Tradita dhe zakone teper monstruoze...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tradita dhe zakone teper monstruoze...

Mesazh  Estilen prej 27.09.11 13:30


Tradita dhe zakone teper monstruoze...



Shumica e ketyre traditave jane tashme pjese e historise, dhe konsiderohen si barbare dhe te liga. Disa nga keto kane ndaluar se fundmi. Kjo eshte lista e disa prej ketyre traditave me te cuditshme dhe te frikshme qe tani jane te harruara per racen njerezore.

Dueli


I praktikuar nga shekulli i 15-te deri ne te 20-in ne shoqerite perendimore, dueli ishte nje lufte konsensuale midis dy njerezve, me arme vdekjeprurese te njejta, ne perputhje me rregullat e dakorduara, zakonisht te shoqeruar nga nje perfaqesues.

Gjithcka ishte ne kundershtim me ligjin. Dueli zakonisht lindte nga deshira e njeres pale (sfiduesit) per te hakmarre nje ofendim qe ishte bere ne nderin e tij. Duelet mund te beheshin me ndonje lloj shpate, apo, qe nga shekulli i 18-te, me pistoleta. Per kete qellim, cifte pistoletash per duele u krijuan per burrat me fisnike.

Tredhja


Se pari, ne rast se jeni hutuar, ne fotografine siper eshte nje mashkull eunuk. Nje eunuk eshte nje burre i tredhur; termi zakonisht i referohet atyre qe ishin tredhur per te kryer nje funksion te caktuar social, sic ishte e zakonshme ne shume shoqeri te meparshme. Ne Kinen e lashte, tredhja ishte edhe nje ndeshkim tradicional apo nje veprim i cili behej per te fituar pune ne sherbimin perandorak. Ne fundin e Dinastise Ming ishin gjithesej 70000 eunuke ne pallatin Perandorak.

Eunuket e tredhur para pubertetit vleresoheshin dhe trajnoheshin per zerat e tyre te jashtezakonshem, te cilet ruanin nje fleksibilitet femijeror. Eunuket e tille quheshin kastrate. Fatkeqesisht vendimi duhej te merrej ne nje moshe kur djali akoma nuk ishte i vetedijeshem te vendoste nese duhej ta sakrifikonte fuqine e tij seksuale, dhe nuk kishte asnje garanci nese zeri do te ngelej muzikor edhe pas operacionit.


Konkubinat



Kjo fotografi tregon nje grup konkubinash qe qendrojne pas mbrojtesit te tyre (zakonisht eunuk). Konkubinimi eshte nje gjendje e femres e cila eshte ne nje maredhenie gati-martesore me nje burre te nje shtrese me te larte sociale. Zakonisht, burri ka nje bashkeshorte zyrtare dhe nje ose me shume konkubina. Konkubinat kane te drejta te kufizuara te mbrojtjes nga burri, dhe femijet e tyre njihen si femijet e burrit, edhe pse jo me te njejtin status si femijet e lindur nga gruaja zyrtare.

Hara-Kiri


Seppuku (Hara-Kiri) ishte nje pjese kyce e Bushidos, kodit te luftetareve samurai; perdorej nga luftetaret per te shmangur renien ne duart e armikut dhe per te lehtesuar turpin. Samurait mund edhe te urdheroheshin nga superioret e tyre per te kryer seppuku. Me vone, luftetaret e turperuar lejoheshin te kryenin seppuku ne vend qe te ekzekutoheshin ne menyren normale. Femrat samurai mund te kryenin kete akt vetem pas marrjes se lejes.

Samurai lahej, vishej me rroba te bardha, ushqehej me ushqimin e tij te preferuar dhe kur te mbaronte, instrumenti i tij i vendosej ne pjate. I veshur per kete ceremoni, me shpaten e tij te vendosur perpara, luftetari pergatitej per vdekjen duke shkruar nje poeme vdekjeje. Me shoqeruesin e tij te zgjedhur (kaishakunin) qe i qendronte prane, ai hapte kimonon (veshjen) e tij, merrte tanton (thiken) e tij dhe e ngulte ne barkun e tij, duke bere nje prepje nga e majta ne te djathte. Kaishakuni pastaj performonte dai-kubin, nje prerje qe e vriste luftetarin (duke lene vetem nje rrip te holle lekure ndermjet kokes dhe trupit).


Sakrifikimi


Sakrifikimi i njerezve eshte akti i vrasjes se nje qenie njerezore per ti bere nje dhurate dikujt tjeter, zakonisht nje fuqie mbinatyrore. Praktikohej ne kulturat e lashta. Praktika ndyshonte midis kulturave. Fiset Maya dhe Azteke jane te njohura per ritualet e tyre te vrasjeve. Viktimat varionin nga te burgosurit, femijet e deri tek virgjereshat, te cilet digjeshin, ju pritej koka apo varroseshin te gjalle.

Lidhja e kembeve


Lidhja e kembeve ishte nje praktike e zakonshme tek femrat kineze. Kjo behej sepse kemba e vogel kosiderohej shume feminile. Lidhja fillonte qe ne moshen 6 vjec te vajzes. Pasi futeshin ne perzierje barerash dhe gjaku kafshesh, kembet lidheshin ngusht me fasho qe te mos rriteshin ne menyre normale, por kjo shpesh sillte deformime e prerje.

Sati


Sati ishte nje kostum funeral Hindu, tani shume i rralle dhe nje akt serioz kriminal ne Indi, ne te cilin vejusha e nje burri hidhej ne turren e druve ne te cilen digjej burri i saj i vdekur. Sati kryhej ne menyre vullnetare. Thuhet se nje grua nuk mund te priste shume nga jeta pas vdekjes se burrit te saj, sidomos kur nuk kishte femije. Gjithsesi ka patur edhe raste kur deshira e gruas per te vrare veten nuk mirepritej nga te tjeret, dhe beheshin perpjekje per te ndaluar vdekjen e saj.

Vete-vdekja


Sokushinbutsu ishin murgjit budist te cilet e veteshkaktonin vdekjen e tyre ne nje menyre te atille qe perfundonin te mumifikuar. Kjo praktike zakonisht ndodhte ne Japonine e veriut. Jane zbuluar rreth 24 mumifikime te tilla. Per tre vite, murgjit hanin ne baze te nje diete qe permbante vetem arra dhe farera, duke bere aktivitet rigoroz fizik. Per tre vite te tjera ata hanin vetem rrenje dhe levore dhe ne fund fillonin te pinin nje caj helmues te bere nga pema Urudhi.

Kjo shkaktonte te vjella dhe humbje te shpejte te lengjeve te trupit, dhe me e rendesishmja, vriste cdo lloj larve qe mund te shkaktonte prishjen e trupit pas vdekjes. Pasi pinte nje helm te bere nga zambaket, murgu mbyllej ne nje varr te gurte nga i cili nuk do te levizte. Lidhja e tij e vetme me boten ishte nje tub ajri dhe nje zile te ciles i binte cdo dite qe te tjeret te dinin qe nuk kishte vdekur. Kur zilja nuk degjohej me, tubi i ajrit hiqej dhe valli mbyllej.

Varrimi mbi siperfaqe te tokes.



Varrimi nen qiell ishte dikur praktike e zakonshme ne Tibet. Kufoma e nje njeriu copetohej ne copeza te vogla dhe vihej ne nje maje mali, duke ju ekpozuar keshtu kafsheve, e sidomos shpendeve grabitqare. Murgu prijes, ndante trupin ne copa te vogla te cilat ua kalonte asistenteve te tij, te cilet perdornin gure per te kthyer mishin dhe eshtrat ne nje mase te bute e cila perzihehej me tsampa (perzierje mielli, caji dhe gjalpi apo qumeshti) para se te thirreshin grabitqaret. Qeveria komuniste e Kines e nxori kete praktike jashte ligjit ne 1960, por u legalizua perseri ne 1980.


Geishat



Traditat e plota te Geishave tani jane zevendesuar me nje sistem modern. Dikur Geishat ishin shume. Ne vitet 1900 ishin mbi 25000 Geisha. Ne fillimet e 1930, ato ishin 80000. Shumica e tyre ishin ne Kyoto, kryeqyteti i vjeter i Japonise. Sot kane mbetur me pak se 10000 Geisha. Ne Tokyo jane vetem 100. Gjithsesi, Geishat e verteta jane edhe me te rralla.

Geishat moderne nuk merren me si femije nga familje te varfera ne shtepite e Geishave. Te behesh Geishe tani eshte teresisht vullnetare; edhe vajzat qe nuk jane bija Geishash mund te behen Geisha.

Gjithsesi, trajnimi ngelet po aq rigoroz si perpara. Vajzat e reja duhet te jene shume te perkushtuara per te mesuar artin tradicional Japonez te kercimit, kendimit, muzikes dhe shume me shume. Geisha tradicionale nuk ofronte sherbime prostitucioni, por flitet se keto modernet edhe i ofrojne.

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi