:28



Njė fantazmė “kapet” nė njė video

Njė video e disa tė rinjve nė Angli ka ngjallur jo pak debate pėr pamjet qė transmeton. Videoja ka filmuar tė rinjtė gjatė njė fundjave teksa kanė qenė me pushime. Por, nė sfond tė saj duket njė figurė e ēuditshme qė shfaqet krejt papritur nė mes tė xhirimit.

Djaloshi Paul Feehan ka shtangur kur ka parė videon dhe personin qė shquhet nė sfond.

Nė njė gardh me tela nė Walsh Valley nė Angli, duket njė person me veshje tė ēuditshme qė ngjan me njė fantazmė, transmeton Noa.

Kapela e ēuditshme dhe veshja e zezė shumė e madhe ka shokuar tė rinjtė. Por habia ka ndodhur vetėm kur panė videon, pasi gjatė momenti qė kishin ndalur nė luginė pėr t’u ēlodhur, tė rinjtė thonė se nuk kanė parė asgjė.

Pamjet po analizohen nga specialistė pėr tė parė autenticitetin e videos.


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 19.01.12 19:47



Turistėt kinezė: Pamė fantazmėn e Ledi Dianės

Turistėt kinezė pohojnė se kanė filmuar fantazmėn e princeshės Ledi Diana teksa po vizitonin njė kishė nė Glasgow tė Skocisė.

Sipas shtypit britanik, turistet tė cilėt po vizitonin kishėn ne Glasgow, nuk e kishin parė prezencėn e asaj pėr tė cilėn mendojnė se ėshtė shpirti i Lady Diana-s.

Pasi janė kthyer nga pushimet, ata kane vendosur t’ia dėrgojnė kėto imazhe Michael Cohen-it, i cili ėshtė specialist i fenomeneve paranormale. “E studiova videon me te tjerė specialiste”- thotė ai- “ka mundėsi qė tė jetė thjesht njė iluzion optik, por mund te jete edhe fantazma e vėrtetė e princeshės Diana”.

“Fantazmat shfaqen zakonisht neper vende qe kane njė lidhje me jetėn apo familjen e tyre”- shton Michael Cohen- “Disa kane edhe hesape pėr te lare me boten tone.”


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 26.01.12 21:47



Horror nė Poloni, nga pusetat del gjak

Nė qytetin Koscierzyna tė Polonisė njė fenomen anormal ka shqetėsuar jo vetėm banorėt por edhe autoritetet. Nė qytet po krijohen pellgje tė shumta, dhe jo si zakonisht me ujė por me gjak.

Autoritet e lajmėruar nga banorėt e alarmuar kanė zbuluar edhe misterin qė tmerroi pėr vdekje banorėt e qytetit. Sipas policisė lėngu i kuq ishte vėrtet gjak, por jo njėriu.

Ata thanė se gjaku vinte nga njė fabrikė mishi sė cilės i ishin bllokuar tubacionet e shkarkimit dhe gjaku po dilte nėpėr puseta.

Por jo vetėm kaq, shqetėsimi i banorėve vazhdon dhe ata ankohen se ky gjak mund tė kthehet nė burim infeksionesh.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 07.02.12 19:09



Krijesa mitike e liqenit

Islandezi Hjort Kjerulf ia pėrcolli para disa ditėsh njė video shumė interesant mediave. Nė video shihet njė krijesė nė formė gjarpri, duke lėvizur nėpėr liqenin e ngrirė Lagarfljot.

Krijesa mitike Lagarfljotsormur pėr herė tė parė ėshtė pėrmendur nė vitin e largėt 1345. Sipas pohimeve, kjo krijesė ka formėn e njė krimbi gjigant, i cili arrin gjatėsinė deri nė 90 metra dhe kohė pas kohe ėshtė parė duke u zvarritur edhe nė tokė.

Sipas tregimeve popullore, Lagarfljotsormur dikur ka qenė krimb i vogėl tė cilin njė grua e futi nė rrethin e unazės sė artė pėr ta rritur unazėn. Kur u kthye nė shtėpi, unaza ishte nė madhėsinė e njėjtė, por jo edhe krimbi. E tmerruar me pamjen, ajo hodhi nė liqe edhe krimbin edhe unazėn dhe prej asaj kohe besohet se kafsha jeton aty.

Pėr fat tė keq, nė kėtė video ėshtė vėshtirė tė vėrtetohet ekzistimi i Lagarfljotsormurit.


avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo prej 22.03.12 16:45

Fantazma nė studion e Klubit tė mėngjesit

avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fantazma nė studion e Klubit tė mėngjesit

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 22.03.12 19:05

e pash androo ajo ishte vertet fantazem
avatar
Ushtari i krishtit

332


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Jetmira prej 19.09.13 16:11

Nese beni gjume te keq e ka fajin Hena

Hena mund te jete fajtore per gjumin e keq gjate nates.

Keto zbulime jane te dhenat e para te besueshme qe ritmet Henore mund te influencojne gumin e njerezve.

Shpesh Henes jepet faji per cmendurine ne Toke. Megjithate, kerkimet kane treguar vazhdimisht qe Hena e plote nuk ka asnje efekt ne shendetin e njerezve. Megjithate disa studime kane gjetur lidhje te dobet ndermjet Henes se plote dhe agresionit te shtuar dhe helmimit te paqellimshem. Por keto te dhena nuk mjaftojne.

Kronobiologu dhe kerkuesi i gjumit Christian Cajochen ne Spitalin Psikiatrik te Universitetit te Bazelit ne Zvicer ishte fillimisht skeptik kur njerezit i ankoheshin per mungese te gjumit gjate periudhes se Henes se plote. Megjithate, nje nate me Hene te plote ndersa ishte ne nje lokal me koleget e tij, ata kujtuan qe para disa vitesh kishin bere nje studim mbi gjumin te dhenat e te cilit mund t'i studionin per te pare per efektet e mundshme qe kishte Hena tek njerezit.
Cuditerisht, shkencetaret zbuluan qe ciklet Henore duket se infuencojne gjumin e njerezve, edhe kur keta nuk e shohin Henen apo nuk e dine fazen aktuale Henore.

Pergjate kater viteve, kerkuesit kishin monitoruar aktivitetin e trurit, levizjet e syve dhe leshimin e hormoneve te 33 vullnetareve nderkohe qe ata ishin ne gjume. Te gjithe pjesemarresit ishin te shendetshem, nuk kishin probleme me gjumin, dhe nuk merrnin ilace e mjekime.

Pasi vezhguan te dhenat e tyre, shkencetaret zbuluan qe gjate kohes se Henes se plote, aktviteti i trurit i lidhur me gjumin e thelle bie me 30%. Njerezve u duhej mesatarisht 20 minuta me shume per te rene ne gjume, dhe flenin 20 minuta me pak ne netet me Hene te plote.

Vullnetaret ndjenin sikur gjumi i tyre ishte me i dobetkur Hena ishte e plote, dhe kishin ne fakt nivele te uleta melatonine, nje hormon qe merret me rregullimin cikleve te gjumit dhe te zgjimit.

"Mu deshen me shume se kater vjet perpara se te vendosja te publikoja rezultatet, pasi as vete nuk arrija t'i besoja." - tha Cajochen per LiveScience.

Megjithese terheqja gravitacionale e Henes ka efektet e saj ne oqean, efektet e saj jane shume te uleta ne liqene dhe virtualisht nuk ndodhin ne trupin njerezor.

Influenca e drites elektrike dhe aspekte te tjera te jetes moderne mund te maskojne terheqjen e Henes per trupin e njeriut.

"Do te ishte interesante te mund te studionim njerez qe jetojne jashte pa drite artificiale." - tha Cajochen.

Ka ende studime te tjera qe duhen bere, ne lidhje me efektet e Henes tek gjumi.
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Jetmira prej 19.09.13 16:13

Tableta Maja tregon per sekretet e "Mbretereshes Gjarper"

Nje tablete e gjendur ne nje tunel nen tempullin kryesor te qytetit te lashte Maja El Perś-Waka’ ne Guatemalen veriore ka treguar sekrete ne lidhje me ate te ciles arkeologet i referohen si 'periudha e erret' ne historine e Majave.

Hieroglifet e ngaterruara dhe te veshtira per tu deshifruar jane ende ne proces deshifrimmi ga arkeologet, por deri tani eshte kuptuar qe tregojne historine e dhunshme te nje 'mbretereshe gjarper' gjashte shekullore.

Tableta daton ne vitin 564, je kohe kur dy dinasti mbreterore po luftonin per fuqine, gje qe ka ndodhur qindra vjet perpara renies se civilizimit Maja, gje qe ende mbetet nje prej mistereve me te medha te arkeologjise.

Tabletat e gurit te gjdhendura nga Majat e lashte kane qene thelbesore per te na ndihmuar te kuptojme dhe te zbulojme civilizimin e tyre, dhe jane zbuluar shume prej tyre neper rrenojat Maja.

"Sundimtaret e medhenj kishin kenaqesi te pershkruanin fatkeqesite si nje prelud per suksesin," - tha drejtuesi i kerkimeve David reidel, PhD, nje profesor ne antropologji ne Arte dhe Shkence ne Universitetin e Uashingtonit, St. Luis.

"Ketu mbreteresha Gjarper, Ikoom, mbizoteroi ne fund."

Tableta e gurte i ka qendruar e ekspozuar elementeve per qindra vite - perpara se te varrosej si nje sakrifice ne nje funeral per nje mbretereshe tjeter.
Epigrafi Stanley Gunter, i cili deshifroi tekstin, beson se tableta fillimisht i dedikohej Mbretit Wa’oom Uch’ab Tzi’kin.

Informacioni ne tekst mundeson nje kapitull te ri ne historine e mbreterise se lashte te Waka dhe marredheniet politike qe kishte me mbreterite me te fuqishme ne periudhen Klasike te botes Maja.

Nerkohe qe mbreteresha Ikoom ishte nje paraardhese e nje prej mbretereshave me te medha te civilizimit Klasik Maja, mbretereshe qe sundoi ne El Perś-Waka’ per me shume se 20 vjet, se vashku me bashkeshortin e saj, mbretin K’inich Bahlam II.

Ajo ishte qeverisesja ushtarake e mbreterise Wak per familjen e saj, shtepia imperiale e Mbretit Gjarper, dhe ajo mbante titullin "Kaloomte", te perkthyer si "Liftetar Suprem", dhe kishte me shume autoritet se sa bashkeshorti i saj, mbreti.

Rreth vitit 700, Stela 44 u soll ne tempulli kryesor te qytetit me urdherin e Mbretit K’inich Bahlam II per tu varrosur si nje sakrifice, me shume mudesi si pjese e ritualeve te funeralit per gruan e tij, mbretereshen Kaloomte’ K’abel.

Megjithate tableta eshte ende ne studim nga arkeologet dhe ato shpresojne te mund te zbulojne ende me shume ne lidhje me kete ceshtje.
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi